01/06/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

1 qershor 1991

OPOZITA: QEVERI UNITETI, ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME

- Fjala e mbajtur nga Prof. Dr. Sali Berisha dje në Parlament - Gjatë punimeve të këtij parlament kam qenë optimist dhe e kam ndjerë si deputet e intelektual se në Shqipëri me të vërtetë po fryn era e demokracisë dhe se institucionet e demokracisë po lindin. Shikoni, zotërinj, po ju rikujtoj se nga një pamflet ideologjik që kishim për kushtetutën, tani kemi një tufë ligjesh që shprehin besnikërisht Aktin final të Helsinkit. Ato janë thellësisht demokratike, me to krenohen edhe popuj në perëndim dhe mbarë populli ynë. Ne kemi shënuar edhe shumë arritje të tjera, por duke analizuar në mënyrë retrospektive, punimet e këtij Parlamenti, na del se të gjithë kemi gabuar në një pikë, dhe ky gabim ka konsistuar në faktin se ne kemi trajtuar popullin si elektorat dhe jo si popull në tërësi, ashtu siç duhet ta kishim trajtuar atë. Të flasësh për elektorat është gabim, se ne jemi dhe duhet ta ndjejmë veten përfaqësues të popullit, njëlloj përgjegjës si për minatorin në grevë në Valias, ashtu edhe për fëmijët në Tropojë që kanë mbetur pa bukë nga forca që nuk kanë asgjë të përbashkët me demokracinë, për fshatarin në Mallakastër që ka shtegtuar për shkretëtirës që kalon apo atë të Tepelenës. Të gjitha vendimet që ne marrim nuk i referohen elektoratit tim apo atij deputeti, por i referohen popullit në tërësi. Prandaj ju lutem shumë të mos diskutojmë më për elektorat. Nga ana tjetër dua t’ju siguroj se presioni që ndjeni ju, është një presion që reflektohet dhe e ndjejmë edhe ne. Nuk kemi pse të veçojmë presionet, jam absolutisht kundër çdo forme presioni ndaj Parlamentit dhe e konsideroj atë si të paligjshme. Shqipëria po rënkon. Ajo është e sëmurë, prandaj të mos ja shtojmë vuajtjet. Mos harroni zotërinj se ne po bëjmë mbledhjen për ajo po ndërton sistemin, pra nuk po ndërton këmishën, por po ndërton shumë më tepër, prandaj të gjithë ne duhet të mbajmë parasysh këtë. Ai që harron këtë nuk e ndihmon sot Shqipërinë, por i kontribon shkatërrimit të saj. Pikërisht duke patur parasysh këto rrethana, forcat politike ranë në mbrëmë dakord, për zgjidhje politike. Por tani duhet të jemi të hapur me situatën e krijuar, një zgjidhje urgjente nevojitet. Kjo zgjidhje urgjente është krijimi i një Qeverie teknike apo një Qeveri të Unitetit apo Spëtimit Kombëtar, e cila të përfillë mbarë popullin shqiptar. Rezultatet e zgjedhjeve me ligjin mazhoritar dhanë një gjeografi zgjedhjesh jo të favorshme për Shqipërinë në hapat e para të demokracisë, dhe me sa duket sistemi mazhoritar është tepër i dëmshëm dhe i papërshtatshëm për nivelin jo të lartë politik dhe për edukatën jo shumë të zhvilluar demokratike tek ne. Kështu që del në fakt problemi i zgjedhjeve në sistemin proporcional i cili me sa duket është jetik për zbutjen e këtyre kontradiktave që po vihen re. Me të vërtetë populli ynë votoi edhe këtë herë sipas sistemit proporcional. Partia Demokratike në këto kushte angazhohet për ambiciet e saj për pushtet por vetëm e vetëm për zgjidhjen e kësaj krize të rëndë dhe kërcënuese për vendin. Ju lutem, zotërinj, mos akuzoni Partinë Demokratike, se në rast së bërë sugjerimet e mia, nuk i bëra ato për Partinë Demokratike, por për Shqipërinë. Së fundi kam për të thënë se kërkesat greviste këtu pothuajse nga ne të gjithë janë konsideruar të drejta. Por ka qenë fatal qëndrimi i Qeverisë e cila para se të dilte këtu para nesh, duhet të kishte marrë aprovimin e sindikatave të Pavarura ose duhej t’i thoshte Parlamentit se unë kam këto probleme të mëdha dhe të merrte aprovimin e tij, duke e vënë në dijeni dhe barrën që kishte. VEZHGUESI I PARLAMENTIT

