17/06/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

17 qershor 1992

ÇMIMI VJETOR PËR TË DREJTAT E NJERIUT «Raull Uollenberg»

ÇMIMI VJETOR PËR TË DREJTAT E NJERIUT «Raull Uollenberg» Qendra për informim e Lidhjes Demokratike të Kosovës njofton se Dejvid L. Filips, kryetari i Fondacionit të Kongresit Amerikan për të Drejtat e Njeriut i dërgoi një letër kryetarit të Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës, me të cilën e informon se ky fondacion dhe dr. Sali Berishës, dhe atij Çmimin Vjetor për të Drejtat e Njeriut «Raull Uollenberg» për vitin 1992, që këtë vit ndahet për të katërtën herë. Letra që mban datën e 8 qershorit, midis të tjerash, thuhet: Po ju shkruaj në emër të Këshillit të Fondacionit të Kongresit për të Drejtat e Njeriut për të ju vënë në dijeni se Çmimi i Këtë Vjetor për të Drejtat e Njeriut «Raull Uollenberg» Human Rights Award» për vitin 1992 (The 1992 Furth Annual «Raoul Uollenberg Human Award), të cilin Fondacioni i Kongresit për të Drejtat e Njeriut ua jep individëve për guximin dhe sakrificën e tyre për të Drejtat Njerëzore dhe çështje humanitare, do t’i jepet «demokracisë shqiptare». Çmimi do të ju dorëzohet ju dhe presidentit Sali Berisha në një ceremoni në Nju-Jork në tetor apo nëntor të vitit 1992. Dr. Berisha u gëzua shumë kur dëgjoi për këtë gjatë takimit që patëm të javën e shkuar në Shkup. Më parë ky Çmim me prestigj u është dhënë presidentit të Çekosllovakisë, Vaclav Havelit, Dalai Lames nga Tibeti dhe Lëvizjes Demokratike të Studentëve Kinezë të Sheshit Tien An Men, thuhet në fund të letrës të nënshkruar nga Dejvid L. Filips.

TAKIM HISTORIK MIDIS PRESIDENTIT BUSH DHE PRESIDENTIT BERISHA

Të hënën, presidenti, Sali Berisha, u takua me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Bush. Presidenti Berisha mbërriti në Shtëpinë e Bardhë në orën 19.30 sipas orës së Shqipërisë, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Alfred Serreqi dhe ministri i Tregtisë dhe i Marrëdhënieve me jashtë, Artan Hoxha. Ai zhvilloi një bisedë të përzemërt me presidentin, Xhorxh Bush. Në takim ishin të pranishëm ministri i Jashtëm, Xhems Bejker, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, William Rojerson dhe zyrtarë të tjerë, Presidenti Bush i uroi presidentit Berisha mirëseardhjen dhe e siguroi se Shtetet e Bashkuara mbështesin proceset demokratike në Shqipëri. Ai shtoi se nënshkroi një marrëveshje për ndihma ekonomike për Shqipërinë e cila i është dërguar Kongresit për miratim. Presidenti Berisha i shprehu presidentit Bush mirënjohjen për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë zhvillimeve demokratike në Shqipëri, Presidenti Berisha i tha presidentit Bush se Shqipëria ka kaluar një periudhë gjatë së të rëndë nën shtypjen komuniste dhe gjendja e tanishme e vendit është e vështirë. Prandaj Shqipërisë i nevojitet një ndihmë e menjëhershme në këtë periudhë të kalimit në tregun e lirë. Të dy personalitetet biseduan edhe për gjendjen e shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Kjo është hera e parë që një president i Shqipërisë takohet me presidentin amerikan. Pas takimit me presidentin Bush dhe zyrtarët e tjerë të lartë amerikanë presidenti Berisha tha: - Unë mendoj se ky takim ka qenë historik. Ai hap një erë të re në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne diskutuam gjerësisht mbi gjendjen ekonomike dhe politike në Shqipëri dhe gjendjen në rajon. Mund të them se kemi gjetur mirëkuptim në të gjitha problemet për të cilat biseduam, Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara plotësisht për të ndihmuar Shqipërinë dhe në zgjidhjen e problemeve në rajon. Korresp. i «RD».

