28/03/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

28 mars 1992

FUSHATA VAZHDON. NESËR FITORJA E PD ËSHTË MË E PLOTË

Fitorja e merituar e PD në këto zgjedhje dëshmon për shpirtin demokratik të popullit tonë. Fitorja do të jetë më e plotë kur të mbarojë dhe raundi i dytë i zgjedhjeve ditën e diel. Populli ynë do të votojë vetëdijshëm për fitoren e PD, sepse e di që voton për të ardhmen, dhënien më të mirë. Populli ynë para kutisë së votimit nuk mendon siç e komentojnë «ZP», «hajde të provojnë njëherë këtë tjetrën», por me gjithë zemër e shpreh dashurinë e tij të zjarrtë për demokracinë. Këtë e shohim edhe në takimet entuziaste të kryetarit të PD, z. Sali Berisha kudo ku ka shkuar. E shohim te gëzimi i ligjshëm i njerëzve që përshëndesin fitoren e demokracisë së vërtetë, fitoren e tyre.

START...

Ne jemi tre milionë njerëz të varfër që presim me ankth rezultatin e një verdikti historik: votën që e dhamë, në shumicë dërrmuese, demokracisë. Barra është e rëndë. Por, besimi në të ardhmen, në këtë s'art të fuqishëm të një epoke të re, është i madh. E, ai besim nuk duhet zhgënjyer kurrë e në një asnjë rrethanë. Para pak ditësh, nëpërmjet një burimi privat, morëm një njoftim sa tronditës aq edhe revolutues. Nuk po e saktësojmë sepse nuk e kemi verifikuar. Përmbajtja e njoftimit është pak a shumë e tillë: dy shoqëri të huaja ofronin kapitalet dhe mjetet e tyre për një vepër gjigante në Shqipëri. Për të njëjtin qëllim, për të njëjtat përmasa, për të njëjtin nivel cilësor e funksional të kësaj vepre, e para kërkonte 150 milionë dollarë e dyta vetëm 28 milionë. I habitshëm në formë por jo fort i habitshëm në përmbajtje është fakti që zyra tërë prirjen për të firmosur një kontratë me firmën e parë. Marrëveshja ka mbetur e ngrirë. Pavarësisht nëse ky njoftim qëndron ose jo, mendoj se në startin e vrapimit tonë drejt Evropës duhet të mos lidhim gjyle me zinxhirë nëpër këmbë. Rreziku i korrupsionit mbetet i madh. Ç'duhet bërë? Zgjidhja e problemit për një rend demokratik është relativisht e thjeshtë: të bëhen të njohura projekt - idetë e veprave me përmasa kombëtare shoqëritë që ofrojnë asistencën e tyre dhe kostoja apo kredia e nevojshme që kërkon ndërtimi i veprës në fjalë, së bashku me kushtet e shlyerjes. Për secilën vepër të boto-hen njoftimet e sakta se çfarë ofron njëra firmë apo tjetra dhe vetëm pas një sensibilizimi të plotë të opinionit publik, të vendosin specialistët, të cilët të shpjegojnë para popullit apo përfaqësuesve të tij, publikisht, arsyen se pse zgjedhën një variant e jo një tjetër. Kjo është një domosdoshmëri. Ne duhet të ngrihemi të gjithë në këmbë kundër korrupsionit. Mendoj që nuk ka kuptim t'u bëhet thirrje njerëzve «të jenë të ndershëm». Ata që do të kenë në dorë fatet e popullit, qoftë edhe përkohësisht, duhet të jenë absolutisht të tillë. E nëse dikush e- SKËNDER SHKUPI (Vijon në faqen 2)

