12/10/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

12 tetor 1991

PARTIA DEMOKRATIKE I KA PASUR DHE DO T’I KETË TË HAPURA DYERT PËR INTELEKTUALËT

Edhe në raportin e mbajtur nga z. Sali Berisha, edhe në diskutimet në Kuvendin e Parë të PD, u trajtua problemi i tërheqjes të sa më shumë forcave intelektuale në radhët e PD. Kjo detyrë është shtruar me forcë qysh në krijimin e partisë sonë. Dhe është fakt se shumë intelektualë, duke iu përgjigjur thirrjes së kohës dhe të zërave të tyre, u bashkuan me studentët që krijuan PD-në, dhe më vonë u bënë anëtarë të PD në radhët e seksioneve, duke dhënë një ndihmesë të çmuar për forcimin e rritjen e nivelit cilësor të veprimtarisë së tyre. Një pjesë e tyre, ndër më të shquarit, përbëjnë grupin parlamentar të PD-së, të tjerë janë zgjedhur në krye të degëve e seksioneve, në komitetet pluraliste apo në dikastere. Megjithatë sasia dhe ritmi i deritanishëm i tërheqjes së intelektualëve në radhët e partisë sonë, nuk është i kënaqshëm sepse ata duhet të përbëjnë një nga shtyllat më të fuqishme të saj. Duke theksuar këtu se nuk mohojmë e nënvlerësojmë aspak rolin e pjesën e madhe të punëtorisë, fshatarësisë, të rinisë studentore, që gjithsesi janë e do të jenë pjesë e saj. Tërheqja e sa më shumë forcave cilësore intelektuale në radhët e partisë sonë së pari është detyrë e degëve dhe seksioneve nga të cilat kërkohet një punë më e organizuar e më me cilësi duke u krijuar atyre një klimë të ngrohtë dhe hapësirë të pakufishme. Në këtë rrafsh duhet synuar që të shmanget globalizmi, formalizmi, fushatizmi, apo kënaqja me shifra fiktive. A duhet të kënaqen p.sh. drejtuesit e degës së PD, të Tiranës me shifrën prej 15 për qind që zënë intelektualët në përbërjen e saj? Në raport me shumë degë të tjera kjo është një përqindje e mirë, por për arsye të përqëndrimit më të madh të forcave intelektuale në kryeqytet shifra është e ulët. Nga ana tjetër lipsen edhe studime për të përcaktuar se cilët kategori intelektualësh kanë aderuar më shumë, cilat më pak dhe fare pak. Këto do të bëjnë të mundur të njihen më imtësi gjendja, të bëhet programimi i detajuar i objektivave dhe i punës për të ardhmen. Suksesi i punës sonë me intelektualët të përcaktohet edhe nga njerëzit që merren me ta. Një intelektual i afirmuar, e dëgjon me respekt e interes një anëtar apo aktivist të PD që është Disa e gjykojnë asnjëanësinë apo të mesmen e artë si rrugën më të sigurtë në këtë situatë të mjegullt. Të tjerë i mundon mendimi se, meqenëse ngurruan në dhjetor apo muajt e parë, tani është vonë dhe PD nuk ka nevojë më për ta. Disa të tjerë gjykojnë se me futjen në vorbullën e politikës më shumë do të humbim sesa do të fitojmë. Disa presin t’u themi e t’u bëjmë thirrje disa herë. Por të gjithë gabojnë. Sot kur rrënjosja e komunizmit dhe vendosje e plotë e demokracisë së vërtetë është çështje jetike, ata që rrinë mënjanë, me dashje apo pa dashje i shërbejnë ruajtjes të së kaluarës, komunizmit, diktaturës moniste enveriane dhe hëllikave të saj të njohura e të fshehta. As tani, as pas një muaji, apo një viti, nuk është vonë për t’u radhitur në krahësit e lëvizjes demokratike. Por ia vlen të sakrifikohet për ideale të tilla të mëdha si fitorja e plotë e demokracisë, çrrë- Kërkojmë që intelektualët të përbëjnë një përqindje më të madhe në efektivin e PD me synim për të vënë plotësisht në shërbim të programit tonë e të proceseve demokratizuese, potencialin e tyre të fuqishëm mendor, të nëpërkëmbur, të persekutuar e të censuruar rëndë për 46 vjet nga PP dhe diktatura e saj. Këtë e shtrojmë si domosdoshmëri sfidat e mëdha të sotme e të ardhshme që duhet t’i përballojmë me sukses, intensifikimi i luftës së koalicionit të kriptokomunistëve forca të tjera regresive kundër PD dhe demokracisë në përgjithësi si dhe realizimi i programit tonë në kushtet plotësisht të mundshme të marrjes së pushtetit. Duke qenë një program me nivel të lartë shkencor, koherent, afatgjatë, që realizon mirëkëmbimin dhe integrimin e shpejtë të vendit në strukturat e organizmave ekonomike evropiane e botërore, ai kërkon organizimin masiv e aktiv të të gjitha forcave intelektuale të partisë e të vendit në tërësi, duke parë jo përkatësinë e tyre partiake, por aftësinë intelektuale, ndërgjegjen, dhe përkushtimin e tyre ndaj detyrës dhe atdheut. Për këto arsye është e domosdoshme që intelektualët aspak rolin e pesëdhënë e të punëtorisë, fashatarësisë, e të rinisë studentore, që gjithashtu i kanë e do t’i kenë plotësisht të hapura dyert e partisë sonë. Do të ishte ideale që ta vlerësonim kështu të gjithë. Por e vërteta është se shumë intelektualë ende ngurojnë, tregohen indiferentë, mosbesues ndonëse në gene janë demokratë, antikomunistë. Me sa duket ata po luftojnë ndërgjegjen: të dalin apo jo nga ngushtica 46 vjeçare e apolitizmit. PD, që është gjithashtu intelektual i njohur, me reputacion e bindje të thella e të hershme demokratike. Në të kundërtën ai fyhet sepse nuk i beson një pseudointelektuali apo mikrodemokrati. Nuk mund të presim që intelektualët të na ndjekin prapa shumë shpejt, pas një mbledhjeje e bisede që bëjmë me ta. Mund dhe duhet t’i mbajmë pranë duke u kërkuar mendimin dhe angazhimin edhe kur ata hë për hë nuk janë futur në radhët tona, duke organizuar konsultë ose aktive ku të vjelim mendimet e tyre për çështjet më të mëdha që na shqetësojnë, për reformat në politike dhe ekonomi, për zgjedhjet e reja, rinovimin e dikastereve, rishkrimin e historisë sonë, për të ardhmen e kulturës, letërsisë dhe arteve tona etj. Kështu ai afrohet mënjanë e bindim për sinqeritetin dhe forcën e madhe të partisë sonë, derisa një ditë futen në partinë tonë ata e shohin si nder dhe detyrë. Demokracia që kemi ndërtuar e kërkuar që prej 47 vjetësh ka nevojë për të gjithë sikurse edhe ne kemi nevojë për të. Atë e kemi në prag të derës. Po na troket. Le t’ia hapim me bindje e me zemër.

