10/06/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

10 qershor 1992

15 qershor — PRESIDENTI BUSH DO TË TAKOHET ME ZOTIN SALI BERISHA

Redaktori ynë Petro Dhimitri mësoi në Presidencë përmes zëdhënësit, zotit Genc Pollo, se këtë javë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, zoti SALI BERISHA do të niset për një vizitë pune në SHBA. Më 15 qershor ai do të pritet në Shtëpinë e Bardhë në Washington D.C. nga Presidenti i SHBA, zoti XHORXH BUSH. Gjithashtu janë parashikuar takime pune edhe me shefin e diplomacisë amerikane, Xhejms Bejker, si dhe me përfaqësues të lartë të Kongresit dhe të Senatit Amerikan. Është hera e parë që një president i SHBA pret një kryetar të shtetit shqiptar. Pa dyshim kjo është një ngjarje e veçantë diplomatike i demokracisë sonë të re. Me këtë rast, i respektuar dhe i nderuar, zoti Sali Berisha, në misionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, ju urojmë t’i bëni Presidentit Xhorxh Bush dhe botës amerikane një prezantim sa më të mirë të problemeve të demokracisë dhe të çështjes shqiptare. Populli shpreson shumë dhe ka besim te ju.

DRYSHIMI I APARATEVE NUK ËSHTË LUFTË KLASASH

...turimi dhe rinovimi i pushtetit dhe gjitha forcat e saj për ta mashtruar popullin sipas traditës së saj 50-vjeçare, për t’i paraqitur lëvizjet dhe shkëputimet e kuadrove si shprehje të një monizmi të ri, të një luftë të re klasash, viktima të së cilës na qenkan vetëm të «paprivilegjuarit» e përjetshëm anëtarë të saj! Jo më larg se 2-3 vjet më parë, disa prej këtyre ajo vetë i ka bërë leckë në faqet e «ZP» si burokratë, të paaftë, të korruptuar, ndërsa tani po përgjërohet për ta, po i mbron sikur t’i kishte monumet kulture. Natyrisht nuk ka asgjë që na bëson dhe çudit. Janë mësuar PP apo PS dhe «ZP» të shpikin armiq, viktima, fantazma rrezikqesh dhe atje ku nuk ekzistojnë, të bëjnë të zezën të bardhë, ferrin parajsë, kriminelin, të korruptuarin dhe imoralin hero dhe patriot të madh, inventarin profesor të të kërrusur nga thesi i titujve dhe meritave... Lëvizjet po bëhen mbi bazën e kritereve thjesht demokratike, edhe duke u mbështetur në një përvojë ndërkombëtare. Mendësitë burokratike, preferencat moniste, partiake, tarafet, haterët, familjariteti dhe klanet e kanë bërë drejtimin monopol të njerëzve të sojit dhe sorollopit të bllokmenëve të mëdhenj e të vegjël. A mund të lihën akoma këta njerëz të vegjël, të një postet në të cilat, sidomos këta dy vjet të mjegullnajës komunisto-socialiste, i kanë pirë popullit edhe gjakun anemik? Natyrisht jo. Nuk do të na e falnin të rënët dhe të gjallët, viktimat e pafajshme të këtyre pushtetmbajtësve dhe të diktaturës së tyre makabre, nuk do të na e falë i gjithë populli, i cili dëshiron dhe pret një klasë të madhe pozitive, demokratike e të vërtetë. (Vijon në faqen 3) falë e gjithë populli, i cili dëshiron dhe pret një të ardhme 3) …qeveritarë e parlamentare. Kjo aleancë është e suksesshme… komunizmit dhe neokomunizmit, ndërtimin e demokracisë… … ne kemi nevojë edhe për opozitën e energji-tjetrit. Një aleancë ndërpartiake në kushtet e demokracisë nënkupton diferencën në programe dhe ne nuk ke…

ZHVILLOI PUNIMET KONGRESI I PARË I PARTISË REPUBLIKANE

Ditën e hënë, më 8 qershor, në sallën e Institutit të lartë të arteve, filloi punimet kongresi i parë i PR. Përveç delegatëve merrnin pjesë kryetari i Partisë Social-demokrate, z. Skënder Gjinushi, një delegacion nga Partia Republikane Italiane si dhe delegacione nga Partia Republikane e Kosovës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nga partia Demokratike Popullore, nga këshilli Nismëtar për krijimin e PR të Maqedonisë si dhe ambasadorë e përfaqësues të misioneve diplomatike të akredituara në Tiranë etj. Fjalën e hapjes e mbajti nënkryetari i PRSH, z. Zef Bushati. Pastaj kryetari i PR, z. Sabri Godo, mbajti raportin në emër të Këshillit drejtues të kësaj partie. Në të vlerësohej roli i PR në lëvizjen tonë demokratike dhe fitoret e 22 marsit, bëhej një analizë e thellë e arritjeve, të metave e dobësive, si dhe shtroheshin detyrat dhe objektivat për të ardhmen. Më pas u vazhduan me pyetje e diskutime. Kongresin e përshëndeti edhe kryetari i PDSH, z. Eduard Selami. Në seancën e fundit, nëpërmjet votimit të fshehtë, u bënë zgjedhjet për organet e reja drejtuese të PR. Ky kongres përbën një ngjarje të shënuar jo vetëm për PR, po mbarë forcat e vërteta demokratike në vendin tonë. Korresp i «RD»

