04/12/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

4 dhjetor 1991

OPINIONE

ZGJEDHJET. Pas tre muajsh do të kemi zgjedhjet e reja. Të dyja në epokën e pluralizmit. Të gjitha partitë janë në start. Në vendet demokratike, shteti, krijon kushte që të gjitha partitë të jenë në të një kushtë të barabarta për të futur në “lojën” e zgjedhjeve. Për të qenë më të saktë të paktën barazi kërkohet midis partive parlamentare. Por a e krijoi këtë barazi Qeveria e Stabilitetit Kombëtar? Të flasim me fakte, duke filluar nga «Thundra e Akilit» për një fushatë demokratike: PROPAGANDA, Gazeta e PS-së «Zëri i popullit» del ditë për ditë. Organi i vetëm i Partisë Demokratike vetëm dy herë në javë. Po kështu botohet edhe «Republika», «Alternativa». Të gjitha gazetat e partive të krijuara në hapësirën e këtij muaji. Pse këto organe të mos jenë të përditshme? Thuhet se pengon teknika. Bile se nuk ka letër. Le të marrim këto si të vërteta. Atëherë pse bëhet parashikim për gazetën «Zëri i popullit»? Po të shtojmë këtu se PS ka edhe një organ tjetër teorik revistën «Sot» ndërsa partitë e tjera nuk kanë asgjë, kuptohet që hendeku i pabarazisë thellohet më tej. Nuk do të zgjatemi me televizorin dhe radion. Është humbje kohe. Çdo lexues e zgjedh vetë kupton vetë pabarazinë. Por le të përmendim pronat e PS si trashëgimtare e PPS-së. Doli një dekret për shpronësime, por ç’ka mbetur në letër. PS vazhdon të jetë pronarja më e madhe e vendit. Vazhdon të ketë pjesën e «luanit» në selinë e KQ të PP. Në çdo rreth ka ndërtesat e Komiteteve të Partisë. Ka edhe shumë makina e pajisje të tjera. Me këtë «barazi» të gatuar për gjysmën e shekulli dhe të pa shembur plotësisht nga Qeveria e Stabilitetit Kombëtar do të nisi beteja për zgjedhjet e lira?! GRADAT: Pas tridhjet vjetëve, ushtria më në fund u çlirua nga kinezeria. U vendosën gradat. Shenja demokracie. Simbole disipline. Gradat u vendosën në një ditë të shënuar, në ditën e Pavarsisë, më 28 Nëntor. Është kjo një fitore e demokracisë. Por populli pret edhe diçka tjetër të madhe: çpolitizimin e simboleve në Flamur dhe Stemen e Republikës. BURSA «MADEIN - ALBANIA». Ka muaj që në trullin shqiptar ka hedhur shtat një nga simbolet e kapitalizmit (ekonomisë së tregut): BURSA. Është kjo e një lloji të veçantë, është një bukuri e shekullit të kaluar ose fillimi të shekullit të nëntë. Një BURSE e rrugës. Fillimisht e drejtuar. E brishtë. Zhvillohet para hotel «Tiranës» e hotel «Dajtit». Pastaj u shtri në qendër të Tiranës. Kaloi edhe rreth më rreth. Tani qëndrën e ka para shkallëve të Bankës së Shtetit Shqiptar. Në këtë BURSE sot luajnë të gjithë. Amatorë e profesionistë. Shqiptarë, kosovarë e të huaj. Dollari, marku, lireta, dhrahmia, lekë kalojnë dorë më dorë. Ka edhe spekulime. Ka dështime ashtu siç ka edhe fitime. Ditët e fundit në këtë Bursë RRUGË ka filluar të luaj edhe Banka. Me vonesë. Por më mirë vonë se kurrë. PROBLEMI: Dhe sa kohë kjo BURSE do të mbetet rrugëve? A nuk mund të institucionalizohet? A nuk mund të shërbejë për këtë qëllim, p.sh. ndërtesa krejt bosh e MERKATOS së FRUTA - Perimeve në Tiranë? Specialistët duhet t’i japin përgjigje sa nuk është vonë.

