Pak ditë më parë në një artikull kritikonim «ADA» për një varg gjërash, ndër të cilat kryesore ishte lidhja e dyshimtë me «bosët e kuq». Përfaqësuesit e «ADA»-s na erdhën në zyrë.
Diskutuam. Disa i pranuan, premtoi të rregullonte të tjera, ndonjë gjë ishte e pasaktë por kur ne kërkuam shpjegime pse kjo firmë nuk sjell asnjë ushqim për të tregtuar, ai na vuri përpara një faks me tre pika. Në pikën e parë thuhej se prej 29 qershorit në portin e Durrësit është duke u shkarkuar një anije me pula. Në vend të 700 tonëve në ditë, që duhet të shkarkohen sipas kontratës, aktualisht shkarkohen vetëm 104 ton. Humbjet do të jenë shumë të mëdha, sidomos në këtë kohë. Në pikën e dytë thuhej se një anije e ngarkuar me miell, pasi priti 9 ditë për të hyrë në port ende po pret që të shkarkohet. Në pikën e tretë thuhej, se me gjithë ardhja e menjëhershme me një anije të ngarkuar me qumësht pluhur, lutemi të mirën të gjitha masat për të shmangur këto probleme. E ç’mund t’i thoja unë përfaqësuesit të firmës «ADA» kur më vuri përpara pengesa të tilla në një kohë që fëmijëve tanë po u thahet buza për një pikë qumësht. Më të vërtetë, ç’po ndodh kështu me ne? Çfarë lloj pune bëjnë firmat e tyre janë të bllokut. Mbi të gjitha sheh që thuajse asnjë dyqan nuk është hapur. Është faji i firmës, apo mos është faji i burokracisë tonë? Për çdo gjë që do të shohim ne nuk shkon, ne do të godasim. Por - para se të godasim të kemi fakte. Po qe se do të godasim çdo veprim që bëjnë këtu firmat e huaja, atëherë ka rrezik të paralizojmë jetën ekonomike të vendit, ka rrezik të frikësojmë investitorët e huaj dhe populli do të rrijë e të presë më kot që të shohë ditë më të mira. E këtu kërkohet që të veprojë qeveria e stabilitetit kombëtar. Do të donim më shumë veprim. Nëse qeverisë dhe përfaqësuesve të saj u mbushet mendja se veprimtaria e kësaj apo asaj firme të huaj është në përputhje me çdo normë ndërkombëtare dhe nuk shkel interesat e shtresave të Shqipërisë dhe shqiptarët, atëherë t’i vërë gjoksin dhe të mos lejojë forca të çfarëdoshme t’u krijojnë pengesa në çdo hap. Ne si gazetë e Partisë Demokratike do të mbështesim veprimtarinë afariste të vendit dhe të huaj, e njëhershë, do të ngrejmë zërin ndaj gjithçkaje që do të cenojë interesat e vendit. Njëherësh dhe të pranojmë të botojmë në gazetë edhe reklama për veprimtarinë e këtyre firmave, siç bën i gjithë shtypi botëror, në bazë të kontratave të rekl... rregullta. Secili, kudo që është duhet të japë ndihmesën e vet që të kalojmë nga fjalët në vepra. Populli kërkon ta prekë me dorë angazhimin e kapitalit të huaj. Por, që të arrijmë ta prekim, duhet të paralizojmë burokracinë, tërë ato forca që pengojnë veprimtarinë investuese dhe afariste të firmave të huaja, vetëm e vetëm që të shtojnë destabilizimin në Shqipëri, të ngjallin kështu edhe njëherë iluzione për kohët e bukura të diktaturës njerëzore enveriane. Prandaj i bëjmë edhe njëherë thirrje Qeverisë dhe ministrave të saj të veprojnë, të shpëtojnë me krijimin e pushtetit pluralist lokal, pa të cilin asgjë nuk mund të bëhet.
- E ç’mund t’i thoja une buza për një pikë qumësht.
Me të vërtetë, ç’po ndodh kështu me ne? Çfarë lloj loje po luhet në kurriz të këtij populli? Kush janë këto forca që po na fusin Shqipërinë nën rrota në çdo hap?
