28/06/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

28 qershor 1992

SHQIPËRIA ANËTARE THEMEALUESE

NË RAJONIN E BASHKËPUNIMIT EKONOMIK TË DETIT TË ZI «Deklarata e Stambollit» një dokument historik që i kalon kufijtë rajonalë - Udhëheqësit e 11 vendeve, të Turqisë, Shqipërisë, Greqisë, Rusisë, Ukrainës, Azerbajxhanit, Gjeorgjisë, Armenisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Moldavisë nënshkruan këto ditë në Stamboll një dokument për krijimin e një blloku të rëndësishëm rajonal ekonomik dhe tregtar. Të njëmbëdhjetë kryetarët e shteteve apo të qeverive u takuan në kryeqytetin historik të këtij qyteti, Cigragan, duke inauguruar zyrtarisht Rajonin e Bashkëpunimit të Detit të Zi. Ideatori i projektit të bashkëpunimit të Detit të Zi është presidenti i Turqisë, Turgut Ozal, i cili e ka parashtruar atë që në vitin 1989. Në atë kohë ky projekt parashikonte përfshirjen në të të katër vendeve: Turqinë, Bullgarinë, Rumaninë dhe ish-Bashkimin Sovjetik. Tani, pas shembjes së perandorisë sovjetike, anëtarësia ndahet midis 11 shteteve. Ideja e projektit të Detit të Zi është të sjellë gradualisht pengesat tregtare me qëllim që të zhvillohet një tregti më e madhe midis shteteve anëtare. Ai kërkon gjithashtu nxitjen e bashkëpunimit në një gamë të gjerë fushash si në transport e komunikacion, në informatikë e në shkëmbimin e informacionit ekonomik e tregtar (përfshirë statistikat), standardizimin dhe klasifikimin e produkteve, energjinë, minierat dhe përpunimin e lëndëve të para, turizmit, bujqësisë dhe industrisë buj- rajon». Rëndësia e marrëveshjes së Stambollit për vendin tonë del më në pah po të kemi parasysh se ai ka qenë vendi më i izoluar në Evropë dhe së izolimi nën diktaturë e ka bërë çështjen tonë shumë të veçantë. Është e qartë se bota nuk i shkyen dyert e saj për Shqipërinë e shqiptarët, por i hap ato gjithsesi ashtu si edhe vendi ynë, shteti ynë nuk ndjek politikën e «dyerve të shyqera», por atë të dyerve të hapura për miqtë e vërtetë duke u bazuar në interesa themelore të përbashkëta. Marrëveshja e Stambollit është një hap i fuqishëm e njëkohësisht i guximshëm dhe i urtë, krahas të tjerëve, për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë izolimit tragjik e asfiksues që na la trashëgim diktatura. Ajo përfaqëson një akt konkret që hedh poshtë edhe trillimet keqdashëse të pseudopatriotëve, të cilët nga tribuna kongresesh e me një propagandë shurdhuese, duke synuar të ruajnë në xhepa politikën e izolimit, e paraqesin politikën e qeverisë demokratike si iluzioniste e të orientuar në mënyrë të njëanshme, me parametra të kufizuar gjeografikë që përjashtokan rajone e shtete mike, sidomos në Lindje. Në marrëveshjen e arritur, të njohur ndryshe edhe si «Deklarata e Stambollit», theksohet gjithashtu se shtetet anëtare dëshirojnë ta kthejnë Detin e Zi në një rajon paqeje e stabiliteti. Është ky element që i jep një rëndësi edhe më të veçantë takimit të Stambollit, që e shënon ditën e nënshkrimit të marrëveshjes si një ditë historike për të gjithë rajonin. Sikurse vlerësoi kryeministri i Turqisë, zoti Demirel, qëllimi është qarkullimi i lirë i njerëzve, mallrave dhe shërbimeve për të nxitur veprimtarinë e sektorit privat dhe krijimin e një zone të Detit të Zi e cila do të plotësojë Komunitetin Evropian. Kryetarët e shteteve apo të qeverive, të përfaqësuar në takimin e