Përfaqësuesi i popullit të madh amerikan në Shqipëri
Më në fund qytetari shqiptar e ndjeu veten të lirë; pa kostumin qesharak dhe robërues të Lejfenit, jashtë rreshteve dhe togave bolshevike.
U gjend në hapësirën e tij të zgjëluar krejt i lirë krejt i hutuar buku-risë së lirisë. Tas[h]më, në anë gazetë, mandej as në «ZP» nuk botohet më rubrika vdekjeprurëse e lirivrasësve «të mbajmë lart moralin komunist». Gjithkush flet si të dojë, lëvdon kë të dojë. Pilati shqiptar, vrasësi i paqes, i lirisë dhe i Krishtit, u rrëzua. U trëzua prokurusti që e shtrëmbëronte mendjen e shqiptarit në morsën e shtratit të mediokritetit. Shqiptari, ky këmbësor i pafat i fundit të shekullit të 20-të, tani është i lejuar të presë zotin Bejker, këtë kolomb që vjen nga bota e ëngjëjve. Dhe ju zotni Bejker, do të keni fatin të «zbuloni» në kozmosin paqësor të një rëzimit një «planet» të vogël e të çuditshëm, që më kot paskësh qenë i zemëruar deri tash me paqen, që më kot i ka qëndruar kryeneç dhe i vrahdzë lirisë së njeriut. Dhe do të zbuloni gjithashtu, fytyrat shqiptare të cilave u paska hije edhe sharmi i të lumturit.
Shqipëria s’ka lule zoti Bejker, ka vetëm zemër. Brigjet e luleve shqiptare u shkretuan dhe u bënë buqeta të panumërta për ambasadorët e ferrit; për Çuen Lain, për Raul Markon, për fantazmën me emër Zhdanov Amazona, për Kazhmitjah Mihallin, kryetar i një partie të hareshme të «komunizmit polak»... Ata vinin nga bota e djajve të veshur me rrobën e engjëllit. Nga sytë e tyre, si në përralla, dilte mjegull kërpëresh. Dhe në këtë mjegull humbte Shqipëria, e bota as që e shihte Shqipërinë. Nga puhtjet e tyre pomografike me diktatorin, në skenat e turpshme të kongreseve, shkrepënin ca shkëndija cinike që E. Hoxha si një djalosh modern i quajti fanarë. Dhe nën (Vijon në faqen 2)
BUKE E KRIPE E ZEMER SHQIPTARI
Më së fundi, edhe për Shqipërinë dhe shqiptarin e shumëvuajtur po vijnë shpresat e mirëfillta.
Pas dy ditësh në Tiranë do të mbërrijë Sekretari i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, politikani i shquar, zoti Xhejms Bejker. Eshte e tepërt të thuhet se në Tiranë, madje në të gjithë Shqipërinë, ai do të pritet me krah hapët, me përzemërsi, madje me entuziazëm të merituar. Në të gjitha momentet më të rënda, në të gjitha udhëkryqet historike, në të gjitha hallet që ka patur Shqipëria janë me aq halle, kurrë asaj nuk i ka munguar dora e ngrohtë e ndihmës, mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E si mund të harrojë shqiptari qëndrimin vendimtar të burrit të madh të shtetit amerikan, presidentit Uillson që pas Luftës së Parë Botërore shpëtimtar përballë planeve copëtuese që thureshin kundër Shqipërisë. Si mund të harrojë shqiptari strehën e ngrohtë që kanë gjetur dhe vazhdojnë të gjejnë vëllezërit tanë shqiptarë si dhe shoqatat e tyre patriotike në trualin e Shteteve të ... [vijon e prerë në kufirin e poshtëm] ... gosslavinë do të varen nga respektimi i të drejtave më elementare njerëzore, njëlloj si për të gjithë popujt e tjerë të Jugosllavisë, për popullsinë shqiptare në Jugosllavi. Për të gjitha këto ne i themi me plot gojën, Faleminderit Amerikë. Faleminderit Amerikë i themi edhe për pritjen që të përzemërt që kongresmenët, senatorët dhe qeveritarët amerikanë u bënë dy udhëheqësve të Partisë Demokratike të Shqipërisë, dr. Profesor, Sali Berishës dhe Azem Hajdarit. Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, dr. prof. Sali Berisha shkoi dhe foli në Amerikë, mbi të gjitha si shqiptar, në emër të Shqipërisë, kërkoi mbështetjen amerikane për Shqipërinë, kërkoi ndihmë të menjëhershme humanitare amerikane për Shqipërinë, kërkoi mbështetjen amerikane që Shqipëria të përfshihet zyrtarisht në organizmat e Sigurimit Evropian, kërkoi angazhim të kapitalit amerikan në Shqipëri, kërkoi që Shqipërisë t’i hapen dyert në të gjitha organizmat ekonomike dhe politike botërore. E një gjë që të mëkëmbemi. Nuk na vjen turp, se nuk është populli fajtor që Shqipëria është katandisur në këtë pikë. Nuk është populli fajtor që vendi është në prag të urisë dhe katastrofës. Është regjimi i urryer monist, është diktatura e egër 47-vjeçare enveriste, është politika e saj kokëfortë e izolimit të plotë për vendin dhe për popullin dhe e qejfeve dhe luksëve ekstreme për elitën e pakët, që e quan Shqipërinë gjë rën në këtë pikë, gjer në këtë mjerim të turpshëm. Xhejms Bejkeri po vjen në Shqipëri kur diçka ka lëvizur për mirë. Parlamenti i parë pluralist, megjithë rezistencën e for-rtë enveriste, ka arritur të miratojë paketën e ligjeve themelore të standartit human evropian. Mbi të gjitha qëndresa e organizuar punëtore dhe evolu- imi i forcave politike solli lindjen e Qeverisë aktuale të Stabilitetit Kombëtar me përbërjen dhe mbështetjen e të gjitha forcave politike. Partia Demokratike dha në këtë qeveri njerëzit e zot të saj. Frytet nuk ... [vijon e prerë në kufirin e poshtëm] munden të vijnë. Në Shqipëri erdhën Ministri i Jashtëm i Italisë Xhani De Mikelis; Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Hans Ditrich Gensher të cilin diktatura shqiptare e fyu aq rëndë pesë vjet më parë kur Gjermania u tregua aq dashamirë ndaj Shqipërisë. Pritet pranimi i Shqipërisë në organizmat e Sigurimit Evropian. Priten lidhje me Tregun e Përbashkët Evropian. Priten... më shumë ndihma. E mbi të gjitha, pritet të vijë përfaqësuesi i lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sekretari i Departamentit të Shtetit, zoti Xhejms Bejker. Mirëse vini zoti Bejker, bukë e kripë e zemër shqiptari.
Xhejms Bejker në Shqipëri
Xhejms Edison Bejker rrjedh nga një familje e borgjezisë së lartë të Houstonit në Texas. Mbasi mbaroi universitetin në Princeton dhe punoi në një zyrë avokatie për 18 muaj në Hous- ... [teksti i prerë poshtë] ... duhet mbështetur». Për çdo amerikan, problemi më i kapshëm në politikën e jashtme janë marrëdhëniet me BS. Për këtë problem Bejker pati ndihmën e madhe në politikën e perestrojkës të Gorbaçovit të nisur që në kohën e Presidentit Regan. Merita e Bejkerit qe se në kuadrin e procesit të çarmatimit tërhoqi heqjen e raketave me rreze të shkurtër veprimi e kondicionoi me shkurtimin e arsenalit konvencional dhe tërheqjen e një pjese të trupave sovjetike nga Evropa Lindore. Në kuadrin e luftës së gjërë të luftës, kundër drogës një vend të veçantë zë zgjidhja e shpejtë e ushtrake e problemit të Panamasë me kapjen e gjeneralit trafikan[t] Noriega. Problemi më i rëndësishëm për SHBA qe gjendja e vështirë në Lindjen e Mesme që u krijua pas pushtimit të Kuvajtit nga Iraku. Ishte meritë e diplomacisë amerikane dhe natyrisht e Bejkerit në ruajtjen e koalicionit me forcat arabe gjatë çlirimit të Kuvajtit duke mbajtur larg Izraelin nga konflikti. U kërku nga qeveria izraelite, të mos anekso- [teksti i prerë poshtë] aneksoheshin territoret e pushtuara, të ndalohej krijimi i kolonive çifute në to si dhe zgjidhjet në këto territore. Pas tryezës së perdës së hekurt në Evropën Lindore dhe proceseve demokratike në këto vende, SHBA, e cila shquhet për sensibilizim ndaj problemeve të të drejtave të njeriut dhe demokracisë, po jep një ndihmë të madhe në bashkëpunim me TPE për shpëtimin e reformave me anën e ndihmave ekonomike dhe institucionalizimin e demokracisë në kuadrin e KSBE. Me vendosjen e pluralizmit në Shqipëri interesimi i SHBA dhe i diplomacisë së saj u rrit shumë. Pasqyra më e mirë për këtë janë vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet SHBA dhe Shqipërisë si dhe vizita e zotit Bejker në Shqipëri. SOKOL KIKA