Në shtyp janë botuar një varg artikujsh për veprimtaritë, edhe të dyshimta, të firmave të huaja. Të tjerë artikuj të tillë do të ketë. Sepse me të vërtetë duhet të kemi mendjen që të mos lejojmë ta shesin Shqipërinë. Të kemi mendjen që të mos lejojmë «bosët e kuq» të marrin në dorë krejt pushtetin ekonomik. Të kemi mendjen sepse shkon në firmën «Iliria Holding» dhe pyetja e parë që i bëjnë atij që kërkon punë është: A je atdhetar me pushtetin? (nënteskti, nuk na duhen disidentë). Shkon në këtë firmë dhe ndër shoferët sheh se një pjesë e madhe janë të Drejtorisë së Pyjeve, nëpunësit dhe mbiemrat
gjithë «masat» për të shmangur këto probleme. asgjë nuk mund të bëhet.
Gjyqi politik fillon së shpejti. Kush janë kriminelët?
Vrasjet politike të realizuara në Shkodër ditën e 2 Prillit, vetëm 20 orë pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri, ishin një dhunë e forcave kriminale ndaj popullsisë paqësore.
Vrasjet politike të realizuara në Shkodër ditën e 2 Prillit, vetëm 20 orë pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri, ishin një dhunë e forcave kriminale ndaj popullsisë paqësore e cila kishte dalë për të protestuar paqësisht për dorëheqjen e PP-së, që e ka humbur të drejtën morale për të udhëhequr jetën politike, ekonomike e sociale të popullit për shkak të zbatimit të një politike antikombëtare të vetizolimit e të kultit të individit, e cila e çoi popullin shqiptar në prag të një katastrofe të vërtetë. Ky terror shëtitur ishte parapërgatitur në një nga majat e piramidës enveriste. Rezultatet e masakrës, tashmë dihen. Terroristët shkaktuan një reprezalje a të madhe ndaj popullsisë së pafajshme me sa pasojat shqetësuan më të drejtë opinionin vendas e ndërkombëtar. Që ditën e parë të autorët e krimit filluan keqinformimin e opinionit vendas e atij ndërkombëtar duke shtrembëruar qëllimisht të vërtetën. Mënyra e MPB hidhet në akuzë ndaj popullit të Shkodrës që fshehë dorën e kriminelit dhe në këtë mënyrë t’u sigurojë kriminelëve mundësinë e humbjes së gjurmëve të krimit, ç’... që fajn ua hidhnin të tjerëve. Jo rastësisht, të nesërmen e asaj dite, në një konferencë shtypi sekretari i parë i Komitetit të PP të Tiranës Robert Koli. deklaron se turma në Shkodër i priu Azem Hajdari. Të njëjtin lajm, po ato ditë, e jep edhe Radio Beogradi. Siç duket terroristët ishin përgatitur me kujdes duke pasur edhe besim se pas fillimit të skenarit ato nuk do ta kishin të vështirë të siguronin urdhërin mbi përdorimin e armëve edhe nga Këshilli Presidencial, Ish-ministri i Punëve të Brendshme Gramoz Ruçi në parlament pohoi se në kohën e masakrës kishte qenë në Këshillin Presidencial.
Kamza u gdhi e përgjakur
Kamza si tërë populli ka probleme shqetësuese punën, strehimin, ujin e pijshëm etj. por, kur janë ballë për ballë me pasigurinë njerëzit harrojnë edhe hallet e shqetësimet e shumta që kanë në këtë kohë amullie.
Kamza si tërë populli ka probleme shqetësuese punën, strehimin, ujin e pijshëm etj. por, kur janë ballë për ballë me pasigurinë njerëzit harrojnë edhe hallet e shqetësimet e shumta që kanë në këtë kohë amullie që ka mbështjellë tërë trupin e atdheut shend e nder. Në fjalorin e gjuhës sonë vështirë të gjendet fjalë me peshën më të rëndë se PASIGURI. Ajo ka filluar t’i ndjekë njerëzit ngado, si një hije e zezë. Asaj as nuk ke si t’i ruhesh. Në të vërtetë një lloj drame e tmerrshme prej kohësh po luhet në kurriz të popullit. Se ç’forca janë të interesuara për të vazhduar lojën e kësaj drame, akoma nuk dihet, por një gjë ama dihet mirë. Dora vrastare që po këput jetë 18-20 vjeçarësh akoma po fshihet fort mirë.
