19/10/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

19 tetor 1991

NUK KEMI KOHË TË PRESIM

I gjithë kombi është në pritje. Shqiptarët, kudo në botë, presin zgjedhjen që do të japë demokracia e re shqiptare. Padurimi ka pezëmatuar njerëzit e lidhur nga pritja e gjatë. E pra ky vend nuk ka më kohë të presë. Pritja, apatia, konflikti i përhershëm veçse infektojnë plagët e hapura të vendit. Në çështjen zgjedhja e qeverisë së stabilitetit ishte gati e detyrueshme për momentin, «shtet» politik ishte tepër i ngushtë dhe i rrezikshëm për zgjedhje të tjera. Sot situata është krejt tjetër, fronti opozitar me PD në krye është shumë më i fuqishëm se rezistenca komuniste (PS). E parë në këtë prizëm situata do shfrytëzohet, sepse në situatën e Shqipërisë tepër të rënduar politikisht, me kalimin e kohës mund të ndërhyjnë elementë të rinj, të cilët do të ndikojnë në mënyrë negative në elektoratin demokratik shqiptar që sot për sot është akoma tepër fluid. Çelësi kryesor për shpjegimin e situatës së sotme të ndërlikuar politike të vendit është në përcaktimin dhe veprimtarinë e qeverisë së stabilitetit. Pozicioni i sotëm i qeverisë së stabilitetit është tepër i dobët. Kjo qeveri nuk ka «spatulla politike». PS e sulmon dhe e saboton duke përfituar nga një imazh i dobët e të pafuqishëm për forcën demokratike duhet të marrin në aluzie një sërë faktorësh. Në radhë të parë ata ekonomikë. Reformë ekonomike që do të ishte çelës kryesor në zgjedhjen e mja problemeve të vendit po përuron shumë ngadalë, kjo për dy syte kryesore. 1. Për mungesë së kapitalesh. 2. Për mungesë të shtit juridik. Kritik i huaj që po hyn në Shqipëri ka ardhur më tepër në ftonën e ndihmave ushqimore, kjo sigurisht kanë ndihmuar për të shuar urinën kronike të vendit, por nuk janë një faktor për rikëkëmbjen dhe ristrukturimin i ekonomisë, madje mund të japin një farë mënyre edhe efekte negative, se ky lloj kapitali është si shiu i verës «vrug» si thotë populli, në fillim jep idenë freskisë por më pas dje meg të për. Ne po të vazhdojmë të debitohemi në këtë mënyrë për mallra ushqimore dhe konsumimi pa vënë akoma themelet e ekonomisë së tregut, do të vijë një moment kur do të jemi një klient i bezdishëm për financierët e huaj. Kapitali i vërtetë financiar, ai i drejtuar në sferën e investimeve, po heziton të afrohet, mjaft të kujtojmë se i vetmi Holding (në qoftë se mund të quhet Holding) që po hedh para në Shqipëri është ai i zotit Hajdini. Arsye e hezitimit të kapitalit të huaj dihen qartë. Për ta hasoi atë me një tren të vjetër, që kemi levërdí ta riparojmë në qoftë që e sipër. Por shumë probleme në këtë reformë ekonomike nuk po zgjidhen në afatet e duhura dhe me ritmet që po ecën treni ynë, stacioni është ende tepër larg. Ndosh­ta do të ishte më me interes për vendin tonë ta ndalojmë për pak kohë trenin tonë, ta riparojmë mirë, dhe të nisim me një shpejtësi të re. Por nuk janë vetëm faktorët ekonomikë ata që ndikojnë në lojën për caktimin e kohës së zgjedhjeve. Të mendosh se ekuacioni shqiptar mund të zgjidhet vetëm me anën e faktorëve ekonomikë pa marrë parasysh ata politikë dhe sociale është një naivitet. Jo vetëm sepse këta faktorë e shoqërojnë reformën ekonomike në të gjithë zhvillimin e saj, duke e kushtëzuar atë, por edhe sepse ato veprojnë edhe në mënyrë të pavarur. Ndosh­ta në situatën e sotme, për nga rëndësia, faktorët politikë kanë prevalencë mbi ata ekonomikë. Kjo për faktin se varfëria ka qenë prej vitesh «kondicion permanent» për shqiptarët. Sot ne jemi absolutisht të varfër, por për të qenë realistë, as dy apo tre vjet më parë ne nuk notonim në bollëk. Masat shqiptare i vunë në lëvizje në radhë të parë faktorët politikë dhe socialë. Situata e sotme politike është... e favorshme për frontin opozitar në qoftë se do të bëhen zgjedhjet të përshpejtuara. Jo vetëm se pozicioni ynë në qytete është i fuqishëm, por edhe sepse sot në fshat dhe në qytetet e vogla protesta kundër regjimit komunist është në maksimumin e saj. Më 31 mars Shqipëria ishte me qeleshe dhe nuk arritëm ta kuptonim plotësisht. Sot në qeleshtë e fshatarit ndodhet një kohë që mendon pa frikë dhe që është pothuaj plotësisht në anën tonë. Ky moment duhet shfrytëzuar, sepse ka shumë mundësi që në qoftë se zgjedhjet shtyhen deri në periudhën maj-qershor në elektoratin fshatar të influencojnë edhe elementë të tjerë, siç janë mungesa e zbatimit të plotë të reformës agrare, vështirësitë e dimrit që është përpara, prodhimi i pritshëm i dobët për vitin e ardhshëm, si dhe faktorët lokalë të cilët në fshat do të ndiqen në mënyrë të theksuar. Gjithashtu zgjatja e kohës së zgjedhjeve do t’u jepte mundësi edhe forcave të tjera politike që të shtrihen në fshat. Të gjithë këta elementë mund të ndikojnë negativisht... ...llitike të vendit është në pozi­cionin përfituar nga një imazh i frikshëm që është krijuar në popull sikur kjo qeveri është një qeveri e opozitës. PD nuk e mbron së praktikisht ajo nuk është qeveri e saj, por edhe sepse në njëfarë mënyre i trembet idesë së komprometimit me forcat socialiste. Partitë e tjera opozitare nuk kanë shfaqur gjithashtu ndonjë entuziazëm të veçantë për qeverinë e stabilitetit. Siç shihet qeveria ka mbetur vetëm. Kjo qeveri duhet të qëndrojë në këmbë dhe të ecë përpara në bazë të raporteve të mira ndërmjet partive dhe jo vetëm nga simpatia midis ministrave. Kjo ka sjellë si rezultat një përpjekje të lodhshme të qeverisë së stabilitetit për të shpëtuar ndikimit të partive, gjë kjo që e pamundur në situatën e sotme shqiptare kur çdo gjë është tejet e politizuar. Në këtë mënyrë qeveria çdo ditë e më tepër po kontraktohet me vetveten dhe po shfaq shenjat e një farë korporativizmi qeveritar. Në këto kushte bëhet e domosdoshme hapja e një debati politik për afrimin e datës së zgjedhjeve. Për të përcaktuar një afat... ...duke përfunduar. Arsyet e hezitimit të kapitalit të huaj dihen qartë, z. Pashko i reshtroi ato shumë bukur në Kuvendin e Parë të Partisë Demokratike, madje ai theksoi se ne jemi sot praktikisht në një embargo të plotë për sa i përket kapitalit të huaj. Arsye tjetër që e pengon reformën është mungesa e shtetit juridik. Aktet ligjore dhe nënligjore që tentojnë drejt privatizimit të ekonomisë pengohen në zhgënj­im burokratik nga një është shkatërruar akoma. Në këto kushte të «vakumit» ligjor ka forma të ndryshme që përplasen për të mbrojtur interesat e tyre ekonomike kështu rruga e reformës bëhet shumë e vështirë. Rasti më flagrant në këtë fushë është zbatimi i ligjit për tokën (pavarësisht nga të metat që përmban ligji në vetvete), i cili po zbatohet me shumë vështirësi dhe në disa raste ka mbetur fare në vend sepse shteti i mungon autoriteti i duhur për të zbatuar ligjin. Në këto kushte vetë zbatimi i reformës ekonomike kërkon një zgjidhje të re politike. Në një intervistë televizive z. Ruli, ministër i financave, përdori një krahasim shumë të bukur për ekonominë tonë. Ai e kra...

