18/09/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

18 shtator 1991

Asgjë e re nga sheshi «Skënderbej» - kështu shkruan «ZP»-ja

Vështirë se mund të gjesh rast më flagrant të nëpërkëmbjes së vullnetit të popullit. Për organin e partisë enveriste, tani të quajtur socialiste, pjesëmarrja e mbi 100 mijë qytetarëve të Tiranës në mbështetje të proceseve demokratike, nuk don të thotë asgjë. Në fund të fundit është po ajo logjikë - t’i popull mund të mendosh çfarë të duash, por mos harro se ligjin e bëjmë ne, partia e Envert dhe e Ramiz A-lisë. Ne do ta hapim apo do ta mbyllim parlamentin kur të duam; ne do ta hapim kur të duam apo do të kalojmë me korrespondencë Universitetin dhe shkollat e tjera të larta; ne kemi qeverinë; ne kemi të gjithë njerëzit tanë në postet kyçe, në ministritë e jashtme e të rendit, në radiotelevizion, në përfaqësitë diplomatike; ne do ta shtyjmë gjer në infinit rihapjen e gjyqit të Shkodrës; ne do të vonojmë gjersa të mërziten arrestimin e Nexhmije Hoxhës e të Sulo Gredicit; ne s’do të lejojmë dorëheqjen e presidentit; ne... ne... ne... Po, zotërinj, tërë jetën keni qenë vetëm ju. Shqipëtari kur s’bindej, kishte si hise prej jush burgun, internimin me farë e fis, në mos edhe plumbin. Është vërtetë që pushteti është ende në duart tuaja. Është po aq e vërtetë që njerëzit dhe pinjollët tuaj kanë depërtuar kudo, herë të dukshëm e herë të padukshëm, ka-në depërtuar ata edhe nëpër shoqatat e sajura prej jush, edhe në partitë e edhe në format madje edhe në eksod, për të mos thënë që njerëzit tuaj janë ata që bëjnë ligjin në pushtet. Por veç një gjë, - mos harroni se kohët kanë ndryshuar. Në këto nënte muaj, në praktikën dhe mendësinë e shqiptarit (Vijon në faqen 2)

MITING MADHËSHTOR NË SHESHIN «SKËNDERBEJ»