SHBA do t’i japin shpejt ndihma Shqipërisë
- Kumton Huper -
Akademikët Rexhep Qosja, Mark Krasniqi, zoti Mahmut Bakalli, Kristo Frashëri historian i shquar nga Tirana, Abdi Baleta sekretar i Forumit për të drejtat e njeriut në Shqipëri, Frrok Çupi kryeredaktor përgjegjës i «RD», nga Tirana, gjatë qëndrimit të tyre në SHBA, këto ditë ishin në Washington ku u pritën në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe në Fondacionin e Lirisë, Kongresit Amerikan, thekson Radio-Kroacia. Në Departamentin Amerikan të Shtetit ata i priti zoti Huper, njëri ndër personat e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe njëkohësisht përgjegjës për çështjet e Evropës Juglindore. Me këtë rast zoti Huper iu garantoi shqipëtarëve lidhur me gjendjen në Kosovë dhe në Shqipëri. Zoti Huper tha se SHBA do t’i japin shpejt ndihmat Shqipërisë, me qëllim që të kalojë këtë situatë të rëndë sociale dhe ekonomike në të cilën gjendet ajo. Lidhur me Kosovën ai theksoi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mbrojtur të drejtat e njeriut të shqiptarëve në Kosovë dhe në Jugosllavi.
Mendimet të zotit Huper se politika e SHBA-së edhe më tutje do të përqëndrohet vetëm në mbrojtjen e të drejtave të njeriut të shqiptarëve, akademiku Rexhep Qosja u përgjigj: «Populli shqiptar i Kosovës pret me tepër prej SHBA-së. Vetëm përmes mbrojtjes së të drejtave të njeriut nuk mbrohet fati ynë i rrezikuar prej Serbisë».
KRYETARI I PARTISË DEMOKRATIKE SALI BERISHA TAKON MINISTRIN E JASHTËM GJERMAN HANS DITRIH GENSHER
Dje, të shtunë, më 15 qershor rreth orës 13.15, në nga sallat e Hotel «Dajti», kryetari i Partisë Demokratike shqiptare Prof. Dr. Sali Berisha, takoi ministrin e jashtëm të Republikës Gjermane, Hans Ditrik Gensher.
Dr. Berisha, pasi i uroi mirëseardhjen mikut gjerman, i tha se vizita e tij e parë dhe ajo zotit Shtraus kanë qenë një rëndësi historike të veçantë, si në marrëdhëniet shqiptaro-gjermane. Përfaqësuesi nga Jugosllavia, si dhe më parë forcat demokratike të Shqipërisë e morën të qartë mesazhin e tyre demokratik, sikundër kanë të qartë rolin dhe misionin e kësaj vizite në këtë periudhë të rëndësishme për zhvillimet demokratike në vendin tonë.
Më tej Dr. Berisha, i tregoi për rolin e opozitës shqiptare dhe veçanërisht të PD-së në zhvillimin demokratik të vendit. Megjithëse opozita shqiptare lind në Shqipëri për një vit e 50 ka në vendet e tjera të Evropës Lindore, pamvarësisht nga vështirësitë e mëdha që ndeshin që në fillimet e saj, ajo pranoi të shkonte në zgjedhjet e 31 Marsit për të shmangur luftën qytetare, që nxitej nga forcat konservatore e reaksionare që donin të frenonin proceset demokratike. Koha vërtetoi që ky vendim i saj ishte i drejtë dhe për popullin shqiptar u kthye në fitore historike, sepse për herë të parë pas 47 vjetësh Shqipëria u bë me një parlament pluralist. (Vijon në faqen 2)
Kolombi që zbuloi Amerikën ishte një armik
- Intervistë e Dritëro Agollit dhënë redaktorit të gazetës sonë, Filip Çakuli -
Pyetja: Si e ke njohur fillimisht Amerikën?
Përgjigje: Që kur isha fëmijë në fshat dëgjoja shpesh prindërit dhe të rriturit e tjerë që çdo gjë të mirë e krahasonin me Amerikën. Edhe kur kërkonim ndonjë gjë që s’na plotësohej dot na thoshin: «Pse, ku jemi këtu, në Amerikë?» Pra Amerika nga prindërit tanë përfytyrohej si vend i pasur, i begatë dhe i lirë dhe me këtë përfytyrim për Amerikën u rritem edhe ne.
