Mitigu festiv në sheshin «Skënderbej» - aksion i madh politik qytetar
Me datë 14 shtator 1991, në orën 16.00 në sheshin «Skënderbej» të kryeqytetit Partia Demokratike të organizojë një miting të madh paqësor me flamujt kombëtarë pa simbolin e komunizmit.
Mitingu do të zhvillohet në mbrojtje të ligjshmërisë, për harmoni e paqe sociale, për mbrojtjen e fitoreve e plotë të demokracisë. Ai nuk ka asgjë të përbashkët me zërat që qarkojnë që po përhapin provokatori të njohur nga forcat e sigurimit të shtetit e kriptokomunistë të zellshëm, të cilët më kot orvatën për ta manipuluar atë për qëllimet e tyre të zeza, për të shpëtuar padronët e tyre bllokistë nga gjyqi i popullit si edhe pushtetin e tyre të falimentuar përfundimisht.
KOSOVA PAS NJË VITI
Më 7 shtator u mbush një vit nga dita kur përfaqësuesit legjitimë të popullit shqiptar të Kosovës, në pajtim me normat ndërkombëtare bashkëkohore të demokracisë e të barazisë, duke u mbështetur në të drejtën supreme të popullit për të vendosur në mënyrë sovrane dhe të pavarur për të sotmen dhe të ardhmen e vet, shpallën kushtetutën dhe me anë të saj sanksionuan Republikën e Kosovës.
Ngjarje e madhe historike u ndërrua në të gjitha mjediset e Kosovës dhe trojet e tjera shqiptare në Jugosllavi si dhe kudo ku jetojnë shqiptarët. Kushtetuta e Republikës së Kosovës mbështetet në vullnetin e popullit të Kosovës për të jetuar i lirë dhe i pavarur, vullnet ky që u shpall me Deklaratën e Pavarësisë së 2 korrikut 1990. Shpallja e Republikës së Kosovës në kushtet e rënda të pushtimit serb ka forcuar bindjen tek shqiptarët kudo që jetojnë në trojet e veta për fitore përfundimtare kundër nacionalizmit serb, për pavarësi reale, për realizimin e aspiratës shekullore-bashkim kombëtar. Kushtetuta e Republikës së Kosovës radhitet ndër Kushtetutat më demokratike e të përparuara në botë. Ajo nuk lejon asnjë kufizim të lirive themelore dhe të të drejtave të njeriut e të qytetarit përpos kufizimeve të natyrshme që mund të prekin lirinë dhe të drejtat e njëta të të tjerëve. Ajo mbron pa asnjë si kundër shqiptarëve të Kosovës, si ato të Ulqinit e Tivarit, Republika e Kosovës do të jetë një garanci për të mos u lejuar kurrë më tragjedi të tilla për kombin. Shpallja e Republikës së Kosovës i ka tërbuar pushtuesit serbë, sa duke humbur edhe logjikën elementare, s’kanë lënë mjet të dhunës barbare tipike serbofile të kohës së Car Dushanit pa përdorur kundër shqiptarëve, duke i «ligjëruar» këto veprime me norma të denja vetëm për primitivizmin serbomadh. Pikësynimi i Serbisë i shprehur në Kushtetutën e saj të 28 shtatorit 1990 dhe në akte të tjera juridike është të mohojë