Nga nëntoka buron dhimbje

- REPORTAZH NGA VALIASI - Jo vetëm nga nëntoka e Valiasit ku janë ngujuar për jetë a vdekje që prej 7 ditësh minatorë të pellgut qymyrguror të Tiranës, as vetëm në Shkodër, Elbasan, Durrës, Korçë, Pogradec, Berat etj, ku dhjetëra e qindra punonjës po vuajnë grevën e urisë, edhe nga thellësitë e shpirtit të njerëzve, nga sosja e durimit, buron dhimbje. Tashmë përmasat e dhimbjes s’janë të pjesëshme. Ato janë mbarëkombëtare. 31 maj 1991. Rrugës për në Valias mendoja se si do ta përballoj takimin me minatorët e shtrirë në dyshemetë e ftohta në zemër të tokës, si do ta duroj atë pamje rrënqethëse, ato fytyra të zbehta 7 ditë pa ngrënë ato koka të rëna mbi supe, ato vështrime të lodhura... Por më të mbërritur marr vesh lajmin se minatorët kanë vendosur që sot prej orës 8.00 të mos pranojnë më të takohen me asnjëri, as me përfaqësues të qeverisë e të partive politike, as me gazetarët. Pranuan vetëm që me disa prej tyre të flisnim në telefon. Megjithatë dhimbja e nëntokës vinte e qartë përmes telit përmes zërit të paushqyer të dridhur, të mekur, herë-herë në ndërprerje. Minatorët janë ngujuar në tre nënstacione dhe në një galeri. Të katër grupet kanë secili peshën e vuajtjes e të dhimbjes. Jemi lidhur me nënstacionin qendror. - Alo, si jeni vëllezër, si është gjendja e shokëve? - Jam Adnan Peshkëpia. Gjendja e shokëve është shumë e rëndë. Ndodhemi në kufijtë e jetës dhe të vdekjes. Të gjithë kemi dhimbje të padurueshme koke, dobësi të përgjithshme e marrje mendësh, të vjella e shpeshtime gjaku. Mes nesh pothuajse ka rënë qetësi e plotë. Nuk kemi fuqi të komunikojmë me njëri-tjetrin. Vetëm nga ana morale e psikologjike qëndrojmë lart. - A i ndiqni punimet e kuvendit? Ç’mendime keni për zhvillimin e tyre? - I kemi ndjekur me shpresë të madhe. Me shpresë se do të gjendet një marrëveshje mes forcave politike, për zgjidhje sa më të shpejtë të kërkesave tona. Na indinjon qëndrimi i disa deputetëve të Partisë së Punës që flasin pa përgjegjësi, me ekstreme dhe duke përçajë nga vuajtjet e minatorëve. Kjo nuk është e ndershme. Vendit tonë sot i duhet stabiliteti, uniteti dhe jo përçarja. Burokracia në pushtet don të qëndrojë përsëri në fuqi që akoma të shfrytëzojë klasën punëtore shqiptare. Kështu ata duan të na mbajnë të izoluar, për të mos ditur realitetin, ashtu siç na kanë mbajtur deri më sot. - Alo, a është e mundur që të flasim edhe me ndonjë minator tjetër? - Me sa duket jo. Unë ju fola pse e kam telefonin në dorë dhe kam akoma pak forca, por të tjerët s’lëvizin dot, s’kanë fuqi të flasin... Ju faleminderit! • • • Unë e di çdo të thotë nëntokë, çdo ditë të tërë varrosur për së gjalli nën dhe, të mos hash asgjë, të mos ngopesh me ajër, të përpijë ftohtësia e errësirës dhe lagështirës. Ndaj edhe këtë bisedë përmes telit unë e ndjej qindfish më të rëndë se bllëbërrballë. Centralistja Bakushe Mamo, ka këto ditë punën më të vështirë. Jo