04/09/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

4 shtator 1991

VEPRIMI POLITIK QYTETAR DHE DEMOKRACIA

Gjatë këtyre nëntë muajve sundimi i egër, njëpartiak gjysëm shekullar mori fund. Kushtetuta feudokratike, antikombëtare i lëshoi vendin një pakete ligjesh që bazohen në aktet e Helsinkit. Toka shqiptare po çlirohet nga skllavëria e shtetit komunist. Besimet fetare filluan të ringjallen gradualisht. Po kalohet nga puna e skllavëruar në punën e lirë. Qeveria e stabilitetit, ndonëse komas nuk po garanton rendin, po punon për të përgatitur vendin për reforma. Parlamenti gjithashtu është pluralist dhe jo kukull legjislative e diktatorit. Por, vend për eufori nuk ka dhe nuk duhet të ketë. Demokracia në Shqipëri kërëcënohet rëndë nga aleanca e kriptokomunistëve dhe e elementëve kriminalë nga radhët e sigurimit të shtetit dhe ultranacionalistëve. Një aleancë e tillë së bashku me stalinistët në radhët e ushtrisë së kuqe, kreu grushtin e shtetit në Bashkimin Sovjetik. Prandaj PD, PR, PSD, dhe forcat demokratike në tërësi bëjnë thirrje për veprim politik qytetar gjer në vendosjen e plotë të demokracisë në Shqipëri. Ato u drejtohen forcave demokratike që të ndërmarrin këtë veprim jo për të manipuluar ato, por që t’u japin atyre mundësi që të tregojnë veten e tyre, të mbrojnë aspiratat dhe idealet e tyre të shenjta demokratike. Revolucioni demokratik tek ne dhe gjetkë po ... Grushti i shtetit në Bashkimin Sovjetik, tregon se sa shtrenjtë mund të kushtojë vonimi i reformave. Ai me sa duket, ishte i llogaritur të zhvillohej sipas një reaksioni zinxhir dhe në radhë të parë në relacionin Moskë-Beograd - Tiranë. Dhjetë ditë para këtij grushti, kriptokomunistët shqiptarë, kriminelë nga sigurimi i shtetit, me qëllim që të përgatisnin psikologjikisht popullin për këtë kob të zi, filluan që të paralajmëronin për vendosjen e një diktature të dytë. Rikujtojmë se të njëjtën gjë bënë dhe dhjetëvjeçarin e dytë të shkurtit, dmth. para puçit, skenar i cili dështoi në Shkollën e Bashkuar mbasi studentët dhe pedagogët demokratë të kësaj shkolle nuk ndoqën forcat puçiste të sigurimit të shtetit dhe elementëve të tjerë. Po kështu gjatë ditëve të puçit filluan kërcënimet, puçtjet në bazë të tipit bolshevik, takimet e fshehta. Portretet e diktatorit Enver Hoxha u futën në dyert e aktiviteteve të PD. Kasketat alla Lenin - Mao Ce Dun u shfaqën në kafenetë tona. Por grushti i shtetit në BS dështoi. Zhvillimet aty treguan qartë edhe njëherë se populli është forcë, energjia, mendja dhe pushteti i vërtetë dhe mjerë ai që matet me të. Së dyti - Veprimi politik qytetar i vazhdueshëm ka për objektiv të çrrënjosjen e komunizmit nga trojet dhe shpirti shqiptar. E zbatuar në praktikë kjo doktrinë ... është një okupacion i brendshëm i vërtetë. Një pushtim i jashtëm të merr lirinë kombëtare dhe s’ka më keq, por edhe socializmi totalitar u provua se ishte një pushtim i lirisë individuale dhe i të drejtave të individit. Qindra mijëra shqiptarë u zhdukën pa varre apo lanë rininë e tyre në burgjet e tmerrshëm. Kurse Shqipëria nga ky pushtim u shndërrua në lypësare të Evropës. Pikërisht se e konsideruan socializmin real një pushtim skllavërues që mohon të drejtën e mendimit të lirë dhe shprehjes së tij, të pronës private dhe të lëvizjes së lirë, të besimit fetar, etj., njerëzit e të gjitha moshave dolën në rrugë, u përleshën e madje vdiqën duke bërtitur «Liri, Demokraci». Shpërndarja e PK të BS, këtij gjiganti të shtypjes njerëzore, ishte një fitore e madhe për mbarrë forcat demokratike në botë. [Teksti fillon në mes të fjalisë] që këtë veprim jo për t’i manipuluar ato, por që të u japin atyre mundësi që të tregojnë vetën shenjta demokratike. Revolucioni demokratik tek ne dhe gjëtke po tregon se vërtet diktatura shkakëroi ekonomikisht dhe shpirtërisht njerëzit, por ajo nuk ka arritur të shkatërrojë aspiratat dhe idealet e tyre demokratike. Madje, për demokracinë, të parët u ngritën ata që lindën dhe u rritën nën diktaturë. Nga ana tjetër, pa mendimet, trimërinë, manifestimet, mitingjet e grevat pa dinjitetin e të gjitha këtyre akteve qytetare nuk do të kishim asnjë prej ndryshimeve që kemi sot. Janë pikërisht forcat demokratike ato që lindën dhe rritën PD dhe partitë e tjera opozitare dhe që po çrrënjosin komunizmin nga hapësira e Evropës Lindore dhe BS. Nëpërmjet veprimit politik qytetar të vazhdueshëm duhet të realizohen objektivat që vijojnë: Së pari - të parandalohet vendosja e një diktature të dytë në Shqipëri.