i lirive dhe të drejtave elementare të shqiptarëve si komb, keqësimi i kushteve të jetesës me largimet nga puna, zbatimi në mënyrë të padijes me anë të mbylljes së shkollave shqipe, vendosja e gjuhës zyrtare serbe për hatër të një popullsie prej vetëm 10 për qind serbësh e malazezësh, përkrahja e banditëve dhe pasigurisë me anë të burgimeve në masë, torturave, izolimeve, vrasjeve etj. Serbia ka spekulluar deri tani me Federatën Jugosllave duke e pasur atë si mjet për të mbuluar genocidin kundër kombit shqiptar, për të shkatërruar qështëterimin mijëvjeçar iliro-shqiptar. Si pasojë e kësaj politike shqiptarët gjatë pesë dekadave mbajnë rekordet e të vrarëve e të pushkatuarve në kohë, por më pas nga represioni dhe dëbimi. Një herë është shprehur në Federatën Jugosllave se ajo e destinuar të shkatërrohet, por në këtë ushtroj që të mbajë në këmbë e ta përjetësojë pushtimin e Kosovës. Asnjë iluzion nuk lejohet të ushqehet për Jugosllavinë Federative apo Konfederative pa barazi e të drejta sovrane të popujve, pa u njohur populli shqiptar si komb i barabartë me të tjerët dhe Kosova Republikë. Evropa dhe SHBA nuk janë më ato të parat. Ato si shohin mundësitë e ndreqjes në rrugë paqësore të asaj që u trashëgua për së prapthi. Edhe shqiptarët janë për këtë rrugë. Gjithnjë e më tepër po dominojnë mendimi realist se politika e Serbisë ka falimentuar, edhe sikur ajo të trashëgohet në gjuhën esperanto, se nuk mund të përjetësohet okupimi i trojeve shqiptare dhe se çdo zgjatje e saj do të ... ruhen më shtete-burg popujsh e kombesh si ato që duan marrëshallat rusë e gjeneralët serbë. Megjithatë mendimi konservator ende ka pjesën e vet në Evropë. Fakti që në Konferencën e paqes për Jugosllavinë në Hagë ...
... sovës radhitët që mund të prekin lirinë dhe të drejtat e njëjta të të tjerëve. Ajo mbron pa asnjë lëshim shtetasit e vet nga çdo lloj cenimi prej organeve shtetërore apo shtetasve të huaj, duke mos lejuar zbatimin e dënimeve dhe ndëshkimeve, madje as të sjelljeve përçmuese ndaj tyre. Asnjë shtetas i saj nuk mund të shtrëngohet të largohet nga vendi dhe as të lejohet të ekstradohet. Kjo mbrojtje e shtetasve na nxjerr përballë të kaluarën e hidhur të viteve 1941-1948, kur jo pak patriotë që u vetëmohuan për çështjen kombëtare, u dënuan nga shteti ynë shovinist serb apo u lejua e u ndihmuan këta të kryejnë masakra ma... Serbia është ende në atë shkallë ...
Kërkesë - apel drejtuar Kuvendit Popullor, Presidentit dhe Qeverisë
Komisioni Nismëtar i Shoqatës të ish-të dënuarve politikë të Shqipërisë (SHDPSH) po ndjek me shqetësim situatat politike, sociale dhe ekonomike të vendit edhe ato përreth tij.
Në morinë e problemeve dhe të halleve që i kanë pllakosur vendit si rezultat i politikës antikombëtare që ka ndjekur regjimi totalitar enverist, problemet e ish-të dënuarve politikë janë nga më të mëdhatë. Me dhimbje në zemër konstatojmë se mijëra e mijëra familje ende vazhdojnë të jetojnë në vendet e internimit ashtu si gjysmë shekulli rreth. Të flakur të braktisur baltave të Myzeqesë apo skutave të Gramshit, Skraparit e Tepelenës, Lezhës apo Mirditës, jetojnë në varfëri e mizerje me mijëra familje dhe individë në Tiranë, Shkodër, Korçë, Vlorë, Elbasan, Kavajë e kudo në Shqipëri. Ata janë të pasrehë, të papunë, të pashkolluar, me një status të identitetit juridik thuajse anonim, të mjegulluar e të pasaktësuar dhe pa asnjë asistencë sociale zyrtare. Të shumtë janë njerëzit tanë që ende nuk e dinë se ku ndodhen eshtrat e të afërmve të tyre. Ne si Komision Nismëtar Qendror për edhe Komisionet Nismëtare nëpër rrethe u jemi drejtuar jo një herë: - Presidentit i cili është treguar indiferent e i ftohtë apo i shurdhër e i pafuqishëm për të dhënë shembullin e tij për zgjidhjen e hallave të ish-të dënuarve politikë, ndonëse edhe ai nuk ka më pak përgjegjësi morale, qytetare e juridike nga parardhësit e tij kriminalë të PPSH për ato plagë e të mëdha kombëtare që kullonin edhe sot. Komisioni Nismëtar mendon se duhet të forcohet rendi juridik, të vendoset paqja sociale dhe të krijohet siguria e jetës për qytetarët para se të ndërmarrë masat ashpër veprime energjike që mund të jenë me pasoja për jetën politike të vendit. Ne parashtrojmë edhe njëherë kërkesat legjitime të të ish-të dënuarve politikë të Shqipërisë duke ia bërë të njohura mbarë kombit: 1. Të shpallet botërisht qysh në seancën e parë të muajit shtator miratimi nga Kuvendi Popullor i Deklaratës së Përgjithshme të OKB-së mbi të Drejtat e Njeriut, shpallur më 10 dhjetor 1948, për të cilën padrejtësisht është mbajtur heshtje 40-ca vjeçare. 2. Të dënohet publikisht veprimtaria politike dhe praktike e Enver Hoxhës dhe PPSH me një dekret të posaçëm të Kuvendit Popullor, meqenëse praktikisht këtë e ka bërë populli, partitë politike dhe gjithë shoqatat e vendit. 3. Të hiqet nga Flamuri Kombëtar ylli i pesëcepësh si simbol komunist i transplantuar përëndshëm dhe pa dëshirën e popullit mbi këtë shenjë mbarëkombëtare të shenjtë. 4. Të shpallet menjëherë pafajësia e gjithë të dënuarve politikë, brenda dhe jashtë vendit në proceset penale të të cilave janë shkelur kërkesat e Deklaratës së Përgjithshme të OKB-së mbi të Drejtat dhe Liritë e Njeriut. 5. Kuvendi Popullor dhe Qeveria t’u kërkojnë ndjesë publike të gjithë martirëve, viktimave dhe familjeve të tyre të shkaktuara nga regjimi totalitar enverist. 6. Para zgjedhjeve të reja elektorale të përfundojë procesi i heqjes së simboleve dhe nxjerrja në gjyq e ... proceset hetimore e gjyqësore të montuara e të manipuluara dhe që janë përdorur si vegla gore të Sigurimit të Shtetit. Në postet kyçe të aparatit shtetëror, dikastere qëndrore etj., të caktohen me drejtësi e ndershmëri bijtë më të mirë me figurë të pastër moralo-qytetare e me prirje demokratike të vërteta. 10. Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme, Hetuesia e Përgjithshme si dhe të gjitha gjykatat, prokuroritë dhe hetuesitë e rretheve të spastrohen rrënjësisht dhe menjëherë nga të gjithë ata persona që kanë përlyer e njollosur emrin e njeriut që jep drejtësinë dhe të krijohet një Komision i Posaçëm Parlamentar me juristë dhe të ftuar nga SHDPSH për hartimin e një ligji të veçantë për gjykatat, prokuroritë dhe hetuesitë. 