10/08/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

10 gusht 1991

BASHKËRENDIM SULMESH KUNDËR DEMOKRACISË

Po të ishte për mua nuk do t’ja lejoja kurrë vetes të shfry-tezoja postin si kryeredaktor për të mbrojtur nga ajo mori sulmesh PS-iste. Më sulmon ashpër «Zëri i popullit» dhe thelbi i sulmit është - njerëz kujdes nga Napoleoni - është demokrat por është minoritar. Më sulmojnë degët e «Zërit të popullit», «Kombi»- në Tiranë dhe «Koha Jonë» në Lezhë. E përsëris në mes të atyre fjalëve fyese e shpifëse, thelbi mbetet po një - Kujdes nga demokrati minoritar. Nuk më vjen turp që jam minoritar. Përkundrazi e kam për nder të dyfishtë sepse jam minoritar dhe mbi të gjitha sepse për 57 vjet të jetës kam jetuar në Tiranë si vëlla midis vëllezërve shqiptarë, si i barabartë midis të barabartëve. Kandidat për deputet u propozova unë në Tiranë nga ata banorë të lagjes ku unë kam jetuar 57 vjet, sepse kam ardhur 6 muajsh në Tiranë, në atë lagje ku unë kam qenë këshilltar popullor për 20 vjet. Jam njeri me të mirat dhe të metat e mia. Nuk i njoh vetes asnjë aftësi apo meritë të jashtëzakonshme. Jam thjesht një luftëtar i demokracisë. Jam përpjekur të jap edhe unë diçka. Jam përfaqësues i Partisë dhe anëtarë të Këshillit Botues u është tërhequr vëmendja në mënyrë të përsëritur për mangësi parimore në gazetë. Nuk e teproj kur them se të paktën në shtatë aktive të PD-së në rrethe të ndryshme ku kam qenë i deleguar me anëtarë të tjerë të Komisionit drejtues të PD-së si dhe me dhjetra aktivë të tjera të degëve të PD-së janë shprehur ankesa për gjerësi dhe sore për gazetën dhe në mënyrë të përsëritur. Unë dhe Azem Hajdari, të ngarkuar nga kryesia, shumë kohë më parë ju ardhëm në zyrë dhe i parashtruam vërejtjet tona dhe ankesat e shumta të bazës për gazetën. Meqenëse ju në 3 faqe autointervistë nuk ndaleshi në asnjërën prej çështjeve për të cilat u larguat nga detyra, për të freskuar kujtesën po ju a rikujtojmë juve e njerëzve lexuesit. Gjatë fushatës elektorale, para zgjedhjeve, PD zhvilloi një veprimtari të gjerë e intensive të jashtme e të brendshme. Aktivistët e saj dhe degët e saj ishin objekt sulmesh agresive nga forcat enveriste dhe staliniste të vendit. Për këtë ata i drejtohen gazetës, por ato nuk gjenin asnjë përgjigje. Në këtë periudhë PPSH nuk kishte se çfarë t’i ofronte popullit prandaj ajo u muar me sulme e shpifje nga më të ultat kundër meje dhe dhe drejtuesve të PD-së. RD preferoi heshtjen ndaj kësaj fushate, heshtje e cila vazhdon [?] përpjekur të jap edhe unë diçka. Mendimet që kam patur i kam shprehur hapur me njerëzit, në parlament dhe në gazetë. Ja kam shprehur hapur një vit më parë presidentit në takimin me inteligjencën. Njerëzit le të më gjykojnë. Çkam bërë më parë nuk e kam të fshehtë. Jo vetëm artikuj por edhe libra. Nëse duhet të jap llogari le të jap. Por, zoti Frrok, për hir të së vërtetës, kur u pushova nga puna në vitin 1975 nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Sofo Lazri, nuk u pushova për atë që shkruani ju, por sepse në artikull sulmoja më shumë Brezhnevin sesa SHBA. Nuk e bëra për trimëri që të kërkoj sot dekoratë. Ishte një nga artikujt e zakonshëm, siç shkruanim ne atë kohë. Në intervistën që boton «Koha jonë» më akuzoni se praktikisht kam kursiduar komplotin për shkarkimin tuaj si kryeredaktor. Duhet t'ju them se nga Partia u krijua një grup i posaçëm për analizën e gazetës me kryetar sekretarin e Komisionit drejtues, zotin Eduard Selami, dhe pjesëtar kryetarin e seksionit politik të Partisë, zotin Azem Hajdari dhe mua që drejtoja informacionin e PD-së. A ju janë vënë në dukje më parë të metat. Nga Komisioni Drejtues, drejtuar enveristëve dhe stalinistëve të vendit. Për këtë ata i drejtoheshin kundër meje dhe drejtueseve të PD-së. RD preferoi heshtjen ndaj kësaj fushate të tërbuar. Por pavarësisht nga kjo populli di se kujt t'i jepte votën. PD ka zhvilluar një aktivitet intensiv ndërkombëtar. Në selinë e saj kanë ardhur personalitete të shquara të një rangu botëror si senatori Klejbor Pell, kryetar i komisionit për marrëdhënie me jashtë të Senatit amerikan, senatori De Konsini e shumë personalitete të tjerë. Ju zoti Frrok përsëri nuk botuat asnjë fjalë në RD. Që në themelimin e PD-së dijej që vështirësia më e madhe e punës ishte në fshat. Shkrimet për fshatin dhe për të zbërthyer programin e PD-së ishin tejet të pakta dhe kjo na kushtoi jo pak. Mjaft shqetësues për PD ka qenë qëndrimi ndaj një të burgosuri politik. Që në themelimin e saj PD ngriti mbarë popullin shqiptar në mbështetje të kërkesës për lirimin e të burgosurve politikë. Diktatura u detyrua t'i lironte. Kurse ju zoti Frrok në mënyrë të përsëritur jeni sjellë me arrogancë ndaj tyre, madje keni refuzuar botimin e deklaratave të tyre, edhe pse ato vinin zyrtarisht nga Komisioni Drejtues i PD-së. Mbrojten e çështjes së (Vijon në faqen 5)

Portat hapen qëllimisht për një tjetër hemorragji kombëtare

- Dyndje e njerëzve për të hipur në anijet e portit të Durrësit shkaktuan 4 viktima - Qyteti i lashtë i Durrësit e përjetoi edhe një herë dhimbjen tragjike të eksodit. Dyndjet e të rinjve, fëmijëve, familjarëve etj., të mbërthyer, nga mungesa deri në drekë, për të hipur në anijet «Skënderbeu», «Butrinti», «Vlora», dhe dy rimorkiatorët, si dhe herë të tjera nuk kaluan pa gjak. Valbona Lila 16 vjeçare rrëshqiti nga litarët dhe u mbyt në det. Po këtë fat pësoi edhe një grua tjetër rreth të 50-tave. Dy djem të rinj mbetën të vdekur nga rrëzimi i një kamioni tejet i ngarkuar në Shijak me njerëz që shkonin për në port. Nga Tirana, Elbasani, Kruja e shumë rrethe të tjera vinin papushim autokolona me pasagjerë dhe dukej e pabesueshme që fatkeqësi të tilla udhëhequr gjatë ashtu mbispondet gjysëm të rrëna të kamionëve e zetorëve. Forcat e ruajtjes së rendit dhe të ushtrisë ishin vënë në rolin e spektatorit dhe bënin sehir, ndërsa tragjedia përsëritej. Qyteti i lashtë i Durrësit e përjetoi edhe një herë dhimbjen tragjike të eksodit. Dy­ndjet e të rinjve, fëmijëve, familjarëve etj., të mbërthyer, nga mungesa deri në drekë, për të hipur në anijet «Skënderbeu», «Butrinti», «Vlora», dhe dy rimorkiatorët, si dhe herë të tjera nuk kaluan pa gjak. Valbona Lila 16 vjeçare rrëshqiti nga litarët dhe u mbyt në det. Po këtë fat pësoi edhe një grua tjetër rreth të 50-tave. Dy djem të rinj mbetën të vdekur nga rrëzimi i një kamioni tejet i ngarkuar në Shijak me njerëz që shkonin për në port. Nga Tirana, Elbasani, Kruja e shumë rrethe të tjera vinin papushim autokolona me pasagjerë dhe dukej e pabesueshme që fatkeqësi të tilla udhëhequr gjatë ashtu mbispondet gjysëm të rrëna të kamionëve e zetorëve. Forcat e ruajtjes së rendit dhe të ushtrisë ishin vënë në rolin e spektatorit dhe bënin sehir, ndërsa tragjedia përsëritej. Tashmë, të kushdo është krijuar bindja se hapja e portave në momente të caktuara nuk është rastësi dhe se eksodi tragjik është i organizuar. A nuk u hapën dyert e ambasadave fill pas masakrës së korrikut kur vrasësit ishin në rrezik përpara ligjit dhe kur Kosova po shpallte republiken? A nuk u hapën portet në Vlorë e Durrës dhe kufiri jugor në prag të zgjedhjeve të para pluraliste për të mbajtur përsëri në pushtet sundimtarët e kuq? I [?] skaluan njerëzit dhe familjarët [?] tani kur në emër të ligjit populli kërkon dënimin e atyre që shpërduan pasurinë e tij e dënuan e kriminelëve të masakrës së Shkodrës dhe kur serbomëdhenjtë po kërcënojnë Kosovën dhe kufijtë Verilindorë të