07/03/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

7 mars 1992

Tjetër zbulim tronditës për emigrimin e arit

Banka e Shtetit Shqiptar në vitet 1983 - 87 ka porositur arka për 180 tonë ar Çështja e arit ka ngjallur interesim të madh dhe kjo është e kuptueshme, sepse ky popull, që është robëtuar gjithë jetën, zgjohen një ditë prej këtij dhe kupton se qenkësh populli më i mirë i Evropës, e pse jo dhe i gjithë botës, aq sa sot e mban frymën gjallë vetëm me lëmoshat që i hedhin të tjerët. Në këto kushte është më se e natyrshme që njerëzit të pyesin: Ç’e përpiu mundin e djersën e kaq brezave? Është e rëndësishme të konstatohet se për çështjen e arit janë të interesuar jo vetëm njerëzit e thjeshtë, që besojnë se ari ekziston diku (dhe gjetja e tij ndoshta do ta zbuste sadopak mjerimin e tyre), por, për «zbulimin» e sekretit të arit, siç duket, janë të interesuar të gjitha forcat politike dhe në radhë të parë presidenti, ç’ka u bë e qartë me ndërhyrjen energjike të tij menjëherë pas deklaratës së bujshme të zotit Mekgou në televizion. Nga raporti i Komisionit të Parlamentit për këtë problem doli se «defterët» dhe dokumentet e tjerat kanë «humbur» (!), dhe se për lëvizjet dhe latën e arit nuk kanë dijeni as njerëzit që kanë qenë të ngarkuar drejtpërdrejt. (Vijon në faqen 2)

