BANKA E PAVARUR
Me kartonat jeshilë në duar deputetët në Parlament an lijën për pavarësinë e Bankës, Lavdi zotit! Më në fund kemi an ligj modern që e mban përfundimisht Bankën nga Qeveria.
Me ligj vendos një barrierë midis emetimit të monedhës për interesat e tregut dhe për interesat e «tregut politik». Kjo do të thotë se Parlamentit ligjërori depolitizimin e monedhës. Cili model u imitua? Atë që kanë më shumë «pour coeur» shumica e specialistëve. Banka Qendrore Gjermane. Dhe kanë të drejtë. Pavarësia e Bundesbankut është kthyer në mit. Veçse e dhe mitën... Bien Ka raste që njerëzit politikë e rrëmbejnë pavarësinë e bankave. Kështu rrëngjau edhe me Bundesbankun. Vërtet vetëm një herë në gjysmëshekulli... Veçse ndodhi. Prandaj duhet kujdes. Vigjilencë. Morali: Zotërinj bankierë, zoti guvernator! Ruani pavarësinë e Bankës. As më shumë e as më pak: brenda kufijve të ligjit! Ishte ajo verë e famshme kur do të bashkoheshin të dy Gjermanitë. Kancelari Kohl, për interesa politike kërkoi që një markë e Gjermanisë Perëndimore të shkëmbehej me një markë të Gjermanisë Lindore. Ishte ky një absurditet, Presidenti i Bundesbankut, Helmut Schle[z]inger, propozoi raportin një me dy. Ishte ky një realitet. Për, mbi logjikën financiare vendosi logjika politike. Fitoi varianti i Koh[it]. Bundesbankut iu cenua pavarësia. E përsëritim: u cenua pavarësia e bankës më të fuqishme në botë. Me kalimin e muajve u kuptua gabimi fatal i Koh[it] sepse, u konvertua një monedhë jo për interesa të tregut por për interesa të «tregut politik». Por le të mos i çajmë hallët Gjermanisë dhe le të kthehemi në Shqipëri. Tani kemi ligjin që garanton pavarësinë e Bankës. Në gjuhën e metaforave ajo sot mund të cilësohet: «Gardiani i monedhës». Por, a do të jenë të aftë bankierët t'u bëjnë ballë presioneve të politikanëve? Ligji thotë - Po. Përvoja thotë - JO. Një gjysmë shekulli Shqipëria nuk ka patur Bankë. E shumta ka patur një arkë për dhënien e rrogave. Qeveria dhe Banka kanë qenë të njëjta. A është e lehtë të harrohet kjo traditë? Sigurisht që jo. Ke- njëjësuara. jo. Kemi të bëjmë me një kulturë të re bankare. Dhe kultura mezi përvetësohet. Mezi afirmohet. Kur një specialist tha se Banka nuk bën politikë sociale por vetëm politikë monetare, një pjesë e deputetëve u elektrizuan. Gjatë debateve pati edhe deputetë në pozitat e ministrit që kërkuan cungimin e pavarësisë ende pa u miratuar ligji. Në praktikë, presionet për t’ia rrëmbyer pavarësinë bankës, edhe pse ajo u vendos me ligj, do të jenë më të fuqishme. Njerëzit politikë, ministrat, preferojnë një bankë me pavarësi të kufizuar, sepse e kanë më lehtë për të mbuluar deficitin buxhetor me emetim monedhe, me inflacion, se sa të gjejnë të ardhura për të ekuilibruar shpenzimet. Etapa e kalimit nga ekonomia socialiste në ekonomi tregu kërkon një monedhë të konvertueshme. Konvertimi kërkon një monedhë të depolitizuar. Pa këtë dy kushte reformat ekonomike në Shqipëri i kanë të pakta shanset për sukses. Një vend si i yni, i mbytur nga inflacioni dhe kaosi, nuk mund të dalë nga kriza duke pasur një monedhë të mbykur nga parimi i «tregut politik». MITRO ÇELA
TELEGRAM URIMI
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush i ka dërguar këtë telegram urimi Kryeministrit, Aleksandër Meksi.
Ju lutem pranoni urimet e mia për zgjedhjen tuaj si Kryeministër i Shqipërisë.
Sapo ju u caktuat në postin e udhëheqësit të Qeverisë së Parë Demokratike të vendit tuaj në këto 50 vjet, populli amerikan u bashkua me mua në njohjen e progresit të madh të Shqipërisë, përpara në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe të një ekonomie të tregut të lirë. Unë pres me padurim që të punoj së bashku me ju dhe me Presidentin Berisha, që Shqipëria të vazhdojë transformimin e vet historik në periudhën e sfidave që ka përpara.
Sinqerisht
XHORXH BUSH
TAKIM I z. EDUART SELAMI DHE z. TOMORR DOSTI ME BANORË TË BERATIT
Ditën e enjte, më 30 Prill, në kinemanë «13 shtatori» të Beratit,
Kryetari i PD, z. Eduart Selami dhe Sekretari i saj z. Tomorr Dosti, zhvilluan një takim me anëtarë e dashamirës të PD dhe banorë të këtij qyteti. Mbledhjen e hapi kryetari i degës së PD, deputeti Agron Musaraj. Në fillim të fjalës së tij z. Eduart foli për fitoren historike të 22 Marsit, më e madhja e krejt euroindjes, që shënon një hap politik të qartë e të në vendosun pro demokracisë, pro perëndimit, pro progresit. Kjo fitore u vlerësua me të drejtë, si brenda dhe jashtë vendit, si fillimi i rilindjes së Shqipërisë, por ky proces sapo ka filluar. - Ky takim që bëjmë një muaj pas zgjedhjeve - vazhdoi më poshtë z. Selami - është kuptimplotë për të dëshmuar se ne nuk dolëm para jush thjeshtë për të marrë vota dhe pushtetin, por për të treguar se jemi misionarë të të mesazhit tuaj, që na dhatë më 22 Mars, misionarë të idealeve kombëtare të parealizuara të kombit shqiptar, misionarë të një të ardhme të ndritur që sapo kemi nisur. Në këtë rrugë të sa-
dhe ritmet e kësaj reforme varet fati i suksesit tonë, i cili në këtë kohë është i lidhur edhe me suksesin e vetë Shqipërisë.
Duke parë realitetin tonë social, duke parë edhe eksperiencën e vendeve të lindjes, që janë futur në këtë rrugë, ne duhet të marrim masa të shpejta për të shmangur paralizën sociale - theksoi më poshtë z. Eduart Selami. Komunizmi ka vdekur vetëm në formën e tij të vjetër, por ai akoma në forma të tjera përben rrezik për Shqipërinë, përbën rrezikun e paralizës dhe të bllokimit të saj në rrugën e ecjes përpara. Duhet t’i japim fund mënyrës së vjetër, aparatit të vjetër diktato-
Rreziku më i madh për demokracinë është korrupsioni politik dhe ekonomik
NUK KA VEND PËR NGRIRIM DHE VONESE
po nisur, nuk ka vend për ngurim, nuk ka vend për vonesë, por duhet të ecim sa më shpejt, sepse problemet dhe sfidat janë të shumta. Të gjitha forcat politike si në Shqipëri flasin për reforma, por reforma që ne ju prezantuam në fushatën elektorale dhe ju na dhatë votëbesimin, është e gjithanshme, politike, juridike dhe ekonomike. Ne duam një reformë të thellë, me ritme sa më të shpejta. Nga thellësia dhe ritmet e këtij sai reforme varet fati i suksesit tonë, por edhe të ardhmes sonë. Ne duam të ndërtojmë shtetin e ri juridik, t’i japim fund situatës paradoksale, ku fitorja e 22 Marsit administrohet nga burokracia e vjetër shtetërore. Sot për sot forma më e rrezikshme, rreziku më i madh demokrasisë i vjen nga korrupsioni politik dhe ekonomik. Korrupsioni ekonomik është baraz me neokomunizmin, sepse synon të ruajë privilegjet e vjetra në kushtet e reja. Më pas z. Selami u përgjigj pyetjeve të pranishme që i të pranishmëve që lidheshin kryesisht me problemet e reformave të qeverisjes së vendit. Z. Tomorr Dosti në fjalën e tij, e vuri theksin në domosdoshmërinë e kuptimit të thellë e të zbatimit të drejtë e me vendosmëri të detyrave të PD në kushtet aktuale, të cilat shpesh vullnetin e popullit. Ne, si PD - theksoi ai jemi kundër çdo lloj radikalizmi të sëmurë, por jemi të vendosur ta çojmë revolucionin demokratik deri në fund. Mbi bazën e rendit të ri që kërkojmë të ndërtojmë ne kemi vënë dimensionet humane, morale, juridike, tolerancën dhe dashurinë. Korresp. i «RD»
Verdikti i popullit: TË NDRYSHOHET SISTEMI
“SOCIALISTËT” BOJKOTOJNË PARLAMENTIN
Pushkini i madh, në një nga poezitë e tij ka shkruar: «Në germadhat e autarkisë do të shkruajmë emrat tanë». E kishte fjalën për përmbysjen e një sistemi. Nuk mund të quhet përmbysje, po të lesh në drejtim po ata njerëz që i shërbyen atij, madje, edhe brenda një sistemi, kur fiton një parti tjetër, tërë ministrat i cakton ajo. Pra, bëhet ndryshimi i aparatit drejtues, pa i shkuar në mendje kujt se në SHBA dhe shtetet e tjera perëndimore bëhet luftë klasash. Po kjo fjalë i shkon për shtat deputetëve socialistë, shumë prej tyre ish-komunistë dhe ish-anëtarë të PPSh, sepse vetë kanë qenë protagonistët e luftës së klasave.