Shqipërisë. Forcat antidemokratike dhe antishqiptare që, siç duket kanë ende pushtet, janë po ato që e organizuan edhe këtë ikje të dhimbshme. Rreziku për këtë ikje nga porti i Durrësit ishte paralajmëruar. Një ditë më parë qindra të rinj vlonja-të ishin nisur me anijet «Durrësi» dhe «Liria» nga porti i Vlorës në drejtim të Italisë. Për të parandaluar këtë rrezik, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit të Durrësit, z. Bashkim Kopliku, së bashku me përfaqësues të forcave të ruajtjes së rendit, ushtrisë dhe drejtues të tjerë, ishte përcaktuar dhe masat e domosdoshme. Ajo më e rëndësishmja ishte bllokimi i dyndjeve të njerëzve që do të hynin në Durrës. Për Durrësi ka vetëm një hyrje, e Urës së Dajlanit. Por forcat e ruajtjes së rendit as nuk merrnin mundimin që të pengonin ndonjë autmjet që transportonin njerëz të nisur për në port. Kryetari i degës së ruajtjes së rendit, z. Milto Kordha, tha se i kishte dhënë urdhër shefit të policisë z. Niko Gjata, qysh në mëngjes për të vënë postblloqet. Edhe ky i fundit pretendonte se e kishte zbatuar këtë po realitetet gjendja ishte ndryshe. Dyndjet por nga udhëtarë që kishin ardhur nga Elbasani që mundën të hynin në Durrës pa asnjë pengesë. Këtij kontigjenti i shtuan edhe vonë edhe banorë të Tiranës dhe të rretheve të tjera. Në këto kushte ishte vërtetë e vështirë të parandaloje hyrjen e njerëzve në port. Drejtuesit e forcave të rendit dhe të ushtrisë në rreth diskutonin jo pak për mundësitë e tyre për parandalimin e turmës në hyrjen e portit, edhe pse një gjë e tillë dukej e pamundur. Secila palë ia hidhte fajin palës tjetër për paaftësi dhe nënvleftësim të detyrës. Por, çfarë bënë ato qysh më parë për të parandaluar eksodin? Si u organizuan për të mbrojtur qytetin dhe portin nga dyndja? Komandanti i Portit, z. Flamur Shahini, dhe kryetari i degës së ruajtjes së rendit pohuan se qysh në mëngjes kishin sjellë në port përforcime. Ndërsa qytetarët durrsakë pretendonin se ditët kur vjen trageti ka pasur shumë më tepër forca ushtarake se sa kësaj here! Pavarësisht se cilët prej tyre kanë të drejtë, fakti që mbas eksodit të madh prej Durrësit këto forca kanë menduar të sbrazin disa dyndje njerëzish, është domethënës. Kjo le të kuptohet se kësaj radhe ata e nënvleftësuan jashtë mase detyrën e tyre dhe ndoshta dikujt i interesoi hyrja në port. Madje, bashkë me qytetarët, në anije hipën dhe ushtarë e policë, të cilët morën edhe armët me vete. Si për ironi në orën 1.30’ nga brenda anijes «Vlora» këta «përshëndetnin» me breshëri automatikë, bëmën e tyre dhe indiferencën e drejtuesve!

Labirinthet financiare të bllokistëve

Ministri i Financave, zoti Genc Ruli, pasi lexoi në Parlament raportin «Mbi kontrollin në Drejtorinë e Përgjithshme», deklaroi: «Qeveria ka vendosur që dosjet e kontrollit t'i kalojnë për ndjekje penale hetuesisë». Ja, kjo një deklaratë që përza përket rëndësisë do të bëjë historinë e Qeverisë së Stabilitetit. Populli kishte vite që dëgjonte për një deklaratë të tillë. Ndoshta janë bërë shumë debate. Ka shumë hamendësime. Por ka edhe shumë pikëpyetje, kundërshti, dyshime. Këto janë shprehur edhe në një varg letrash që i kanë ardhur redaksisë nga të tilla, në kryetare nga Tirana siçon përgjigjen. - Në letrën e shpërndoruesve të bllokut, (?) Ramiz Alla. Kush shpërdoron, kush ka ngrënë në të drejtë në kurriz të popullit, duhet të japë llogari, duhet të dalë përpara drejtësisë. Por, a mund ta bëjë këtë hetuesia? Kur kanë ndodhur skandale të tilla financiare në këtë si në Japoni, Greqi, Angli e gjetkë, ministria e kryeministra janë dhënë drejtësisë, sepse në këtë vendin ligji është i barabartë për të gjithë. A do të ndodhë kjo edhe me presidentin tonë, zotin Alla? Ja edhe një letër tjetër nga Kavaja, Esenca e saj më pak treçita: «Në listën e gjashtë shpërdoruesve, të atyre që kanë jetuar luksuze në këtë kohë kur populli vuante për bukën e gojës ...» (Vijon në faqen 2)

Vlora protagoniste e një skenari të përsëritur

Në datën 4.8 në gjirin e Vlorës futet e ngarkuar me mineral anija 6 mijë toneshe «Durrësi». Në orën 8 të datës 5.8 furnizohet me ujë në një pikë furnizimesh ushtarake. (Dy pikëpyetje: Përse duhet të furnizohej në Vlorë? Përse në një pikë ushtarake? (Luneli Vlorë) dhe jo në Skelë?) Pas furnizimit ajo s'u nis, por duhej të priste të nesërmen e 6 gushtit (!?). Rreth orës 12.00 të kësaj dite anija ngrit spirancën dhe fillon e afrohet drejt bregut. Tek Tunikë lëshon shkallet dhe në të hyjnë në bllok njerëz që natyrisht ishin të lajmëruar e kishin kohë që prisnin tek bar «Rivera». Pastaj anija largohet paksa nga kjo pikë dhe prej ekuipazhit me megafon ju bë thirrje njerëzve në breg se kush dëshiron të vijë në Hollandë. (Kjo hedh poshtë konfirmimin e RTV për përpjekje me forcë të njerëzve në anije). Për ata që pushojnë në breg kjo joshje ishte një «Mrekulli» si e rënë nga qielli. Dhe menjëherë filloi dyndja drejt anijes. Rreth orës 12.15 afrohet një çisternë ushtarake që hap zjarr në ajër për të frikësuar njerëzit. Njerëzit vazhdojnë drejt «Durrësit» që i priste «krahëhapur». Çisterna pastaj largohet. Në këtë kohë «Durrësi», pasi në të kanë hipur rreth 200-250 veta, ndez motorat dhe fillon të largohet. (Vijon në faqen 5)

