09/05/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

9 maj 1992

VIZITA E PARË E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË JASHTË VENDIT DR. SALI BERISHA NË BRUKSEL...

Më 4 maj, mbasdite, në orën 16 e 50 minuta, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, u nis për një vizitë pune në Bruksel, Strasburg e Romë. Presidenti i Republikës, zoti Sali Berisha i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, zoti Alfred Serreqi, pati një takim me Presidentin e Komisionit të Komunitetit Evropian, zotin Zhak Delor, si dhe me Presidentin e Parlamentit Evropian, zotin Egon Klepsh. Në këto takime ndodhej edhe kryetari i Komisionit parlamentar Evropian për Shqipërinë, Rumaninë dhe Bullgarinë, zoti Aleksandër Langer. Në këto takime personalitetet e larta të Komunitetit Evropian e uruan Presidentin për detyrën e lartë dhe fitore e thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 22 marsit. Më pas, zoti Berisha bëri një pasqyrë të zhvillimeve në Shqipëri dhe theksoi se, Shqipëria si një rast i veçantë për nga egërsia e diktaturës, ka nevojë e fitore të mëdha. Komu- mëdha. Komu- are dhe asistencë teknike, si dhe nevojën e emigracionit të përkohshëm dhe sezonal. Gjithashtu, ai foli për të drejtat e popullit shqiptar në Jugosllavi, duke theksuar mbështetjen që duhet të japë komuniteti i drejtave legjitime të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Nga ana e tyre zotërinjtë Delor dhe Klepsh theksuan se e konsideronte të drejtë trajtimin si një rast i veçantë të shqiptarëve dhe premtuan për mbështetje financiare, ekonomike e teknike të Komunitetit Evropian ndaj Shqipërisë. Në mbledhjen e ardhshme do të merren vendimet e duhura për Shqipërinë. Në fund të vizitës, zoti Zhak Delor i dha zotit Berisha medaljen e «Evropës» për meritat e tij në integrimin e Shqipërisë në kontinentin e saj. Më pas zoti Berisha u takua me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e jashtëm të Belgjikës, zotin Vili Klajt. Ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme zoti Serreqi u prit në selinë e NATO-s nga zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, që kryen funksionin e sekretarit të përgjithshëm, Amedeo de Frankis. Në këtë takim u fol për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Këshillin Kordinues të NATO-s. Zoti Amedeo tha se për këtë problem ka ardhur edhe një letër nga kryeministri shqiptar zoti Aleksandër Meksi, të cilën ia kemi shpërndarë vendeve pjesëmarrëse e do të marrim pastaj vendimin e duhur.

STRASBURG...