është ndërmjetëse e dhimbjes së madhe që buron nga toka me vuajtjet e sipërfaqes, për çka ndodh atje në thellësi. Gjithë emocion ajo përpiqet t’ia lidhë edhe me grupin tjetër tek nënstacioni 28. Vjen zëri nga poshtë: - Alo. Jam Gëzim Kalaja. Ju falënderoj zonj gazetar, do të shkruani për ne, por më vjen shumë keq që s’mund t’ju lejojmë të bisedoni poshtë e të takoheni. Vendimin për të mos u takuar me asnjëri e morëm sot në orën 8.00. Në këtë orë ne prisnim përgjigje nga parlamenti, si ramë dakort me grupin e deputetëve që erdhën mes nesh. Meqë nuk morëm përgjigje deri në këtë orë ne u detyruam të marrim këtë vendim. Kisha dhe diçka tjetër: Nëpërmjet gazetës suaj desha t’u bëj një kritikë të hapur organeve të tjera të shtypit. Na kanë vëzhguar këto ditë punën më të vështirë, ajo tek nënstacioni 28. Vjen zëri nga poshtë: - organeve të tjera të shtypit. Na - Sjellë është gjendja e shokëve. - Gjendja është e rëndë dhe ajo po keqësohet çdo minutë, por jemi të vendosur deri në vdekje. Në qoftëse qeveria nuk i plotëson dot kërkesat tona atëherë të japë dorëheqjen. - Alo... jam... falni... - Alo, quhem Stavri Koroveshi. Jam minator i Mushtaqesë. Nga punimet e parlamentit më ka bërë përshtypje qëndrimi i Fatos Nanos, i cili më sa duket pret nga ai anë peshon kandari. Na vjen keq se kemi pasur respekt për të si intelektual, por po tregohet i papërgjegjshëm. - Unë që po ju flas tani quhem Dulejman Çuka. Jam nga Mati dhe dua të kujtoj një shprehje mallkimi: “Të shtifsha gjallë nën dhe”! Ne kemi një javë që po e përjetojmë këtë mallkim. Më habit shumë heshtja e qeverisë, madje ndodh atje në thellësi. Po kaq i çuditër jam edhe me qëndrimin e bashkëfshatarit tim Hysni Milloshi. Kujt i shërben sot ai dhe organizata e tij? Unitetit apo përçarjes kombëtare? Unë shpreh mendimin që të gjithë shkrimtarët, gazetarët e intelektualët t’i bëjnë thirrje të mos marrë e nisë me aventura në kurriz të punëtorëve e të popullit. Brezat do ta mallkojnë këtë njeri. - Alo. Nuk flas dot gjatë... Jam Agim Kasmi. Dua me këtë rast t’u them zotërinjve qeveritarë: Drejtësia në të ardhmen do t’ju mallkojë për atë që as miqësitë, edhe tragjik që ... [?] të malkohet për atë ... ndaj grupit të minatorëve të pellgut qymyrguror të Tiranës. Kaq... Faleminderit... Pastaj telefonin s’e mori më njeri. Pastaj zërat humbën në terrin e tokës, andej nga vinim. Por zërat e tyre me ushtojnë akoma në veshë, paçka se vinim të lodhur, paçka se mezi vinim. Ata ishin zëra të një dhimbjeje të madhe. MEHILL TANUSHI ... të Partisë së Punës që flasin për përgjejësi, me ekstreme dhe ... Megjithë ... nuk morëm përgjigje deri në këtë orë ... Kish[a] dhe diçka tjetër: Nëpërmjet gazetës suaj duhet shtypit. Na vjen shumë keq që asnjë korrespondent i gazetave «Zëri i popullit», «Bashkimi» dhe «Puna» nuk ka ardhur të takohet me ne. Mbase mund të tisen nga interesat partiake, por ne jemi njerëz dhe po vetëflijojmë për ...

Zgjedhjet politike nuk zëvendësohen dot me propozimet luftënxitëse

- KRIZA E BESIMIT DIKTON NDRYSHIME KONSTRUKTIVE POLITIKE. - NDARJA E POPULLIT SIPAS MENDËSIVE TË POLITIZUARA NA ÇON DREJT LUFTËS CIVILE - PRESIDENTI RAMIZ ALIA NUK PRONONCOHET - VEZHGUESI I PARLAMENTIT - KRIZA E BESIMIT DIKTON NDRYSHIME KONSTRUKTIVE POLITIKE. - - NDARJA E POPULLIT SIPAS MENDËSIVE TË POLITIZUARA NA ÇON DREJT LUFTËS CIVILE - - PRESIDENTI RAMIZ ALIA NUK PRONONCOHET - Fillimi i punimeve të Parlamentit kësaj here u shoqërua me një situatë të ashpërsuar politike, ekonomike e sociale. Nuk ishte rastësi. Vizitat pa fryt të kryeministrit në Angli dhe Itali, që hote­sia e vendeve të zhvilluara për të na ofruar ndonjë ndihmë konkrete dhe mënjanësia e qeveritarëve dhe qytetarëve të tyre për të thithur shpejt kapitalin e huaj e thelloi edhe më tej mosbesimin e masave. Në këto kushte kërkesat e punëtorëve dhe të shumë grupeve të tjera u thelluan edhe më tej krizën qeveritare e shumë shpejt ajo u pasua me krizën parlamentare. Pra në mënyrë krejt të natyrshme problemi e krijuara konverguan në një krizë politike. Në këto kushte zgjidhja më oportune ishte ajo politike. Por edhe pse për këtë u ra dakord në parim nga të dy palët përsëri nuk u gjet solucion i duhur. Shumë nga deputetët e PP-së në diskutimet e tyre e pozonin këtë problem. Disa bënin thirrje nga tribuna e parlamentit që punëtorët të linin grevën edhe pse janë të bindur se nuk ka kush i dëgjon pasi sindikatat janë opozitë me qeverinë moniste. Disa të tjerë pretendonin se punimet e parlamentit mund të vazhdonin vetëm pasi të vendoset qetësia. Për këtë si zgjidhje të vetme propozonin vetëm aprovimin e statusin e rregullt të rendit. Mitinatet e paligjshme, shkatr­rimet dhe vandalizmat nga elementë apo grupe anarkistësh, që nuk kanë lidhje me demokracinë dhe dënohen nga Partia Demokratike dhe nga çdo parti tjetër vërtetë të krijuara përshkallëzoheshin me forcimin e rendit publik apo masa të tjera të karakterit policor. Pretendimin e deputetëve të PP-së për ta bërë sa më shpejt këtë janë me vend dhe u mbështetën nga deputetët e opozitës nga që është një masë efikase në dobi të stabilizimit të gjendjes. Veçse situata e sotme është komplekse dhe e ngarkuar edhe me greva paqësore që nga përmasat e dëmëve janë edhe më makabre se ato të vandalëve. Qetësia pra vjen me zgjidhje politike. Po si mund të vendoset qetësia në qoftë se nuk dile[t] para popullit me një zgjidhje konkrete. «Deklarata e hartuar në kuvend ishte abstrakte dhe nuk të ngjallte shpresa konkrete», tha midis të tjerash B. Mustafai. «Madje fill mbas saj skopjuan manifestimet në qendër të Tiranës. Qetësia mund të rivendoset vetëm me urtësi politike. Deputetët D. Agolli, B. Kopliku e ndonjë tjetër» e shpjeguan mjaft mirë këtë dhe shtuan se qetësia në radhë të parë do siguruar popull e më pas në Parlament. Përveç këtyre alternativa pa bukë që u servirën nuk munguan edhe ekstremizmat si ato të Z. E. Naska që në Tiranë të vendoset gjendja e jashtëzakonshme. Desh zoti që deputetët e tjerë të PP-së nuk ishin të një mendje me të se nuk është çudi që miratimi i ndonjë propozimi të tillë të shndërrohej sheshin «Skënderbe» në «Tienanmen». Polarizimi politik që u shkaktua nga sistemi mazhoritar i zgjedhjeve ngriti krye më tepër në asnjëherë tjetër në këto seanca. Diskutimi i disa deputetëve të PP-së për zonat e tyre elektorale sikur ato të ishin çifligje dhe sikur në to të mos jetonin shqiptarët e vërtetë gjaku me ato të zonave të tjera, mbjell veçse frymën e dasisë kombëtare. Është

EUROPA ARMIKE!

