04/01/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

4 janar 1992

Krim i shëmtuar politik i Partisë Socialiste

PING-PONG TAKIMET E KOHËVE TË FUNDIT MIDIS SOCIALISTËVE GREKË DHE SOCIALISTËVE SHQIPTARË NXITËN RAPREZALIET DHE PËRZIMIN MASIV TË EMIGRANTËVE SHQIPTARË NGA GREQIA, NJË SKENAR POLITIK I GATUAR NGA Z. NANO ME ZOTIN PAPANDREU. SOCIALISTËT KËRKOJNË VOTA NË KURRIZ TË EMIGRANTËVE. PARTIA DEMOKRATIKE KËRKON NDALIMIN E KËTIJ OPERACIONI TË NXITUR DHE TË ORGANIZUAR NGA PS-ja. AZEM HAJDARI

NE PËRVJETORIN E «RILINDJES DEMOKRATIKE»

Sot «Rilindja Demokratike» ka përvjetorin e saj të parë. Gazeta e parë opozitare lind në bashkë me Partinë Demokratike. Sot «Rilindja Demokratike» ka përvjetorin e saj të parë. Gazeta e parë opozitare lindi së bashku me Partinë Demokratike. Lindi mes dhimbjesh në momentet historike të vendit, ku frynin erërat e lëvizjes së fuqishme të studentëve, kur në tokën shqiptare u shfaq pluralizmi. Lexuesi shqiptar kishte kohë që e priste një gazetë të tillë, një gazetë që kishte për mision të saj të thoshte të vërtetën. Por a mund të durohej e vërteta në një vend ku diktatura komuniste kishte mbijetuar për 45 vjet me radhë? Prandaj të gjithë u sulën kundër «Rilindjes Demokratike». E mallkoi atë Byroja Politike. E kërkonte Sigurimi i Shtetit. E luftoi vetë Ramiz Alia. Të gjithë, në kor rreth «ZP»-së, u munduan t'ia mbyllin gazetën e së vërtetës që në dije. Shteti stalinian nuk i siguroi gazetës asnjë karrocë të tavolinë për të punuar. Vështirësi për ta shtypur. Mal me pengesa për ta shpërndarë gazetën. Ka fshatra që ende sot nuk u shkon «Rilindja Demokratike». Ndërsa në janar, shkurt e mars janë të zakonshme kronikat për djegie të gazetës, për grisje, për hedhje në lumë. Një inkuizicion i vërtetë, në këtë fund shekulli, në zemër të Evropës! Edhe pse ka shumë kërkesa për ta bërë gazetën të përditshme ajo vazhdon të dali dy herë në javë; edhe pse ka kërkesa nga lexuesit për të shtuar tirazhin ai është fiksuar në shifrat 69 mijë. Nuk ndodh një gjë e tillë me «ZP»-në edhe pse në krahasim me vitin e kaluar tirazhi i saj është tre herë më i vogël. Kohët e fundit sipas skenarit të gatuar në vend të ditës doli mungesa e letrës për shtyp. Për një muaj rresht mungoi shtypi, një histori kjo e shëmtuar dhe e pa shembull në historinë e shtypit bashkëkohor. Të zakonshme janë shkurtimet e tirazhit, mosshpërndarja e gazetës tashmë jo vetëm në fshat por edhe në qytet. Qytetarët enden lart e poshtë për të gjetur gazetën. Nisi viti i dytë i «Rilindjes Demokratike» por me rrezikun më të madh për të mos u shtypur — sepse mungon furnizimi ritmik me letër. Për të mos u shpërndarë sepse Qeveria bën sehir. Por janë të kota dëshirat e punishtosocialistëve për ta penguar të vërtetën, sidomos tani kur përgatiten zgjedhjet e reja. Miqë të shumta nga e gjithë bota e në radhë të parë nga SHBA-ja kanë ofruar ndihmë për shtypin opozitar. Së shpejti fillon realizimi i një kontrate për të sjellë 500 tonë letër nga një fondacion amerikan. Po kështu brenda qershorit inaugurohet shtypshkronja moderne amerikane për gazetat e opozitës. «Rilindja Demokratike» e cila lindi së bashku me Partinë Demokratike, duke qenë tribunë e vetme e saj, ka mbështetur dhe mbështet çdo reformë demokratike që i shërben shmangies së komunizmit dhe humtarisë së popullit. Ajo ka luftuar dhe lufton për afirmimin e njeriut të ri. Ajo ka luftuar dhe do të luftojë kundër korupsionit kundër atyre që pasi lëshuan pushtetin politik po rrëmbejnë pushtetin ekonomik, kundër censurës për afirmimin e qëndrimit që të afirmojë qëndrimin e ri ndaj njeriut, shoqërisë, ligjit, ndaj botës. Lexuesit kanë të drejtë të presin shumë nga «Rilindja Demokratike». Më e rëndë duhet të jetë ajo ndaj burokracisë, që ende i ka rrënjët e thella. Më e vendosur në luftën ndaj korrupsionit që si shpatë qëndron mbi kryet e njerëzve. Më e vëmendshme ndaj shfasatrisë — sepse atje jeton pjesa dërrmuese e popullsisë, sepse atje diktatura komuniste ka lënë gjurmë më të thella; sepse në fshat proceset demokratike kërkojnë më shumë mbështetje nga të gjithë e në radhë të parë nga inteligjenca. «RD-ja» nuk duhet të rrijë duarkryq kur sheh se çmimet e artikujve të përdorimit të gjerë ngrihen në stratosferë, kur burokracia pengon privatizimin e ekonomisë. Gazetarët dhe bashkëpunëtorët për asnjë çast nuk duhet të harrojnë këshillën e Prof. Rexhep Qoses në përshëndetjen e tij dërguar «Rilindjes Demokratike»: «Të shkruhet saktësisht, shkurt sepse jemi lidhur prej referateve, konkluzioneve dhe rezolutave të gjata partiake.»

