TAKIM I KRYETARIT TË PD SALI BERISHA
ME AKADEMIKUN REXHEP QOSJA
Më dt.8.2.1992, Prof. Dr. Sali Berisha, priti dhe zhvilloi një takim me Prof. Dr. Rexhep Qosen, Prof. Dr. Idriz Ajetin, Prof. Dr. Ramiz Kelmendin dhe Z. Hajrrula Gorani.
Në këtë takim zoti Berisha mbasi i uroi mirëseardhjen në Shqipëri të personaliteteve të shquara nga Kosova, theksoi se ai dhe PD njohin dhe çmojnë lart luftën dhe përpjekjet e mëdha për emancipimin e kombit shqiptar. Mendimi intelektual në Kosovë dhe ju, keni dhënë një ndihmesë të çmuar në çlirimin e popullit shqiptar në trojet e veta në Jugosllavi dhe Shqipëri nga ideologjia komuniste.
Prof. Rexhep Qosja theksoi se ai vlerëson lart rolin e madh që ka luajtur PD në gjithë zhvillimet demokratike në Shqipëri. Ai vuri në dukje se zgjidhja e çështjes shqiptare sot është detyrë themelore e kombit shqiptar dhe kërkon bashkimin e gjithë forcave politike. Përkrisht në funksion të këtij bashkimi ai shikon dhe pajtimin kombëtar dhe mbajtjen e kuvendit mbarëkombëtar për këtë qëllim.
Në këtë takim Prof. Rexhep Qosja bëri një ekspoze të platformës së përgatitur nga këshilli organizues për mbajtjen e kuvendit mbarëkombëtar. Ai u ndal veçanërisht në rëndësinë e madhe të këtij akti dhe në karakterin mbarëkombëtar të tij.
Prof. Dr. Sali Berisha i theksoi në këtë takim Prof. Rexhep Qoses se PD që në themelimin e saj vuri në programin e vet pajtimin kombëtar. Për këtë qëllim që në muajin mars ai ka parashtruar disa pika, realizimi i të cilave është kusht për pajtimin kombëtar. Me luftë dhe përpjekje është arritur që të aprovohet ligji për pafajësinë e të burgosurve politikë dhe rehabilitimin e tyre të plotë. Por duhet të jemi të ndërgjegjshëm se ky ligj është vetëm në letër deri tani, për arsye se s’ka qenë e mundur të realizohet asgjë me rehabilitimin e tyre social dhe ekonomik. Përkundrazi sot ata jetojnë në një mjerim të plotë ekonomik. Ndërsa për nisjen e një kuvendi mbarëkombëtar qëndrimi ynë kundërshtues ka qenë aspak kundërshtim i idesë, por ai lidhet:
Së pari, me mënyrën se si u fillua dhe u shpall kjo kërkesë. Ajo u shpall nga një grup anonim i pazgjedhur nga askushi i vetëemëruar ose i emëruar nga sipër dhe nga njerëz që nuk guxuan t’i thonë emrat e tyre. Më vonë ky grup pësoi ndryshime por s’ka fituar legjitimitetin e tij. Ai më së shumti mund të përfaqësojë dhe përfaqëson para opinionit publik PS e cila e ka mbështetur plotësisht atë dhe jo opozitën nga e cila nuk ka asnjë pjesëmarrës.
Së dyti, ne mendojmë se çështja e pajtimit kombëtar nuk mund të realizohet në Shqipëri në rast se promotor të këtij procesi nuk bëhen viktimat e mungesës së lirisë së ndërgjegjes. Ju duhet të dini se të denigjuarit e ndërgjegjes në Shqipëri përbëjnë një lob të fuqishëm moral e politik pa të cilët nuk mund të realizohet pajtimi kombëtar.
Së treti, ne mendojmë se kushtet për realizimin e këtij akti është dhe fitorja përfundimtare e forcave demokratike mbi komunizmin i cili ka qenë faktor përcarës i Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Prandaj dhe tani në fushatë elektorale ne mendojmë se ky problem duhet të lihet për më vonë, që askush të mos mund të fitojë kapital politik nëpërmjet tij. Ne mendojmë gjithashtu se çështja e pajtimit kombëtar s’mund të zgjidhet duke përjashtuar forcat politike dhe partitë politike. Pjesëmarrja dhe angazhimi i tyre në këtë proces është i domosdoshëm për të gjitha procedurat që nënkupton ky akt. PD mendon se të gjitha këto pengesa janë të zgjidhshme dhe ajo zotërohet se pas fushatës elektorale do t’i përkushtohet vëmendjen dhe energjitë e nevojshme zgjidhjes së këtij problemi të rëndësishëm.