Takime të nënkryetarit të Partisë Demokratike, Z. AZEM HAJDARI në zonën e Shijakut

Takime të nënkryetarit të Partisë Demokratike, Z. AZEM HAJDARI në zonën e Shijakut Në datat 11 dhe 12 qershor nënkryetari i PD dhe shefi i sektorit politik të PD, z. Azem Hajdari, zhvilloi takime në zonën elektorale nr. 13 zonë të cilën e përfaqëson si deputet në Kuvendin Popullor. Ai zhvilloi takime në një numër fshatrash si dhe në takim të rëndësishëm me drejtues të ndërmarrjeve ekonomike të Shijakut. Në këtë takim ai u bëri thirrje atyre të angazhohen totalisht për vënien e ndërmarrjeve të tyre në punë si dhe që të bashkëpunojnë me specialitetet të ndërmarrjeve të tyre, për të strukturuar programet afatgjatë e fatshkurtra për t’iu përshtatur reformave ekonomike të qeverisë. Z. Azem Hajdari në këtë takim si dhe në takimin që pati me bashkiakun Sallmone theksoi se PD zgjodhi qeverinë e vet demokratike dhe do ta mbështesë fuqimisht për programin që i ka paraqitur parlamentit dhe të cil- (Vijon në faqen 2)

A po vepron PS si opozitë konstruktive dhe e sinqertë?

Udhëheqësit e PS dhe gazetaret e saj, rrogëtarë apo vullnetarë, nuk po lodhen duke hedhur ... - Gjykohët nga veprat dhe - Gjyk ohet nga veprat dhe jo nga fjalët PS don të shkëputet në kongresin e saj qofte edhe me një fantazmë fitoreje - Me skenarin e tokës së djegur, që zbatoi edhe ditën me diell PS e shkatarroi vendin aq keq, sa nuk e tepërojmë, po të themi se jemi përsëri si më 29 nëntor 1944. Plagëve të rënda që na la trashëgim PP apo PS, u janë shtuar edhe vështirësitë e natyrshme të shkatarrrimit të sistemit të vjetër dhe të kalimit në ekonominë e tregut. Është PP apo PS, rruga që u ndoq nga verbëri dhe kokëfortësi që na hodhi në gremine. Por sipas asaj vazit të vjetër enverian, socialistët duan t’ua hedhin fajin të tjerëve, në radhë të parë, PD dhe demokracisë në përgjithësi. E kanë lënë shtëpinë tonë madhe gërmadhe, me katër mure dhe për ta bërë së mbari, siç e duam të gjithë, patjetër që duhet kohë, mbështetje, ndihmë e madhe nga brenda dhe nga jashtë. Se sa të «sinqertë» janë socialistët, se ata hedhin benzine në pakënaqësinë e hershme popullore, duket qartë edhe në qëndrimin e tyre në parlament. Ata që deri dje i kishin vënë këmbën në fyt popullit, tani na shiten si më të përgëjurarit e tij, sikur nuk u kanë bërë bula dhe nuk i zë gjumi për hallet e tij. Populli i dha votën PD, që ajo të korrigjojë disa padrejtësi të diktaturës enveriane dhe që të shkulkë nga rrënjët filizat e saj anemike e pa të ardhme. Këtij qëllimi i shërbejnë edhe dy nga shumë vendime të parlamentit dhe të qeverisë së re: shtesa e (Vijon në faqen 2)

