08/06/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

8 qershor 1991

MESAZH I PD PER FSHATIN

Deklarata e qeverisë e datës 18.4.1991 për masat favorizuese për fshatin janë jo vetëm defavorizuese, por edhe demoralizuese dhe fyese për bujkun e ndershëm. Reagimi i fshatarësisë punonjëse, si i kooperativave dhe i NB-ve që i menaxhojnë dhe shpesh edhe me veprime që mund të kenë rrjedhoja shumë të dëmshme. Me shqetësim të madh mësojmë se po bëhet sulm për të rrëmbyer gjithçka, bagëti, tokë, mjete materiale dhe çdo gjë që përfshin ekonomia. Qeveria po hesht para kësaj tragjedie që do të sjellë padrejtësi të mëdha. Po ndodh një autop privatizim pa precedentë që për nga shpejtësia dhe forma e kryerjes mund të jetë shumë i dëmshëm. Nga rreth 1069 kooperativa bujqësore që ka republika 125 janë shpërbërë totalisht, rreth 200 të tjera janë me sipërfaqe toke aq të vogël sa që nuk justifikohen ekonomikisht, prandaj janë drejt shpërbërjes. Në shembullin e tyre po shkojnë edhe dhjetra e dhjetra të tjera. Në oborret kooperativiste sot ka rreth 220 mijë krerë lopë, 18 mijë krerë janë marrë me forcë nga tufat e përqëndruara të cilat sot kanë rreth 38 mijë krerë. Në ndarjet e bagëtive janë bërë padrejtësi të mëdha duke krijuar konflikte e pakënaqësi që kanë çuar shumë unitetin dhe harmoninë deri edhe ... ... nëse ti jua ku bazë materiale është e kooperativës? Vallë vetë-tem forca e krahut është gjithçka? A nuk vihet në rrezik sigurimi i bukës tani që fondi i tokës së zënë nga oborret do të jetë rreth 37-40 për qind të sipërfaqes së tokës që kanë kooperativat bujqësore? Një dilemë e madhe sot është para specialistëve të cilët kanë mbetur pa punë: Ç’do të bëhet me ta? A ka hapur ndonjë perspektivë qeveria për ta? Deri tani jo. Ç’do të bëhet me kooperativat bujqësore? Të gjithë janë pikëpyetje të një pyetësori pa fund. Dikush mendon se duke shtyrë akrepat e sahatit me dorë shpejton kohën por në të vërtetë vetëm prish sahatin! Të shpejtojmë, por të mos ngutemi që të shkatërrojmë. PD-ja nuk mund të heshtë përpara kësaj gjendjeje. Ajo e ka bërë të qartë në programin e saj rrugën e bujqësisë dhe të përmirësimit të jetës së fshatarit. Ajo i qëndron besnike programit të saj të cilin e kishte vetëm për një fushatë elektorale, por e mbron deri në fund të vetmen rrugë shpëtimi, rimëkëmbjeje dhe modernizimi të bujqësisë. Privatizimi është alternativa e pashmangshme e saj. Vetëm privatizimi i përgjegjshëm ekonomikisht e tregut të lirë. Futja e bujqësisë në rrugën konkurrenciale është ... ... ty rë e pësoi shumë rëndë kombi ynë. Vërfëria e një kombi, ashtu sikurse edhe pasuria, i ka rrënjët në fshat, atje ku prodhohet «karburanti» i të gjithëve: bujkut, punëtorit, intelektualit, artistit, ushtarit, politikanit etj. Këto masa janë një tjetër eksperiment përfundimi i të cilit duhet që në fillim. Këto që provon fshati ynë, vendet e lindjes i kanë provuar që prej dhjetra vitesh, por hoqën dorë nga reformat staliniste kaq drastike që e çonin ekonominë në shkatërrim të sigurtë dhe ndërmorën privatizimin e tokës e dora dorës të gjithë ekonomisë. Reforma e qeverisë së sotme për bujqësinë mbështetet njëkohësisht në oborrin kooperativist dhe kooperativat e pastudiuara nga pikpamja e madhësisë optimale në të cilat bujku mbetet pa pronë (veç fuqisë së krahut) janë quajtur alelopatike, parazitarë të njëra tjetrës. Bota po përfundon prognozat e bujqësisë për pas vitit 2000, kurse qeveria jonë duke punuar privatizimin që historikisht ... e ka filluar në shekullin ... tani eksperimenton një praktikë të lëhtësuar 40 vjet të kaluara. KOMISIONI DREJTUES I PD MIRDITE PD-ja ... kaluar, të vetizolimi, tufëzimi, megallomania, përndjekja e mendimit etj. Pra vetëm në këtë plan duke i parë si realizime të gabuara në aspektet të veçantë e jo në tërësinë e politikës së PP. Kështu vepron z. Bejo (ZP, 5 qershor 1991) ku me ndershmëri kritikojnë elementë të veçantë të kësaj politike dhe, megjithëse njohës i teorisë, nuk integron në tërësinë e kësaj politike. Ridhjthim krijohet ideja se në komplekse kjo politikë nuk ka pasur mangësi parimore, se baza e saj qëndron, por elementët e saj, megjithëse me pasoja të rënda, kaluan në absurditet. Po këtë ide të mëdha duke krijuar konflikte e pakënaqësi që kanë çenuar shumë unitetin dhe harmoninë deri edhe pagën sociale për të cilën kemi nevojë kaq shumë sot. Shpërndarja e tokës nga burokracia fshatare është bërë jashtë çdo kriteri, duke ua copëzuar atë në 5-6 parcela larg njëra-tjetrës. Nga kjo ndarje tokash me komisione të paligjruara, ata që fitojnë janë në radhë të parë bejlerët e kuq (pra ata që kanë qenë gjithmonë të fituar). Sot jetojmë në një epokë tjetër ku njerëzit i thonë hapur gjërat, dhe ata «njerëzit e thjeshtë» që pushteti stalinist i ka në nevojtësuar deri dje, sot dinë t’i bëjnë hesapet shumë më mirë se aparatçikët e dikastereve. A janë të mjaftueshme sipërfaqet e tokës që u jepen fshatarëve për të mbajtur bagëtitë dhe familjet me prodhues bujqësore? Çfarë ndikimi do të ketë kjo lloj prone mbi atë të kooperativës? Si do ta për... fshatari kultivimin e «pro- ... e mbron deri në fund si ekonomikë së zgjidhja përfundimtare e saj. Vetëm mbi bazën e privatizimit të tokës mund të lindë një kooperim i vërtetë që do të ishte i domosdoshëm, i cili do të ndërtohej vetëm mbi bazën e vullnetit të lirë të pronarëve, bujqërve, zot të tokës. Vetëm kështu toka bëhet më e vërtetë pronë kombëtare, pronë e shqiptarëve; realizohet ëndrra e shekujve. Askush më shumë në botë s’i takon toka se sa shqiptarit që është autokton në trojet e veta. Shqipëria është nomad. Programi i PD-së për fshatin është vlerësuar nga shumë specialistë dhe politikanë të huaj. Kooperativat ekzistuese të shpikura nga zyrat politike të PPS-së dështuan katërçipërisht. Ato bota i quajti si reformimin më radikal të papare në histori. Prej

Dy ditë para kongresit të PPSH

Shënim politik Në zhvillimet politike shqiptare të viteve ’90-’91 PPSH, si forca politike, e vetme dhe pushtetmbajtëse, ka ndikuar negativisht dhe pa vizionin e së ardhmes. Procesin demokratizues, ajo është e detyruar të pranojë nën presionin e gjendjes ekonomike dhe shpirtit demokratik të popullit si dhe të forcave politike të opozitës. Në prag të Kongresit të saj, PP po përpiqet të liberalizohet e revizionohen. Kjo është domosdoshmëri sepse zhvillimet brenda partisë në pushtet reflektojnë në zhvillimet politike të vendit. Nga ky këndvështrim çdo qytetar dhe demokrat, është i interesuar për mbarëvajtjen e këtij procesi dhe prej këtej le të mësohet të bëjë edhe ndonjë vërejtje e analizë. Sa më radikal dhe transparent të jetë procesi i rinovimit (siç është përcaktuar) aq më shumë do të jetë i tillë edhe përfundimi. Intelektualë dhe udhëheqës të PP po hedhin ide të reja me orientim demokratik, po shtrojnë platforma, të cilat në instancë të fundit shkëputen nga leninizmi, stalinizmi, enverizmi. Megjithatë vërej se në këto parashtrime nuk bëhen krahasime me trashëgiminë ideologjike dhe politike të PP. Kështu, projekt-programi i PP paraqet një platformë të tipit të partive të majta, por nuk pohon divorcin me leninizmin, stalinizmin dhe enverizmin. Nëse për 50 vjet ka deklaruar për revolucionin me dhunë, luftën e klasave, shtetin si dhunë, sipas këtyre teoricienëve të saj, PP nuk mund të ndahet pa larë hesapet në fushën e teorisë. Duke i lënë pa prekur këto çështje, krijohet përshtypja se për këtë bagazh teorik dhe për autorët e tyre Leninin, Stalinin, Enverin, nuk ka vetëm nostalgji, por edhe ëndrra kthimi dhe se janë kushtet që nuk lejojnë të ripërqafohen ky bagazh dhe këta autorë. Vihet re gjithashtu se në kritikën që i bëhet realitetit goditen disa dukuri absurde të konkretizimit të politikës së PP, siç janë aspekte ... ... të krijojë dhe z. Dede (ZP, 15 maj 1991) kur thotë se për luftën e klasave «u kaluan caqet», ndërkohë që, po të tentonte për një kritikë rrënjësore, duhet të zhvillohej në mos koncepti i Marksit apo Leninit, së paku koncepti teorik dhe zbatimi praktik enverist për luftën e klasave. Edhe në rastin kur distancohen nga rezultatet e politikave nuk zbërthehen tezat dhe nuk bashkëlidhen këto me autorët. Kështu, veli i heshtjes ka rënë mbi veprën dhe emrin e E. Hoxhës dhe kjo duhet të kujtoj këtu, se shkëputja reale nga trashëgimia e tij nuk është e mundur të bëhet pa u nënshtruar më parë gjykimit të ftohtë. Një tipar i luftës së rinovimit është se po ndërtohet kulti i udhëheqësit të PP, R. Alisë si demokrat që i hap rrugën pluralizmit dhe paralelisht sulmohen anëtarë të tjerë të byrosë politike të PP. Që të kritikohen është pozitive, por për hir të së vërtetës unë nuk kam dëgjuar ata, por R. Alinë të thotë se pluralizmi nuk ka vend në Shqipëri, se Shqipëria nuk është Lindja, se synimi i tyre (i kthesave në Lindje) është t’u kthehet toka zotërinjve të dikurshëm, se rendi kooperativist duhet forcuar etj. Është harruar se në vitet ’85-’90, z. Alia ishte Sekretari i Parë, ai që konceptoi vazhdimësinë kur jo njëherë, pati shansin e kthesës. Është ngritur versioni, për mendimin tim fals i pengesës së pakapërcyeshme të konservatorëve në Byro. Që shumica e anëtarëve të Byrosë për nga karakteristikat si padia etj., i shihnin të pashoq në glob, e prej këtej besoj edhe konservatorë, është e vërtetë. Por, po aq e vërtetë është se në parti të tipit stalinist sekretari i parë kishte fuqi absolute dhe se yllëmeni i tij, në mos herët vonë, bëhej edhe vullneti i kolegëve, pastaj i partisë dhe pastaj i gjithanshëm i të gjithë popullit. Kurse z. Bejo ia ngarkon barrën e mëkateve vetëm atyre që mundet dhe thotë se anëtarët e Byrosë e lanë vetëm «me më»... Gjithashtu do të ishte mirë që krahas taborit të këtyre «kalorësve» të jepeshin të dhëna edhe për kryekalorësit, përndryshe lind dyshimi se mos ky është një nga ato maskerat e E. Hoxhës, që para se të largonte (burgoste, vriste etj.) kolegët e tij, ju krijonte një figurë publike negative. Drejtoria e pritjes dhe Blloku kanë qenë së pari pronë e sekretarëve të parë dhe pastaj sipas hierarkisë edhe e të tjerëve. Prandaj nuk mund të përcaktohesh nëse kemi të bëjmë me një përpjekje për rinovim apo me një spastrim sipas metodës së vjetër. Këtë ditë z. Mustaqi, duke shkelur procedurat, i kumtoi Kuvendit Popullor një apologji relativisht të besueshme. Në këtë apologji ai theksoi se ligjin e trajtimit te antarët e të byrosë politike nuk e ka bërë ai. Për të analizuar privilegjet e tyre ai u drejtua zotit Alia, dhe theksoi se duhet filluar në Konferencën e partisë së Tiranës të vitit 1956. Në këtë Konferencë komunistët dhe ndërshëm akuzuan E. Hoxhën dhe byronë politike për privilegjet që i kishin siguruar vetes. Akuzuesit përfunduan në plumb, burg, internim, pushim nga puna etj. Prandaj sugjerimi i K. Mustaqit më duket i drejtë. Përvoja empirike e popullit, e kondensuar me një fjalë të urtë që lidhet me peshkun, të thotë se «analiza i psets të nisë nga kreu», domethënë nga Hoxha, Shehu, Kapc, Alia e me radhë. Përpjekjet për të përmirësuar imazhin e PP dhe për t’u paraqitur si parti e reformuar, pa ... pranuar hapur përgjegjësinë e politikës totalitare si dhe krizën ekonomike dhe politike të rrjedhur prej saj, nuk tregojnë sinqeritetin e rinovimit. Ky kuadër politik më tepër evidenton dëshirën e ruajtjes së pushtetit dhe të lidhjeve të partisë duke bërë ndryshime sipas situatës. ARBEN IMAMI janë «mëri që e lanë vetëm». Nëse heshtja për F. Hoxhën në këtë proces rinovimi të PP mundet të çmohet edhe si guajtje e arketipit komunist të mitizimit të prijësit, veçanërisht F. Alisë vështirë ta shpjegohet kështu. Dua të përmend, për të vazhduar argumentimin, publikimin e të dhënave për shpërdorime, shpenzime të udhëheqjes së lartë të PP. Dëshira për të mbajtur qëndrim të hapur ndaj tyre shpreh tendencën për rinovim, shkëputje nga e kaluara e PP, që është plot delikte sipas mendimit tim, gjë e domosdoshme për zhvillimin tonë politik. Në ru- dhe «më mirë e lanë vetëm». Nëse heshtja për E. Në ru-

MIRDITË

PD pritet Edhe në rrethin e Mirditës organizani i seksioneve të PD-së, është përcaktuar si ndër detyrat kryesore të kësaj periudhe. Krahas pranimeve të reja po i kushtohet vëmendje cilësisë së punimeve, për të patur në radhët e Partisë intelektualë të të gjitha profesioneve e sidomos njerëz të ditur e me nivel. Në javën e fundit u ngritën seksione në shkollën e mesme Rrëshen, në fshatin Malaj, Prosek, si dhe u shtuan radhët me intelektualë të tjerë edhe në Ndërfushaz, Kurbnesh, Rubik etj. Punë në këtë drejtim vazhdon dhe shumë seksione të tjera janë në prag të ngritjes. Korresp. i «RD»

Erdhi në Shqipëri At Artur Liolin

Të enjten, më 6 qershor mbërriti në vendin tonë Kancelari i Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare në Amerikë At Artur Liolin. Ai shoqërohej nga At Dionis Schutte, Sekretari i përgjithshëm i Peshkopatës pranë Kryesisë së shën Gjergjit të Bostonit. Ata u pritën në Rinas nga përfaqësues të komitetit të marrëdhënieve me botën e jashtme, nga përfaqësuesit e kishës ortodokse, të bashkësisë myslimane, katolike, bektashiane dhe nga Komisioni Fetar i PD. Gjatë qëndrimit në vendin tonë At Artur Liolin do të vizitojë shumë qytete si Durrësin, Kavajën, Elbasanin, Pogradecin, Korçën, Përmetin, Gjirokastrën, Sarandën, Beratin, Fierin, Vlorën, Lushnjën e Shkodrën. Në disa kisha të këtyre qyteteve do kryhen shërbime fetare, pagëzime, bekime të ujit etj. Të dielën më 9.6.1991, do të kryesojë meshën në Kishën ortodokse të Shën-Vangjelizmoit në Tiranë së bashku me At Dionis Schutte dhe nëndhjakun William Poist, i cili ka ardhur më parë në vendin tonë. ALEKO DHIMA ZV. kryetar i Kishës Ortodokse të Tiranës.

Për ne ka shpresa...

Kohët e fundit dhe sidomos në shtyp është folur shumë për ikjet masive. Me mijëra njerëz dhe mes tyre të rinj, studentë, shokë të mi. Është e vërtetë se studentët pothuajse të gjithë ishin dhe janë mohuesit më të rrëpe të realitetit tonë të mbytur 46-vjeçar. Por a duhet të jenë po ata dhe forca kryesore rindërtuese e jetës së re që po fillon të lindë? Sigurisht që po. Këtë rol më mirë se ata do ta luajnë kush mund ta luajë askush. Në këtë shkrim nuk dua të fajësoj asnjë nga ata që ikën sepse dihen fare mirë fajtorët e vërtetë. Nuk ish faji shokëve të mi mungesa e perspektivës, as gjendja e rëndë që krijuan nga ngjarjet dhe diktatorit e sidomos pas 20 shkurtit. Nuk është faj i tyre që kryetari i ri i Parlamentit, Kastriot Islami, (të cilit nuk i vjen mirë të quash zotëri), jo vetëm mbylli Universitetin, por as nuk pranoi të legalizonte Shoqatën Studentore Shqiptare, duke nxjerrë arsyen krejtësisht absurde. Kryetari i ri di fare mirë se po të funksiononte normalisht Universiteti, numri i studentëve të hipur në anijet e ikjes do të ishte shumë më i vogël. Megjithatë, siç e thashë dhe më lart në këtë shkrim, dua të jem optimist. Kjo mund të duket paksa e çuditshme në këtë situatë, por është dëshira ime. Kur isha në Itali takova mjaft shokë të mi studentë. Në fytyrat e tyre lexohej mërzitja e dyfishuar, të dëshpëruar e të detyruar të jetosh i njohur dhe pa ndonjë ideal që të ruan shpresë. Nuk dua t’u bëj thirrje atyre as që të kthehen e as që të rrinë. Dua t’u kujtoj atyre që janë këtu se nuk e kemi humbur shpresën, as forcën, për të ndryshuar këtë vend që e duam shumë nevojë sot për ndryshim. Asgjë e vjetër nuk mund të rezistojë se rënë, të bëjmë të pamundurën që brezat që do vijnë të ndihen krenarë për origjinën e tyre. Natyrisht që kjo është një detyrë e vështirë, por edhe njerëzore. Prandaj ne që jemi këtu të bëjmë secili atë çka na takon si njerëz, si pjesëtarë të një brezi që aspiron liri dhe demokraci. Koha e luftës dhe e ankthit ka ikur për popujt e qytetëruar dhe askush, cilido qoftë, nuk mund të verë në dyshim qytetërimin tonë. Komunizmi dëshmoi kudo dhe këtu tek ne është në grahmat e fundit. Të mos lejojmë që duke ikur të na shkaktojë tragjedi të tjera, por të mos trembemi më prej tij. Dua t’ju kujtoj këtu fjalë e një njeriu të mençëm, doktor F. Kokut: «Komunizmi nuk duron dot gërvishtje e jo më të heqësh tulla. E ju rinia shqiptare ia keni hequr atij këto tulla. Kjo është mëse e vërtetë. Tani na mbetet që të fabrikojmë tulla të reja e me to të ndërtojmë atë shoqëri që duam të gjithë. Një shoqëri së cilës brezat që do të vinë jo vetëm mos ia heqin tullat, por mbi Ilaçian ende të patharë të atyre që vumë ne, të vënë të tjerët pa mbarmë. Udhëve të Europës Nuk mund t’i harroj kaq shokë të mi studentë. Ata piktorë premtues, ata poetë të rinj, balerinë, ikën duke ëndërruar shumë. Do të vazhdojmë artin dhe, buzëqeshnin në çastet e ndarjes. Por arti i jetës u bë ushqimi i ditës, mbijetesë. Është ende shpejt, por një ditë do ta ndjejmë shumë mungesën e tyre. E djemve dhe vajzave që u hipën vaporrëve me një të shkuar të humbur dhe me një të ardhme të panjohur. U larguan instrumentistë dhe artistë të Teatrit të Operas, humbën pa adresë nëpër Europë futbollistë dhe sportistë të njohur, u zhdukën inxhinierë të rinj, e krahas tyre kaq studentë premtues... Por Shqipëria ka nevojë. Ka nevojë për vrullin dhe entuziazmin, ka nevojë për guximin dhe inteligjencën. Ka nevojë për ata që sollën pluralizmin... BLENDI FEVZIU (Lexoni në numrin e ardhshëm) Mërzitja e parë e shkaktuar nga ftohja e entuziazmit dhe idealeve të tyre shpërthyhen në dhimbjet, la kish lënë vendin mërzitjes që provon në tokë të huaj, ka aq të rezistojë së të ndihen krenarë për ku je i mund të rezistojë së vumë ne, të vënë të tjerët pa mbarim. ARMAND SHKULAKU

