03/07/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

3 korrik 1991

NË GJURMËT E SKANDALIT FINANCIAR TË VITIT

Pas botimit të lajmit sensacional për humbjen pa mishan të «200 milionë dollarëve» organet shtetërore janë vënë në lëvizje. Njëherazi, janë krijuar tre grupe kontrolli për të zbuluar të vërtetën. Grupi i Bankës së Përgjithshme, i Ministrisë së Financave dhe i Drejtorisë së Përgjithshme të Hetuesisë. Urojmë që këto kontrolle të nxjerrin përgjegjësinë sa më shpejt dhe mos ta futin zgjidhjen e një çështjeje financiare në kalendat greke. Populli ka nevojë të dalë në shesh e vërteta dhe nuk pajtohet me deklaratat bajate të stilit enverist të bëra nga zoti Niko Gyzyari. Redaksia e gazetës nga burime të mirëinformuara ka marrë kë- [teksti vijon jashtë kuadrit] Të informatë: Dhimtër Gazhga jeton në Greqi. Jo vetëm gëzon shëndet të plotë, por shpenzon si të ishte korte i vërtetë në hotelet dhe restorantet më luksoze të Greqisë. Brenda rregullave ndërkombëtare, duke qenë se kemi të bëjmë me skandal financiar, do të ishte në interes të vendit dhe të ekonomisë që zotëria e tij Dhimitër Gazhga si ish «Ylli» i bankës shqiptare dhe beniamin i ish kryeministrit etj., etj., të kthehej në Tiranë. VEZHGUESI

BEJKERI, STALINVERI DHE POPULLI SHQIPTAR

«Qënka e vërtetë se vdekjes nuk i iket dhe as hyjnitë prej saj nuk të shpëtojnë, sado të dacin, kur e ardhka çasti i fundit». Askush nuk mund ta mohojë se mes ish-individëve të pafund të ish-PPSH-së ka patur shumë njerëz të ndershëm e tragjikë, në pafuqinë e tyre për t’iu kundërvënë maskarës kombëtare puniste. Ishte edhe presioni i këtij grupimi jo të vogël, si dhe i atyre intelektualëve që i flakën hapur teserat e PP-së, që çoi në krijimin e «Kullës së babilonit», krijimin e Partisë Socialiste. Por Perëndia e Kuqe, jo nga raca, por nga kanibalizmi, Perëndia Envero-Staliniste, ua ngatërrroi prapë gjuhën socialistëve. Shkak shërbeu vizita e zotit Bejker në Shqipëri. Pa u zhdukur gjurmët e avionit të mikut të nde-rur nga SHBA-ja, tempulli i demokracisë botërore, turpë skandaloze dolën nga gjiri i PS-së. Anonimet profesioniste (si mafioze me qirape në kokë), pa emër e të fshehur nën turma kolektivësh revolucionarë-vigjilentë-nuhatus i përmendën mikut vlerën e peshqeshit (duke demonstruar se i njohin mirë ca zakone të jetës primitive, kur, në fund të dasmës, mikut ia vinjin peshqeshin përpara, në sofrë, në sy të të gjithëve!) dhe i kërkuan prof. dr. Sali Berishës një si llogari «tërthore» se kush na e ka ft uar zotin Bejker në Shqipërinë e tyre. S’mjaftoi kaq. Nga bunkerët e Jugut, ish-komitetet e PPSH-së, krisi lajmi se selia e PD-së u dogj në Tiranë nga «zemërimi popullor, megjithse Bejkeri s’na ndihmoi», kurse një tjetër lider i të PD-së, dr. Gramoz Pashkos, iu kujtua (pavarësisht se ai tani është në gjendje të ngrirë me vendim Parlamentari si anë-këshilluan mos qendronte kokëulur në një konferencë pa pajeke, megë dikej botesisht se s’kishte qenë nazist: ç’më duhet mua turpi i të tjerëve, unë kam turpin tim, se jam i një populli me ta!... Vizita e zotit Bejker në Shqipëri shënoi vdekjen e Stalinverit dhe hapjen e horizontit evropian për ne. Kjo është ndër të rrallat vizita heroike që kryejnë një vrasje e s’quhen kriminale dhe që s’dnejinë nevojën e stazhonimit kohor për t’ua kuptuar vlerën reale. Ata që e përgjuan statisitin e madh ishin anonimë, ata që e respektuan kanë emër. Më mirë kështu! TEODOR KEKO KUIT TU NGELE NE... DERE... (Fotomontazh nga Artur Loka) Të na rroni edhe njëqind vjet, shoku Stalin! - Njëqind? - tha ai me të qeshur, duke mbyllur pakëz sytë. Pak jan; Në Gjeorgji kemi pleq që janë 145 vjeç dhe rrojnë akoma. - Edhe njëqind, shoku Stalin, kështu uron populli ynë, edhe njëqind mbi moshën që keni! - i thashë. - Tak harasho! - tha gjysmë humor. - Kështu është mirë, jam dakort. - Qeshëm. (O zot, do të ishte akoma gjallë), (Nga libri «Me Stalinin» të E. Hoxhës)