Stambollit, pranuan se bashkëpunimi ekonomik do të mbetet një ndër fushat në qoftë se shtetet anëtare nuk do të jenë në gjendje të zgjidhin konfliktet e tyre etnike, që tashmë kanë mbjellë vdekje dhe shkatërrim. Presidenti shqiptar, Sali Berisha, në këtë vështrim, i kërkoi Komunitetit Evropian dhe pjesës tjetër të botës që të zbaton një politikë më të fortë në drejtim të udhëheqësit serb Slobodan Milosheviç, të cilin ai e akuzoi se po derdh gjak të pafajshëm sa dhe presidenti irakian Sadam Hysein. Edhe presidenti bullgar Zhelju Zhelev, duke i bërë jehonë thirrjes së zotit Berisha, u shpreh për një veprim të mëtejshëm ndërkombëtar ndaj konfliktit jugosllav. Vlerësuar në tërësi «Deklarata e Stambollit» ka një rëndësi që i kalon fushat thjesht ekonomike e tregtare, financiare apo shkencore etj. të kësaj natyre. Krahas angazhimeve e përgjegjësive që i janë lidhur në prosperitetin apo në zhvillimin të begatë të marrëdhënieve të mësi përfshirë shumëpalëshe apo dypalëshe në rajon, rëndësia e saj kalon vetë kufijtë e tyre dhe të rajonit. Vullneti dhe dëshira e mirë për ta vënë atë në veprim lidhen në mënyrë të padiskutueshme edhe me interesat më të shenjta në njerëzimit, me paqen e sigurinë, me miqësinë midis popujve në epokën e re që është hapur përpara tyre pas varrosjes së komunizmit. Demokracia e re shqiptare, populli shqiptar duke nënshkruar «Deklaratën e Stambollit» japin kontributin e tyre modest për ndërtimin e kësaj epoke së cilës i takojnë, duke vënë në shërbim të saj, pa aspak rezervë, të gjithë potencialet njerëzore, natyrore të Atdheut. gradualisht pengesat tregtare me qëllim që të zhvillohet një treg i madh e tregtar (përfshirë statistikat), standardizimin dhe klasifikimin e prodhimeve, dhe industrisë bujqësore, veterinarinë dhe mbrojtjen sanitare, kujdesin shëndetësor. Ai shtrihet gjithashtu në farmaceutikë, në shkencë dhe teknologji. «Deklarata e Stambollit», e nënshkruar nga 11 kryetarët e shteteve dhe qeverive që morën pjesë në takim, parashikon edhe krijimin e një banke të përbashkët për të financuar projekte shumëpalëshe e dypalëshe dhe për të ndihmuar sipërmarrjet e vogla e të mesme; dhe në një afat më të gjatë për të inkurajuar bashkëpunimin në fushën e lëvizjes së lirë të forcës së punës e të kapitalit. Përç’është mund të thuhet se bëhet fjalë për një treg gjigant ku përfshihet një popullsi 400 milionëshe, bëhet fjalë për nevoja dhe mundësi të reja, për më shumë biznes. Për vendin tonë, pranimi i tij si anëtar themelues i Rajonit të Bashkëpunimit të Detit të Zi, kuptohet se paraqet një fitore (jetër të demokracisë, që hap hapësira të reja fati për forcimin e vazhdueshëm të pozitave të saj si në planin ekonomik e tregtar ashtu edhe në atë politik. Marrëveshja, duke patur një shtrirje të gjerë që përfshin të gjitha sferat e veprimtarisë jetësore të një shoqërie, do të ndikojë fuqishëm në lanet aktuale e ato të zhvillimit perspektiv të vendit, në plotësimin si më të shpejtë e cilësisë e nevojave urgjente dhe atyre afatgjata duke i hapur Shqipërisë dyer të reja për integrimin e saj si anëtare e denjë në familjen botërore. Duke i hapur këto mundësi fatlume Shqipërisë, vendi ynë nga ana e tij, sikurse deklaroi kryetari i shtetit shqiptar zoti Berisha, «do të bëjë ç’është e mundur që të ndjekë integrimin dhe të jetë një faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon.»

