31/08/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

31 gusht 1991

DEMONI KOMUNIZËM NË FERRIN E HISTORISË

Sipas agjensisë sovjetike të lajmeve TASS, më 29 gusht Sovjeti Suprem i BRSS votol me 283 vota pro dhe 29 kundër për pezullimin e Partisë Komuniste për shkak të implikimit të udhëheqësve të saj në grushtin e shtetit të javës së kaluar. Sovjeti Suprem urdhëroi prokurorin e përgjithshëm të BS për kryerjen e hetimeve mbi veprimtarinë e Partisë Komuniste Sovjetike gjatë grushtit të shtetit. Komunizmi bolshevik leninisto-stalinian lindi si një rrymën e organizuar ideo-militariste në një kohë kur tri perandorive më të mëdha, asaj ruse, austro-hungareze e osmane u kish përendur ose po u perëndonte ylli, në një kohë, pra, kur harta politike e kontinenteve po merrte ngjyra të reja. Me fitoren e komunizmit në Rusi, Kremlini u shndërrua në një qendër të inkuzicionit të kuq, më i egër, më i përbindshëm se ai mesjetar. Viktima të para të tij qenë vetë populli rus e popujt e tjerë të perandorisë cariste. Dihet fati tragjik i miliona e miliona njerëzve që u asgjësuan në Bashkimin Sovjetik nga genocidi «luftë e klasave» në Siberi, në kampet e përqëndrimit, fati i demokratëve të vërtetë në spitalet psikiatrike, fati i një hapësire të tërë dyshekintelale euro-aziatike që shtrihej nga Balltiku e Deti i Zi e deri në Kamçatka e në Paqësor. Kudo ku u vendos diktatura e egër komuniste në emër të pushtetit të proletariatit, në emër të pushtetit të popullit, në Poloni apo në Hungari, në Gjermani Lindore apo në Jugosllavi, në Rumani e në Shqipëri, në Bullgari e në Kubë, në Kinë, Kamboxhia etj., popujt që ëndërruan e shpresuan për një botë të re, sakrifikuan jetën e tyre për të njëjtat tmerrin e saj, peshën demoniane të pushtetit të kuq që lindi me gjak dhe jetoi duke u ushqyer me gjak. Në tërë vendet komuniste, pa përjashtim, janë të njohura gjyqet e kurdisura, të fshehta e të hapura, internimet e burgimet masive, vrasjet në rrugë e prapashpine, zhdukjet misterioze të tipit mesjetar, vetëvrasjet e helmimet, internimet e burgimet në masë, ndjekjet e dëbimet, kontrollet e survejimet deri në gjërat më intime. Kudo arbitrariteti u ngrit në kult, sigurimi i shtetit në kult brenda këtij kulti, luhati në një mekanizëm shtypës e gatshëm për të demonstruar forcën e zinxhirëve të tankeve dhe të zjarrit të saj në rrugët e qyteteve e të fshatrave, për të mbajtur në terror, shtypur e djegur çdo pakënaqësi që në embrion. Afro gjysma e njerëzimit, diku më shumë e diku më pak se një gjysmë shekulli, jetoi në këtë ferr real. Si në gjithë këta krahasime në anëtarinë e hipokrizisë e Bizantit, komunizmi në pushtet ose jo, për të depërtuar e për t'u bërë ideologji e masave u premtoi atyre begati e lumturi, drejtësi e barazi, vëllazëri e të gjithë arsenalin e pasur të ideologjive utopiste e të shenjëtorëve të shekullit të. Duke u reklamuar si atdhe, ai mohoi çdo fe për të