08/04/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

8 prill 1992

E PARA QEVERI DEMOKRATIKE PAS ERRESIRES SE GJATE KOMUNISTE

Pas fitoreve së saj të shkëlqyer demokracia shqiptare formoi edhe qeverinë e saj, të parën qeveri demokratike pas natës së gjatë të diktaturës së egër komuniste. I takon kësaj qeverie të nisë rrugën e vështirë, plot përpjekje, privacione e sakrifica personale për të bërë realitet dëshirat dhe aspiratat, ëndërrat dhe bekimin e një toke, të një populli. Nuk do të jetë aspak e lehtë për të. Vendi është i shkatërruar e paralizuar pas një okupacioni nga më të egërit në historinë e Shqipërisë. Populli pret dhe shpesh durimi është sosur. Por qeveria e re shqiptare është e ndërgjegjshme për gjendjen dhe detyrat, për atë që kërkohet prej saj. Ajo është e vendosur në rrugën e demokracisë. Atë e përbën demokratë të vendosur, që e kanë treguar veten dhe kanë merituar besimin e popullit. Ata do të meritojnë edhe mbështetjen e tij pa rezerva, sepse janë bij të tij e jo të nomenklaturës së kuqe. Kundërshtarët e demokracisë, nostalgjikët e marksizëm - leninizmit e të diktaturës së injorancës po aktivizojnë rrjetin e thashethemeve profesionale e të paguar për të ngjallur mosbesim e pasiguri duke lëshuar hije dyshimi ndaj qeverisë së re në një kohë kur ajo ende nuk ka filluar detyrën e saj. Të mësuar të duartrokasin të paaftët, mediokrit dhe hafijet, intrigantët dhe bukëshkalët, për këtë njerëz është i pakonceptueshëm pranimi i një epoke të re me njerëz të rinj në pushtet, shumica e të cilëve me diplomë shkëlqyer, sigurisht jo me shkollë partie. Ata nuk mund të pranojnë një qeveri me anëtarë që kanë qenë të ndjekur, persekutuar apo skajuar nga regjimi i përmbysur. Të mësuar me një qeveri pleqsh, që s'dinin të bënin gjë tjetër veçse «amin» para Zeusit tiran e perëndisë që e çoi vendin në gremine, të gremisurit nuk mund të pajtohen me një qeveri ku spikat larmia e moshave, me një qeveri që për herë të parë në Shqipëri ka si anëtarë të saj njerëz të rinj e energjikë, të aftë e të arsimuar. Për herë të parë me qeverinë e zotit Meksi Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Rendit në Shqipëri u besohen titullarëve civilë, ashtu siç e kërkojnë edhe parimet e Helsinkit. Por profanët e «ZP» nuk i lexojnë parimet e Helsinkit. Për ta ende zbatimi i tyre do të thotë «të pushtosh» e «rrëmikur». Duke u mbështetur në konceptet e tilla regresive qeveritarët e djeshëm e çuan vendin në Botën e IV. Zoti Meksi që do të hapë dyert e Evropës e të botës demokratike për Shqipërinë, pra që do t'i japë fund një herë e mirë izolimit të saj mjerkobët, duke formuar qeverinë pati parasysh për herë të parë në historinë e pasluftës që të përfaqësojë në të jo 2-3 rrethe por të gjithë Shqipërinë. Qeveria e re thuajse kështu edhe kornizat të të dëshmes e një izolimi apo lokalizmi krahinor me pasoja tepër të rënda për unitetin e vendit. Ajo është kështu e hapur dhe e gjerë për mbarëdhënien me botën, e hapur dhe pa asnjë paragjykim për të gjithë shqiptarët e ndershëm, bijtë e një populli e të një gjaku, pavarësisht se ku kanë lindur e ku banojnë. Sigurisht politika e re e shtetit të ri shqiptar në marrëdhënie me botën nuk mund të pritet të jetë drejtohej nga diplomacia e trashëguar e Enver Hoxhës. Këtë e kuptojnë mirë edhe punonjësit e ndershëm e demokratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Prandaj në krye të saj u vendos një nga djemtë e një familjeje patriotike shqiptare, e cila ka kontribuar e saj të paharruar në ngritjen e Flamurit të Pavarësisë në Vlorë, një demokrat i njohur për kulturën e tij të gjerë, për aftësitë dhe prijet. Zoti Meksi me arsimin juridik të lakmueshëm, me gradë shkencore doktor, ka formuar një kabinet mjaft anëtarë të cilit janë me grada e tituj shkencorë. Fakti që «ZP» ka nisur sulmet dhe për derdh helm ndaj tyre ende pa filluar detyrën, tregon se është bërë një zgjedhje e mirë e njerëzve të tillë... ndjekur, persektuar para Zeusit tiran e përbindësh me një qeveri që përherë të parë në Shqipëri ka si anëtar të saj një 27-vjeçar, një djalosh energjik të shkëlqyer, të persektuar. Qeveria e re demokratike shqiptare, kuptohet që ngrihet mbi parime të reja, të njohura e aplikuar në Evropë e në vende të tjera demokratike, por të injoruara e të burgosura në Shqipërinë staliniste.

AZEM HAJDARI E MBAN FJALEN

Në mitingun e parë në «Sheshin Demokracia», heroi i lëvizjes studentore dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike Azem Hajdari bëri një deklaratë. Ai u premtoi studentëve se do të mbetej i thjeshtë, pa pretenduar për poste e kolltuqe. Dhe këtë premtim solem ai e mbajti. Në Konferencën e Jashtëzakonshme të Partisë Demokratike më 16 prill 1992, Këshilli Kombëtar i PD-së e kishte kandiduar për në postin e Kryetarit të Partisë. Por ai me modestinë e pranë të kandidohej për në këtë post, duke i qëndruar besnik premtimit të dhënë para studentëve. Ky akt tepër domethënës u prit me duartrokitje tre figura të shquara të PD: zotin Eduart Selami, sekretar i Partisë, më i ri dhe më premtuesi në udhëheqjen e partisë, formimi intelektual i të cilit ka bërë ta duan dhe ta respektojnë mbarë shtresat e vendit; zotin Azem Hajdari, nënkryetar i Partisë, hero i lëvizjes studentore në Shqipëri, guximi dhe qëndresa e të cilit në luftën kundër diktaturës ka qenë shembullore dhe ka tërhequr mbarë rininë e vendit dhe zotin Arben Imami nënkryetar i partisë, njërin nga pjesëmarrësit në lëvizjen kryesore të studentëve, barikaderues i Partisë Demokratike, i cili në parlament dhe gjatë fushatës së zgjedhjeve dha kontribut të madh në fitoren e PD. Gjithashtu në konferencë u paraqitën kandidatura edhe për një vend në Kryesinë e PD, zoti Tomorr Dosti deputet në Kuvendin Popullor dhe Arben Lika nënkryetar i Forumit Rinor të PD. Nga pjesëmarrësit në Konferencë u propozuan për këtë vend edhe dy kandidatura të tjera, Petrika Minga, kryetar i PD në Korçë dhe Muhamed Shehu, sekretar i PD në Kavajë. Të studentëve u ndalën edhe në disa dobësi taktike të veprimtarisë së PD në raport me masën e studentëve. U kërkua që të rishikohet edhe statuti i partisë për disa ndryshime.

U MBLODHI KONFERENCA KOMBËTARE E JASHTËZAKONSHME E PD

- Zoti Eduard Selami zgjidhet Kryetar i Kryesisë së Partisë - Ditën e enjte më 16 prill, në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit zhvilloi punimet Konferenca Kombëtare e Jashtëzakonshme e Partisë Demokratike, në të cilën morën pjesë delegatë të të gjitha degët e PD në rrethe dhe të ftuar të tjerë. Ndodhej edhe Presidenti i Republikës zoti Sali Berisha. Duke drejtuar konferencën, zoti Sali Berisha, tha, tha ndër të tjera, se pas fitores së 22 marsit gjatë së cilës populli në mënyrë plebishitare përcaktoi fitoren e demokracisë dhe i bëri aktakuzën komunizmit, në përputhje me Aktin e Helsinkit dhe si rezultat i zhvillimeve të reja politike, kryetari i PD duhet të hiqet nga ky funksion sepse nuk mund të jetë njëkohësisht kryetar shteti dhe kryetar partie. Askush nga ne, tha pastaj ai, nuk do të dëshironte që Shqipëria të ishte vendi i një njeriu, ndërkohë që gjithkush do të jetë një (i) të jetëvend i një pushteti të ekuilibruar, i një Presidenti dhe qeverie aktive, i një parlamenti të fortë, i veprimtarive të shumta politike dhe i shoqatave të pavarura. Propozimi i bërë për të patur diskutime rreth punës në degët e Partisë nuk u miratua nga shumica e delegatëve, por u theksua që kjo analizë të bëhet në një konferencë tjetër. Zoti Azem Hajdari, nënkryetar i partisë, deklaroi se e tërhoqi kandidaturën e tij për kryetar të PD. Ai falenderoi kryesinë dhe këshillin kombëtar që propozuan kandidaturën e tij, por unë jam i ri, tha ai, dhe ndjej se duhet të punoj akoma më gjatë në këtë pozita që jam në shërbim të demokracisë. E kam deklaruar edhe më parë se nuk do të angazhohem në poste drejtuese partiake që janë qeveritare. Kontributi im në shërbim të demokracisë në Shqipëri nuk do të mungojë kurrë. Nuk ka asgjë të vërtetë në ndonjë thashetheme që qarkullon. Unë tha ai do të qëndroj këtu në detyrën e nënkryetarit të Partisë e do të luftoj që në parti të ketë diversitet mendimi si shprehje e unitetit të saj. Megjithëse kërkesa e tij u duartrokit nga pjesëmarrësit e konferencës delegatët votuan edhe për këtë kandidaturë. Pas procedurës së vo- votimit kryetari i Partisë Demokratike u zgjodh Eduart Selami me 411 vota pro nga 485 fletë votimi. Ndërsa në kryesinë e partisë u zgjodh Tomorr Dosti me 295 vota pro nga 478 vota të vlefshme. Zoti Tomorr Hasan Dosti ka lindur në qytetin e Gjirokastrës më 13.4.1930. Rrjedh nga një familje patriotike e të mësuar. Pas luftës në 1944 për arsye politike familjarisht, është persektuar që në ditët e para të pushtimit komunist, deri sa me vështirësi shumë të mëdha arriti të mbrojë shkollën e mesme. Më vonë pasi kreu dhe ushtroi në repartin e punës u burgos dhe vuajti 14 vjet. Fill pas këtij dënimi u internua familjarisht për 30 vjet me radhë deri në ditët e para të lëvizjes demokratike në të cilën u inkuadrua dhe punoi me gjithë shpirt. Në mbyllje të konferencës, Zoti Eduart Selami shkurtimisht falenderoi pjesëmarrësit e nderkohë premtoi që të gjithë së bashku do vazhdojmë rrugën që kemi nisur për të realizuar objektivat e programit tonë duke bashkërenduar punën me parlamentin, me qeverinë, për të realizuar me sukses edhe zgjedhjet lokale. MEHILL TANUSHI

Faleminderit të gjithëve, faleminderit edhe Italisë!

-Nga TEODOR KEKO, deputet i PD- Në ditët e tij tepër të vështira - popullin shqiptar e ndihmuan disa shtete, duke e mbajtur me bukë, duke ja mbajtur fëmijët, duke e shëruar... Të gjithë këtyre, për këto ditë, historia jonë do t’i falenderojë, sipas ndihmës që na kanë dhënë. Mirë është që ne sot të arrijmë të flasim përfalësisht me atë gjuhë që do të flasi historia nesër. Ndryshe, termi i turpshëm «mosmirënjohës» do të bëjë nesër mbi errat tanë. Nuk pretendoj t’i kem parë të gjitha revistat e fundit televizive dhe as t’i kem lexuar të gjitha gazetat qendrore shqiptare. Por, në aq sa kam parë e kam lexuar, më ka rënë në sy se «acopën e hunit në momentet pas programit të Komitetit Evropian. Ambasadori Cardilli njof(t)oi se ai ra dakord gjatë bisedimeve të disa ditëve më parë midis presidenti Sali Berisha dhe Ministrit të Jashtëm italian Xhani de Mikolis do të ndihmojë Shqipërinë me: 9 mijë tonë vaj 10 mijë tonë sheqer 5 mijë tonë oriz 6 mijë tonë djathë dhe produkte të tjera. Gjatë takimit, i cili u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit që ekziston midis dy vendeve, u theksua se Qeveria Shqiptare duhet të pranojë shpejt kërkesat dhe të marrë masat për tërheqjen dhe shpërndarjen e këtyre ndihmave. (ATSH) fitore së demokracisë, në Shqipëri kanë kapur: SHBA, GJERMANIA, FRANCA, GREQIA e pak. Italia po thuaj ka munguar. Të gjithë, edhe ata që në falën një grusht grurë e një copë letër për të shtypur gazetat, duhen falenderuar. Por asnjëri s’është mirë të harrohet. A nuk duhet të kujtohemi pak se Italia na ka ndihmuar më shumë se të tjerët në këto kohëra të turbullta? Nëqoftëse populli italian ka qenë në ballë të popujve humanë që nuk i lanë djetria dhe zemërgjeza e fëmijë shqiptarë të vdesin rrugëve, t’i themi FALEMINDERIT! Nëqoftëse shteti italian ka qenë në ballë të shteteve humane që e ndihmuan popullin shqiptar, t’i themi FALEMINDERIT, t’i themi FALEMINDERIT. Shumë ngjarje të vitit 1991 në Shqipëri do të harrohen, por unë jam i sigurt se askush nga bashkëkohësit nuk do të fshijë nga kujtesa eksodet masive në Itali dhe lutjet e shumë nënave: «Aman, mos u vete mendja dhe bëjnë grevë këtë djemve italianë të «Pelikanit»...! Përmbysja e diktaturës nënkupton triumfin e së vërtetës, prandaj, në që e përmbysëm diktaturën, në Shqipëri, le të japim shembullin të «parët», ta themi hapur të vërtetën për ata që na ndihmuan në këtë kohë. Në këtë kontekst, në ballë të atyre që duhet të falenderojmë ndodhet edhe Italia. Faleminderit, Itali!

Presidenti i Republikës priti ambasadorin T. Cardilli

Presidenti i Republikës Sali Berisha priti ambasadorin e jashtëzakonshëm e fuqiplotë të Republikës Italiane në Shqipëri zotin Torkuato Cardilli në një takim pune, gjatë të cilit u njoftua vendimi i qeverisë italiane për të vazhduar programin e ndihmave tada vendit tonë, pa u llogaritur ato që ky vend do të japë në kuadrin e dakord gjatë bisedimeve të disa ditëve më parë midis presidentit ndihmave. (ATSH)

Urim për Pashkët

«Pashkët e ringjalljes», kjo festë e shënuar e besimtarëve katolikë, për herë të parë në Shqipëri festohen në liri e demokratikrat. Me këtë rast uroj gjithë besimtarët e kësaj bashkësie në Atdhe e diasporë: «PËR SHUMË MOT E GËZUAR FESTËN E RINGJALLJES SË JEZUSIT». Rigjallërimi i fesë dhe rruga drejt Zotit të na ndriçojë për punuar për ... ... dhe begatimin e popullit, që t’i bëjmë ata si gjithë bota e qytetëruar. EDUART SELAMI KRYETAR I PARTISË DEMO- KRATIKE TË SHQIPËRISË