Fitorja e PD në zgjedhje gëzoi mbarë botën demokratike

Personalitete shtetërore dhe politike nëpërmjet telegrameve dhe telefonave shprehën urimet më të mira për këtë fitore elektorale, që është një sukses i arritur në ndonjëherë një Parti Demokratike në kalimin nga diktatura komuniste në demokraci» Qeveria Amerikane mbështet me gjithë zemër përpjekjet për reforma ekonomike dhe politike. Mesazhi nga sekretari i shtetit për punët e jashtme të SHBA për z. Sali Berisha. I dashur Z. Kryetar! Ju lutem pranoni përgëzimet e mia më të ngrohta për fitoren e suksesshme në të parat zgjedhje të lira dhe të drejta parlamentare në Shqipëri. Është merita juaj, e qeverisë, dhe mbi të gjithë e popullit të Shqipërisë që progresi drejt një demokracie të qëndrueshme vazhdon megjithë vështirësitë që e kanë shoqëruar tranzicionin shqiptar. Qeveria amerikane mbështet me gjithë zemër përpjekjet tuaja drejt reformave politike dhe ekonomike. Që nga hera e parë që u takuam në qershor 1991, populli shqiptar ka bërë një përparim premtues në drejtim të vendosjes së një republike parlamentare. Shqiptarët i vazhduan përpjekjet për të përgatitur terrenin për një shoqëri të lirë dhe të hapur si dhe për t'u ndeshur me pasojat e tmerrshme të rreth 50 vjetëve komunizëm. Institucionet Demokratike do ta ndihmojnë popullin tuaj ashtu siç kanë bërë edhe deri tani të zhvillojë një ekonomi të tregut të lirë e cila me kohë do t'i sjelli atyre prosperitet dhe mirëqenie. Populli amerikan së bashku me mua ju uron juve suksese të gjithanshme në çuarjen përpara të këtyre arritjeve historike. Shpresoj në një forcim të mëtejshëm të lidhjeve shqiptaro-amerikane si dhe në një bashkëpunim drejt një bote të bazuar në demokracinë dhe respektin për të drejtat e të gjithëve. Sinqerisht i Juaji XHEJMS BEJKER përëndimin, kjo fitore e PD ishte një gëzim i madh. Ai ishte i sigurtë se kjo është një fitore për të gjithë vendin dhe theksoi se Shqipëria do të ketë mbështetjen e plotë të Gjermanisë dhe të Evropës. Zoti Berisha falënderoi z. Gensher, si dhe e informoi atë për rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri, gjithashtu z. Berisha e uroi Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë Gensher për datëlindjen si dhe e ftoi të vijë në Shqipëri. Z. Gensher e pranoi me kënaqësi ftesën dhe shprehu dëshirën se do të vijë shumë shpejt në Shqipëri fill pas krijimit të Qeverisë së re. - Mesazhi i Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë - I dashur Berisha, Mësova me shumë kënaqësi për suksesin elektoral të partisë suaj që mbyll në mënyrë definitive një kapitull të historisë shqiptare dhe inauguron një detyrë tjetër premtimesh. Affirmimi i Partisë Demokratike do ta bëjë me përfitim raportin ndërmjet dy vendeve tona. Ju kujtohet që tashmë në takimin tonë të parë në Romë, në mars 1991, kisha rastin t'ju shprehja shpresën që zgjedhjet e paravendës së '91-shit do t'ia hapnin portat një Qeverie demokratike pranë vendin tuaj si premisë për një hop cilësor në marrëdhëniet tona, tashmë kjo do të bëhet në mënyrë të plotë dhe të pakthyeshme. Përshëndetje të përzemërta XHANI DE MIKELIS I dashur Berisha! I zënë me fushatën e zgjedhjeve politike nuk munda të bëja atë ç'ka dëshiroja, që të vij në Tiranë dhe t'ju përgëzoj Juve dhe pjesëtarët e Komisionit të Jashtëm të Dhomës së Deputetëve. Kufizohem tani për tani t’ju bëj këtë me shkrim duke qenë gati menjëherë pas zgjedhjeve të 5 prillit për të pasur një lidhje me Ju edhe për të vendosur fillesa e një bashkëpunimi të sinqertë e të fortë. I Juaji FLAMINIO PICCOLI Romë: 25.03.1991 Ne jemi me ju. Partia Lidhja Demokratike e Shqiptarëve të Kroacisë, nëpërmjet delegacionit të saj në Shqipëri, përshëndet fitoren e madhe të Partisë Demokratike dhe të demokracisë në përgjithësi në zgjedhjet e 22 marsit dhe e konsideron këtë, si fitore të të gjithëve. Partia Demokratike e Shqipërisë sot gëzon, jo vetëm në Shqipëri po edhe në Kosovë e kudo, një simpati të veçantë, një sigurim të fitoreve