Ja, 17 vjeç ishte Kastriot Çollaku dhe 22 vjeç Ylber Çenmurati që u vranë nga patrullat e policisë në fshatin Laknas, në mëngjesin e 14 korrikut. Akoma më të njomë ishin edhe shokët e tyre, Luan Hyka, Fluturim Qamo, e Agron Peza që u plagosën. Atë ditë Kamza u gdhi e përgjakur.
Ja ç’tregojnë dëshmitarët e ngjarjes:
Lulzim Lipe: Ishim 7 veta në një kasolle duke u kthyer nga Laknasi për në Kamëz. Një i afërmi ynë martonte djalin, ndaj bëmë aheng deri në orën 2.30 të natës. Me që s’kishim ngrënë, darkë akoma, i zoti i shtëpisë na dha pak bukë për ta ngrënë rrugës.
Fluturim Qamo: Duke ecur në afërsi të urës së Laknasit, ndëndërkohë që po hanim bukë, shohim thellë në errësirë një polic e dy c'vila. Polici ngriti armën e qëlloi 3 herë në ajër e 3 herë në drejtimin tonë. Kali i trembur filloi të vrapojë më shumë. Disa policë të tjerë qëllonin pa pushim mbi ne. Një plumb e kapi Kastrionin në kokë dhe ai ra i vdekur në këmbët tona. Në gojë kishte akoma kafshatën e bukës.
Agron Peza: Breshëria e plumbave godet kalin, këput zinxhirin dhe shpon gomat e karrocës, e pastaj drejtë e në gjoksin e Ylberit. Edhe ai ra i vdekur në duart tona. Ndërkohë afrohet një polic dhe u thërret shokëve të tij: «Akoma s’i kemi vrarë të gjithë!» Dhe mbush automatikun e qëllon.
Saimir Rezi: Akoma s’po kuptonim se ç’po ndodhte me ne. Të ndjekur nga fishkëllima e plumbave ia dhamë vrapit drejt Valiasit, ku u fshehëm në një arë me misër. Na u plagosën edhe 3 shokë të tjerë. Nga 7 veta, vetëm dy shpëtuam të papërgjakur.
Ilirjan Qosja: Në mëngjes vendin e ngjarjes panë 6 policë të mbledhin gëzhojat dhe zhduknin gjurmët e gjakut. (Ndoshta përpiqeshin të zhduknin gjurmët e krimit). Njohja Lefter Gjonin, Ramazan Durrësin dhe Sami Zonen...
Për të mësuar diçka më shumë për këtë ngjarje thuhej edhe në rajonin e policisë. Shefi Lavdosh Isaraj na tregoi vetëm se kishin nxjerrë dy patrulla në atë zonë se kishin të dhëna që bëheshin vjedhje. 6 policët pjesëmarrës në ngjarje ishin ndaluar nga hetuesia...
Këto ishin të dhënat e dëshmitarëve që përcjelluan një vrasje të pamotivuar dhe krejtësisht «e parandaluashme, rrethanat e së cilës sigurisht do t’i sqarojë drejtësia. Deklarata e Ministrisë së Rendit Publik, që çuditërisht nuk është botuar në asnjë nga organet e shtypit, nuk sqaron qartë rrethanat e vrasjes, çka pritej nga opinioni publik. Duket se është bërë vetëm për t’ju kundërvënë Deklaratës së Partisë Demokratike e cila dënon krimin dhe u kërkon forcave të rendit që të dënojnë dhe të nxjerrin jashtë radhëve të tyre të gjithë ata elemente që me veprimet e tyre ushqejnë strategjinë e terrorit, pasigurisë dhe kërkojnë të ngjallin iluzione e nostalgji për kohën e diktaturës. Partia Demokratike nënvizon në asnjë rrethanë këta elementë destabilizues me pjesën dërrmuese të policisë, prej së cilës populli kërkon dhe pret që të zbatojë me përpikmëri ligjet dhe rregullat në fuqi.
U largua nga vendi ynë Dr. Ibrahim Rugova
Të hënën pasdite, u largua nga vendi ynë delegacioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i kryesuar nga Dr. Ibrahim Rugova, ku bënin pjesë edhe Bujar Bukoshi, sekretar i kësaj Lidhjeje. Me ftesë të Partisë Demokratike të Shqipërisë delegacioni bëri një vizitë në vendin tonë.
Gjatë bisedimeve që u zhvilluan midis të dy partive u analizua gjendja politike në Shqipëri, Kosovë dhe Jugosllavi. Bisedimet kaluan në një atmosferë të mirëkuptimit vëllazëror. Të dy palët ranë dakord se gjendja në Kosovë është tepër e rëndë dhe e kërcënuar dhe se kriza në Jugosllavi nuk mund të zgjidhet pa pjesëmarrjen me të drejta të plota dhe të barabarta të Republikës së Kosovës në të gjithë dialogun për ndarjen e Jugosllavisë. Të dy palët ranë dakord që të mbajnë kontakte të vazhdueshme dhe të shtojnë bashkëpunimin midis të dy partive.
Në aerport Ibrahim Rugova u përcoll nga kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Prof. Dr. Sali Berisha, sekretari i Këshaj partie Eduard Selami si dhe zotërinjtë Neritan Ceka e Shahin Kadareja.
TOKA DHE DY SKANDALE
Në Kuvendin Popullor
Punimet e Kuvendit Popullor sikur po bllokohen. Për dy ditë u diskutua në grupe për tokën. Qëndrimi i deputetëve të Partisë Demokratike është i qartë. Pa privatizimin e tokës, duke bllokuar për njëfarë kohe shitjen e saj, nuk mund të ketë më këmbëngje të fshatit. Pranë u takon socialistëve, ngulët këmbë që toka të jetë e shtetit.
Dje pritej që Ministri i financave Genc Ruli të mbante në Kuvend Raportin mbi shpenzimet dhe shpërdorimet skandaloze të elitës komuniste të «Bllokut». Megjithatë raporti, gjer vonë mbërmje, nuk u mbajt. Besojmë që sot do t’i jepet mundësia ta mbajë.
Dje pasdite u mbajt edhe mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë për skandalet në kurimin e elitës enveriste. Edhe për një pjesë në... dëgjoheshin për kurim në Paris a Vjenë, kur populli lëngonte.
Skandalo të pafund.
Janë skandale që shpërthejnë një regjim të urryer gjyqësor, shkelur ligje të kalbur dhe të korruptuar në çdo qelizë.
Janë skandale që na ftojnë për t’i luftuar, për t’i shkulur nga rrënjët, për t’i ndëshkuar, që të ndërtojmë një shoqëri të pastër, të ndershme.
Korresp. i RD
Partia Socialiste - parti e jashtëligjshme
Nga zyrat e Partisë së Punës, që në kongresin e saj të 10-të, në kuadrin e ndryshimeve të premtuara, të ndryshojë dhe emrin në Partia Socialiste, nuk po pushojnë së vërtetuari qëllimat.
Në inventarin e tyre të pafund, padyshim vendin e nderit këto ditë e zë deklarata që herëpashere përsëritin liderët e saj, sipas së cilës Partia Socialiste është një parti krejt e re.
Mund të mendohet momentalisht kjo është pohuar nëpër biseda e takime të lira, ku fjalët nuk para kontrollohen dhe aq. Jo, kjo është keqkuptim. Kjo deklaratë është në një artikull redaksional në përditshmen e kësaj partie, «Zëri i Popullit», datës 10 korrik 1991. Duke polemizuar me një parti simotër, aty shkruhet se në emër të saj, në 20 maj, është mbledhur kryesia e Kongresit të 10-të të Partisë së Punës, e cila ka vendosur krijimin e Partisë së re Socialiste. Dhe si në bazë që kjo nuk është një çështje e re, por jo japim, abuzim - pretendimi «treqind e pesëdhjetë ajo vazhdon: «Kongresi i 10-të i Partisë së Punës, që nga krijimi i Partisë së Punës, e cila vendosi krijimin e Partisë së re Socialiste, dhe e cila në fakt nuk ka qenë kurrë parti socialiste...»
