Zëri i demokracisë të mbetet i pavarur
500 mijë dollarë ndihmë për Shqipërinë
- INTERVISTË E ZOTIT FRAN NAZI, PËRFAQËSUES I FONDA-CIONIT «SOROS» NË NJU-JORK, DHËNË GAZETARIT TONË ME-MILL TANUSHI. -
Pyetje: Zoti Fran, në fillim të bisedës dëshëm të dimë se ç'përfaqëson ky Fondacion?
Përgjigje: Ky fondacion, mbulon ish-shtetet komuniste të Evropës Lindore për sistemin arsimor, politik, ekonomik, në kuadrin e sistemit pluralist të qeverisjes dhe për të ndihmuar hapur perspektiva këtyre shteteve që të inkudrohen e futen sa më mirë e sa më shpejt në ekonominë e tregut. Po kështu ky
(Vijon në faqen 2)
AKT KRIMINAL I POLICISË NË SHKODËR MBI STUDENTËT
- Pa asnjë justifikim disa policë rrugaçë në Shkodër sakatuan, arrestojnë dhe torturojnë për 24 orë rresht komisionin e lëvizjes studentore duke i masakruar ato barbarisht deri në humbjen e shqisës së të shikuarit.
- Kryetari i lëvizjes studentore dhe njëri ndër themeluesit e PD në Shkodër, Flamur Bucapaj, pas ma-sakrimit i bëhet urgjent për shtrim në spital. - Disa policë, nën presionin e torturave fizike, u kërkojnë me forcë studentëve të arrestuar të thërrasin «Rroftë Enver Hoxha», «Rroftë Partia Socialiste!» U bë traditë që organet e Ruajtjes së Rendit të Publik të demonstrojnë forcën mbi palësinë demokratike, porse ngjarja e 18 dhjetorit në Shkodër i kalon kufijtë e durimit. Në mbrëmjen e kësaj dite disa policë rrugaçë ndaluan me forcë dhe arrestuan komisionin e lëvizjes studentore të Universitetit «Luigj Gurakuqi». Pa asnjë justifikim ligjor, barbarizmi policesk shkon deri atje sa për 24 orë rrahadhë në bodrumet e torturave, masakron në mënyrë çnjerëzore studentët I. Seçi, P. Hyka, H. Berisha, K. Demalia, dhe në veçanti kryetarin e lëvizjes studentore një ndër themeluesit e Partisë Demokratike, për Shkodrën, studentin Flamur Bucapaj. Nën presionin e torturave fizike dhe goditjeve me shkop gome provokuan demaskimin dhe themeluesit e saj studentë, duke u kërkuar me forcë të thërrasin: «Rroftë Enver Hoxha», «Rroftë P. Socialiste», «Jemi me Presidentin» apo «Poshtë S. Berisha dhe PD-ja»... Të tërbuar nga qëndrimi i papërkulur i studentëve para torturave fizike, rrugaçët e ligjit kërcejnë me sharje e thirrje kriminale si «këlshët e S. Berishës, do t'ju zhd[u]kim pa lënë gjurmë» apo «do t'ju bëjmë me keq se A. Broci»!!!... Të nesërmen studentët e Universitetit rrethojnë policinë, duke kërkuar lirimin e udhëheqësve të tyre, të cilët të masakruar dërgohen urgjentisht në spitalet e qytetit. Përveç plagëve të shumta trupore që kanë marrë disa prej tyre u kanë dëmtuar shikimin e syve, pjesë të fytyrës dhe të kokës. Në mëngjesin e 19 dhjetorit policët që masakruan studentët e pafajshëm, kjo protestë u miratua nga mijëra studentë të irrituar dhe të zemëruar që protestonin ndaj manipulimit që policia komuniste i bëri studentëve shqiptarë. Ky akt i dhimbshëm dhe i shëmtuar vërtetohet në opinionin publik dhe në pamjet dhe metodat komuniste, ato që komandojnë zbatimin e ligjit juridik në Shqipëri. Kjo tregon se partizanët e dështuar të piramidës diktatoriale, kanë ende pozita ligjore e juridike nga të cilat komplektojnë dhe sulmojnë për asgjësim proceset demokratike në Shqipëri dhe në veçanti opozitën politike të studentëve, varrmihësit e komunizmit dhe genocidit enverian. Faqja kryetari i studentëve, F. Bucapaj, është njëkohësisht dhe kryetar i PD për studentët e Universitetit të Shkodrës, provon se policët dhe eropërt e tyre vepruan me paramendim dhe tendenca të qarta politike për hakmarrje ndaj grevistëve studentë të nëntorit, të cilët kërkuan shpërndarjen e parlamentit dhe dorëheqjen e presidentit komunist, e projektuar si kujtesë popullore për 2 prillin shkodran, si paralajmërim për fushatën elektorale dhe dha arrestimin e N. Hoxhës me kolegët e saj «gardianët e kuq» treguan se deri në ç'masë shkon depolitizimi dhe demokracizimi i tyre aq i publikuar nga «ZP». dhe podiumet e shtojcave presidenciale. Mbi gjithçka, ky akt barbar «regoi se ç'rrezik i madh i kanoset demokracisë në Shqipëri, duke harruar, se rinina studentore, s'ka diktaturë që ia dhunon ëndrrat për demokraci, edhe sikur më- jëra enveristë dhe sadamistë të godasin me kërbaç dhe të shkaktojnë plagë të pasueshme. Fatmirësisht ajo kohë mori fund njëherë e përgjithmonë, dhe studentët që mposhtën diktaturën e organizuar, do të dinë të shkatërrojnë nëpërmjet errët të mafias pushtetmbajtëse», e cila mbjell dita-ditës terror dhe gjakderdhje. Këto ishin arsyet për të cilat studentët, forcat politike të pavarura dhe vetë populli i Shkodrës kërkuan pa hezitim që terroristët e uniformave blu të dalin përpara gjyqit të demokracisë dhe të pafajësisë njerëzore.
shikimin e syve, pjesë të fytyrës dhe të kokës.
Për këtë akt të shëmtuar, Shkodra përjetoi fyelljen dhe zemërimin më të madh. Urgjent, me kërkesë të studentëve, u zhvillua tryeza e rrumbullakët me përfaqësues të partive politike e parlamentare të zonës, sindikata dhe Forumi i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut. Mori pjesë edhe kryetari i komitetit ekzekutiv të rrethit, z. Ali Spahia. Nga takimi unanimisht, u nënshkrua një protestë drejtuar parlamentit, presidentit, kryeministrit, dhe Komisionit të Helsinkit, ku dënohet ashpër dhuna brutale ndaj udhëheqësve studentorë dhe kërkohet që brenda da-
Hidhët poshtë kërkesa për pranimin e PSSH-së
- Nga 51 kërkesa të partive të ndryshme, u pranua vetëm 4 prej tyre, mes të cilave edhe PSDSh. - Internacionalja Socialiste është e vendosur për mospranimin e asnjë partie ish-komuniste, pavarësisht nga ndryshimi i emrit. Më datën 25 nëntor 1991 në Santiago të Kilit filloi punimet mbledhja e Përgjithshme e Këshillit Drejtues të Internacionales Socialiste. Në këtë mbledhje ishte ftuar dhe Partia Socialdemokratike e Shqipërisë. Krahas problemeve politike botërore dhe rolit të Internacionales Socialiste në to, u shqyrtuan dhe 51 kërkesat e partive politike të reja nga nga gjithë bota, për të aderuar në të. Nga Një ndër këto parti është dhe Partia Socialdemokrate e Shqipërisë. Kjo është një arritje e madhe për këtë parti të opozitës shqiptare, por është gjithashtu dhe fitore për forcat demokratike shqiptare si dhe për gjithë vendin. Këshilli i Internacionales mbajti qëndrimin të vendosur për të mos pranuar asnjë parti ish-komuniste pavarësisht nga ndryshimi i emrave të tyre. Një nga këto parti ish-komuniste është dhe Partia Socialiste e Shqipërisë, të cilës në këtë rast i gjyqen në duar kartat e demagogjisë dhe të inskenimeve politike. Partia Demokratike përshëndet këtë eveniment të rëndësishëm për forcat opozitare demokratike në Shqipëri dhe i uron Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë përparim të mëtejshëm në të mirë të fitores së plotë të demokracisë në vendin tonë. Korresp. i «RD»
Të reja nga Arrnautstani
- Skeç në TV -
Me mjaft mundime të depërt… tonin në grupin e televizioneve që po merret me realizimin e programit humoristik të mbrëmjes së Vitit të Ri. Ato gjëra që më-suam po ju bëjmë të njohura edhe lexuesve. Ky program do të hapet me monologun e Namik Dokles: «Për pak u bëra president». Skeçe të tjera janë ndërtuar me artikuj nga «ZP» si për shembull: «PS distancohet nga gabimet e E. Hoxhës»; me diskutime të deputetëve H. Godole, A. Bregu, Xh. Tahiraj etj.
Një kënd të veçantë në këtë program do të zënë përshëndetjet e PS dhe të R. Alisë drejtuar studentëve. Pritet gjithashtu edhe ndonjë përshëndetje e E. Hoxhës nga bota tjetër për të uruar opozitën. Programi do të mbyllet me një këngë emocionuese të kënduar nga gjithë blokmenët së bashku: «Ne e deshëm demokracinë, por vajtëm për dhjamë qeni».
Prezantues i këtij programi do të jetë talenti i ri Servet Pëllumbi.
Shoku Sulo lutet të arrestohet
Servet Pëllu-mbi.
Sulo Gracedi ka bërë disa lutje Hetuesisë së Përgjithshme që të vijë ta arrestojnë, por ato kanë rënë në vesh të shurdhër. Unë, thotë shoku Sulo, nuk mund t’i le në baltë tani në pleqëri ata që më rritën si prindër të vërtetë, përndryshe nuk jam burrë. Ose hajdeni më arrestoni tani, ose do shpërthej burgun e do hyj vetë me forcë! Liria ime pa Lirinë e nenë Nexhit nuk ka asnjë kuptim!
Dhe i vetëm trim në luftë
Nga planet krijuese të poetit Hysni Milloshi mësuam se është duke shkruar tekstin e një këngë që do të paraqitet në festivalin e sivjetshëm. Titulli i saj është: «Dhe i vetëm trim në luftë». Shoku Hysni na tha se për të nuk ka rëndësi cili do të kompozojë muzikën, e se kush do ta këndojë.
Sport partiak
Njoftojmë sportdashësit se së shpejti do të zhvillohet ndeshja e boksit midis PK dhe PS. Kjo ndeshje është me rëndësi tepër të madhe dhe do të zgjasë deri sa njëri nga kundërshtarët të fitojë dukshëm. Rivalët janë stërvitur gjatë një periudhe 50-vjeçare. Në rast se fiton PK, PS duhet të lerë gjithë pasuritë e trashëguara nga PK1+PP dhe të dalë jashtë ligjit si parti e pavarur.
Në rast se fiton PS, PK nuk duhet të ekzistojë sepse është transformuar e shndërruar nga PK1-PP-PS. Barazimi PK1+PP+PS=PK2 është i palogjikshëm. Me një fjalë, një salatë ruse e vërtetë që do ta zgjidhë ndeshja e shemriputrit.
Ky takim do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave. Arbiter do të jetë vetë presidenti me qenë se është pa parti.
Lajmërim
Redaksia e «RD» lajmëron familjen Hoxha se ka për të tërhequr pranë kësaj redaksie shumën 100 lekë të reja si honorar për shkrimin e botuar nga Zonja Nexhmije Hoxha në «RD» më datë 22 qershor 1991.
ARMAND SHKULLAKU
Një ngjarje e jashtëzakonshme në «Adriatik»
VEZHGIM
- 85 persona nga Sri Lanka dhe 10 nga Bangladeshi të nisur për një turne në Evropë janë të strehuar në hotelin «Adriatik» të Durrësit.
Këta njerëz, siç i pohuan gazetarit të agjencisë amerikane të lajmeve AS, PRESS, Liam McDorme u nisën për një turne në Evropë të organizuar nga shoqëria «Trans National World Travell» me qendër në Nju Jork, të cilës i janë paguar 3000 USA për çdo person. Itinerari i udhëtimit në fillim ishte: Kolombo Bangkok Jordan-Athinë, ku mbërritën më 22 nëntor dhe pastaj me autobus udhëtonin për në Strugë. Destinacioni ishte mbërritja në Zagreb, nga ku ishte parashikuar të fillonin udhëtimin me avion për në ndonjë vend të industrializuar evropian. Por gjatë rrugës këta njerëz nga policia dhe me 29 nëntor mbërrijnë në Durrës. Qysh nga kjo datë ndodhen në hotelin «Adriatik» dhe nëpërmjet një fax-i shoqëria turistike njujorkeze njofton autoritetet tona e merr përsipër të paguajë të gjitha shpenzimet e qëndrimit të tyre dhe do të dërgojë një avion të posaçëm për t’i dërguar në Sri Lanka.
Qëndrimi i tyre për një kohë të gjatë në vendin tonë ka ngjallur dyshimin se kemi të bëjmë jo me udhëtim turistik, por me një përpjekje për të emigruar, duke shfrytëzuar Shqipërinë si pikë tranziti. Është e kuptueshme se ata nuk kanë mundësi të paguajnë 3000 dollarë për të kënaqur një kuriozitet turistik në mes të dimrit në vendin tonë. Aq më tepër që në pasaporta kanë vetëm
(Vijon në faqen 4)
Pa manipulime dhe instrumentalizime
Kuvendi i bashkimit dhe pajtimit kombëtar
Intelektualët e poshtëshënuar u takuan para disa ditësh. Diskutuan dhe bënë debate për Kuvendin e Pajtimit dhe Bashkimit Mbarëkombëtar. Në fund bënë këtë deklaratë:
prof. Agim Popa, dr. Arben Sanko, K.sh. Aleksandër Kocani, prof. Besim Daja, prof. Bujar Hoxha, Doc. Hektor Peci, prof. dr. Femi Shahu, doc. Flamur Zeka, dr. Jovan Thereska, doc. Kristo Pano, Bvsh Luan Karcaj, K.sh. Maksim Cikuli, Mentor Verrela, artist i popullit Ndrek Luca, dr. Nestor Thereska, dr. Pal Xhumari, dr. Pandeli Sina, Artist i popullit Robert Ndrenika, doc. Skënder Kola, doc. Skender Durësi, prof. dr. Selami Bekteshi, Mjeshtër Sifi Bushati, dr. Shefkil Osmani, dr. Shyqyri Subashi, Tefik Çanushi, Telat Ahmeti, prof. Ylli Popa, Ylli Gjinali.
Arsyeja që na shtyn të dalim me këtë deklaratë është se me këtë aspiratë të madhe të të gjithë forcave të vërteta patriotike të kombit tonë po bëhen manipulime dhe instrumentalizime për përfitime politike të njëanshme, duke ndërmarrë veprime të nxituara e të pamatura që mund të keqkuptohen nga populli i gjerë.
Realizimi efektiv i një kuvendi të vërtetë mbarëshqiptar kërkon para së gjithash përpunimin e një platforme të qartë, e cila, sipas mendimit tonë, duhet t’u përgjigjet disa kërkesave apo kritereve bazë:
- Të jetë një platformë e ndërtuar mbi bazën e parimeve të demokracisë pluraliste, të njohjes së të drejtave të njeriut, të përcaktuara në dokumentet ndërkombëtare të kohës sonë, si dhe të së drejtës kombëtare të popujve e të kombeve, në radhë të parë të së drejtës së tyre për vetëvendosje.
- Një platformë e tillë nuk mund të jetë vepër arbitrare e një rrethi të ngushtë njerëzish dhe e rezultati i një pune të mbyllur sipas metodave e praktikave të perënduara moniste, por fryt e rezultat i një diskutimi e debati të gjerë demokratik, pluralist, me pjesëmarrjen e efektive të të gjitha forcave të vërteta patriotike shqiptare, duke përfshirë në radhë të parë partitë politike shqiptare brenda dhe jashtë vendit.
- Veç diskutimit të gjithanshëm e të gjerë për hartimin e një platforme bazë, thirrja e një kuvendi të vërtetë mbarëshqiptar kërkon arritjen e marrëveshjes midis forcave të ndryshme për çështjen e pjesëmarrjes së këtij kuvendi.
(Vijon në faqen 3)
PRIVATI NËN SHIKIMIN E NJERKËS
Teorikisht të gjithë e pranojnë që privatizimi është motori lëvizës në ekonominë e tregut. Për këtë temë mbahen leksione, flitet në TV, shkruhet në gazetat e përditshme. Po në praktikë? Privatët i shohin me syrin e njerkës. Kështu i sheh komiteti pluralist, kështu i shohin dikasteret. Ndërsa qeveria bën sehir. Pse ndodh kështu? Ende ecet me mendimet e konceptet e vjetra. Shteti mbështet dhe përkrah vetëm ndërmarrjet shtetërore. Kjo është në kundërshtim me logjikën e ekonomisë së tregut. Në ekonominë e tregut të gjithë luajnë si të barabartë: privatët dhe ndërmarrjet shtetërore. Shteti luan rolin e arbitrit. I vetmi mekanizëm që i lidh është financa.
(Lexoni në faqen 4)
Letër e Kryeministrit të Britanisë së Madhe Xhon Mejxher drejtuar Kryetarit të Partisë Demokratike prof. dr. Sali Berisha
I dashur Dr. Berisha.
Ishte një kënaqësi për mua takimi me ju në Bleckpul gjatë konferencës sonë. Kriza e bërë në Jugosllavi që është në mendjen e çdo njeriu, ne kemi të qartë se me gjithë problemet e vështira të Kroacisë pozicioni i shqiptarëve në Kosovë nuk mund të harrohet. Për këtë arsye ne kemi vendosur, të punojmë për një zgjidhje të përgjithshme të çështjes jugosllave dhe Lordi Kerington ka krijuar mundësitë gjitha komuntiteteve në Jugosllavi, që ti shprehin pikëpamjet e tyre Konferencës së Hagës.
Ju mundeni me siguri të garantoni bashkëatdhetarët tuaj se Britania do të ndihmojë dhe inkurajojë Shqipërinë që të shkëputet nga zinxhirët e së kaluarës. Unë gjithashtu jam i bindur se rruga e vetme për të shpëtuar Kosovën nga fati i Kroacisë është vazhdimi i negociatave.
Unë shpresoj shumë se ne do të jemi të aftë të ndërtojmë lidhjet midis Partisë Konservatore dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë. Unë e di se një farë ndihme kemi dhënë. Po shpresoj se forma të tjera praktike të ndihmës do të mund të përcaktohen në kuadrin e fondacionit të ri të ndihmës politike, i cili siç e dini do të fillojë të funksionojë për vitin e ri.
I juaji sinqerisht Xhon Mejxher.
i redaksisë [tekst i prerë dhe pjesërisht i palexueshëm]