demokratike. Kjo parti premton shumë, e pikërisht për këtë, është e madhe si shpresa. Ne jemi me ju dhe jemi të bindur se dhe ju, jeni me ne. Të gjithë së bashku kemi për demokracinë. Së bashku do të përballojmë çdo vështirësi, do të ruajmë kulturën dhe gjithë visaret tona, cilat hordhitë e barbarëve, ditën vetëm t’i shkelin e t’i grabisin, duke u përpjekur për të fshirë nga faqja e dheut çdo shenjë që i përkiste pellazgëve dhe ilirëve - të parëve tanë, që shekuj më vonë, ne shqiptarët, t’i fryjmë zjarrit dhe hirit të shuar nën «përkujdesjen» e bizantit pansllav. Partia Demokratike e Shqipërisë ndezi shkëndijat e shpresës si atëherë në nëntorin e dytë kur Ismail Qemali i madh ngriti flamurin dhe ju hapi rrugën brezave që do të vinin. Partia jonë (LDSHK), është partia e parë shqiptare e ish Jugosllavisë dhe sot numëron rreth 40 000 anëtarë. Që në fillim ajo ka afruar dhe koordinuar lidhjet e partive politike të Kosovës me Evropën dhe me botën. Ajo ka internacionalizuar çështjen e Kosovës dhe të bashkimit kombëtar. Në Simpoziumin ndërkombëtar shkencor, në vërtetuan se helmimi i rinisë shqiptare në Kosovë; ishte vepër e përgatitur kriminalisht nga ushtria okupuse jugosllave. Gjithashtu ne apeluan kundër përfshirjes së ushtarëve shqiptarë në luftën ndaj Sllovenisë dhe Kroacisë duke nxitur dezertimin e tyre nga radhët pushtuese dhe duke siguruar gjithashtu strehimin e tyre. 22 marsi është një ditë e madhe për të gjithë dhe shënon fitoren e të gjithëve. Ta gëzojmë dhe t’ia urojmë këtë ditë! NAIM BILALI Anëtar i kryesisë të Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve të Kroacisë bërë edhe deri tani të zhvillojnë do t’i sjellë të gjithëve. Sinqerisht i Juaji XHEJMS BEKËR - Mesazh i kryeministrit të Greqisë drejtuar z. Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë. U gëzova shumë kur mësova për fitoren tuaj të madhe në zgjedhjet e 22 Marsit, e cila i ringjalli shpresat e popullit tuaj për një të ardhme më të mirë. Me këtë rast, unë do të doja të shprehja vendosmërinë time për të punuar bashkarisht me ju në mënyrë konstruktive dhe të efektshme në mënyrë që t’i ngrejmë në një nivel më të lartë marrëdhëniet tona bilaterale dhe bashkëpunimin në të mirë jo vetëm të kombeve tanë, por gjithashtu të rajonit tonë dhe të Evropës në përgjithësi. Unë shpresoj se në këtë mënyrë, minoriteti grek në Shqipëri, statusi i të cilit jam i sigurtë se do ngrihet shumë nën udhëheqjen tuaj, ka për të luajtur rol kryesor si urë mirëkuptimi dhe miqësie mes dy popujve tanë. Nga ana tjetër dua të ritheksoj gadishmërinë e vendit tim për të vazhduar dhe ndihmojë Shqipërinë të dalë nga periudha e tanishme kritike si materialisht ashtu dhe duke u mbështetur në përpjekjet e saj për t’u futur në institucionet Evropiane. KOSTANDIN MICOTAQIS Kryeministër i Greqisë - Mesazh urimi nga Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë Hans Ditrich Gensher drejtuar Kryetarit të PD. - I dashur zoti Berisha! Po ju dërgoj juve përgëzimet e mia të sinqerta për suksesin e jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 22 Marsit, 1992. Është një nga fitoret elektorale më të suksesshme që ka arritur demokraci. Mbështetja jonë për partinë tuaj është një bazë solide për shpejtimin e reformave në politikë dhe ekonomi. Gjermania do të vazhdojë ndihmën e saj aktive për Shqipërinë në mënyrë që ajo t’i arrijë këto reforma politike dhe ekonomike. Gjithashtu Gjermania do të insistojë për mbështetje të proceseve të reformave nga Komuniteti Evropian si dhe nga grupi i të 24. Do të vlerësoja shumë mundësinë për të parë pas formimit të qeverisë se re për një bisedë me ju dhe Ministrin e ardhshëm të Jashtëm shqiptar në mënyrë që të mësoj rreth konceptit të tij për politikën që Shqipëria do të ndjekë në të ardhmen. Gjithashtu një bisedë telefonike që u bë sot në mëngjes, datë 25 mars 1992, Ministri i Jashtëm Gjerman Hans Ditrich Gensher e uroi z. Berisha për fitoren dhe i tha se për atë vetë, për Gjermaninë si dhe për