Komisarët e kuq të pushtetit pluralist

Mbas krijimit të qeverisë (pluraliste) të stabilitetit i erdhi radha pushtetit lokal. Komitetet ekzekutive të kp të rretheve tani drejtohen edhe nga anëtarë të opozitës si në Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, etj. Ato lindën së bashku me prirjen e konservatorëve për të goditur demokracinë. Një shprehje e kësaj prirjeje është edhe organizimi i skenareve në portet e Vlorës dhe të Durrësit. Me këtë forma ata përpiqen të diskreditojnë kryetarët dhe anëtarët e Komiteteve që tani janë të Partisë Demokratike. Në Durrës kjo prirje dukesh hapur kur për gjendjen e krijuar i vihej faj Ministrisë së Mbrojtjes duke aluduar se kjo vjen nga që dikashtër drejtohet nga një përfaqësues i Partisë Demokratike. Nuk duam të nxjerrim pa faj repartet ushtarake që mbrojnë atë ditë portin. Ato kanë përgjegjësi jo të vogël. Tjetër gjë duam të theksojmë: A mund të besojë se tani ushtria është plotësisht e depolitizuar apo të identifikohet e tërë me Ministrin demokrat. Jo. Madje këtë jemi në gjendja të argumentojmë edhe me fakte. Në orën 2.30 nëntëoficeri i repartit 9022, Halim Allaraj, që ishte i ngarkuar që të mos lejontë të hynin njerëzit në portën kryesore të Portit të Durrësit nuk merrej fare me atë punë, por nxirrte kokën te dritarja e truprojës dhe u bërtiste njerëzve që në portën kryesore të Portit të Durrësit nuk mern[?] truprojës dhe u bërtiste njerëzve që në portën kryesore... (Vijon në faqen 4)

TIRANA - PA STABILITET, PASIGURI, BRAKTISJE MASIVE

Është e palamgjueshme e ndoshta një rast unik në botë për periudha paqësore ajo që ndodhi në Tiranë ditën e mërkurë më 7 gusht. Kudo, në rrugët kryesore të kryeqytetit, në rrugicat e vogla, pranë qendrës, në unazë, pranë Drejtorisë së Postave apo stacionit të trenit qindra e mijëra qytetarë vraponin e vraponin bi të ndjekur nga hija e vdekjes. Ishin të të gjitha moshave, të rinj, të moshuar, fëmijë, udhëtarë, gra, vajza të reja. Ishte një masë amorfe si në Jork kontrolues të panjohur që rrokullisej për t'u përplasur diku, ndoshta në ndonjë humnerë. Tirana tu merkurën po braktisej, po braktisej gjithnjë e më shumë, jetë qytetarësh drejt portit të shpresës së shpërthyer, drejt Durrësit. U rrëmbyen kamionë, autobuzë, kamionçina e triçikla, makina private e taksi, çdo automjet i rastit për t'u drejtuar drejt portit të Durrësit. U mbushën ato me vëllezërit e motrat tona, me fëmijë pa prindër, me prindër që tërhiqnin pas fëmijë të mitur e të pafajshëm, me nëna që thërrisnin. Kryeqyteti ynë i ngjante një qyteti që priste pushtimin, që priste një gjëmë së cilës kurrsesi mundoheshin t'i largohej me ç'të mundte duke tërhequr pas më të dashurit apo miq dhe duke i harruar ato në fatin e tyre. U mbushën karroceritë e kamionëve, apo ndoshta e të cilëve rrezikonin të hidheshin tej në rrugë nga mbingarkesa «pasagjerët» me dhimbjen, gezimin e tensionimin e tyre. Të tjerët në çatitë e autobusëve e të trenit që u nis për në Durrës realizoheshin të pësimonin të njëjtin fat pa arritur në destinacion. Dhe gjithë kësaj pamjeje që nuk mund të kolonte pa të therrur thellë në shpirt në zemër, pa u shkaktuar revoltë, pa të sjellë mendje vargjet «O moj Shqipni» e mjera Shqipni!»! I shtoheshin edhe lotët e kalimtarëve, të atyre që iknin, të atyre që ndoshta nuk vendosnin, të pensionistëve, gjysheve tona që përngjan[?] e dyerve mbanin shamitë e zeza në duart e rreshkura. Është eksodi i tretë masiv. Tiranës po i ikën rinia, adoleshentë e ardhmja, prandaj e tij. Përse je dënuar kështu, o populli im?! Kush të mallkoi kështu, o toka ime e bekuar nga perënditë?! Mallkimi rëndë mbi shkaktarët! Mos paçin paqe në këtë jetë. Jeta! Ne i njohim ata. Ne e dimë edhe përse ndodh dhe vazhdon tragjedia e eksodit. Shumëkush ka humbur çdo shpresë, shumekush, edhe pse është ndërgjegjshëm që diçka gjëjka nuk e pret askush dhe se atë ditë po mund t'i rregullohet di[?] si do të jetë i diskriminuar, i përshtatur, sezonai, pa siguri për (Vijon në faqen 6)