- Demokracia do të fitojë, të çrrënjosim komunizmin në Shqipëri - Të shtunën pasdite e prishëm me padurim sepse lajmi për mitingun e 14 shtatorit ishte bërë prej ditësh objekt bisedash e debatesh të nxitura më tepër nga thashethemnaja që kishin thurur për të arritur e hapur e të fshehtë të demokracisë. Ata prej kohësh u bien tambureve se PD-ja ka humbur shumën më të syve e zemrat e popullit, se ajo është për destabilizimin e vendit dhe përçarjen e popullit për të çrrënjosur komunizmin, e për të vendosur demokracinë me dhunë, me gjak, duke vrarë e varur të gjithë komunistët, edhe ata të thjeshtët, të ndershmit, të mashtruarit e të zhgënjyerit nga E. Hoxha, R. Alia, F. Nano e udhëheqës të tjerë të së kaluarës e të sotëm të PP (PS). Natyrisht që këto shpifje gelltiteshin vetëm nga pak individë, të cilët akoma nuk janë bindur se PS-në e sotme e ka nxjerrë nga hundët PP-ja e djeshme, se ajo dëshiron ta mashtrojë popullin me demagogjinë e saj karakteristike 46-vjeçare të mëparshme, për t’i zgjatur jetën në pushtet Ramiz Alisë, vezirëve komunistë apo pashallarëve socialistë, rugicat, derdheshin drejt sheshit «Skënderbej», lumenj njerëzish, Mes tyre shihje edhe pleqtë, e plaka, edhe prindër me fëmijë të vegjël nën krahë, edhe qindra demokratë të ardhur nga Kavaja, Durrësi, Kruja, Lezha, Shkodra, Askush nuk i thirri me lista e me firma, nuk u trokitë nëpër dyer, nuk i kërkojnë me pushim nga puna, nëqoftëse nuk do të vinin në miting, si ka bërë për 47 vjet PP-ja, që i varriste drejt shesheve të mitingjeve duke u vënë si barrinj punonjësve e aparateve të komiteteve të PPSH-së, sekretarët e organizatave bazë të saj, kryetarët e komiteteve të bashkimeve profesionale, drejtuesit. ...Ora 18. Sheshi tani i ngjan një deti njerëzish. Janë mbledhur mbi 100 mijë vetë. Vështrimet e të gjithëve janë nga tribuna e mitingut. Në të zënë vend drejtues të PD-së, zotërinjtë Eduart Selami, Azem Hajdari e Neritan Ceka, si dhe përfaqësues të udhëheqjeve të PR-së, PSD-së, shoqatës së burgosurve politikë e të BPSH-së. Mbi kokat e njerëzve valëvit- tës së tri partive, sepse në të mishërohen aspiratat tuaja të larta e fisnike për çrrënjosjen e komunizmit në vendin tonë, për fitoren e plotë të demokracisë, për ta nxjerrë vendin nga humnera ku e gremisi PP-ja dhe diktatura enveriane. PS-ja dhe ZP-ja, duan të mashtrojnë se gjoja janë rinovuar, se edhe ata janë në opozitë, se ne po luftojmë me një armik imagjinar. Por ne nuk gënjehemi, sepse jemi të bindur që kemi përballë një armik real, tepër të egër e të rrezikshëm, një koalicion armik të hapur e të fshehtë. Pas thirrjes së tij «Zotërinjtë bllokistë, dilni nga skutati ku jeni futur, nënshtrohuni ligjit, bëni pendesën dhe lutuni popullit t’ju mëshirojë e t’ju falë», mijëra zëra shpërthyen me parullat «Bllokmenët përpara gjyqit», «Enver - Hitler», «Poshtë diktatura». Në emër të komisionit drejtues të PD-së përshëndeti z. Neritan Ceka. Pasi theksoi se Tirana dhe gjithë Shqipëria janë e do të jenë me demokracinë, ai iu drejtua të gjithë të pranishmëve: - Për të diskredituar PD dhe demokracinë, armiqtë tanë shpifin e çirren pa- e drejtojnë komunistët që kanë ndërruar vetëm emrin. Z. Neritan Ceka, e mbushi fjalimin e tij me thirrjen optimiste: «E ardhmja është e demokracisë». Pastaj përshëndeti z. Zef Bushati në emër të PR, z. Sefedin Xhemalçe për PSD-në, Hysni Bardhi për BSPSH-në, Gjergj Tini, në emër të shoqatës së të burgosurve politikë. Edhe në fjalimet e tyre u shprehën qartë, fuqishëm e plot emocion besnikëria ndaj idealeve të demokracisë, vendosmëria për të luftuar deri në fitoren e plotë të saj, për rimëkëmbjen dhe begatinë e Atdheut, për ta bërë atë të denjë në gjirin e familjes së madhe Evropiane. Në fund, duke plotësuar dëshirën dhe kërkesën këmbëngulëse të gjithë pjesëmarrësve, e mori fjalën z. Azem Hajdari. Sapo ai u drejtua nga mikrofoni shpërthyen duartrokitje e brohoritje entuziaste. Në fjalën e tij z. Azem Hajdari theksoi se Shqipëria e re me të vërtetë demokratike që duam të ndërtojmë, kërkon çrrënjosjen e plotë të monizmit, dorëheqjen e presidentit R. Alia, afrimin e- Gjithashtu, ai shprehu edhe mbështetjen e PD ndaj përpjekjeve të qeverisë për çuarjen përpara të reformave politike e ekonomike si dhe ndaj forcave të rendit për rivendosjen e rregullit e të qetësisë. Në fund ai ritheksoi vendosmërinë e PD-së për t’i nxjerrë përpara gjyqit të gjithë udhëheqësit e lartë komunistë që kanë bërë abuzime të përbindshme me me lekum, valutën e jetën e popullit dhe për t’u dhënë dënimin e merituar. Duke shprehur vullnetin e mbi 100 mijë banorëve të Tiranës të më shpejt. Tiranës të grumbulluar në sheshin «Skënderbej» si dhe të miliona shqiptarëve që me mendje e zemër ishin në atë miting, zoti Azem Hajdari kërkoi në mënyrë të prerë që gjer më 5 tetor Nexhmije Hoxha, Sulo