ekzistuar vetë e vetëmja e se të cilës duhej t'i falej verbërisht njerëzimi mbarë. Por, ndryshe nga ç'predikonte dogma komuniste, sistemi komunist, pushteti i kuqalashëve, kaolku kudo në botë mjerim, varfëri, pamjet, uri, varfëri ekstreme. Mbi të, në majë të piramidës, qëndruan e drejtojnë tiranë, njerëz mediokër e servilë të paprin-ciptë, shpërdorues e grabitës të pasurisë e të djersës së popujve, të gatshëm për çdo krim e poshtërsi, për papaskena e komplote oborresh, për të ngrënë kokën e njëri-tjetrit për hir të pushtetit dhe të interesave të tyre egoiste e meskine. Komunizmi tani kaloi për gjith-kim në ferrin e historisë. Është mjaft kuptimplote fakti se djejp i t'th. Rusia, u bë edhe arkivoli i tij. Në këtë tokë ai lindi me gjak; me zhurmshme të topave të «Aurorës» dhe u përcoll me këmbanat e përmortshme të historisë për të mos u kthyer kurrë më. Në botën e sotme ndeshen ende nostalgjikë të fashizmit. Nuk mund të përjashtohet më tej edhe nostalgjia për komunizmin. E ndeshim këtë realitet edhe në vendin tonë ku komunizmi fanatik mundohen të «ringjallojë» kufomën e komunizmit me operacione kozmetike për të fshehur fytyrën e tij të vërtetë. Por, ngjarjet e vrullshme të zhvilluara në Bashkimin Sovjetik dëshmojnë se sa të pafata janë përpjekjet e komunizmit për reformim. Ato dëshmuan kalbëzimin e tij total deri në rrënjë. Dhe nga këto rrënjë nuk mund të dalin filiza të rinj. Ato thjesht mund të ngatërrohen në pyllin e historisë së zhvillimit të njerëzimit dhe janë të destinuara të groposen sa më thellë prej tij. Fundi i palavdishëm i komunizmit që pretendojnë se i takonte e ardhmja, pre pretendonte të njëjtën me megallomanin veç suksese e asnjë disfatë në ballin e tij, është një fitore e madhe historike e mbarë njerëzimit, më e madhja pa përmbysje së fashizmit me luftën e Dytë Botërore. Komunizmi që lindi si fantazëm, përfundoi si fantazëm. Çmimi që ka paguar njerëzimi për të arritur deri këtu ka qenë shumë i rëndë, tragjik. Sidomos, demokracia, si aspiratë mijëravjeçare e njerëzimit, tregoi vitalitetin e saj dhe popujt treguan forcën dhe energjitë e tyre të pashtershme për të ecur në rrugën e saj si e vetmja garanci për një jetë të denjë të ndërtuar me djersë dhe nder. Fundi i komunizmit është fundi i një epoke të zezë, të tmerrshme për popujt që e jetuan atë dhe për të tjerë që kërkonoheshin prej tij. Për botën në përgjithësi ai shënon fillimin e një epoke të re, për popujt e skllavëruar prej tij, midis tyre edhe për popullin tonë, ndërtimin e botës së re që do të ngrihet mbi gërmadhat. Për këtë, në radhë të parë sigurisht duhet punë nga të gjithë, shumë punë, guxim e vigjilencë; duhet dora e mlqve miqësia e popujve. Për këtë duhen larguar ferrat nga këmbët dhe kriptokomunistëve u duhet kënduar mesa e fundit. Shansi historik ka trokitur në dyert e atdheut tonë. I takon popullit, demokracisë së marrin në duart e tyre atë. BASHKIM TRENOVA

ILUZIONE TË HUMBU(R)A...

Marrëdhëniet 1. Gazeta «Zëri i rinisë» duke dalë të gjykojë vërtetësinë e formulës anti-Farudin+Et-Farudin+Et-Fatos «Iliria Holding» jep edhe një intervistë të shkurtër nga zoti Farudin Hoxha. Midis të tjerave ndjehet aty shqetësimi pse «RD»-ka bërë disa sulme kaq të fundit në adresë të tij. Flitet se ai dashka të bëjë një përgëgjje, nëse la boton «RD»-ja. Duke i qëndruar besnik proverbit latin dhe duke përfrazua pak me të «Farudini jep, hakun», për të qenë sa më afër të vërtetës, do të na duhet të bëjmë një parapakthehu prej dy-tre muajsh... Ishte formuar qeveria e stabilitetit kombëtar, ministrat ende nuk kishin bërë betimin para presidentit. Pikërisht në atë kohë unë botova një artikull. Në 10-15 rreshta nënvizola «orbeën» ekonomike që kishte gatuar Farudin Hoxha në rolin e tij si kryetar i Komitetit të Bashkëpunimit Ekonomik. Më gazeta. Në darkë bile telefoni. Ishte Farudini. Me shumë mirësjellje më kërkoi një takim. Bisedë shoqërore. Më dha dy vendndodhje. Në shtëpi? Në kafene? Farudinë shtypin? Dy ditë më vonë, së bashku me Filip Çakulin ngjitëm shkallët e apartamentit. U takuam. Ishte tepër i shqetësuar. Nuk përqendrohej. Fillimisht krisjova bindjen se i kishte rënë në qafë. Këtë ma tha edhe Filipi, kur i zoti i shtëpisë u largua për të sjellë kafenë. Duke e ndier veten të jator, vendosa të bëjmë një farë kompromisi. Gazeta do të botonte përgjigjen e artikullit. Formulimi do të bëhej sipas dëshirës së Farudinit. Nuk jam në gjendje, tha. Do konsoltohem me shokë. Do të bisedoj edhe me ahokun Ylli Khabri e ndonjë ish-punonjës tjetër të komitetit. Dakord. Po të kishte nevojë do t'i vinim në dispozicion edhe një gazetë. Fjala ishte për Genc Tiranën. U ndamë. Rrugës diskutova me Filipin shqetësimin dhe hutimin e Farudinit. Diku dyshuam. Me këto dyshime mbërritëm në redaksi. Atje takuam Genc Tiranën. Ka ardhur një faks nga Gjermania-thotë thotë «Një gazetë ka botuar kontratën e firmosur midis Shqipërisë dhe firmës gjermane «Ruker». Është bërë edhe një artikull me titull: «Farudin Hoxha e ka shitur Shqipërinë te një Ilir.» Bëmë përkthimin. Materialet i diskutuam në redaksi. Vendosëm të botojmë kontratën, pa bërë asnjë koment. Një javë më vonë gazeta ndryshoi kontratën me këto firma: Kaluam ditë, javë. Zot! Farudin nuk bëri përgjigje në gazetë. Ndërsa sot, dy muaj pas kësaj historie, e mundon pa arsye veten: I boton ose nuk i boton artikullin RD-ja... Ka. Edhe të drejtë që e ka në njëri, qytetarët zotë Farudin Hoxha a marrë shumë kohë më parë. Një javë më parë, ndërsa po shkruaja artikullin: «Tregu politik sposton tregun ekonomik» më ra në dorë një material i Komisionit të Kontrollit të Shtetit. Bënte fjalë për kontratën e lidhur me firmën «Iliria Holding». Për atë që nga regjisorët e kësaj marrëveshjeje dilte Farudin Hoxha. Në material nuk shpërndahej se çfarë kishte ndodhur me këtë kontratë. Jani këto fakte të nxjerra nga një kontroll zyrtar dhe jo nga fantazia e ndonjë gazetari. Janë këto ngjarje të vjetra dhe jo zbulime të ditëve të fundit. Prandaj nuk vend për deklarata, por për përgjegjime publike. Ndryshe kemi refrenin e njohur: Fjalë, imzot, fjalë... 2. Një muaj më parë, për arsye shëndetësore shkova në Itali. Krejt rastësisht u njoha me një afarist. Emri i tij: Renato Felilah. - Kam krijuar një ndërmarrje të përbashkët, më thotë. E kemi pagëzuar. Presim të nisim punën. - Bukur, paçi sukses! - Por si mund të kem sukses, kur firmën që e diq e sulmoni në gazetë?! Bëmë disa replika dhe u kuptuam. Në gazetë kishim botuar një artikull me titullin: «Dhëndri afarist». Fjala ishte për Klement Kolanecin që kishte krijuar një ndërmarrje të përbashkët me emrin «Ital - Trade». Në këtë artikull nuk kritikohej firma italiane, por regjisor i saj, dhëndrri vetëm i të ndjerit Enver, arqitekt Klement Kolaneci. I shpjegova. Ai nuk bindet. Unë bëj afërizëm. Nuk bëj politikë. (Vijon në faqen 2) MITRO ÇELA

PD-ja forca e parë politike që ka ngritur problemin çam

Partia Demokratike është e para forcë politike që ka ngritur problemin çam, si një popull i diskriminuar dhe i martirizuar, e bëri këtë akt që në ditët e para të krijimit të saj veçanërisht në Pukë dhe lideri i saj diktatori, Enver Hoxha, ishin përpjekur me të gjitha forcat për ta lënë në harresë, për të hedhur baltë, për ta lënë në errësirë dhe popullit të saj. Partia Demokratike në politikën e saj për mbështetjen e popullit çam, nuk ka ndjekur veç interesat e saj. Ajo është e para që ka kërkuar nga qeveria greke që të hapur për konsultim. Qeveria greke i ka vlerësuar këto akte dhe ka pranuar për hapjen e këtyre konsultave. Partia Demokratike ka luftuar me luftën për të respektuar të drejtat dhe liritë e shqiptarëve dhe ka qenë e para, brenda këtyre Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, sipas akteve të OKB-së dhe të KSBE-së. Ky qëndrim konsekvent i Partisë Demokratike është i njohur, i publikuar dhe i shpallur botërisht. Ky është një qëndrim paqësor e bashkëkohor, një qëndrim i mbështetur mbi të drejtat ndërkombëtare. Në këto rrethana është paradoksal dhe me keqardhje zhurrma që kanë bërë kohët e fundit disa organe shtypi. Ato janë drejtuese të Partisë Demokratike kanë folur kunder këto drejtave të popullit çam. Përpara një vjetë politike të njohur e të publikuar, Partia Demokratike 1 quaj këtë deklarata si shpifje me qëllime të caktuara për të sjellë përçarje midis forcave demokratike dhe popullit. KOMISIONI DREJTUES I PARTISË DEMOKRATIKE

Pas tre muaj e gjysëm - hajde

- PS dhe «ZP» strehojnë hajdut-tin që kërkohet nga hetuesia. - PS dhe «ZP» strehojnë hajdutin që kërkohet nga hetuesia. Kohët e fundit bota e letrave shqiptare po sensibilizon opinion me lajme të pavërteta e shpifje nga më të ndryshmet, herë në adresë të një personi e herë në adresë të grup personash, shoqatash e partish të ndryshme. Si gjithnjë flamurin e shkëlqyeshme orientere e mban «ZP». Një shkrim i 14 III, del dhe me 24.8.91, me titull: «Tre muaj e gjysëm-demokrat», shkruar nga Agron Rexha, ku reshtohen një varg shpifjesh në adresë të degës së PD-së në Tropojë. Mania për t'u bërë «blografinë» njerëzve sipas mënyrës ala partia e punës është sot më evidente se kurrë, gjithnjë një pjesë paramiti të njohur të Gebelës: «Gënjen, gënjen se do të gjendet një njeri që t'i besojë» Jo për të polemizuar me Agron Rexhën se nuk la vlen, por për hir të së vërtetës do t'i themi dy fjalë e si është përgatitur terreni i këtij shkrimi. Çdo revolucion (Vijon në faqen 2)

VLORE

Më dt. 28.8 1991 në pallatin e kulturës të qytetit të Vlorës dhe e PD të këtij rrethi organizoi një takim me anëtarë, aktivistë dhe dashamirës të PD-së. Nga Komisioni Drejtues i PD-së ishin të ftuar Dr. Prof. Sali Berisha dhe SARANDE Dega e Partisë Demokratike të rrethit Sarandë, organizoi në kinoteatrin e qytetit të Sarandës një takim e anëtarëve, simpatizantëve, intelektualëve dhe punonjësve të qytetit e dhe nga fshatrat përreth, me zotin Neritan Çeka i cili foli për situatën politike në vend, për punën që po bëhet në parlamentin e parë pluralist shqiptar për krijimin e një legjislacioni demokratik. Pa pakënaqësi e lëvizje të kushtetutës, pa ligjin për tokën, pa ligjet për de-

Të enjten pasdite, në sheshin «Amerika» të qytetit të Kavajës mijëra vetë u mblodhën për të marrë pjesë në mitingun e organizuar nga Komisioni Drejtues i PD-së të këtij rrethi. Kur në një nga ballkonet e apartamentit përballë dilte ku ishte selia e degës së PD-së dolën kryetari i Komisionit Drejtues të PD. Prof. Dr. Sali Berisha, etj. Sheshi shpërtheu në duartrokitje e në thirrjen entuziaste «Liri-demokraci». Duhet theksuar se ky është manifestimi i parë pas rënies së regjimit të vjetër e të sundimshëriruar të banorëve të këtij qyteti për t'u shpallur rreth, që u bë e mundur vetëm në këta muaj të vitit të parë të pluralizmit. Dr. Prof. Sali Berisha vlerësoi lart rolin e qytetit të Kavajës, si një nga vatrat e para dhe më të fuqishme të luftës për demokraci në vendin tonë, si bashkëthemeluese të PDSH-së. - Ju, theksoi ai, keni luftuar e aspironi për një demokratët të vërtetë e të plotë, për një shtet juridik. Por këto nuk mund të arrihen me një president ko-zetorintjë Arben Imami e Tomor Dosti. Dr. prof. Sali Berisha në fjalën e tij u ndal në rëndësinë e madhe që ka për vendosjen e demokracisë në Shqipëri veprimi politik qytetar. Me këtë veprim PD-ja synon të parandaloje vendosjen e një diktature të djathtë, të sigurojë rivendosjen e rregullit dhe të qetësisë në vend, funksionimin e shtetit juridik, mbrojtjen e lirisë, gjëshmeve, barazinë e shtetasve para ligjit, të zhvillojë këtë vlerë elit edukatën demokratike. mimist, me një parlament me 70 për qind komunistë, me një qeveri me 50 për qind të anëtarëve komunistë, me një sigurim që ruan pushtetin, kuadro, mendjes, e praktikat e vjetra. Edhe në kohën kur kërkojmë sigurimin e të drejtave dhe lirive për të gjithë, ata mbajnë nëpër burgje disa prej të Kavajës, ndërsa lënë të lirë ish-anëtarët e Byrosë Politike të KQ të PP-së. tashmë të shkaikuar nga funksionet e që kanë vjedhur popullit miliona lekë. Korresp. i «RD» politizimin e ushtrisë, organeve të ruajtjes së rendit, pa ligjet për kallmin në ekonomi e tregut dhe inkuruajimin e futjes së kapitalit të huaja dhe gjithashtu ai... (Vijon në faqen 2)

27 - 28 SHTATOR - KUVENDI KOMBËTAR I PARTISË DEMOKRATIKE

Veprimtari të PD-së MITING I GJERË POPULLOR NË QYTETIN E KAVAJËS