Ne kurrë nuk e humbëm shpresën

- INTERVISTE ME dr. IDRIZ BASHA, KRYETAR-I SHOQATES «SHQIPTARI I LIRE» NE EVROPE - Pyetje: A është i përgatitur emigracioni për këtë politikë të re që po zhvillohet në Shqipëri? Përgjigje: Jo, emigracioni shqiptar nuk është i përgatitur. Projekti politik i këtij emigracioni është i vjetëruar. Politika jonë ka identifikuar çdo gjë e cilindo me Shqipërinë, duke lënë anash demaskimin e diktaturës komuniste. Por kjo diktaturë nëpërmjet, përfaqësuesve të saj në Evropë ka zhvilluar një luftë sistematike ku deri nesh duke na quajtur si të thashë më lart tradhtarë, dhe në mënyrë të veçantë është përpjekur për t’i larguar kosovarët nga ne. Politikanët komunistë u kanë thënë gjithmonë atyre mos u merrni me emigrantët politikë shqiptarë se ata janë tradhtarë, janë reaksionarë, janë spiunë, për të penguar kështu marrëdhëniet me shqiptarët e Kosovës, Dhe kjo politikë përçarëse ruan pasojat e saj edhe sot. Në këto kushte lufta e shoqatës sonë ka qenë e vështirë. Ne kemi punuar dhe punojmë për të grumbulluar sa më shumë shqiptarë që aspirojnë për demokraci në Shqipëri. Para se të vija këtu, u takova në Bruksel me z. Gramoz Pashko. Ai, duke më prezantuar me ministrat që e shoqëronin, u tha atyre me humor se ky ishte Idriz Basha, fashist në Bruksel, ka bërë shumë krime kundër pushtetit tonë popullor, ka organizuar shumë manifestime, ka shkruar artikuj, ka bërë deklarata dhe për të gjitha këto ka për t’u përgjuar një ditë para gjyqit të popullit. Kjo shaka e tij nuk do të quhej e tillë sikur. Sot gjendja ka ndryshuar mjaft. Edhe zoti Petraq Pojani, ambasador i Shqipërisë pranë Komunitetit Europian në Bruksel, ka ndryshuar. Edhe për të unë kam qenë një armik i Shqipërisë, por sot nuk jam më. Ai më takoi një ditë dhe më tha: «Zoti Basha, ne kemi nevojë për ndihmën tuaj, për këshillat tuaj». Këtë ftesë nuk mund ta pranoja prej tij. Politika e Shqipërisë vërtetë po ndryshon. Por këtë politikë të re nuk mund ta bëjnë të njëjtët njerëz. Evropa e di kush është Petraq Pojani. Si nuk u gjet një diplomat tjetër i pa përzier me diktaturën e Enver Hoxhës? Nuk po edhe e Partia Socialiste ka mjaft dijen që e meritojnë të angazhohen në luftën e popullit për demokraci, e meritojnë të jenë në drejtim të shtetit të ri, Se bashku me ta mund të krijohet një qeveri kompetente, por duhet t’u largohemi anatemave të së kaluarës, klimës së ballafaqimit në çdo aspekt të saj, dhe të evitohen qëndrimet demagogjike. I duhet bërë e qartë popullit se duhet duruar edhe pak, se duhen krijuar konditat e një bashkëpunimi të brendshëm të të gjitha forcave që janë për të mirën e tij, duke përfshirë edhe kushtet e bashkëpunimit me Evropën, se gjërat nuk bëhen në një ditë, por synimet tona mund të arrihen më shpejt në rast se Evropa beson se Shqipëria është kthyer me të vërtetë drejt demokracisë e nga kjo rrugë nuk kthehet më. Pyetje: - Si e mendoni pjesëmarrjen e opozitës në qeverinë e Stabilitetit? A i ka shërbyer kjo politikës së saj? Përgjigje: - Kjo pjesëmarrje ka favorizuar Partinë Socialiste. Po të mos kishte marrë pjesë opozita në këtë qeveri e të mbetej përsëri një qeveri komuniste, në Shqipëri do të kishte destabilitet të heshtur. Por kjo opozitë, ka pasë për detyrë të kërkonte ndryshime të thella dhe të menjëhershme të politikës së jashtme dhe asaj ekonomike. Me këtë kusht duhej të pranohej pjesëmarrja e opozitës në qeverinë e stabilitetit. Por kushtet ekonomike dhe sociale e kanë detyruar opozitën të lëshojë nga të drejtat e saj që ta udhëhiqte politikën e kësaj qeverie. Meqenëse u pranua ky koalicion partitë e opozitës duhet t’i ndihmojnë ministrat e tyre në përmbushjen e detyrës, në mënyrë që pjesëmarrja e tyre në qeveri të ketë sukses, sepse është sukses për të gjithë. Vendimi për t’i afruar zgjedhjet nuk më duket i përshtatshëm. Nuk e besoj që ekuilibri politik në Parlament të ndryshojë shumë mbas këtyre zgjedhjeve, prandaj duhet lënë kjo qeveri të punojë. Në për- Pyetje: A keni besuar se një ditë do të theheshit përsëri në atdheun tuaj? Përgjigje: Dëshira për t’u kthyer në atdhe më ka shoqëruar vazhdimisht. Unë jam shqiptar, kam lindur shqiptar, jam rritur shqiptar, dhe do të vdes shqiptar. Emigracioni ynë zgjati shumë, por ne kurrë nuk e humbëm shpresën se do të vinte një ditë i kjo. Konferenca e Helsinkit në vitin 1975 gjallëroi shpresat tona por këto u tretën shpejt mbas qëndrimit që mbajti qeveria shqiptare ndaj kësaj konference, vendimet e së cilës u pranuan e u firmosën pas 16 vjetësh. Ne jemi quajtur kurdoherë armiq të Shqipërisë sepse sipas pikëpamjes së komunistëve kush nuk ishte komunist ishte tradhëtar, ishte i shit ur. Me këtë sy janë parë të gjithë shqiptarët e larguar nga Shqipëria, po kështu edhe shoqata jonë. Kur mësoja për lëvizjen demokratike në Shqipëri, u emocionova shumë, m’u drodh trupi, sepse këtë ditë e kam pritur prej kaq vjetësh. Pyetje: Ndosh ta e keni ndjerë se ka një frymë ballafaqimi politik jo vetëm me të kaluarën, por edhe me ata individë që i kanë shërbyer me zell ose jo regjimit të kaluar. A është e drejtë kjo dhe si e mendoni ju? Përgjigje: Gjitkush, pavarësisht nga pikpamjet dhe bindjet e tij i ka shërbyer regjimit sepse është dashur të jetojë të mbajë familjen ndryshe do të mbetej pa punë, në mes do ta pësont e më keq. Pra, ky ka qenë një qëndrim i detyruar. Por unë jam i bindur se jo vetëm tek opozita, por edhe tek të tjerët ka pasur, për këshillat tua aja. i pa përzier me diktaturën e Enver Hoxhës? Nuk do të ishte pa vlerë që këtë rol ta luante edhe dikush nga ne, që gëzon reputacion në qarqet diplomatike të Evropës. Kjo do ta rriste më shumë kredibilitetin e Shqipërisë. Pyetje: A mendoni të përfshini si anëtarë të organizatës tuaj të diasporë në jetën politike të vendit tonë dhe në ç’mënyrë mendoni të realizohet kjo? Përgjigje: Unë jam një nga më të angazhuarit në politikë në diasporë. Këtë angazhim ma kanë besuar shokët e opozitës nacionaliste, të cilët i kam përfaqësuar në veprimtaritë politike - të kësaj opozite. Amnistia politike na jep të drejtë të angazhohemi në shërbim të Atdheut, por se si do të bëhet kjo, varet nga zyrtarët. Nuk kam ardhur me ndonjë ide në këtë drejtim, po jam gati të vihem në shërbim të Atdheut ashtu siç kam bërë edhe larg tij. Por, ç’kam bërë deri tani, nuk mjafton. Azili politik i deritanishëm është pa objekt. Megjithatë unë e kam njëndërr, e cila ka mundësi të jetë realitet. Doktor Idriz Basha është një personalitet i diasporës shqiptare në Evropë. Ai është sot kryetar i shoqatës «Shqiptari i lirë» me qendër në Bruksel (Belgjikë). Kjo shoqatë e krijuar 13 vjet më parë grumbullon rreth vetes mjaft shqiptarë, të cilët janë larguar në kohë të ndryshme nga atdheu për shkak të pikëpamjeve të tyre të kundërta me regjimin diktatorial në fuqi. Zoti Idriz Basha, i lindur në fshatin Novosej të Kukësit, është larguar nga Shqipëria familjarisht në vitin 1949 në moshën 10-vjeçare. Ka përfunduar universitetin Luvën në Belgjikë për psikanalizë dhe specializuar për këtë fushë edhe në universitete të tjera si në Francë, Holandë dhe SHBA. Ka marrë titullin doktor por ai quan si profesion të tij shqiptarinë. Me ftesë të PD ai mori pjesë këto ditë në Kuvendin e Parë Kombëtar të kësaj partie dhe diskutimi i tij tërhoqi vëmendjen e pjesëmarrësve.

Lidhja e gazetarëve të Shqipërisë hedh poshtë projektligjin për shtypin

Paradje në orën 10 në sallën e «Lidhjes së shkrimtarëve» Komiteti Drejtues i Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë organizoi një takim me përfaqësues të të gjitha organeve të shtypit që kanë aderuar në këtë organizatë. Paradje në orën 10 në sallën e «Lidhjes së shkrimtarëve» Komiteti Drejtues i Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë organizoi një takim me përfaqësues të të gjitha organeve të shtypit që kanë aderuar në këtë organizatë, me të ftuar të tjerë. Mbledhja u bë me qëllim që të diskutohej projektligji për shtypin që është paraqitur Parlamentit, të cilin më rë fund përveç hartuesve të tyre ratën latin te lexoje dhe gazetarët. Të gjithë të pranishmit për projektligjin nuk ishin dakord me këtë variant e paraqitur dhe e hodhën poshtë atë. Diskutuan shumë nga ata si për parashikimin dënime penale për gazetarët që përdorin shkrime të cituara. Në këtë mbledhje u diskutua edhe për variantin e projektligjit që kanë përgatitur organizatat e shtypit që me aq vështirësi e fituam. Konkluzioni i përgjithshëm i mbledhjes ishte se hartuesit e projektligjit e kanë konceptuar atë në mënyrë të tillë që shteti të ketë kontroll absolut mbi shtypin, ashtu siç ka pasur shteti monast dhe partia-shtet për 46 vjet me radhë. Pjesëmarrësit vendosën njëzëri që ta quajnë të papranueshëm këtë projektligj dhe kërkuan të hartohet një tjetër ku të përcaktohet qartë statusi i gazetarit në mënyrë që ai të jetë i mbrojtur për t’i shërbyer sa më mirë publikut duke e informuar atë për të vërtetën. Për ta hartuar këtë u ngarkua një grup gazetarësh të cilët do të konsultohen me juristë të kualifikuar dhe me gazetarë të tjerë me përvojë nga të gjitha organet e shtypit dhe të radiotelevizionit.

