Shqipëria ju pret, Hans Dietrich Gensher
- GJERMANIA NA ZGJAT DORËN PËR TË TRETËN HERË...!
Vizita e Gensherit paraqet një ngjarje të rëndësishme për vendin tonë. Ai njihet si mik i Shqipërisë që ka ardhur edhe në ditë të vështira për të na ndihmuar, duke zgjatur dorën e një kombi të madh e të fuqishëm. Gjendja e vendit tonë sot është e tillë që kërkon ndihmën e komunitetit Evropian në nëpërmjet kredive, ndihmave dhe investimeve. Dihet që PD edhe në programin e saj është shprehur për rolin parësor, krahas vendeve të tjera, të Gjermanisë, për rimëkëmbjen e Shqipërisë. Vizita e Ministrit të Jashtëm gjerman Gensher i pari personalitet shtetëror si i huaj që vjen në Shqipëri pas formimit të qeverisë demokratike, është me rëndësi të veçantë për marrëdhëniet midis dy vendeve tona dhe për të ardhmen e Shqipërisë.
NJE POPULL SI KY I YNI PREMTON DHE DO TË KETË NJË TË ARDHME TË DENJË
- Intervistë e Presidentit të Republikës, prof. dr. SALI BERISHA dhënë Sekretarit të kolegjiumit, zotit Skënder Shkupi
Zoti President. Ju jeni njëriu më popullor jo vetëm në Shqipëri por, njëherësh dhe shqiptari më popullor aktualisht në botën e huaj. A mendoni se kjo pozitë e veçantë ju krijon një farë rreziku nëse vonohen zgjidhjet e problemeve të mprehta të cilat ballafaqohet kombi?
- T’ju them sinqerisht asgjë nuk do të lidhja me personin tim, por pa dyshim që për mua në radhë të parë, sikundër edhe për qeverinë dhe parlamentin vonesat do të ishin të pafalshme. Në votimin e 22 marsit pushteti i ri që doli nga këto votime mori jo vetëm një mandat të fortë dhe të vështirë, por edhe një kredibilitet të madh në vend dhe në botë. Është e domosdoshme që ky kredibilitet të përdoret me mençuri dhe pa humbur asnjë minutë kohë për ndërtimin e shtetit juridik dhe rimëkëmbjen e ekonomisë së rrënuar, zgjidhjen me drejtësi të problemeve dhe halleve të njerëzve, luftën kundër korrupsionit.
- Qeveria e re e Z. Meksi është shumuar ashpër nga PS, sidomos titullarët e Ministrisë së Mbrojtjes. A është e domosdoshme që zoti Zhulali, për shembull, të jetë detyrimisht ... tërësi është pritur shumë mirë nga njerëzit. Ai, natyrisht, nuk është një kabinet ideal, por mendoj se është kabineti i parë demokratik i Shqipërisë këto 70 vjetët e fundit. Ai përbëhet nga intelektualë të shquar në fushat ku ata kanë punuar, që flasin gjuhë të huaja, dhe që janë demokratë të vendosur. Në emër të tyre kriteret themelore kanë qenë simpatie personale apo lidhjet familjare, por aftësitë dhe zotësitë, ndërmshëria e korrektësia dhe përkushtimi i tyre ndaj demokracisë. Për herë të parë në qeveri vijnë njerëz, të cilët duke qenë kundërshtarë të regjimit kanë fituar simpatia, besim dhe popullaritet tek njerëzit.
Në ndërtimin e qeverisë së Meksit janë përfillur, kur ka qenë e mundur, edhe kriteret gjeografike. Anëtarët e saj vijnë jo nga 3-4 krahinë, por nga gjithë Shqipëria dhe për këtë njerëzit janë gëzuar.
Kur theksova se ky është kabineti i parë vërtet demokratik pata parasysh faktin se ai u ndërtua plotësisht sipas kritereve të Helsinkit. Këto kritere kërkojnë që Ministria e Rendit Publik dhe e Mbrojtjes të drejtohen pa tjetër nga civilë. Prandaj dhe në ...
