PRESIDENTI I REPUBLIKËS SALI BERISHA, U NIS PËR NË TURQI
Presidenti i Republikës së Shqipërisë prof. dr. Sali Berisha, u nis më 24 qershor pasdite për në Turqi, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e vendeve pjesëmarrëse në Nismën e Detit të Zi.
Në këtë veprimtari Presidenti i Republikës shoqërohet nga ministri i Jashtëm Alfred Serreqi dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë, Genc Rulli.
Për ta përcjellë Presidentin në aeroportin e Rinasit kishin dalë Kryeministri Aleksandër Meksi, nënkryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor Shaqir Vukaj, zëvendëskryeministri dhe ministri i Rendit Publik Bashkim Kopliku, ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali, ministri i Drejtësisë Kudret Çela, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Dhimitër Anagnosti, Zo- [vazhdon]
…ti Sali Berisha u takua dhe u përshëndet me ta, si dhe me ambasadorët e Turqisë, Greqisë, Rumanisë e Bullgarisë, vende pjesëmarrëse në Nismën e Detit të Zi.
Presidenti Sali Berisha i shoqëruar nga kryeministri Meksi kaloi pastaj në revistë rojën e nderit.
(ATSH)
ZGJEDHJET LOKALE – NJË BETEJË QË DUHET TA FITO-JMË PATJETËR
Sipas dekretit që nxorri këto ditë Presidenti i Republikës z. Sali Berisha, më 26 korrik do të zhvillohen zgjedhjet për organet e pushtetit lokal.
Këto përbëjnë një aksion me rëndësi të madhe jo vetëm politike, por edhe sociale e ekonomike. Më 22 mars ne arritëm të pushtojmë majën e piramidës shtetërore, që përbën padyshim një fitore historike të demokracisë mbi komunizmin. Por na duhet patjetër ta fitojmë edhe këtë betejë të dytë e vendimtare, të kemi në dorë edhe bazën e kësaj piramide. Po t’ia arrijmë kësaj do të kemi pushtetin në të dy duk- [fjala e prerë në fund të rreshtit] ar, faktor që është përcaktues për ecurinë e vrullshme, të pandërprerë të reformave thellësisht demokratike në politikë, ekonomi, për suksesin e tyre. PS, duke e kuptuar thellë rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, duke nxjerrë mësime nga humbja dërrmuese në zgjedhjet e 22 marsit, konsekuente në objektivin e saj për ta bërë sa më të vështirë, bile të pamundur qeverisjen e vendit nga PD, dhe forca të tjera demokratike, ka kohë që e ka nisur betejën e dyfishtë elektorale, është hedhur në sulm frontal, veçanërisht në fshat, ku do të përcaktohet gjithçka. Nëpërmjet «ZP», komisarëve të saj të vjetër e të rinj, ajo po zhvillon një fushatë të etshme e të egër propagandistike me gjuhën, tonet dhe demagogjinë që e ka karakterizuar gjithnjë. Punishtja e saj e vjetër e shpifjeve, trillimeve, thashethemeve, presimeve bosh punon me kapacitet maksimal për ta mbuluar me tymnajë demokratinë, për të mbjellur çoroditje e pesimizëm, për të futur pyka mosbesimi, ftohjeje e zhgënjimi ndaj PD në elektoratin e saj. Po shfrytëzohet për këtë qëllim edhe mungesa e gjatë në treg e disa artikujve ushqimorë, që e parapërgatiti po vetë me synimin që shqetësimet e kërkesave të ligjshme të popullit dhe të padurimit të tij, t’i bien vetëm mbi qeverinë e re. Të gjitha e dimë mirë se ajo u largua nga pushteti pasi zbatoi për dy vjet me egërsi skenarin e tokës së djegur, duke i lënë qeverisë sonë shtëpinë tonë të madhe një gërmadhë vetëm me katër mure, me një ekonomi të rrënuar, me rreth 600 milionë dollarë borxh, me arkën e shtetit bosh, sa hyn m’u e thyen kokën; me magazina të shkatërruara e të vjedhura, me mallrat e të cilave mund të garantohej furnizimi i popullit deri më vjeshtë apo edhe më tutje. PS po shfrytëzon me një egërsi barbare varfërinë e tmerrshme [teksti vazhdon jashtë kuadrit] furnizimi i popullit deri në egërsi barbare varfërinë e tmerrshme dhe papadurimin e popullit, për të cilat është përgjegjëse dhe fatore vetëm ajo vetë. Edhe në kongresin e saj të I apo të XI PS tregoi se do të mbetet ajo që ka qenë, një forcë politike regresiste, destruktive; e parinovuar, se është e sëmurë patologjikisht pas privilegjeve dhe pushtetit, të cilat do t’i rifitojë sa më parë me çdo kusht, edhe në kuprit të interesave të mëdha të vendit e të kombit. Ajo po nxjerr duke lëshuar deklarata e «parashikime» për fitoren e saj në zgjedhjet lokale, duke ushqyer vetën me një ëndërr absurde dhe të parealizueshme brenda tre muajve te popullin shqiptar u shndërrua nga një shtirje që e ka tmerruar e torturuar për 50 vjet me radhë në të bukurën e dheut. Sidogoftë në parti nuk ka pse mos t’ia vëmë veshin këtyre deklaratave dhe t’i përcjellim ato vetëm me gajasje e indiferencë. Përkundrazi, kërkohet t’i përgjigjemi me mobilizim e angazhim total si gjatë fushatës për zgjedhjet e 22 marsit, duke i shndërruar degët e seksionet tona në shtabe pune tepër operative, me rendiment dhe efektivitet të lartë. Tani për tani jeta e tyre nuk është ajo që duhet të jetë në çdo kohë. Kjo është me pasoja të mëdha nëqoftëse zgjatet gjatë edhe një ditë, i jep mundësi PS të na rrëmbejë terren dhe forca nga elektorati ynë. Për të fituar edhe në betejën e dytë elektorale nga ne kërkohet një punë e madhe, intensive, konkrete dhe e qartë sqaruese e bindëse me njerëzit, për t’i bërë më të ndërgjegjshëm e më të durueshëm për dhimbjet kalimtare të reformës, duke angazhuar për këtë qëllim forcat më të kualifikuara e më me reputacion në popull. Por fitoren tonë do ta garantojë lista cilësore e kandidatëve tanë, e cila do të jetë e tillë vetëm nëqoftëse përgatitet me ndjenjën e lartë përgjegjësie ndaj PD, demokracisë në përgjithësi, suksesit të reformës, nëqoftëse kalon nëpër filtrat e imtë të gjykimit masiv të debateve të gjera shoqërore. Partia jonë ka mijëra e mijëra anëtarë e dashamirës me nivel bashkëkohor intelektual, profesional, që do të gëzojnë reputacion në popull për personalitetin dhe ndershmërinë e tyre. Fitorja jonë do të jetë edhe nëse e sigurtë nëqoftëse do t’u japim zgjidhje më të shpejtë e të drejtë edhe disa problemeve që i kemi në program dhe ia kemi premtuar popullit.
SQARIM mbi një deklaratë të pahijshme nga zoti Kopliku
Për rreth dy javë nga njëri-zë për panjohur, të ardhur nga Maqedonia, është këmbëngulur në organar, të ndryshme të shtypit shqiptar si në gazetat «Republika», «Alternativa SD», «Bashkimi» dhe «Rilindja Demokratike» etj. që të botohet një material i titulluar «Reagim».
Në të, ndërmjet të tjerave theksohet sikur zoti Kopliku ka deklaruar gjatë vizitës së tij se «shqiptarët në Maqedoni i gëzuakan të gjitha të drejtat». Redaksitë e mësipërme në bisedë me zotin Kopliku, pasi verifikuan pa-vërtetësinë e thënieve të mësipërme, nuk e botuan këtë material. Fatkeqësisht, gazeta «Kombi», nxitoi të veprojë ndryshe, pa respektuar atë që është thelbësore me etikën gazetareske, verifikimin e faktit, ballafaqimin e tij me subjektin që e bart atë. Kështu, ky organ mban përgjegjësinë e botimit të një shpifjeje për të cilën nuk është vështirë të ku- [teksti vazhdon jashtë kuadrit] vërtetë; të kutpjohet se kush është i interesuar të përhapet këtej dhe matanë kufirit shtetëror. Zoti Kopliku ka deklaruar ar publikisht në Maqedni se, edhe si rezultat i bisedimeve të zhvilluara në Tiranë midis zotit Berisha dhe zotit Gligorov, edhe nga takimet që ai ka patur në Maqedoni, ka mendimin se në qeverinë ekzistuese maqedonase ka personalitete më pikëpamje demokratike. Dhe si rezultat, sikurse ka deklaruar zoti Kopliku, një njeri me pamje demokratike nuk ka si t’i mohojë një të tretës së popullsisë së vendit të drejtën shtetformuese. Zoti Kopliku ka deklaruar se është një përfundim logjik e matematik i një qeverie demokratike që kjo e drejtë t’i jepet shqiptarëve të Maqedonisë. Zoti Kopliku ka deklaruar gjithashtu se dikur, nga pikëpamja ekonomike Korça ka qenë shumë më e zhvilluar se Struga. Sot ky raport ka ndryshuar. Pra, krahasimi është bërë thjesht në planin e zhvillimit ekonomik dhe jo në planin e të drejtave kombëtare apo të drejtave të njeriut, sikurse po paraqitet me keqdashje në «Reagimin» e botuar me nxitim në «Kombi». Autorët e «Reagimit» do të ishte mirë të paraqisnin ndonjë organ maqedonas ku të ishin botuar deklaratat e pretenduara prej tyre në adresë të zotit Kopliku. Zoti Kopliku në përgjigje të pyetjeve të bëra nga gazetarët e ndryshëm lidhur me materialin e titulluar «Reagim», midis tyre edhe nga redaksia e gazetës «Rilindja Demokratike», nuk ka pranuar të ketë bërë ndonjë deklaratë të tillë, është botuar ndonjë «Kombi». Nga ana tjetër, ai nuk bën asnjë përgjegjësi për shtrembërimet që mund t’i jenë bërë deklaratave të tij publike.
KOSOVA NË KUVENDIN E SAJ TË PARË
– Edhe një herë dhuna primitive serbe vihet përballë kulturës demokratike të shqiptarëve –
23 qershor 1992. Ditë që do të hyjë në historinë e kombit si dita e Kuvendit të Parë të Republikës së Kosovës.
Përfaqësuesit që morën votëbesimin e popullit një muaj më parë do të mblidheshin në këtë Kuvend për të vendosur të ardhmen e Republikës së re. Jo pa arsye syte e shqiptarëve në të gjithë botën ishin ngulur me ankth në Prishtinën e rënduar nga tanket. A do të zhvillohej ky Kuvend? Për përfaqësuesit shqiptarë të Kuvendit dhe për Presidentin Rugova nuk kish asnjë dyshim, por, a do ta ruante Milosheviçi «indiferencën» e tij ndaj Kosovës? Faktet treguan që Beogradi nuk e përsëriti «gabimin» e bërë më 27 dhe 24 maj, kur u njoftua me disa ndërhyrje të vogla... Këtë herë Milosheviçi nuk u mundua aspak të ruante fasadën demokratike të pushtetit të tij. Prishtina dhe shumë qytete të tjera të Kosovës u gdhi në të mbushura me milici dhe ushtarë serbë, të cilët kanë rrethuar dhe bllokuar të gjitha hyrjet e këtyre qyteteve. Mjetet e blinduara patrullojnë rrugët e Prishtinës. Megjithatë Kuvendi i Parë i Republikës së Kosovës i filloi punimet, jo në ndërtesën e tij e cila ishte gjithashtu e rrethuar me tanke, por në ndërtesën e Medresesë së Prishtinës. Mbledhja në këtë Kuvend tregoi vendosmërinë e popullsisë shqiptare për t’i zgjidhur në mënyrë demokratike dhe paqësore të çështjes së Kosovës.
Njoftimet e para, të publikuara nga media dhe nga ushtria serbe, Kosovës.
Në Bosnjë vazhdojnë, kurse në Kosovë shtohen gjithnjë e më shumë trupat ushtarake policore. Evropa nuk mund të mos shohë që veprime të tilla nuk çojnë aspak drejt paqes.
Beogradi ruan në pamje indiferencën ndaj çështjes së Kosovës dhe flet për rrjedhën e autonomisë Kosovës në një kohë që Kosova është shpallur republikë. Kjo bëhet për të dhënë të kuptojë që çështja e Kosovës as nuk ekziston, por fakti që në Kosovë gjenden prej kohësh aq forca ushtarake sa pothuaj nuk gjendeshin në frontet me Slloveninë, Kroacinë dhe Bosnjën, tregon që jo vetëm Beogradi nuk e konsideron të zgjidhur çështjen e Kosovës por ka ndërmend që edhe këtë çështje ta zgjidhë me metodën e vetme që njeh, luftën. «Fronti i jugut» nuk është një çast lajitthjeje, por një kërcënim dhe një sfidë ndaj gjithë Evropës. Në këtë kushte, në qoftë se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara do të rrinin thjesht në pritje të rezultateve të sanksioneve ekonomike, mund të ndodhë që nesër të ndodhemi përpara një tragjedie të pakorrigjueshme.
Praktika ka treguar që diktatorët njohin vetëm një gjuhë. Iraku dhe Kuvajti janë dëshmi e pakontestueshme për këtë, një mësim historik se si duhet ndaluar një tragjedi në qendër të Evropës. Vetëm në këtë mënyrë do të sigurohet paqja dhe popujt do të kenë mundësi të vetëvendosin nëpërmjet Kuvendit të tyre demokratik [teksti vazhdon jashtë kuadrit]
ndërtësën e tij e cila ishte gj-thashtu e rrethuar me tanka, por në ndërtësen e Medresës shqiptare për zgjedhjen në mënyrë demokratike dhe paqësore të çështjes së Kosovës.
Kuvendi nuk arriti t’i zhvill-
kanë vendosur ndaj Serbisë nuk po ia ndalojnë dorën Beogradit. Një gjëjnde e tillë kujton periudhën përpara ndërhyrjes së forcave të ruajtjes së paqes në Irak. Edhe Milosheviçi, ashtu si Sadam Huseini, premton se do të tërhiqet e se do të ulët në tryezën e bisedimeve, por ndërkohë bombardimet
Demkat nuk dëshirojnë të thirren më demka!
- Para seancës së dytë të një gjyqi -
Si duket, deri sa të miratohet statusi i gazetarit, më të preferuarit e gjyqëve tona do të jenë pikërisht gazetarët. Përkisht ata që bartin në vetë misionin e çlirimit të fjalës.
Këtë radhë viktimë e një aksioni qenë ky, midis të tjerash, edhe një artikull që quhej «DEMKE» në të vërtetë e ajtur DEMKE! (I) është tjetër, (Agim Rrapaj). Ditën Agolli kur ka qenë ... (?)
... ka menduar se do aprovohen këto gjyqe kundër gazetarit të vet!
Ja që Agim Rrapaj, i marrë nga Vlora me porosi direkte të ish-ministrit Sabit Brokaj, tashmë i shkëputur nga Reforma me motivacion të qartë për shpërdorime dhe...(?) nuk pranon më të quhet Demkë i mjerëbërësit të vet, tashmë depu...