11. Për punësimin, strehimin, shkollimin dhe dëmshtëpërblimin material në përputhje me të gjitha normat ndërkombëtare si dhe dalja në pension e ish të burgosurve politikë për gratë në moshën 45-vjeçare kurse burrat në moshën 50-vjeçare si problemët më të dhimbshme për t’u rifuatur normalisht në jetë ish-të dënuarit politikë të jenë në qendër të vëmendjes së Komisionit Qendror Qeveritar. 12. Një nga krimet më të shëmtuara dhe më të dhimbshme që shkaktoi dhuna e egër gjysmë-shekullore komuniste është zhdukja e eshtrave të prindërve, vëllezërve, motrave, bijve e bijave të mijra familjeve të dënuara. Ne kërkojmë me forcë që edhe për këtë problem të madh kombëtar të krijohet një Komision Shtetëror dhe t’ju kthejmë pa vonesë qytetarëve qytetare e morale këtyre njerëzve fisnikë të cilët me qetësi e ... të habitshme kanë përjetuar e po përjetojnë dramën e tmerrshme të mungesës së varrit. Ai që ka vuajtur këtë tragjedi të pashpjegueshme mund ta kuptojë se çdo të thotë të mbetet njeriu i dashur pa varr! 13. Qeveria dhe komitetet ekzekutive pluraliste të paisin pa vonesë e pa zvarritje Shoqatën e të Dënuarve Politikë të Shqipërisë në qendër e në rrethe me mjetet, pajisjet dhe lokalet e domosdoshme për funksionimin normal të tyre dhe të miratojnë organet e shtypit, llogarinë rrjedhëse dhe fondet përkatëse në përputhje me ligjin. Për plotësimin e këtyre kërkesave të ligjshme të hartuara nga Komisioni Nismëtar i SHDPSH dhe të miratuara nga anëtarët e saj, i japim Kuvendit Popullor, Presidentit dhe Qeverisë një afat 10 ditë nga dita e botimit dhe e dorëzimit të këtij dokumenti. Në përfundim të këtij afati, nëse përgjigjet nuk do të jenë të kënaqshme për SHDPSH, Komisioni Nismëtar do të shpallë një grevë urie pa afat deri në plotësimin një më një të kërkesave tona.
- Kuvendit Popullor dhe Kryetarit të Kryesisë së tij i cili me atë qëndrim të pafalshëm dhe nevrirës monist nuk i ka bërë të njohura Kuvendit Popullor asnjërin prej dokumenteve tona shumë të rëndësishme drejtuar opinionit mbarëkombëtar, parlamentit, presidentit, etj.
- Qeverisë e cila edhe një vendim gjysmak të turpshëm dhe fyes që dekretori Presidenti menjëherë pas zgjedhjeve të 31 marsit nuk ka treguar asnjëlloj serioziteti dhe kujdesi më të vogël për të lehtësuar sadopak barrën e rëndë që po peshon mbi supet dhe shpirti i ish-të dënuarve politikë të Shqipërisë.
Ne në Shoqatë mbështesim me të gjitha forcat deklaratën e përbashkët të Partive politike të opozitës dhe BSPSH.
Në këto kushte të komplikuara e të vështira kur monizmi dhe indiferentizmi po bëjnë ende ligjin, Komisioni Nismëtar i SHDPSH me këtë Thirrje – Apel, i drejtohet edhe njëherë mbarë publikut, opinionit ndërkombëtar dhe sidomos qeverive dhe vendeve miq që kanë akredituar përfaqësitë e tyre diplomatike në Tiranë, OKB-së, KSBSE-së, shoqatave, forumeve e fondacioneve humanitare të të gjithë botës, etj. për të kthyer seriozisht vëmendjen e tyre drejt këtij vendi që po jep shpirt dhe që ndodhet para katastrofës ekonomike më të rëndë në historinë e tij.
për zgjidhjen e halleve të ish-të dënuarve politikë, ndonëse edhe të tjerë mëdha kombëtare që kullojnë ende gjak e lot. të tyre të shkatërruara të përfundojë procesi i hetimeve dhe nxjerrja në gjyq e të gjithë ish-udhëheqësve të PPSH në qendër dhe në rrethe, që janë përlyer me krime politike e abuzime ekonomiko-financiare.
