24/04/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

24 prill 1991

OPOZITA NË PARLAMENT NUK ËSHTË NJË «JO» E VERBËR

- Duke gjykuar mbi punimet e seancave të para të këtij sesioni - Më në fund edhe ne kemi një parlament të vërtetë, ku deputetët nuk janë kukulla. Tri seancat e para të këtij sesioni më duket se mjaftojnë që populli të shohë se njerëzit për të cilët ka votuar kësaj here kanë shkuar në kuvend jo thjesht sa për të votuar diçka të vendosur diku tjetër, por për të marrë vendime vetë. Në këtë tablo të re të parlamentit shqiptar, siç është e natyrshme, vëmendjen më të madhe të opinionit tonë publik, e tërheq opozita. Nga që nuk jemi mësuar me praninë e saj, siç nuk jemi mësuar me kritikën në përgjithësi, më së shumti e kemi të vështirë ta përfytyrojmë realisht misionin e saj. Si pjesëtar i kësaj opozite, në bisedat me njerëz kam parë se në mjaft raste, këtë vështirësi e kanë të dy palët e zgjedhësve. Disa nga ata që i kanë dhënë votëbesimin kandidatittë Partisë së Punës, na paragjykojnë jo rrallë si kundërshtues aprioristikë të çdo propozimi që vjen nga deputetët e tyre. Madje jo vetëm të çdo propozimi, por edhe të gjithçkaje që lidhet me deputetët e tyre. Dhe gabohen. Siç gabohen keq edhe ajo pjesë e zgjedhësve tanë, të cilët mendojnë se ne, duke qenë pakicë, pra, duke mos patur mundësi të ndikojmë mbi vendimet e mekanizmin e votës, duhet të heshtim në sallën e kuvendit duke i lënë qeverisë dorë të lirë të veprojë si të dojë. Ky qëndrim është një nënvleftësim jo vetëm i vetvetes, por edhe i opozitës. Shkuam në seancën e hapjes. Të nxituarit për të na sharë me çdo kusht na quajtën shkatërrarë të përçarjes kombëtare. Por koha tregoi se nuk ishte ashtu. Veprimi ynë ishte i dobishëm jo vetëm se sqaroi qëndrimin tonë të pajtueshëm, të prerë ndaj përparaqkjes së popullit, por nuk kaloi pa lënë gjurmë edhe te deputetët komunistë. Le të kujtojmë se si «Zëri i popullit» u detyrua të thoshte një fjalë për gjetjen e fajtorëve të nesërmen e hapjes së kuvendit. Pra, gjithkush e sheh se qëndrimi i opozitës ishte i dobishëm për të gjithë, sepse ndihmoi në angazhimin e të gjithëve që të pritet rruga përsëritjes së ngjarjeve që çojnë në prishjen e paqes sociale. Duke qenë i tillë, ky qëndrim nuk ka asgjë prej «etheve të luftës politike», siç u përpoq ta paraqiste ndonjë kalemxhi. Por seancën e dytë e në vazhdim ne shkuam. Sepse populli na kishte zgjedhur që të ishim në kuvend e të luftonim atje për të drejtat e tij. Dhe ne u përpoqëm t’i përmbaheshim sa më fort këtij parimi të shenjtë. Kundërshtuam me këmbëngulje që Kryesinë e Kuvendit Popullor të mos e drejtonte Kastriot Islami. Argumenti: vendimi i parë që ka marrë ai si ministër arsimi është mbyllja e Universitetit. Në përgjithësi ky vendim është mbyllja e Universitetit. Në përgjithësi quajtur obskurantist qysh kur u shpall. Edhe sot që ai na drejton atë ruaj mendimin se kjo është një hije e palavdishme edhe për një deputet të thjeshtë, e jo më për një kryetar parlamentar. Askush nga ne, as nga OMONIA, nuk ia dha… BESNIK MUSTAFAJ (Vijon në faqen 5) …e të gjithave që lidhet me deputetët e tyre. Dhe gabohen. Sig bëhen keq edhe ajo pjesë e zgjedhjeve tanë, të cilët mendojnë se, duke qenë pakicë, pra, duke mos patur mundësi të ndikojë mbi vendimet e mekanizmin e votës, duhet të hyjnë në sallën e kuvendit vetëm me kartonin «kundra» në xhep. Ndryshe bëjmë kompromis. Le të ndalemi një çast te punimet e seancave të para dhe do të vërejmë se sa të padrejta janë këto paragjykime. Ne nuk…