Gradeci dhe mashtruesit e kriminelët e tjerë bllokmenë të arrestohen e të japin llogari para drejtësisë. Fjala e zotit Azem Hajdari u prit me entuziazëm të veçantë nga populli i kryeqytetit. Pjesëmarrësit e mitingut u shpërndanë gë- Në nga mikrofoni shpërthyen duartrokitje e brohoritje entuziaste. gë- «Për Elizën» të Bethovenit, vidë, të mbrapshtme, apo pashallarëve socialistë, për t’i shpëtuar ata nga ndëshkimi plotësisht i ligjshëm e i merituar për gjëmat që i kanë bërë popullit. Nga ana tjetër, Musa Ulqini me shokë, qysh në mitingun në stadiumin «Dinamo», vazhdojnë të ulin në dy apo trefish numrin e pjesëmarrësve në mitingjet e PD-së, PR dhe PSD, të amplifikojnë shpifjen për ftohjen e popullit të Tiranës ndaj PD-së dhe demokracisë në përgjithësi. Në këtë kuptim, nga tre partitë e koalicionit demokratik, por edhe nga anëtarët e dashamirësit e tyre, ky miting, do të ishte një manifestim i forcës së opozitës dhe autoritetit të saj të padiskutueshëm e të palëkundshëm në masat popullore, por edhe një sfidë e hapur, dërmuese për «profecitë» dhe llogaritë e Përparimit, Musait e të ZP-së. Dhe kështu ndodhi. Gati një orë para mitingut, nga të gjitha rrugët e qytetit të Tiranës e në sheshin «Skënderbej» mblidheshin njerëz me flamuj e parrulla të kuq e të zinj, pjesa dërrmuese e të cilëve vinin nga rrethet. Lexojmë disa prej tyre: «Demokracia do të fitojë», «Përshëndesim veprimin politik qytetar të PD-së, PR dhe PSD-së». «Të çrënjosim komunizmin nga Shqipëria», «Bllokmënët përpara gjyqit», «Të shkatërrohet merimanga e zezë e Sigurimit të Shtetit», «President, mos luaj me demokracinë», «Kosova Republikë», «Diktaturat janë të destinuara të dështojnë» etj. Tingujt frymëzues të himnit kombëtar, i kënduar nga një kor prej mijëra zërash, shënonjë fillimin e këtij mitingu të paharruar. Fjalën e rastit e mban kryetari i komisionit drejtues të degës së PD për Tiranën, prof. dr. Ylli Vejziu. Ne, - theksi ai, - jemi këmbëngulës e optimistë për plotësimin e të gjitha kërkesave të deklaruara shoqatës së të burgosurve politikë e të BSPSH-së. Mbi kokat e njerëzve valëviten qindra flamurë të kuq të vegjël, pa yll dhe parulla të shumta. Në emër të komisionit drejtues të PD-së përshëndet z. Neritan Ceka. Pasi theksoi se Tirana e gjithë Shqipëria janë e do të jenë një demokraci, ai iu drejtua të gjithë të pranishmëve: - çirren pa reshtur e paturp se PD-ja nuk i ka mbajtur premtimet, se ajo ka në dorë pushtetin e nuk po bën asgjë. Çfarë i premtuam ne popullit, nuk mbajtëm fjalën dhe nuk ia dhamë? Ju premtuam, liri të vërtetë dhe po e gëzojmë, i premtuam pluralizmin dhe e kemi, i premtuam të kenë fashatarët e da dhamë, i premtuam shkatërrimin e diktaturës dhe po e arrijmë, kemi premtuar çrrënjosjen e komunizmit, fitoren e plotë të demokracisë dhe do ta arrijmë. Dhe për këtë jua premtojmë edhe në nderin tonë, dhe jetën tonë. Premtuam se do ta fusim Shqipërinë tonë në KSBE dhe e arritëm. Ne kemi disa ministra në Qeverinë e Stabilitetit. Ata janë vetëm të katërta e saj. Për hir të interesave të larta të popullit e të vendit ata po sakrifikojnë shumë duke mbajtur një barrë të madhe. Ashtu si në këtë 46 vjet edhe tani vendin tonë, shtetin tonë, ... Ne fjalen e zgjedhjeve elektorale, ristrukturimin e rinovimin e Shërbimit Informativ Kombëtar, të MPJ, RTSH e ATSH. Në luftën e gjatë të vështirë për realizimin e plotë të aspiratave e kërkesave tona demokratike ne si parti do të ndezrojmë gjithmonë emrin dhe veprën e gjithë dëshmorëve, do t’i respektojmë komunistët e thjeshtë të e ndershëm dyfish të tradhtuar nga E. Hoxha e PP-ja, do të mbështetemi fuqimisht tek shoqatat e të burgosurve politikë si dhe tek rinia jonë e mrekullueshme, tek studentët, dallëndyshet e para të demokracisë, të cilëve do t’u jemi gjithnjë mirënjohës e borxhlinj për veprën e madhe që kryen në shërbim të demokracisë. Krejt ndryshe nga PP-ja që mbylli Universitetin dhe nuk dëshironte t’i ketë në Tiranë, sepse ua ka frikën shpirtit të tyre demokratik, ne do të luftojmë që ky vit i ri shkollor të fillojë sa më ditë të ditës. Raportin e mbajti sekretari i PD së rrethit, zoti Petrika Minga. Në raport ndërmjet të tjerave, iu bë një analizë veprimtarisë së përgjithshme të PD gjatë gjithë periudhës së ekzistencës së saj të shkurtër, por të pasur me ngjarje dhe beteja për demokracinë. Gji- (Vijon në faqen 2)

Nga konferencat e Partisë Demokratike në rrethe

- KORÇË - Në datën 7 dhe 8 shtator 1991 në teatrin «A. Z. Çajupi» u zhvillua Konferenca e Parë e PD-së të rrethit. Para hapjes së punimeve nga të gjithë të pranishmit u mbajt një minutë heshtje për të nderuar kujtimin e të gjithë të rënëve për demokraci. Më pas u vazhdua sipas rendit të ditës.

Foto: DRITAN KABA SHKODRA E DEMONSTRUESVE. POSHTË: RAMIZ ALIA

27 - 28 SHTATOR - KUVENDI KOMBËTAR I PARTISË DEMOKRATIKE