Përsëri ata që rrëzuan idhujt

Nr 16 tetor - Ditën e luftës kundër TOTALITARIZMIT: Përsëri ata që rrëzuan idhujt - Manifestim kulturoro-politik studentor në sheshin «Demokracia» - Të lodhur nga «pushimet» e gjata (pranverore, verore dhe vjeshtore), të deziluzionuar nga politika ala partiake dhe ritmi avancues i demokracisë, më së fundi ata, qysh në orët e para të mëngjesit të datës 16 tetor, vërshuan në sheshin «Demokracia» për t’i kujtuar edhe njëherë komunizmit se DHJETORI i tyre është edhe larg, for ever afër, dhe për të folur në këtë ditë, tashmë të shpallur si ditë e luftës kundër totalitarizmit, me gjuhën e tyre studentore të natyrshme dhe politike... Sheshi «Demokracia» përveç studentëve ka mysafirë edhe nxënës të shkollave të mesme dhe qytetarë të shumtë tiranas. Manifestimi kishte si organizator Bashkimin Studentor Mbarëkombëtar, Federatën e Rinisë dhe Ministrinë e Kulturës dhe të Sporteve (Drejtoria e Rinisë). Rreth orës 9, kryetari i Bashkimit Studentor Mbarëkombëtar, Gjin Progni, e deklaron të hapur manifestimin. Pastaj Arben Lika përkujton dëshmorët e demokracisë sonë që nuk u kthyen pa gjak. Sheshin e pushton një minutë heshtjeje: nderim për studentin e përjetshëm, Arben Brocin. Përshëndet më pas edhe vëllai i tij Dritan Broci. Pastaj përshëndesin me radhë studentët dhe pedagogë - personalitete të DHJETORIT 1990. Janë Blendi Gonxhe, Ridvan Peshkëpia, Arben Imami, Azem Hajdari dhe Edi Rama. Retrospektiva, kritika dhe përgjegjësia janë të natyrshme në një auditor kaq demokratik. - Është qesharake që ish-kasta diktatoriale të akuzohet vetëm për shpërdomime ushqimore dhe jo për atë genocid 46-vjeçar të ushtruar mbi gjithë kombin tonë - theksoi B. Gonxhe. Ai kërkoi që eshtrat e E. Hoxhës të hiqen nga Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. - Kam ardhur të shlyej borxhin tim moral ndaj jush, ndaj B. Gonxhes, E. Ramës, R. Budinës etj. ...Ju jeni të gjithë të bukur, sepse ju ditët të rrëzoni idhuj, për më tepër ju rrëzuat «idhujt pa krena», siç thoshte Migjeni... Dikush tash shprehet se Duartrokitjet në kohën tonë «s’mund t’i përkasin vec një njeriu apo disa njerëzve. Në radhë të parë, ato, dhe jo vetëm ato ju takojnë juve, ju keni fituar - shton me thjeshtësinë e tij të natyrshme A. Hajdari. - PD është i pari front antikomunist dhe është mëkëmbëse që të metat dhe dobësitë e tij të bëhen shkaqet që opozita antikomuniste të përparojë në një kohë kur E. Hoxha s’e ka vendin tek dëshmorët, pasi s’është dëshmor, por vrasës i dëshmorëve... Intelektualët janë dhe do të jenë emisarë të demokracisë. Ndërkohë opozita duhet të jetë e plotë në spektrin e saj. Asaj i mungon opozita e emigracionit që ka 50 vjet që e lufton komunizmin. Balli Kombëtar dhe Legaliteti, pavarësisht nga preferencat tona, janë hallka të zinxhirit antikomunist - theksoi prerë si gjithmonë E. Rama. Kur dikush merr fjalën për të përshëndetur, muzika që mbulon sheshin ndërpritet paksa dhe mandej vazhdon përsëri, nën një qiell të vranët. Është