Dashuria jonë për DEMOKRACINË

Duhet të kuptojmë dhe pranojmë që në këtë kohë tranzicioni demokracia jonë është e ekspozuar para korenteve të ftohta të ardhura nga shumë anë: Ata që humbën pushtetin politik janë gati të rrinë dhe pa ngrënë duke u shëndoshur me dobësimin e demokracisë. Kolona e pestë e tyre janë aparatikët e atij sistemi, një sklerozë e vërtetë e kombit tonë. Është jetike për demokracinë largimi i tyre, i cili i shërben mirëqenies dhe humanizmit njerëzor. Një rrezik aktual për demokracinë unë e shoh në këtë kohë edhe tek disa të cilët bëjnë diçka më tepër se të tjerët për realizimin e fitores së saj. Duke qenë se gradën e emancipimit të mendimit tonë qytetar e kemi në nivele jo të larta rreziku i trajtimit në mënyrë subjektive i proceseve demokratike është i madh. Mungesë jo të vogla kanë edhe lidhjet e dobta të organeve drejtuese të PD në qendër me ato të rretheve. Një pjesë ka edhe përbërja e Këshillit Kombëtar (përjashto këtu kryetarët e PD të rretheve). Megjithatë, ky polarizim do të minimizohet në qoftë se këta të zgjedhur do të kontaktojnë shpesh me periferinë. Mjafton të them që në mbledhjet e radhës komisionit drejtues të PD Berat nuk ka asistuar asnjë nga të zgjedhurit në organet drejtuese qendrore për shkëmbime me përfitime të dyanshme. Kjo e fundit bën atë që opinionet për një rreth t’i afrohen qendrës nëpërmjet kryetar-sekretar të PD që, sido që të jetë, nuk e shmangin mendimin subjektiv. Në demokraci nuk ka të vonuar. Kjo thënie shpreh vlera jetike për ekzistencën dhe zhvillimin e demokracisë. Ai që ka bërë diçka për demokracinë dhe realiteti i të kuptojë se duhet të kthehet në vendin e tij të punës, kjo përbën vështrimin në veprën e tij demokratike. Kënaqësia e vërtetë e një demokrati duhet të qëndrojë në atë që ai bën diçka për t’i krijuar në mënyrë subjektive i proceseve demokratike është i madh. Mangësi jo të vogla kanë qenë me ato të rretheve. Evidenca e natyrshme që shumë nga të zgjedhurit në organet qendrore të PD të ishin nga kryeqyteti real e tejkalon për këtë një polarizim jodemokratik. Mjafton të them se në kryesinë e PD nga 19 veta zgjithsë 16 banojnë në kryeqytet. Pak a shumë këtë tendencë në vendin e tij të punës, kjo përbën vështirësinë demokrati duhet të qëndrojë në atë që ai bëri diçka për t’i krijuar ambient zhvillimi njeriut të pastër dhe të aftë që në ky dhe me pikëpamje partiake diverse me aftësi për të hapur rrugën të aftit, në planin kombëtar do të ketë më shumë të mira materiale dhe shpirtërore dhe për më pak të aftët. Kjo nuk është (Vijon në faqen 2)

... konstruktive dhe e sinqertë?

Udhëheqësit e PS dhe gazetaret e saj, ngrogtare apo vullnetarë, nuk po lodhen duke hedhur tullumbace dhe fishekzjarre për të gjengjë vendin dhe botën se partia e tyre nuk është PP 50-vjeçare, se është distancuar nga Enveri, teoria, praktika dhe tradita e tij, se është e denjë për internacionalen socialiste. Le ta nisim analizën me grupin e saj parlamentar. Krahasi disa intelektualëve me reputacion, ajo u dha mandatin e deputetit edhe disa njerëzve, që duket të ishin me kohë në bangën e të akuzuarve apo në qelitë e burgjeve, për faj të vjetrat dhe të reja. Me sa duket, kjo mbështetje e pamerrituar është një borxh që u jepet atyre për t’i shërbyer partisë deri në vetëdemaskim të plotë apo deri në vetësakrifikim. 22 marsi na e dha pushtetin në një nga periudhat më të rënda, më të vështira, më kritike.

AMBASADA GJERMANE INFORMON

Më 12 Qershor mbrritën në Durrës 10 autoambulanca të tjera nga Gjermania. Ato janë një dhuratë e Qeverisë gjermane për përmirësuar transportin e të sëmurëve në Shqipëri. Kjo dërgesë plotëson flotën prej 120 automjetesh, që Gjermania i dërgoi në Dhjetor 1991. Ambasadori gjerman, Dr. Claus Vollers ia dorëzoi Auto-ambulancat Zv. Ministrit të shëndetësisë, Dr. Nuri

Zoti DOKLE, kishit të drejtë...

