Vazhdimësi e politikës Gjermane për të ndihmuar Shqipërinë
Pardje në orën 18.30, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, priti në selinë e Presidencës ministrin Federal për Bashkëpunimin Ekonomik të RF të Gjermanisë, zotin Karl Dieter Spranger.
... Presidenti Berisha e falenderoi ministrin Federal gjerman për ndihmën e dhënë në mbështetje të kërkesave të Qeverisë sonë. Zoti Berisha i kërkoi atij ndihmë për shkollimin e menexherve të rinj shqiptarë, garantimin e investimeve gjermane nga agjencia shtetërore «Hermes», si dhe për përmirësimin e transportit. Gjithashtu, Presidenti Berisha theksoi nevojën e zgjerimit të Bashkëpunimit ekonomik në përpunimin e qumështit dhe të bukës etj.
Zoti Spranger, pasi u urroi zotin Berisha për zgjedhjen e tij President të Republikës së Shqipërisë tha se, është një personalitet mjaft popullor në Gjermani. Vizita ime, pas vizitës së Gensherit, theksoi zoti Spranger, tregon vazhdimësinë e politikës gjermane për të ndihmuar Shqipërinë. Ne jemi të interesuar që Shqipëria të jetë faktor stabiliteti në rajon. Gjithashtu, ministri gjerman e siguroi Presidentin shqiptar për mbështetjen të plotë të Gjermanisë në grupin e 24-ve për ndihma për Shqipërinë. Ndërsa në lidhje me krizën rajonale, u shkëmbye mendimi për gjendjen e shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Zoti Spranger shprehu përkrahje për pikëpamjet e Presidentit shqiptar dhe dënoi politikën e Milosheviçit.
Zyra e Shtypit dhe e Informacionit pranë Presidentit të Republikës
Marrëveshje, hapa konkrete
SHQIPËRI – KOMUNITETI EVROPIAN
– BISEDA ME KRYETARIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Z. ALEKSANDËR MEKSI
SHQIPËRI – KOMUNITETI EVROPIAN Marrëveshje, hapa konkrete – BISEDA ME KRYETARIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE Z. ALEKSANDËR MEKSI • Shqipëria, si rast i veçantë, drejt trajtimit si komb i favorizuar • Pas 35 milionëve, edhe 45 milionë EKU të tjera, 20 milionë për ndihma ushqimore Të mërkurën në mbrëmje u kthye në Atdhe delegacioni qeveritar, i kryesuar nga kryetari i Këshillit të Ministrave Z. Aleksandër Meksi, i cili bëri një vizitë pune në Bruksel, ku zhvilloi një sërë takimesh me personalitete të larta të Komunitetit Evropian dhe të Belgjikës dhe u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ekonomik e tregtar midis Shqipërisë e Komunitetit Evropian. Në përbërje të delegacionit tonë ishte edhe ministri i Financave dhe Ekonomisë, Z. Genc Ruli. Z. Meksi, Para se sa të bisedojmë për të tjerat tuaja në Bruksel dua t’ju uroj që biseduat mirë nga aksidenti që ju ndodhi gjatë uljes së avionit në Rinas. Ju falem nderit. Ishim vërtetë pranë rrezikut. Specialistët thanë se po të anohej avioni gjatë asaj zvarrisjeje në pistë mund edhe të merte flakë. Të shpresojmë se kjo gjendje, atje, do të normalizohet, prandaj le të bisedojmë për takimet që patëm në Komunitetin Evropian. Do të ishte me interes të na thoni se si e prezentuat gjendjen ekonomike të vendit tonë në atë? Ne s’kuam në Bruksel për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Komunitetit Evropian, ku do të nënshkruanim marrëveshjen midis Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian. Në këtë mbledhje dhe në mbajtëm një fjalim nëpërmjet të cilit informuam anëtarët e Komunitetit për ndryshimet politike që kanë ndodhur në Shqipëri. Theks i kryesor u vu mbi gjendjen ekonomike jashtëzakonisht të rëndë që trashëguam nga sistemi totalitar. Njëkohësisht i bëmë një prezentim të mirë programit të reformës ekonomike që kemi nisur të zbatojmë në Shqipëri. Për të realizuar këtë program, u shpjeguam se nevojiten ndihma ushqimore dhe lëndë të para, në mënyrë që të kapërcehet periudha e vështirë e tranzicionit. Madje argumentuam se Shqipëria është një rast i