Presidentit Berisha i akordohet çmimi «KORTEZIA FRANCEZE»
Më datë, 6 korrik përfaqësues të «Kortezisë Franceze», zotërinjtë Nikolas Arsidi dhe Simon i dorëzuan në selinë e presidencës zotit Sali Berisha çmimin «Kortezia Franceze», që është dekorata më e lartë e saj.
Ky çmim u shkrua në shprehën përfaqësuesit e «Kortezisë Franceze» ju dha zotit Sali Berisha duke njohur tek ai «njeriun e lirisë në Shqipëri, për atë që ai ka bërë për demokracinë, për çelësimin e veprimtarisë së tij që u vlerësuan si “ndër më fisniket”.
Përfaqësuesit e «Kortezisë Franceze» duke e vlerësuar si të veçantë ditën e dorëzimit të dekoratës presidentit shqiptar i uruan atij «të gjithë energjinë e nevojshme për ta drejtuar Shqipërinë në rrugën e qytetërimit modern». Pasi theksuan se çmimi «Kortezia Franceze» i është akorduar më parë personaliteteve të tilla botërore si Sandro Pertini, zotërinjtë francezë përmendën edhe katër parimet bazë për ta merituar këtë çmim: dashamirësinë, optimizmin, ndershmërinë dhe dinjitetin.
Zoti Sali Berisha, në fjalën e tij të rastit, falënderoi miqtë francezë për nderin e veçantë që i bënë duke e ndjerë atë gjithashtu edhe si një detyrim si shqiptar. Presidenti Berisha çmoi rolin e mendimit të lirë demokratik francez në lëvizjen demokratike të kombit shqiptar. «Rruga e lirisë,» theksoi presidenti Berisha është rruga e vetme për pjesëmarrjen e shtetasve në ndërtimin e shoqërisë së re shqiptare.
Në ceremoninë e rastit merrnin pjesë kryetari i Kuvendit Popullor zoti Pjetër Arbnori, kryeministri zoti Aleksandër Meksi dhe anëtarë të tjerë të qeverisë. Merrnin pjesë gjithashtu kryetari i Partisë Republikane zoti S. Godo dhe kryetari i Partisë Social-Demokrate zoti Skënder Gjinushi, gazetarë të organeve të shtypit, radiotelevizionit e të ftuar të tjerë.
Korresp. i «RD»-së.
26 KORRIKU NË LOGJIKËN E EVOLUIMIT
Votimet e 26 korrikut për zgjedhjet e pushtetit lokal «të jenë ato që do t’i japin pamjen e plotë kuadrit të pushtetit të ri, ekzekutiv të Shqipërisë e, pas 22 marsit, në kuadrin e riorganizimit të saj demokratik, tenton të konturojë qartë fizionominë», shtetit të parë juridik shqiptar.
VEÇORITË
Në llojin e vet janë e para zgjedhje në një përcaktuar nga ajo e diktaturës dhe, natyrisht, çobëngjen me këtë rast, prej një rëndësie solemne.
Gjithashtu, edhe farsa i përket formës, duke u bazuar mbi një ndarje të re administrative (37 rrethe) është hera e parë që votohet për zgjedhjen e një pushteti lokal të organizuar mbi bazë komunë, bashkie dhe rrethi, formë kjo ka buruar prej nevojës së hershme, për një përmbajtje më demokratike.
Është kjo një formë dhe përmbajtje organizimi që do të realizohet mbi bazën e sigurimit ligjor dhe një pavarësie relative me të gjerë të këtij pushteti. Ai, për interesat e veta lokale, do të administrojë shumë më tepër vlera financiare, materiale dhe të drejta ekzekutive. Të gjitha këto do të stimulojnë zhvillimin social-ekonomike më të shpejta e sipas profileve autentike rajonale. P.sh. edhe njësi më e vogël e këtij pushteti, komuna sipas mundësive të veta do të ketë administratën e saj, specialistët si mjek, veteriner, zootehnik; agrotom policinë etj, dhe mbi bazën e tatimeve fiskale ndaj aktivitetit prodhues e tregtar në komunë do të sigurojë një fond të vetin që do ta
terore, të gjitha këto i kalonin buxhetit që ishte i shtetit të bunëkëreve dhe piramidave komuniste, duke e lënë zhvillimin social - urbanistik lokal në këtë gjendje të mjeruar që e kemi sot. Ndërsa tani, me lindjen edhe të sektorit privat që do të nxjerrë aktivitetet shumë rentabël, shihet qartë vlera dhe roli i administrimit të fondeve në fjalë prej pushtetit lokal.