Ceremonia e varrimit të komunizmit

Origjinal është qyteti i Krujës për nga pozita gjeografike, natyra e tij e bukur dhe për historinë e tij. Kah origjinaliteti janë të prirur qytetarët e Krujës në organizimin e gëzimeve dhe hidhërimeve, në praktikimin e riteve fetare. Origjinal është edhe për nga numri i madh i vendeve të shenjta (numërohen 365 tyrbe bekthiane). Këtë vit procesesh demokratike vendi i shenjtë për banorët e qytetit u bë dhe sheshi «Skënderbej» para monumentit të «Heroit Kombëtar». Këtu u zhvilluan mitingjet e PD-së, këtu u përcollën ditët e netët dramatike të protestës së krutanëve kundër veprimtarëve të Enverit gjersa sunuan metingun e tyre. Pikërisht këtu në mënyrë spontane u mblodhën me qindra banorë të Krujës që në orët e para të mëngjesit të datës 23 mars. Para monumentit të Heroit, Kombëtar krutanët vendosën të kryenin ritin fetar të varrimit të komunizmit. Është një e drejtë e ligjshme e tyre, ata qysh vitin e kaluar ia dhanë votat kandidatit të Partisë Demokratike për në Kuvendin Popullor duke përligjuar kështu parullën e tyre të dashur «Kruja Heroike me Partinë Demokratike». Për ëndrrat e tyre demokraci përgjysëm pas në shkallë tërthtë nga këta kandidatë për deputetë vetëm katër të Partisë Demokratike fituan. Këtë vit rrethi i Krujës i dha Kuvendit Popullor tre deputetë të Partisë Demokratike (fitore e plotë). Ëndrrat e tyre u realizua. Aty për aty u sollën kazanët e mëdhenj ku do të përzihej hallva u gjet sheqeri, lugët e drunjta, drutë e zjarrit, U improvizua një kuzhinë me teron të hapur. Ndërkohë burra i makinave që do të përbënte «kortezhin e «përmotshëm» sa vintë e po itohej. Në ceremoninë e va- rrimit ka të qara, lot, trishtim kurse në këtë rast kemi një paradoks që shpreh një entuziazëm e turmës, në fytyrat e gëzuara, në tam-tamet e daulleve që mblidhnte njerëzit, në thirrjet mi-demokraci, poshtë komunizmi. Në kësi rastesh thuhet «shkollë shpirtit në parajsë», por në këtë përshkrim një paradoks: «shkof të merrni skëterrë të përmotshëm». Në mes të këtij entuziazmi u nis «kortezhi i përmortshem» i prirë nga makina e zezë e varrimit dhe pasuar nga rreth pesëdhjetë makina të tjera. Borië e makinave dhanë sinjalin e nisjes. Ky kortezh u nis për Tiranë për t’i sjellë po popullit të kryeqytetit shiarigun se Kruja, kështëllja e lirisë dhe e demokracisë, e varrosi komunizmin. Gjithçka shkoi sipas traditës krutane ku spikat mbi të gjitha disiplina, rregulli e qetësia. Pasi u bë varrimi «kortezhi i përmortshem» arriti në Krujë, ndërkohë hallva ishte gati. Ajo u zbraz nëpër tepsi të mëdha para monumentit të Skënderbeut. Deputeti i zonës Nr. 44 z. Sadedin Balla duke ngrënë lugën e parë të hallvës ju drejtua popullit: «Në skëterrë komunizmi, Gjëja më e çmuar për të cilën kemi nevojë në këto momente është maturia, që ndjenjat e gëzimit të fitores sonë të mos i shndërrojmë në ndjenja hidhërimi për ata që kanë humbur në zgjedhje». Me shprehjen: «E gëzofshi demokracinë» ai konfirmoi edhe një herë devizën e Partisë Demokratike «Ju duam të gjithëve». Kështu Kruja e veçantë në vuajtje, e veçantë nga shkalla e persekutimit, e veçantë për nga disidenca ndaj komunizmit, në mënyrë të veçantë e organizoi varrosjen e tij. SABAH LLUBANI