PRESIDENTI BERISHA PRITI ZOTIN MOK

Këto ditë arriti për një vizitë zyrtare në vendin tonë ministri Federal i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alois Mok. Ai zhvilloi takime të përzemërta pune me zotërinjtë Serreqi dhe Meksi. u prit në Presidencë nga Presidenti i Republikës Sali Berisha. Ministri Federal Alois Mok theksoi se ai dhe qeveria austriake do të bëjnë çmos për të mbështetur Shqipërinë në këtë periudhë të vështirë që po kalon. Fitorja juaj në zgjedhjet e 22 marsit dhe përpjekjet tuaja janë njëkohësisht fitore për gjithë forcat demokratike, sepse kur ju luftonit dhe mbronit demokracinë, ju mbronit dhe demokracinë tonë në perëndim. Presidenti Berisha e falënderoi mikun për gjithë ndihmën e madhe që ai personalisht dhe qeveria e Austrisë i kanë dhënë forcave demokratike të shqiptarëve në tërësi. Është fakt i pamohueshëm tha ai se ju keni mbështetur çështjen shqiptare dhe shqiptarët në ish-Jugosllavi, në të gjitha forumet ndërkombëtare dhe për këtë ju jemi mirënjohës. Por do të dëshironim që Austria të na ndihmonte konkretisht edhe duke zhbllokuar borxhin dhe duke na garantuar hua financiare për investimin e lëndëve të para. Ministri Federal i Punëve të Jashtme të Austrisë, Aleis Mok, theksoi se ne vlerësojmë shumë lart përpjekjet tuaja dhe sapo të kthehem do të diskutoj me ministrin e Financave të Austrisë që ky problem nga e kaluara të mos bëhet pengesë për marrëdhëniet dypalëshe po të zgjidhet dhe do të përpiqem të siguroj ndihma financiare. Po kështu Austria do t’i japë ndihmë teknike dhe do të vendosë bashkëpunimin në bujqësi, turizëm e fusha të tjera. Ne kemi simpati për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe do t’u ndihmojmë. Presidenti Berisha shprehu shqetësimin për ngjarjet në ish-Jugosllavi. Kriza jugosllave s’mund të quhet e zgjidhur pa u zgjidhur problemi i Kosovës dhe për këtë qëllim ne mendojmë që është e domosdoshme që të ftohet në zhvillimin e bisedimeve, Ibrahim Rugova, si përfaqësuesi legjitim dalë nga zgjedhjet e lira të popullit të Kosovës. Ne nuk kërkojmë ndryshimin kufijsh, por zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare. Lidhur me Maqedoninë, Presidenti Berisha shprehu pikëpamjet e njohura të qeverisë shqiptare për denjë gjithashtu vrasjen e qytetarëve shqiptarë në kufi, nga forcat e ruajtjes së kufirit. Zoti Alois Mok insistoi se për të shqetësimin kryesor është zhbërthyesa e konfliktit në Kosovë dhe se ai dhe qeveria austriake do të bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të nxitur marrjen e masave që të parandalohet konflikti në Kosovë. Presidenti Sali Berisha i transmetoi nëpërmjet ministrit Federal Alois Mok, urimet për presidentin e Austrisë duke shprehur dëshirën që ai të vizitojë së afërmi Republikën e Shqipërisë. Zoti Alois Mok u largua nga Shqipëria.

Disa mendime rreth «CESHTJES PASHIKO»

