24/03/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

24 mars 1992

SHQIPERIA SHPERBLEHET

(Miting i fitores në sheshin «Skënderbej») Mbas festës së rrëzimit të përmendores së diktatorit në shkurtin e vitit të kaluar, festa e djeshme ishte mitingu i dytë madhështor i paorganizuar, i vetvetishëm, shpirtëror, paqësor ku shqiptarët manifestuan tiparet e tyre të vërteta. E paimagjinueshme pjesëmarrja, i paimagjinueshëm entuziazmi, e paimagjinueshme telepatia e shpirtërave liridashës për t’u mbledhur në mënyrë të vetvetishme e pa asnjë lajmërim, për të festuar bashkërisht ashtu siç edhe vuajtën bashkërisht diktaturën e gjatë komuniste. Nga fytyrat e stërmunduar të këtyre dhjetramijëra njerëzve e kupton se s’qenka absolutisht e lehtë të jesh viktimë e e gjatë komuniste. Nga fytyrat e stërmundura lehtë të jesh viktimë e komunizmit, por nga këto fytyra gjashtu në një ditë si kjo e kupton njëkohësisht se qenka fat i madh të çlirohesh prej tij. Është dita e parë që njerëzit tanë shikohen sy më sy me krenari, pa as më të voglën ndjenjë inferioriteti me gazetarët e qytetarët të huaj të cilët vërtet nuk vuajtën me ne, por po gëzojnë me ne, për gëzimin tonë. Shikohen tash sy për sy, pothuajse krenarisht për hapin e ndjeshëm që kanë bërë me anë të votës së lirë, demokratikisht drejt tyre dhe botës së qytetëruar. Më në fund populli ynë po heq dorë nga zakoni për të parë turp nga fatkeqësitë që në fund të fundit nuk i kishte krijuar vetë, por diktatura. Çdo popull ka fatin e tij. Ne kemi tonën. Deri tani të keq. Me votimin e 22 marsit populli ynë mësoi për vete dhe i tregoi edhe një herë botës se ka pasur një fat të imponuar, të keq dhe fatmirësisht nuk e ka merituar. E është pikërisht fisnikëria e shqiptarëve që në këtë ditë feste të krijon bindjen se ndarja nga një absurditet e marrëzi gjysmëshekullore kombëtare nuk do të bëhet përmes dhimbjesh të vështira të mëdha, ose të paktën të krijojë bindjen se do të minimizoje dhimbjet e së tashmes e të kontribuojë për të rikrijuar të nesërmen sa më larg këtij absurdi që thirret komunizëm. Shqipëria dhe shqiptarët, duke u ngritur nga gropa e përbaltur komuniste, duke zbuluar strukturat e mrekullueshme shpirtërore zbulojnë kështu një jetë të ardhme tjetër. Populli shqiptar më në fund është i lirë dhe liria jep rezultate, populli shqiptar në fund e sanksionoi të ardhmen e tij demokratike dhe demokracia vetë realizon mirëqenie, marrëdhënie, arsimim, qytetërim. Për të bindur mjafton të shikosh njerëzit dhe ... Njerëzit e 22 ... ... ... tyrat e tyre. Gëzimi i tyre i ngjan domosdoshmërisht të ardhmes. Në një ditë si kjo të vijnë ndërmend fjalët e zonjës Edith Durham kur shkruante: «Më 1908, kur gabimisht u hap lajmi se Evropa kishte hyrë në Turqi, Shqipëria sa nuk luajti mendsh nga gëzimi. Megjithëse për dy ditë e dy net me radhë në Shkodër ndodhnin 2000 burra të armatosur dhe nuk kishte polici që të mund t’i përballonte, çdo gjë shkoi pa as më të voglin incident. Aq sa edhe konsulli francez dhe Labocovi të cilët nuk i fshihnin ndjenjat e veta antishqiptare thanë: “O Zot! çfarë populli do të ishin këta sikur të kishin në krye një mbret të mirë!”» udhëheqës të drejtë». Në një ditë si kjo është normale që të kujtojmë rrugën nëpër të cilën ecëm, vuajtjet dhe persekutimet, mjerimin dhe revoltën. Në një ditë si kjo falenderojmë zotin që nuk e harroi Shqipërinë. Falenderojmë të gjithë ata që përmes diktaturës e mbajtën të gjallë frymën demokratike dhe gazetarët e huaj që ... demokratike dhe njerëzore, falenderojmë ata që u sakrifikuan për liri e për një botë me dimensione humane. Falenderojmë të gjithë popullin tonë të mrekullueshëm i cili nuk ra në grackën e ngritur nga diktatura për gaikëdhe[r]dhje e për frymë revanshi. Falenderojmë intelektualët tanë të mrekullueshëm të cilët e selitën me kujdes demokracinë dhe rrugën e saj. Falenderojmë edhe gazetarët e njohur të «Zërit të Popullit» të cilët me rrugëçarinë e tyre treguan fytyrën e vërtetë të partisë që përfaqësojnë. Demokracia ka vend edhe për ta, amor përseripër t’i bëjë më të qytetëruar e më të mirë. Të gjithë ju janë mbledhur ... më shesh ku janë mbledhur njerëzit është i të gjithëve, i popullit vetë, sikurse demokracia, festa gjithashtu është e të gjithëve. Na kujtohen fjalët që na tha para pak profesor Ali Alui. Sot vetëm në Beograd ka zi. Ekëtu populli feston, Populli feston pa urdhër. Sheshi Skënderbej, mesditë, 23 mars 1992