OPOZITA NË PARLAMENT NUK ËSHTË NJË «JO» E VERBËR

i nxituar është mbrojtja e një shari e është mbyllja e Universitetit. Në përgjithësi ky vendim është gjuajtur obskurantizëm e me këtë aspak në kundërshtim partiak, thjesht nga që propozimi vinte nga grupi i deputetëve të Partisë së Punës. Sepse edhe Dritëro Agolli që propozoi në vend të Kastriot Islamit ishte pjestar i atij grupi. Edhe arsyetimi më i thjeshtë, mjaft që të jetë i ndershëm, i zbulon motivet që na shtynë neve të votonim pa ngurrim kundër. Ne, «kundërshtuesit» e vendosur, ramë në një mendje me komunistët për ngritjen e një komisioni parlamentar që të hetonte punën e grupit hetimor të këshilljes së Shkodrës. Por nuk kishim si të bashkoheshim me mendimin e tyre që informimi i këtij komisioni të zinte vend si pikë e shtatë në rendin e ditës të këtij sesioni. Domethënë, pas zgjedhjes së presidentit dhe emërimit të qeverisë së re. Ishte për vonë për shumë arsye që i renditëm aty. Populli nuk mund të priste kaq gjatë pa e marrë vesh të vërtetën. Thamë edhe se nuk e përjashtonim rrezikun që në qeverinë e re të futej ndokush që ishte i implikuar në këtë çështje. Në fund të fundit, si qetësimi i popullit, ashtu edhe shmangia nga qeveria e njerëzve të komprometuar politikisht, i duhet Shqipërisë. Ky sesion do të diskutojë dhe miratojë edhe kushtetutën e re. Gjithkush e merr me mend se siç mendoj se stalinistët shqiptarë, pasi i kanë shkatërruar kaq shumë të këtija shoqërisë, vazhdojnë ta dënojnë atë. Stalinistët shqiptarë, në çdo nivel që të ndodhen, duhet të izolohen, të dëbohen nga pushteti, të përjashtohen nga çdo veprimtari publike. Ndërsa ata po i marrin shpirtin Shqipërisë, stalinistët shqiptarë duhet të izolohen, qofshin anëtarë të udhëheqjes komuniste, qofshin deputetë, qofshin sekretarë të partisë nëpër rrethe, qofshin vullnetarë për mbrojtjen të ashtuquajtur «vullnetarë për mbrojtjen e Enver Hoxhës», këto turma histerike që të kujtojnë hordhitë e Esat pashës me parullën e tyre turkoshaqe «dum babën». Stalinistët shqiptarë nuk janë më në forcë për të cilën mund të kesh mendime të ndryshme. Ata janë një forcë antikombëtare, ata janë armiq të Shqipërisë dhe si të tillë duhen trajtuar. Kam bindjen se shumica e komunistëve shqiptarë janë kundër stalinistëve. Ngofëtese është kështu, këta komunistë, kudo që të ndodhen duhet të sulmojnë stalinistët. T’i sulmojnë duke filluar nga Kuvendi Popullor. E kam thënë edhe një herë. Për mua është e papranueshme që të ketë deputetë, qofte edhe deputetë komunistë, që kanë punuar më parë në sigurim, ose që kanë dënuar njerëz, që kanë marrë në qafë njerëzit ose që urrehen nga populli. Komunistëve duhet t’u… Përgjigjja: - Mendoj se shqiptarët në përgjithësi kanë të drejtë të ankohen për një farë mospërfillje të botës ndaj problemeve të tyre. Por në qoftë se shqiptarët e kanë këtë të drejtë si komb, zyrtarët shqiptarë nuk e kanë këtë të drejtë aspak. Ka qenë diktatura komuniste, domethënë kanë qenë këta zyrtarë ata që e kanë izoluar Shqipërinë, që e kanë ndarë këtë vend nga bota, që kanë shkatërruar të gjitha lidhjet e saj me botën, që kanë sabotuar me konsekuencë marrëdhëniet e saj me Europën. Prandaj zyrtarët shqiptarë përpara se të ankohen për mospërfilljen e botës duhet të bëjnë diçka themelore, të kërkojnë ndjesë. Në radhë të parë të pranojnë gabimin dhe t’i kërkojnë ndjesë popullit shqiptar për izolimin që i kanë bërë. Në radhë të dytë të pranojnë gabimet dhe t’i kërkojnë ndjesë të gjithë botës së qytetëruar për izolimin që kanë shkaktuar ndaj saj. Vetëm atëherë ata do të kenë të drejtën morale të flasin për mos-përfillje e për braktisje. Mendoj se i takon popullit shqiptar dhe jo Partisë së Punës fjala e parë lidhur me marrëdhëniet me jashtë.