Skena që ndoqëm në televizion, përmbledhtas: Deputeti Skënder Shkupi, në emër të komisionit parlamentar të mjeteve të informacionit, lexon karakteristikat e anëtarëve të këshillit drejtues të RTV. Kur vjen radha e kandidatit të propozuar nga PS për në këtë këshill, zoti Shkupi me shumë mirësi, thotë: Karakteristikat e këtij zotërinie nuk po i lexoj, sepse PS nuk i ka sjellë. Në se dikush i ka ato, nga PS, mund të na njohë me to edhe tani. Kryetari i grupit parlamentar të PS, shoku N. Dokle, vendosi me sa duket, t’u kursente kohën deputetëve, ndaj u mjaftua me një frazë lakonike: - S’ka nevojë t’u lexohen karakteristikat tanëve. Ata i njeh populli. Ndoshta s’qenë të pakët telesikuesit që nuk e pëlqyen agresivitetin e kryetarit Dokle. Por për hir të së vërtetës duhet pranuar se ai kishte të drejtë në këtë pohim. Kandidatët e propozuar prej socialisteve vërtet populli i njeh e s’ka se si të mos i njohë, sepse: 1. Kujtim Ymeri. Një jetë të tërë i brumosur me mësimet marksiste - leniniste të shokut Enver, si botues i «veprave» të tij në Institutin famëkeq të studimeve m-l, të drejtuar nga Nexhmija, nga F. Nano e F. Kumbaro, e kumbarë të tjerë si kjo dorë. Për besnikëri të patundur ndaj tyre, pasi u theksua e u brumos aty, u dërgua në qeverinë Qarçani, në zyrën e shtypit, që t’i propagandonte zellshëm e me nivel bemat e saj të njohura. 2. Sefedin Çela. Shok e mik i ngushtë i Kujtimit, 1 përgatitur si kuadër në të njëjtin furrik të kloçkës Nexhmije. 3. Albert Minga. Regjisor i filmave me banda e diversantë që janë «kriminelë» vetëm pse janë antikomunistë, njëkohësisht kandidat për deputet i PS në zgjedhjet e fundit. Edhe këtë e njeh shumë mirë populli. Me mirë se kushdo populli i rrethit të vet, Vlorës, i cili nga që e njihte, nuk ia dha votën, për deputet. Të kemi kolegë e nuk do ta dëshironim të merreshim me ta, por këtë na e imponoi ish kolegu ynë i përbashkët, ylli që komunisti shqiptarët e zbuluan papritur pikërisht kur ylli i tyre kishte perënduar përfundimisht, zoti N. Dokle. Me prepotencën e zakonshme ish-anëtari i Byrosë Politike, zoti Dokle vendos mbi shkallë, sipas traditës së mirëfilltë puniste. Me atë mënyrë parlamentare të prepotencës (shteti i vetëm), dhe nuk ua lexoi karakteristikat, siç u bë për gjithë të tjerët. Për hir të transparencës s’mbi të detyrat të plotësojmë këtë manovër të publikuar me të dhëna e prova, prandaj i shkruam përmbledhtas në këtë pjesë.