DEKLARATË

Sot më datë 5.6.1991, rreth orës 02,30 të mëngjesit, pranë selisë së Degës të Partisë Demokratike Shkodër ndodhi një akt i shëmtuar terrorist. U qëllua me armë zjarri polici i nderit Celi gjatë kohës së shërbimit pranë Selisë së PD dhe tani ndodhet në spital në gjendje shumë të rëndë. Lidhur me këtë, dega e PD Shkodër, deklaron sa më poshtë: Qoftë personi selisë së PD, qoftë në afërsi të saj, nuk ka asgjë që të përbëjë ndonjë farë paqe, kështu aktin në fjalë s’mund ta aludojë për asnjë arsye si tentativë për vjedhje të thjeshtë. Ai është një sulm i ulët me karakter provokues kundër degës së PD; është akt terrorist kundër shtetit tonë, cilin po përpiqemi ta ndërtojmë dhe për të cilin forcat demokratike janë më të interesuarat se kurrë; është krim kundër personit, kundër një biri të thjeshtë të popullit, kundër vlerave tona. Ky akt terrorist shkatërron indin e paqes në thellë si me 16 ... ti. Në këtë situatë krize plot tension e akte dhune, veprimi në fjalë na kujton edhe një herë se sa e paduruar është kjo gjendje, se sa urgjente është nevoja, që kjo gjendje të vihet sa më shpejt në rrugën e shërimit. Ajo është një thirrje për të gjitha forcat politike që të kontribuojnë me të gjitha fuqitë për të ndërtuar sa më parë shtetin juridik, që populli t’i kthehet paqja sociale e qetësia. Në e bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike dhe forcave të tjera demokratike, që të distancohen në mënyrë të prerë nga akte të tilla të shëmtuara terroriste e të tjera të ngjashme me këto si vjedhjet, rrëmbimet, aktet e dhunës etj, që shkaktojnë destabilizim, përçarje, frikë e pasiguri. Në këto momente më shumë se asnjëherë, populli ka nevojë për qetësi. Akte të tilla terroriste, që nuk kanë kurrfarë lidhje me proceset demokratike dhe aq më pak me PD-në, janë e do të jenë në dënueshme nga ana jonë. Dega e PD Shkodër Shkodër 5.6.1991