08/04/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

8 prill 1992

ZP në gjyq

Lajmi i orës së fundit Përsëri «ZP-ja», organi serioz i socialistëve, dënohet me 10 mijë lekë të vjetra gjobë, për «fyërje të personit zyrtar», në adresë të zotit Ilir Manushi, Kryetari i gjykatës së Tiranës z. Llambi Kule, pas 8 seancash shtyrje gjyqesh, që vazhduan për 3 muaj në labirintet e Ligjeve gjyqësore, u vu në «Zëri i popullit» të dënohej thjesht me një gjobë. Gjithsesi edhe ky vendim gjykate tregon se sa serioze ka qenë gazeta «ZP» gjatë fushatës elektorale, po edhe gjatë gjithë ekzistencës së saj. Na vjen keq për lexuesit e saj që e merrnin seriozisht ato që botonte kjo gazetë dhe për ato që vazhdon të botojë ende. … përpiqeshin, duke u përpjekur unan… me merrton më pak. «24 orë», etj.) shpesh nuk meriton të vlerësohet dhe respekt… Pas një periudhe jo të shkurtër gojëprishjeje, ata mbase…

Edhe një paradoks socialist

- Kryeministri i Republikës shqiptare merr rreth dy herë më pak rrogë se shoqëruesi i tij. Të shohim se sa do të marrë kryeministri i demokratikes.

«NE KEMI PUSHTETIN... NE KEMI SHUMICËN...!»

– Demokracia respekton edhe pakicën – Gjithçka u bë për të rrëzuar totalitarizmin, pushtetin e pakufizuar të një individi, të një fisi politik në pushtet. Ishte fjala për një pushtet tjetër, i cili vetëm errin kështet popullor, vetëm fasadën kishte demokratike. Demokracia e masave ishte nështrimi i masave në «emër të idealeve të tyre», për të cilat kujdesej individi, fisi. Ky pushtet «popullor» ishte vazhdimësisht i kërcënuar (!) nga «pakica» e cila shtypej e ndëshkohej papushim, edhe kur ishte krejt i pafajshëm. «Faji» i saj ishte i vetëm: ishte pakicë! Demokracia e vërtetë arrin ta respektojë pakicën. Mos duke zbukuruar qeverisjen? Mos duke lëshuar interesat e fituesve? Mos duke shpërndarë votën e zgjedhësve? (!) Përkundrazi. Sot e më pas nuk ka më kohë për pushtetin «e fortë», për autoritarizëm të diktuar. Demokracia, si pushtet i shumicës, nuk presupozon dhunë ndaj pakicës, madje edhe në rastet kur ajo, pakica, duket se merito[n] më tepër. Opozita jonë është opozitë, paçka se shtypi i saj («ZP», «24 orë», etj) shpesh nuk meriton të vlerësohet dhe respektohet. Pas një periudhe jo të shkurtër gojëprerjeje, ata mbase e kanë vështirë të bëhen konstruktivë. Aq më shumë kur edhe në pushtet nuk mundën të bëheshin të tillë! Pazotësia dhe paqëndrueshmëria nuk janë faj... Megjithatë, duhet të respektojmë njerëzit që votuan për opozitën tonë. Nuk është fare rasti që të sille[t] si argument për të drejtën për pushtet të fortë, maxhorancën e siguruar nga zgjedhjet. «Neve na dha populli votën... do të bëjmë ashtu siç themi ne..!» Ky koncept për demokracinë bazohet në mentalitete të kapërcyer. Konceptet e kundërta pa dyshim janë më të shumtë: demokracia nuk njeh të humbur, ajo respekton edhe ata që nuk votuan për të, duhet ta mbajë revolucionin demokratik në fazën e lirisë... Pikërisht në këtë truall duhet të hidhët trup shoqëria demokratike. Qetësia e paszgjedhjeve është padyshim shprehje e besimit të popullit te kjo e ardhme. Gjithandej ndjehen përpjekje për të filluar punët. Nga punët kolektive deri ato private po frymë-marrim vetëm e vetëm se duket qartazi se erdhi një kohë që mund të respektohet gjithkush. Shumica në pushtet ka rolin e saj, përgjegjësitë e saj. Si e tillë ajo nuk ka përse të druajë pushtetin, s’ka përse t’i frikëset atij, sidomos kur është fjala për stabilizimin e rendit, shpejtimin e reformave të ekonomisë së tregut. Zbatimi i ligjshmërisë demokratike në asnjë çast nuk ka përse të merret si dëshirë e fituesve të zgjedhjeve. Por, shumica nuk ka të drejtën aksiomatike! Ajo vetë s’duhet ta pretendojë atë. Se pari, për të mbetur edhe më tej shumica demokratike, dhe së dyti, që lidhet drejtpërdrejt me jetëgjatësinë e pushtetit, garancia e votës së nesërme të popullit. Tashmë të të gjithë duhet të lindë dhe të rritet mendimi se pushtetmbajtësit të përjetshëm nuk ka dhe s’mund të jetë. Shpërdorimi i pushtetit vjen pikërisht nga teprimet e tij, nga kapërcimi i së drejtës në anën tjetër, në anën e pakicës. Pas së drejtës, kalon nga «pakica edhe drejtja për pushtet». Alternativa e vetme e qëndrueshme është demokracia liberale, (sado që për termin e fundit neve na kanë krijuar një ngarkesë të keqe emocionale). Natyrisht kjo nuk është gjë e lehtë. Dikatura mezi ka lënë vend që, fill pas saj, barazisë e demokracisë të (Vijon në faqen 2) FARUK MUSTAFAJ që, fill pas saj, barërat e demokracisë të… Pasi zoti Pjetër Arbnori lexoi tekstin e formulës së betimit, gjithë deputetët e pranishëm pohuan në kor me solemnitet: BETOHEMI! Më tej u kalua në zgjedhjen e Kryesisë së Kuvendit. Megjithë-thëse ishte vendosur paraprakisht me konsensus mes dy grupeve kryesore parlamentare, diskutimi për formulën e kësaj kryesie zgjati më së tepërmi, sidomos pas propozimit të deputetit Paskal Milo të PSD që grupi i 10 deputetëve (PSD+PB-DNJ+PR) në kryesi të përfaqësohej me anë të deputetit Teodor Laço të PSD. Pas votimit (të fshehtë dhe nominal), më së fundi, rreth orës 15.45 u zgjidh edhe «enigma» e Kryesisë së Parlamentit: Mes 6… … Dokle ju përgjigjen më replike. Paskëtaj u kalua në miratimin e raportit paraprak nga zoti Zhulali në emër të Komisionit që ai drejton. … ar të Kuvendit Popullor. Nënkryetarë: Z. SHAQIR VUKAJ Ka lindur në Malësi të Shkodrës. Me profesion është inxhinier kimist. Ka punuar në Kurbnesh e më pas shumë vjet në industrinë ushqimore. Ka punuar gjithashtu disa vjet edhe në përfaqësinë tonë jashtë shtetit. Tani është Kryetar i Këshillit Drejtues të PS për rrethin e Shkodrës. Është njeri me buonsens. Ka qenë deputet i Shkodrës edhe në Legislaturën e kaluar të Kuvendit Popullor. Z. TOMORR MALASI Ka lindur në qytetin e Elbasanit në vitin 1936. Me profesion është inxhinier mekanik. Ka punuar si i tillë në shumë objekte në të gjithë republikën si p.sh. në Minierën e Gjeologjisë, në Kombinatin Metalurgjik, N.N Miniera etj. Është njeri me horizont të gjerë tekniko-kulturor, … nga ky Parlament i ri. Por në fakt ky gjyq pati i është bërë gjatë gjithë ditëve prej dhjetorit '90 e këtej. Ishte ky gjyq ai që e detyroi sot atë të kërkojë dorëheqjen. Dhe e nesërmja e pushtimeve e Shqipërisë nuk pret më spektakle; dhe të lodhur nga të gjithë ditës deputetët në sallë nuk duan të lodhen më. Votohet me unanimitet të plotë kërkesa për dorëheqjen e Ramiz Alisë nga posti i Presidentit. Ora 15.52. Qysh pas këtij çasti Ramiz Alia nuk është më President, por kryetar i thjeshtë i Republikës së Shqipërisë!... Në fund deputeti i PD, z. Eduart Selami propozon për futjen në rend të ditës të disa dispozitave për ndryshimin e simboleve kombëtare, Gjykatës Kushtetuese, dhe kompetencave të Presidentit. Me kaq kjo seancë i mbylli punimet. RAKIP SULÇE

Parlamenti i ri e ngriti siparin. Punë të mbarë

Në orën 10.15 të datës 6.3.1992 Parlamenti i ri shqiptar filloi punimet efektive në seancën e parë plenare të punës. Me këtë rast, në emrin tonë dhe të gjithë lexuesve tanë urojmë: Punë të mbarë! Në fillim të seancës drejtuesi i saj, z. Pjetër Arbnori ja dha fjalën Kryetarit të Komisionit të Verifikimit të Mandateve dhe Imunitetit, z. Safet Zhulali, që lexoi raportin e përgatitur nga ky Komision. Më pas zoti Zhulali ju përgjigji pyetjeve në lidhje me disa raste shkeljeje të procedurave dhe Ligjit të zgjedhjeve, pyetje këto të bëra prej deputetëve socialistë Ugjini, Ruci, Meksi, Dokle. dhe Lalaj. Si gjatë pyetjeve, ashtu dhe gjatë diskutimeve të socialistëve u vu re tendenca e tyre për ta paraqitur veten si të terrorizuar dhe të persekutuar gjatë fushatës elektorale... Më pas diskutuan zotërinjtë Skënder Gjinushi për PSD, Ali Spahia për PD, Mehmet Çeliku i PR, Thoma Miço për PBDNJ. Kurse diskutimet të z. A. Hajdari zotërinjtë H. Lalaj dhe N. Dokle ju përgjigjën me replikë. Paskëtaj u kalua në miratimin e raportit paraqitur gjithë deputetët e pranishëm pohu[n]an në kor me solemnitet: BE- kandidaturave të paraqitura për Kryetarin: Pjetër Arbnori dhe Tomorr Malasi të PD, për nën-Kryetarë: Tomorr Malasi dhe Franko Kroqi të PD dhe M. Laçrori e Shaqir Vukaj të PS), përkatesisht me 115, 100 dhe 105 vota, fituan: Kryetar z. PJETËR ARBNORI Ka lindur në Shkodër në vitin 1935. Aktivitetin politik antikomunist e ka nisur qysh në bangat e shkollës së mesme. Ka mbaruar studimet e larta për Letërsi-Filologji. Në pranverën e vitit 1961 u arrestua sepse sëbashku me shokë të tjerë krijoi një organizatë socialdemokrate. U dënua me vdekje, dënim që më pas ju kthye në 25 vjet burgim. Gjatë kohës së burgimit u ridënua edhe me 10 vjet të tjera duke bërë deri në ditët e fundit të demokracisë gjithsej 29 vjet jetë qelie burgu. Tash fitorja e demokracisë po e vendos në piedestalin e saj dinjitetin dhe personalitetin e këtij njeriu me shpirt të gjërë dhe demokrat. Ka qenë i zgjedhur deputet i Shkodrës edhe Legjislaturën e kaluar Malësi të Shkodrës. Me profesion është inxhinjer në industrinë ushqimore. Ka punu- i persekutuar prej diktaturës, njeri i ndershëm. Ka qenë deputet i PD edhe në Legjislaturën e kaluar të Kuvendit Popullor. Pas përcaktimit të përbërjes së Kryesisë së Kuvendit u mbajt një minutë heshtje për nder të kujtimit të Petrit Llafit, deputet i PD në Legjislaturën e kaluar që në shkurt të këtij viti humbi jetën gjatë një misioni humanitar në Itali sëbashku me patriotin dhe bashkëatdhetarin Zef Markgjajn. RAMIZ ALIA E LEN POSTIN E PRESIDENTIT Në orën 15.50 Kryetari i sapozgjedhur zoti Pjetër Arbnori njofton se Kuvendit Popullor i ka ardhur një letër. Ishte kërkesa për dorëheqja e Presidentit aktual... E pra, Ramiz Alia kërkonte dorëheqjen. Gjithkush e priste këtë, por jo ndoshta pikërisht kështu. Bile dikush (deputeti Lisin-Bashkurti i PSD) propozon që largimi i Presidentit nga skena politike si nxënësi dhe ithtari i fundit i shkollës bolshevike në Shqipëri duhet të gjykohet atij të kërkojë dorëheqjen. Dhe e nesërmja punëshume të gjithë ditës deputetët në sallë nuk duan t’ia ...

Mbrëmë në parlament Me unanimitet Kuvendi hoqi simbolet e komunizmit

N J O F T I M

Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare të Zhvillimit të Plehut IFDC, me fondet e Agjencisë Ndërkombëtare të Zhvillimit të SHBA-së do të sjellin nga fundi i prillit deri në 15 maj 20 mijë tonë ure. Kjo sasi do të shkarkohet në këto porte: Porti i Durrësit 15.000-17,500 matric tone Porti i Vlorës 3.000-5.000 matric tonë Porti i Sarandës 500-1.000 matric tonë IFDC-ja, administratore e shitjes, fton të gjitha organizatat, ndërmarrjet dhe individët që duan të tregojnë këtë pleh kimik, të takohen me përfaqësuesit e saj në Tiranë. Po kështu kjo Qendër do të japë orientime për të interesuarit gjatë dy sesioneve që do të mbahen në Institutin e Studimit të Tokave në datat 9-10 dhe 13-15 prill, ora 8. Personat që do marrin pjesë në këto sesione janë të lutur të dërgojnë emrat pranë këtij Instituti, ku ndodhen zyrat e IFDC-së, dy ditë para fillimit të sesionit.