Fitoi populli, fitoi Shqipëria

Shqipëria votoi më 22 mars për demokracinë, votoi për të ardhmen pa lot e burgje, pa genocid e diktaturë. Populli ynë votoi më 22 mars për rilindjen e atdheut të tij, të raskapitur, për një jetë të lirë e të begatë. Shqipëria dhe shqiptarët votuan më 22 mars për dinjitetin e tyre si ndër më të lashtët e familjes evropiane, për miqësi dhe duar të sigurta të zgjatura pa frikë në të gjitha kontinentet. Ta gëzojmë Shqipërinë tonë motra dhe vëllezër, nëna e baballarë, të rinj e të reja. E gëzofshim Shqipërinë e re zonjë të familjes e të nderit të nipërit tanë. Populli ynë, toka jonë e pritur këtë ditë si dhuratë e bekim i Perëndisë. Një botë e vjetër u shemb. Komunizmi u varros në germadhat e tij. Një epokë e re nis në historinë e ko- kombit e të popullit tonë pas shekujsh robërie. Flamuri i Skënderbeut e i Ismail Qemalit do të valojë sot e tutje me Shqipërinë e lirë e pa peshën e rëndë të yllit komunist mbi krye. E kaluara e zezë nuk do të përsëritet kurrë më! Demokracia është garan­te për këtë. Nuk do të ketë kurrë më në Shqipëri uri e kampe përqendrimi, jetë e ëndrra të këputura në mes nga diktatura, fëmijë pa prindër e nëna që s’guxonin të qanin fëmijët. Garanci për këtë është populli ynë. Gjithçka është në duar të tij, të vullnetit të tij, të arsyes së tij. Ne e fituam demokracinë dhe demokracia na fitoi ne. Ne i dhamë asaj edhe gjakun e bij... ve tanë, edhe vrrullin, mëçuri-në, kurajon e një populli. Ajo ka hapur zemrën e saj të madhe dhe e ka lënë përpara nesh që të dëgjojmë mirë të rrahurat e saj, që të unifikojmë të rrahurat e zemrave. Më 22 Mars populli votoi për demokracinë dhe demokracia fitoi në një betejë të ashpër për jetë a vdekje ku nuk ka të humbur, por vetëm fitues. Themi kështu se duke votuar për demokracinë më 22 mars nuk u votua për revansh ose për larje hesapesh midis vëllezërve, midis shqiptarëve. Këto instinkte të egra janë të huaja për popullin tonë të qytetëruar, që e manifestoi edhe një herë shpirtin e tij demokratik e të mirëkuptimit. Populli ynë sad[o] që komunizmi sllavo-bizantin u përpoq ta shpë-rbëjë duke shpikur «qieriun e» shpërdërejë duke shkundur «njeriun e ri» monstrüm të robotizuar, në gene ka fisnikërinë e bujarinë që buronte edhe ndjesë edhe keqardhje, edhe mëshirë e dashuri vëllazërore, edhe solidaritet e krenari shqiptare. Populli ynë nuk do të lejojë të bëjë pre e provokacioneve neokomuniste dhe e armiqve të tij kudogjofshin, që gjithnjë kanë ngritur mbi të shpatën e përçarjes për ta sunduar, për ta skllavëruar. Shqiptarët janë vëllezër, janë bij të një toke, të një nëne. Demokracia do të respektojë bindjet dhe kundërshtaret në bindje. Demokratët mendojnë se fitorja e demokracisë është jo humbje por fitore edhe për ta. Ajo u jep mundësi atyre të jenë më realistë, më pranë popullit e je... tës, të shohin më qartë të kaluarën për të qenë më të qartë dhe për të ardhmen. Ajo u hap atyre mundësinë e një rinovimi të vërtetë e për pasojë të një oponence konstruktive pa të cilën vetë demokracia nuk ka jetë, pa të cilën vetë Shqipëria nuk mund të ecë përpara ashtu siç e meriton në familjen evropiane. Komunizmi u varros në Shqipëri me një herë e përgjithmonë më 22 mars. Kjo datë do të shënohet pranë atyre më të rëndësishme në historinë e popullit e të kombit tonë. Ajo përkon me ardhjen e pranverës. Pra, kaluam dimrin e ngricën e egër të komunizmit e po ndiejmë tashmë filladin e pranverës demokratike. Për jemi vetëm në fillim, vetëm në hapat e pa- përk... kom... popullit e ... ... Prandaj, këtë ditë historike do të jetë ... ... Populli ynë ... ... Komunizmi na ka lënë pas ... plagë që edhe luftat botërore ... popullit e vendit tonë. Që ato t’i mbyllim, që ato të mos na infektojnë trupin e atdheut duhet kujdes, punë, vullnet e mirëkuptim, duhet energji e mëçuri. Popullit tonë nuk i mungojnë të gjitha këto, siç nuk i mungojnë edhe aleatët e miqtë e vërtetë. më të mirë, qeveri, ndryshim, … e prit… 189? [shkrim i prerë dhe pjesërisht i palexueshëm në skajin e majtë]