E ASHTUQUAJTURA ÇËSHTJA KUMBARO

Veçojmë një problem “Çështja Kumbaro”! Gjërr-mërri më skandaloz enverist, Një tragjedi dhe komedi e një lloj të veçantë. Nisi me grykën e pushkës sipas skenarit të arkivuar nga lideri i PP ditët që u rrëzuan tre bustet e Enver Hoxhës. Kujtoni dhe mos harroni! Ndërtesa e Radio-Televizionit e pushtuar nga forcat e ushtrisë. Dhe në skenë mbi shoku Kumbaro, punonjës më i zellshëm i Institutit të Studimeve enveriste. Beniamini i zonjës Nexhmije. Thonë se ishte i vetmi që nuk ra dakord që kjo zonjë e rëndë të delte në pension. Kujtoni dhe mos harroni antimitingjet dhe kronikat e tjera që vendoste Kumbaro, duke mbajtur dorën në brez, tek koburja! Kujtoni dhe mos harroni pucistët e Shkollës së Bashkuar që me armë në dorë detyruan dhënien e deklaratës së tyre famëkeqe për krijimin e Komisionit Nismëtar të Ushtrisë! Kujtoni dhe mos harroni fjalimin e zotit Alia një ditë para zgjedhjeve! Për të gjitha këto vendoste PP dhe zbatonte F.K. Dhe u shpërblye. Jashtë vendimit për pluralizmin e këtij institucioni, Kongresi i Partisë e zgjodhi shokun e nderuar Kumbaro anëtar të udhëheqjes së lartë! Kujtoni dhe mos harroni përpjekjet, luftën, debatet, grevat protestat, artikujt në shtyp, kronikat e punonjësve të Radio-Televizionit për të rrëzuar nga «froni» drejtorin e jashtëligjshëm, beniaminin e PP dhe PS! Roli i sindikatës së pavarur ishte tejetmasë përcaktues. Po kush është Fatmir Kumbaro? Një njeri i zakonshëm, një robot, një gur shahu që lëviz sipas një skenari të përcaktuar. Dora e regjisorít asnjëherë nuk duk. As kur u ngrit në piedestal e tal e as kur u rrëzua nga piedestali. Herë-herë, në mjegullnajë skicohej vetëm buzëqeshja ironike e tij... Aferim!

Humbësi i madh...

Humor i ditëve tona - ... I shenjti Dhimitër Gazhga në emigracion - Beniamini i Adil Çarçanit end kompani, pasi luajti me sukses të plotë në kambizëm, bëri rrush e kumbulla 170 milionë dollarë. Për këto merita të veçanta në fushën e biznesit, fitoi të drejtën për të kaluar muajt e verës në pikat turistike të Greqisë. Për hir të së vërtetës duhet thënë se bënte një jetë prej konti. Nuk la hotel luksoz, ose siç quhen në botën e dollarit hotele me pesë yje, pa shijuar. Edhe me shëndet nuk ishte keq! Veçse pikërisht në ato muaj të nxehtë shtypi i opozitës ia prishi disi qetësinë. Por shën Dhimitri kishte besim të plotë tek miqtë e ortakët e tij. Prandaj në muajin shtator u kthye në atdhe. Bëri disa deklarata. U betua për qellin e për tokën se ishte i pafajshëm si një i shenjtë. Por nuk i ndrijti ashtu siç mendonte ai dhe grupi Adil end kompani. Banka e Shtetit e denoncoi në hetuesi. Punonjësit e hetuesisë e dërguan në një qelë plot mirësjellje për t’u paraqitur në zyrat e saj. Dhe shën Dhimitri, me mirësjellje në një ditë të bukur tetori, la atdheun dhe «au ferrën» për në Greqi. Përse vrapzhand të bëjë jetë të qetë e modeste, Aferim atij dhe Hetuesisë! Po milionat që humbën në biznese e ashtuquajtur kambizëm? Futen në thesin pa fund të Ilqarisë «Humbje-Fitim». Aty çdo gjë tretet si kripa në ujë, qoftë ky ar, dollar a mexhite...

Rrëfime nga Arnautistani...

Vajza e madhe e shokut Foto Çami vazhdon vitin e tretë të gjuhës angleze (pasuniversitare) në Itali. Për çdo muaj ajo merr nga qeveria e Arnautistanit (Republika Shqiptare) 800 mijë lireta, dy herë më shumë se ambasadori shqiptar në Romë. Kjo vajzë e thjeshtë shqiptare, vullnetarisht, pas përfundimit të studimeve do të qëndrojë në Itali për t’u mësuar italianëve gjuhën e anglezëve. Aferim! • • • Dhëndri i vetëm i Sulo Gradesit afësohet në Francë. Tre vjet ishte përfaqësues i Tregtisë së Jashtme në ambasadë. Tani afësohet privatizant me paratë që ka trashëguar nga çifligjet e vjehrrit, (Thuhet se kohët e fundit shoku Sulo ka lënë mënjanë penën) dhe po merret me aktivitete privat. Veçse ujku qimen ndërron, kurse zakonin e vjetër jo! • • • Visar Zhiti na njofton nga Italia se në ambasadën shqiptare u bë disa shkurt... me. U shkurtuan punonjësit e sigurimit. Por ka gjë të liga që thonë se nuk i... Nga dosjet tepër «sekret» të fundit nxorrëm se është nënshkruar një kontratë sensacionale. 21 kilometra të bregdetit në rrethin e Kavajës i janë dhënë me qira një firme të huaj për turizëm. Kuptohet pa pëlqimin e kavajasve. Po kush ka firmosur? Zoti Fatos Nano, kur ishte në postin e Kryeministrit, (Në numrin e ardhshëm do të botojmë hollësi nga kjo iniciativë historike). * * * Një gjigant tjetër ka hedhur sot shtat në rrethin e Lushnjës. Një nga ndërmarrjet bujqësore i ka dhënë me qira një firme të huaj 8 mijë hektarë tokë. Për të mirë a për të keq? Lexoni në numrin e ardhshëm artikullin e përgatitur nga bashkëpunëtorët e gazetës sonë. * * * Ministria e Energjetikës në bashkëpunim me ndërmarrjet e saj ka firmosur disa kontrata. Fjala është për koncesionet në kërkimin e naftës në det. Ende pa u tharë mirë boja, nga studimi i kontratave dalin disa bishtra... Historia e dardhës në kohë moderne.

BERAT

Ditën e diel, në kinemanë e qytetit të Beratit, kryetari i PD prof. dr. Sali Berisha, zhvilloi një takim me intelektualët dhe punonjësit e rrethit të Beratit. Në këtë takim morrën pjesë z. Dhimitër Anagnosti, deputet i PD, prof. Pandeli Çina, prof. Nedin Vlora, nip i Ismail Qemalit, z. Kris Hill, i ngarkuar me punë i ambasadës amerikane, z. Xhorxh Suit dhe zonja Adele Suit, përkthyesit avokat i shquar në SHBA dhe funksionarë e PD në SHBA. Mbledhjen e hapi kryetari i degës së PD të Beratit, Agron Muçaj. Prof. dr. Sali Berisha në diskutimin e tij foli për situatën e krijuar në vend dhe rrugëzgjidhjet që jep Partia Demokratike. Gjithashtu iu përgjigj pyetjeve të shumta që shtruan intelektualët dhe punonjësit e rrethit të Beratit. Po ditën e diel, kryetari i PD, prof. dr. Sali Berisha, me grupin që e shoqëronte, zhvilloi një takim që ishte përgatitur në fshatin e Donofrosë. Zoti Sali Berisha zhvilloi një bisedë me interes për përmirësimin e jetës në këtë zonë. TIRANË Dega e Partisë Demokratike në Tiranë, ditën e enjte më datë 28.11.1991 zhvilloi në mjediset e kryetarit të degës së Tiranës të PD, z. Dylber Vjonesi, një takim pune me grupin e intelektualëve të bashkisë e të rrethit. Z. Çimi Hasani paraqiti një plan të hartuar në bashkëpunim me z. Dritan Shkupi, z. Valmir..., z. Besnik Kërçuku, z. Mark Kola, mbi perspektivën e bashkisë dhe të ndërmarrjeve të qytetit: transformimeve ekonomike, rrugëve të sipërfaqes e të centralizimit. ... zua socialist në ekonomi të tregut. Studimi u pasurua edhe me diskutimet e vërejtjet e bëra nga z. Selaudin Shabani, z. Asim Zajmi, z. Albert Brojka etj. +++ Ndërsa të shtunën më datë 30.11.1991 nga kjo degë u zhvillua një mbledhje pune me grupin e specialistëve të sportit. Në këtë mbledhje z. Agim Tabaku paraqiti një projekt të të platformës organizative dhe strukturës së organeve drejtuese të sportit, në kuadrin e transformimeve që po pëson vendi, të hartuar në bashkëpunim me specialistë të kësaj fushe. Diskutime interesante për këtë projekt-platformë u bënë nga zotërinjtë Edmond Gëzdari, Gëzim Kasmi, Albert Karriqi, etj. Z. Njazi Lleshi diskutoi për problemin e largimit nga veprimtaria aktive e specialistëve të shquar për shkak të mbushjes së moshës së pensionit, pavarësisht se në mjaft raste, disa specialistë janë në kulmin e karrierës së tyre. DURRËS ● Në rrethin e Durrësit vazhdojnë përpjekjet për vendosjen e rendit. Çdo javë komiteti ekzekutiv pluralist bën koordinimin midis organeve të ruajtjes së rendit, SHIK-ut, gjykatave, prokurorisë dhe hetuesisë. Kjo formë organizimi në shumë raste ka dhënë rezultate të mira. ● Por duhet bërë më shumë për shtatin. Sidomos për ndarjen e tokave, sepse në mjaft raste personave të veçantë, me këmbëngulje janë bërë pengesë. Ka vend për të zbatuar ligjin për ata persona që kanë «pushtuar» tokën pa të drejtë. ● Këto ditë, në sallën e ndërtesës së fermentimit të duhanit, morrën pjesë ... në mbledhjen e bashkisë ...

LAJME NGA BOTA

● Kryeministri britanik Xhon Mejxhër deklaroi se Këshilli i Evropës është i detyruar të njohë pavarësinë e republikave jugosllave të Kroacisë e të Sllovenisë. «Çështja në të vërtetë tani është thellësisht një çështje kohe» theksoi Mejxhër. ● Gjatë një interviste televizive me rrjetin amerikan Si-En-En, ministri i Jashtëm rus, Andrei Kozirev deklaroi se «ka të ngjarë që të ekzekutojnë kushtë për një përpjekje tjetër për grusht shteti kundër presidentit sovjetik Mihail Gorbaçov». ● Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, deklaroi se bisedimet për paqe në Lindjen e Mesme do të fillojnë më 4 dhjetor në Uashington, me ose pa pjesëmarrjen e izraelitëve. ● Ministria e Bujqësisë e Kubës njoftoi se ka ndaluar përdorimin e 1000 traktorëve për mungesë të lëndës djegëse. Shteti komunist gjendet para vështirësive të shumta ekonomike.

Nga Lezha në Ankona si qytetarë

- Mundësi të reja hapësire për jetën e varfër shqiptare - Para disa ditësh gjithkush kishte mundësi të ndiqte përmes kronikave televizive një grup të rinjsh që niseshin në Itali për një vizitë tri-javore. Vizita është rrjedhojë e motërzimit të rrethit të Lezhës dhe provincës së Markës Itali. Pa eksod, pa rrëmbyem anijesh, pa thyerje e djegie, pa lot e rrezikim jete. Dinjitozë e të kulturuar, sikundër u ka hije, nisen drejt Ankonës. Pra, në Evropë mund të shkohet edhe kështu, që qytetari e të përmbajtur në qofte se funksionarët banë në një të veprojnë dhe njerëzit tanë dinë të durojë. Para disa ditësh gjithkush kishte mundësi të ndiqte përmes kronikave televizive një grup të rinjsh që niseshin në Itali për një vizitë tri-javore. Vizita është rrjedhojë e motërzimit të rrethit të Lezhës dhe provincës së Markës Itali. Pa eksod, pa rrëmbyem anijesh, pa thyerje e djegie, pa lot e rrezikim jete. Dinjitozë e të kulturuar, sikundër u ka hije, nisen drejt Ankonës. Pra, në Evropë mund të shkohet edhe kështu, që qytetari e të përmbajtur në qofte se funksionarët banë në një të veprojnë dhe njerëzit tanë dinë të durojnë. Lidhja midis qyteteve, ose siç quhet ndryshe motërzimi i qyteteve, është një praktikë e përbotshme e vendeve demokratike dhe një mënyrë pozitive për t’i hapur rrugë lidhjeve midis vendeve jo vetëm në planin zyrtar. Motërzime të tilla presupozohen nocione të reja rreth marrëdhënieve midis dy vendeve si marrëdhënie ndërmjet të rinjsh, ndërmjet punëtorësh, pensionistësh, profesionistësh të të njëjtit profil etj. etj. Marrëdhëniet e motërzimit mes qyteteve përfshijnë një kuadër të gjerë njohjesh reciproke si në planin kulturor, zakonor, social e ekonomik që, në fund të fundit, konvergojnë në bashkëpunimin human midis banorëve të dy qyteteve nga vende fqinjë. Për kushtet e Shqipërisë së sotme, kur diplomacia e qeverisë dhe përpjekjet e dikastereve synojnë hapjen e vendit, marrëdhëniet e drejtpërdrejta midis qyteteve janë mënyra më e mirë për realizuar këtë hapje në nivelin e provincave, bile pse jo, edhe fshatrave. Kjo është arsyeja që përfaqësuesit e Rotary Klub shqiptare me qendër në Tiranë, zoti Prec Zogaj si deputet së bashku me noterianët e qytetit të Lezhës, lidhën idenë e motërzimit midis qyteteve të Lezhës dhe Ankonës. Kontaktet e para u bënë me z. Kheovan Gana dhe z. Armando Gjinaj, zotërinj të shquar të rajonit të Markës që kanë si kryeqendër Ankonën. Bisedimet u zhvilluan në qytetin e Lezhës në radhën të kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të qytetit, Agron Dibra, dhe noterianit, Paulin Gjoni. Nga Lezha u propozua motërzimi me Ankonën dhe, pas shkëmbimit të letrave të para, një delegacion relativisht i madh nga rajoni i Markës u prit në Lezhë. Në delegacion merrte pjesë zv. presidenti i rajonit të Markës, nënkryetari i bashkisë së qytetit si dhe industrialistë, financierë dhe funksionarë të administratës lokale. Delegacioni erdhi në Lezhë me idenë për ta përuruar motërzimin dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat, në bujqësi, industri e lehtë, infrastrukturë, transport, kulturë, art, sport, shëndetësi etj. Lezha i krijoi mundësinë delegacionit të njihen me avantazhet dhe disavantazhet e qytetit. Rota rajonit italianë u njohën gjithashtu edhe me resurset ku e mbështet qyteti zhvillimin e ardhshëm. Bisedimet midis specialistëve bënë të mundur përcaktimin e fushave dhe të formave të bashkëpunimit. U vendos që brenda një kohe të shkurtër delegacioni nga Lezha të kthente vizitën dhe, me këtë rast, në Ankonë janë nënshkruar marrëveshjet e para. Një grup të rinjsh, tiranas e lezhjanë, të miratuar nga kom. ekzekutiv i rrethit, u ftuan 3 javë në Ankonë. Qëllimi i përfeksionimi i gjuhës italiane, njohja në kulturën e zhvillimit e rajonit. Sipas angazhimit të palës italiane në këtë udhëhetime do të përsëriten disa herë gjatë vitit duke u konceptuar si kurs për artizanat, shërbimet publike, etj. Nderkaq prof. Armando Gjinaj i ka dhuruar Lezhës 150 dollarë me një vlerë prej 20.000 dollarësh, të cilat do të në vend përkrah veprave të piktorëve lezhjanë. Rotarianët nga Ankona prem-tuan zgjidhjen e disa problemeve të ngutshme të rrethit, siç janë... (Vijon në faqen 8)

Pa koment

Me qëllim që të saktësohet më mirë mënyra e trajtimit të shokëve anëtarë dhe kandidatë të Byrosë Politike të KQ të PPSH. Zv.-Kryeministrave, Presidentit dhe Zv. - Presidentave të Presidiumit të Kuvendit Popullor, kur shkojnë jashtë shtetit për shërbime mjeksore, udhëzojmë sa poshtë vijon: 1) Kur shokët e naltpërmendur shtrohen në klinika të huaja për shërbime mjekësore, kanë të drejtë të marrin pare xhepi në valutë të huaj, pa kundërpagesë për aq ditë sa do të qëndrojnë në këto institucione. Këtë të drejtë e gëzojnë edhe personeli mjekësor ose shoqërues, që për arsye shërbimi është i detyruar të qëndrojë së bashku me ta. 2) Autorizohen gjithashtu, që të pregatisni dhe t’u jepni pa pagesë shokëve të naltpërmendur, një sasi të caktuar dhurata siç do të përdoren për tua dhënë dhurata miqëve dhe personelit shëndetësor jashtë shtetit. Lloji i tyre dhe sasia e të hollave që do të shpenzohen për çdo rast, do të caktohen, sipas porosive të veçanta që do të jepen herë pas here për këtë qëllim. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë. ZV-KRYETAR I KËSHILLIT TË MINISTRAVE ADIL ÇARÇANI Dje parlamenti ynë i hoqi mandatin ish-kryeministrit të urrtë Adil Çarçani. Në të vërtetë deputeti Adil ia kishte hequr vetes me kohë mandatin, se nuk vinte fare në parlament. Veçse një gjë të habit: një Kuvend i dominuar nga ish-komuni

KRONIKE E PD

NJOFTIM

Sot në orën 13.00 Kryetari i Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha jep Konferencë shtypi në lidhje me deklaratën e Këshillit Kombëtar të PD-së Korresp i RD-së