Diskutim në grupin parlamentar Të gjithë jemi në dijeni rreth deklaratës së bërë në Parlament nga z. Pashko. Për mendimin tim dhe të grupit, veprimi i zotit Pashko ishte dashakeqës dhe destruktiv për gjithë proceset demokratike në përgjithësi. E them këtë, sepse jo vetëm që u shtrua në një moment të papërshtatshëm, që lidhje me çështjen kombëtare, por edhe për faktin tjetër se kësaj deklarate iu dhanë ngjyra të veçanta emocionale dhe politike. Këto synonin në komprometimin e grupit parlamentar të PD dhe të proceseve demokratike që po ndodhin në Shqipëri. Pavarësisht nga fjala e shkurtër e z. Pashko, deklarata e tij synonte për të kuptuar të gjithë, se z. Hajdari la- botuar menjëherë deklaratën e z. Pashko dhe atë të z. Hajdari, Kjo pse ajo, si zëdhënëse e një «opozite» destruktive, i mëshon këtyre fakteve dhe kërkon hap-taz destabilizimin e vendit, «Ujku mjegull do», Dhe kësaj devizë po i shërben edhe ndonjë «demokrat» me deklarata të tilla. Kjo deklaratë në kohë e tëra të trazuara, kur njerëzit rreshtin prej nesh unitet, kompaktësi, përkushtim për thellimin e proceseve demokratike, luan rolin e panikut, synon çoroditje të elementeve të pavendosur dhe pasiguri për të ardhmen Nga ana tjetër kuptohet se deklarata të tilla janë haptazi për një ndarje ose për një shpërbërje të PD, ashtu siç kërkonte në momentin e daljes nga qeveria z. N. Çeka, i cili, kur pa vendosmëritë e grupit parlamentar për të dalë nga qeveria, më atëherë shkatërrimin para- mentar ose me kryesinë e PD. Kjo deklaratë bëj belasinë më të madhe plasi si një bombë, duke gjetur të papërgatitur grupin parlamentar, por jo ndoshta një pjesë të mirë të opinionit publik dhe disa deputetëve të grupit, Është i padiskutueshëm kontributi i z. Hajdari në proceset demokratike, por edhe i zotërinjve Berisha, Pashko, Selami, Imami etj, të cilët patën nderin dhe misionin të ishin ndër themeluesit e PD. Ky është një kontribut i madh, të cilën historia e ka fiksuar dhe do t’i japë vlerat secilit, por duhet hequr dorë nga megalomania dhe fryrja tej mase. Asnjëri, kushdoqoftë ai nuk ka të drejtën e monopolit të kësaj Partie që shumë shpejt u bë një Parti kombëtare, inicuesë dhe realizuese e proceseve demokrati- demokratike. Pa dhe si u arrit kjo të gjithë e dimë. Lëvizja demokratike qe një rezultante historike që u diktua nga kushtet e shumta të brendshme e të jashtme, e cila në kohën më delikate u drejtua nga PD. Në këtë lëvizje u përfshinë shumë njerëz të shtresave dhe të kategorive të ndryshme shoqërore, të cilat, diku, në një shkrim, janë analizuar nga z. Eleta me të cilin unë jam dakord. Këta njerëz, po të grupoheshin do të ndaheshin në këto kategori: Në kategorinë e parë futen njerëz me ideale të pastra, demokratike që edhe sot, kudo që ja- sot, kudo që ja- pit z. Hajdari largot i zhgënjyer, i detyruar, sepse terreni ku ai punon është i pamundur, se demokracia çenohet rëndë në Shqipëri, dhe po merr ngjyrimet e një totalitarizmi të ri, apo të një neokomunizmi etj. Këto akuza janë bërë në «ZP» para dhe pas zgjedhjeve të 22 marsit dhe po bëhen përsëri. Ky kontekst duket qartë në trahhasimin e largimit të z. Hajdari me atë të Kadaresë. Analogjia e personave na shtyn të bëjmë krahasimin e dy kohëve: kur ikën Kadareja dhe kur iku z. Hajdari për të nxjerrë në pah nga z. Pashko, se kohët nuk kanë ndryshuar, por PPSH ka ndërruar rolet me PD, ose është zëvendësuar një monizëm me një neomonizëm tjetër. Pavarësisht se «ZP», dt. 24.6.1992 nuk kishte bërë asnjë koment rreth këtij problemi, ajo kishte