Në veprimtarinë e vet ky pushtet është në ballafaqim të drejtpërdrejtë me ata që e zgjidhin, dhe kështu edhe vlerësimi për të do të jetë më realist dhe më i drejtpërdrejtë. Gjithashtu prej këtij pushteti varet në një masë të madhe edhe prestigji dhe suksesi i pushtetit qendror ekzekutiv, ashtu siç varet edhe mundësia e dështimit të tij.
Në zgjedhjet e 22 marsit elektorati shqiptar u përqendrua gjithsej në 100 zona elektorale. Dhe brenda një zone, që mund të përfshinte disa fshatra, por edhe disa krahina, preferencat për subjektin politik apo individin e zgjedhur ishin më të shumta dhe më të shpërndara. Kurse në zgjedhjet e tanishme, ku do të votohet për 307 kryetarë dhe këshilla komunash, elektoralit, duke qenë më i copëtuar do të plotësohet kështu dhe do të kënaqë më mirë dhe më saktë preferencat e veta. Në këtë sens këto zgjedhje, si mund të thuash, janë më demokratike se ato të 22 marsit.
Karakteristika e mëspërme duhet të na bëjë që për përcaktimin e kandidaturave që do të paraqesin të llogarisim më së miri edhe preferencat e elektoratit që lidhen, në radhë të parë, me prestigjin që gëzojnë në këtë elektorat kandidati, të nënshkruhen në zonën ku do të paraqiten. Këto pastaj, natyrisht, duhet t’i shtohen aftësisë, ndershmërisë dhe përkushtimit të tyre. Për këtë detet e PD në rrethe duhet të marrin parasysh sugjerimet e seksioneve. Kurse vetë seksionet dhe degët duhet të eliminojnë sa më shumë subjektivizmat dhe të dalin nga supoza vicioze brenda vetes, siç është vepruar në ndonjë rast gjer tani. Kjo kërkon që në përcaktimin e kandidaturave të tanishme të shfrytëzohen sa më shumë sa mundur edhe ato gjurmë popullores përmes mbledhjeve e grumbullimeve të gjera. Ky do të ishte një përcaktim më objektiv e më i sigurtë për fitoren.
Lo të mos harrojmë që në këtë zgjedhje, sidomos nëpër rrethet, zonat rurale dhe fshatrat, individi do të ketë më shumë peshë në krahasim me subjektin se sa në zgjedhjet e 22 marsit; d.m.th., këtë herë do të votohet më tepër për individin, çka e rrit më së tepërmi shkallën e përgjegjësisë në seleksionimin e kandidatëvë mes atyre të mundshëm.
VËSHTIRËSITË
Janë më tepër të karakterit subjektiv dhe lidhen kryesisht me gjendjen e angoshit psikologjik të shoqërisë shqiptare: mjerim i gjatë, lodhje, papurim dhe mncësitë e së kaluarës që i bëjnë njerëzit të presin gjithçka nga lart, nga «çelësi magjik» i Qeverisë që brenda ditës duhet të na e hapë me doemos kanatën Sezamin e prej barukut të tij të na nxjerrë ar dhe lumturri.
mund të thuash, janë më demokratike se ato të 2 marsit.
Në vështirësi tjetër është edhe ekzistenca përballë nesh e një opozite destruktive, siç është PS, që
(Vijon në faqen e 2-të)
Ndihmë për shtypin shqiptar
- International Media Fund, ndihmon Open Society Fund -
Open Society Fund ka marrë një kredi prej 300 000 dollarësh prej International Media Fund për të blerë letër gazete për Rumaninë dhe Shqipërinë. Dy të trtact e kredisë është caktuar për të blerë dhe shpërndarë letrën për shtypin e pavarur rumun, dhe një e treta është caktuar për Shqipërinë. Angritja e fashibashme e çmimit të letrës së gazetës e bashkuar me mungesën e letrës vuri në rrezik vazhdimin e botimit të gazetave të pavarura të këtyre vendeve.