Ku rrjedh lumi i Smokthinës

Smokthina — vendi i shkëm-binjve të shumtë dhe i fushës bujqësore, por i njerëzve punëtorë dhe të fortë për të përballuar një mbijetesë të vështirë. Veçkë, Ramicë, Verbas, Matogjin, Bashaj, Vermik, Mesaplik e Ballaban — fshatra të harruar të kësaj krahine në zonën e Lumit të Vlorës, të cilët prej disa muajsh kanë mbetur pa linjë interurbane. Pasi lënë pas Drashovicën, hyjmë në zonën e Lumit, Shushica këtu ka një luginë të ngushtë që vazhdimisht çakërshohet nga vargm allet Tartari dhe Lungara përsa këta takohen në gryken e Kuçit. Mbërrijmë në Kotë, dërdurale e zonës, ku era e re e demokracisë përqafon vetën me ndryshimin e dekorit të veshjeve në përpjekje. Ka ndryshime ar nga mendësia, teksa përballë qeveret papërndashktuar, këto gjithashtu përmbajnë qe... Në ë shtojer i qytet-ishatit Ko- Sapo hymë në Velçën e shpe-llave të dëgjuara, Buzëmbarëjta nuk i pengon disa familje të na përshëndesin me dy gishta dhe fjalët: «Liri — Demokraci...» Ramicien, fshatin mbi gurë, e mbërrijmë pa rënë nata. Është fshati i 36 dëshmorëve të LNÇL dhe i një lapidari të madh në qendër të tij. Përreth gurët nuk bëjnë, ndërsa të shkurruet e terrallit dhe kocimarrës tashmë janë bërë njësh me errësirën. Mes diskutimesh për demokracinë dhe shqetësimet e fshatit, çinë dhe shqetësimet e fshatit, çinë dhe shqetësimet e fshatit, ish-komunisht të vjetër, Muço Lame, Shpeshtim për la si zonjë kryesishte blertgore, ishin çmi-met e ulëta të grumbullimit të produkteve, të cilat nuk e stimulojnë dhe garantojnë fshtatarin. Gjithashtu, klubi peng prej politikës së «armiqve» demokrate si socialistë shpërnguljen prej fushave të Ballabanit. Bodeit e Parikës dhe bjellën këtu në malet e gurëve. Megjithatë, ata — «Shyqyr se shpëtuam nga mbledhjet pa fund të kryesisë» — thotë djali i xha Muços, Shkëlqimi, — ish-financieri i kooperativës. — «Shyqyr se shpëtuam edhe nga ditët e Enverit», — shton xha Muçua. Ai ka respekt për PD dhe thotë se, ata që e nisin të parët demokracinë do të jenë të nderuar e gjithë kombi. LIRI DHE BLASFEMI Më në thellësi të maleve mbërrin Matogjin, fshatin shtatëmbëdhjetë rrashtë shkëmbore. Aty, në breg, takojmë mësuesin Shpend Curraj. Zhvillonte orën e fizikulturës me nxënësit e vet: garë vrapimi 200 m mbi një rripë gjigand gurësh. Kryetari i PD për fshatin, mjeku i ri Naim Cobal, na thotë se fshatari sot jeton dhe të vështira. Megjithëse ai ka 50 krerë dhi, grunja e tij nuk ka as 75 lekë për vetra të blejë ilaçe. — Zona jonë — thotë Namiku — është zonë e gorre dhe dhunet të subvencionohet nga shteti siç e zonat Verilindore. Gjithashtu, tu do të ishte e domosdoshme që të vendoset një halkë ndërmjetëse fshat — qytet për t’u ndërrerë rrugën spekulimeve në shpërndarjen dhe çmimet e plehrave, farërave, etj. Mungesa e shtypit dhe TV (repetitori i shkërruar), ka bërë që këtu demokracia të përparo-jë me vështirësi dhe blasfemi; një intelektual arrin të bëjë propagandë për PS, teksa mal më tej fëmijë i fshatit përtëypë një krokodil bukë të ftohtë misri... Megjithatë, fshatari tashmë ndien veten më të sigurtë: ka lirinë dhe pronën. «FITORJA E DEMOKRACISË — BESIM DHE SIGURI...» Bashaj në thellërin e vet, perfund malit të Tartarit, është fsha (Vijon në faqen 3)

- Gjyk ohet nga veprat dhe jo nga fjalët PS don të shkëputet në kongresin e saj qofte edhe me një fantazmë fitoreje -

Duke qenë se gradën e emancipimit të mendimit tonë qytetar e kemi në nivele jo të larta, rreziku i trajtimit në mënyrë subjektive i proceseve demokratike është i madh.

shpejt! Sasi e... saj e... da dhe shtre- e ka... Pra, en PS. ...ekuar ...dhanë... Si- ...e pa- ...an- ...mumm ...emo- ...roma) ...jme ...allën ...LLL