29/05/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

29 maj 1991

FJALA E MBAJTUR NGA Prof. Dr. SALI BERISHA NE SEANCEN E KOMISIONIT TE SIGURIMIT DHE BASHKËPUNIMIT EVROPIAN TE KONGRESIT AMERIKAN

Zoti Kryetar Të nderuar Kongresmen Senatorë! Zonja dhe Zotërinj! Forcat demokratike në Shqipëri, partia demokratike, dhe tërë opozita shqiptare i janë mirënohës Kongresit, Qeverisë dhe popullit amerikan për ftesën që na bënë dhe mundësinë që na dhanë për të folur para këtij tempulli të lirisë dhe demokracisë. Shqiptarët po përjetojnë kohë të vështira dhe në këtë periudhë të vështirë, shpresat mbeten e vetmja spirancë shpëtimi për ne. Ftesa juaj tregon qartë se ne shqiptarët nuk jemi një popull i harruar apo me mirë të themi i vetëharruar. Ajo na inkurajon më shumë, sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë dhe janë bastioni i demokracisë. Udhëtimi në këtë vend të madh, i bën optimistë dhe i forcon të gjithë ata që luftojnë për demokraci veçanërisht në shqiptarët, që kemi vuajtur sa asnjë popull tjetër i Europës. Gjatë historisë sonë mijëra vjeçare ne provuam pushtime barbare, drama të mëdha, terre të zgjatura, genocidë, masakra, tortura, copëtime si asnjë komb tjetër. Kur pyes veten time si ka mundësi që një komb kaq i mirë me shpirt dhe zemër shqiptare dhe në të njëjtën kohë vrane demokracinë në tërë rajonin. Nga viti 1925 deri më sot arsye disa prej të cilave do t’i rendis më poshtë. Së pari shqiptarët nuk e kanë dat e para të këtij shekulli kombinë nda në dysh. Gjysma e territorit të tij iu dha vendeve fqinj. Në periudhën e viteve 20-24 shqiptarët në Shqipëri luftuan dhe vendosën shtetin më demokratik të Ballkanit. Por sundimtarët reaksionarë të Ballkanit, të vendeve fqinj të trembur e të tmerruar përmbysën demokracinë e cila kaloi në një krizë të vështira, njelloj si Shqipëria, e cila pas 65 vjetëve diktaturë është tani në procesin e rikthimit dhe ripërtëritjes. Por përpara se ajo të arrijë familjen e kombeve demokratike njëlloj si shkrimtaria e juaj do të pësojë me sa duket kriza dhe vuajtje të tjera dhe kjo për shumë

Mesazh nga skëterra e nëntokës

SHENIME NGA GREVA E URISE Etet e nëntokës ndjeheshin sapo i afrohesh minierës së Valiasit. Secili nga ata që kishte marrë rrugën për të shkuar në sheshin ku ishin mbledhur minatorët e tjerë në shenjë solidarizimi me grevistët e urisë jetonte ngushtë sakrificën e të ngujuarve. Nga dhjetra makina që policia nuk i lejoj të ktheheshin në Kamëz në drejtim të minierës, zbritën qindra punëtorë të ndërmarrjeve të Tiranës dhe të 6 kilometrat e mbetura i bën në këmbë. Të grumbulluar në sheshin para minierës. Ora 11.20, Një lajm i nënzëshëm i ardhur nga nëntoka prishi konfiguracionin e manifestuesve, të cilët filluan të lëviznin drejt grevës së pësuit. Atje nën blicet e aparateve doli edhe më i bardhë e i shtrirë në barelë minatori invalid Agron Çaungu. Shqetësimet e nëntokës u bënë tashmë evidente. Manifestuesit kërkonin të dinin se ç’ndodhte. Në këto kushte disa gaze-tarë e fotoreporterë të ndjekur nga vështrime të shqetësuara hypën në ashensor. Zbritëm me ankth 180 metra nën tokë ku ishin ngujuar minatorët, i ftohti, errësira dhe lagështia e nëntokës na dha impresionin e parë të skëterrës ku qëndronin për 48 orë grevistët. Grupi i parë prej rreth 40 vetëve që takuam në nënstacionin kryesor ishte i përbërë nga minatorë të Valiasit, Muhqetasë dhe Kërrabës. Sami Karriqi, kryetari i grevës që qëndronte në mes të tyre, megjithëse ishte me moral të lartë, të cilin ia transmetonte edhe të tjerëve, na prezantoi me gjendjen shëndetësore të grevistëve. Dhëmbjet e kokës të shkaktuara nga prezenca e gazit dhe dëmbjet e stomakut nga që për 2 ditë kishin pirë ujin që rridhte nga kanalet dhe qemeret i kishin lodhur së tepërmi grevistët. «Tani ujin kemi filluar ta marrim me bidona», tha Gëzim Gjoçi, por nuk ka pse të na lënë kështu. Nuk është e vështirë që të na zbrisnin një tub gome për të pirë ujë. Edhe pse të çilitur minatorët e tjerë, Ardian Goci, Refat Nushi e të tjerë hynë në bisedë. «Nuk dalim nga miniera pa na u plotësuar kërkesat, - ishte mesazhi që donin të dërgonin ata mbi tokë. Jetojmë në nivelin e varfërisë dhe kërkuam vetëm minimumin. Kërkuam që të gjenden kriminelët e Shkodrës që të jetojmë të qetë, kërkuam 50 për qind shtesë page për të siguruar një ekzistencë pak a shumë normale fizike. Në këto kushte ne preferojmë më mirë një fund të tmerrshëm se sa një tmerr pa fund». Sakrifikimi i vetvetes kish-nisur qysh gjatë grevës. Të gjithë grupet e grevistëve që takuam ne, që të paktën i kalonin të 80 vetët nuk kishin hy-

Ditë të grevës së përgjithshme

18 maj 1991. Është dita e tretë e grevës së përgjithshme të punonjësve të Shqipërisë. Tirana u zgjua e qetë, por një qetësi e trishtë, e sipërfaqshme. Tri ditë heshtje në ndërmarrje e qendra pune. Tri ditë heshtje e qeverisë ndaj kërkesave të grevistëve. Në të vërtetë kjo heshtje është më e gjatë. Ka dhjetë ditë që e ka kapërçyer muajin. Punëtorët e ndërmarrjeve të ndryshme, por edhe nxënësit shkollash e banorë të Tiranës. Ata mbajnë në duar parulla e pankarta ku shprehen kërkesat kryesore të punonjësve grevistë. Në krye të kollonave qëndrojnë minatorët e Valiasit e të minierave të tjera, kryesuesit e sindikatave të pavarura. Në një pankartë të madhe ata kanë vendosur simbolin e sindikalistit. Nga një autobuz ku janë vendosur aparaturat e qendrës së zërit pjesëmarrësve u lexohet një Deklaratë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë. «Burokracia në pushtet - thuhet në këtë deklaratë - duke mbuluar paaftësinë për të rregulluar gjendjen tonë, me thirrje, deklarata e “studime”, që as janë zbatuar e as do të zbatohen, na dety- Pas tij vijnë radhazi ndërmarrjet e transportit automobilistik e hekurudhor, të artistikës «Migjeni», tekstilistët e me radhë të ndërmarrjeve të tjera deri në fund të sheshit ku qëndrojnë punëtorët e kombinatit të autotraktorëve. Në dritaret e fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit në ballë të sheshit, dhjetra të rinj e studentë përshëndesin me duar e brohorasin «Jemi me punëtorët». «VRASËSIT E SHKODRËS PARA GJYQIT» Në Fushën e Aviacionit janë grumbulluar dhjetramijë njerëz, pu… … Pavarura të Shqipërisë. «Burokracia në pushtet - thuhet në këtë deklaratë - të zbatohen, na detyron të përdorim armën tonë të fundit, grevën...» E ndërsa ngrihet toparlanti shprehet zëri i folësit sheshi ushton fuqishëm nga thirrjet e brohoritjet e punëtorëve: «Plotësoni kërkesat tona!», «Poshtë burokracia!», «Respektoni punën dhe djersën tonë!», «Kërkesat tona janë modeste!» etj, etj... Por thirrja që dëgjohet më… (Vijon në faqen 2)