një ditë si ato kur Enveri dilte në tribuna dhe me një të lëvizur të dorës i «largonte» retë... I largonte nga vetja dhe i hidhte mbi ne «profetët»! Dhe sa shumë «re» na la pa shpërndarë. E tash «eliksiri» të tij «çudibërës» i doli boja, - s’bën më efekt mbi ne. Perëndoi qoftë Liri-Demokracia!... Pas orës 11 manifestimin e përshëndesin përfaqësues të partive politike dhe të forumeve të ndryshme. Në emër të PD përshëndet dr. S. Berisha i cili, duke iu drejtuar studentëve, theksoi se E. Hoxha e sëmuri rëndë shpirtin e popullit shqiptar dhe ata (studentët) dhe vetëm ata do ta shërojnë... - Ju jeni dhe duhet të jeni polivalentë. PD do të angazhohet për realizimin e aspiratave tua - përfundoi ai. Përshëndeti edhe z. Xhek Bigner drejtor i Institutit Republikan të SHBA - Lenini nuk u varros në Sheshin e Kuq, por në kutitë e votimit të demokracisë - tha ndër të tjera ai. Më pas përshëndesin Osman Kazazi - kryetar i Shoqatës së bindem që Adheu është shumë i pasur dhe i fortë. Pas tij përshëndeti përfaqësuesi i Forumit Rinor të kësaj partie. Ndërhyn Gjin Progni që kërkon të flitet për studentët dhe jo me gjuhën e studentëve. Pas tij studenti Theodhor Dhimitri, mes të tjerave propozoi që kjo ditë të shpallet si Ditë Karnavalesh. E më pas vendin e zë përsëri muzika e vallëzimi. Përshëndet pastaj Kol Mehilli - bashkatdhetar me banim në Kaliforni, Gëzim Kalaja - kryetar i BSP për Tiranën dhe kryetari i Këshillit Drejtues të PSD, z. S. Gjinushi i cili theksoi se praktikat e B. Sovjetik, Bullgarisë etj. treguan se koalicioni Alia-Hoxha-Noënështë i dështuar dhe se për shkatr­rimin e tyre përfundimtar është e domosdoshme mbështetja studentore krahas forcave opozitare. A. Lika me shaka thotë: «Unë do të flas në emër të PS» (pritet në vinte për të përshëndetur z. Nano, që në fakt s’erdhi kurrë) dhe lexoi një gazmore të të njohurit, humoristit Shtjefën Palushi. Spartak Ngjela, jurist, ish-i burgosur politik, ndër të tjera propozon që Universiteti të shpallet autonom, pasi kështu grupimet politike do ta kenë të vështirë të imponohen dhe demokracia do të ecë me lehtë përpara. Programin e paradites e mbyll B. Gonxhe që lexon një deklaratë të degës së «Bashkimit të Veprimtarëve Vullnetarë Enver Hoxha» që e shkaktoi të qeshura në gjithë sheshin «Demokracia». Mbështidja, muzika dhe përkuështimi mblodhi përsëri në shesh studentë, nxënës dhe qytetarë të shumtë. Për ta bërë më interesante këmbëmbasite janë planifikuar koncerte nga grupe rok dhe shfaqje filmi. Por mungesa e bazës teknike dhe «shkaqet» e nxjerra zakonisht në kësi rastesh bënë që koncerti dhe shfaqja e filmit të mos realizohen. Megjithatë gazmorët dhe «qyfyrët nga regjimi qyfyr» për Enverin, Nexhmijen, Ramizën e kompaninë, muzika, vallëzimi dhe shpirti rinor bënë që kjo mbrëmje të zgjasë... B. Gjonxhes, shprehet se me pluralizmin po hamë marmalatë, por unë them se gjalp nuk vjen dot pa DEMOKRACINË, - tha mes të tjerash A. Imami. Më pas përshëndesin Osman Kazazi - kryetar i Shoqatës të Përndjekurve dhe të Burgosurve Politikë, Zef Bushati në emër të Partisë Republikane dhe të Partisë Republikane që mes të tjerash tha se kur ju shoh ju... ...ja - Republikan të SHBA - kujtimet e votimit të demokracisë - - Bushati në emër ju shoh ju Rinia në qytetin «Studenti» defren lirish për herë të parë