Largim nga parlamenti për prekje interesash

Ishin komunistët ata që pas vitit 1945 nëpër shtëpitë e pronarëve të ndryshëm, futën me urdhër edhe familje të tjera. Arsyet? Leni sipërfaqe të tepërt banimi. Pra, përllogariten edhe sipërfaqen private, sepse ata bënin ligjin për çdo gjë. Kjo ishte një lloj vjedhje që i bëhej popullit, sepse të bashkosh artificialisht dhe me dhunë dy familje të panjohura në një hyrje, me një korridor dhe me një banjë është më shumë se poshtërsi. Vegjë historisë përseritët në formë spiraleje. Viti 1992 regjistroi edhe në Shqipëri fundin e dhunës komuniste. Por, ata që më 1945 u kishin futur familjesh pronarëve familje të tjera në sh-? Vërtet që «tepërta» tani e kanë siguruar veten në apartamente shtetërore me më shumë dhoma nga ç’u takojnë. Madje, kërkuan që këto shtëpi ose të shiten lirë ose t’i lëpen popullit të drobitur falas. Kështu, përsëri ata, ish pushtetmbajtësit, do të kenë shtëpi të bollshme, madje në Tiranë fare pranë ish Bllokut, te pallatet e abuzantëve të aviacionit ose të ish oficervë italianë. Disa edhe në vende të tjera. A duhet lejuar kjo? Nuk do të quhej pushtet demokratik po t’i linte këta trashëgimtarë ose direkt fajtorë të drejtimit socialist (shkatërrimit socialist) të përgëzshnin varfërinë tonë. Prandaj me shumë të drejtë qeveria e zoti «Meksi» hartoi projekt-ligjin për t’ua marrë shte-përfaqet e «tepërta» të banimit të gjithë qytetarëve të vendit që janë strehuar në apartamente shtetërore. Duemos atyre do t’u dhëron alternativë për të shkruar për të banurar në shtëpinë e ahoma sa u takojnë, por, në rast se refuzojnë, do t’u futen banorë të tjerë në sipërfaqet e tepërta. Përndryshe ata nuk luajnë nga vendi. Po japim vetëm një shembull. Familja Murra (zoti Prokop dhe i biri) banojnë në lagjen Nr. 26 të Tiranës. Qytetari Ferit Dushnica, ish 18 vjeç i invaliduar, ka kohë që biletë vërdallë me autorzimin për t’u futur në sipërfaqen e tepërt të banesës së familjes Murra dhe ende nuk ka mundur të strehohet atje, megjithëse ajo ndërtesë është mundur të strehohet atje, megjithëse ajo ndërtesë është (Vijon nga faqja 3)

USHTARAKËT PËRKRAHIN REFORMËN

Dëshirojmë që ata ta ndjejnë veten kudoherë si efektiv të ushtrisë - — Takim pune i ministrit të Mbrojtjes, zotit Safet Zhulali, me kuadro drejtues të Ushtrisë në zbatim e Vendimit të Qeverisë — Të hënën pasdite, në një nga sallat e Ministrisë së Mbrojtjes u zhvillua një takim pune për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave «Për trajtimin financiar të ushtarakëve që dalin në lirim nga zbatimi i reformës në strukturat e Forcave të Armatosura», me të cilin, që sot fillon reforma dhe do të çelet rruga për thellimin e realizimin e saj si një proces në thellim e zhvillim të pandërprerë. Ky vendim, nënvizoi zoti Safet Zhulali, është shumë i rëndësishëm, sepse hap një etapë të re të reformimit të ushtrisë dhe të ndryshimeve cilësore që do të arrihen në jetën e saj. Ky vendim me rëndësi të veçantë është hapi i parë i reformës, — theksoi më poshtë ministri. Mirëpo, për fat të keq, ka edhe koncepte të gabuara nga kuadro të veçantë, që realizimin e këtij ndryshimeve e shohin ngushtë e jo si një analizë e gjendjes reale të situatave objektive, nëpër të cilat zhvillohen di-

LAJMERIME

Ditën e hënë në orën 10,00 bëhet mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike. KOMITETI DREJTUES I PD. Duke filluar nga data 30 qershor 1992 gazeta «Rilindja Demokratike do dalë 4 herë në javë, të Martën, të Mërkurën, të Shtunën dhe të Dielën. REDAKSIA

JOSIF KIQO BUDO shpallet dëshmor i demokracisë

Në njoftimin e Zëdhënësit të Komitetit Ekzekutiv pluralist të rrethit të Kavajës, thuhet: «Me vendim të Komitetit Ekzekutiv pluralist të rrethit të Kavajës, datë 24.6.1992, martiri i demokracisë shpallet Josif Kiqo Budo i vrarë më 9.7.1990 nga diktatura komuniste të shpallet “Dëshmor i parë i demokracisë”. Natën e 9 korrikut 1990, në përleshje me forcat famëkeqe të repartit 326, i riu 21 vjeçar Josif Kiqo Budo përuroi gjakun dhe jetën e tij, rrugën drejt Demokracisë.» (ATSH)