Korresp. i «RD»
KAMBIZMI: Një nga çelsat për enigmën e arit
Mbi tavolinën e punës «prehen» prej ditësh një mori letrash. Vendime e kundërvendime. Informacione për shokun Ramiz. Për shokun Adil. Për shokun e harruar Vangjush Çerava. Njoftime mbi kalimin e thesarit në ruajtje pranë organeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Shënime të tipit klandestin: «Lëvizja e vlerave u bë në orët e vona të natës».
Një shpjegim sipas standartit «Vija e masave». Në ruajtje do të thotë i transportuar dhe i depozituar në vendin e caktuar, në tunel. O zot! Ky sqarim bëhet për shokun Adil Çarçani! Mbi çdo fillim letre sigla e zakonshme «Sekret» ose «Tepër sekret». Një labirinth i vërtetë. Enigmë mbi enigmë. Fije të dukshme. Por më shumë një rrjetë merimange. Oktopodi. Mafia albanеze. Kush mund ta shpërndajë këtë mjegullnajë?
Në radhë të parë regjisorët dhe aktorët e këtij skenari. Presidenti. Ish-kryeministrat. Ish-anëtarët e Byrosë Politike. Gjatë një viti rresht u shkruan dhjetëra artikuj. U bënë edhe akuza e hamendësime. Të drejta e të padrejta. Por zotërinjtë e Politbyrosë preferuan heshtjen. Përse vallë?
Heshtën edhe trashëgimtarët e Politbyrosë. Më parë se të përfundonin dokumentat sekrete në vështrimin e deputetit Berim Çela, kanë kaluar tri herë nëpër duart e zotit Nano. Një herë si sekretar shteti e dy herë radhazi si kryeministër. Por edhe ky zgjodhi rrugën e vazhdimësisë: heshtjes.
Heshtën edhe ekspertët e bankës. Ata mund të tregonin diçka. Të paktën, për të drejten që kishin disa familje të Bllokut për të blerë me lekë bizhuteri floriri në Thesar. Mund të tregonin kush ka blerë, ç’ka blerë e sa kanë paguar. Ata dinë shumë gjëra. Pjesëmarrja e tyre në debatin publik do ta kthjellonte mjegullnajën dhe nuk do ta turbullonte më keq, siç bënë në vitin e kaluar drejtuesit e Thesarit të shtetit. Si ta quash këtë, heshtje? Frikë? Mefshtësi? Bashkëfajësi? Ndoshta të trija së bashku.
Nuk u bë njëri i gjallë as gjatë këtyre ditëve, kur shtypi mbylli dyert nga mungesa e letrës. Veç një telefonatë në orët e vona të natës, askush nuk ngjiti shkallët e redaksisë. Ku janë punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Bankës, të Thesarit të Shtetit? Përse hetuesia nuk hap edhe çështjen e Thesarit në hetimet e bllokmenëve? A e dini këta zotërinj se me floririn shqiptar kanë rregulluar dhëmbët deri mikesha nga Turqia?
Me një mal me dokumenta në duar dhe me një heshtje prej akulli, ne, dy gazetarë, e ndiem vetën të zhgënjyer, të pafuqishëm. Përballë pjesës së dukshme të ajsbergut të artë, nisma jonë u duk si një aventurë. Dikush mund të na akuzonte për sensacion. Kur, sensacioni mungon... Debate me njëri-tjetrin. Hamendësime. Lexim e rilexim dokumentash të artikujsh. Biseda me veteranë të financës. Copëza nga letrat në redaksi: «Më mirë të mos e kishite marrë arin gjermani, sepse do të na kthehej një ditë, ashtu humbi si kripa në ujin e turbulluar të Enverit me Ramizin». Një tjetër: «Le ta besojmë faktin që ari shkoi në Zvicër për t’u shkrirë, Po djali i Enverit me trimat e Sulos çfarë deshën si shoqërues?!». Enigmë e «vockël», brenda enigmës së madhe.
