Ishte demokracia ajo që vjet nxorri në dritë abuzimet e mëdha të ish-anëtarëve të Byrosë Politike të PPSH dhe kërkoi dënimin e tyre. Populli i mbështeti fuqishëm aq sa zoti Ramiz Alia, në rolin e presidentit, u detyrua të fillonte një nga një arrestimin e disa prej tyre. Por, procesi hetimor u zgjat e stërzgjat, sepse PS e kishte të vështirë të dënonte ish-krerëmyezuesit e vet. Prandaj, kundër politikës normale, ata u mbajtën aq gjatë pa u nxjerrë për gjykim. Veçse historia e demokracisë më 22 mars të vitit në vijim e kërkoi përsëri çështjen e gjykimit të tyre. Madje, nga njerëz të veçantë, të cilët duan një orë e më parë të japin ilogari ish-pushtetmbajtësit, lindi mendimi sikur dhe demokracia po e zgjat gjyqin e tyre. Ndërkohë mendon se ka një farë zbutjeje të qëndrimit ndaj tyre. Po si qëndron e vërteta?
Kodi penal
Neni 13
BASHKËPUNIMI
Bashkëpunimi është kryerja e veprës penale nga dy ose më shumë persona me marrëveshje midis tyre, nga një grup i organizuar, nga një bandë e armatosur ose nga një organizatë kundërrevolucionare.
Neni 62
PËRVETËSIMI I PASURISË SOCIALISTE
Përvetësimi i pasurisë socialiste, i kryer me shumë se një herë nga një grup i organizuar ose me përpjestime të mëdha, dënohet: me heqje të lirisë jo më pak se shtatë vjet ose me vdekje.
Neni 106
SHPËRDORIMI I DETYRËS
Kryerja me dashje e veprave që janë në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës shtetërore a shoqërore, ose moskryerja me dashje e detyrës, kur ka erja me dashje e detyrës, kur ka sjellë ose dhej se mund t’u sillnin pasoja të rënda interesave shtetërore, shoqërore ose të drejtave dhe interesave të ligjshme të shtetasve, dënohet:
me ridukim nëpërmjet punës ose me heqje të lirisë gjer në dhjetë vjet.
HETUESIA PO I ÇON DOSJET PËR GJYKIM
Për këto probleme hamendësia gjithmonë të çon në rrugë të gabuar. Prandaj faktet nga Hetuesia të sqaroje shumë pikëpyetje. Zoti Prelë Martiri, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, na deklaroi se procesi hetimor thuajse ka përfunduar dhe së shpejti (këtë ditë) çështja do të jepet për gjykim. Vjet ata kishin vënë akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa tani po i jepen gjyqit edhe me akuzën për vjedhje të pasurisë shtetërore në përpjestime të mëdha. Kjo e dyta u shtua nga themeli i hetimeve. Konkretisht veç nenit 106 të Kodit Penal që trajton shpërdorimet e detyrës, që në rastin konkret del në radhë të dytë, në plan të parë për ta del neni 62 i kombinuar me nenin 13 të atij kodi.
Kërkuam edhe listën e bllokmenëve që do t’i kalojnë gjykatës. Ata janë:
Adil Çarçani, Manush Myftiu, Nexhmije Hoxha; Rita Marko; Hekuran Isai; Qirjako Mihali; Simon Stefani, Lenka Çuko; Pali Miska, Tablami Gegripfti, Foto Çami; Hajredin Çeliku; Prokop Murra, Besnik Bekteshi; Muhor Asllani; Vangjel Çerava, Xhaferr Spahiu, Kino Buxheli.
NGA BYROJA MUNGON VETËM RAMIZ ALIA?!
Siç shihohet nga lista, në gjyq do të dalë tërë ish-Byroja Politike. Mungon vetëm njëri: Sekretari i Parë i KQ i PPSH, zoti Ramiz Alia, pra, drejtuesi kryesor i këtyre njerëzve që akuzohen ...