«Nuk po ndalemi tek hutimi që ngjall tek njeriu i thjeshtë ky pohim i guximshëm, pasi rreth atë kongres të Partisë së Punës, doli me nulsur nga shtypi, por edhe nga dëshmitë e atyre që ishin brenda që asgjë s’është shtruar çështja e shkruarjes, shpërndarjes e Partisë së Punës për të krijuar një parti të re. Aty u bë e u fol vetëm për rinovim (von)im të saj. Pra ndonjë parti nuk u shpërbë as u ... ndonjë tjetër nuk u themelua.
Nuk e kemi fjalën për ndonjë të ashteshëm që u përhap edhe midis disa delegatë, kryesisht intelektualë, të cilët, duke u njohur nga emri i ri i partisë identik me emrin e ri të partisë së Millosheviçit, pa pikë turpi deklaruan se ngatërrojnë partinë e parë «Komuniste» e krijoi Popoviç (Miladin), të dytën-të Punës-e krijoi Vlladisloviç, e poho vetë Enver Hoxha në kujtimet e tij, dhe tani, të tretën Socialisten-e krijoi Millosheviçi. Me këto nuk duam të merrem. Po trajtojmë vetëm ato që janë shkruar në gazetë, e qaza mbi vërtetën, ato që janë deklaruar, ata që kanë firmosur.
Tani pra, ndryshe nga çu tha në kongres nga dal në qunka formuar një parti e re. Nuk duam kurrsesi të vëmë në dyshim deklaratën «Zëri» të dashur, por vetëm një gjë na çudit: për ç’arsye vallë, kjo parti, që çenka krijuar, u themelua në ilegalitet? Dhe më pas, pse u mbajt fshehur e nuk u njoftua publikisht që në nëntor ose marr ka pasnesërmen?
Nuk duam ta besojmë, por kjo praktikë sepse na rikujton hilet e vjetra, me të cilat Partia e Punës është mbajtur për pesëdhjetë e vijet vjet. Një parti që pretendon për transparencë, për rregulla dhe bashkëkohore, në parti moderne, e vetëqëtuar e tipit evropian, që shkon deri atje sa të asplorojë për të ruajtur edhe në internet. Mos është paraqitur edhe në Internacionalen Socialiste, e nuk e vë veten pak si në pozitë në këso veprimresh dinake? Se njerëzit e thjeshtë hedhin për diskutim lloj-lloj versionesh. Psh, mos vallë u mbajt fshehur krijimi i kësaj partie të re, me qëllim që të mos i humbiste antarët ekzistuës të Partisë së Punës, mos i rreshtoshin e iknin ata, u cilët në këtë mënyrë i përvëdhnin ashtu ngadalë, duke i mashtruar, deri në atë shkallë sa tan, me qetësi, pa i ndjenë se i futi në dorë, u thotë...
- E ç’mund t’i thoja une përfaqësuesit të firmës «ADA» kur më vuri përpara pengesa të tilla në një kohë që fëmijëve tanë po u thahet buza për një pikë qumësht.
«Njerëz! Shkoni të shihni si kanë jetuar zotat tuaj»
15 korrik 1991. Në Tiranë rrëzohet edhe një mur. Pa dyshim është muri më i lartë, i ngritur ndonjëherë mes shqiptarëve, që ndante dhe izolonte projektuesit e izolimit të madh të Shqipërisë, nga populli.
Pengesëkalimet ishin hequr dhe ushtarët që ruanin Blokun, në mëngjesin e 15 korrikut nuk gjendeshin në pozicionet e tyre. Qytetarët tiranas nuk u besonin syve. Ata hynin lirshëm në rrugina interiore të «Bllokut», në këtë parajsë jashtëtokësore për njeriun shqiptar. Thonë në kopshtet plot gjelbërim, në vila luksoze, me...
me parasysh se «Blloku» me manjetofonin në krah me idenë për të bërë një reportazh për radio Tiranën. Rrugina ishin mbushur me kureshtarë. Kishte mjaft të moshuar, por edhe të rinj. Tyndn kokën, flisnin me vete, dikush tregonte me gisht ndonjë nga vilat e dikush tjetër pyeste se ku ka banuar diktatori, afër qoshen tek kangjellat e vilave dhe sekush prej tyre, në vetrin e vet, bëntë gjyqin e jetërve.