Si të dalim nga ky rreth vicioz? Kishim një rrugëdalje. Në gazetë mund të botonim raportin e deputetit Blerim Çela në Parlament. Veçse lexuesi do të zhgënjehej. Ai diçka pret... Dhe ne mendojmë se kemi gjetur një nga çe-
(Vijon në faqen 4)
NEKROLOGJI
Vdiq aksidentalisht deputeti Petrit Llaftiu
Ditën e hënë në mesditë, më 10 shkurt, vdiq në Itali, në një aksident automobilistik, deputeti i Partisë Demokratike nga Shijaku, Petrit Llaftiu.
Punoi për shumë vjet si mësues për pesëmbëdhjetë në shkollën e mesme industriale. Ishte njeri mjaft studioz dhe kombinonte me aftësi përvojën e tij të gjatë praktike si pesëmbëdhjetë karriere me literaturën shkencore që kalonte në duar.
Për vite me radhë familja e Petritit dhe vetë Petriti ranë viktimë e luftës mizore të klasave. Për një kohë të gjatë vazhdoi pabesueshit gjatë luftës nac.ël dhe që komunistët e konsideronin për shumë vjet si armik (po vetë vitet e fundit e shpallën dëshmorin nënogën familjen e Petritit. Petriti u detyrua ta bëjë ushtrinë në brigadën e punës.
Populli dhe forcat demokratike të Shijakut e propozuan dhe e zgjodhën deputet në Kuvendin e parë pluralist të Shqipërisë. Petriti përfaqësoi denjësisht popullin e Shijakut. Ai ishte ndër deputetët më të dashur e të mençur të grupit të deputetëve të Partisë Demokratike të cilët me humbjen e Petrit Llaftiut humbën një koleg të vendosur në luftën për demokraci, një luftëtar të vendosur kundër diktaturës së urryer moniste.
Humbja e zotit Petrit Llaftiu është një humbje e rëndë për familjen e tij, gruan, fëmijët, vëllezërit dhe gjithë të dashurit e tij. Është një humbje e rëndë për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike, për çdo njeri e atdhetar të ndershëm.
Shijaku i Rrethit të Durrësit, Petrit Llaftiu. Zoti Petrit Llaftiu ndodhej në Itali për të tërhequr një sasi të konsiderueshme ndihmash humanitare si dhe ndihma për spitalin e Shijakut, të mbledhura nga CARITAS, nga qytetarët dhe kishat e disa qyteteve italiane.
Petrit Llaftiu u lind në maj të vitit 1942 në një familje të ndershme të një furxhiu në Shijak. Për kushtet e rënda ekonomike në të cilat ndodhej familja me shumë fëmijë, Petriti mundi të mbarojë vetëm arsimin 8-vjeçar. Ju desh që i njomë fillonte punën si kovaç, si peshkatar dhe punë të tjera duke vazhduar me shumë vullnet pa shkëputje nga puna shkollën e mesme. Pasi mbaroi shkollën e mesme, gjithashtu pa u shkëputur nga puna, ai mbaroi fakultetin e shkenc- [vazhdon në kolonën ngjitur] në vijet si armik (po vetë vitet e fundit e shpallën dëshmor). Petrit Llaftiu u ndoqën brigadën e punës.
Petrit Llaftiu ishte njeri i ndershëm dhe kurajoz. Disa herë ai kishte ngritur zërin dhe ishte indinjuar me pushtetin monist. Ishte ndër të parët që mbështeti dhe përqafoi përpjekjet demokratike për shrrënjosjen e komunizmit.
[Kolona vazhdon lart, e prerë në krye:] ... dëshmor). [fragment i prerë] ... përqafoi përpjekjet demokratike për shrrënjosjen e komunizmit.
Ai i përkushtoi rëndësishëm.
[Kolonë tjetër, e prerë në krye:] ... njeri e atdhetar të ndershëm.
Kujtimi i zotit Petrit Llaftiu, që vdiq në krye të një misioni atdhetar dhe humanitar, në shërbim të popullit të tij, do të mbetet përjetë i paharruar.
Kronikë-kronikë
VLORË
Më 1 shkurt deputeti i PD Roland Tafili zhvilloi një takim me banorë të fshatit Vajzë.
Pasi u zbërthyen me qartësi disa nga pikat më thelbësore të programit të PD për fshatin z. Tafilli iu përgjigj pyetjeve të shumta të të pranishmëve. Ai i siguroi ata se PD nuk ka qenë e nuk do të jetë kurrë për krijimin e blloqeve dhe agallarëve të rinj në fshat dhe se ajo gjith tani po përpiqet të sigurojë ndihma të mëdha në mekanikë bujqësore.