E ARDHMJA PO VIEN

22 marsi është dita kur Shqipëria do të vendosë përfundimisht për fatin e saj. Është dita kur sakrificat e bëra nga populli gjatë shekujve do të shpërblehen me fitoren e madhe. 22 marsi do të jetë dita kufi midis errësirës dhe dritës, midis së kaluarës dhe së nesërmes, do të jetë dita kur Zoti, nëpërmjet votës së popullit, do të shpallë ligjin e tij: drejtësinë, mirësinë, urtësinë, dashurinë për njerëzit dhe punën, lirinë, respektin, bashkimin. Për këtë ditë duhet të luftojmë të gjithë, të japim të gjithë nga pak në mënyrë që të nesërmen ta gëzojmë të gjithë. Në radhë të parë duhet të luftojmë të kaluarën e errët, të E kaluara nuk është larguar. Ajo është këtu midis nesh e po punon për të fituar ato që ka humbur deri tani. Kjo kufomë që përpiqet është një fantazmë sa e egër aq edhe jashtë kohe. Ja, ajo po vjen dhe duket si fitimtare. Ajo po vjen e shoqëruar me legjionet e saj të zeza të dogmave, me shpatën e despotizmit në dorë, me flamurin e padijes dhe të injorancës. Ajo shtrëngon sikur qesh me ne, na kërcënon, na troket në derë e përpiqet që të na hedhë hashas në ushqimin tonë, na terrorizon me anë të krimit, anarkisë, vjedhjes. Ajo ecën dhe pjell bija të shemtuara si dhe vetja dhe i lë nëpër rrugë për soroditur dhe Ja përse ne sot jemi ballafaquar me forcat e errësirës e më të gjibë bashkëpunëtorët e tyre. Despotizmi dhunon kufirin moral, ashtu sikundër pushtuesi dhunon kufirin gjeografik. Të dëbosh tiranin është njëlloj si të dëbosh romakun, turkun, italianin, gjermanin; serbin. Të dëbosh sot nga skena politike pasardhësit e tij do të thotë të mbyllësh një herë e përgjithmonë kapitullin e turpshëm të Shqipërisë, do të thotë t’i hapësh dritën e gjelbër PER-PARIMIT, do të thotë të rivendosësh të vërtetën, t’i kthesh fronin e saj LIRISË, t’i japësh njërut SOVRANIT, të rivendosësh dinjitetin e Shqipërisë, do të ndërtosh PAQEN. Përballë nesh është një ndërtesë e stërmadhe paragjykimesh, privilegjiesh, dogmash, gënjeshtrash, dhunash, shpërdorimesh, padrejtësish, terrori. Kjo fortesë duhet të shembur një herë e përgjithmonë më 22 MARS! DUHET sepse janë fëmijët tanë që mësojnë në klasa pa xhama e pa zjarr që na kërkojnë një jetë më të mirë e më të bukur, DUHET, sepse janë prindërit tanë që kërkojnë që jeta jonë të mos shkojë kot, siç shkoj ajo e tyrja. DUHET sepse Shqipëria kërkon nderin e saj DUHET, sepse njeriu kërkon zhdukjen e privilegjit mbi të drejtën DUHET, sepse KOMBI kërkon të jetojë; DUHET, sepse populli kërkon frymëmarrje, kërkon dritë, kërkon diell, kërkon dhe gjakun e tij, kërkon të rënët! Dhe zërin e tij, zotërinj, dëgjojeni mirë, se, siç tha thënë e Hygoi, është «zë që të kall frikën dhe është i shenjtë, zë që përbëhet nga sokëllima e shtazës dhe dhe fjala e Zotit, që u kall tmerrin të dobëtve dhe paralajmëron të urtët, që vjen njëkohësisht edhe nga poshtë si zëri i luanit dhe nga lart si shungullima e rrufesë». Kjo ishte e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja për të cilat ne më 22 mars do të votojmë dhe do të caktojmë pozicionin tonë në raport me tër kohët. Këtë ditë, e pret Shqipëria, që ta quajë DITË TE MADHË, DITË FESTE, ose në të kundërt ajo do detyrohet të ulë edhe një herë kokën, e të presë një ditë tjetër që s’dihet se kur do t’i vijë përsëri. Por ne nuk do ta lejojmë këtë gjë! Gara nëpër këtë është liria që kemi fituar sot dhe ne nuk mashtrohemi më! Fitorja do t’i buzëqeshë Popullit dhe SHQIPTARISË! BESNIK BOGDANI në, të kaluarën e errët, të bindemi se ajo dhe vetëm ajo është fajtorе për gjithçka të zezë që pllakosi Shqipërinë, për varfërinë e madhe që kemi, për mjerimin që po jetojmë. Të bindesh për këtë mjafton të vësh në lëvizje kujtesën dhe të sjellësh ndërmend: - Fshatarin e leckosur e të kthyer në bujkërob në tokën e tij (dikur beu nuk i linte fshatarët të mbanin oxhak, kurse në «epokën e Partisë», sekretari i organizatës bazë nuk i lejonte të mbanin as edhe pula). - Punëtorin, që punonte gjithë ditën me një copë bukë me djathë e, kur shkonte në shtëpi i kishte këmbët të lagura nga shiu. Megjithëkëtë ai duhej të përshëndeste me grusht e të bërtiste në kor me sekretarin e partisë: «Rroftë E H dhe PPSH» dhe asnjëherë nuk iu lejua që të shërriste në fillim «Rroftë Shqipëria». - Mësuesin e historisë dhe të gjeografisë, që kurrë nuk mundën të thonin të vërtetën mbi historinë dhe gjeografinë e Shqipërisë, por këto lëndë i kthyen në lëndë të historisë së partisë dhe të E H dhe gjeografisë që fillonte me Moskën vazhdonte në Pekin, Havanë e mbaronte në Beograd. - Ushtarake të cilët tanë që ishin bërë të nderuar më parë idealin e partisë dhe E H se sa Shqipërinë. - Studentin tonë, që është i detyruar të mësonte përmendësh teorinë m-l dhe të mos pyeste e të diskutonte mbi dyshimet që i lindnin, përndryshe i hiqej e drejta e studimit. - Nenin 55, që për një fjalë të thënë në radhën e gumëzhitit në oren tre të natës të jepte tetë vjet punë të detyruar në minierë. - Dhe së fundi duhet të kujtojmë prindërit tanë, sot pensionistë që punuan një jetë të tërë, ditën dhe natën, të dielat e festat, të cilët mbas 40 vjet punë, kanë frikë të vdesin se nuk kanë mundur të vijnë disa para mënjanë për t’u varrosur. Kujto, o popull, e mos harro kurrë! me flamurin e padijes dhe të injorancës. Ajo ishte e përpiqet që të na hedhë hashash vjedhjes. Ajo ecën dhe pjell bija të shëmtuara si dhe vetja dhe i lë në nëpër rrugë për çoroditur dhe përçarë njerëzit. Ajo ka hapur thesin e saj të mashtrimit, të gënjeshtrës, e të terrorit dhe këto mbeturina po i shpërndan gjithandej. Por ne nuk duhet të dëshpërohemi. E kujt duhet t’i kemi frikën ne, që kemi besim tek e ardhmja? S’ka më zbraçje idesh, ashtu siç nuk ka zbraçje lufte. Por, ata që nuk e duan të ardhmen le t’i vënë gjithçka nën këmbë. Duke i thënë «JO» përparimit, ata nuk dënojnë të ardhmen, por veten e tyre. Ata i ngjisin vetes me duart e tyre një sëmundje të keqe: të kaluarën. Po ne ç’kërkojmë? Ne duam të nxjerrim të vërtetën nga errësira ku e kanë futur, sepse ajo, si dhe buka, është një ushqim. Ne duam që të mendojmë të pavarur nga kushdoqoftë. Të mendosh është një domosdoshmëri e dorës së parë e do të thotë ta ndiesh veten njeri. Ne duam një Shqipëri ku të mbretërojë ligji i Zotit, ku arsyeja të jetë në majet e të ndriçojë çdo cep të vendit, ku drita të jetë e plotë, ku njeriu të presë e të përcjellë si në kohët e begata, ku shqiptarët të jetë i bekuar nga Zoti. Por sot kur shohim kaq terr, na duket e drejtë pyetja që na bëjnë «A do të vijë, vallë, e ardhmja»? Kjo pyetje është allballafaqim që po bëjmë; nga njëra anë jemi ne, forcat e reja, idetë e reja, është vetë populli që ka rënë në mjerim dhe nga ana tjetër janë ata që gëzojnë pushtetin, të mirat e kësaj bote, ata që kanë privilegjet, ata që kanë abuzuar me pushtetin dhe detyrën, ata që na shkatërruan, ata që e ulën dinjitetin e Shqipërisë deri në atë shkallë sa ajo gjorа ka filluar të lypë bukën e përditshme nëpër botë, ata që e detyruan një popull të tërë të marrë rrugët e mërgimit e të lerë nënat pa fëmijë, janë po ata që sot duan përsëri pushtet, për të na çuar përsëri ...

