Mbledhja e Përgjithshme e Këshillit Drejtues Internacionales Socialiste, e mbajtur ditët e fundit në Santiago të Kilit, pranoi Partinë Socialdemokrate të Shqipërisë si anëtare konsultative të kësaj organizate të madhe ndërkombëtare që përfaqëson të majtën demokratike të shumicës dërrmuese të vendeve të botës.
Pa dyshim, Partia Demokratike, e cila është plotësisht e vetëdijshme që çdo rend demokratik e kërkon detyrimisht një spektër politik dhe krahu e majtë, e përshëndet ngrohtësisht këtë arritje të PSD dhe i uron asaj suksese të tjera në rrugën fisnike të fitores së demokracisë në Shqipëri. Në një farë mënyre PD e quan edhe një sukses të vetin këtë eveniment pozitiv, ashtu siç do ta quante ndonjë tjetër të gëzueshëm për PSD ose për PR, brenda vendit ose në planin ndërkombëtar. Por një fakt tjetër në këtë njoftim, që vjen nga Andet, ka bërë përshtypje në opinionin shqiptar: vendimi i prerë i Internacionales Socialiste për të mos pranuar në radhët e saj Partinë Socialiste të Fatos Nanos. Jo vetëm kaq, por në rezolutën e mbledhjes theksohet se partitë ish-komuniste të Evropës Lindore, që kanë ndryshuar emrat nuk kanë vend në atë organizatë. Për ne të opozitës demokratike, në këtë njoftim nuk ka asgjë për t’u çuditur. Ne i njohim mirë socialistët tanë. I vetmi befasim është fakti që edhe botat i paska njohur mirë ata. Në shumë artikuj të botuar në «ZP», studjues politikanë e filozofë të ndryshëm të PS janë përpjekur të bindin lexuesit e tyre që Partia e Punës ta takon të majtës e evropiane. Disa herë është përmendur Kraksi dhe PSI aq sa nga ekipi drejtues i PS çështja e vendit që zë ajo parti në spektrin politik të Shqipërisë u konsiderua e zgjidhur. Sipas vlerësimeve të bëra nga ekspertë dhe gjysmë ekspertë, PS është e majta e moderuar, logjike, politike, shoqërore madje edhe juridike. 1. Thuhet se baza sociale e PS është bashkësia e klasave dhe e shtresave të paprivilegjuara. Nëse marrim parasysh që në vendin tonë 99 për qind e popullsisë ka qenë e tillë, atëherë arrijmë në përfundimin që për partitë e tjera politike nuk ekziston kurrfarë baze sociale, pra asnjë e drejtë ekzistence. Me sa duket ato janë të përkohshme e rastësore. Kur populli shqiptar të kuptojë këtë fakt, ai, i gjithë (të paktën 99 për qind), do të përqafojë idetë dhe programin e PS. Do të vijmë kështu atje ku ishim, në votimet me një parti!... Diçka krejt tjetër del po të nisemi nga faktet konkrete të 31 marsit 1991: baza sociale e ish PP (PS e sotme) ishte fashatarësia kooperativiste. Me zhdukjen e kooperativave PS do të ketë si bazë sociale vetëm tёm... Sigurimin e Shtetit. 2. Në moralin politik të PS ka diçka bizantine. Që nga qershori i këtij viti e deri sot, për socialistët ka qenë mbisunduese parimi: «E mira më takon mua, të keqen ta mbajë kush të dojë»! Me gjithë fitorët e shënuara të opozitës nuk duhet harruar që rendi politik dhe qeverisja komunisto-punistо-socialiste është një vijim efiçensë të plotë që nga 29 Nëntori i 1944-ës e deri sot e kësaj dite. Pra, çdo gjë që ndodh në Shqipërinë zyrtare, është vepër e së njëjtës forcë politike të pazgjedhur 3 herë: më 1941 nga Popoviç, më 1948 nga Stalini dhe më 1991 tërthorazi nga Milosheviçi. Përpjekja për të gjetur «shokë bashkëfajtorë» në opozitë është rrugë shumë kohë e fundit. Përmenden ca komitete ekzekutive pluraliste e këshilla fshatrash që gjoja sundokan Shqipërinë. Por, me të drejtë mund të shtrojmë pyetjen: kur presidenti është komunist, parlamenti në shumicë absolute, ministër, e pjesë ngreh në komitete ekzekutive apo këshilla popullore fashatra e lokalitetash? Fshati është lloj sikur në mesfatin e një ushtrie dyngjyrëshe me gjeneralë e komandantë të njëjërës palë, të fajësohesh për humbjen kaptenët e rreshterët e palës tjetër... Duhet të mos harrojmë për asnjë çast se ne kemi qenë dhe mbetemi një shtet thellësisht komunist ku vetëm në sipërfaqe është shfaqur pluralizmi politik, shoqëror e juridik. Mbi këtë koncept zoti Kastriot Islami shtroi tezën se transformimet demokratike në vendet në zhvillim janë vepër e forcave politike të moderuara. Jemi plotësisht dakord me këtë pohim. Por në aplikimin e tij për kushtet tona, zoti Islami bën një gabim. Ani... Ai e ka vendosur qendrën pak nga e majta. Siç njëjohë PS na shaqet nën një dritë të rreme. E majta demokratike në Shqipëri është PSD. Ndërkohë PS e PK përfaqësojnë, që të dyja, ekstremi e majtë. E për këtë ekzistojnë një varg argumentash …
… ashtë komuniste, parlamenti në shumicë absolute, komuniste, ç’peshë ngrehën ato komitete ekzekutive apo këshilla popullore fashiste e lokalitetesh? Është një lojë siçural në dislancën e një ushtrie dyngjyrëshe me gjeneralë e komandantë të njëres palë, të fajësosh për humbjen kapitenët asnjë çast se në sipërfaqe është shfaqur një cipë hollë demokratike. Dhe dihet se kush e bën ligjin në sisteme të tilla: presidenti dhe ministria e punëve të brendshme (e Rendit, SHIK).
(Vijon në faqen 2)
SKENDER SHKUPI
KONFIRMIME ZYRTARE PER SPEKULLIMIN ME NDIHMAT
“Dobati” në parlamentin italian
Para disa kohësh shtypi italian demaskoi në disa artikuj spekulimet që kishin nisur të bëhen firmat italiane në bashkëpunim me ato shqiptare për tërheqjen dhe shpërndarjen e ndihmave ushqimore që akordon qeveria italiane për popullin tonë.
Mekanizmi i gjithë këtij rasti ishte ky: firmat italiane garantonin ushqimet dhe homologët e tyre në Shqipëri prisnin dhe i shpërndanin me çmime «normale», të mall që do të shkonte te konsumatorët. Në të gjitha këto rastе mallrat ushqimore u paguan me dy-tre fishin e çmimit të tyre. Duke menduar se përfaqësuesit e firmave i njohin çmimet e tregut, del i qartë konkluzioni se të dy palët kanë rënë në ujdi për «çmime ekstra» në mënyrë që fitimet t’i ndajnë midis tyre. Për këtë makarteri të tyre në kurriz të mijëvje me bark bosh shkruan edhe disa gazeta tonat. Por, në vorbullën e polemikës në shtyp, që lëvizi edhe mbi faktet e vërteta të bëhej një hije dyshimi. Në këto kushte lexuesi është i interesuar të dijë konfirmime zyrtare. Dhe ja konkretisht. Në një nga buletinet e parlamentit italian është botuar më 18 dhjetor një interpelancë parlamentare që është bërë për këtë çështje. Po japim tekstin të plotë:
DE GIUSEPPE - Kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Jashtme: - Në lidhje me akuzen që u bënë në gazetat italiane dhe shqiptare mbi parregullsitë e mëdha që u verifikuan në zbatimin e planit të ndihmave të akorduara nga vendi ynë në favor të popullit shqiptar, pyetësi kërkon të dijë:
Në se i përshtatet së vërtetës që çmimi i paguar për marrjen e prodhimeve ushqimore ka qenë jashtëzakonisht i lartë. - Për disa prej tyre ka qenë pothuajse tri herë më i lartë se ai i tregut ndërkombëtar. Nga disa fatura rezulton, në qoftë se do t’i japim për shembull, se orizi është paguar me 724 dollarë për ton në një kohë që çmimi i tregut është 320 dollarë, mishi në konservë është paguar me 7200 dollarë për ton ndaj 1800 dollarë që është çmimi i tregut.
Çfarë roli do të ketë luajtur autorI i këtij veprimi, Ilaldin Behsadia, kujdestari i interesave të familjes Hoxha, i cili ka pranuar që ndihmat do të vinin të garantuara nga «ILIRIA HOLDING», shoqëri në Itali e cilado të kishin qenë të interesuar bashkëpunëtorët e presidentit shqiptar, Ramiz Alia?
Pyetësi kërkon të dijë:
Intervistat që janë marrë për të ndaluar spekulimet shumë të poshtra mbi urinë e një populli mik.
Sa miliarda janë përdorur deri më sot për marrjen e ndihmave ushqimore në favor të shqiptarëve?
GENC TIRANA
Shënim i Redaksisë
Interpelanca e bërë në parlamentin italian të bind se për këtë çështje disponohen të dhëna të sakta e të dokumentuara. Parlamenti ynë pluralist mund të ngarkojë një grup të posaçëm që t’i marrë këto dhe të përgjigjet në raport të hollësishëm ku të përcaktohen edhe përgjegjësit ligjorë të individëve apo grupit që ka përfituar nga ky makinacion. Ky mund të ishte një veprim që do t’i tregonte opinionit se ligji po mis të zbatohet.
Për të mos u përsëritur fushata e vjetër elektorale
Për t’u njohur me ligjin elektoral e disa probleme të tjera, tani në prag të fillimit të fushatës elektorale, Komisioni Qendror Elektoral, i PD, organizoi një takim pune.
Ky takim u bë në qytetin e Shkodrës me të gjitha rrethet e zonës së Veriut. U bën komentime e shpjegime rreth ligjit të ri elektoral dhe u vu në ... nxjerrja e mësimeve që të mos përsëriten më të metat e fushatës elektorale të 31 Marsit. ... Nga programi elektoral duhet propaganduar mirë si në shkallë vendi ashtu edhe për zona e fshatra të veçanta. Puna e PD tashmë duhet përqendruar në fshat, sidomos në ato zona ku në fushatën e vjetshme nuk u punua mirë. Në këtë takim raportuan të gjitha degët e PD të rretheve për punën që është bërë më sot, në zbatim të detyrave të caktuara nga KQE. Zoti Arben Imami, kryetar i këtij Komisioni, dha shpjegime për ligjin elektoral e pyetje të tjera që iu bënë. Nga raportimet e disa rretheve, duket se akoma nuk është ndjerë plotësisht «era» e fillimit të kësaj fushate të rëndësishme? Ka avashllëk, pritet çdo udhëzim nga lart, deri edhe te metoda e punës që duhet ndjekur për rrethe, zona e fshatra të veçanta. Të hartosh e të zbatosh një metodë efikase e frytdhënëse në fushatën elektorale, kjo s’do as investime e as shkëputje njerëzish nga puna. Duhet në radhë të parë zgjuarsia e atyre që janë në krye të degëve e seksioneve të PD në rrethe. GJOVALIN GJELOSHI
Ngrohia e populla është n.l.k. përballohet vetëm me energji elektrike
Defektet e shumta në rrjetin elektrik të qytetit të Tiranës shkaktohen nga ngarkesat elektrike janëritur tej kufijve normative teknike të shfrytëzimit të paisjeve elektrike, veçanërisht të transformatorëve të fuqisë. Shkaku kryesor i rritjes së ngarkesave është mungesa e theksuar e lëndëve djegëse për ngrohjen e banesave, e cila po zëvendësohet aktualisht me përdorimin e energjisë elektrike.
Megjithë mungesën e elektricitetit të përdorimit të saj për ngrohje nga pikëpamja teknike siguron opinionin publik, se rrjeti ekzistues elektrik të banesave të qytetit nuk ka të ngarkuara për përballimin e ngrohjes për ngrohjen e banesave, aq më tepër po të kemi parasysh njëkohësisht edhe përdorimin e paisjeve ngrohëse për të gjithë familjet.
Duke u shmangur trajtimit të mirëfilltë teknik të problemit, këtu do të theksoj vlerësimin e opinionit për mos përdorimin kategorik të energjisë elektrike për ngrohje të banesës, si dhe kryerja e aktiviteteve shtëpiake me energji elektrike jashtë orëve të pik ut që aktualisht përfshin intervalin prej orës 18-21.
Në kushtet e mungesës së theksuar të bazës materiale si dhe trashegimit të një rrjeti elektrik të amortizuar në masën 50 për qind, ndaj të cilit nuk janë kryer prej vitesh investimet e domosdoshme, është e pamundur kalimi i situatës së krijuar pa shqetësime e pandërprerje të energjisë elektrike. Pra, ndalimi dhe lehtësimi i saj arrihet vetëm me sigurimin e lëndëve djegëse për ngrohjen e popullatës.
Për këtë, organizmat përkatëse shtetërore duhet të ndiejnë përgjegjësinë dhe t’i sigurojnë sa më parë.
Nga disa artikujt të gazetave të ndryshme është krijuar opinioni se mungesa e lëndëve djegëse mund të zëvendësohet me energji elektrike. Kjo gjë për mendimin tim, dëshmon jo vetëm mungesë informacioni e kompetence, por edhe mungesë përgjegjësie për trajtimin e këtij problemi, i cili lidhet me të vetmin burim energjetik që ka ngelur deri tani.
«Gjetja» e mësipërme, veç kësaj na qendësisë së autorëve ka plogështuar e paralizuar dhe ndërmarrjet e organizmat përkatëse, përgjegjëse për sigurimin e lëndëve djegëse.
Në këto kushte, për të parandaluar sadopak defektet e mundshme të rrjetit elektrik nga mbingarkesat, jemi të detyruar të marrim masa deri në ndërprerje të energjisë elektrike. Sepse duhet ta kuptojmë që është më mirë të qëndrojmë dy deri në tre orë pa energji elektrike, se sa 24 orë apo edhe më shumë.
PETRIT AHMETI
kryeinxhinier i ndërmarrjes elektrike Tiranë
MESAZH PËR VITIN E RI
Ju uroj Gëzuar Festën tradicionale të Vitit të Ri 1992. Vitin që po kalon ju me luftën dhe përpjekjet tuaja mijëvjeçare, shënuat kthesën e madhe në historinë e vendit dhe kombit tonë, kthesë në të cilën u shalkumua diktatura gjysëm shekullore dhe Shqipëria hyri në rrugën e lirisë dhe demokracisë.
Ashtu dhe siç pritet kthesat e mëdha shoqërohen nga tronditje të forta, prandaj dhe ne po përjetojmë sot varfërinë, urinën dhe kaosin e shkatërrimit të sistemit totalitar socialist. Pesha e tronditjes bëhet akoma më e rëndë kur ne kujtojmë sot A. Brocin dhe shumë të tjerë që ranë në rrugën e lirisë si dëshmi e krimit të sistemit që po merr fund. Por viti ’92 na gjen në më të fortë, më të fuqishëm dhe me shpresa më të mëdha se asnjëherë. Këtë vit ne do të arrijmë:
- fitoren e demokracisë në zgjedhjet që vijnë.
- Ndërtimin e institucioneve demokratike dhe zhvillimin e reformave, pra ndërtimin e demokracisë, themel et e së cilës i hodhëm vitin që po kalon.
Këto objektiva historike ne do t’i realizojmë me siguri, sepse me luftën dhe përpjekjet tona ne kemi fituar:
Së pari lirinë personale dhe dhehirt më së njerëzit e lirë janë shumë herë më të aftë, më të fuqishëm dhe më të zotë se sa të tjerët. Liria punon për të gjithë.
Së dyti, ky vit na gjen me një besim të madh dhe të bashkuar si asnjëherë tjetër rreth Zotit. Njerëzit që besojnë janë më të fortë se të tjerët, sepse ata kanë bekimin dhe ndihmën e Zotit.
Së treti, viti ’92 na gjen me miq të shumtë, të fortë dhe të vërtetë që u kemi besuar dhe na besojnë. Ata po na ndihmojnë në rrugën tonë drejt lirisë dhe demokracisë. Prandaj dhe viti që vjen do të realizojë shpresat dhe idealet tona fisnike. Ai do u rikthejë shqiptarëve qetësinë, dinjitetin e merituar, vlerat e qytetërimit të tij dhe do të shënojë fitoren përfundimtare të demokracisë. Mundi dhe djersa jonë do të marrin shpërblimin që meritojnë.
Edhe njëherë uroj që viti 1992 të sjellë një lumturi më të madhe, për fëmijët tanë, ditë më të bukura, për të rinjtë gëzim, paqe, lumturi dhe miqësi në çdo vatër shqiptare.
G E Z U A R
Prof. Dr. SALI BERISHA
KRONIKE
Të mërkurën më datë 25 dhjetor z. Eduart Selami, sekretar i PD, z. Azem Hajdari nënkryetar i PD dhe z. Përparim Rama, ngarkuar me problemet e fshatit zhvilluan një takim me intelektualë në qytetin e Tepelenës dhe po atë ditë një takim me popullin në qytetin e Memaliajt.
Të dy takimet u zhvilluan në formë bashkëbisedimi ku zotërinjtë e lartuar iu përgjigjën pyetjeve të shumta që u drejtuan nga pjesëmarrësit.
Ndërsa të tjera, z. Eduard Selami dhe demaskoi taktikat e PS për të bërë përpjekje për gjendjen e rëndë të PD. «Është absurde-theksoi ai që akuzat…»
… vendit Partia e Punës, të kërkosh që të rregullojë menjëherë PD, aq më tepër kur ajo në fakt nuk e ka pushtetin ligjor dhe atë ekzekutiv. Është e çuditë, vazhdoi ai, që bota nuk i beson PS vetëm pse ajo ka ndërruar emrin. Fitorja e PD në zgjedhjet e ardhshme do të jetë jo vetëm fitorja e një partie, por fitore e mbarë kombit tonë të shumëvuajtur.
Z. Azem Hajdari tha se PS i trembet popullit shumë, por nuk realizon asgjë. Ajo, ndonëse në pushtet, nuk vendosi dot rendin, nuk frenoi shkatërrimin ekonomik, nuk u ktheu njerëzve shpresën. PS ndërroi emrin e saj PP, pasi mendoi se kështu do t’i hidhte hi syve popullit për krimet e kësaj të fundit, por me këtë akt PS vetëm që mori më shumë popullaritet, që thotë “Tu ndërroftë emri”! Hajdari theksoi se PD quan vendosjen e rendit veprimin më urgjent për fitoren e demokracisë. Ne - vazhdoi ai - nuk kemi nevojë për votat e hajdutëve dhe kriminelëve.
Z. Përparim Rama sqaron disa probleme në lidhje me programin e PD për fshatin duke u përcjellë dru shomos në lidhjen e tokës (I bëjë këtë) ligji kur të fillojë ushtrimin.
Korresp. 1 (…)
LETËR E KRYETARIT TË PARLAMENTIT EVROPIAN ZOTIT ENRIQUE BARON CRESPO DREJTUAR KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE SALI BERISHA
I dashur zoti Berisha, ju falënderoj shumë për letrën tuaj të 20 nëntorit të vitit 1991.
Unë kam mbajtur shënim të gjitha mendimet që ju shprehni në lidhje me zhvillimin e demokracisë në vendin tuaj dhe mund t’ju siguroj se Parlamenti Evropian vazhdon të ndjekë gjendjen me preokupim të madh. Në të gjitha diskutimet e Parlamentit Evropian e ka shprehur qartë se zhvillimi i marrëdhënieve me të ngushta midis Shqipërisë dhe KE vare nga vazhdimi i procesit drejt demokratizimit të plotë. Lidhur me gjendjen në Jugosllavi Parlamenti Evropian e ka bërë të qartë se ai mbështet njohjen e të drejtave njerëzore të shqiptarëve dhe të gjitha grupeve të tjera etnike në Jugosllavi. Në këtë kontekst kam kënaqësinë t’ju informoj se Parlamenti Evropian vendosi që çmimin Saharov për vitin 1991 t’ja japi zotit Adem Demaci. Unë i kam dërguar një kopje të korrespondencës kryetarit të komitetit të çështjeve politike si dhe kryetarit të delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë.
I juaji sinqerisht
ENRIQUE BARON CRESPO
MESAZH PËR VITIN E RI
ETV PËR VITIN E RI
18.30 TV - Sot; 18.10: Po ma…? TV… Realizuar nga RTSH… 19.00… 20.00…