TIRANË
Më 5 shkurt dega e PD e Tiranës organizoi një takim me anëtarët e dahurmitarë të PD të fshatit Paskuqan. Merrnin pjesë edhe kryetari i PD të rrethit të Tiranës Prof. Dr. Ylli Vejsiu, deputesi Abdyl Baleta dhe anëtari i kryesisë së degës së PD të Tiranës Nijazi Kosovaçiu.
Pas parashtrimit të këtyre theme- [teksti i prerë]
(Vijon në faqen 2)
Një jetë që meriton të jetohet
- ZEF MARGJINA -
Të martën, dt.10.2,1992, në një aksident automobilistik në Itali vdiq Zef Margjina.
E gjithë jeta e Zef Margjinajt u përshkua nga një dashuri e madhe për shqiptarët. Kjo jetë që i ngjan një «aventure» të guximshme është e ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë, kaluar në Shqipëri, është e mbushur me vuajtje, rreziqe e dhimbje. Është jeta e njeriut që rininë ia kushtoi drejtësisë dhe lirisë së popullit të tij për të ci- [teksti i prerë]
(Vijon në faqen 2)
Konsekuencë antidemokratike
Predikime të PS
- NAIVITETI I SHTIRUR POLITIK SI «ARGUMENTE» -
Historia botërore nuk njeh asnjë rast të degjenerimit të partive demokratike në parti fashiste. Është e vërtetë që partitë komuniste kudo ku janë krijuar janë munduar gjithmonë si të tilla që përfaqësojnë e mbrojnë demokracinë më të plotë, më të pastër, interesat e shtresave më të gjera të popullsisë etj. Pavarësisht nga kjo dogmagji tipike fashiste, në thelb doktrina komuniste e marrjes së pushtetit nëpërmjet revolucionit me dhunë, me anën e forcës së armëve, e mbajtjes së këtij pushteti po me dhunë nëpërmjet genocidit të çdonjur lufte klasave ka përçaktuar qartë edhe filozofinë, edhe karakterin, edhe fatin e këtyre partive si diktatoriale e totalitariste, në fund të fundit si variante të fashizmit apo të socialfashizmit. Por për krejt e PS e për propagandën e tyre, për autorë që i [teksti i prerë]
... «24 orë» me pseudonime është realiteti demokratik që po konsolidohet në Shqipëri, janë partitë e opozitës demokratike, sidomos Partia Demokratike dhe udhëheqësit e saj, që i ofrokan Shqipërisë dhe popullit shqiptar një diktaturë fashiste: Në këtë mënyrë, duke ushtruar terror psikologjik, ata kërkojnë të frenojnë zhvillimet historike në vendin tonë, t’i heqin dalëngadalë popullit tonë të drejtën e pamohueshme për të përcaktuar vetë fatet e tij. Gjithçka e thurrur prej tyre në këtë drejtim ngrihet mbi konceptet anakronike enveriste sipas të cilave diktatura është reklamuar si demokraci, ndërsa demokracia si diktaturë. Mbi një absurditet të tillë edhe pseudargumentet që ata paraqesin nuk mund të jenë veçse absurde.
(Vijon në faqen 4)
Shqetësimi i «ZP» dhe realiteti shqiptar
«ZP» që në numrin e parë pas pauzës - letër ishte shumë e shqetësuar.
Ato që kanë ndodhur me zotin Nano janë shenja domethënëse. Për herë të parë shenjat u dukën në Shkodër. Shkurtimisht Shkodra dhe sot Tropoja, Kruja etj., deklaruan në mënyrë aspak diplomatike: ne nuk e duam më partin si PPSH, që na qeveroi, PS! Këtë nuk e thonë ca njerëz. Këtë e pohon një popull. Shtrohet pyetja: e kanë mirë apo keq? Këtë le të ndalemi. Mendoj se populli ka të drejtë të mos i dojë PP e PS. Një familje serioz vuan shumë kur është familje i një prostitute apo ordineri «neveritshëm». Ai është i baruar kur nuk u nda, qoftë edhe me dhunë prej tyre, PP dhe PS janë një prind i tillë. A e di zoti Nano këtë? Përderisa ish-deputetit e PS u ankua në parlament dhe në «ZP», nuk e di. Por ky është turp i madh për zotin Nano. Mua vazhdon të më habiti fakti se pse ky njeri, që mund të lindë fëmijë, adoptoi një plehë të tillë të PP monstruoze, kur njeriu logjik i largohet si djalli temjanit?