... që të parën nga mosnjohja e këtij faktori. Në të gjithë vendet demokratike ministrat e Mbrojtjes dhe të Rendit Publik kanë qenë dhe janë civilë. Madje komponenti drejtues civil shtrihet dhe në hallkat e tjera.
Ministri garanton zbatimin e politikës së shtetit në ushtri apo polici, ndërsa përgjegjësinë dhe udhëheqjen teknike, profesionale e siguron shtatmadhoria, në rastin tonë Shtabi i Përgjithshëm. Shqipëria është futur në një kohë të re, në kohën e demokracisë. Ajo do të zbatojë me përpikmëri të gjitha detyrimet që rrjedhin nga Akti i Helsinkit. Kështu që unë kam bindje se zoti Zhulali, i cili është një demokrat i vendosur dhe intelektual i zoti do ta drejtojë me aftësi dikasterin që ju besua.
- Politika jonë e jashtme tradicionalisht ka qenë e mirë dhe tepër e ngathët. Me fitoren e PD ç’mundësi u krijuan për një aktivizim më të madh të saj në funksion, jo vetëm të ripërtëritjes ekonomike por edhe të mbrojtje së të drejtave tona kombëtare në arenën politike evropiane?
Politika jonë e jashtme do të ...
... dhe në Evropë dhe njëherësh mbrojtjen e zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare. Ajo duhet të ndihmojë dhe lehtësojë ripërtëritjen ekonomike të Shqipërisë anëtarësimin e Shqipërisë në organizma dhe organizata ndërkombëtare.
- Në një intervistë të dhënë ditët e fundit të përditshmes pulpeze «La gazetta del Mezzogiorno» juve keni theksuar se «për një ndërmarrje totale do të duhen së paku 15 ose 20 vjet». Në frazë që është nënvizuar nga «Zëri i Popullit» i datës 16 prill 1992.
Si qëndron problemi i projekteve të ringjalljes sonë ekonomike?
Jo vetëm kësaj gazete, por edhe gazetave të tjera ju kam thënë se që të fillojë të ndihet rimëkëmbja ekonomike do të duhen dy vjet, ndërsa një zhvillim ekonomik i Shqipërisë në nivele që do të donim dhe në të gjitha drejtimet mendoj se së paku do të duhen 15 ose 20 vjet. Ndoshta të tjerë e presin më shpejt, ose më vonë këtë moment, por të mendoësh se do të kalosh nga njëri prej vitesh më të varfëra të botës në një vend të zhvilluar brenda 15-
Socialkomunistët lëshin varërimin
DEKLARATË rreth njoftimit të atë dërguarit të posaçëm «ZP»
Socialkomunistët shqiptarë përmes gazetës së tyre «veterane», e cila në mënyrë morale mban emrin e popullit, tronditën dje opinionin politik shqiptar me lajmin sensacional për anulimin e 100 milion dollarëve ndihma për Shqipërinë.
I shkruar me gërma të mëdha, të zeza nga një dorë e zezë, ky lajm me të drejtë revolton çdo shqiptar. Së pari, për mënyrën spekulative dhe të gënjeshtërt të paraqitjes, sepse nuk bëhet fjalë për anulim të ndihmës, por shqyrtim të mëvonshëm të saj sipas kritereve të këtyre organizmave ndërkombëtare, dhe së dyti për cinizmin dhe tonin antikombëtar me të cilin komentohej. Të gëzohesh e mezi ta përmbash entuziazmin se vendi yt, i katandisur sot për bukën e gojës nga kjo zotërinjët komuniste, nuk siguroi dot në ditët e tij më të vështira ndihmat për të mbajtur frymën gjallë; të kërkosh të nxjerrësh kapital politik, bile edhe duke fabrikuar fakte që presupozjnë vazhdimin e vështirësive, për njerëzit dhe fëmijët tanë që, edhe kështu siç janë, janë të pasrehë, të paveshur e të pangrënë. T’i gëzohesh faktit që Shqipëria, të cilën ju e katandisët kështu ku është sot, nuk do ta ndihmojnë: kjo është jo vetëm cinike dhe e pamoralshme, por edhe antikombëtare. Partitë politike që duan të përfitojnë mbi kurrizin e popullit janë më të rrezikshme se murtaja, është thënë që para 2 mijë vjetësh. E ne sot duam t’u kujtojmë se ju na mbollët në vendin tonë murtajën komuniste që na shkatërroi gjithçka.
Shokë komunistë të reformuar!
Me verbërinë dhe histerinë tuaj pas humbjes së karrikeve ju po ua kaloni edhe paraardhësve tuaj të cilët pavarësisht se i kanë bërë krimet, nuk kanë guxuar të dalin hapur e të gëzohen me gërma të zeza si ju.
Pasi bëtë një propagandë fashiste kundër PD që nga krijimi i saj, duke fyer e sharë gjithkënd, pasi i frytë disa herë zjarrit të një luftë civile gjatë revolucionit demokratik, duke përkrahur dhe dhënë në faqet tuaja kushtrimin për «Vullnetarët e Enverit», pasi mbetët dyerve të gjyqeve duke i humbur ato për shpifje, tani na pëlqen varfërinë dhe i gëzoheni asaj. Deri kur duhet t’ju durojmë?
PD është e bindur se Komuniteti Europian dhe organizmat e tjera ndërkombëtare, ashtu si deri tani në këtë momente të vështira, edhe më vonë do ta ndihmojnë Shqipërinë. Ne jemi të bindur se kjo ndihmë pas fitores së demokracisë në 22 mars dhe me krijimin e qeverisë së parë demokratike, antikomuniste do të vijë duke u shtuar që populli ynë të ndahet nga ferri komunist.
PËR PARTINË DEMOKRATIKE
rën uar, zgjidhjen me drejtësi të problemeve dhe halleve të njëri-tjetrit, luftën kundër korrupsionit.
- Qeveria e re e Z.Meksi është e shumuar ashpër nga PS, sidomos titullari i për shembull, të jetë detyrimisht ushtarak?
Qeveria e re e zotit Meksi në
- Kur dheksova se ky është kabineti i parë shtet demokratik para parasysh faktin se ai ndërtohet e Rendit Publik dhe ajo ne caktuam zotërinjtë Zhulali dhe Kopliku në drejtimin e tyre. Lidhur me përfoljen e kësaj çështjeje theksoj se kjo ka ardhur në ra-
e PD c’mundësi
Politika jonë e jashtme do të jetë një politikë e djerve të hapura. Ajo duhet të synojë krijimin e të gjitha mundësive për in-
luar e dëshmoi qartë paaftësinë e tij për të siguruar një standard të lartë jetese për popullin. kanë sjellë kudo në botë shoqëri dina-
mike, të begatshme e të lira. Për të realizuar pronësinë private dhe mundësitë që ajo ofron, qeveria do të ndjekë politikat e mëposhtme: 22 mars dhe rënies së regjimit
Tiranë, më 19.4.1992
PËR PARTINË DEMOKRATIKE
Kryetari
EDUARD SELAMI
PROGRAMI I QEVERISË SË PARË DEMOKRATIKE
– Paraqitur nga Kryeministri, z. Aleksandër Meksi –
Ky është një moment krenarie në historinë e vendit tonë. Komunizmi në Shqipëri mori fund.
Ne vijmë sot përpara jush si qeveri e parë demokratike e Shqipërisë. Si një qeveri demokratike ne do t’ju paraqesim problemet e vendit dhe si do të mbështesim progresin tonë kombëtar, që në thelb ndryshojnë rrënjësisht nga metodat komuniste të drejtimit. Në regjimin e ri demokratik, ne do të udhëhiqemi nga këto parime bazë:
1. Njeriu dhe jo shteti, qeveria apo partia politike, është subjekt suprem. Kjo do të thotë se të gjithë njerëzit gëzojnë lirinë që nuk e kishin më parë: lirinë që të mendojnë vetë, lirinë që të shprehin idetë dhe opinionet e tyre, lirinë, për të ndjekur atë zgjedhje ekonomike sociale etj. që japin rezultat. Roli i qeverisë është tani t’i mbrojë këto liri e jo t’i kufizojë ato.
2. Ne do të jetojmë nën rregullat e ligjit. Kjo vlen për të gjithë shtetasit dhe për qeverinë. Asnjë person, parti a institucion qeveritar nuk është i privilegjuar para ligjit.
3. Në Shqipërinë demokratike njerëzit do të vlerësohen nga meritat që kanë. Pozita në shoqëri do të përcaktohet nga aftësitë dhe detyrat që kryen, e jo nga privilegjet partiake ose postet qeveritare.
4. Roli i qeverisë është që të krijojë kushtet në të cilin njerëzit tanë të provojnë mundësitë e aftësitë dhe t’i përdorin ato në maksimum për vetën e tyre. Qeveria nuk ka as qëllimin e as kapacitetin që të operojë ekonominë dhe të shpërndajë burimet midis popullsisë. Prosperiteti ynë varet se sa e lejojmë ekonominë tregut të lulëzojë. Regjimi komunist kudo në botë ka demonstruar pa asnjë mëdyshje se ekonomia e drejtuar dhe e komanduar nga shteti nuk punon dot. Në një Shqipëri e dime ka më mirë se kudo tjetër.
5. Në këtë fazë tranzitore, për kalimin nga ekonomia socialiste në ekonominë tregu, ne jemi të ndërgjegjshëm se janë krijuar dhe do të krijohen vështirësi të mëdha në jetën e njerëzve. Një krizë e thellë dhe e përgjithshme ka përfshirë ekonominë shqiptare. Punëna kronike, çmimet e larta, pagat e ulëta, mungesat në furnizimin me mallrat e përdorimit të gjerë, çrregullimet në furnizimin me ujë të pijshëm, ndriçimi e ngrohja, nuk mund të menjanohen brenda disa ditëve. Këto plagë k- mund të shërohen as me urdhër komandativ. Këtu ka vetëm një rrugë: zbatimi i reformave radikale në ekonomi, çka e tregon edhe përvoja e ish-vendeve të Lindjes. Misioni ynë si qeveri është ta fillojmë me guxim këtë reformë, pa të cilën nuk mund të ketë ndihmë ekonomike nga jashtë dhe as mund të shfrytëzohen pasuritë e vendit tonë.
Nga ana tjetër, sistemet e bazuar në ekonominë e tregut kanë sjellë kudo në botë shoqëri dina-
1. Privatizimi i tokës bujqësore
Qeveria do t’i propozojë Kuvendit Popullor për ta përmirësuar e plotësuar ligjin e tokës si pas kritereve juridike bashkëkohore dhe paraqitjen e tij në kohën optimale për probleme tashmë të njohura, sikurse është krijimi i tregut të tokës, qiradhënia etj. Në këtë kuadër do të zgjidhet edhe problemi i kompensimit të ish-pronarëve të tokës që janë shpërngulur pa shpjegim, në nivelin e fshatarit të mesëm dhe sipas standarteve ndërkombëtare. Kjo kërkon ngritjen e një komisioni të posaçëm që do të studiojë në themel të gjitha çështjet që lidhen me të.
Ne jemi të bindur se ashtu sikurse fshatarësia me vullnetin e mirë mbështeti privatizimin e tokës, po në këtë mënyrë do të kuptojë drejt edhe realizimin e reformës së plotë në bujqësi. Sot për sot ndarja e tokës ka arritur në rreth 68 për qind. Ndër faktorët që kanë penguar përfundimin e ndarjes së saj, kanë qenë puna e dobët e Ministrisë së Bujqësisë, e Komisionit qendror të tokës dhe e rretheve, por edhe opinionet e forcave të ndryshme politike që kanë nxitur njëfarë pritmërie te bujqëve me shpresën se ligji mund të ndryshojë.
Deklarojmë, para gjithë opinionit se do të njohim dhe do të zbatojmë pa asnjë ngurrim ligjin ekzistues dhe tapitë që do të jenë sa më shpejt në bazë të tij. Ndarja e tokës nuk mund të realizohet me sentimentalizëm dhe subjektivizëm, ligji përbën një detyrim për t’u zbatuar pa asnjë lëkundje.
Për këtë qëllim mendojmë që duhet vendosur një afat për përfundimin e ndarjes së tokës, i cili duhet të jetë sa më i shpejtë.
2. Privatizimi i ndërmarrjeve
Problemi më parësor në reformën ekonomike është privatizimi i ndërmarrjeve, i cili ka një vit që ka nisur, por qeveria duhet ta çojë më përpara këtë privatizim me të gjitha rreziqet që rrjedhin nga gabimet, keqinterpretime, ndërhyrjet e korrupsioni. Një gjë është e thjeshtë: Privatizimi i ndërmarrjeve do të bëhet më tej, madje me hapa të shpejtë të shpejtuar në tregti, shërbime, në transport, në peshkim etj.
Hapi i dytë ka të bëjë me ndërmarrjet e industrisë së lehtë dhe ushqimore. Këtu ka më shumë vështirësi, që vijnë nga prirjet e gjindomasi të trashëguar nga sistemi socialist. Si n’ të lëhtë paraqitet procesi i privatizimit të një dyqani, aq i vështirë e kompleks paraqitet privatizimi i kombinateve, si ai ushqimor e fabrikave të tekstilit, i ndërmarrjeve të veshjeve, ku punojnë qindra e mijëra punëtorë. Shkalla e vështirësisë shtohet, sepse gjatë vitit të kaluar e në vijim shumë ndërmarrje janë shkëputur, duke u transformuar në forma të ndryshme të pronës private e të pjesëmarrjes.
Si një nga rrugët e privatizimit të industrisë, në perspektivë do të jetë shpërndarja falas popullsisë së rritur në moshë të letrave me vlerë, të cilat ata do të kenë të drejtë t’i këmbejnë lirisht dhe sipas dëshirës me aksione të ndërmarrjeve që do të privatizohen gjatë kësaj periudhe.
Krahas kësaj rruge do të përdoret edhe një shumëllojshmëri formash të tjera, duke përfshirë këtu shitjet private, ankandin, ndërmarrjet e përbashkëta ose edhe kontrata administrimi me partnerë të huaj.
(Vijon në faqen e 2-të)
PROGRAMI I REFORMAVE EKONOMIKE
Sistemi ekonomik që garanton stabilitetin dhe ...
Sistemi ekonomik që garanton stabilitetin dhe mirëqenien e një kombi, është ekonomia e tregut me motor lëvizës pronën private individuale. Ekonomia e tregut nuk është një ndryshim tabelë i ekonomisë socialiste. Ajo kërkon shtrirjen e ekonomisë së tregut në një sistem të rregullit ligjor, konkurrencës së lirë dhe zhdukjen e burokracisë shtetërore në ekonomi. Ajo kërkon gjithashtu integrimin e ekonomisë sonë në ekonominë botërore, për të lejuar investimet e huaja, modernizimin e teknologjisë dhe rritjen e aftësisë së njerëzve tanë. Po ndalemi në disa drejtime kryesore të reformës:
PRONËSIA PRIVATE DHE MUNDËSITË QË HAPEN
Në një ekonomi tregu, siç e përcakton vetë fjala, në të cilën ka treg dhe pronë private, një individ apo familje do të jetë në gjendje të marrë kontrollin e pronësisë private, të punojë dhe të fitojë prej saj. Individët dhe familjet janë përgjegjëse për menaxhimin e pronës, as të tyre. Në të njëjtën kohë individët janë të lejuar të përfitojnë në masën që krijojnë nga përpjekjet dhe iniciativa e tyre. Gradualisht shteti do ta dobësojë rolin komandues të tij në ekonomi, sepse përvoja e 45 vjetëve të ka-