Takim i ngrohtë i banorëve të Gjirokastrës me Dr. Profesor Sali Berishën

Afro 2000 banorë të qytetit të Gjirokastrës mbushën ditën e premte shkallët e pallatit të sporteve për t’u takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Dr. Prof. Sali Berisha. Në këtë takim Gjirokastra i bëri një pritje të denjë e entuziaste liderit të Partisë. Pasi vlerësoi lart traditën demokratike të popullit të Gjirokastrës, Dr. Prof. Sali Berisha theksoi se sot qëndrimi ndaj Enver Hoxhës është qëndrimi ndaj diktaturës. Enver Hoxha ishte mik i Stalinit. Ai shkruante libra për Stalinin në një kohë kur në Bashkimin Sovjetik dhe në të gjithë botën ishin zbuluar dhe dënoheshin krimet monstruoze të Stalinit dhe regjimit stalinist. Enver Hoxha gjatë dekadave të gjata të regjimit të tij të urryer diktatorial, bëri të gjitha përpjekjet që në Shqipëri të vendosë po atë stalinizëm i stepave të Rusisë. Kjo është një tjetër arsye që nuk mund të ketë progres, liri dhe demokraci në Shqipëri pa deriuar Enverin, enverizmin dhe rrezqet e tyre ende toksike. Duke folur për qëndrimin e Pa- [teksti vijon jashtë kuadrit] me të informatë: Të sekretarit të shtetit të SHBA, Xhejms Bejker në Shqipëri. Vizita e Bejkerit, tha udhëheqësi i Partisë Demokratike, ishte një vizitë politike që i hap edhe më shumë rrugën Shqipërisë për t’u inkuadruar në të gjitha organizmat ekonomikë dhe politikë ndërkombëtarë. Në të njëjtën kohë ajo bëhet një nxitje e mëtejshme për procesin demokratik në Shqipëri. Vetë fakti i ardhjes së Bejkerit është shprehje e besimit të SHBA ndaj proceseve demokratike në Shqipëri si dhe ndaj Partisë Demokratike e rolit të saj për ta çuar përpara e për të vendosur demokracinë në Shqipëri, se procesi demokratik në Shqipëri do të ecë më tej. Një numër pjesëmarrësish të këtij mitingu shprehën zemërimin e tyre për qëndrimin e hapët enverist që ka mbajtur dhe mban radio Gjirokastra. Është koha sot më shumë se kurrë tha Dr. Prof. Sali Berisha që intelektualët dhe në radhë të parë gazetarët të prononcohen për demokracinë, për progresin e Shqipërisë. Qëndrimet që bien ndesh me aspirata demok- [teksti vijon jashtë kuadrit] … ai stabilizëm i stepeve të ketë progres, liri dhe demokraci në Shqipëri pa derivuar Enverin, enverizmin dhe rreziqet e tyre ende toksike. Duke folur për qëndrimin e Partisë Demokratike ndaj tokës dhe fshatit, lideri i saj deklaroi se toka do t’i jepet në pronësi fshatarit. Njëherësh do të tregohen i gjithë kujdesi që specialistët e bujqësisë të kooperativave të mos hidhen në rrugë. Atyre t’u krijohen të gjitha mundësitë që të kenë një fermë model bujqësore. Dr. Prof. Sali Berisha foli gjithashtu për vizitën e suksesshme… … një dosje për drejtuesit e shtetit, për deputetët apo personalitete të tjera të jetës politike në mënyrë që në drejtim të shtetit të zgjedh dimë njerëzit më të pastër e që të mos kemi mbi ta asnjë pikë dyshimi. Duke ndjekur një politikë të pajtimit kombëtar, Partia Demokratike synon që të mos lejohen kurse si lufta e gjakderdhme e klasave, që i kushtoi aq shumë shqiptarët dhe Shqipërisë, të zëvendësohet me një luftë të re klasore. … nverist aspirata demokratike të popullit ky popull nuk t’i fal kurrë, aq më tepër tani. Gjatë rrugës për në Gjirokastër, Dr. Prof. Sali Berisha pati në Tepelenë një takim me aktivistë dhe anëtarë të kryesisë së Partisë Demokratike për Tepelenën. Korresp. i RD-së