«ZP»-ja PO KUNDËRMON ERË

Të dashur lexues kureshtarë! Ne e dimë që ju pak ose aspak merreni me «ZP»-në. Por, në këtë kohë fushate ndoshta ju shkon nëpër mend të mësoni se ç’thonë kundërshtarët tanë. Ju bëjmë thirrje, që të paktën, deri më 22 mars të mos e shfletoni «ZP»-në, sidomos në kohën e ngrënit, sepse mban erë. Nuk e besoni? Hapni gazetën e ditës së enjte, 5 mars 1992, numri 13662, viti i 50-të i botimit dhe do ta gjeni burimin e erës së keqe: në faqen 2 të shkrimit «Kot fshi-hesh o Keno...», kolona e katërt, rreshti 19 dhe në faqen 3, të shkrimit «Premtime elektorale-slimite mbi borën, përsëri kolona e katërt, rreshti 10. Në prag të vitit 2000, e vetmja gazetë e përditshme e një kombi europian, u kthye në gazetë me... të pëgërë. Kjo është kultura e socialistëve shqiptarë? Këtë të ardhme premtojnë ata? Këto ndryshira i ofron PS lexuesit? Ndoshta mund t’i duket se po bëjmë shaka. Ju lutemi gjeni atë gazetë «ZP» dhe verifikojeni njoftimin tonë. Në rast se del i vërtetë, atëherë ju bëjmë thirrje të hakmerreni ndaj saj me mënyrën më të kulturuar të mundshme: mos e lexoni më! A. R.