Pyetje: - Po ti, sapo Amerikën u shndërrua në një gogol që nuk na la rehat...
Përgjigje: - Ajo e vërteta s’na ka rënë kaq shumë në qafë, sa ç’e batërdisa në. Te Amerika shikonim jo vetëm djallin e verëdhe po edhe dreqin me të birin, armikun e betuar të popullit tonë. Enveri me librat e fjalimet e tij po na mbushte mendjen se Amerika nuk ishte vetëm armikën u rritem edhe ne.
Pyetje: - nuk na la rehat...
Përgjigje: - armiku ynë, por i gjithë popujve të botës, prandaj duhej ta luftonim atë bashkë e veç e veç për mos i lënë nam e nishan. Shyqyr që e sulmuam vetëm me fjalë, se po t’i kishte shkrepuar në mendje Enverit ta sulmonim e ushatarakisht, njerëzit Amerika e shkretë ç’do të hiqte!
Pyetje: - Pse e kishte kaq inat Enver Hoxha Amerikën? (Vijon në faqen 2)
Pse e presim me shpresa zotin Bejker
- Mendime të Prof. Stefanac Pollos, Prof. Shaban Demirajt, Azem Hajdarit, anëtar i Komisionit Drejtues të PD, në prag të vizitës së Z. Xhejms Bejker në vendin tonë dhënë gazetarit Mehëll Tanushi.
- Ardhja e z. Bejker në vendin tonë është padyshim ngjarja më e rëndësishme në historinë e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA e cilat ngjallin shpresa të mëdha për popullin tonë. Si vlerësoni ju këtë vizitë?
STEFANAQ POLLO: - Fuqia më e madhe botërore me tradita të shkëlqyera demokratike, dërgon në vendin tonë emisarın e saj me një mesazh miqësie e bashkëpunimi. E përshëndesim këtë hap historik dhe shpresojmë me këtë rast falenderimin tonë të thellë. E konsiderojmë këtë vizitë si një vlerësim të lartë të demokracisë sonë pluraliste. Jemi të sigurtë se ajo do të shërbejë për të zhblluar e forcuar marrëdhëniet e popullit tonë të vogël me kombin e madh amerikan, i cili ka gëzuar e gëzon respektin e madh të njerëzve tanë. Është për të vërtetë një fat i lumtur për shqiptarët të cilëve u krijohet mundësia të miqësohen me vendin që i ka dhënë aq shumë qytetërimit botëror, me vendin që është atdheu i dytë i gjysmëmilioni bashkëatdhetarëve tanë, të cilët ruajnë të gjallë mallin (Vijon në faqen 3)
son që pas Luftës së Parë Botërore ishte shpëtimtar përballë planeve copëtuese që thurreshin si dhe shoqatat e tyre patriotike në truallin e Shteteve të Bashkuara: si mund t’i harrojë më e ato ndihma të aleatëve dhe posaçërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë Luftës Çlirimtare, si mund të harrojmë ne ndihmat aq humanitare të UNRA-s. Veç kësaj, si mund të mos kemi parasysh faktin që megjithë anatemat komuniste kundër Amerikës, Amerika u tregua aq zemërgjerë dhe ishte nga të paktët ndër parlament dhe qeveritë botërore që mbështeti fuqimisht respektimin e të gjitha të drejtave të popullit shqiptar të Kosovës. Madje përfaqësuesi amerikan ishte i vetmi zyrtar që bëri deklaratën e prerë se marrëdhëniet me Jugosllavinë kapitalit amerikan në Shqipëri, kërkoi që Shqipëria botërore. E për të gjitha këto kërkesa u gjet jo vetëm mirëkuptimi, por u gjet përkrahja dhe angazhimi i plotë i Kongresit, Senatit dhe i Qeverisë Amerikane ashtu siç u gjet edhe mbështetja e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ka dhënë aq ndihmesë në të gjithë këtë qëndrim.
Vizita e tanishme e zotit Xhejms Bejker në Tiranë është konfirmimi më i plotë i krejt dashamirësisë amerikane ndaj Shqipërisë, i gatishmërisë së saj për të na shtrirë dorën e për të na ndihmuar që të mëkëmbemi.
Po, nuk na vjen turp ta themi, kemi nevojë të ndihmohemi
WELLCOME Mr. BAKER - MIRESEVINI z. BEJKER!