VEPRIMI POLITIK QYTETAR DHE DEMOKRACIA

Ndalimi me ligi i krijimit të atyre partive që synojnë vendosjen e diktaturave të ngjyrave të ndryshme, është detyrë parësore e forcave demokratike. PD ka insistuar dhe insiston se pa çrrënjosjen e komunizmit nga Shqipëria ne nuk do të kemi kurrë demokraci dhe me këtë ne, natyrisht, nënkuptojmë çrrënjosjen e pushtetit, praktikave, platformave, qëndrimeve, bizantinizmave komuniste dhe jo ndjekjen e individit apo të njeriut, i cili në Shqipërinë demokratike do të jetë i lirë, të ketë mendimin e tij të pavarur. Në hapësirën shqiptare të gjithë shqiptarët duhet të jetojnë edhe do të jetojnë si vëllezër. PD nuk i ka mohuar dhe kurrë nuk do t’i mohojë individit apo forcave politike të drejtën e ndryshimit. Por thekson gjithashtu se PS duke e konsideruar veten pasardhëse juridike të PP dhe duke pretenduar të trashëgojë pronat e saj, merr mbi supet një përgjegjësi me pasoja të rënda. PPSH ishte pronarja më e madhe e trojeve shqiptare. Ajo ndërtoi për veten, udhëheqjen dhe aparatin e saj, komitetet, vilat, shkollat, muzetë, strehimet më pompoze se çdo parti tjetër në Europë. Të gjitha pronat e saj janë produkt i shfrytëzimit të egër gjysëmshekullor i punëtorit dhe fshatarit të mjerë shqiptar, janë mundi, djersa dhe gjaku i tij. Duke i pranuar si të vetat, PS pranon, pra, të qëndrojë dhe të ngrihet në varret, krimin, mjerimin, gjakun, grabitjen e organizuar nga PPSH, politika e së cilës e katandisi Shqipërinë të lypë sot me shopk e me strajcë nëpër Evropë si asnjëherë tjetër në historinë e saj. Zotërinj, ne nuk kërkojmë kurra të tejnerim jashtë ligjit forca të reformuara, por asnjëherë nuk do t’i njohim për të tilla ato forca që grabisin vendin dhe kombin. Pronat e PP duhet t’i kthehen shtetit dhe popullit shqiptar. Por dua të theksoj se nuk është vetëm pronësia ajo që identifikon PS dhe PPSH. Partia Socialiste, që ende nuk ka paraqitur programin e saj por mbron programin e PPSH, luftën e vet politike, njëlloj si PPSH e mbështet në mashtrimin, shpifjen, falsifikimin dhe policinë sekrete. Në faqet e shtypit të saj Prof. Dr. Sali Berisha (Vijon në faqen 2)