K [shenjë/tekst i paqartë në foto]

Ndi zen qirin për 2 korrikun

Dje në mbrëmje Tirana përkujtoi me dhimbje bijtë e bijat e saj, që regjimi monist enverian i detyroi më 2 korrik të vitit të kaluar, të lin in vatrat amtare, prindërit e njerëzit e tyre më të afërt për të gjetur shpëtim në ambasadat e huaja, në vende të tjera. Mbi 5 mijë prej tyre ia arritën këtij qëllimi, por dhjetra të tjerë u masakruan burgjeve dhe u varrosën të vdekur apo për së gjalli. Për të përkujtuar viktimat e diktaturës enveriane në sheshin «Skënderbej», të rinj kryeqytetas me urdhër të zemrave të tyre ndezën qirinj. Qirinj u ndezën edhe në të gjitha familjet e refugjatëve në Tiranë e qytete të tjera të vendit.

ËSHTË PËR TË ARDHUR KEQ ZOTI PRESIDENT!

Në Kukës presidenti Ramiz Alia e ngarkoi gazetën «Rilindja Demokratike» me përgjegjësinë për «akuzë të papërmbajtshme», për shpifje e një trillim fund e krye. Kot u mundua presidenti të ankonte deri në Kukës për të bërë deklaratat e mësipërme. Mund t’i kishte bërë ato edhe në Tiranë, ose gjithkët më afër. Kjo, sigurisht është e drejtë e tij. Por nuk mund të mos vërejmë vetëm pakënaqësi kësaj, e vërtetë që presidenti kërkon të implikojë këtë Kuvendin Popullor e vetë qëndrimet, sipas një stili të njohur demode, një propagandë. Neni një i demokracisë është pluralizmi, ballafaqimi i ndershëm i mendimeve, pavarësisht nga hierarkia e komplekse të tjerave. Presidenti, që është reklamuar si «flamurtar» i partisë «flamurtare të demokracisë», u përpoq të bëjë të flasin të tjerët për të. Ai kërkoi që vallen e tij ta hidhnin të tjerët. Se pari duhet të kujtojmë se në artikullin e botuar në «Rilindja Demokratike» nuk ka asnjë akuzë direkte, as shpifje e as trillime të papërmbajtshme për presidentin. Ai nuk cilësohet në këtë artikull as si vrasës, as si autor direkt i masakrës së Shkodrës. Për një akuzë të tillë do të duheshin prova direkte. Ato mund të gjenden, fshihen, pavarësisht se mohojnë lidhje. Por, kur pohohet se masakra e Shkodrës ishte akti i parë 1 parë 4 presidenti», kjo nuk don të thotë gjithashtu se «as afër as larg, as direkt as indirekt, Presidenti nuk ka lidhje, pra nuk ka të bëjë fare me ngjarjen e Shkodrës». Një pohim i tillë absolut presidenti, që kalon në ekstrem, e nxjerr atë jashtë çdo përgjegjësie të çdo natyre qoftë. Realist, zoti