E tërë sasia 1500 tonë letër për gazetë ishte shpërndarë në Rumani gjatë janarit prej burimeve në Rusi, Poloni, dhe Hungari. Letra e gazetës që blerë përmes ndihmës dhe bashkëpunimit e Fondacionit
(Vijon në faq. 4)
Aktiv i PD Vlorë
Me dt. 3 korrik, në sallën e Kinoteatrit u zhvillua aktivi i PD të degës së Vlorës.
Në rend të ditës lëshin zhvillimi i fushatës elektorale për zgjedhjet lokale dhe diskutimi i çështjes Pashko. Merrnin pjesë kryetari i PD zoti Eduard Selami dhe sekretari i kësaj partie zoti Tomorr Dosti.
E veçanta e këtij aktivi ishte mungesa e kryetarit të PD për degën e Vlorës, zotit Afrim Jupi, gjë e cila ngjalli diskutim të gjerë.
Për të gjitha çështjet që u diskutua aktivi ishte i një mendimi. Në takim u theksua nevoja e një aktivi të dytë.
Korresp. i «RD» Vlorë
Gramoz Ruçi, listat e zeza dhe...
DEPUTET?!...
Do të ishte përdhose e vizionit të shtetit demokratik, po qe se do të lejohen të qëndrojnë në parlament ish-sekretarët e partisë shtetërore të PP të rrëzuar.
Do të ishte përdhose e vizionit të shtetit demokratik, po qe se do të lejohen të qëndrojnë në parlament ish-sekretarët e PP të rrëzuar të komitetëve të PP të rrethëve. Jo për faktin se kanë qenë anëtarë të asaj partie, por ata kanë qenë drejtuesit e vetëtë të degëve të punëve të brendshme, të sigurimit të shtetit dhe të organeve të tij, të «diktaturës së proletariatit». Anjsë veprim nuk kryenin kryetarët e këtyre degëve pa miratimin e sekretarit të parë. Për punët e sigurimit kjo ishte sanksionuar me Platformën e Byrosë Politike. Çdo mengjez, për të mos thënë disa herë në ditë nëpërmjet telefonit i direkt (sekretet) të lidhur midis tyre i raportohej për çdo gjë. Asnjë arrestim, internim e dëbim nuk ndërmerrej pa miratimin e këtyre shokëve. Asnjë person që zhvillonte «agjitacion e propagandë armiqësore» nuk këshillohej e demaskohej dhe k… nuk ishin këshillime e demaskime do si do, por me pasoja, që vetëm ata që i kanë provuar i dinë pa firmën e sekretarëve të partisë. Ata bënin edhe këshillimin e demaskimin. Edhe linçimi i kufomave që vriteshin në kufi bëhej pasi merrej miratimi i sekretarëve të komitetit të partisë, të cilët jo në pak raste asistonin në këto «ceremoni». Një nga sekretarët e parë deputet i parlamentit parlamentar (puniste dhe demokratike), i cili ka miratuar listat e zeza për rrethin e Tepelenës, ka qenë Gramoz Ruçi. Bëmat e tij në funksionet e larta (si i privilegjuar që ka qenë?) janë trajtuar dendur në faqet e shtypit. Për t’i kujtuar shpirtin «human» dhe «demokrat» gjatë kohës që ishte ministër i punëve të brendshme, do të mjaftonin insistimin e tij për nxjerrjen në lirim një oficer të ushtrisë për të metin «faj» që kishte bërë: ishte gëzuar kur u rrëzua monumenti i diktatorit. Po atë ditë Gramoz merrte në mbrojtje disa ushtarë të Gardës mbi të cilët rëndon dyshimi që deshën të bënin atentat kundër dy personaliteteve që sot janë presidentë të Shqipërisë dhe të Kosovës. Në të njëjtën kohë i kërkonte llogari ish-kryeministrit Fatos Nano, pse kishte lejuar delegacionin e LD të Kosovës të sistemohej në vilat ku kishte qëndruar «shoku Enver». Shokut Gramoz i kishte ngelur që t’i gje dr. Rrugova nuk «ishte kurat e zinxhirit për të lidhur, mjetet e transportit, rrugët e kalimit dhe pikat e grumbullimit. Dhe këto miratoheshin nga sekretari i parë i KP të rrethit. Nuk e di ndryshimin kanë këto lista (që bëheshin sipas direktivës të Byrosë Politike) nga ato që harto- heshin sipas gjestapoja e cifunëte Gestapoja për gjueti e cifutëve. Një nga sekretarët e parë parlament i legjislatura parlamentare qëndruar «shoku Enver». Shokut Gramos i kishte ngelur gjëfi që dr. Rugova nuk «kishte denjuar të vendoste një buqetë me lule në varrin e sh. Enver» - siç shprehej ato ditë. Deputetët e Kuvendit Popullor le të gjykojnë vetë në se do të pranonin të qëndronin e ligjëronin në një sallë me njerëz të tillë. Por, si qytetar, mendoj se do të ishte në nderin e tyre t’u hiqnin mandatën përkatës këtyre deputetëve. Ashtu siç po pashtrohet aparati shtetëror në të gjitha hallkat nga të korruptuarit të paafët dhe shkelësit e ligjeve, duhet të bëhet edhe pastrimi i tempullit të demokracisë! (vijon në faqen e 2)
ata që i kanë provuar i dinë pa firmen e sekretarëve të partisë. Ata bëjnë edhe këshillimin e demaskimin. Edhe lincimi pak raste asistonin në këto ceremonitë. Janë skena që vetëm fantazia e një race të veçantë mund t’i ndërtojë.
Sekretarët e parë të komiteteve të Partisë së Punës në rreth me rëndësi edhe LISTAT E ZEZA, për të cilat është shkruar nga N. Tozaj në faqet e kësaj gazete. Këto lista përfaqësonin kategorizimin e «elementit armik» dhe hartoheshin nga SSH. Në momente të caktuara ose për efekte të inskenimeve politike që i interesonin PP, në një kohë të caktuar, ata arrestoheshin. Nga një kuadër që ka administruar këto lista kam mësuar se ishin parashikuar edhe njerëzit që do kryenin arrestimet, he-
«Zgjim» në Lezhë
Edhe në ndërmarrjet ekonomike të rrethit të Lezhës filloi puna.
Pas një «gjumi» shumëmujor letargjik e shkëputërar po fillon zgjimi shpresëdhënës. Në bisedë me shefen e planit të rrethit, zonjën Kozeta Gjika, mësojmë se puna ka filluar dhe me kallamin e ullinjve, do të rritet dinamika e prodhimit.
Ndërmarrja e konservave ka filluar të grumbullojë e të konserv-vojë. Ndërmarrja ushqimore, fabrika e biskës dhe e bukës si gjithë janë në pararojë. Shifrat në përgjithësi janë të ulta, por ndërmarrjet ditër është të kënaqshëm, me të kaluarën.
Kështu dita filloi nga puna fabrika e letrës, megjithëse jo me kapacitet të plotë. Mungon lënda e parë, soda kaustike e PVC Vlorë.
Rritja e punës këtë ... [?]
mikë, por blerësit kanë shqetësim për çmimin e produkteve që është shumë i lartë për xhepat tanë të zbrazur. Justifikimi i prodhuesve: çmimi i lartë i amyrgurit.
Ndërtuesit e rifilluan punën. Sheshe ndërtimi të reja po hapen. Detyra të ngjeshura, por krejt të realizueshme.
NP e Drurit kryen punë të organizuar dhe po nxjerr prodhime me cilësi për të cilat ka nevojë të vazhdueshme.
Porti i Shëngjinit akoma nuk ka filluar nga puna, kurse ndërmarrja e gjuajtjes së peshkut po i realizon detyrat ritmikisht.
Punë e mirë bëhet edhe në ndërmarrjet e shërbimeve komunale, banesa, elektrikut. Po për të dëshëruar rregullimi i parqeve e lulishteve, të cilat janë shndërruar në kullota për bagëtitë e qytetarëve. Bagëtitë kanë mb… [?] qytetin e Lezhës e të Shëngjinit.
Edhe në bujqësi puna po ecën mirë. Në Balldren-Torovicë filloi korrja e grurit. Po kështu edhe në NB Gjader.
NM Bujqësore u ka vënë në ndihmë bujqve privatë autokombajna për korrjen dhe shirjen e grurit.
Ndërmarrja e ujërave ndodhet përballë një rrjeti të dendur ujitës krejtësisht të shkatërruar. Kanali i madh Vau i Dejës-Gjadër ka defekte serioze.
Punëtorët e NM Qendër po bëjnë një punë të mirë për furnizimin e popullit me perime. Tregu është furnizuar mirë.
Kjo është tabloja e punës në rrethin e Lezhës. Pas një pushimi të madh me defekte e humbje anomalia, ka filluar një punë serioze dhe e organizuar që premton për më shumë në të ardhmen.
Ankand për kërkimin e naftës e të gazit për investitorët e huaj
«Shqipëria do të nxjerrë në ankand një pjesë të territorit për kërkime nafte e gazi nga kompanitë e huaja», i tha gazetarit të ATSH-së supervizori i naftës në Ministrinë e Industrisë, Burimeve Minerare dhe Energjitikës, Vullnet Xhango.
Në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave numër 27, datë 25.1.1992. «Për bashkëpunimin me firmat e huaja për kërkimin dhe rritjen e prodhimit të naftës në tokë», kjo ministri miratoi propozimin e Këshillit Drejtues të Bashkësisë Ekonomike të Naftës «Albpetrol» për ndarjen e territorit tokësor të Republikës së Shqipërisë në blloqe kërkimi për naftë e gaz.
Sipas këtij vendimi «Albpetrol» do të ushtrojë aktivitetin e kërkimit me kapital të vet dhe të shtetit shqiptar dhe, kur shihet e nevojshme, edhe në bashkëpunim me firmat e huaja, me risk të përbashkët në 22 për qind të territorit të Republikës së Shqipërisë. Pjesa tjetër e territorit lihet e lirë për tu negociuar me kompanitë e huaja në përputhje me platformën me firmat e huaja do të respektohet parimi i konkurrencës së barabartë midis tyre. Shteti shqiptar nuk do t’i njohë të drejta monopoli asnjë firme. Konkurimi do të orientohet sipas procedurave të njohura. Për organizimin e tij, nga ana e «Albpetrolit» është ngarkuar Ndërmarrja Komplekse Gjeofizike naftë-gaz Fier, e cila bashkëpunon me firmën gjeofizike ndërkombëtare «Western Atlas».
(ATSH)
Prodhime në seri
Ndërmarrjet ekonomike të rrethit të Korçës, po bëjnë të gjitha përpjekjet për të siguruar lëndët e para dhe ndihmëse.
Ndërmarrja e përpunim-drurit, nëpërmjet një firme greke ka siguruar sasira të konsiderueshme gozhdë, sfungjer, llak dhe sasira të tjera të lëndëve ndihmëse. Në repartin e mobilierisë pothuajse të gjithë punëtorët kanë rifilluar nga puna. Këto ditë u hodhën në treg 200 copë kolltukë, 100 divane, 2000 copë karrige, 1500 tavolina e stola dhe disa mijëra arka ambalazhi. Si problem kryesor për këtë ndërmarrje del furnizimi me kompensata e fibër nga Kombinati i Drurit në Elbasan.
Në të katër repartet e Uzines së Stampave punohet normalisht dhe asnjë punëtor nuk ka dalë në asistencë sociale.
Uzina ka problem moslikuidimin e faturave të mallit të marrë nga ndërmarrja ekonomike e vendit. Për të përballuar pagesën e punëtorëve, kjo uzinë këtë ditë ndryshoi strukturën e prodhimit të artikujve sipas kërkesës së tregut si mullinj kafeje, gota uji plastike, doreza për tenxhere presioni, frutlere plastike, hinka, disa tipe kacavidhash etj.
Me kapacitet të plotë punon Fabrika e birrës, e cila me rezervën e krijuar dhe me atë që prodhon çdo ditë po plotëson mirë nevojat e njësive të ushqimit social, Korçën, Bilishtin, Maliqin, Ersekën dhe Pogradecin. Gjithashtu me kapacitet të plotë punohet dhe në ndërmarrjen e prodhimit të veshjeve, kurse pjesërisht punohet në disa reparte të kombinatit të trikota-zheve, të uzinës së instrumentave, të ndërmarrjes së prodhimit të artizanatit, të ndërmarrjes së prodhimeve të ndryshme.
Korresp. i «RD»
Viti II i botimit
Nr. 144
E martë,
7 korrik 1992
Çmimi 2 lek
Del të martë, mërkurë,
të shtunë e të diel
[Tekst i prerë nga artikulli në faqen përballë; fragmentet e dukshme janë të pjesshme dhe të palexueshme.]