SHQIPËRIA I TREGOI BOTËS SE ISHTE NJË PJESË E PA-NDARË E FAMILJES SË KOMBEVE DEMOKRATIKE

Konferencë shtypi • kryetari të Partisë Demokratike Sali Berisha Është kënaqësi për mua t’ju njoftoj rezultat e zgjedhjeve të djeshme si dhe t’ju përgjigjem pyetjeve tuaja. Ne ishim dëshmitarë të një fitoreje të madhe për Partinë Demokratike, dhe për popullin shqiptar. Nata e gjatë mbaroi dhe ka lindur një ditë e re. Tani Shqipëria i tregoi botës se është një pjesë e pandarë e familjes së kombeve demokratike. Ne jemi evropianë dhe do të meritojmë vendin që meritojmë si një komb që vlerëson demokracinë, tolerancën, dialogun, rendin ligjor dhe të drejtat e individit. Jo të gjithë motrat dhe vëllezërit tanë e kapërcyen këtë natë të gjatë dhe të errët, dhe së pari u kërkoj që të kujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën e tyre në mënyrë që të arrinita e sotme. Demoqi, Saharovi, toni, u është drejtuar atyre si «njerëzit shqiptarë të fjalës dhe mendimit të lirë». Ata janë dëmorët e vërtetë të kombit shqiptar. Tani që ky agim i ri ka mbërritur dhe ka pak dridhje në mend të hedhim sytë përreth dhe të shohim dëmin që u bë në rrethinë. Dhe ne shikojmë se stuhia ka bërë dëme të tmerrshme, dhe shumë punë për të rindërtuar këtë vend. Bile edhe njerëzit janë demoralizuar. Por unë kam besim të madh në energjinë, inteligjencën dhe iniciativa e popullit shqiptar. Me këtë mundësi ne do të tregojmë tani aftësitë tona si një popull i mirë, ne mund të bëjmë shumë. Dhe ne duhet të bëjmë shumë. Sot unë duhet të filloj një traditë të re në jetën publike të Shqipërisë një traditë të ndershmërisë nga udhëheqësit politikë. Unë mund t’ju tho­sha se qeveria e huaja do të zgjidhë të gjitha gjërat dhe problemet tona, por kjo nuk do të ishte e vërtetë. Nd, t’ju thosha se qeveria shqiptare do të zgjidhte të gjitha problemet e popullit. Por edhe kjo nuk do të ishte e vërtetë. I gjithë populli shqiptar duhet të kontribuojë në rindërtimin e vendit. Qeveria huaja në përendim do të na ndihmojnë, shumë më tepër se sa kërkojnë komunisti ishte në pushtet. Por kryesisht ne det të mbështetemi tek vetja jonë. Dhe ne duhet të ndihmojmë veten tonë. Para pak kohe i thashë popullit të grumbulluar në shesh ... (Vijon në faqen 4-4)