7. Të krijohet Komisioni Qendror Qeveritar nën drejtimin e Kryesisë së Këshillit të Ministrave si dhe komisionet në rrethe nën drejtimin e kryesive të komiteteve ekzekutive pluraliste të rretheve për zgjedhjen pa vonesë, me etapa e pjesë-pjesë të gjitha të drejtave legjitime dhe jetike të ish-të dënuarve politikë. Në përbërjen e komisioneve si nënkryetarë të tyre të caktohen përkatësisht drejtuesit e SHDPSH në qendër dhe në rrethe.
8. Të shpallet e kundraligjshme veprimtaria e Sigurimit të Shtetit dhe të shpërndahet menjëherë ky organ famëkeq. Ky veprim t’i bëhet i njohur popullit dhe botës mbarë.
9. Të spastrohet i gjithë aparati shtetëror, dikasteret qendrore, sidomos Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Drejtësisë, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë, Radiotelevizioni, ATSH, komitetet ekzekutive, ndërmarrjet, etj., nga ata persona që janë përlyer në ...
Sqarim
Edhe pse në gazetën tonë «RD» u botua një Deklaratë e Partisë Demokratike mbi qëndrimin e PD-së ndaj çështjes çame si dhe një sqarim mbi qëndrimin tim personal, fora të caktuara, për qëllime të mbrapshta, vazhdojnë t’i fryjnë kësaj çështjeje. Është për të ardhur keq që pas gazetës «Kombi» në gazetën «Çamëria» u botua edhe një shkrim me sulme personale si dhe një intervistë e një gazetareje të Janinës. Sqaroj se në muajt prill-maj të këtij viti me mjaft gazetare, edhe grekë, me të cilët kam bërë biseda të gjata ku kam folur për qëndrimin e PD-së dhe timin si deputet i PD-së, për problemin çam. Qëndrimi im ka qenë dhe është se ne duhet të ruajmë dhe të forcojmë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, në rastin konkret me Greqinë, me të cilën nuk kemi dalluar asnjëherë asnjë të acaruar. Por, përsa i takon problemit çam kam ritheksuar se PD-ja dhe unë personalisht jemi që problemi të diskutohet në rrugën e fqinjësisë, pa provokime dhe në mënyrë sa më të matur, që të arrihet shohë veten zot të plotësojë ... [pjesërisht e palexueshme] ... Ka qenë gazeta «RD», kryeredaktor i së cilës jam, i e ... dhe pas saj «Çamëria» ... N. ROSHI
MITING PROTESTE PARA AMBASADËS JUGOSLLAVE
Më datën 7.9.1991 Forumi Rinor i Partisë Demokratike me rastin e njëvjetorit të Kushtetutës së Kaqanikut dhe në kuadër të nismës së tij për unifikimin e hapësirës gjithëshqiptare, organizoi para ambasadës jugosllave në Tiranë një miting të madh me pjesëmarrjen e rreth 8000 vetëve, duke kërkuar njohjen e Republikës së Kosovës, njohjen e Kushtetutës së Kaqanikut, hapjen e shkollave shqipe në Kosovë, shembjen e «murit të Berlinit» për shqiptarët.
Përfaqësuesi i Forumit Rinor të PD-së, Ridvan Peshkëpia, hap mitingun. Ai tha se shteti jugosllav është përgjegjës i drejtpërdrejtë për situatën e vështirë në të cilën ndodhen shqiptarët në të dy anët e kufirit. Megjithë vështirësitë e shumta në të cilat ndodhen shqiptarët, shqiptarizmi i cili kurrë nuk është shuar, tani po rilind me një forcë të re.
Shkollat shqipe i kemi fituar me gjak dhe nuk i lëshojmë lehtë.
Në miting u hodhën parulla kundër Milosheviçit, kundër dhunës në Kosovë, «Kosova Republikë», etj.
Pas mitingut Ridvan Peshkëpia tha se Forumi Rinor i PD-së si organizëm brenda PD-së, gjysmën e aktivitetit të tij do t’ia kushtojë gjysmës së kombit që ndodhet jashtë kufijve shtetërorë.