Prof. dr. Sali Berisha takohet me Xhon Mejxhërin dhe personalitete të larta britanike

Këto ditë prof. dr. Sali Berisha, kryetari i Përgjithshëm i Drejtues të PDSH-së ndodhet në Britaninë e Madhe, ku zhvilloi takime me udhëheqësit britanikë. Gjatë qëndrimit të tij në konferencën e 108-të të Partisë Konservatore angleze, prof. dr. Sali Berisha u takua me udhëheqësin e asaj partie dhe kryeministrin e Britanisë së Madhe, z. Xhon Mejxhër. Ai gjithashtu pati një takim në Hotel «Imperial» me zonjën Margaret Thatcher dhe një takim prej 40 minutash me sekretarin e Shtetit për Punët e Jashtme z. Dagllas Herd. • Korresp. i «RD»

KRONIKË

Të martën, 8 tetor, në sallën e leksioneve të Muzeut Kombëtar, Forumi Rinor i PD zhvilloi Konferencën e tij të Dytë Kombëtare. Forumi u mblodh në këtë konferencë për të analizuar punën e tij të deritanishme e për të bërë hapa konkretë, veçanërisht në drejtim të kristalizimit të mëtejshëm organizativ të tij. Këtij qëllimi i shërbeu edhe 1 ditës i hartuar me kujdes ashtu dhe e gjithë veprimtaria e konferencës. Raporti u mbajt nga Z. Ritvan Peshkëpia, anëtar i grupit të hartanisë së punës. Në këtë raport u bë një ekspoze e veprimtarisë së Forumit, që nga dita e krijimit të tij. Në raport u theksua puna e mirë e bërë deri tani për kristalizimin e fizionomisë demokratike të këtij organizimi rinor. Veprimtaritë e ndryshme kanë pasur në qendër të vëmendjes një farë kristalizimin e rolit të këtij forumi, përshëndetj… (Vijon në faqen 2)

Kërkojmë që intelektualët të përbëjnë një përqindje më të madhe në efektivin e PD me synim për të vënë plotësisht në shërbim të programit tonë e të proceseve demokratizuese, potencialin e tyre të fuqishëm mendor, të nëpërkëmbur, të persekutuar e të censuruar rëndë për 46 vjet nga PP dhe diktatura e saj.

Pyetje: A keni besuar se një ditë do të theheshit përsëri në atdheun tuaj?

Jemi pro apo kundër komunizmit?

Në numrin e kaluar ju njohëm me përfundimet e marra nga një anketim i zhvilluar nga zyra e Hulumtimit të Opinionit Publik të PD, me një kontigjent prej 2688 subjektesh të ndryshme në profesion, arsim, moshë e seks, lidhur me shkallën e besueshmërisë ndaj informacionit që TVSH i shërben teleshikuesit shqiptar. Mendojmë se paraqet interes edhe njohja me rezultatet e përftuara nga sondazhi i opinioneve në lidhje me pyetjen e mësipërme. Sondimi është bërë më 1489 subjekte në rrethet Sarandë, Përmet, Berat, Gramsh, Mat dhe Lezhë. Ata janë përfaqësues të shtresave të ndryshme të popullsisë dhe banorëve të fshatit ose qytetit. Rezultatet teknike të sondazhit PUNËTORE 37 514 51 FSHATARE 33 224 14 NEPUNËS 56 307 64 PENSIONISTE 4 36 6 TË PAPUNE 8 109 16 GJITHSEJ 138 1190 161 ANALIZA E PËRFUNDIMIT: Tabela e mëposhtme tregon se ja në «pro» komunizmit 9 për qind e sasisë së njerëzve të pyetur «kundër» tji rreth 80 për qind dhe nuk deklarohen qartë rreth 11 për qind. Mendojmë se një përfundim i tillë vërteton edhe një herë deri në ç’sipas të cilës komunizmi si ideologji aktualisht nuk pranohet nga pjesa dërrmuese e popullsisë. Shkaqet e një gjendjeje të tillë mendojmë se janë evidente. Më tej se kaq deklarohen kundër komunizmit 85 për qind e njerëzve punëtorë të anketuar dhe 82 për qind e njerëzve fshatarë të marrë në studim. Një fakt i tillë edhe në këto përmasa shpreh qartë një përfundim tashmë të deklaruar nga pjesa më e madhe e popullsisë. Në të ardhmen zyra jonë do t’i paraqesë publikut përfundime për aspekte të tjera të jetës së sotme politiko-ekonomike. K.SH. PELLUMB KARAMETO Tiranë, më 10.10.1991