FAMILJA EUROPIANE NUK E PRANON TERRORIZMIN SHTETËROR

- Intervistë e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë radios «Zëri i Amerikës» më datën 21.4.1991 - Pyetje: - Zoti Kadare. Ju morët pjesë në ceremoninë e përurimit të Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim me ftesë të Drejtorisë së saj. A e diskutuat çështjen e pjesëmarrjes së Shqipërisë në këtë bankë? Përgjigje: - Është e vërtetë që mora pjesë në inaugurimin e Bankës Europiane për Zhvillim e Rindërtim të Europës. Ftesa mua më bë nga presidenti. I saj që është miku im prej shumë vitesh. Rëndësia e kësaj Banke dihet. Është një ndër instrumentët kryesorë për integrimin e vendeve të Lindjes në Europë. Ndonëse nuk u tha publikisht, i vetmi vend që nuk merrte pjesë ishte Shqipëria. Presidenti i kësaj Banke, megjithatë mendoi që ishte mirë të merrte pjesë në këtë ceremoni një shqiptar, një përfaqësues jo i shtetit, por i kombit shqiptar. Kur mësova se ishte marrë vendim që Shqipëria të mos ishte, pranova ftesën, sepse sinqerisht, në këtë rast nuk kishte asnjë nga shteti shqiptar, ishte mirë që të ishte dikush nga ky popull. Un shkova atje që të dëgjoj, që të bisedoj me drejtuesit e kësaj Banke, që të marr vesh se ç’kërkohet prej vendit tonë. Bisedova gjatë e gjatë me presidentin e Bankës. Ai më shpjegoi arsyet përse Shqipëria nuk u pranua tani për tani si pjestarë e kësaj Banke. Ka vetëm një arsye, çështja e demokracisë. Banka është vërtet një institucion ekonomik, por ajo nga principet bazë mbi të cilat vepron është demokratike. Demokracia në Shqipëri quhet ende e pamjaftueshme. Që të jem i saktë e më konkret, dy janë shenjat, indikatorët e kësaj mungese të demokracisë së pamjaftueshme. E para - ajo që ndodhi me rastin e zgjedhjeve. D.m.th. atmosfera e tendosur e zgjedhjeve, kërcënimet, manipulimet, mashtrimet. E dyta edhe më kryesorja - vrasjet që ndodhën në Shkodër dhe hezitimi, sidomos i stalinistëve shqiptarë, për të dënuar vrasësit. Kjo është e papranueshme. Absolutisht e papranueshme për Europën e sotme. Pyetja është e thjeshtë. Përse nuk dënohen vrasësit? Pse u dhimbsen? Pra, ata që nuk kanë njohur mëshirë në raste të tjera, përse kanë mëshirë për ata të cilët nuk patën mëshirë, d.m.th. për vrasësit? Kjo është shumë e rëndë. Kjo quhet terrorizëm shtetëror. Dhe terrorizmi shtetëror është i papranueshëm sot në botë. Asnjë vend nuk mund të pranohet në familjen europiane nëqoftëse aplikon terrorizmin shtetëror. Prandaj qeveria shqiptare duhet të dënojë sa më parë vrasësit e Shkodrës. Prandaj Shqipëria duhet t’i dënojë mbrojtësit e këtyre vrasësve. T’i dënojë thellësisht. Është në nderin e opozitës shqiptare të kërkojë llogari deri në fund për martirët e saj. Në këtë gjë ajo besoj nuk do të bëjë asnjë lëshim. Për mua ishte një trishtim i madh të marr pjesë në një ceremoni madhështore ku mungonte vetëm një