Shqipërisë i duhet mbështetje ndërkombëtare

- MBI VIZITËN NË SUEDI, BRITANINË E MADHE DHE ÇEKOSLLOVAKI - Midis datave 3-6 maj në shkolla të larta suedeze ishin organizuar disa seminare mbi zhvillimet e fundit në vendet e Lindjes dhe isha i ftuar të mbaja ligjërata për dukuritë që janë vërejtur kohët e fundit në Shqipëri. Kombinohej kjo fare mirë edhe me dy çaste mjaft të rëndësishme për mua. Në datën 3 maj një ndër miqtë e mi më të afërt, gjeografi Orjan Sjoberg mbronte doktoratën me një temë mbi proceset e urbanizimit në Shqipëri dhe si një ndër bashkëpunëtorët e tij isha ftuar të merrja pjesë në seancën e mbrojtjes së tezës. Po atë ditë në qarkullim përmbledhja e studimeve «Zhvillimet ekonomike të kohëve të fundit në Ballkan», botuar nga shtëpia botuese Pinter e Londrës në të cilën një ndër kapitujt që trajton problemet e ekonomisë shqiptare në optikën e viteve ’90 është i shkruar nga unë. Ndërkohë më ftontë edhe Instituti i studimeve ndërkombëtare. Ishin kënaqësi e veçantë takimet dhe bisedat e thella mbi problemet e zhvillimeve ekonomike dhe të reformave në Lindje duke u fokusuar mbi problemet e Shqipërisë. Ishte një kënaqësi e madhe të shkëmbeje për orë të tëra mendime me profesorë nga më të njohurit sot në botë e me një pjellon të madhe botuese në fushën e problemeve ekonomike të botës së Lindjes si A. Ashlund, S. Hedlund, O. Storsjo. Reforma në Shqipëri përfaqëson një temë sa të komplikuar e vështirë aq edhe mrekullueshme nga pikëpamja shkencore dhe ndjehesha i lumtur që në vorbullën e këtij procesi që po zhvillohet në vendin tonë të konsultohesha me specialistë të tillë. Gjatë vizitës sime një pjesë të mirë të kohës e përfshinë takimet politike. U prita në ministrinë e Jashtme nga Sekretari i Shtetit P. Shori, i cili ishte mjaft i interesuar për zhvillimet e fundit tek ne. Ai kërkonte vlerësimin e opozitës për gjithçka ndodhte, pasi siç u shpreh ai nga takimet me zyrtarët tanë kish mbetur i papogur nga informacioni që kish marrë dhe kish shumë rezerva për objektivitetin e këtij informacioni. Ndër temat më të rëndësishme të shtruara në tryezë ishte problemi i rolit që do të mund të luante Suedia për demokratizimin e mëtejshëm të Shqipërisë. Kërkohej pra, një opinion që do të lidhë me vizitën e ardhshme të ministrit të Jashtëm suedez në Shqipëri, si kryetar i Këshillit Europian. Pozicioni im në këtë takim mbetej ai që PD e ka shprehur në programin e saj; pjesëmarrja e Shqipërisë në jetën evropiane për t’u shkëputur përfundimisht nga pezhishka e izolimit. Kjo pjesëmarrje nuk do të thotë pjesëmarrje e qeverisë komuniste, por do të thotë nxjerrje në dritë e popullit shqiptar që e ka vuajtur tragjikisht fatkeqësinë e izolimit më tepër nga çdo popull tjetër. Por Shqipëria ka ende shumë për të bërë e për të provuar realisht e seriozisht se është e denjë për të pranuar si e barabartë në gjirin e demokracive evropiane. PD është një forcë që lufton me insistim për ta bërë këtë gjë. U rrah gjatë edhe çështja e ndihmave për Shqipërinë me premtimin e palës suedeze se diçka do të bëhet edhe pse Shqipëria nuk është trajtuar ndonjëherë si objekt ndihmash nga kancelaritë e këtij vendi. Të dëshpëronte fakti që një shtet i pasur, ndër më të shquarit për ndihma që bënte ka shumë për vendet tepër të varfëra të botës së tretë, kishte pak vëmendje për ne. Të dëshpëronte fakti që asnjë shqiptar nuk po studjonte prej kohësh në shkollat e famshme suedeze. U kërkuam suedezëve të kthenin sytë edhe ndaj nesh, në radhë të parë me ndihma humanitare por edhe me asistencë shkencore, sidomos me shkollime, me ardhje ekspertësh apo dërgim të njerëzve tanë atje. Me shumë shpresë na u dha një ndjesi që ta konkretizojmë një program që këtë verë. Në takimet e tjera nga më të rëndësishmit vlen të përmendet takimi me kryetarin e Partisë Konservatore Karl Bilt, një ndër politikanët më në zë sot në Evropë, dhe promotori i idesë së përfshirjes së Suedisë në TPE, i cili sipas sondazheve kishte propoganduar buletinin më të lartë të emërohej kryeministër i Suedisë pas zgjedhjeve të ardhshme në fillim të vjeshtës. Një rreth i gjerë gazetarësh të… Dr. GRAMOZ PASHKO (Vijon në faqen 6)

FATI I NJË POPULLI ËSHTË NË DUART E TIJ

Këto ditë në Paris, Kryetari i Këshillit Botues, Preç Zogaj, u takua me shkrimtarin Ismail Kadare dhe zhvilluan së bashku një bisedë për gjendjen në Shqipëri. Ismail Kadare bëri këto shënime për gazetën tonë. Ky fund mijëvjeçari do të jetë, me sa duket, vendimtar për kombin shqiptar. Ora e tij, «dita e Arbërit», siç thoshte De Rada, ka rënë. Besoj se të gjithë për të mirë. Në Evropën e re shqiptarët, si ata të vendit amë, si ata të Kosovës e si gjithë të tjerët kudo që ndodhen do të hyjnë me një fat të ri. Atë fat ata e kanë vetë në duart e tyre. Por pesha e fatit nuk është e lehtë. Ajo kërkon shumë përkushtim e shumë kthjelltësi mendore për ta përballuar. Shqipëria ndodhet në një mundim të madh. Varfëria ekonomike nga njëra anë, kriza morale nga ana tjetër, e kanë vënë në mes e përpiqen ta ngushtojnë. Unë besoj se pas një periudhe të shkurtër, pas kohës së nevojshme që kërkon riaftësimi pas një lëngate, Shqipëria do ta marrë veten më shpejt se ç’pritej. Një vizion i përgjithshëm i gjërave, i përcaktuar në radhë të parë nga besimi e jo nga mosbesimi, nga dashuria e jo nga urrejtja, nga vlerat e jo antivlerat, është i domosdoshëm për kapërcimin e krizës. Shqipëria ka të ardhme, e keqja është e përkohshme, ylli i saj nuk është shuar, përkundrazi ndrit sot më shumë se kurrë. Ata që ndjellin zi duhen parë me dyshim. Zi ndjellin në radhë të parë ata që e kanë humbur të ardhmen. Ata duan që bashkë me vetveten të tërheqin në humnerë tërë kombin. Si hakmarrje për rrëzimin e vet. Si ndëshkim. Humbja e vizionit të përgjithshëm në kohë të tilla është fatale. Këmbëngulja për ta parë gjendjen e vendit pa shpresë, formulat «ky vend nuk ndreqet», «ky është vend i mallkuar», etj., etj. që nuk mungojnë sot në shumicën e gjuhëve të vendeve ish socialiste, janë ose pjellë e mendjelehtësisë në mos, ose një keqdashje e ndërgjegjshme. Kjo më është bërë e qartë kur kam biseduar me personalitete të huaj për vendin tonë. Fjalët e tyre të para, ky vizion i parë, më kanë dhënë në mënyrë të pagabueshme qëndrimin e tyre real, siç e kam konstatuar më pas, të favorshëm ose jo ndaj shqiptarëve. MBI SHKURAJIMIN Forca të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë përpiqen t’i shkurajojnë shqiptarët. Shkurajimi është një metodë e njohur tepër efikase për të goditur një komb. Ajo u përdor gjerësisht në fund të shekullit XIX, në kohën kur Shqipëria përpiqej të dilte në dritë. Rilindarët tane u ndëshë gjerësiht me të dhe me përpjekje titanike arritën ta mposhtin. Sot kur shqiptarët ndodhen në prag të një aglu të ri, shkurajimi është prapë në rend të ditës. Forcat më të errëta janë të bashkërenditura për ta nxirë imazhin e kombit shqiptar në botë dhe për t’i raskapitur moralisht shqiptarët. Kjo është e kuptueshme: tani që Shqipëria po demokratizohet ajo është bërë më e padashur se kurrë për këto forca. Kur në numrin e 10 prillit 1991, revista franceze «L’eveniment du jeudi», botoi deklaratën e kryere… (Vijon në faqen 5) … është bërë popull i përçarë barbare, drama të mëdha, terre të zgjuara, genocide, masakra, tortura, copëtime si asnjë komb tjetër. Kur pyet mirë me shpirt dhe zemër kaq të madhe, të vuajë kaq shumë më kujtohet Jobi biblik i cili provoi dhe mori çdo gjë, por asnjëherë nuk mori përgjigje për çështjet e tij. Natyrisht këtu nuk është vendi që të ndalem në historinë e kombit shqiptar, por duhet t’ju rikujtoj juve se gjatë këtij shekulli asnjë komb në Europë nuk vuajti sa ai. Dy deka… shqiptare dhe në të njëjtën kohë vranë d.m.th gjatë 65 vjetëve kombi shqiptar provoi në kurriz të gjitha llojet e diktaturave si asnjë popull tjetër në Europë. Historia e tij të rikujton historinë e shkrimtares amerikane Helen Adam Keler e cila u shurdhua dhe u verbua në fëmijërinë e saj të hershme. Zonja Keler fitoi më vonë dëgjimin dhe pamarsye pari shqiptarët nuk e kanë pasur traditën e një demokracie pluraliste. Së dyti shqiptarët kaluan nga feudalizmi në socializëm totalitar. Së treti vendosja pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri e një diktature komuniste, e cila ishte nga më të sofistikuarat dhe nga më të rreptat. (Vijon në faqen 5)