25/04/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

25 prill 1992

«Programi i qeverisë shqiptare është i shkëlqyer…»

– Deklaron drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar z. Anoop Singh «Brënda majit, me punë intensive, mund të arrihet një marrëveshje me FMN që është kusht për ndihmat, kreditë dhe investimet, - tha z. Singh, në takimin me presidentin S. Berisha.»

NJË NGA DITËT SHQIPTARE TË GENSHERIT

22 prill: Zëvendëskancelari dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, në Shqipëri TAKIM I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SALI BERISHA ME GENSHERIN Në këtë takim zoti Gensher i solli zotit Berisha përshëndetjet e Presidentit Vajszeker, kancelarit federal Kohl dhe të gjithë popullit gjerman për të, dhe popullit shqiptar. Ai theksoi se zgjedhja e juaj si President është një fitore e demokracisë në Shqipëri. Gjithashtu zoti Gensher shprehu urimet që Shqipëria Demokratike të zërë vendin e saj në bashkësinë e demokracive europiane dhe për këtë qëllim, theksoi ai ju do të keni ndihmën e Gjermanisë që rruga për në institucionet europiane t’i hapet vendit tuaj. Ne do ta ndihmojmë Shqipërinë për të zgjidhur problemet e saj dhe për të forcuar demokracinë. Zoti Berisha, nga ana e tij, i shprehu Zotit Gensher vlerësimin jashtëzakonisht të lartë për rolin e tij personal, të kancelarit Kohl dhe Presidentit Vajszeker dhe të shtetit gjerman në zhvillimet europiane. Më pas ai u ndal në problemet më shqetësuese që po kalon sot aktualisht vendi ynë. Problemi kryesor, theksoi Presidenti Berisha, është ndërtimi i një shteti demokratik në Shqipëri i cili të mund të integrohet në Europë. Ndër problemet kryesore që kemi këtu është vendosja e rendit publik. Presidenti Berisha i kërkoi zotit Gensher mbështetjen e Gjermanisë për Shqipërinë në tregun e anëtarësimit në institucionet europiane si në Parla- [vazhdon jashtë pamjes] gjeni, siguroi Presidenti, që të plotësojmë të gjitha kushtet e kërkesat që ta meritojmë këtë anë- [teksti i prerë/paqartë] … vendi i Shqipërisë është në Evropë, theksoi zoti Gensher. Parlamentin Europian, në Komunitetin Europian në Grupin e 24-ve dhe në FMN-në. Ne do të përpi- (Foto: DRITAN KABA)

MESAZH I PRESIDENTIT BERISHA DREJTUAR KUVENDIT POPULLOR

Ditën e mërkurë Presidenti i Republikës Sali Berisha i dërgoi një mesazh Kuvendit Popullor në të cilin thuhet: Së pari, dua të shpreh respektin dhe nderimin tim të thellë për Parlamentin e ri demokratik shqiptar, i cili ndonëse në ditët e para të punës së tij, po tregon se është në gjendje të punojë me aftësi për të nxjerrë atë legjislacion që është aq i domosdoshëm për jetën e shoqërisë shqiptare dhe krijimin e shtetit juridik. Por, duke shprehur të drejtën që m’u dha nga ky Parlament e ndiej për detyrë që, pa dashur të ndërhyj në punën e tij, t’i drejtoj këtë mesazh, me qëllim që ta ndihmojmë Parlamentin demokratik dhe Qeverinë e re Shqiptare në gjetjen e disa prioriteteve të domosdoshme për të përshpejtuar reformën politike, ekonomike dhe sociale të vendit. Në këtë kuadër ngritja e pushtetit juridik është e një rëndësie parësore. Vetëm një pushtet juridik i pavarur do të mund të përballojë detyrat e vështira që lidhen me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të individit, me zbatimin dhe mbrojtjen e ligjshmërisë në Shqipëri si dhe me parandalimin e kriminalitetit dhe të korrupsionit. Reforma e pushtetit gjyqësor është kusht i domosdoshëm për vendosjen e rendit dhe të qetësisë në vendin tonë. E një rëndësie po kaq të madhe është edhe reforma e pushtetit lokal. Në këtë drejtim përgatitja dhe miratimi brenda një kohe sa më të shkurtër i ligjit për organizimin dhe kompetencat e pushtetit lokal me qëllim që t’i sigurojë atij të drejtën e vetëqeverisjes, si dhe e ligjit për zgjedhjen e organeve lokale të pushtetit, përbëjnë një domosdoshmëri me rëndësi të dyanshme, nga njëra anë organet lokale duke qenë më pranë popullit do të mund të zgjidhin më shpejt dhe me efikasitet shqetësimet dhe hallet e tij, nga ana tjetër, qeveria tek organet lokale do të gjejë atë mbështetje shumë të nevojshme për vënien në jetë të programit të saj ekonomik e social. Drejtimet të tjera të rëndësishme, ku lypset të përqendrohej veprimtaria legjislative do të ishin: -Ligji për çarmatimin e popullsisë civile. -Rishqyrtimi i ligjit për ndërmarrjet dhe miratimi i tij me ndryshimet e plotësimet përkatëse që do ta mundësonin ndërmarrjen shqiptare në zbatimin e parimeve të ekonomisë së tregut. -Ligji për verifikimin e pasurisë të derisotëm të shtetasve-shqiptarë disa drejtime prioritare të legjislativit, që mendoj se duhen pasur parasysh si në punën e Qeverisë ashtu dhe të Parlamentit. I theksova këto drejtime, jo vetëm për rëndësinë tepër të madhe që kanë ato në thelb, por sidomos për të vënë në dukje se kërkohet një punë e përshpejtuar e me ritëm shumë të lartë, për të krijuar sa më shpejt që të jetë e mundur institucionet demokratike bashkëkohore si dhe bazën e nevojshme juridike për ecjen e mëtejshme dhe me ritmet e kërkuara të reformës ekonomike në veçanti e të tër shoqërisë tonë në përgjithësi. Me respektin dhe konsideratën time më të lartë, SALI BERISHA

Gjermania do ta ndihmojë edhe më shumë Shqipërinë

— Konferencë shtypi e presidentit Sali Berisha dhe e zotit Gensher — Të mërkurën paradite ministri i Punëve të Jashtme dhe zv. Kancelar i RF Gjermane, Hans Ditrih Gensher, i shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, prof. dr. Sali Berisha dhe nga ministri ynë i Jashtëm, z. Alfred Sereqi, zhvilloi një konferencë shtypi në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve në kryeqytet. Merrnin pjesë gazetarë tanë dhe të huaj, diplomatë të përfaqësive diplomatike të akredituara në Tiranë etj. Ndodhej gjithashtu edhe ambasadori i RF i Gjermanë në Tiranë, dr. Klaus Fohlers. Konferencën e hapi zëdhënësi i kabinetit të Presidentit të Republikës, z. Genc Pollo. Pastaj e mori fjalën z. Sali Berisha. Në fillim ai falenderoi z. Gensher për vizitën e tij të tretë në vendin tonë dhe e cilësoi si një ngjarje historike, si mesazh i madh miqësie dhe shprese nga ana e popullit dhe qeverisë gjermane. Kjo vizitë theksoi më poshtë z. Berisha, shpreh njëkohësisht edhe ndjenjat e thella të sinqerta të respektit, miqësisë dhe dashurisë të vetë z. Gensher për vendin dhe popullin tonë, gjithashtu edhe për të nu a gjendur pranë në këtë periudhë tepër të vështirë që po përjetojmë. Më poshtë ai i informoi gazetarët për bisedën e tij me z. Gensher. Gjatë kësaj bisede, — theksoi presidenti Berisha, — unë e informova z. Gensher për objektivat tona në fushën politike dhe ekonomike për rivendosjen e rendit dhe krijimin e shtetit ligjor, për nevojat tona të mëdha përinë në integrimin në Europë. Vendi i Shqipërisë është në Europë, theksoi zoti Gensher. Në takimin me Drejtorin e Fondit Monetar Ndërkombëtar e mbulon Shqipërinë, theksoi zoti Berisha, më gëzoi pamase vlerësimi që i bëri ai të gjithë programit të paraqitur nga qeveria e zotit Meksi, duke e cilësuar si të shkëlqyer. Më gëzon ky fakt sidomos në bujqësi, miniera, industri, transport, për domosdoshmërinë e kredive, për rifillimin e aktiviteteve prodhuese, për heqjen e 80 përqindëshit etj. Diskutuam edhe për gjendjen në Jugosllavi, në Ballkanit, në Jugosllavi, për genocidin serb ndaj shqiptarëve. Z. Gensher dhe shteti që ai përfaqëson. që ka luajtur një rol parësor në zhvillimet rrënjësore demokratike në Europë, theksoi se ai dhe Gjermania njohin të drejtën e të gjithë popujve për vetëvendosjen dhe vetëqeverisje demokratike. Në fund, z. Berisha i informoi pjesëmarrësit se, nëpërmjet z. Gensher kishte ftuar për të vizituar Shqipërinë Presidentin e RF Gjermane Vajtecker dhe Kancelarin Kohl. Në fillim të fjalës së tij z. Gensher uroi z. Berisha për zgjedhjen e tij si President i Shqipërisë dhe qeverinë demokratike që doli nga zgjedhjet e lira të 22 marsit. Ne, — theksoi, ai më poshtë, — kemi ardhur sot për t’ju garantuar se do të bëjmë të gjitha përpjekjet për ta ndihmuar sa më shumë Shqipërinë. Ne kemi qenë dhe jemi që Shqipëria të bëhet sa më shpejt anëtare me të drejta të plota e Komunitetit Evropian, e të gjitha organizmave politike, ekonomike, financiare ndërkombëtare, duke përfshirë edhe grupin e 24-shes. Nga qeveria e RF Gjermanisë Lindore e dimë se aftësia dhe efektiviteti i lartë i një administrate janë vendimtare për kalli- (Vijon në faqen 2)

Ngadhënjimi i demokracisë është shans për shqiptarët

Intervistë e Dr. IBRAHIM RUGOVËS dhënë redaktores sonë Vera Isaku Pyetje - Së pari mirëseardhët në Shqipërinë Demokratike. Juve i keni ndjekur doemos nga afër zhvillimet te ne. A mendoni se me fitoren e Partisë Demokratike çështja kombëtare do të shtrohet në një nivel të ri? Përgjigje: - Po, mendoj edhe jam i bindur, sepse vetë sistemi demokratik vë çështjen kombëtare në marrëdhënie shumë të lartë, se çështja kombëtare është edhe çështje ekonomike, edhe çështje sociale edhe çështje e modernizimit të popullit. Kombi shqiptar do të shkojë në një hap me kohën. E rëndësishme është edhe çështja e kontaktit. Tashmë (Vijon në faqen e 4-të)

FJALA E Z. GENSHER NË PARLAMENT

Zoti kryetar. Po përshëndes deputetët e parlamentit të Shqipërisë të zgjedhur me votim të lirë. Po përshëndes qytetarët dhe qytetaret liridashës të Shqipërisë, të cilët e shpallën veten për liri, demokraci dhe dinjitet njerëzor. Po përshëndes personalitetet e shquara të cilët, përmes guximit dhe vendosmërisë së tyre, treguan rrugën drejt demokracisë. Ju falenderoj për mirëseardhjen që më bëtë duke më lejuar që të flas sot përpara jush, përfaqësuesve të popullit, tuaj të zgjedhur lirshëm. Ju sjell me vete përshëndetjet dhe urimet më të mira të popullit gjerman, i cili, përpara më pak se dy vjetësh, rifitoi lirinë dhe bashkimin e vet. Ne, sikurse edhe ju, e dimë fort mirë ç’do të thotë kur shkaktohet demokracia dhe nëpërkëmbet liria. Ajo që arritët tani Shqipëria lidhet sërisht me traditat demokratike për të cilat mund të krenoheni me të drejtë. Në sundimin e huaj, shumëskullor populli shqiptar e ruajti kurdoherë vullnetin e tij të lirë. Vullneti i papërmbajtur i shqiptarëve për liri është bërë legjendar në të gjithë Europën. Vazhdimisht populli tuaj i është dashur të luftojë për pavarësinë e vet, kundër kërcënimeve nga jashtë. Përpara më se afro 100 vjetësh, biri i madh i këtij populli, Sami Frashëri, në librin e tij «Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet» pasi hartuar kontekstin e një shteti të pavarur shqiptar sipas shembullit të vendeve perëndimore. Më 1924, në udhëheqjen e Presidentit, shkrimtarit dhe peshkopit Fan Noli, u bë përpjekja e parë për të udhëhequr Shqipërinë në kushte demokratike, por ajo përpjekje përfundoi në një robëri të re, e cila, së fundi, pas temerave të Luftës së Dytë Botërore përfundoi në diktaturën komuniste dhe në izolim të plotë, të vendit. Procesi revolucionar transformues, i cili e ndryshoi rrënjësisht tërësinë gjysmën Lindore të Evropës, ejeti në dashurinë e shqiptarëve për liri një terren të përgatitur mirë. Tani demokracia, respektimi i të drejtave të njeriut dhe shteti ligjor po vendosen sërishmi. Zgjedhjet e 22 marsit për deputetë në Kuvendin Popullor paraqesin një cezurë të thëllë në historinë e Shqipërisë. Të gjithë deputetëve, të cilët në këto zgjedhje fituan një mandat, u shpreh urimet e mia të përzemërta. Në suport e tyre rëndon tani një përgjegjësi e madhe. Populli shqiptar u ka besuar atyre fatet e vendit në një fazë tranzicioni historik vendimtar. Tranzicionin e një diktature të dështuar është një barrë e rëndë. Por shanset për rifillimin më të vëmendshëm janë më të mëdha, por ato duhen shfrytëzuar tani me guxim. Mes atyre vendeve të cilët i qëndrojnë tani Shqipërisë në krah duke e ndihmuar me këshilla e vepra, Republika Federale e Gjermanisë ndodhet në vijën e parë të frontit. Pothuajse një e treta e ndihmës që Komuniteti Evropian vë në dispozicion mbulohet nga Gjermania. Ne jemi të gatshëm që përvojën e lituar (Vijon në faqen 4-1)

URIM PËR PASHKËT

Festa e Pashkëve më jep rastin dhe kënaqësinë t’u uroj gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë kudo që ndodhen, në Atdhe dhe diasporë: «Për shumë vite e Gëzuar Pashkët!». Ushtrimi i lirë i feve dhe i ditëve të shënuara fetare, nga ushtrim i mohuar nga komunizmi, të na shërbejnë për t’u afruar dhe respektuar më shumë me njëri-tjetrin dhe kohën e shumpritur të demokracisë, që erdhi në vendin tonë, ta përdorim, duke punuar të bashkuar, për ndërtimin dhe begatimin e Atdheut, për lulëzimin e lumturinë e përgjithshme të popullit. EDUARD SELAMI Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë