Presidenti, z. Sali Berisha u kthye në Atdhe
Vizitë historike dhe shumë e suksesshme
Presidenti Bush dhe zoti Ghali do të vizitojnë Shqipërinë
■ Vizitë historike dhe shumë e suksesshme
■ Presidenti Bush dhe zoti Ghali do të vizitojnë Shqipërinë
Të shtunën pasdite u kthye nga vizita në SHBA dhe Zvicër delegacioni ynë i kryesuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Dr. Prof. Sali Berisha. Në aeroportin e Rinasit kishin dalë për ta pritur Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, z. Pjetër Arbnori, Kryetari i Këshillit të Ministrave, z. Aleksandër Meksi, Zv. Kryetari i Këshillit të Ministrave dhe ministri i Rendit Bashkim Kopliku, Sekretari i PD. z. Tomor Dosti, anëtarë të qeverisë, të Komisionit Drejtues të PD, sekretari i përgjithshëm i Kabinetit të Presidentit, z. Kolec Topalli, titullarë të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë etj.
Pas një qëndrimi të shkurtër në një nga sallat e pritjes së aeroportit z. Berisha u takua me gazetarë të RTSH, ATSH dhe të organeve të shtypit tonë, të Kosovës etj. dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre.
Ai e vlerësoi vizitën e tij në SHBA historike dhe shumë të suksesshme jo vetëm në planin politik, por edhe ekonomik, kombëtar. Kjo vizitë - theksoi Presidenti Berisha i përmbushi të gjitha qëllimet dhe objektivat tona. Zhvillova një takim tepër të ngrohtë e tërësisht prej 45 minutash me Presidentin Bush. Atë ditë ai kishte firmosur vendimin për t'i dhënë vendit tonë statusin e vendit më të favorizuar në tregti. Nënshkrimi i këtij akti është me rëndësi të madhe e të gjithanshme për Shqipërinë, sepse hap rrugë dhe perspektiva të gjera për zgjerimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike midis dy vendeve, krijon mundësi për kre- [vazhdon jashtë pjesës së dukshme]
Në qendër të faqes vazhdon teksti: demokraci? Prandaj nuk duhet të kritikohëmi që të rrëm- [teksti i kolonave vazhdon]
Me Presidentin Bush, z. Xhejms Bejker, z. Butros Ghali dhe personalitete të tjera të politikës amerikane, si senatorë, kongresmenë etj. diskutuam për shumë probleme të gjendjes politike dhe ekonomike në vendin tonë, për rrugët e daljes sonë nga kriza dhe rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë sonë. Biseduam gjerësisht edhe për krizën që ka mbërthyer ish federatën jugosllave, për rrezikun e madh që paraqet për rajonin tonë dhe më gjerë agresiviteti i papërmbajtur shovinist i Milosheviçit si dhe zhbërja e zjarrit të luftës në Kosovë. Një vëmendje të madhe iu kushtuan zgjidhjes së drejtë të çështjes së Kosovës. Edhe për këtë problem personalitetet amerikane përgjithësisht shprehën shqetësimin dhe gatishmërinë e vendosmëri për të ushtruar të gjithë ndikimin e tyre që të ndalet sa më parë lufta civile në ish republikën jugosllave.
Më poshtë z. Berisha u foli gazetarëve për takimet e tij të shumta me drejtues të organizmave ekonomike dhe financiare amerikane e botërore, me afaristë, financierë etj.
Në bisedat me ta - theksoi z. Berisha - insistova që investitorët e huaj të vijnë të sigurtë për të investuar në Shqipëri, sepse vendi ynë nuk është shkreterëtirë por një vend me pasuri të mëdha nëntokësore, me një natyrë dhe klimë tepër të favorshme për turizëm, me njerëz që e duan punën dhe duan të punojnë. Natyrisht i garantova se do të përgatitshim një legjislacion bashkëkohor që do të mbrojë investimet dhe pasurinë e tyre.
Mbresa të shumta e të paharrueshme - vazhdoi z. Sali Berisha - kam nga takimet me vëllezërit tanë të diasporës që jetojnë në SHBA. U entuziazmova shumë kur i pashë se ishin të bashkuar si kurrë ndonjëherë. Dyështësinë e pritën me gëzim të papërshkruar dhe ne do tua japim. Ky është një obligim i ynë, një detyrim kombëtar ndaj tyre, por nga ana tjetër do të obligojë edhe ata në shumë për të ndihmuar atdheun.
Pastaj z. President foli për qëndrimin e tij dy ditësh dhe takimet që pati në Zvicër. Të premten paradite ai ishte i ftuar ndër të tjerët në një darkë të organizuar nga organizata zvicerane Fondacioni i Forumit, ku merrnin pjesë kryetarë shtetesh, kryetarë qeverish, kryetarë dhe parlamentarë nga shumë vende. Seanca e parë e këtij aktiviteti iu kushtua Shqipërisë. Në bisedimet me z. De La Myrez, me z. Zhan Pol Kantero etj. personi Il-tet zyrtare - tha z. Berisha - kërkova që qeveria zvicerane të lejojë edhe për qytetarët shqiptarë emigracionin sezonal, veçanërisht në bujqësi, ndërtim etj.
Në fund z. Sali Berisha i njoftoi gazetarët se u kishte bërë ftesa për të vizituar Shqipërinë Presidentit Bush dhe z. Butros Ghali: Të dy kishin pranuar me kënaqësi dhe kishin premtuar se do të vinin në vendin tonë në kohën më të volitshme për ta.
XHEVAT MUSTAFA
rimin tonë të dyfishtë: ekonomik dhe social. Por…
Demokracia e vërtetë nuk mund të pranohet këtë poshtërim që u bëhej vëllezërve tanë të një gjaku. Asnjë të drejtë më shumë s’ka pse të kemi unë që jetoj këtu nga vëllai im, të cilin dallohet e represionit ekonomiko-politik e larguan nga vatra e familjes. Dhe asnjë të drejtë nuk ka asnjë njeri që ta pengojë atë të vijë këtu për të ndërtuar diçka me ato dollarë që ka fituar me djersën e ballit. Por, ligjet e komunizmit ishin të prera e të rrepta. Shqipërinë duhej ta gëzonin vetëm njerëzit e Bllokut
shin «armiqtë kriminelë» të luftës, ata qenë dënuar për pjesësisht të mos ktheheshin në Shqipëri. Sa bij e bija vdiqën pa parë të afërmit e tyre; prindërit ose fëmijët. Sot jo, sot demokracia krijon kushte reale ligjore për vëllezërit tanë kudo në botë. Të vijnë edhe këtu, të bëjnë investime, të marrin pjesë edhe në jetën politike e shkencore, madje, si tha presidenti ynë, të vinë njerëzit më të shquar edhe kandidaturën për president.
Pse tingëlloj kjo thënie si shumë e avancuar për mua? Sepse monizmi na la mbrapa në përgatitjen tonë shqiptare
zonë dyshimesh për Shqipërinë, siç kam dëgjuar, mund të jetë një zgjidhje e mardhënieve
MARRËDHËNIET MIDIS DY VENDEVE TONA DESHMOJNË PËR NJË DINAMIKË NË RRITJE
Zoti President,
Ju falënderoj për letrën tuaj të datës 17 maj 1992. Dëshiroj shumë t’ju shpreh dhe unë gjithashtu kënaqësinë për rezultatet e vizitës simë të paradokohshme në Tiranë. Dy vendet tona duhet të përbëjnë një faktor stabiliteti në rajon dhe një shembull bashkëpunimi harmonik dhe paqësor. Për këtë ekzistojnë garancitë e nevojshme. Unë besoj që marrëdhëniet midis dy vendeve tona të jenë gjithnjë në dinamikë në rritje si në nivel dypalësh ashtu edhe në nivel ndërkombëtar.
Delegacionet që u mblodhën në Athinë, me 22-23 maj, patën takime konstruktive dhe shqyrtuan marrëveshjen mbi bazën e konsultatave. Nënshkrimi dhe vënia në zbatim e atyre që janë arritur nuk duhet të vonojë.
Përsa i përket dhënies së kredive, ne do t’i akordojmë sipas nevojës çdo lehtësi të mundshme. Priftet që ministri i Financave, z. Bull, të bëjë një vizitë të afërt në Athinë me qëllim që modalitetet e kredive të rregullohen përfundimisht dhe të vihen në zbatim sa më shpejt të jetë e mundur.
Unë ju kam siguruar tashmë që Greqia do të pranojë një numër shqiptarësh për punë sezonale me qëllim që të ndihmojë vendin tuaj që ndodhet në një gjendje ekonomike të vështirë. Është bërë tashmë një shkëmbim i parë mendimesh midis autoriteteve kompetente të dy palëve dhe shpresoj shumë që do të arrijmë shpejt në një marrëveshje.
Bashkëpunimi ynë mund të përfshijë gjithashtu edhe fusha të tjera. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ju, ashtu siç e kam afirmuar tashmë në Tiranë, në të gjitha fushat dhe interesat të përbashkët dhe do të presim të dërguarit tuaj dhe do të studiojmë propozimet tuaja për këtë gjë. Në fushën e Marrëveshjes Tregtare dhe Bujqësisë rruga tashmë është hapur.
Jam i sigurt që bashkëpunimi në këto fusha do të krijojë bazën e një zhvillimi të mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy popujve tanë. Po kështu unë jam i bindur që minoriteti grek në Shqipëri do të kontribuojë në mënyrë vendimtare për këtë qëllim.
- Letër e zoti Konst<PRIVATE_PERSON>in Mico-taqis dërguar zotit Berisha -
Jam i lumtur që ne jemi dakort që këta qytetarë shqiptarë në lidhje miqësie midis një lidhjeje miqësie midis vendeve tona e popujve tonë. Jam i kënaqur nga flakët tuaj gjatë takimit tonë të fundit dhe veçanërisht për vendimin për të siguruar atyre të gjitha të drejtat e qytetarëve shqiptarë ashtu siç ia parashikuar në kuadrin e KSBE.
Po kështu jam i bindur që është e nevojshme të zhvillojmë dhe të institucionalizojmë konsultimet tona përsa i përket problemeve kyçe me të cilat po ballafaqohet Ballkani. Bashkëpunimi i sinqertë midis dy vendeve tona mund të përbëjë një faktor të rëndësishëm stabiliteti dhe të kontribuojë në vendosjen e paqes dhe sigurisë në të gjithë rajonin. Ne jemi të gatshëm për të shqyrtuar një mekanizëm konsultimesh midis dy ministrive tona të jashtme të jashtme për të realizuar këtë qëllim.
Shpresoj që së afërmi ne do të kemi nderin t’ju presim në Athinë, sipas një ftese të Presidentit të Republikës me qëllim që të procedojmë me hapa të mëtejshëm për një zgjerim të marrëdhënieve të mëtejshme tona dypalëshe.
Me vlerësimin tim më të lartë
KONSTANTIN MICOAQI
anshme zgjerimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike midis dy vendeve. Për Shqipërinë, me fjalën e Presidentit Berisha, do të realizojë dëshirën e saj.
Të gjitha këto janë piketa për të ardhmen e sigurt: Fatkeqësia jonë qëndron në faktin se jemi aq të varfër e të stërmunduar në mirëqenien që na ka zënë, sa s’kemi forca të presim shumë, në një kohë që detyrimisht na duhet të presim. Ndryshimet kam besim se do të vijë çdo ditë dhe në të gjithë drejtimet.
PETRO DHIMITRI
një mekanizëm konsultimesh midis dy ministrive tona lartë
KONSTANTIN MICOAQI
Mos flisni nga vrima e miut
Kundërgazeta ZP replikon me një shkrim timin, Ai «Çik Kadenë» (zonjushë-shqip) kundërargumenton bishtin dhe jo kokën, që është: «Jini për çështje kombëtare dhe stabilitet?» Pse përgjoj ushtrinë?
». Sa kombëtare dhe të prirë për armëdhënie jeni po e tregoj në gjashtë ditë të javës në 3 faqe gazete ku derdhni lumenj vreri për qeverinë dy-muajshe, insinuatat që bëni dhe konfliktet që nxisni për «damarë» të kombit si ato Veri-Jug, ligi - veteran, ushtarak - intelektual. Të përforcuar me oficerë sigurimi rihapni plagën balllist - partizan, dhe vazhdoni luftën e biografive, që i kanë kushtuar shumë kombit. Me mish e me shpirt merrni në mbrojtje burokracinë e korruptuar shqiptare që i ka punuar qindin këtij populli.
Vjedhësit dhe kriminelët që shohim në TV, të cilëve juve u gëzoheni janë fara që mbollët ju dhe policia po e korr, për të cilën ju veç nxini.
Nuk fyhem aspak nga fjalori i rrugës që përdor anonimi (mbiemri beratas - emri dhe bejta nga Kurve-leshi) në gazetën anonime (gazetë e PS - emri dhe gjuha të PK - PP), bile e më-hollës: Më habit fakti që për të rimarrë pushtetin nuk u bëjnë syte dritë sa përndhosni karakterin duke u fshehur nën pseudonime. Shqiptari nuk e ka pasur zakon të flas nga vrima e miut.