Nuk ka më kohë për mëdyshje!

REFLEKSIONE Nga koha që në Shqipërinë tonë u vendos pushteti (anti)popullor pra, për gati gjysmë shekulli, populli ynë ka shkuar nga varfëria në mjerim. Tabloja e sotme dihet. Ajo është e tillë në të gjitha drejtimet sa që ka vend të thuhet: Ç’të na qajë nëna më parë! Të varfër deri për bukën e gojës, të pasigurt deri te kapërcelët që na i rrëmbejnë nga koka ditën për diell edhe në rrugët e kryeqytetit, pa mohuar rrezikun e jetës, pasojë e kriminalitetit, që është shfaqur aty-këtu. Industria e prapambetur, pothuajse e shkatërruar - papunësia në qytet është gati e plotë. Por, edhe fshati ka shumë halle. Mori tokën, por s’ka mjete pune, farë, pleh, insekticide, herbicide, shërbim agro-teknik, zooveterinar etj. Dalja nga kjo situatë kaq tragjike kërkon ndihma të vijueshme mallrash ushqimore, kërkon kredi bankare, naftë, pleh, e kushte lehtësuese, kërkon teknologji të përparuar e përkrahje politike të gjithanshme shtetërore e kombëtare. Të gjitha këto na ofron Gjermania, Italia, Franca e Anglia, na i ofrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata janë shtete demokratike e duan që dhe ne të bëhemi shtet i vërtetë demokratik. Realizimi i këtij kushti arrihet me zgjedhjet e 22 marsit, duke i dhënë votat demokracisë. Kjo do të thotë të zgjedhësh një qeveri tjetër, që të jetë vërtetë e popullit e jo më kjo si shprehje propagandistike, s’e përdorte diktatura e kuqe. Ndokush mund të thotë: Cili jam unë që formuloj aksionin e zgjedhjeve si më sipër? - Jam veteran i Luftës N.Çl, shqiptar i thjeshtë që e dua shumë popullin dhe vendin tim, nuk bëj pjesë në asnjë parti dhe siguroj se në gjykimet e mia s’jam ndikuar nga asnjë dozë propagandimi. NEXHIMI BUALKA gljizhuar pafurnizuara dhe vetëm tregu i zi me çmimet tejet të larta kishte RREGULLAVE «i lejuan të futen edhe mallra të ish-drejtoreve të ndërmarrjeve që tani janë kthyer në afaristë të kuq. Gjithashtu, organet lokale të pushtetit, të drejtuara nga PS, nuk morën asnjë masë për të parandaluar grumbullimet dhe nuk mbështeten sa duhet organet e rendit në kryerjen e detyrës së tyre. Përhapja e thashethemeve për hapjen e depove apo dhe të ... NGA KOHË është shfaqur aty - këtu. Industria e prapambetur, pothuajse e shkatërruar - pleh, insekticide, herbicide, shërbim agro - teknik, tjetër, që të bëjë reforma të nevojshme nga qeveria e z. Ahmeti. Ne u bëmë forcave të rendit që të mos i lejojnë që me këtë skenar të montuar nga forcat e pushtetit të vjetër të merren nëpër këmbë demokracia, por të mbrojnë ligjin, pronën, qetësinë dhe rendin publik. Asgjë nuk do të mund të pengojë fitoren e demokracisë! Kryetari i Partisë Demokratike prof. dr, SALI BERISHA s’është më çështje partie, por shpëtimtare. Vota për PD ose për partitë e koalicionit të opozitës është imperative. S’ka alternativë tjetër e nuk ka kohë për mëdyshje, sikurse nuk ka vend të gjy-kosh se nuk më pëlqejnë këto ose këta persona të kësaj ose këtyre partive. Ne nuk votojmë për njerëzit që ka partia, por për vetë PD. Demokracia na dha mjaft të mira që në krijimin e saj. Më e rëndësishmja ndër to është dhe liria e fjalës apo e mendimit. Frika e diktaturës enveriane, që kish prurë memecllëkun, u zhduk që kur u krijua PD. Populli s’ka më frikë e s’rrin më memec. Ai (populli), po të vërë se ndonjë person me çfarëdo funksioni në pushtet e kudo nuk punon në të mirë të Shqipërisë e të mbarë kombit, do të kërkojë të hiqet, qoftë ky dhe anëtar i kujtdo partie. Pushteti demokratik që do të dali nga zgjedhjet e 22 marsit, do të jetë vërtetë i që formuloj aksionin e zgjedhjeve si më sipër? - ndikuar nga asnjë dozë propagandimi. NEXHIMI BUALKA RD) +3 92