PËRSE NUK VOTOJMË PËR PS-në?

NJË LETËR NGA FAMILJET E VIKTIMAVE TË FUSHË-ARRËSIT — MIRENJOHJE DHE RESPEKT ZOTIT SALI BERISHA — NJË LETËR NGA FAMILJET E VIKTIMAVE TË FUSHË-ARRËSIT PËRSE NUK VOTOJMË PËR PS-në? — MIRENJOHJE DHE RESPEKT ZOTIT SALI BERISHA — Zoti Sali! Po ju shkruajmë të emocionuar me familjarët që na ngushëllove për humbjen e njerëzve tanë të dashur. Njerëzit tanë, viktima të krematoriumit komunist nuk u dogjën; jeta e ishin hajdutë. Dikush tjetër i nxiti e i organizoi, dikush tjetër e krijoi këtë gjendje. Ky anonimi u identifikua nga të gjithë. Është partia në pushtet, Partia Socialiste, partia hajdute, që për afro gjysmë shekulli i vodhi popullit shqiptar shpirtin, gjykimin, tokën, bagëtinë e gjithçka. Pre e kësaj strategjie u bënë edhe njerëzit tanë të dashur që dhanë jetën, por edhe qytetarë e të tjerë. Ata duke parë varfërinë e madhe në shtëpia dhe dyqane, ndërkohë që magazinat dhe tregu, i zi i furnizuar prej këtyre magazinave ishin plot e përplot, ranë viktima të kurthit komunist me skenatë të përgatitur me mjeshtëri nga mafia komuniste që i tërgojë popullit që çfarë sjell demokracia: vjedhje, shkatërrime, përdhunime, vrasje, pastabilitet e pasiguri. Është për t'u çuditur por jo rastësi që para magazinave atë ditë ishin radhë kuadro të partisë në pushtet që udhëhoqën hyrjen në magazina (se ato ishin dyer pa lloz e dry). Z. Sali! Shumica nga ne familjarët që na erdhët për ngushëllime nuk u përkisim partive politike. Por demokratinë dhe Partinë Demokratike e duam në radhë të parë se na qartësuan mendjen e na sollën gjykimin e humbur. Sot duke parë realitetin aktual dhe situatën e krijuar, shumica e popullit (duke përfshirë këtu edhe ish komunistët e ndershëm), shpresat i kanë drejtuar te PD-ja. Admirojmë qëndrimin tuaj të guximshëm e burrëror, të zgjuar e korrekt në mbledhjen e Qeverisë për tërheqjen e përfaqësuesve të PD në këtë Qeveri. Pa hyrë në thellësi të punës së saj, kjo Qeveri që nuk arriti të mbajë shtetasit e vet nuk kishte të drejtën morale të qeveriste më, ashtu siç nuk e ka këtë të drejtë as edhe P(P)S për mëkatet gjysëra shekullore të saj që vazhdojnë të thellohen në këto mëkate. Megjithëse më 31 mars nuk votuam për PD-në kjo ndodhi nga presionet e manipulimet djalëzore të PP, por tashmë çdo gjë është e qartësuar e këtë ju a dedikojmë juve ndaj dhe presim shumë nga ju. Duke përfunduar, ju falënderojmë me zemrat tona të shumëvuajtura për respektin që tregove. Çfarë është për t'u cilësuar nga për t’u cilësuar, vizita juaj, xhesti juaj human nuk u publikuan as në shtyp e as në RTV, gjë që tregon se ju nuk e bëtë këtë as për t’u dukur, as për fushatë elektorale, por e bëtë thjesht se në zemrën tuaj ndienit dhembjen tonë. Ne tashmë ju kuptojmë. Me shumë respekt nga familjet e viktimave të 9 dhjetorit në qytetin e Fushë-Arrëzit

Një vit nga numri i parë i «RD»-së

REPORTAZH Kaloi një vit që kur për herë të parë u shfaqën akumulimi 50 vjeçar i ushtrua e zezë mbi të bardhë. Datat nuk kanë shumë rëndësi, as përvjetorët. Ato mbasë nuk mbahen mend me saktësi nga të gjithë. Sot, pas një viti, kur pyet njerëz të ndryshëm ata të thonë «Rilindja Demokratike» doli atëherë kur ne kishim nevojë për të, doli në një kohë kur diktatura kishte shtrënguar dhëmbët dhe shkopinjtë e gomës. Ato gjashtë faqe letër që dolën për herë të parë nën testamentin RD kishin diçka magjike e tund[u]ese. Në to kompleks[?] habia, ndrojtja, pritja e gjatë, gëzimi, reagimi ndaj artikujve të shkruar... Ishin ditët entuziaste të dhjetorit kur Preç Zogaj na ftoi të bashkëpunonim për gazetën e parë opozitare (atëherë akoma, pa titull). Gjithçka ishte ende projekt. Bashkë me dy shokët e mi Blendi Fevziu e Ben Blushi morëm pjesë në të gjitha mbledhjet ku bëheshin planet për një gazetë të re në të gjitha kuptimet. Si të reja që e kishim pasion të shkruarit, ëndërra jonë ishte qenë gjithmonë të kishim një gazetë të lirë. Kjo mundësi na u dha, por këtë herë ishin shumë pasione e shumë mosha që shkonin e vinin në truall tonë. Punonim duke pritur. Prifja jonë i ngjante pritjes së spektatorëve në sallë përpara hipnotizuesit që do të sajoi diçka. Ne, të çliroheshim nga hipnoza e pritjes duke gdhirë data 5 janar. Punëtorët e shtypshkronjës na prisnin të dera. Ishte merita e tyre e padiskutueshme që «RD»-doli pikërisht më 5 janar. Ishte meritë e punëtorëve të mrekullueshëm Flamur Këmbora, Bashkim Lusha, Sokrat Xhovara dhe Firdes Saraçi, që atë natë gjashtë faqet tona morën jetë. Puna filloi menjëherë. Ndosh[t]a për herë të parë, ata punëtorë që kishin shtypur për miliona germ[a] e mijëra fjalë, nuk po punonin mekanikisht Lexonin artikujt me vëmendje e pastaj lëshonin gis[h]tat mbi tastierën e linotipit. Me të vetmen makinë që kishte PD erdhën në shtypshkronjë Frok Çupi, Preç Zogaj, Aurel Plasari etj. At[u] pamë se teknikisht gazeta jonë nuk mund të dilte ndryshe nga të tjerat. Megjithatë brendia e saj na ngrohte për suksesin. Faqosësi i talentuar Mentor Shehu mundohej të sa kish mundësi të bënte diçka të veçantë. Punëtorët ishin të duruar. Mesnata po kalonte dhe ata, megjithëse pa ngrënë dhe me orë të tëra në këmbë, vazhdonin të rradhitnin plumbin që do të shkruhej të nesërmen në mijëra faqe e në mijëra mendje. Pasioni triumfonte mbi lodhjen. Të gjithë ishim të shqetësuar. Korrektimin pandërprerë, shkurtornim, ngatërronim pozicionet e shkronjave... I gjithë ky intensitet përplasej në muret e ftohtë të shtypshkronjës, në stomakët bosh, përzihej me pluhurin e plumbit (vijon në faqen 6) ARMANDO SHKULLAKU