veçantë, e cila ndryshon nga vendet e tjera të Lindjes nuk kërkon sasi të mëdha ndihmash për të kapërcyer këtë gjendje. Si e konsideroni rezultatin që arritët atje? Të suksesshëm. Ne do të bëjmë një rrugë të gjatë për arritjen e bashkëpunimit sa më të ngushtë me Komunitetin Evropian. Kjo do të kalojë nëpërmjet tri fazave: Marrëveshja për bashkëpunimin ekonomik-tregtar midis të dy palëve, marrëveshja për anëtarësinë-shok, dhe së fundi anëtarësimi në Komunitetin Evropian. Nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunimin ekonomik-tregtar midis Shqipërisë dhe Komunitetit Ekonomik Evropian ne kapërcejmë fazën e parë që do t’i hapë rrugë dy të tjerave. Gjithashtu kjo marrëveshje hap rrugën e bashkëpunimit ekonomik e tregtar në të gjitha fushat dhe parashikon që Shqipëria të përfitojë trajtimin e kombit më të favorizuar dhe ndihmën e Komunitetit Evropian që të aderojmë në organizmat dhe konventat ndërkombëtare. E rëndësishme është se Tregu i Përbashkët dhe grupi i 24-shes janë të angazhuar plotësisht dhe konventat ndërkombëtare. Krahas përfundimit të ndihmës së parë prej 35 milion EKU tani ata akorduan ndihmën e dytë ushqimore prej 45 milion EKU. A mendoni se krahas ndihmave ushqimore do të ndihmohemi gjithashtu për të rimëkëmbur ekonominë? Sigurisht. Qysh mbas këtij takimi, me rekomandimin e Këshillit të Ministrave të Komunitetit, mbledhja e ambasadorëve akordoi një ndihmë prej 20 milionë EKU për lëndë të para për industrinë e bujqësinë. Bisedoi: GENC TIRANA bujqësisë. Shoku im foli gjatë për vuajtjet që kishte hequr gjatë regjimit monist, sesi nuk e linim të hante shpesh drekën apo darkën në shtëpinë e tij, pranë familjes, po ishte i detyruar të hante nëpër vila e delegacione të partive m-l. - E dini ju – e ngriti zërin shoku im. – që fëmija ime. Kur hapi sytë për herë të parë nuk pa tokë shqiptare por austriake. E kuptoni sa e rëndë është për mua të lindë gruaja në Vjenë, Gjatësisht e mbajtur, e mbushur e ambasadorëve e para për industrinë e partive m-l. - E dini ju – e ngriti zërin shoku im. – rëndë është për mua të lindë gruaja në Vjenë, Qeveria e re nuk duhet të harrojë vuajtjet që hoqëm ne, të persekutuarit e djeshëm, aq sa jemi të detyruar t’i kujtojmë vetë nëpër intervista. Ne kërkojmë drejtësi dhe vënie në vend e dinjitetit të marrë nëpër këmbë... - Me heqjen e yllit komunist, dhe ky shëndet i tepërt i kishte shkaktuar tensionin dhe sëmundjet e zemrës, gjë që më drejtoi ai kërkon drejtësi nga sistemi i ri në fuqi. Po më keq e kishte pësuar një shokun në fakultetin që regjimi i poshtër i Enver Hoxhës e kishte degdisur me mijëra kilometra larg, ambasador në një vend amerikan, aq sa me familjen e fëmijët komunikonte vetëm me telefon. Më thoni, cili burg në Shqipëri, të ndante për së gjalli me njerëzit e tu më të dashur? në vend e dinjitetit të marrë nëpër këmbë... FILIP ÇAKULI
Takim i Kryetarit të PD në Sarandë
Ditën e martë ora 17.00 në kinemanë e qytetit Sarandë, Kryetari i Partisë Demokratike zoti Eduart Selami u takua me anëtarë, simpatizantë dhe aktivistë të PD të rrethit.
Në takim morrën pjesë edhe sekretari i PD, z. Tomor Dosti, dhe kryetari i degës së PD për Sarandën, z. Lutfi Bajrami.
Në takim u bisedua për problemet më të mprehta politike e sociale aktuale të vendit e në veçanti të rrethit të Sarandës në këtë periudhë tranzicioni.
Takimi u ndal më së tepërmi në situatën e sotme politike dhe në mundësinë e kontributin çdo anëtari e simpatizanti të PD për të përballuar situatën e tanishme.
Zyra e informacionit të PD
A është e mundur që PS ta ndërtojnë
DEPUTETËT KRITIKOJNË QEVERINË
Lajthitje socialiste
Fushata e kaluar elektorale ishte tronditëse. Nga PS morëm një paralajmërim, tepër serioz: «Sali Berisha, po fitoi PD, do të na sjellë fashizmin!»
.