Partitë politike e shoqatat e ndryshme përshëndesin Partinë Demokratike dhe kryetarin e saj z. Sali-Berisha me rastin e fitores

Me rastin e fitores në zgjedhjet e 22 Marsit Partisë Demokratike dhe Kryetarit të saj Sali Berisha i kanë ardhur telegrame dhe mesazhe urimi nga Partia «Bashkimi për të Drejtat e Njeriut», nga «Partia e Unitetit Kombëtar Shqiptar», nga Partia Ekologjike Shqiptare, nga Vetoni Surroi kryetar i Partisë Parlamentare të Kosovës, Riza Halimi kryetar i Partisë për Veprim Demokratik në Maqedoni, nga Shoqata Kombëtare e ish të dënuarve dhe të persekutuarve politike të Shqipërisë, Shoqata Shqiptaro-amerikane me qendër në Uashington nga kryetari i saj Xhozef Dioguardi, nga Kolonia shqiptare e Sofies, nga Shoqata Çamëria, kryesia e organizatës politiko-shoqërore Omonia, Komiteti Drejtues i Organizatës së Ushtarakeve Pensionistë e të liruar, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura shqiptare, Sindikata e Pavarur e Bashkuar e Minatorëve Gjeologëve dhe Pasuruesve të Shqipërisë, Kryesia e Lidhjes Sindikaliste të pavarur të sistemit komunal dhe Artizanatit të Shqipërisë, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, Organizata Ama e të Mërguarve, dhe nga kryetari i kryesisë së Trikulturit Havelitt të Shqipërisë, Sheh Murat, nga Sindikata e Pavarur e Naftës dhe nga mijëra anëtarë dhe simpatizantë të PD

SHQIPTARËT LANË PAS TË KALUAREN DHE NISËN RRUGËN E DEMOKRACISË

TELEGRA ME

Zotit Sali Berisha, Kryetar i Partisë Demokratike. Urime për fitoren e shkëlqyer. Në këtë ditë historike për Shqipërinë tonë të shtrenjtë, ju përshëndes vëllazërisht për fitoren për merituat. Demokracinë që i sollët popullit shqiptar, me shpresë se shumë shpejt populli ynë do të dijë ta ndërtojë këtë demokraci dhe të tregojë përëri vitalitetin dhe gjeninë e vet. ISMAIL KADARE Paris, 23. 3. 1992 Profesor Sali Berisha, Kryetar i Partisë Demokratike. Përgëzime dhe urime për arritje të plota përparimtare. NERMIN VLORA FALASCHI AMBASADOR RENZO FALASCHI Z. Berishal Përgëzime të sinqerta për suksesin tepër të madh të PD në zgjedhjet legjislative. Ju ftoj të për nxhehtësi që të vazhdoni të shtërngoni lidhjet midis Shqipërisë dhe Komunitetit Europian. Anëtarët e Grupit të Bashkimit të Demokratëve Europianë janë në dispozicionin tuaj të plotë për t’ju mbështetur veprimin tuaj në gjirin e Parlamentit Europian. KRISTIAN DE LA MALËNE Kryetar i Grupit të BDE Përgëzoj triumfin tuaj. Të dërgoj përshëndetjet dhe përgëzimet e mia më të përzemërta. JASH GAVRONSKI Deputet në Parlamentin Europian