Plenumin e 11 të Komitetit Qendror të PPSH, u detyrua të bëjë autokritikë për qëndrimin e tij liberal pro perëndimor. Edhe këtë historia e di. Por, në të njëjtën kohë, edhe ai ka patur abuzime vetë si dhe ka lejuar abuzimet e mëdha të vartës-
AKTI I HELSINKIT është vdekjeprurës për diktaturat komuniste
Nga fjalimi i presidentit BERISHA në mbledhjen e KSBE-së në Helsinki
Në fjalimin që mbajti në takimin e nivelit të lartë në KSBE, presidenti S. Berisha tha se Akti Final i Helsinkit shpejtoi zhdukjen e Murit të Berlinit dhe përmbysjen e regjimeve komuniste në Evropën Lindore. Më poshtë ai u bëri thirrje vendeve anëtare të KSBE-së që të marrin masa për të mbrojtur popullsinë shqiptare të Kosovës.
Presidenti Berisha tha se regjimet komuniste të Evropës Qendrore dhe Lindore u mposhtën nga parimet e Aktit Final të Helsinkit. Akti i Helsinkit, tha ai, ishte vdekjeprurës për diktaturat komuniste. Presidenti Berisha tha se qeveria shqiptare po punon me vendosmëri për të tejkaluar shpejt pasojat e politikës vetëizoluese të ish-regjimit komunist shqiptar. Në fjalimin e tij, presidenti Berisha a- vuzoi autoritetet serbe se po ushtrojnë presion të pamëshirshëm kundër shqiptarëve të Kosovës. marrin masa për të mbrojtur popullsinë shqiptare të Kosovës, para se të jetë shumë vonë. Ai tha se një konflikt në Kosovë nuk ishte në interesin e Shqipërisë dhe shtoi se shpërthimi i luftimeve në atë rajon do të keqësonte sigurinë në Evropë.
KSBE-ja ka njoftuar se do të dërgojë në Kosovë një delegacion për të hetuar ankesat shqiptare për shkeljet serioze të të drejtave të njeriut.
Thirrje të presidentëve BERISHA dhe RUGOVA mbi zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës
Presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, i dërgoi një letër KSBE-së, në të cilën përshkruan gjendjen e rëndë të popullit të Kosovës nën pushtimin e rëndë ushtarak dhe policor serb. Siç njofton Qendra për Informim e LDK-së, në letrën e presidentit Rugova thuhet se Serbia po krijon vështirësitë situatën të nde-rë në Kosovë, që konflikti në pjesë të tjera të Ish-Jugosllavisë të zgjerohet edhe në atë rajon, ku luftimet do të ishin edhe më të tmerrshme se në Bosnjë-Hercegovinë. Pasojat do të ishin katastrofale për paqen dhe sigurinë, jo vetëm në Ballkan, por në tërë kontinentin evropian. Pasi përshkruhet gjendja në Kosovë dhe masat shtypëse të Serbisë e cila nuk njeh vullnetin e popullit shqiptar, që po përpiqet të fitojë të drejtat e vetëvendosjes me metoda paqësore, në përfundim të letrës u kërkohet përgjegjësve të takimit të nivelit të lartë të KSBE-së, të njohin vullnetin e popullit shqiptar në Kosovë për vetvendosje, të marrin masat e nevojshme për pengimin e konfliktit të mundshëm, me qëllim që
(vijon në faqen 4)
NJE TRAGJEDI E RE KOMBËTARE NUK DO TË LEJOHET
Deklaratë e PD TIRANË
Deklaratë e PD
TIRANË
Një ngjarje e trishtuar tronditi jetën publike të Kryeqytetit. Pavarësisht nga motivet e deklaruara të pjesëmarrësve të kësaj tentative për eksod, është fare e qartë se pasojat e një veprimi të tillë janë katastrofike për ekonominë e brishtë dhe furnizimin me ushqim të popullit tonë.
Dihiet botërisht se situata i refugjatit politik dhe atij ekonomik me forcë, nuk pranohen nga Evropa për Shqipërinë, ku është në fuqi një shtet ligjor demokratik. Nga ana tjetër është i ligjëruar emigracioni ekonomik, i organizuar nga shteti dhe shanset për të tashti janë. Por tentativa për eksod, si ajo e 6 korrikut, përkun-
NJE TRAGJEDI E RE KOMBËTARE NUK DO TË LEJOHET
Mes pjesëmarrësve, nuk ishte e vështirë të dallojë ish-agjentë të sigurimit, individë të përkcur nga reforma në Rend dhe SHIK, agjentë të komanduar nga qëndra të huaja antishqiptare, disa prej të cilëve vlerëzënin lirisht me targa të huaja. Ata ishin pjesa aktive që drejtonte dhe manovronte masën naive të qytetarëve, në fillim drejt Durrësit dhe më pas drejt Ambas adave, duke nxitur edhe në hedhjen e parullave antidemokratike me karakter politik. Nuk ishte rastësi që provokacioni i korrikut përfundoi në dhunë dhe thyerje xhamash.