Që PS është PP plakë, këtë e di gjithkush. Madje retushet e zotit Nano nuk i besojnë as të huajt e jo më ne, që ia njohim dhe e mbëmë dhe ballin e zorrkat e barkut. Sepse PS ka në gjirin e saj njerëz me kriminelë të këtij kombi: ish-ministrat që nxorën tanket në rrugë, vrasës, burgosës, hajdutë, që nuk vjedhin individit, por Shqipërinë! Ku ka perëndi t’i mbrojë këta njerëz.
Përgjigja që mund t’i jepet zotit Nano është kjo: populli nuk sulmon këdo. Sot vendoset fati i Shqipërisë. Atë e vendosin burrat. Ku ishe ti, zoti Nano, më 12 dhjetor, më 21 shkurt, më 5I mars? Po të ishte mirë që këtë pyetje t’ua bënte «ZP», e jo të lypte mëshirë për sekretarin e parë të saj.
«ZP» hap sezonin e karnavaleve
Është e vështirë të imagjinohet një gazetë, si «ZP» e së dielës së kaluar. Gjithë ajo gazetë patriotike, më e gjerë se e gjatë, për mashalla, e mbushur plot me sharra, ofendime, aludime përverse për opozitën, kishte në fund të artikujve vetëm dy-tre emra! Nga njëra anë të gëzon fakti që Shqipërinë ka kaq pak mashtrues kurajozë. Nga ana tjetër të bën të mendosh fakti që «ZP»-ja shfaqet me maskë në fund të shkrimeve, si një femër e sëmurë në sezonin e karnavaleve.
Po të marrim parasysh se në gjithë ato gazeta dhe dhe artikuj e firmosur janë diskutime në Parlament, të publikuara më parë nga TV, i bie që «ZP» të mos ketë gjetur thuajse asnjë autor jashtë sezonit të karnavaleve. Mjerë PS për «ZP»- që ka! Aq të shëmtuar janë artikujshkruesit e «ZP», sa t’ua nxjerrësh shpirtn për hunde. Dhe s’pranojnë të dalin në rrugë pa maskën e pseudonimit. Ç’të bëjnë fukarenjtë? E dinë që do t’i rrehen pa simpatizantët në fushatën elektorale. Mirë, veç të gjitha këto, veç si e bëshet «ZP» po na shëmbëllon dhe racën e gazetarëve shqiptarë?
N. KEKO
SHOKË E SHOQE! NA GËZUAN PAK MASË? PËRSEPARA JUAJ SI MASË...
Humoristi Bujar Kapedhiu i frymëzuar nga jehona e vizitave të Kryetarit të PS Fatos Nano në disa rrethe të vendit, na solli dje në redaksi karikaturën që po botojmë.
Ditën e hënë në mesditë, më 10 shkurt, vdiq në Itali, në një aksident automobilistik, deputeti i Partisë Demokratike nga Shijaku i Rrethit të Durrësit, Petrit Llaftiu.
AKTIV I PD
Të martën, më 11 shkurt 1992 në sallën e ISTN në Tiranë, nën drejtimin e Kryetarit të PD Prof. Dr. Sali Berisha dhe nënkryetarëve të saj z. Azem Hajdari dhe Arben Imami, u zhvillua një aktiv me kryetarët e komisioneve drejtuese dhe komisioneve elektorale të PD në rrethë.
Aktivin e hapi me një fjalë të shkurtër z. Arben Imami, kryetar i komisionit qendror elektoral të PD. Më pas z. Sali Berisha foli për fushatën e tanishme elektorale si vendimtare për fatin e Shqipërisë, për procedurën e zgjedhjeve dhe përcaktimit të kandidatëve për deputet, për punën e PD etj.
Më pas në aktiv u zhvillua një diskutim i gjerë për çështjen e koalicionit elektoral me partitë e tjera të opozitës.
Në fund u bë njohja me Ligjin e ri elektoral dhe u diskutuan probleme të tjera tekniko-proceduriale.
Korresp. i «RD»