Alia, për një masakër të tillë të kryer nga mafia politike në pushtet, në shtetin kryetar i të cilit është ai, nuk mund të jetë jashtë çdo përgjegjësie, sado pak morale. Masakra e kryer më 2 prill në Shkodër ishte një atentat brutal i veshur kundër demokracisë, ishte një terrorizëm i hapur shtetëror aparat shteror të dhunës ndaj cilit presidenti ka të drejtën e ushtrimit të pushtetit të tij. Pra, ai nuk mund të jetë krejt i përgjegjshëm për tragjedinë e Shkodrës, për zinë kombëtare që mbuloi vendin si pasojë e saj. Presidenti ynë, zoti Alia, paraqitet krejt i paditur, mohon çdo lidhje midis tij dhe vrasjeve të pabesa e barbarë që u kryen në Shkodër më 2 prill. Ky është një qëndrim i njohur, që ai ka ushtruar edhe më parë. Le të mos shkojmë shumë larg. Presidenti Alia, as për ngjarjet tronditëse të 2 korrikut të vitit të kaluar, përpara ambasadave nuk din gjë. As për eksodin masiv nga dyert e tyre dhe nga kufijtë tanë tokësorë, detari e ajror asgjë. As… BASlKIM TRENOVA (Vijon në faqen 2)

Lidhjes Demokratike, të gjithë popullit të Kosovës

Me rastin e 2 korrikut ditës historike për popullin e Kosovës dhe për çdo shqiptar, Partia Demokratike e Shqipërisë duke shprehur vullnetin e të gjithë demokratëve patriotë shqiptarë ju përshëndet. Dita e 2 korrikut kur populli i Kosovës, përmes përfaqësuesve të zgjedhur lirshëm prej tij, e shpalli Kosovën Republikë, është burim frymëzimi e kurajoje për çdo shqiptar për të luftuar për zgjidhjen e çështjes sonë të shenjtë kombëtare, për t’i dhënë fund robërisë e për gjyqësmon pushtimit të egër të Kosovës nga shovinistët serbë, për t’i dhënë fund terrorit shovinist milosheviçian, për të arritur që vëllezërit tanë në Kosovë dhe Kosova të gëzojnë të gjitha të drejtat njëlloj si Republikat e tjera të Jugosllavisë, për të arritur shërbimin më në fund të barrierave që pengojnë kontaktin aq të natyrshëm njerëzor midis shqiptarëve në të dyja anët e njëjtit trung shqiptar. Vëllezër dhe motra, pranë do na keni gjithmonë, gjithmonë përkrah jush në mbrojtje të çështjes së madhe e të drejtë, në mbrojtje të lirisë, dinjitetit, nderit të çdo kosovari të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve që jetojnë në çdo vis të Jugosllavisë. Duke luftuar në Shqipëri për shkatërrimin përfundimtar të stalinizmit, përfundimisht…