E vetmja rrugë drejt së ardhmes - demokracia

- MBRESA NGA TAKIMET NË ANGLI DHE BULLGARI - Në Britani të Madhe isha me ftesë të Partisë Konservatore për të marrë pjesë në Konferencën e 108-të të kësaj partie e cila u zhvillua nga data 8-12 tetor në qytetin bukur të Anglisë. Gjatë qëndrimit në Blekpull u prita dhe pata takime me udhëheqësin e Partisë Konservatore Angleze dhe Kryeministrin e Anglisë z. Xhon Melkxer. Po kështu zhvillova takime të veçanta me zonjën Margaret Theçer, ish Kryeministre e Britanisë së Madhe dhe zotin Dagllas Hërd, sekretar i shtetit për punët e jashtme të Anglisë dhe Komenuellthit. Gjatë qëndrimit tim në Angli pata rastin dhe zhvillova një seri takimesh me personalitete të shquara të jetës politike, ekonomike dhe parlamentare të Britanisë së Madhe. Takimet e mia me zotin Hërd dhe zotin Xhon Melkxer, kryeministër i Anglisë, si dhe zonjën Theçer, ish kryeministre e Anglisë, ishin takime shumë të përzemërta dhe të hapta. Në këto takime dhe në fjalëndërova dhe shpreha mirënjohjen e thellë në emër të Partisë Demokratike, zotit Xhon Melkxer, zotit Hërd, zonjës Theçer, për pritjen shumë të ngrohtë, të çiltër, për miqësinë e dhënë, nderin që ata më bënë. Dua të theksoj që në fillim se pritja njerëzore dhe e ngrohtë e tyre, njohuritë e sakta që ata kishin për Shqipërinë dhe për gjendjen e mjerë të shqiptarëve në Jugosllavi, krijuan për mua një klimë të veçantë në këto takime. Në bisedën time unë shpreha mirënjohjen e PD dhe të forcave demokratike të Shqipërisë për dhembjen e veçantë që u lanë dhe qëndrimin e drejtë dhe kurajoz që kryeministri z. Melkxer, z. Hërd dhe zonja Theçer mbajtën gjatë ditëve të grushtit të shtetit në BS. Kjo ndërhyrje, theksova në këto takime, ka qenë një ndihmë e madhe jo vetëm për popullin rus, por edhe për të gjitha forcat demokratike të Evropës Lindore, sepse grushti i shtetit ishte një ngjarje e kobshme që kërcënonte rëndë jo vetëm Bashkimin Sovjetik, por të gjitha vendet e Lindjes, kërcënonte rëndë proceset dhe demokracitë e reja në këto vende. Në këto takime theksova se kombi shqiptar po përjeton sot një periudhë të vështirë por edhe më të rëndësishme të historisë së tij. Në Shqipëri, falë ndikimit të shumë faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm në fillim u demokratizua kaliol, u themelua Partia Demokratike e Shqipërisë. ...e vetmja parti në parlament veçanta me zonjën Margaret Theçer, ish Kryeministro e veçantë që u lajtën dhe qëndrim dhe zonja Theçer mbajtën gjatë ditëve të trushtit ka qenë një ndihmellin rus, por edhe forcave demokratike të Evropës Lindore, sepse grushti i shtetit ish-

Rinia në qytetin «Studenti» defren lirish për herë të parë