DEKLARATË e grupit parlamentar të PD
DEKLARATË
e grupit parlamentar
të PD
- Miratohet edhe në aktivin e Partisë -
[Shënim me stilolaps: RD 26 qershor]
Zoti Kryetar,
Të nderuar deputetë,
Jam i ngarkuar nga grupi parlamentar i PD të bëj deklaratën e mëposhtme:
Zotërinj deputetë, që të gjithë në si dhe opinioni publik janë informuar nëpërmjet televizionit shqiptar se më datën 23.6.1992 në Kuvendin Popullor u propozua dhe u diskutua t’i dëgohej mesazh përshëndetje Kuvendit të Kosovës dhe të bëhej një protestë për veprimet e paligjshme e brutale të autoriteteve ushtarake pushtuese serbe kundër Mbledhjes së Kuvendit Kosovës. Në një kohë që të gjithë deputetët e Kosovës në një kohë që të gjithë deputetët e Kuvendit tonë, me ndjenjë të lartë përgjegjësie për çastet delikate që po kalonte kombi ynë, shprehën shqetësimet dhe mendimet e tyre, në mënyrë krejt të papritur e fillimisht edhe të pa kuptueshme, deputeti i PD, zoti Gremoz Pashko, mori fjalën për të bërë një deklaratë spekulative dhe spektakulare lidhur me nisjen e zotit Azem Hajdari për në SHBA. Ky qëndrim i zotit Pashko ishte veçanërisht i papritur dhe i pakuptueshëm për grupin ku ai bën pjesë. Ndaj deklaratës të zotit Pashko, përmbajtën e së cilës tashmë është e njohur reaguan menjëherë me mosaprovim, ndarje edhe e dënuan, një numër deputetësh të PD.
Kjo ngjarje krejt e padëshiruar turbullon rëndë diskutimin për një çështje madhore e serioze me rëndësi kombëtare, për zgjidhjen tej të ndërlikuar të problemit të krijuar në Kosovë që i hytëri 21 deputetët të PD që t’i drejtohen një letër Kryesisë së Grupit të tyre parlamentar dhe të kërkojnë kësaj kryesie të organizonte pa vonesë, një mbledhje të posaçme të grupit për të analizuar këtë ndodhi pa precedent dhe krejt jashtë natyrës së veprimtarisë së mirëfilltë parlamentare. Mbas seancës së mbrëmjes të Kuvendit Popullor të datës 24.6.1992, u zhvillua mbledhja e grupit parlamentar të PD dhe për disa orë ... [Më tej në faqen 4]
Grupi parlamentar i PD vendosi ta shqyrtojë këtë çështje në funksion të kryerjes së detyrave të tij parlamentare para zgjedhjeve si dhe për të dhënë ndihmësën në shpjertimin e mëtejshëm të çështjes që mund ta quajnë të nevojshme të bëjnë forumet drejtuese të Partisë Demokratike. Grupi parlamentar e quajti me rëndësi të veçantë të ndalej e të vlerësonte natyrën, synimet e mundshme dhe pasojat e deklaratës së zotit Pashko, jo për të vënë në dyshim të drejtën e deputetit për të shprehur lirisht mendimet e tij në Kuvend, por për të hedhur kartësi në politikën dhe qëndrimet e grupit, për të mos lënë shteg e mundësi për keqkuptime, interpretime në mënyrë keqdashëse lidhur me çështjet që preken në deklaratën e zotit Pashko.
Qysh në fillim të shqyrtimit të problemit në grup zoti Pashko i bëri përsëri të ditur grupit se ai vazhdonte t’i përmbahej deklaratës që kishte bërë në Kuvend një ditë më parë. Në këto rrethana ishte pra e drejtë dhe detyrë e grupit që të dëgjonte mendimet e deputetëve, të përcaktonte dhe të mbante një qëndrim të qartë lidhur me këtë rast.
Në fillim Kryesia e grupit parlamentar e Kryesia e PD sqaruan edhe një herë se zoti Azem Hajdari është nisur për në SHBA më 23.6.1992 për të bërë një stazh specializimi disa mujor, me qëllim që të rrisë aftësitë e tij profesionale politike, që u aprovua edhe nga Grupi parlamentar i PD. Prandaj nuk kishte aspak vend për të shprehur dyshime apo për të ngritur hipoteza dhe bërë deklarata me shqetësim lidhur me nisjen e zotit Hajdari në SHBA siç bëri deputeti Pashko në seancën ... [Më tej në faqen 4]