Nga përshëndetja e z. Eduard Selami në Kongresin e I të PR

Ne e konsiderojmë fitoren historike të 22 marsit si një fitore të përbashkët dhe një nga arsyet e kësaj fitoreje padyshim ishte aleanca që ne bëmë përpara zgjedhjeve. Kjo aleancë i dha frytet e veta, që shtrihen në të gjitha nivelet qeveritare e parlamentare. Kjo aleancë është e suksesshme sepse ka në themel luftën kundër komunizmit dhe neokomunizmit, ndërtimin e demokracisë në Shqipëri dhe mbi të gjitha interesat tona kombëtare... Jeta politike shqiptare që sapo ka nisur të zhvillohet në mënyrë bashkëkohore pluraliste ka nevojë për mendimin politik republikan. Ne kemi nevojë për ndihmën e njëri-tjetrit, por ne kemi nevojë edhe për opozicionin e njëri-tjetrit. programe dhe ne nuk kemi pse të shqetësohemi për to, përkundrazi ky është edhe thelbi i demokracisë. Ajo që kërkohet prej nesh është që të ngrihemi mbi këto nuanca, të forcojmë bashkëpunimin dhe aleancën tonë, e cila ashtu si vetë demokracia është akoma e re dhe ka problemet e saj. Zgjedhjet për organet e pushtetit lokal do të jenë një provë e re e përbashkët për ne, dhe demokracinë dhe se si PD kemi bindjen se në këto zgjedhje do të gjejmë rrugë të re bashkëpunimi në të mirë të fitores sonë, që do të jetë fitore e demokracisë.

ME ÇFARË LETRE DALIN GAZETAT SHQIPTARE?

Deri më sot gazetat janë shtypur aq shumë sa askush nuk di të thotë numrin e saktë të tyre e aq më tepër titujt. Në tregun e gazetave ka një shtrirje nga gazetat partiake deri te «Kush?», «Antena», «Reklama», etj. Por, sa të «humbëllojshme» janë gazetat po aq e «surprizuese» është edhe letra me të cilën ato dalin. Një pjesë del me letër të Lezhës, 7 gazeta kryesore në Tiranë dalin me letrën e sjellë nga Fondacioni amerikan «ZP». Një letër ruse të blerë në Bulgari, ndërsa ato që përbëhen nuk dihet se ku e gjejnë letrën… Vendi burim këtë në vend është Fabrika e letrës në Lezhë. GJENDJA E LETRËS NË FABRIKËN E LEZHËS. Që prej një viti kjo fabrikë është mbyllur sepse në gjendje të diskutueshme. Dhe me në detë ajo u vu gjendje periudhë së ndërmarrjes së saj… [pjesërisht e palexueshme] gazetat shqiptare. U bë… përvenësit materiale, por dhe u tha se kjo ndërmarrje ishte… në atë kohë politike, për të ndaluar shtypin e lirë shqiptar… Drejtori i fabrikës së Lezhës, z. Cane Palushi thotë se pasiguria për vazhdimësinë e prodhimit e bën të pamundur lidhjen e kontratave me afat relativisht të gjatë. Shtylla e letrës gazeta-ve të ndryshme bëhet direkt për një parti prodhimi. Përmeti vë shtibëra kryesore është sigurimi i sodës kaustike. Sasia e sodës që erdhi nga Gjermania, shumë e kufizuar, nuk është 30 t. por 20 t. sipas 3 t. i mori fabrika e fibrës në Shkodër. Këto ditë priten 20 t. sodë për të cilat është nisur makina e fabrikës në Greqi. Me këto 20 t. sodë prodhohen 120 t. letër. Aktualisht fabrika e letrës prodhon 6-7 t. letër në ditë. Këtu futet letra për gazetat (rotativë dhe format) letra për… [tekst i dëmtuar] zakonshëm, letra për ATSH dhe letra për tekstet. Z. Genc Palushi thotë se kërkesa për letër ka sidomos nga gazetat e rrethtë… që punojnë me letër format. Sasia 6-7 ton në ditë arrin të shi-tet. Çmimi aktual për një kilogram letër është 44 lekë dhe ndonëse të rritet shumë shpejt. Lindhur me atë që thuhet se gazetave të ndryshme e njëjta sasi letre cilësisht e barabartë, u shitet me çmime të ndryshme, drejtori tha se nuk është aspak e vërtetë. Çmimi është njësoj për të gjitha gazetat. A DO TË RRITEN ÇMIMET E GAZETAVE? Në rast se për rritjen e artikujve të importit po flitet shumë këto kohë kjo lidhet me nevojat e ushqimit material të popullsisë. Ndërkohë parashikohet në… gazetat. A do të…? [pjesë e palexueshme]