NJË AKT I VONUAR, POR PLOTËSISHT I LIGJSHËM

- U ARRESTUA MANUSH MYFTIU - Më 31 gusht u arrestua ish-anëtari i Byrosë Politike të PPSH-së, Manush Myftiu një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Enver Hoxhës. Për rreth 40 vjet ai ka shërbyer Zeusit me zel e verbëri, duke e shndërruar në art «gjuetinë e shtrigave», persekutimin e mijëra e mijëra njerëzve. Vetëm nga një firmë e tij e hedhur me zemër të akullt, me dorë roboti, janë marrë në qafë, duke u përplasur me vite apo një jetë të tërë në burgje apo kampe internimi mijëra njerëz dhe dhjetëra mijëra pjesëtarë të familjeve të tyre. Sa e sa nëna e baballarë me lotë në sy, sa e sa nuse të reja me fëmijë në gji, janë futur në zyrën e tij të madhe për t’i kërkuar drejtësi e mëshirë për njeriun e tyre të afërt, por ai është treguar i pashpirt, si muret, duke ua kallkanosur lotët qysh me vështrimin dhe fjalën e parë. Ndërsa me shokët e ngushtë të Bllokut, të partisë e të pushtetit Manushi ishte tjetër njeri. Për ta firmat e tij lanin vetëm të mira, shuma të majme në lekë e valutë, rrugë të këndshme jashtë shtetit, poste, vende pune të pamirituara me shumë bereqet, apartamente të bollshme e vila...! Dhe nga këto bamirësi me pasur në popullit si në mallin e të jatit, ai mund të mbahej më gjatë se të gjithë dalldigjet rrënjësue të zemërimit e ndëshkimit të tij dhe të bënte karrierë. Si zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave për një kohë shumë të gjatë qenë i njohur ndër bindje të verber ndaj Enverit dhe shpirtin e zi, ati ju besua edhe detyra e kryetarit të Komisionit të Internimeve. Me emrin e tij janë të lidhur dhjetëra qendra internimi, mijëra jetë të lidhura se vdekja, mijëra dëndra e shpresa të thyera pa lulëzuar mirë, mijëra dashuri, të fikura pa u shprehur. Ndërsa viktimat torturoheshin nëpër kasollet si qeli, vidhnin pa e ngopur një ditë barkun, pa u qarë herë burra, shoku Manush kapardisej në «Benz», në vilën e tij me dhoma shumë apo në bahçen, që i kujtonte pronat e shumta të familjes në fshatin e tij të lindjes në Kaninë e në Vlorë. Para disa kohësh, kur mori vesh se kishte filluar zbatimi i ligjit të ri për tokën, ai nxitoi t’u çonte një letër bashkëfshatarëve zemërimit e ndëshkimit të tij ... [pjesa e kolonës vazhdon] Me këtë xhelat të diktaturës e varfëria nisi ndëshkimi i pashallarëve tanë komunistë. Lista e tyre është e gjatë. Në qoftë se duam t’i tregojmë vetes dhe botës se kemi shtet ligjor, se dëshirojmë të ndërtojmë një rend të ri, me të vërtetë demokratik, është e domosdoshme detyrë qytetare të dalin të gjithë përpara gjyqit. Jo për të hapur dosjet, po për të vendosur në vend drejtësinë. XHEVAT MUSTAFA

27-28 SHTATOR KUVENDI KOMBËTAR I PARTISË DEMOKRATIKE

MBËSHTETJE E FUQISHME POPULLORE PËR KËRKESAT E DEKLARATËS SE PD-së, PR-së DHE PSD-së - Mit ingje në Tiranë e në rrethe - POPULLI DO RREGULL E QETËSI PUBLIKE