Këta provokatorë dhe ata që qëndrojnë pas tyre duhet të kenë të qartë se, ndërsa rendi i ri demokratik nuk do të përserisë tragjedinë kombëtare që solli lufta e klasave, nuk do të lejojë pa ndëshkuar ata që duan të shkatërrojnë një tragjedi të re kombëtare.
Organizatorët e eksodëve të dalin para ligjit
- Deklaratë e Lidhjes Demokratike të Gruas Shqiptare -
Për ngjarjet që ndodhën këto ditë në qytetin e Tiranës, Durrësit, Vlorës në tentativa për një eksod të ri Lidhja Demokratike e Gruas Shqiptare deklaron se Qeveria Shqiptare duhet të marrë masa të menjëhershme në përputhje me ligjet për të dënuar organizatorët, ish-hafijet e sigurimit të shtetit. Ne, nënat dhe gratë shqiptare, jemi të revoltuara se në fukarallëkun që e kemi peshqesh nga pushtetmbajtësit e djeshëm, po spekulojnë jo vetëm tregtarët ish-partiakë komunistë, por edhe ish-punonjësit e organëve të terrorit. Prandaj kërkojmë që këta njerëz të japin llogari para ligjit për organizime të paligjshme dhe për mashtrim të njerëzve të thjeshtë.
Kuptohet që këto trazira ndodhin pikërisht para zgjedhjeve lokale, ku politika sllavo-komuniste e Partisë Socialiste dhe e forca-ve të tjera antikombëtare shikon shansin e saj të fundit. Por, ne, nënat e vajzat shqiptare, që aspirojmë për konsolidimin e demokracisë së vërtetë, u themi se demokraria do të fitojë në çdo skaj të Shqipërisë edhe në zgjedhjet e 26 korrikut.
… fugjatit nga shteti dhe shansat për të tashi janë. Por tentativat për eksod, si ajo e 6 korrikut, përkundrazi çojnë në mbylljen e këtij emigracioni.
Një tjetër pasojë negative e një tentative për eksod është dhe shtimi i vështirësive për furnizimin e popullit me ushqime, sepse anijet e huaja detyrohen të lënë portin dhe të dalin në det të hapur. Është më se e qartë që ngjarje të tilla kanë për qëllim të krijojnë një imazh të destabilizimit të Shqipërisë dhe, për rrjedhojë, të pengojnë hyrjen e investimeve të huaja, aq të nevojshme për rimëkëmbjen e ekonomisë sonë.
Nuk është e vështirë të kuptohet se qarqe të caktuara politike si dhe individë, përgjegjës për të kaluarën tonë të hidhur të prekur nga humbja e privilegjeve, janë të interesuar për pasoja të tilla katastrofike për vendin.
Nuk është e vështirë të dallohet tentativa e fundit për eksod ishte ideuar dhe organizuar nga specialistë të sprovuara, të cilët me mjeshtëri arrinin të implikojnë edhe qytetarë të ndershëm, që s’kishin aspak qëllimet e ideatorëve, por u përfshinë pa dashur në këtë lojë nga vështirësitë ekonomike të ndjeshme nga të gjithë në këto momente tranzicioni. do të përbëjë tragjedi pa ndëshkuar ata që duan të shkaktojnë një tragjedi të re kombëtare.
Populli i Tiranës, që mëkoi demokracinë shqiptare, jo vetëm që nuk mund të bëjë viktimë e provokacioneve të tilla politike, por nuk do të lejojë kurrë që aventurierët, të cilët u tallën 50 vjet me popullin, ta ndërrojnë kursin e zhvillimit të këtij vendi që tani ka marrë rrugën e Evropës së bashku dhe nën shembullin e vendeve që po integrohen në Evropën demokratike.