U rrëfa ktheu në bisedë, por, sapo merrnin vesh qëllimin tim, largoheshin ku të frikësuar e ku duke qeshur. Ishte e qartë: breza kështuelles së diktaturës, hijet e sarajeve të saj sugjestionon frikë, një frikë që vazhdon të mbahet ende gjallë nga tërë korpusi shtetëror i ngritur dhe i përposur gjatë 50 vjetëve, pikërisht për këtë qëllim. E ndërrkohe që s’munda ta realizoj reportazhin tim, një zë i brendshëm më dukej se u drejtohej të gjithëve: «Njerëz, shkoni të shihni si kanë jetuar zotat tuaj; provoni të prekni drurët, gurët, kangjellat, muret e do të ndjeni trup dhimbe, sepse është mundi juaj, djersa juaj, puna juaj, lodhja juaj aty. Provoni të hidhnit syte në sarajet e tyre dhe do t’ju kumbojnë veshët nga cinizmi dhe këmbanë që janë zhvilluar në shtetiate tuaja se cila nusëre ta gatuajë në banjë e cila në kuzhinë, do të përjetoni ankthin e prites para komitetit për autorizimin që t’ju jepet të apartamentit që me aq mund e ngritët me duart tuaja. Shtetni në kopshtjet e tyre dhe do t’ju mbulidet një kopër mbë grykë për vëllanë, babin, fëmijën, nënën, burrin, gruan që nuk jeton më, sepse në farmaci mungonin trinitrnat, se në spital s’ka aparate djallëze, se mungonin antibiotikët se...»
«Blloku» është i bukur, por vetëm një turë turistin. Ndërsa ai që e ka veshin dhe hyjme si turistë, doshta kur të rriten, fëmijët tanë do të sfidojnë kujtimet tona dhe do të thonë «këtë kanë jetuar mbretërit e Shqipërisë» - do do të largohen duke qeshur.
THIRRJE
Për gati gjysëm shekulli një pjesë e madhe e popullit tonë, një përqindje më të lartë në raport me popullsinë se në çdo vend ku sundoi socializmi real, ka vuajtur njërezisht në burgje, internime e dëbime politike në periudha aq të gjata sa mund të duken të pabesueshme.
Këta njerëz të lodhur e të dërrmuar, të torturuar e të gjymtuar fizikisht e shpirtërisht sot më në fund janë të lirë dhe jure, por de facto ata vazhdojnë të jetojnë me mjerimin e tyre ekonomik të mëparshëm. Ata janë pa strehë, pa punë, pa pensione, pa të ardhura për të siguruar një minimum jetese, ata enden nëpër rrugët e qyteteve të mëdha pa vendume dhe masa urgjente për të sistemuar këta njerëz të dërrmuar nga sistemi totalitar për t’i futur në rrjedhën e jetës normale sipas deklaratës të bërë pak kohë më parë prej saj për këtë çështje. Partia Demokratike gjithashtu u bën thirrje tërë shqiptarëve brenda vendit dhe atyre jashtë vendit, në damarët e të cilëve rrjedh gjaku i arbërit të përpiqen me të gjitha mundësitë t’u krijojnë kushte materiale të përshtatshme për jetesë vëllezërve të tyre të shumëvuajtur si dhe një atmosferë të ngrohtë shpirtërore për lehtësimin e dhembjeve e plagëve të thella. Partia Demokratike e konsideron si një obligim evangjelik dhe moral t’u drejtohet popujve maq e zemërgjerë të familjes evropiane, atij amerikan s dhe shoqatave e institucioneve bamirëse të këtyre vendeve që të japin ndihmesën e tyre shumë të çmuar në këtë kohë të vështira që po jetojmë, për të zbutur pasojat e tragjedisë së llahtarshme të luftës së skllevë në vendin tonë, tragjedi pa precedent në historinë e këtij populli nga më të vjetrit në Evropë. Komisioni Drejtues i PD