Jo vetëm për të qeshur

PARTIA E PUNËS DHE ENVER HOXHA MIDIS NESH Këto ditë në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës u zhvillua një veprimtari. Mora biletën e hyrjes dhe i hodha një sy. Në krye të saj lexo[?]: «Partia e Punës e Shqipërisë» dhe më poshtë: «Muzeu Enver Hoxha». Bileta kishte numrin 048842. Në fillim qesha. Por nuk më la një fëmijë që e lexonte me zë të lartë përmbajtjen e biletës. A thua të jetë një harrasje paraelektorale? Mos është një gjetje për të kujtuar të ndjerin e «pavdekshëm», apo mos vallë trashëgimtarja e denjë e PPS-së dhe besnike e Enverit, PS-ja e rinovuar, ka rënë gjë në atë pikë sa të bëjë propagandë elektorale edhe nëpërmjet biletave të veprimtarive kulturore për të vazhduar nesër me biletat e autobusit dhe të ndeshjeve të futbollit... LAJMËRIM Radio e pavarur «ZËRI I RINISË SHQIPTARE» në MERGIM me qendër në Nju Jork njofton se gjatë periudhës së zgjedhjeve do të emetojë program suplementar: me valë të shkurtëra 41 metra me frekuencë 7.450 megaherz Të dielave 8.00, 9.00. Të mërkurave 8.30-9.00

ATA QE NJE POPULLI TE VARFER I VODHEN ARIN ATA QE DHJETERAMIJERA NJEREZVE U VODHEN JETEN ATA QE QINDRAMIJERA TE TJEREVE U VODHEN LIRINE ATA QE TRE MILIONEVE U RREMBYEN GEZIMIN, QETESINE E PROSPERITETIN Vallë do t’i lemë që të na e vjedhin të ardhmen?

Deklaratë e Partisë Demokratike

PD dënon fuqimisht veprimet skandaloze që ndodhën në javën e kaluar në qytetet e Pogradecit, Lushnjës, Peqinit. Sulmet ndaj depove e magazinave shtetërore dhe ndaj ndërmarrjeve i sollën ekonomisë në krizë të vendit edhe miliona lekë të tjera humbje, por, ç’është më tragjikja, kanë kushtuar edhe jetë njerëzish. Përgjegjësi të rëndë për këto ngjarje mbajnë pushtetmbajtësit lokalë, të cilët kanë neglizhuar haptazi shpërndarjen e shpejtë e të drejtë të mallrave ushqimore e të tjera, në një kohë kur dyqanet ishin të pafinancuara dhe vetëm tregu i zi me çmime të tjera i larta ishte mbetur si burim furnizimi për popullsinë. Në depot shtetërore JASHTE RREGULLAVE u lejauan të futen e të marrin pa të drejtë. Është e papranueshme, madje qesharake, akuza që i bëhet opozitës e sidomos PD nga pushtetmbajtësit socialistë. Është tamam si hajduti që thërret «kapeni hajdutin»! Ne kërkojmë marrjen urgjente të masave parandaluese nga qeveria e z. Ahmeti. Ne u bëjmë thirrje të gjithë njerëzve të ndërshëm pavarësisht nga bindjet e tyre politike që të largohen nga skenari i krimit, vjedhjes, grabitjes dhe të ecin në rrugën e demokracisë. U drejtohemi forcave të rendit që të