vend, vendi im. Për mua është e vajtueshme kur mendoi se stalinistët shqiptarë, pasi i kanë shkaktuar kaq shumë të këqija Shqipërisë, vazhdojnë ta dëmtojnë deputetë të kësaj turpër për këta përfaqësues të tyre. Ata duhet të kërkojnë që këta deputetë t’i japin dorëheqjen. Pjesëmarrja e Shqipërisë varet nga ajo vetë. Zgjedhjet e lira bashkëkhake, ekonomia e tregut, shtypi i lirë. Ildhur me këtë të fundit është e vërtetë se shtypi i opozitës është i lirë, por televizioni, radioja janë ende në shërbim të një partie. Dhe kjo është antidemokratike. Kjo është e neveritshme. Nëqoftëse Shqipëria do t’i respektojë këto, shumë shpejt ajo mund të futet në familjen europiane. Përsa i përket konkretisht Bankës, hyrja e Shqipërisë nuk do të vonojë më shumë se një vit, madje më pak, nëse me premtoi presidenti i saj. Pyetje: - Mendoni se fitorja e komunistëve në zgjedhje dhe këmbëngulja e tyre për një kalim gradual nga sistemi i tanishëm i qëndërzuar në një sistem të tregut të lirë do ta vonojë integrimin e Shqipërisë në Europë? Përgjigje: - Natyrisht që fitorja e komunistëve ose më saktë mënyra se si komunistët fituan e pengon integrimin e shpejtë të vendit në Europë. Por mendoj se kjo është e kapërcyeshme. Nëqoftëse partia e komunistëve emancipohet, integrimi do të jetë padyshim më i shpejtë. Ç’do të thotë emancipim në këtë rast i komunistëve? Shenja e parë e emancipimit do të ishte që komunistët, pasi e panë që ata humbën në pjesën më të përparuar të Shqipërisë, duhet të jenë tepër të shqetësuar për të gjithë. Nëqoftëse ata e duan sado pak këtë vend, ata duhet të bëjnë dy gjëra: e para të shkëputen nga hun konservator të partisë së tyre, e dyta të pranojnë ta shohin në sy të vërtetën. D.m.th. të kujtojnë se ç’vend mund të zënë ata në Shqipëri. D.m.th., zënë aq vend sa ç’kanë të drejtë por jo më shumë. Shqipëria vërtet do të ketë një frymëmarje të lirë kur partia komuniste të jetë një parti e zakonshme midis partive të tjera, por jo parti dominuese. Ajo, mendoj se e ka humbur të drejtën historike për të qenë parti dominuese. Mendoj se për vete komunistët do të jetë më mirë që ata të zenë një vend më modest, një vend shumë më modest se sa ai që kanë zënë sot në jetën shqiptare. E parë kjo nga një vizion më i gjerë, për mua është e pakapërcyeshme se si një parti të ngulë këmbë të qëndrojë në pushtet, kur shihet qartë se kjo parti është bërë pengesë për vendin, është bërë shkak që bota t’i largohet këtij vendi. Vetë fakti i këmbënguljes që të qëndrojë në pushtet në këto kushte vë në pikëpyetje moralin e kësaj partie. Pyetje: - Zoti Kadare, kohët e fundit zyrtarët shqiptarë po ankohen se bota e ka harruar Shqipërinë. A janë këto vend pohime të tilla kur me vite me radhë qeveria shqiptare e ka shikuar botën e jashtme me përbuzje dhe ka mbajtur vendin lidhje minimale me vendet e tjera? Përgjigje: - as-

Apel Kuvendit Popullor

- Deklaratë e Forumit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut - Forumi i të Drejtave të Njeriut, gjatë aktivitetit të tij të shkurtër, ka rëndë në kontakt, qoftë përmjet takimesh direkte, qoftë përmjet letrash që i adresohen, me një numër të madh të madh faktësh e dëshmish që provojnë se regjimi 45 vjeçar monopartik ka shkelur e nëpërkëmbur rëndë të drejtat e njeriut në Shqipëri. Fakte dhe dëshmi të tilla janë aq të shumta, tragjedi, brengat dhe varret që ato përmbajnë ashtu dhe aq të rënda, sa Forumi, ky mekanizëm i paformuar, ende i brishtë, i pastrukturuar dhe pa mbështetje, ndjehet krejt i pafuqishëm për t’i përballuar ato, madje si i shtypur nën një trysni të rëndë psikologjike. Janë me qindra për të mos thënë me mijëra vetëm letrat apo dëshmitë dhe ankesat gojore që vijnë nga ish të dënuar me procese të inskenuara politike (për krime të guajtura «kundër shtetit») apo të deportuar arbitrarisht për motive politike, të cilët i kërkojnë Forumit t’i ndihmojë në «gjetjen e së drejtës dhe njohjen e së tyren, të cilët kërkojnë rehabilitimin moral dhe zhdëmtimin material», integrimin si të barabartë në shoqëri, kthimin e së drejtës së ushtrimit të profesionit, të shpërnguljes nga vendbanimet e internimit ku janë mbajtur përdhunisht, deri me dekada, lara të afërmve dhe miqve, që kërkojnë eshtrat e njerëzve që janë të vdekur nëpër burgje e të varrosur diku në humnerë, etj, etj. Se është i madh numri i këtyre njerëzve, po aq i madh është edhe numri i të drejtave që u janë nëpërkëmbur e shkelur, prandaj dhe i problemeve që shtron për zgjidhje normalizimi i marrëdhënieve të tyre me shoqërinë. Kanë ato probleme morale, kanë edhe probleme materiale... Shumë prej këtyre problemeve janë asisoj që nuk mund të zgjidhen tanimë sepse shumë prej tyre iu shkatërrua përfundimisht familja, dashuria, gëzimi, shpresat dhe ëndrrat e jetës, energjitë e moshës më të mirë, aftësitë profesionale, mundësitë për t’u arsimuar etj, etj., por kanë ata megjithatë probleme që mund dhe duhet t’u zgjidhen sa më parë, qoftë për hir të rivendosjes së drejtësisë ndaj tyre, qoftë për hir të interesit të kombit: rivendosjes së një ekuilibri të prishur prej kohësh në shoqërinë shqiptare. Kemi të bëjmë me njerëz të cilët janë dënuar në kundërshtim me normat e të drejtave të njeriut të sanksionuara në Deklaratën e OKB të 10 dhjetorit 1948. Pra me të pafajshëm. Se çfarë problemesh e vështirësish, moralo - juridike i ngrihen një shoqërie kur dënohen njerëz të pafajshëm shprehet qartë dhe fort në një thënie proverbiale sipas së cilës «Është më mirë të shpëtohen njëqind fajtorë se sa të dënohet një i pafajshëm». Prandaj Forumi i konsideron tragjedi të këtyre njerëzve si plagoma morale të kombit, si vatra sëmundjeje, vatra që po s’u pastruan do të lëshojnë pareshtur metastaza trupin e kombit. Forumi mendon se populli shqiptar po kalon sot momente delikate të historisë së tij. Me vendosjen e pluralizmit ai po prish e shprëbën atë unitet të rrjeshëm të imponuar nëpërmjet dhunës, për të ndërtuar unitetin e vërtetë demokratik. Duke ndjekur zhvillimet e kësaj lindeje të vështirë, Forumi konstaton rrezikun e polarizimit, të tensionimit që ai bart me vete dhe të shprëbthimeve shkatërruese që e shoqërojnë atë; çka do të… (Vijon në faqen 2)

SHBA KËRKOJNË HETIME TË PLOTA MBIVRASJET NË SHKODER

Radioja «Zëri i Amerikës» bën të ditur se Shtetet e Bashkuara i kanë përsëritur thirrje qeverisë shqiptare që të zhvillojë hetime të plota në lidhje me përdorimin e forcës kohën e fundit kundër demonstruesve paqësorë në Shkodër. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Richard Boucher, tha se autoritetet shqiptare kanë caktuar një komision për të shqyrtuar shpërthimin e dhunës, si rezultat i së cilës humbën jetën katër veta nga radhët e opozitës. Rreth 60 protestues u plagosën në incidentin e 2 prillit ku të shtënat filluan brenda ndërtesës së «KPP»-së në Shkodër. Demonstruesit po protestonin kundër falsifikimit të votave dy ditë më parë. Zëdhënësi amerikan tha se kryetari i delegacionit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka kërkuar që të bëhet një shqyrtim i përpiktë çështjes, por pritet të lëshohet raporti zyrtar.

«KURRË NUK KAM DALË NGA SHQIPËRIA»

- Shqipëria, vendi ynë, ka nevojë për të gjithë bijtë dhe bijat e saj. Sot më shumë se kurdoherë. - Intervistë ekskluzive e dr. Idriz Bashës, dhënë kryetarit të këshillit botues të gazetës «Rilindja Demokratike», Preç Zogaj. I lindur në fshatin Novosej të rrethit të Kukësit, i larguar nga Shqipëria në moshën 9 vjeç, endacak për një kohë të gjatë si shumica nga emigrantët shqiptarë, sa në Prishtinë, në SHBA, në Kanada, në Francë dhe tani së fundi në Bruksel, psikonalist në profesion, dr. Idriz Basha është sot një nga bashkëshortët më aktivë në shërbim të demokracisë në Shqipëri. Ai ka krijuar «Bashkimin e shqiptarëve të lirë», një organizatë me qendër në Bruksel që ka mbledhur rreth vetes rreth brezin e ri të emigrantëve, ata që janë larguar [fundo?] prej këndej, ose kanë ndjerë jashtë shtetit. Me cilësinë e kryetarit të organizatës dhe duke qenë i njohur prej kohësh si publicist, dr. Idriz Basha i ka sjellë vetes një vend të respektuar në rrethet politike të Brukselit e të Parisit, veçanërisht në Parlamentin Evropian ku edhe ka ndikuar për të rritur vëmendjen ndaj Shqipërisë dhe Partisë Demokratike. Pyetje: Si e pritët ftesën dhe lejen për të ardhur në Atdhe? Përgjigje: Mund të tregoheni pak i dobët, por po ju them se kur arritja në vendin tim të lindjes po bëhej fakt, krejt si fëmijë u pushtuan nga pagjumësia. Unë shkova në Paris me Klementen për të marrë vëllezërit, për herë të parë në atë portën me edukatë, na pritën me përzemërsi, u ulëm me bashkëbiseduesit që punojnë në ambasadë për të plagë, kafë, biseduam. U thashë se ja, megjithëse shumë gjëra mund t’i mendojmë ndryshe, ne mund mi me ndjenja bashkë si njerëz shqiptarë. Kjo, për mua, është shenja tjetër se shoqëria shqiptare po lëshohat kah civilizimi. Fakti është se të gjithë ne emigrantët shqiptarë kemi jetuar me një jetë fjalë, me një përfytyrim që është Shqipëria, vendi lindja ime. Megjithëse kanë ka… Fakti është që Kjo? ai erdhi në Shqipëri. Para së largohesha nga Shqipëria, dr. Idriz Basha më dha këtë intervistë. (Vijon në faqen 5)