VITI I SHPRESËS DHE I BESIMIT

Viti i stuhishëm 1991 e mbylli siparin për t’i hapur udhë një viti tjetër. Vitit të Ri 1992, vitit që mbart shpresat, besimin dhe bindjet shqiptare për tu shkëputur përfundimisht nga komunizmi tiranik që na la përjetë bishtit të Evropës. Këto shpresa dhe këtë besim e ngjalli dhe e kultivojë në nivelin e ndërgjegjeve të zgjuara mbarë popullore pikërisht viti që po lëmë pas, i cili, megjithë vështirësitë e panumërta, do të mbetet në histori. Do të mbetet në histori jo si vitet «rozë» të së ashtuquajturës periudhë e ndritshme e socializmit fitimtar, por si viti që theu mitin e partisë-shtet të punës, që ndërroi plagët dhe dhimbjet e mëdha të popullit shqiptar të maskuara me kujdes nga diktatura komuniste; do të mbetet në histori si viti që u rikthye liria te persec[ut]uarve të ndërgjegjes, që hodhi bazat e pajtimit kombëtar të shqiptarëve anembanë botës, që i dha goditje vdekjeprurëse sigurimit të shtetit komunist që i shërbente kastës së udhëheqësve të kuq në kurriz të popullit fukara; do të mbetet në histori si viti i zgjedhjeve të para pluraliste që dëgjojnë parlament deputetë e PD-së, deputetë të opozitës. Partia Demokratike, sikurse gjithë shqiptarët, i gëzohet mbarë kullës të këtij viti që i dha fund mashtrimit komunist dhe hapën portat e një ardhmërie të re evropiane. E dimë: kriza ekonomike vazhdon të sillet si gogol nëpër familjet tona. Pushtetmbajtësit komunistë — të humburit në lojën demokratike të pluralizmit — po bëjnë çmos të pengojnë u zvarrisin reformat për të ardhmen, po bëjnë çmos të mbyllin frymën e pesimizmit dhe krizën e besimit, si e si që ky vend të rrëshqasë gjithnjë e më shumë drejt humnerës dhe të ngjallë nostalginë për Enverin. Do të dështojnë në këtë plan pa baza. Megjithë mungesat, këtë krye-viti shqiptar do të gëzohet edhe njëherë lirisë së të shprehurit, fshatari do t’i zbërthehet e ka marrë e po merr, punëtori ka arsye të shohë të ardhmen e shpresat; një pjesë e intelektualëve janë çliruar, rinia solli ...[?] të tjera, gazeta jonë si mll[t]oshka dhe e çliruar e mendimit të lirë, thotë fjalën e bukur shqipe: gëzuar! Kësaj fjale i bashkohemi edhe gëzimit të besimit, bindjen tonë se populli, përfundimisht, lëmë vendosur të përcejë në hallin komunizmin.

KRONIKË

KORÇË Më 27 dhjetor 1991 z. Eduard Selami, sekretar i PD i shoqëruar nga kryetari i degës së PD Korçë, z. Petrika Minga, zhvilluan një takim në kinemanë e qytetit me anëtarë e simpatizantë të PD-së. E nga shtëpia po del komunizmi dhe po hyn demokracia». Në të gjitha takimet: z. Eduard Selami e z. Azem Hajdari u përcollën nga pjesëmarrësit me besimin se demokracia do të fitojë argumentoi me kompetencë dhe logjikë politike arsyet e tërheqjes së ministrave të PD nga Qeveria e Stabilitetit, deklaratat e z. Neritan Ceka e G. Pashko, si dhe ecurinë politike të PD gjatë një viti jetë. Nëpërmjet shumë pyetjeve që iu bënë nga salla ai sqaroi në mënyrë bindëse gjithë problemet e ngritura. Ishte tepër i ngrohtë dhe entuziast me gjithë të ftohtit e madh. Pastaj, z. E. Selami zhvilloi një takim edhe me anëtarët e simpatizantët e PD për fshatin Vishocicë. Salla e mbushur plot e përplot tregoi jo vetëm entuziazëm, por edhe dashuri për PD. MALIQ Po këtë ditë, nënkryetari i Partisë Demokratike, zoti Azem Hajdari, i shoqëruar nga sekretari i degës së PD të rrethit të Korçës, z. Bahri Brezhu, zhvilloi një takim me anëtarët e simpatizantët e PD dhe banorë të qytetit të Maliqit, fshatrave Drithas dhe Sovjan. Z. Azem Hajdari u foli të pranishmëve mbi ato që ka bërë Partia Demokratike që nga formimi i saj deri më sot, mbi qëndrimet e saj të drejta e të vendosura në rrëzimin e komunizmit dhe krijimin e plotë të demokracisë. Takimin e ndërpreruan në një bashkëbisedim të lirë e të ngrohtë pyetjet e shumta të pjesëmarrësve. Pyetjet e cilat janë shenja të shqetësimeve që po shkaktojnë, sigurisht, qeveritë e bukur për përgjigje. “Shqetësimet e ...[?]” të. të fitojë dhe Shqipëria do të ribëhet. TIRANË Ditën e shtunë, më datën 28.12.1991, banorët e lagjeve 41, 42 e 43 të qytetit të Tiranës u takuan me deputetin e zonës së tyre elektorale, zotin Genc Ruli. Takimi që zgjati mbi dy orë e gjysmë ishte i çiltër dhe ngjalli interes të madh te zgjedhësit. Zoti Ruli i bëri një ekspoze të shkurtër veprimtarisë nëvejesare [?] të PD duke u ndalur më shumë në atë të gjashtë muajve të fundit. Ai analizoi punën e bërë nga ministrat demokratë në Qeverinë e Stabilitetit gjatë kësaj periudhe. Formula e Qeverisë së Stabilitetit nuk ishte e goditur — vazhdoi zoti Ruli — dhe në, në vend që t’i shërbenim zgjidhjes së problemeve të mprehta të popullit, u bëmë tërthorazi e pa dashje nëpërmjet të PS. Pavarësisht nga vendosja e ministrave demokratë në disa ministri, e gjithë struktura e atyre dikastereve mbeti puniste. Ministrat tanë pengoheshin në çdo hap të veprimtarisë së tyre nga njerëz që, më tepër se çdo gjë, u interesonte të zgjidhnin problemet e tyre e jo ato të kombit. Donin të bëjnë një luftë të madhe kundër korrupsionit që ka marrë lulëzim të plotë, pak arritëm. Komunizmi ishte dhe mbeti një kancer i cili duhet operuar. Këtë operacion duhet ta bëjnë zgjedhjet e ardhshme. Ne, — theksoi zoti Genc Ruli — vërejmë me shqetësim nga buza e greminës në hundën e saj ku ndodhemi aktualisht. Kam besim të plotë që me po atë shpejtësi do të ngjisim të përpjetën. Populli ynë është i aftë e inteligjent. Dhe provat për këtë janë të mëdha, PD gjatë këtij viti. Asnjë parti opozitare në Evropën Lindore nuk ka arritur të kalojë brenda vitit që nga dita e lindjes, nga një grup njerëzish ...[?] (vijon në faqen 2)

PËRSHËNDETJE E GAZETËS «REPUBLIKA»

Me rastin e përvjetorit të numrit të parë të gazetës «Rilindja Demokratike» ju lutemi pranoni përgëzimet tona më të sinqerta si kolegë dhe luftëtarë për shkrirjen e komunizmit nga Shqipëria. Gazeta juaj ishte dallëndyshja e parë e fjalës së lirë pas një diktature mizore pesëdhjetëvjeçare. Shkrimet tuaja ishin rreze të arta shpresësh për demokracinë në Shqipëri dhe ato luajtën një rol jashtëzakonisht të madh për ndërgjegjësimin e popullit. Në qoftë ku ajo u shpërnda e tregoi efikasitetin e vet: demokracia fitoi. Qofshi gjithmonë një gazetë e dashur për popullin, e lirë, një tribunë e së vërtetës, për të cilën bashkë me ju, po përpiqemi edhe ne.