Ambasadorë të përjetshëm

Pikërisht në këtë kohë kur tri parti më të mëdha opozitare dhe gjitha forcat e tjera politike kërkojnë që proceset pluraliste e rinovuse të realizohen rrënjësisht, edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme ata që kanë edhe firmën edhe vulën për zgjidhje në këtë çështje, kanë nxjerrë dhe hedhuar në lojë disa karta të vjetra, të cilat, pa ua ngrënë hakun mund t’i quajmë dhe të djegura. Nga lista e gjatë e kandidatëve për ambasadorë, ku përfshihen të gjithë drejtoret e drejtorive, 8 nga 10 që janë, na tërheqin vëmendjen emrat e Bashkim Dinos, Petraq Polifantit, Fatmirësisht, është hequr ai i Jorgo Melos, Benjamin i Manush Myftiut e Sulo Lazrit. Atyre u ka shkuar mëna, gjësa më e madhe. Vetëm ambasadave duke i hedhur në fushën e lojës me 10 kryetarë të lëvizjeve. Ata janë firmat e mëdha, kanë treguar devotshmëri të lartë në atë lloj diplomacie, mesazhet për ta si ambasadorë të përjetshëm, për të përfaqësuar Shqipërinë ishullin e vetëm të parajsës komuniste në botë, dhe E. Hoxhën teoricien më të dhimtën e marksist-leninizmit më të madh të kohës. Të katër janë afirmuar përpara kolegëve të ambasadave të tjera, përpara shtypit dhe personaliteteve të vendeve ku kanë shërbyer si ambasadorë pa personalitet e ndërlëgjegje qytetare. Dhe kur t’i shohin përsëri në krye të ambasadave tona do të habiten e do të pyesin: Nuk paska Shqipëria intelektualë më të shquar e diplomatë më të zot se këta? Natyrisht do t’u shtohet mosbesimi ndaj deklaratave tona zyrtare apo disa hapave demokratikë që kemi bërë. Avokatët më të verbër e më të zellshëm të diktaturës enveriste, pasi kanë ndërruar kostumet apo kanë dorëzuar formalisht teserën e komunizmit, do të marrin përsipër edhe rolin e mbrojtësve dhe flamurtarëve të demokracisë shqiptare. Por kosta nuk mund t’u besojë (Vijon në faqen 6)

Ministri i Jashtëm i Hungarisë takohet me zotin Sali Berisha

Ditën e diel kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, zoti Sali Berisha, pati një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë Geza Jeszenski. Ministri i jashtëm i Hungarisë shprehu kënaqësinë për ndryshimet dhe zhvillimet demokratike në Shqipëri, si dhe sukseset e mëdha të Partisë Demokratike. Është shumë me rëndësi tha ai, që njerëzit të bëhen të ndërgjegjshëm për rrezikun e madh që paraqet propaganda komuniste, e cila përpiqet të fajësojë opozitën për gjendjen e vërtetë katastrofike që solli politika gjysmëshekullore komuniste në Shqipëri. Nga ana tjetër ai tha se Hungaria, megjithë vështirësitë që ka, po e ndihmon dhe do ta ndihmojë Shqipërinë. Hungaria do t’i japë Shqipërisë 100 mijë tonë grurë me kredi me interesë shumë të ulët dhe 100 mijë tonë të tjera grurë nëpërmjet Komunitetit Europian. Zoti Sali Berisha theksoi se Hungaria dhe Shqipëria (Vijon në faqen 2) TIRANË Me sa duket pranverën dhe vjeshtën e këtij viti do t’i përcaktojnë dy kujtime si destinë të mbushura me mitingje paqësore të Partisë Demokratike, të afirmimit të plotë dhe të rritjes së shpejtë të saj si forcë kryesore opozitare në vendin tonë. Pjesëmarrja e gjerë e masave në to, kërkesat e qarta demokratike, radikale të të gjithëve, kristalizimi i koalicionit të PD-së, PR-së, PSD-së, të BSNH-së, të shoqatave politike «Kosova», «Çamëria», i kanë shqetësuar së tepërmi udhëheqjen e PP(S)-së dhe papagajtë e saj në «ZP», të gjitha forcat e koalicionit kriptokomunist. Mitigjet nisën një javë më parë në stadiumin «Dinamo», vazhduan me atë të Kavajës, Dibrës, Gjirokastrës, Vlorës. - VLORË - Padyshim mitingu në qytetin e Vlorës, i organizuar të hënën pasdite, ishte më masivi e më entuziasti, duke dëshmuar kështu edhe njëherë temperamentin dhe shpirtin e flaktë demokratik të vlonjatëve, vendosmërinë e tyre për të ruajtur e forcuar edhe më shumë lidhjet me PD-në, për të mbështetur e zbatuar në mënyrë të plotë programin e saj. Entuziazmin në këtë takim e rritën edhe fjalimet e kryetarit të Komisionit Drejtues të PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha dhe anëtarit të këtij komisioni, Arben Imami, të kryetarit të degës së PD-së së Vlorës, Afrim Jupi etj. Pjesëtarët e mitingut pritën me ngrohtësi fjalët e zotit Sali Berisha për rritjen dhe fuqizimin e PD-së, për vendosmërinë e saj për të shkatërruar sigurimin kriminal të shtetit e për të demaskuar kriptokomunistët, për qëndrimin konsekuent të PD-së për zgjidhjen e problemit kombëtar. Ndër të tjerat zoti Berisha theksoi se për (Vijon në faqen 2)

Një «mal» me halle. Kush do t’i zgjidhë?