KUIT TU NGELE NE... DERE... Fotomontazh nga Artur Loka

Qëndrimi ndaj Enver Hoxhës, qëndrim ndaj diktaturës

… ka fituar PD-së u dogj në Tiranë nga «zemërimi popullor», megj? Bejkeri s’na ndihmoi, kurse një tjetër lideri tani është në gjendje të ngrirë me vendim Parlamentar si anëtar partie) ÇEKU I BARDHË i premtuar. Është për të ardhur keq që Perëndia e Kuqe u ringrit për t’ua ngatërruar gjuhët socialistëve e për t’iu klithur: Ç’është ky Bejker? Ku e kini vizitën miqësore të Baba Stalinverit?… Por, dhëntë mëma natyrë, Perëndia s’ia bëri dot lëmsh gjuhët popullit shqiptar (si dikur!). Ky popull e kuptoi më qartë se çdo anti-kalemxhi, anti-orator anti-mbledhje se ÇEKU I BARDHË I SHBA-së për Shqipërinë është dita jeshile që iu hap vendit tonë fill pas prononcimit të zotit Bejker për ta futur popullin e uritur, e rreckosur, e gjakosur shqiptar në Evropën e lulëzuar. Kjo shkallë e lartë intelektuale e derdhi popullin shqiptar si det në rrugët e Tiranës demokratike për të pritur mikun e nderuar. Kjo shkallë e lartë intelektuale e përmbyti këtë popull të vrazhdësuar prej sasive e mijëzorëve të qajë si një nënë pasi lind fëmijën. Vizita e zotit Bejker shënoi një lindje madhështore për popullin shqiptar: triumfin e demokracisë! Kjo e tmerron Stalinverin malin. I ndodhur para gjyqit popullor, ky monstrë me dy koka e pa asnjë zemër, ndjeu se vizita e zotit Bejker do t’ia merrte përfundimisht jetën perverse, sepse spektri magjik amerikan i përparimit shoqëror nuk e prek dhe nuk lejon që Stalinveri ta zëvendësojë pushtetin gjakatar politik me pushtetin ekonomik, siç bëjnë ca shoqërizka «zemërflori». Pas kësaj fushate të turpshme kundër zotit Bejker dhe liderëve të shquar të PD-së, më ngushtë vetëm një fakt: që Stalinveri nuk është shqiptar! Kjo më shqetëson shpirtin e nuk më lejon të përfitoj thënien pikëlluese të Brehtit kur e

KRONIKE

Ditën e dielë në qytetin e Peshkopisë u organizua një aktiv me veprimtarët dhe drejtuesit e Partisë Demokratike në rrethin e Dibrës. Nga raportet më mbajtën drejtuesit e degës për Dibrën, Safet Gjylani dhe Gjurush Mati si dhe nga diskutimet doli qartë se aktualisht Partia Demokratike është bërë forca kryesore politike në Dibër. Gjerg tani në këtë rreth janë paisur me tesera anëtarësie afro 4000 vetë dhe po vazhdon puna. Po kështu një shtrirje të madhe ka marrë Partia Demokratike në fshat. Aktualisht nga 208 fshatra të rrethit të Dibrës, vetëm 15 nuk janë krijuar ende seksione të Partisë Demokratike po edhe në këto 15, në shumicën, janë krijuar bërthama të Partisë. Praktikisht sot në rrethin e Dibrës asnjë problem nuk mund të zgjidhet pa pjesëmarrjen dhe angazhimin e Partisë Demokratike. Në aktiv u ngritën mjaft probleme dhe shqetësime. Të deleguarit e kryesisë Azem Hajdari dhe Napoleon Roshi u folën pjesëmarrësve në aktiv në mënyrë të veçantë për ligjin e ri të tokës, që me insistimin e Partisë Demokratike dhe të deputetëve të saj do të miratohet shumë shpejt në Parlament. U shpjegua se brenda një periudhe tepër të shkurtër nuk mund të zgjidhen të gjitha ato padrejtësi, rrënime dhe grabitje që i janë bërë fshatit nga regjimi 47 vjeçar monist. Por ne aktiv dolën një fakt majft kuptimplotë - aty ku Partia Demokratike është më e fortë në fshat, problemet që kanë patur fshatarët për ndarjen e tokës janë zgjidhur me drejtësi duke lë… (Vijon në faqen 2)