Korrupsioni - armiku më i madh DEMOKRACISË

Këto ditë Presidenti i Republikës, Dr. Prof. Sali Berisha nxori dekretin e shumëpritur nga populli për të hetuar vënien e pasurive nga qeveritarët shqiptarë që kanë nisur veprimtari private si tregtarë individualë apo si firma të përbashkëta me afaristë të huaj. Ky përbën një akt me rëndësi politike, ekonomike dhe sociale, një dëshmi të qartë të vendosmërisë dhe të konsekuencës së PD dhe Qeverisë për çrrënjosjen plotë të komunizmit, për të vënë përpara gjyqit të ligjit, të popullit, e të historisë të gjithë ata që janë pasqyruar duke pirë si shushunja djersën dhe gjakun e popullit, duke bërë tregti makabre me bukën, shëndetin dhe jetën e tij. Libri i korrupsionit të kuq në Shqipëri është voluminoz. Ai është vepër kolektive e mafias komunisto-socialiste. Çelësimi i tij do tu hajë shumë kohë dhe energji policisë financiare, kontrollit të shtetit, hetuesisë, gjykatave dhe gazetarëve. Por duhet çelësuar patjetër nga faqja e parë deri tek ajo që po shkruhet këto ditë. Duke e bërë këtë sa më parë, me vëmendje dhe me mënyrë përgjegjësie qytetare dhe kombëtare, do të bindemi se autorët e tij të parë e kryesorë janë «perënditë» e vdekura apo të gjallë të Olimpit shqiptar, pashallarët e kuq në bllokun e madh në Tiranë dhe qehallarët e tyre në blloqet e vegjël në rrethe. Populli ka shumë vjet që peshpërit apo flet për bëmat dhe gjëmat e tyre, sepse ka sy e veshë, sepse i ka dëgjuar si thika në shpinën dhe trupin e tij. Nuk ka dyshim se për këtë janë shumë mirë në dijeni edhe udhëheqësit, shumë anëtarë të PS apo gazetarit e «ZP». Një pjesë e tyre mund të jenë dëshmitarë apo edhe bashkëpunëtorë. Por si pasardhës dhe dënie të Enver Hoxhës, Ramiz Alisë dhe shokëve të tyre të ngushtë të idealit, sipas traditës së tyre 50 vjeçare, duan dhe po bëjnë çmos t’i mbulojnë apo t’i zhdukin përjetësisht gjurmët e mëdha apo të vogla, të vjetra apo të freskëta të abuzimeve, vjedhjeve, marifetçallëqeve të paskrupullta, të krimeve. Ka kohë që duan të kujdeshëmë krimbëjnë apo digjin dokumenta komprometuese për partiako-qeveritarëve komunisto-socialistë, me porosinë dhe symin që kur të hapen dosjet e tyre dëshmitë e kujt të dalin qëllimisht engjëj. Duke ditur mirë për mbrojtjen që u ka bërë partia atyre bërë me krahë, kapardisen në Parlament apo gjetkë si heronj e martirë të mbrojtjes së interesave të popullit, si njerëzit më të privilegjuar. Por sido të përpiqen ata apo minjtë e dosjeve të vërtetat nuk do t’i zhdukin të gjitha, do të mbeten plot gjurmë të qarta në nuk kanë nevojë për ekspertiza tepër të kujdesshme dhe të mundimshme. Në këta dy vjet, kur PP apo PS u bind se nuk do të mund ta mbante gjatë pushtetin, sipas një skenari… [artikulli vijon, tekst i prerë dhe pjesërisht i palexueshëm]

Korruptsioni-armiku

LAJMERIM

Duke filluar nga dita e mërkurë dt. 10 6 1992 Gazeta «Rilindja Demokratike» do të dalë 3 herë në javë, të mërkurë, të premte dhe të dielë. Azhensitë e shpërndarjes së shtypit dhe degët e Partisë Demokratike në rrethe (për rastet kur shpërndarjen e bëjnë këto të fundit) të marrin masat e nevojshme. Abonentët duhet të paraqesin numrin shtesë. REDAKSIA

Urim për Bajramin

Festa e shenjtë e Kurban-Bajramit më jep kënaqësinë që, në emër të Partisë Demokratike, të formuloj urimet më të ngrohta e më të sinqerta për gjithë besimtarët myslimanë. «Për shumë vjet e gjithmonë gëzuar». Zoti qoftë me ne! Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë EDUARD SELAMI Kremtimi i Kurban-Bajramit na jep rastin që t’u drejtohemi gjithë besimtarëve myslimanë brenda dhe jashtë Atdheut me urimin «Gëzuar dhe për shumë vjet këtë festë të madhe». REDAKSIA E «RILINDJES DEMOKRATIKE»