Nuk është e rastit që ngjarje të tilla, pjesë përbërëse e një strategjie revanshiste, komuniste, projektohen dhe zbatohen për të provokuar dhe destabilizuar rendin publik, veçanërisht gjatë fushatës elektorale. Këto kanë për qëllim jo aq rezultatet e zgjedhjeve se sa shkatërrimin e vendit dhe çarjen e popullit drejt tragjedisë kombëtare.
Populli i Tiranës, i cili më 22 mars, ia besoj fatet e tij PD, me pjekurinë që e karakterizon i kupton mirë sfidat dhe situatat e provokuara politike. Ai do të dijë t’i shmanget kurtheve të tilla dhe do të shprehë edhe një herë besimin e tij te rendi i ri demokratik në zgjedhjet e ardhshme për pushtetin lokal.
NGA BYROJA MUNGON VETËM RAMIZ ALIA?!
Si shikohet nga lista, në gjyq do të dalë tërë ish-Byroja Politike, mungon vetëm njëri: Sekretari i Parë i KQ i PPSH, zoti Ramiz Alia, pra, drejtuesi kryesor i këtyre njerëzve që akuzohen për vjedhje të mëdha. Pse?
[Teksti në krye është i prerë] …pjestime të mëdha. Ajo e dyta… hetimeve. Konkretisht veç nenit 106 të Kodit Pe…
NGA BYROJA MUNGON VETËM RAMIZ ALIA?!
Si shikohet akuzohen për vjedhje të mëdha. Pse?
Këtë pyetje i bëmë edhe zotit Prele Martini. Përgjigjja ishte e saktë, por jo bindëse: «Kur ka filluar çështja penale Ramiz Alia ishte President dhe e mbronte ligji, prandaj dhe ndaj tij nuk nisi çështja penale». Dakord. Por tani ai nuk është president dhe nuk ka pse anash shtetas të mos japë përllogari në rast se ka shkelur ligjet dhe mban përgjegjësi për veprimet që ka kryer, para kohës së drejtimit si president. Aq më tepër se nga gjykimi i ish-shokët e vet, besojmë, që për probleme të ndryshme do të lakojnë edhe emrin e tij.
Për sa shkruajmë nuk duam të rëndojmë ish-presidentit. Mirë dihet roli i tij tepër i vështirë dhe delikat në atë periudhë aq të mbrapshtë me tensione dhe rrezik shpërthimi të një lufte civile vëllavrasëse. Do të ishim të mendimit ta mohojmë rolin e tij për këtë çështje që ka për të hyrë në histori. Shqipëria kaloi në rrugën e demokracisë me kulturë demokratike. Gjithashtu Ramiz Alia kurrsesi s’ka qenë diktator. Që më 1974, me edhe ai ka patur abuzime vetjake si dhe ka lejuar abuzime e mëdha të vartësve të vet. Pra, edhe ai meriton dhe duhet të gjykohet. Kështu do të vihën në balancën e drejtësisë të një shteti demokratik ligjor si meritat ashtu dhe gabimet. Dhe, a duhet dënuar apo jo, kjo i takon vetëm drejtësisë, pasi të gjykojë mbi faktet. Në shtetet demokratike asnjë personalitet, qofte ky president ose kryeministër, nuk kanë të drejtë të përjashtojnë apriori nga gjykimi atë ose këta shtetas kur nuk është pa përgjegjësi për veprimet e drejtuara të tij.
Megjithatë urojmë që gjyqi i bllokmenëve të nisë e të përfundojë me sukses, në bazë të të gjitha normave ligjore për të rritur dinjitetin dhe karakterin human të shtetit tonë të ri demokratik. Urojmë që afati i gjykimit, pasi çështja kalon nga hetuesia në gjykatë, të mos kalojë 15-30 ditësh e praktikës normale juridike.
PETRO DHIMIRI
Kundër arsenalit spekulativ të PS
CILA EVROPË ËSHTË E SHQETËSUAR ZOTI NANO (!!!) - 26 korriku - dita vendimtare për t’i dhënë fund shtratit pushtetëror social-komunist
CILA EVROPË ËSHTË E SHQETËSUAR ZOTI NANO (!!!)
- 26 korriku - dita vendimtare për t’i dhënë fund shtratit pushtetëror social-komunist
Pyetja e përdorur si titull i këtij shkrimi-replikë do të lexohet në «Zëri i Popullit» që më 7, 7, 1992 poshtë titullit «Partia Socialiste njerëzisht shpreh solidaritet, përgjegjësi e ndershmëri për të zgjidhur hallet e mëdha», kronikën e takimit të zotit Nano me anëtarë e simpatizantë të PS në qytetin e Vorës. Aty zotëna në fjalë na plotoka se «Evropa», është e shqetësuar se në Shqipëri po shfaqen shenjat e revanshizmit, neokomunizmit dhe totalitarizmit. Është me të vërtetë «sensacion»; ky «informacion» po në këto para 22 marsit është po kjo gjë?; kur bëhet asoma me pushtet social-komunist e i plit[?]
Nano e kompani, çuditët me ne a thosh: «pra, vetëm në gafë!!!» Është ajo Evropë që sot miraton e konsulton hapat e nisjes dhe Reformën tonë demokratike. Megjithatë Nano –gjen xhamal të falet- dhe auditor për t’i besuar të tilla «sensacione». Të tilla janë qytetet e vogla si Vora, Poliçani, Kuçova, Orikumi, etj, me popullsi heterogjene, të ardhur kryesisht nga fshatrat dhe zona të tilla. Nga testimet e 31 marsit kaluar dhe 22 marsit të këtij viti, rezulton se soc-komunistëve, enveristët, në qytetet e kësaj kategorie janë me shumicë. Mendonmë se, së pari, ky fenomen shpjegohet nga fakti se këta qytetarë ardhjen nga fshatrat dhe zonat e tyre, relativisht më të varfëra, në këto qytete e shohin si një «favor» të siguruar monizmi. Së dyti, nën efektin e keqprezantimit të demokracisë nga propaganda social-komuniste, ata e kanë përjetuar atë (demokracinë) në shqetësimin e shpërnguljes për nga kanë ardhur…»
Është kjo një karakteristikë e gjithë qyteteve të këtilla me popullsi heterogjene, ku socialistët krenohen se janë bërë aq e kaq pranime të reja në PS, e ku në takimet e tyre thërrasin «Partia Socialiste-Partia Socialiste», e ku… (Vijon në faqen 2)
E VËRTETA MBI PAGAT E QEVERITARËVE TANË
Për të diskutuar qeveritarët dhe deputetët tanë, për t’i paraqitur ata si njerëz që luftojnë vetëm për interesat e tyre personale, furxhinsht e vjetër dhe të rinj të thashethemeve komunisto – socialistë kanë nxjerrë shumë shifra të pabara.
Për të diskutuar qeveritarët dhe deputetët tanë, për t’i paraqitur ata si njerëz që luftojnë vetëm për interesat e tyre personale, furxhinsht e vjetër dhe të rinj të thashethemeve komunisto – socialistë kanë nxjerrë shumë shifra të pabara, që po i vrasin popullit jo vetëm stomakun, por edhe gjumin. Një nga këto është edhe abuzimi me pagat e qeveritarëve tanë, duke i shumëfishuar ato sa herë më tepër nga sa … të vërtetë.
- Për dijeni edhe «Agjensisë së dis-informimit të PS»
Për të informuar saktë popullin, për ta ndihmuar atë mos bjerë pre e rrjetave të thashethemeve, administratën e Kuvendit Popullor dhe në atë të Presidencës dhe pas befasisë ndjemë gëzëm me mënëshëm kur dëgjuam dhe lexuam se paga mujore e deputetit shqiptar është 1050 lekë, ndërsa e Presidentit të Republikës është 2400 lekë. Kështu ata marrin rreth dy herë më pak se një ushtarak i Ministrisë së Mbrojtjes apo një polic ose gati aq sa do të marrë një ushtarak që del në asistencë.
VZHGUESI
Për ngjarjet që ndodhën këto ditë në qytetin e Tiranës, Durrësit, Vlorës në tentativa për një eksod të ri Lidhja Demokratike e Gruas Shqiptare deklaron se Qeveria Shqiptare duhet të marrë masa të menjëhershme në përputhje me ligjet për të dënuar organizatorët, ish-hafijet e sigurimit të shtetit.