- Pse nuk merren vesh partitë politike në Tropojë, ç’faj ka populli? - Kush u priu fshatarëve në rrëmbimin e bagëtive? - NTSH-në e B. Currit sikur e kanë nxjerrë jashtë ligjit. - Makinat e Parkut në vend të gurit sjellin bostan. Afro dy muaj për të zgjidhur një komitet pluralist në Tropojë do të thotë po kaq kohë që askush të mos merret me hallet e popullit. Do të thotë po kaq kohë t’u lihet dorë e lirë matrapazëve, hajdutëve e shkatërruesve; qofshin këta punëtorë e fshatarë që nuk i përkasin asnjë partie apo drejtorë me teserë e PP në xhep, qofshin këta kryetarë këshillash e kooperativash, apo sekretarë e ish-sekretarë të byrove. Jo se në rrethet e tjera puna po shkon vaj. Dhe gjithçka po zgjidhet mirë në këto komitete pluraliste, por disa e kanë misur mirë e ndonjë rezultat po duket. Por çfarë të merret populli në Tropojë që nuk merren vesh partitë? E për çfarë? Për një anëtar komiteti më pak apo më shumë. Po u dashka ta dijë populli për njëri nxjerr apo vë dorën në brez të pistoletës, se tjetri i bie avullins e i tret që nuk ka 4 orë që është futur në «udhëheqje», don të drejtojë pushtetin? Një mijë e një hallet e popullit nuk zgjidhen kështu. Nuk zgjidhen se drejtuesit e kësaj shumica e të cilëve vazhdojnë të jenë edhe sot, nuk po ka sinqeritet. Rrëshqitjen e shohin (megjithëse nuk duan ta besojnë). Prandaj kohën që u ka mbetur duan ta shfrytëzojnë e të zhvatun popullin. T’u hedhin një sy fshatrave të Tropojës. Pa pak kohësh kishte vetëm 10 kryetarë kooperativë. Tani janë bërë 49, se kaq shkoi edhe numri i kooperativave të ndara sipas fshatrave. Ata jo vetëm nuk punojnë për hallet e popullit, por në fakt i prijnë shkatërrimit. Në fshatin Lekurad të Gëgëysenit të 500 krerët e bagëtive të imëta u rrëmbyen të nesërmen e ditës që vetë fshati vendosi t’i ndante barabar e pa asnjë zhurmë. Në krye të kësaj «vepre» ishte Sulejman Abazi, sekretar i byrosë së Partisë, Azem Shpendi, kryetar i këshillit e të tjerë drejtues. Në Margëgaj, i pari që filloi t’i vinte kazmën pasurisë, ishte një ish-shef kuadri. Në Kërrnajë po kështu, etj. Në fshatin Salcë, rrethi familjar e të afërmit e kryetarit të kooperativës kanë marrë më shumë se gjysmën e pasurisë. Nuk është zotësi të rrëshqash faktë kur ato i gjen me shumicë në mes të qytetit Bajram Curri pothuajse mungon çdo gjë ushqimore në treg. Dhe kjo jo më shumë për arsye të mungesës së këtyre produkteve se sa të matrapazllëqeve e punës së pasinqertë që bëhet nga drejtuesit e ndërmarrjeve përgjegjëse për furnizimin e NTSH-së B. Curri sikur ka dalë jashtë ligjit. Vërtet, ajo punë mund të mos ekzistojë si e tillë, por sot ajo është e vetmja në këtë rreth që përgjigjet për furnizimin e popullit. Merrem me mend se si janë këto mungesa në fshatra e sidomos ato të zonave të largëta. Edhe në Tropojë kanë ardhur udhëheqje ushqimore për t’i ndarë. Asnjë kg miell, na thanë... [teksti ndërpritet] (Vijon në faqen 6)

DO RRËGJULLI E QYTETI PUBLIKE [tekst në pankartën e fotografisë, pjesërisht i paqartë]