U kujtojmë atyre se luftën e klasave e «shpikën» diktaturat e tyre e pretendojnë. Ajo konsiston në burgime, vrasje, tortura çnjerëzore, internime, pushime nga puna. Po jo vetëm kaq: emërime në punë, «alomës në shtet e kudo - ta vetëm më përkatësi partiake dhe me tarifa fiktive e shpërdor, si rezultat i kësaj politike diktato-
toriale dhe aspak demokratike diskateret tona dhe shumë institucione qendrore janë mbushur me besnikë të tillë të ish PPSH. Për ta kurrë nuk u pa aftësia. Hidhni një sy në kuadrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të ish Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Sigurimit të Shtetit e të shumë dikastereve e deri në Akademia e Shkencave. Në drejtim, në postet më të mira, krahun e djathtë të PPSH, sot socialistë formalish pa tesër. Dhe a duhet vazhduar kështu?
Prandaj shtesa e ligjit e propozuar nga qeveria për t’i lëvizur këta njerëz sipas profesionit ose në një post më të ulët apo në pamundësi të kësaj edhe në asistencë sociale, nuk është luftë klasash, Jo, kurrë! Ajo është shprehje e dëshirës së popullit që me votën e tij kërkoi të ndryshohet sistemi dhe struktura e shoqërisë sonë. Në fund të fundit, do të të mënjanohen nga drejtimi ata që u vunë në ato detyra pa test kualifikimi, pa merita vetjake, por për hir të biografisë. Nuk po i çon njeri në burg, siç keni bërë ju, zotërinj socialistë, nuk po i dënojnë as mendonjë ndryshojnë dhe të lëvizim me motivacionin fals të qarkullimit, i cili ishte një fshesë për të hequr qafe kudo dhe cilindo që duhej spastruar. Ai është një propozim i hapur, i ndershëm, në emër të popullit dhe për interesat e tij, për t’i vënë në detyra të tjera, ishp protagonizmit e luftës së klasave dhe të socializmit fitimtar, besnikët e diktaturës. «Socialistët» tanë dallin me indiferentë eyrorapian, sepse u prekën interesat e tyre të ngushta, sepse spostrimet mund ose do të prekin edhe rreth e tyre familjare e shoqërore. Kështu seanca e së enjtes në Parlamentin tonë u karakterizua nga debate të zjarrta të ish-punistëve, të cilët, në shenjë proteste lanë edhe sallën.(!)
Ata deshën të abuzonin edhe me fjalën popull, kur populli i thjeshtë, njerëzit pa përkatësi partiake komuniste, nuk u ngritën kurrë as në postet e brigadierëve e drejtorëve të ndërmarrjeve të thjeshta e jo më të ambasadorëve, të ministrave e zëvendësministrave, të shefave të ndryshëm të dikastereve qendrore. Deri në Akademinë e Shkencave, në piramidën e saj, u grumbulluan një tufë punistësh, të cilët edhe gjatë zhvillimit të proceseve demokratike i shikojnë të kërkonin në bibliotekë vetëm e vetëm «zilin e popullit».
Demokracia në emër të rohosë dhe të popullit kërkon me të drejtë ristrukturimin e piramidës së kuqe, në mënyrë që të mos ketë fatin e qeverisë së Nolit, e cila la po atë hierarki nëpunësish autokratë, që e minuan me sdo mënyrë.
Kryeministri grek, zoti Micotaqis, do të vizitojë Shqipërinë
Ditën e dielë, më datë 3 maj, kryeministri i Greqisë, zoti K. Micotaqis do të vijë në vendin tonë për një vizitë miqësore dhe punë.
Së bashku me zotin Micotaqis do të arrijë edhe një grup ekspertësh dhe specialistësh të fushave të ndryshme. Gjatë vizitës një ditore në Shqipëri, kryeministri grek do të bëjë takime me presidentin e Republikës së Shqipërisë, zotin Sali Berisha, me kryeministrin, Aleksandër Meksi. Takime do të zhvillohen gjithashtu në Ministrinë e Jashtme të Republikës së Shqipërisë si dhe në ministri të tjera.
PËRSHËNDETJE
Vëllezër dhe motra sindikalistë,
1 Maji, kjo ditë e shënuar në historinë botërore të njeriut të punës, e gjen sivjet Shqipërinë në një situatë tepër të vështirë ekonomike, por dhe të rilindur pas një gjysmë shekulli diktature të egër komuniste. Punonjësit shqiptarë, me të vërtetë, me të shpupurti dhe me të shfrytëzuarit në të gjithë kontinentin, vijnë në këtë ditë të ndërgjegjësuar për forcën vitale të bashkimit vëllazëror. Për herë të parë në historinë e vendit ata kanë hasur në një organizatë që mbron realisht interesat e tyre, kanë Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë që me grevën e përgjithshme të muajit të kaluar shpëtuan agoninë e sistemit totalitar, duke krijuar hapësirë për drejtësi shoqërore dhe janë angazhuar tashmë seriozisht për kapërcimin e krizës me sa më pak dhimbje, për demokratizimin e legjislacionit të punës dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut, veçanërisht në fushën sindikale. 1 Maji i sivjetshëm, larg parakalimeve dhe fjalimeve pompoze, është festa e ngrohtësi[s]ë që rrezatojnë duart e bashkuara dhe shtrëngojnë fort, është festa e besimit në një të ardhme më të mirë, ku të respektohet vullneti dhe të shpërblehet denjësisht mundi i punëtorit, fshatarit dhe intelektualit shqiptar. I nisur nga këto qëllime humane, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë ka luftuar dhe do të luftojë vazhdimisht për mbrojtjen dhe ngritjen hap pas hapi të nivelit të jetesës dhe plotësimin e kërkesave të drejta të punonjësve shqiptarë, shumica dërrmuese e të cilëve
NE JEMI PËRGATITUR T’U NDIHMOJMË
Shkëlqesisë së Tij, Zotit Sali Berisha President i Republikës së Shqipërisë
I dashur Zoti President:
Ju lutem pranoni edhe njëherë përshëndetjet e mia më të ngrohta, për fitoren tuaj ndaj një diktature dhe të merituar në zgjedhjet parlamentare shqiptare. Kjo ishte një fitore e rëndësishme, jo vetëm për Ju dhe partinë Tuaj, por edhe për demokracinë dhe vendosjen e ligjit në Ballkan, dhe në Evropën e re.
Shqipëria e bashkuar me vendet e tjera të Evropës Lindore e Qendrore, duke zgjedhur rrugën e ndryshimit historik. Nuk është nevoja t'ju tregoj Juve për përgjegjësitë e mëdha që ju ka ngarkuar populli shqiptar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të kënaqur që Ju po ecni shpejt për të përballuar sfidat e mëdha që keni përpara. Ne i kuptojmë se çfarë përbëjnë për qytetarët tuaj këto sfida dhe vështirësi, por populli shqiptar dhe popujt e tjerë rajonit do të kenë vetëm përfitim nga suksesi Juaj.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin rëndësi të madhe suksesit tuaj. Ne jemi përgatitur t'ju ndihmojmë, duke vazhduar adihmën tonë në përpjekjet tuaja për reformimin e vendit. Personal-isht dëshiroj t'Ju informoj se jemi gati të shpallim një paketë ndihme shtesë prej 35 milionë dollarësh, ku përfshihen një program prej 23 milionë dollarësh për zhvillimin bujqësor, një program prej 10 milionë dollarësh për Ushqimin dhe Zhvillimin si dhe 2 milion dollarë ndihmë teknike dhe humanitare. Siç e dini, ne kemi livruar që nga muaji gusht 26 milion dollarë ndihmë për Shqipërinë.
Përveç kësaj, unë jam i kënaqur që kohët e fundit u angazhuam me qeverinë e re në diskutime lidhur me kërkesat për marr[ë]veshjeve mirëkuptimi (Xhekson-Vanik), si dhe për një marrëveshje bilaterale tregtare për të shpejtuar sa më shumë që të jetë e mundur normalizimin e marrëdhënieve ekonomike amerikano-shqiptare. Shpresoj se mund të ecim shpejt përpara edhe për dhënien Shqipërisë të statusit të kombit më të favorizuar.
Nga fundi i muajit maj, unë do të dërgoj në Tiranë zëvendëssekretarin Lorens Igleberger, koordinator i ndihmës amerikane për
(Vijon në faqen 4)
KRYEMINISTRI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS Dr. BUJAR BUKOSHI:
Ne jemi aty... Ne nuk do ta lëshojmë Kosovën
Ne jemi aty...
Ne nuk do ta lëshojmë Kosovën
(NGA KONFERENCA E SHTYPIT NË TV)