Frikë u bë realitet! Po presim vendosjen e fashizmit. Mirëpo, papritmas, nga goja e një drejtuesi të PS, zotit Fatmir Zanaј, marrim njoftimin e ri befasi: «Kam frikë se të ashtuquajturat procese demokratike që thuhet se vazhdojnë në Shqipëri, duke pasur në krye një president komunist si Sali Berisha, po zhvillohen brenda rrethit vicioz të mentalitetit komunist» («ZP», dt. 14 maj 1992, f. 3, kolona 2, radhët 1-7 lart). Befasia qëndron në faktin se ne e mësuam në idenë e të majtëve, që presidencën e saj është e majtë. Ndërkohë ndodhi mrekullia. Ai u bë «ekstremist i majtë». Është një fluturim i pabesueshëm nga pjesa më e spektrit politik në të kuqen e thellë...!
Problemi që kemi përpara është pak a shumë i tillë. Shtrōhet një problem që kërkon vërtetim: «Sali Berisha është komunist». Autori i shkrimit jep argumentin që pason: «Një çerek shekulli anëtarësi e Sali Berishës në PPSH nuk kanë shkruar kot (oo aty). Le ta zëmë se kjo thënie është e mjaftueshme për ta vërtetuar pohimin. Atëherë edhe ne po pajtohemi për një çast me zotin Zanaj dhe po e pranojmë se “Presidenti ynë është komunist”.
Mirëpo duke lexuar me poshtë, mbesim në një udhëkryq logjik: «Vetëm kështu mund të shpjegohet edhe vendimi për heqjen e eshtrave të 12 ish-luftëtarëve të Luftës Nacionalçlirimtare nga varrezat e dëshmorëve të Kombit në Tiranë, në prag të 5 majit 1992» (po aty). Arsyetimi ka këtë linjë: «që të çvarrosësh komunistë» duhet të jesh patjetër... komunist!».
Në vijim, lexuesi mund të shtrojë pyetjen: «Ç’ashtë zoti Zanaj?» Përgjigjja logjike: «Një antikomunist» të vjen menjëherë në majë të gjuhës, e mbështetur në dy argumente të qarta.
1. Nga fakti që ai është drejtues i PS që, siç dihet, nuk ka asgjë të përbashkët me PPSH dhe ish-krerët e urryer që e drejtuar atë parti dikur.
2. Nga vetë mënyra e shtjellimit të intervistës në të cilën akuzohet Sali Berisha si komunist që nënkupton njëri me të meta të mëdha në formimin politik, ideologjik e social.
Mirëpo, duke vazhduar leximin, dalim në një udhëkryq të ri logjik. Zoti Zanaj thotë: «Në substancë, thashë se duan apo s’duan këta politikanë të rinj, që nxitohen të ndërtojnë kultet e tyre, epoka 45-vjeçare ka kaluar, me të mirat dhe të këqijat e saj, me arritjet apo defektet e saj, nga vetë natyra e sistemit, do të quhet epoka e PPSH, epoka e Enver Hoxhës, e Hysni Kapos, e njerëzve të ndërshëm që bënë edhe luftën edhe punën e madhe për të mirën e Shqipërisë» (po aty, kolona 3).
Po të jeper periudhën e mëparshme që do kompjuteri për analizë, për të përcaktuar mentalitetin e autorit përgjigjia do të ishte e prerë: «(A. Zanaj), del komunist i vendosur». A është e mundur që PS ta ndërtojnë komunistët? Kjo është allarme.
Bretë që vjet më parë, në fillim të vitit 1942, në një mëngjes të ftohtë, pyetjes dashamirëse të një patrioti: «Ç’po bën o Qer—
(Vijon në faqen e 4-4)
DEPUTETËT KRITIKOJNË QEVERINË PËR NGADALËSI
Pas aprovimit të statusit të deputetit, Parlamenti u mor këtë javë me diskutimin dhe aprovimin e rregullores së brendshme.
U njoftua se do të analizohej edhe projekt-ligji i të drejtës së autorit si dhe atë për riorganizimin e organeve të drejtësisë. Përjashto këto të fundit, problemet e tjera janë anek-sore.
Por mos vallë vetë Parlamenti ynë i zhvilligit ligjet për probleme të tilla të rëndësishme, si ato për investimet e huaja; e sa e sa probleme të reformës, pa harruar as të drejtën e pronësisë të kujtdo që dik-tatura komuniste ia shtetëzoi pronën me padrejtësi? Gjatë një seance doli qartë se Parlamenti u mor me këto çështje, sepse qeveria po u vonon ato projekt-ligje, të cilat të gjithë i presin. Madje, u tha që në një mënyrë ose një tjetër, të bëhen njohmi, që populli ta dijë se kjo ngadalësi nuk vjen nga deputetët.
PETRO DHIMITRI
Në ushtri, reformatorët janë një shumicë
- Intervistë me Ministrin e Mbrojtjes z. Safet Zhulali -
«RD»: Cili do të ishte hapi i parë juaji në morinë e problemeve që ka ushtria?
- Një institucion serioz nuk mund të punojë duke ndërmarrë veprime të veçuara. Problemet do të zgjidhen gradualisht, por në tërësi. Tani po punohet për përcaktimin e strukturës së ministrisë e mbi këtë bazë për ristrukturimin e aparatit.
«RD»: Sot, nga opinioni ka reagim për pagat relativisht të larta të ushtarakëve. Si mendoni ju për këtë problem?
- Personalist mendoj që ushtarakët duhet të kenë përparësi në pagat e tyre. Kuotat e vendosura mendoj se janë të larta në krahasim me pagat e shumë profesionëve si dhe me nivelin e jetesës së popullit e mundësitë ekonomike të shtetit. Zgjidhja më e drejtë do të ishte të vendosen një indeks pagash, duke përcaktuar pagat minimale e maksimale dhe, mbi këtë bazë, të përsoset sistemi i pagave. Sigurisht që zgjidhjen përfundimtare mendoj se do ta japë parlamenti mbi bazë të shqyrtojë ligjin mbi pagat.
«RD»: Çka mendoni për reformën e ushtrisë?
- Jemi me fat që në ushtrinë tonë njerëzit reformatorë për një reformë të tillë përbëjnë një numër të madh të kuadrove ushtarake. Gjer më tash reforma ka qenë relativisht, momentin aktual mund ta quajmë edhe një fillim të mbarë të saj, për një vazhdim më të mirë të shpejta. Për këtë do kërkojmë dhe ndihmën e ekspertëve të huaj.
«RD»: Shumë nga njerëzit në kabinetet aktuale ushtarake i kanë shërbyer, ndoshta me zell, njëj politikë të caktuar si dhe një taktike dhe strategjie ushtarake të dështuar. Sa efektivë është bashkëpunimi me ta tani, në kushte e reja?
- Unë kam ardhur në këtë detyrë rreth një muaj pas 22 marsit dhe një mentalitet të tillë komunist nuk e kam hasur në bashkëpunëtorët e mi. Gjatë kësaj kohe të shkurtër bashkëpunimi unë jam njohur me një angazhim serioz të tyre. Megjithatë, një rifreskim i aparatit dhe i mjaft drejtuesve do të bëhet. Por nuk do të përsëriten «marrëzira», por, ato mënyra moderne që përdor Evropa për përgatitjen e rezervistëve, do të përdoren dhe ne.
«RD»: Me heqjen e yllit komunist, dhe stemën e Republikës, edhe stema e ushtarakëve ka mbetur e papërcaktuar akoma. Cila do të jetë ajo?
- Zëvendësimi i yllit dhe stemës do të bëhen shumë shpejt. Vonesa ka lidhje me përcaktimin e simboleve nga komisioni parlamentar. Ky vendim tani është marrë. Pas një muaji simboli e ushtarakëve do të vendosen.
«RD»: Po me bunkerët e famshëm «mbiellë» në Shqipëri, ç’mendohet të bëhet më tej?
- Jo të gjithë janë të padobishëm. Për pjesën dërrmuese të tyre, që është jashtë këtij përcaktimi, mundësisht aktuale nuk na lejojnë që të bëjmë atë që dëshirojmë, pra, të pastrojmë mjedisin shqiptar nga ky «peizazh». Kjo do të na kushtonte ekonomikisht. Nga specialistët tanë dhe të huaj janë sugjeruar disa ide. Po shqyrtohen mundësitë teknike, praktike dhe leverdia ekonomike e tyre.
«RD»: Depot e armatimit u-shtrarak janë bërë sot objekt
(Vijon në faqen 2)
HUMOR
“Ne të persekutuarit ...”
Më thoshte një ditë një shok im:
– E ke lexuar intervistën time në gazetë
– Po, - ia ktheva unë. – Bile atje e mora vesh që ti paske qenë i persekutuar i regjimit komunist...
– Pse nuk e dije ti që mua më morën nga fshati buzë kufirit, ku kam qenë dhe më internuan 300 km larg, në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH-së. Jo vetëm kaq, por më bënë edhe anëtar të KQ. Pastaj ma futën më keq: më ngritën në përgjegjësi dhe isha i detyruar të punoja natë e ditë, në një kohë që ish-të burgosurit politikë të Burrelit rrinin bredh[?] nda në qeli për shtatë palë qej- lartë e të mos i çojë një vazo reçel?
Në bisedë e sipër zumë në gojë edhe shokët e tjerë të persekutuar nga regjimi monist. Një shok e kishin lënë tridhe- të vjet ambasador jashtë shtetit, duke e ndarë padrejtësisht nga fëmijët, të cilët kur u kthye në atdhe i gjeti burrra. Malli për atdheun e kishte katandisur të shkretin ambasador 100 kile sëmundjet e zemrës, gjë që me të drejtë ai kërkonte drejtesi nga sistemi i ri në fuqi. Po më keq se kishte pësuar një shoku ynë i fakultetit me mijëra kilometra