Në mëngjesin e së nesërmes Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha dhe sekretarët e tjerë të delegacionit filluan veprimtaritë politike në Këshillin e Evropës. Në orën 10-00 zoti Berisha shkoi në parlamentin Evropian, selia e Këshi- Pallatin e Evropës, selia e Këshillit Evropian dhe në hyrje të saj u prit përzemërsisht nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare, zoti Martinez, nga presidenti i ministrave të deleguar, zoti More, nga zonja Lahumier, sekretare e përgjithshme e të tjerë. Në zyrën e presidentit u zhvillua pastaj takimi i kryetarit të shtetit Shqiptar, zotit Berisha me presidentin e asamblesë Parlamentare, zotin Martinez. Në orën 10.30 zoti Martinez njoftoi parlamentarët evropianë në Asamblenë e Përgjithshme se, në seancën që sapo kish filluar, të pranishmit do t’i ndërronte me praninë e tij presidenti i Republikës së Shqipërisë, zoti Sali Berisha. «Kam nderin t’tha zoti Martinez ‘t’ja jap fjalën presidentit të parë shqiptar pas zgjedhjeve të lira në këtë vend’». Duke marrë fjalën, i përcjellë me duartrokitje, zoti Berisha ndër të tjera tha: Përfitoj nga kjo vizitë për të shprehur kënaqësinë time më të madhe për nderin që më keni bërë, duke më ftuar në Strasburg, qytetin e lirisë, që mishëron bashkimin e Evropës. Është për mua një nder i madh, vazhdoi ai, të flasë para Asamblesë Parlamentare të Këshillit Evropian për përqafëson dhe simbolizon bashkimin politik të ardhshëm të Komunitetit tonë. Është ndër të tjera para parlamentarëve të ndërtuar si përfaqësues i një populli nga më të vjetrit në Evropë, i cili ka vetëm një muaj që nëpërmjet zgjedhjeve të lira ngjodhi përfundimisht rrugën e demokracisë. Më poshtë zoti Berisha bëri një pasqyrë të zhvillimeve në Shqipëri në vitet ’90 që nga themelimi i historisë së Shqipërisë, si vitë transformimi, vua... …t’je e fitoreje të madhe Komunizmi ka qenë pa dyshim një eksperiencë politike, ekonomike e sociale nga më tragjiket që ka njohur njerëzimi. Ai është karakterizuar nga shtypja, egërsia dhe gënjeshtra. Ai i solli vendit të shqiptarëve shkatërrimin të kulturës dhe të ekonomisë. Nga një vend i bukur Shqipëria u kthye në vendin e bunkereve, të fëmijëve të uritur, të njerëzve pa përkujdesje njerëzore, të eksodit, të anarkisë e të krimit të organizuar. Unë fala për të gjitha këto, vazhdoi zoti Berisha, për t’ju treguar se fitoret e lirisë, ndërtimi i demokracisë presupozon dy momente të një veprimi: momentin destruktiv dhe në të njëjtën kohë atë konstruktiv. Ne shkatërruam komunizmin pasi ishim të martirizuar. Ky është momenti destruktiv, Na mbetet tani, t’i japim vazhdue-shmëri demokracisë sonë, ky është momenti konstruktiv. Rezultati i kësaj ndërmarrjeje është vendimtar për të ardhmen tonë. Unë shpresoj dhe besoj se shqiptarët e kanë kuptuar se puna, angazhimi janë kushtet e domosdoshme për ndërtimin e një sistemi e shteti demokratik. Në fushën politike, në ndërtimin e administratës shtetërore gjërat paraqiten ndryshe. Prandaj ne sot i drejtohemi Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të gjitha demokracive në Evropë dhe botë që të ndihmojnë e inkurajojnë Shqipërinë në rrugën e saj të lirisë e të demokracisë. Më pas, zoti Berisha foli për përparësitë e zhvillimeve të shtetit demokratik shqiptar, duke theksuar se qëllimi final është ndërtimi i një shteti demokratik në të cilin politika të ketë si dimension kryesor, dimensionin njerëzor. Asambleja e Këshillit të Evropës dhe vetë ky këshill i kanë ndihmuar forcat demokratike në etapën e tranzicionit, por tani ndihma e tyre për ne është e domosdoshme dhe ne shpresojmë që ajo …të jetë më e rëndësishme. Ndërtimi i një shteti demokratik shqiptar është padyshim në interes të Evropës. Pastaj Presidenti shqiptar theksoi në fjalimin e tij se armiku kryesor i demokracisë sot në Shqipëri është trashëgimia e diktaturës që kemi njohur, si dhe vuri në dukje vështirësitë ekonomike, prodhimin industrial në rënie, gjendjen e vështirë në bujqësi, në transport, inflacionin në rritje, rënien e të ardhurave e foli për ligjin absurd të 80 përqindësh. Duke marrë parasysh këtë situatë, theksoi ai, ne jemi të bindur që nuk është “terapia e shokut” ajo që mund të vendosë stabilitetin financiar e të liberalizojë radikalisht ekonominë shqiptare. Ja pse ne kërkojmë ndihmën e grupit të 24-shes që të na akordojë asistencë humanitare e të prodhimeve ushqimore derisa prodhimi të bëhet i mjaftueshëm për popullin, kërkojmë asistencë teknike, financiare dhe emigracion të organizuar. Në fjalimin e tij zoti Berisha foli edhe për problemin shqiptar në tërësi duke vënë në dukje politikën e aparteidit që ndjek diktatori komunist Milosheviç ndaj shqiptarëve në Maqedoni. Ne mendojmë se kriza në Jugosllavi nuk mund të zgjidhet pa njohur të drejtat e shqiptarëve në Kosovë. Ne jemi gjithashtu, vazhdoi ai, për pavarësinë e Republikës së Maqedonisë, por ajo duhet të respektojë të gjitha liritë e të drejtat e shqiptarëve që jetojnë atje. Duke përfunduar, zoti Berisha, tha se ne duam që Shqipëria të bashkohet me Evropën. Kjo është arsyeja që ata trokitën sot në Strasburg, në portat e saj. Pas këtij fjalimi zoti Berisha iu përgjigj pyetjeve të ndryshme e të shumta që i drejtuan parlamentarët e pranishëm në këtë seancë të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës dhe u takua me disa personalitete.

MARSHALLA DHE ... ISHALLA NGA ROMA NË ROVENA

MARSHALLA DHE ... ISHALLA Romë. Në një ditë të bukur fillim maji u konfirmua ky haber i mirë: Ministria e Jashtme Italiane njoftoi ambasadën shqiptare se do të jepen edhe disa ndihma të tjera ushqimore. 10 mijë tonë sheqer, 5 mijë tonë oriz, 8 mijë tonë vaj dhe 6 mijë tonë djathë. Në pritje për transport ka edhe filtra për cigare, gjalpë me kakao, materiale sal-lami. Për ta bërë më të plotë tablonë ka edhe një shtojcë lajmi nga Triesta. Atje presin për tu transportuar 35 traktorë, bateri acide dhe llak për tulla. Po pse nuk tërhiqen mallrat? Sepse a-po? NGA ROMA NË ROVENA – Dy haberë në një ditë – Pasi dëgjon këtë lajm të vjen ndër mend fjala turke: MARSHALLA. Lavdi zotit që kemi për komshi një shtet bujar si Italia. Faleminderit qeverisë dhe popullit italian! E njëjta ditë. Një tjetër qytet italian: Rovena. Qytet port në brigjet e Adriatikut. Edhe prej andej vjen në ambasadën shqiptare një haber. Në kuadrin e kredise që ka dhënë Italia janë blerë nga firma të ndryshme mallra për Shqipërinë. Janë magazinuar dhe presin me ditë e javë për tu transportuar në Shqipëri: 1) Ushqim për pula 650 tonë 2) Miell mishi 800 tonë 3) Fosfate, 400 tonë. 4) Xhama dritareash 100 mijë m² Në Romë, ambasada shqiptare bën bisedime me autoritetet italiane për këtë problem. Nën me ditë e javë për tu transportuar në Shqipëri. përgjithshëm i NATO-s nga zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s. Nijet tona që shkojnë në portet italiane paralelgjenë të transportojnë automjete private! Një llogjikë e ekonomisë së tregut e kuptuar me kokë poshtë: Me mjetet e shtetit bëhen transporte private!? Pas këtij «hartam haber» na kujtohet përsëri një fjalë turke; ISHALLA, me ndihmën e Allahut ndryshojmë mendjen kapitëntë e anijeve tona dhe drejtuesit e ndërmarrjeve, sepse në kushtet kur ende nuk po realizohen kreditë e akorduara, nuk është e moralshme të kërkojmë kredi të reja! Nuk ka pse të ketë mëshirë kristiane për burokratët, spekulantët nga soji e sorollopi i batakçinjve që mundohen të përfitojnë nga fukarallëku i popullit. MITRO ÇELA

Kush shfajësohet vetakuzohet

Zëdhënësi i PSSH-së boton në numrin e djeshëm të zëdhënëses së saj «Zëri i Popullit» shënimin «Nuk pranojmë asgjë nga PSSH-ja», në të cilin thuhej se: «Vetëm përfaqësuesi i ambasadës jugosllave refuzoi ta marrë atë, duke deklaruar se “Nuk pranojmë asnjë material nga PS e Shqipërisë”.» Me sa duket, edhe ambasada serbosllave në Tiranë e ka kuptuar se lidhjet 50 vjeçare të dukshme e të padukshme me PP-në, e komprometojnë këtu sa ajo «nuk do të pranojë» me «asgjë nga PSSH-ja», ose është ngopur aq shumë me njoftimet tuaja sa nuk ka më nevojë për to. Sa mirë për komsbin dhe çështjen shqiptare! Sa keq për PSSH-në, trashëgimtaren de jure të PP-së, që akoma nuk ka hequr dorë nga flir tet e vjetra të paraardhëses së saj. Përndryshe, pse do t’ia çonte ankesën e grupit të saj parlamentar ndaj shtesës së ligjin «Për marrëdhëniet e punës»? Nga kush e kërkon ajo drejtësinë? Nga përfaqësia e Sllobodan Millosheviçit në Tiranë- Një fjalë e urtë franceze thotë «kush shfajësohet vet-a-kuzohet»! VËZHGUESI

Zoti Eduard Selami shkon në Norvegji

Të enjten mbasdite, me ftesë të Partisë konservatore të Norvegjisë, u nis për një vizitë pune Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. Eduart Selami. Gjatë kësaj vizite ai do të marrë pjesë në konventën kombëtare të kësaj partie që do të mbahet nga data 8 deri në 10 maj. Gjithashtu parashikohet që gjatë kësaj vizite ai të marrë kontakt edhe me përfaqësues të Partisë së Moderuar Suedeze dhe Partisë Konservatore të Danimarkës.

DITA BOTËRORE E KRYQIT TË KUQ

Më 8 Maj në mbarë botën u shënua data botërore e kryqit të kuq. Kryqi i kuq kjo organizatë bamirëse e humane për dekada me radhë e ka vënë veprimtarinë e vet në shërbim të njerëzimit. Janë të njohura shërbimet që kësaj organizate në të katër anët e botës, Afrikë, Azi e Amerikë Latine. Mes lutrave e sëmundjeve masive janë ndodhur përherë njerëzit e kryqit të kuq. Kudo dhe për njerëzit është motoja e kësaj organizate. Pas një ndërprerje të gjatë edhe kryqi i kuq Shqiptar nisi një veprimtari aktive në ndihmë të njerëzve pa përkrahje, për të lehtësuar sadopak mundimin e popullit tonë të raskapitur prej 50 vjet. U urojnë suksese kësaj organizate humane, duke falenderuar për gjithëçka bërë për popullin shqiptar.

…mënyrë të hapur

Më në fund parlamenti ynë i nderuar pas një diskutimi të pjekur vendosi që dosjet e hapura të mbyllen dhe dosjet e mbyllura të hapen pas 300 vjetësh. politikanëve dhe të deputetëve, po për dosjet e punëtorëve dhe të fshatarëve. Këto dosje dikta fshehin brenda dhe nuk është mirë të mbahen mbyllur. Sa për dosjet e politikanëve ato mund të hapen pas tre-qind vjetësh, me qëllim që politikani të ketë kohë të reflektojë dhe të bëjë autokritikë të sinqertë. Në qoftë se mbajtësi i dosjes ka qenë spiun vullnetar dhe për nevoja personale (paketa cigare dhe kafe) ka marrë prej organeve të dashura të punëve të brendshme njëzet lekë të reja shpërblim, ose më shumë, sipas rëndësisë së informatës, atëherë ndaj tij, pa hezitim, ky parlament, pas 300 vjetësh të mbajë qëndrimin të rreptë, deri edhe në përjashtimin nga Kuvendi, ose nxjerrjen e eshtrave nga Kombinati apo Shishtufina! Prandaj është në të mirën e çdo politikani dhe ministri apo çdo zyrtari të lartë që të mos skuqet pas 300 vjetësh e t’i vijë turp nga vetja dhe shokët, të rrëfehet hapur e sinqerisht para partisë së tij, se dihet që kush hapet para saj për mëkatet që ka bërë, falet dhe s’ka asnjë arsye të mos ngrihet në përgjegjësi: Nga ana tjetër çdo politikani i jepet mundësia që brenda këtij afati të shkurtër treqindvjeçar ta pastrojë dosjen nga gjërat e tepërta, nga karakteristikat, autobiografitë e më të trashat, duke lënë të pandryshuar në dosje vetëm emrin dhe mbiemrin si dhe atësinë. Pseudonimi si informator nuk ka pse të qëndrojë në dosje. Të hapen menjëherë dosjet e inspektoriatit rrugor, me anën e të cilave do t’i jepet mundësia çdo shoferi e drejtuesi automjetesh të shkojë sa herë ka shkelur rregullat e qarkullimit, sa herë ka udhëtuar i dehur, sa është përgjuar me ndonjë plep rrugës. Asnjë politikan që ka bërë qoftë edhe shkeljen më të vogël të kodit rrugor s’ka pse të jetë politikani dhe të hiqet prej drejta për të diskutuar në parlament. Përjashtohen nga ky rregull! vetëm ata deputetë që nuk kanë folur asnjëherë gjëra tani në parlament, për arsyet e tyre personale. Kaq për sot. Diskutimi mbetet i hapur për numrin tjetër.

Ismail Kadare në vendin e vet

Me datën 6 maj, në orën 15 e 15 minuta, mbërritën në vendin tonë dhe në vendin e tyre Ismail Kadare dhe zonja Elena Kadare. Në aeroportin e Rinasit kishin dalë për t’i pritur të dy nënkryetarët e PP, z. Arben Imami dhe z. Azem Hajdari, Ministri i Kulturës z. Dhimitër Anagnosti, Ministri i Arsimit z. Ylli Vejsiu, Ministri i ekonomisë dhe financave z. Genc Ruli dhe anëtarë të tjerë të qeverisë. Kishin dalë për t’i pritur gjithashtu shkrimtarë e artistë, intelektualë të shquar, miq dhe shokë të afërm e dashamirës të Kadresë, përfaqësues të partive politike e të shoqatave dhe përfaqësues të trupave diplomatike të akredituar në Tiranë. Duke shprehur në një intervistë të ardhshme, po japim për lexuesit tanë gjithë sa mundëm të kapim në ato çaste emocionuese për të dy palët nga përgjigjet që i dha, I. Kadareja pyetjeve të gazetarëve vendas e të huaj. Pyetje: Ç’mendoni për periudhën e ardhshme Përgjigje: Është padyshim periudha më e bukur e krejt jetësheki, megjithë vështirësitë e shumta që ka kaluar dhe i duhet të kalojë. Populli shqiptar ka filluar një jetë tjetër. Duhet të bëhet i ndërgjegjshëm që ka filluar një jetë tjetër, të re. Pyetje: Ç’mendim keni për të ardhmen e Shqipërisë? Përgjigje: Ka mbesim të plotë. E përkrah pa asnjë rezervë demokratizimin shqiptar. Përkrah pa

Ismail Kadare në vendin e vet (vijim)

në Tiranë. Pyetje: Ç’mendoni për periudhën… (Vijon në faqen e 2-të)

…t’je e fitoreje të madhe Komunizmi ka qenë pa dyshim një eksperiencë politike, ekonomike e sociale nga më tragjiket që ka njohur njerëzimi.

…të jetë më e rëndësishme. Ndërtimi i një shteti demokratik shqiptar është padyshim në interes të Evropës.

SHTESE PER NJE SEANCE PARLAMENTARE Cilat dosje mendojmë të hapen?!

Humor Më në fund parlamenti ynë i nderuar pas një diskutimi të pjekur vendosi që dosjet e hapura të mbyllen dhe dosjet e mbyllura të hapen pas 300 vjetësh. Ky akt historik bëhet për të mirën e kombit e të popullit. Ne po e japim të plotë projekt-vendimin që po përgatitet dhe pritet të miratohet në seancat e ardhshme të Kuvendit; Kur flitet për dosje nuk është fjala për dosjet e politikanëve

ROME…

Më 7 maj, gjatë vizitës së tij në Itali, presidenti i Republikës Sali Berisha bëri një vizitë zyrtare në selinë e Shenjtë ku u prit nga Shenjtëria e Tij Papa Gjon Pali II. Papa, përshëndetësit e ngrohta e plot… ndërim, presidenti Berisha shprehu kënaqësinë që vizita e tij në këtë zyrtare e bën në Selinë e Shenjtë, që ka qenë një mbështetje e jashtëzakonshme, e fuqishme shpirtërore e morale për popullin shqiptar dhe për Shqipërinë. Pastaj zoti Berisha dhe Shenjtëria e Tij zhvilluan një bisedë vetëm për vetëm. Më pas zoti Berisha i prezantoi Papës … (Vijon në faqen 4)