REFLEKSIONE NGA KUVENDI EUROPA ARMIKE! Me urrejtjen dhe alergjinë enversiane për Evropën, një tre-katër deputetë të PPSh-së i akuzuan dje në Kuvendin Popullor udhëheqësit e Partisë Demokratike, sikur këta i kanë organizuar grevat e fundit në bazë të skenarëve të përgatitur nëpër «kancelaritë» e Evropës apo SHBA-së. Asnjë fakt nuk u soll për të mbështetur këtë akuzë, e sa kohë që është kështu, mund të themi se deputetët në fjalë iu referuan fantazmave të librit «Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë» etj., etj. E drejta e tyre! Veçse këtu del një problem i «Vockël»: Evropa, ajo Evropë ku edhe PPSH synon të shkojë me ekonomi tregu, pra ajo Evropë që qeveria në fuqi ka varur shpresa të mëdha për të marrë ndihma e kredi, na del hileqare, na del armiqësore. Atëherë nga t’ja mbajmë, zotërinj deputetë? Nga Lindja? Nga Azia? Nga? Nga? Nga? Fantazmat në kokat tuaja janë një mjerim i madh për ju. Mbi 300 mijë grevistë nuk janë marioneta, por njerëz! E ju keni kurajon t’i fyeni! BUJAR LEZHA

FATI I NJË POPULLI ËSHTË NË DUART E TIJ

Ismail Kadare FATI I NJË POPULLI ËSHTË NË DUART E TIJ - VIJOJNË NGA NUMRI I KALUAR SHËNIMET E SHKRIMTARIT NË PËRGJIGJE TË PYETJEVE DHE BISEDËS ME PREC ZOGAJN - MBI RIZGJEDHJEN E PRESIDENTIT R. ALIA Kam patur gjithmonë besim në emancipimin e njerëzve duke përfshirë këtu edhe presidentin. Besoj si ky president që u rizgjodh në këtë periudhë kaq të rëndësishme e kaq të veçantë të historisë shqiptare, diçka themelore ka mësuar nga ajo që ndodhi kohët e fundit. Mësimi i parë është se përpara fateve të popullit shqiptar, doktrina marksiste-leniniste dhe tradita enveriane, dhe nostalgjia talgjitë dhe bustet dhe gjithë marrëzitë e tjera, s’janë veç një hije, një ëndërr e keqe që duhet fshinë nga koka një herë e përgjithmonë. Mësimi i dytë është që Partia e Punës nuk ka më vend zotëruese në Shqipëri, se ajo pavarsisht nga rezultatet e zgjedhjeve, s’ka më të drejtën historike e as atë morale ta sundojë këtë vend. Kështu që president shqiptar, pasi bëlbi hapin e rëndësishëm pozitiv të ndarjes nga partia (atë që Gorbaçovi ka kohë që ma ka bërë dot), për ta konsoliduar këtë hap, për t’i dhënë peshë e seriozitet postit presidencial, (që është e nevojshme sot për vendin), duhet që ky të jetë i pavarur nga partia e komunizmit e jo komunist. Mësimi i tretë dhe kryesorin është që presidenti duhet të jetë i preokupuar si t’ia kalojë pastaj më shpejt pushtetin opozitës demokratike. E ardhmja e këtij vendi, fati i këtij populli, gjithë bota e presin, e kërkojnë këtë gjë. Një ndarje, një lamtumirë paqësore, do të jetë tepër e rëndësishme për vendin tonë. Presidenti R. Alia do të jetë i pari president shqiptar që do ta bëjë këtë dhe kjo nuk është e paktë në historinë e një vendi. Populli shqiptar pret që partia e komunizmit t’i kërkojë ndjesë. Ndjesë për varfërinë e tij, për atë që u kalbën, për atë që lëken nga jeta pa e gëzuar dot jetën, për ata që e braktisën vendin nëpër terr e dëshpërim. Kjo parti e ka edhe një shans të fundit: të bëjë më në fund diçka për këtë popull: ta lërë të qetë. Të ndahen të dy palët në paqe. Me fjalët e sotra, se ta sotra: Ndjesë paq edhe ti. MBI MOSPJESMARRJEN E SHQIPERISE NE BERD BERD, Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim është sot instrumenti kryesor për të ndihmuar integrimin në Evropë të vendeve ish socialiste. Ai është institucioni i parë i këtij lloji gjer tan[?] unik, i ngritur sipas një ideje të re për Evropën. Mospjesëmarrja në këtë bankë do të ishte fatale për çdo vend evropian. (Vijon në faqen 5)