ME KËTË FITORE I TREGUAM BOTËS SE DIME TË MËSOJMË NGA GABIMET TONA

... AZEM HAJDARI Nënkryetar i PD ... Fitorja e PD erdhi në radhë të parë nga që fushata elektora­le u zhvillua e ndershme dhe në radhë të dytë nga organizimi i mirë i PD e cila gjatë gjithë kohës u muar me zbërthimin e programit dhe jo me shpifje siç u muar PS-ja. Ajo u mbështet veçse në fakte duke u bazuar në argumente bindëse. Argumentet që iu paraqitën popullit ishin të mjaftueshëm për fitore. PD fitoi në këto zgjedhje edhe për arsyen se ajo është vërtet një parti demokratike, sepse ajo është ndërtuar mbi bazën e diversitetit të mendimit dhe shënëtërit mendimin e lirë që na dha mundësi të krijojmë një parti të fuqishme mbarëpopullore. U shkruajt shumë edhe në shtyp për përçarje të PD, separat, Partia Socialiste që ishte një parti e ngurtë nuk e kuptonte dot partinë tonë të ndërtuar mbi bazën e mendimit të lirë. ... ARBEN IMAMI Nënkryetar i PD ... Ajo për të cilën kemi dalë në rrugë, në sheshe, për të cilën kemi formuar partinë, për të cilën kemi luftuar në parlament, për të cilën kemi punuar pa pushim në çdo vend, në çdo studente të dësh... 31 Marsit i gjithë populli shqiptar, u realizua. Është një fitore totale. Është fitorja më e madhe që njihët në vendet e lindjes dhe në vendet e Evropës. Kemi përgjindjen më të madhe se çdo Parti Demokratike në botë. Ky rezultat i detyrohet shpir­tit antikomunist të popullit tonë, dëshirës së tij për paqe, punë, demokraci, si dhe i PD, njës... nga partitë opozitare nga më se virozet e lindjes, opozitës që i qëndroi heroikisht për 1 vit e gjysmë diktaturës. Është e vetmja parti që qëndroi e bashkuar nga dita e formimit deri në ditën e fitores mbi komunizmin. Dytë janë tanlsh ndërtani i demokracisë. Përulla e këtij fitoreje rrit reputacionin tonë në popull ... ... Sekretari i PD. Fitorja është e shumëpritur. Është një fitore që ne e meritojmë. Me këtë fitore ne i dëshmuam kombit dhe botës se dimë të mësojmë nga gabimet. Unë mendoj se pas 22 Marsit rruga e demokracisë në Shqipëri. Shqipëria u shërua nga një sëmundje e rëndë. Tashmë ajo ka nevojë për të futur në rrugën e mbarë. Unë jam optimist për të ardhmen e Shqipërisë. Unë besoj në vlerat e jashtëzakonshme që ka kombi ynë të cilat nuk ka patur mundësi t’i shfaqë më parë.

ME 22 MARS U VENDOS FATI I SHQIPËRISË

Më 22 Mars: Burra e gra, të rinj e të vjetër, të gjithë shqiptarët lanë pas të kaluarën dhe nisën një rrugë të re, rrugën e demokracisë: lanë pas luftën e klasave për të shkuar drejt vllazërimit, dashurisë mes njëri-tjetrit. Vëllëzer o Motra! Ju që votuat për Partinë Socialiste, Partia Demokratike ju garanton lirinë e plotë, të qenurit vëllëzer, si njerëz të mirë të një vendi të lirë e demokratik. Partia Demokratike me fitoren historike të 22 Marsit do t’i shërojë vëllëzerit e motrat; gjithë popullin nga helmi komunist. Më në fund edhe Shqipëri komunizmi vdiq. Atë e vrau demokracia. Nata e gjatë komuniste, me fitoren e 22 Marsit, ja lëshoi vendin dritës, demokracisë, vllazërimit, dashurisë njerëzore, përpjekjeve për t’u bashkuar sa më shpejt me Evropën. Në Shqipëri komunizmi do të kujtohet si një ëndërr e keqe. Më 22 Mars fitoi Demokracia. Më 23 Mars Partia Demokratike nisi misionin tepër fisnik të Pajtim kombëtar. PD-ja që mbylli burgun e Burrelit, që u dha liri të burgosurve të ndërgjegjes, që shkallmoi zonat e internimit, që e radhiti Shqipërinë krahas vendeve të tjera në KSBE- opozitarin nuk do ta konsiderojë kurrë si armik. Partia Demokratike dhe organet e pushtetit që ajo do të krijojë, nuk do të persekutojnë kurrë asnjëri për mendimet e tyre të lira. Partia Demokratike ka vetëm një ideologji: ideologjinë kombëtare.

MADHESHTIA E FITORES

— PARTIA DEMOKRATIKE, ME E FUQISHMJA PARTI OPOZITARE NE EVROPEN LINDORE, FITON MBI 2/3 E VENDEVE TE KUVENDIT POPULLOR —