Ne do të punojmë që të edukojmë një brez më shqiptar se brezi paraardhës dhe ai vetë të edukoje një brez tjetër edhe më atdhetar.
Korresp. i «RD»
(Vijon në faqen 6)
LAJMERIM
Me rastin e miratimit zyrtar të Shoqatës, ditën e enjte me 12 shtator 1991, ora 14.00 të gjithë ish-të burgosurit, të internuarit, të dëbuarit dhe të përndjekurit politikë të Shqipërisë si dhe dashamirët e shoqatës, ftohen në një miting solidariteti në sheshin përpara Universitetit të Tiranës.
KOMISIONI NISMETAR
Nga konferencat e Partisë në rrethe
27 - 28 SHTATOR KUVENDI KOMBËTAR I PARTISË DEMOKRATIKE
LUSHNJE
Më 8 shtator zhvillo me sukses punimet konferenca e parë e PD-së degës Lushnjë. Ky aktivitet u hap nga sekretari i degës, Bardhyl Caca, pastaj vazhdoi leximi i raportit nga kryetari i degës, Bardhyl Caca, pastaj vazhdoi leximi i raportit nga kryetari i degës ...
LUSHNJE
Më 8 shtator zhvillo me sukses punimet konferenca e parë e PD-së degës Lushnjë. Ky aktivitet u hap nga sekretari i degës, Bardhyl Caca, pastaj vazhdoi leximi i raportit nga kryetari i degës, z. Kujtim Guna. Raporti paraqiti punën e degës në krijim e në vazhdim, theksoi progresin e bërë, veçanta problemet e kësaj kohe, që duhet t’i japin një më tepër rëndësi, që ai ta ... Mbasi u lexua raporti u kalua në pyetje e diskutime. Të gjitha këto konvergjuan në dy pika të rëndësishme: të metat dhe arritjet si dhe në punën e madhe që duhet bërë në punën e ... për rënjosur në shpirtin e tyre idealin e demokracisë.
Duka marrë fjalën në konferencë z. Sali Berisha theksoi se PD është hedhur e tëra në aksion politik qytetar për të shkulur nga rrënjët dogmatizmin komunist dhe për të dhënë fund menjëherë e mirë luftës që e milon demokracinë. Duke folur për ... Berisha iu përgjigj pyetjeve të shumta të programit të PD, z. Berisha iu përgjigj pyetjeve të shumta dhe asnjë fjalës së PD nuk ka dhënë dhe nuk mund të japë kurrë intervista që prekin interesat e popullsisë çame pasi ... Kryetari i degës ... zgjodh zotni Kujtim Guna.
Në konferencë foli edhe z. Rexhep Uka, i deleguari i kom. drejt. të PD, i cili u përqendrua kryesisht në detyrat e komiteteve ekzekutiv pluralist që akoma nuk ka filluar shpërndarjen e tokës fshatarëve. Kjo, tha ai, është një dëshmi që tregon se drejtuesit punistë nuk mund ta ambientojnë hapin e reformës. Duke sqaruar programin e partisë për tokën, ai theksoi se PD do të luftojë për një eleminim gradual të krimeve që bëri, ndaj tokës PP për 46 vjet.
TEPELENE
Më datën 8 shtator u zhvillua konferenca e parë e PD të rrethit të Tepelenës. Konferencën e hapi zoti Ilir Meço. Në emër të grupit të punës u lexua raporti mbi veprimtarinë e degës PD që nga krijimi i saj deri dhe projekt-detyrat për të ardhmen nga Sokol Ajan. Në raport u vu theksi për ristrukturimin përfundimtar dhe cilësor të Partisë ... (Vijon në faqen 6)
Pas diskutimeve u kalua në zgjedhjet e këshillit drejtues. Kryetar i degës u zgjodh zoti Kujtim Guna.
BUJAR KALOSHI