Zotërinjtë të ZP dhe ju që thatë komandën «sulm - pa-rull» Shqipëria është në gjendje kome. Ajo kërkon transfuzion. Fati i saj vlen më shumë se një mijë - dymijë karriget të burokracisë tuaj. Këmbën serbo - sllave e nacionalisht Millosheviq po bie
(Vijon në faqen 2)
U arrestua ish-kryetari i DRP të Korçës- nënkolonel Sotiraq Çeta
Para pak ditësh u arrestua ish-kryetari i DRP të Korçës, nënkolonel Sotiraq Çeta për shpërdorim të detyrës dhe për arsye se më datën 3.6.1992 kishte shkelur kufirin pa leje.
Sotiraq Çeta ka punuar për shumë vite në Degën e Punëve të Brendshme të Korçës si sekretar partie i PPSH. Dihet çfarë peshë kishte ky post atëherë në DPPB.
Vetëm para një viti e gjysmë ose dy vjetësh, kur ligji i shkeljes së kufirit u ndryshua nga «për tentim arratisje» në «kalim të kufirit pa leje», shumë djem të Shqipërisë të mbetur pa perspektivë dhe pa punë tentuan të kalonin kufirin për në Greqi. Për ata nuk u zbatuan ligji i kalimit të kufirit pa leje, ndaj u pritën me plumba dhe u vranë.
Ka të dhëna për raste që janë kapur djem, dhe në vend që t’i kalonin organave të hetuesisë dhe të gjyqit, janë pushkatuar në mes të pyllit. Për këtë duhet të ketë dijeni edhe z. Sotiraq Çeta. Pas fitores së PPSH në zgjedhjet e 31 marsit 1991 dhe përpjekjeve të saj për «rinovim» i përkedheluri i kësaj partie, z. Sotiraq Çeta: u e-mërua kryetar i DRP të Korçës. Partia Socialiste çdo ditë betohej se ajo vetë ishte «rinovuar» dhe se «rinovoi» edhe DRP dhe Sotiraq Çetën. Por si u rinovua Sotiraq Çeta? Me të marrë postin e kryetarit të DRP të Korçës ai u kujdes dhe përlau tri dhoma e një guzhinë, dhe edhe pse kishte shtëpi private në një kohë kur shumë të tjerë ishin dhe janë edhe sot pa strehë. Pasti përdori «kërbaçin dhe kulacin». Ishte mjeshtër i kapjes së situatave. Paralelisht e PPSH «Të çojojmë me situatat» e kishte bërë të tijën për të përfituar sa më shumë. Si i privilegjuar i regjimit komunist ai kishte rrëmbyer gjithçka. Dhe, pse të mos rrëmbejte edhe në këtë periudhë kalimtare? Anarkisë i dha dorën e miqësisë dhe, si kryetar i DRP, i hapi rrugë. Po korrupsionit? Qarkullojnë fjalë për një korrupsion të madh në doganën e Kapështicës, ble edhe më tutje. Është arrestuar edhe komandanti i doganës me disa doganierë. Por, për të vërtetën dhe faktet reale, më mirë le t’ia lëmë fjalën hetuesisë dhe gjyqit.
BEHAR FEJZULLAI
Mës flisni nga
Deklaratë e Qeverisë
Deklaratë e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë
Qeveria e Republikës së Shqipërisë, nisur nga dëshira për të kontribuar në forcimin e marrëdhënieve të gjithanshme me vendet e rajonit të Detit të Zi, përshëndet takimin e nivelit të lartë të vendeve të Detit të Zi për Deklaratës mbi Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi, që do të mbahet në Stamboll më 25 qershor 1992 dhe deklaron se është e gatshme të marrë pjesë në takim në cilësinë e vendit anëtar me të drejta të plota.
Duke e konsideruar shumë të vlefshme bashkëpunimin në këtë rajon dhe përreth tij, Qeveria e Shqipërisë shpreh miratimin e saj për të gjitha dispozitat e kësaj nisme.
Qeveria e Republikës së Shqipërisë është e bindur se kjo iniciativë do t’i shërbejë zgjerimit të marrëdhënieve ndërmjet vendeve anëtare si dhe forcimit të mëtejshëm të paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon.