12/07/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

12 korrik 1992

Më 26 korrik nuk do të ketë kthim prapa

ÇELET FUSHATA ELEKTORALE E PD Më 26 korrik nuk do të ketë kthim prapa -Fjala e z. Eduart Selami në mitingun e djeshëm në kryeqytet - Të dashur vëllezër dhe motra! Të nderuar pjesëmarrës! Po hapim sot fushatën elektorale për Tiranën, e cila ka kontribuar e saj të veçantë për fitoren e demokracisë më 22 mars të këtij viti. Këto zgjedhje janë vazhdim i 22 marsit për të përfunduar fitoren politike mbi komunizmin. Këto zgjedhje do të jenë një hap më tej drejt demokracisë, një hap më tej drejt shpresave historike për një Shqipëri të bekuar, do të jetë një hap më tej politik dhe i rëndësishëm drejt Evropës. Ne jemi të bindur që më 26 korrik nuk do të ketë kthim prapa, dhe jemi të bindur se Tirana që ka qenë në pararojë të demokracisë do t’i thotë prapë jo komunizmit të fshehur si socializëm, do t’i thotë prapë jo korrupsionit. Në këtë hapa të para demokracisë i duhet mbështetje dhe përkrahje mbarëpopullore, i duhet stabilitet politik si kusht për progresin ekonomik. Në rrugën tonë të gjatë e të vështirë kombëtare vetëm brenda këtij shekulli ne jemi përpjekur tre herë për të vendosur demokracinë, në 1924, në 1944 dhe në vitet ’90. Ndërsa në dy rastet e para dështuam është dëshmia historike dhe kombëtare e të gjithëve që të mos dëshirojmë përsëri. Duke parë parazgjedhjet e shkuara e momentin e nuk duhet të errosojmë perspektivën. Atyre që sot u bien borive të vajtimit dhe të pesimizmit, ne duam të kujtojmë se në kohën më të egër të diktaturës i kanë rëndë borive në mënyrë cinike e të lumturish, dhe sot, Shqipëria nuk është në diktaturë, por në hapat e para të lirisë. Kjo rrugë që sapo ka nisur është rruga e shpresës dhe e progresit, është rruga e drejtë. Shumë shpejt me durim dhe punë të lirë ne do të shohim dhe shijojmë rezultatet që sjell demokracia, rezultatet e cilat bota ka vite e shekuj që i jeton. Shprehime bindjen se në 26 korrik Tirana dhe Shqipëria do t’i thotë Po përsëri demokracisë dhe progresit. Rrofshi ju! Rroftë demokracia.

TAKIME TË ZOTIT BERISHA NË HELSINKI

- Bisedime me presidentin Xhorxh Bush - Helsinki. - Në dreken dhe në darkën që dha presidenti i Finlandës Kolvisto për nder të kryetarit të delegacionit pjesëmarrës, presidenti Berisha u takua dhe bisedoi me presidentin e SHBA-së, Xhorxh Bush, dhe sekretarin e Shtetit, Xhejms Bejker. Ai mori garanci nga presidenti Bush, dhe sekretari Bejker se ata po përpiqen dhe do të ndihmojnë Shqipërinë në të ardhmen. Presidenti Berisha u takua me kryetarin e Komisionit të Komunitetit Evropian Zhak Delor, të cilit i shpjegoi nevojën e ndihmës së shpejtë për pjesën financiare për të mbështetur reformën. Delor shprehu angazhimin e tij dhe të Komunitetit Evropian për ta ndihmuar Shqipërinë gjatë reformës. Ai e informoi presidentin se po bën përpjekje për të siguruar ndihmën shtesë për Shqipërinë. Presidenti Berisha u takua me kancelarin e Gjermanisë, Kohl, me të cilin bisedoi për zgjerimin e kontakteve ekonomike e veçanërisht për ndihmën financiare. Kancelari Kohl shprehu mbështetjen e tij të plotë për reformat dhe politikën ekonomike që po ndjek qeveria shqiptare. Presidenti Berisha zhvilloi një takim të gjatë dhe të përzemërt me sekretaren e përgjithshme të Këshillit të Evropës, Katerin Lalymier. Pasi u informua mbi përpjekjet e qeverisë për të zbatuar reformat dhe mbi pikëpamjet e Shqipërisë për zgjidhjen e problemeve të mprehta rajonit, Lalymier i shprehu presidentit Berisha mbështetjen e saj. Zonja Lalymier, i kushtoi një vëmendje të veçantë problemit të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, dhe, i konfirmoi presidentit angazhimin e saj personal për këtë problem. Po këtë ditë presidenti u takua me kryeministrin e Spanjës Gonzales. Kryeministri spanjoll shprehu dëshirën për të ndihmuar Shqipërinë, sidomos në bujqësi ku ata kanë një eksperiencë të madhe, si dhe në fushën e turizmit. Ai tha se do të shqyrtonte dërgimin e një ndihme të shpejtë humanitare. Presidenti Berisha u takua gjithashtu me Presidentin e Francës, zotin Fransua Miteran, Kryeministrin anglez, Xhon Mejxhor dhe Ministrin e jashtëm Dagllas Herd, i cili për së shpejti do të vijë në Tiranë, Kryeministrin e Greqisë, zotin Micotakis, Kryeministrin e Portugalisë, zotin Kavalcos, Presidentin Valeza, Presidentin Havel, Kryeministrin e Turqisë, zotin Sulejman Demirel, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Hollandës, me kryetarin e delegacionit italian, Ministrin e Jashtëm, zotin Skoti, dhe Kryetarin e delegacionit të Zvicrës.

Presidenti Berisha kthehet në Atdhe

- Helsinki 2: - «Gadishmëria e plotë për të ndihmuar Shqipërinë» - «Kosova dhe çështja shqiptare del si një problem i veçantë» - Dje në mesditë u kthye në Atdhe delegacioni shqiptar i kryesuar nga Presidenti i Republikës, zoti Sali Berisha që mori pjesë në punimet e Konferencës së Helsinkit. Është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në një takim të tillë të nivelit të lartë. Në pritje në aeroportin e Rinasit kishin dalë Kryetari i Kuvendit Popullor, z. Pjetër Arbnori dhe Kryeministri, z. Aleksandër Meksi. Pas ceremonisë së rastit, Presidenti Berisha takohet dhe përshëndetet me personalitetet e tjera të larta të Kuvendit Popullor dhe të Qeverisë, si dhe me titullarë të përfaqësive diplomatike të akredituara në Tiranë që asistonin në pritje.

A po na ndihmon bota?

Ç’THONË THASHETHEMET E Ç’TREGOJNË FAKTET? A po na ndihmon bota? Jo rrallë një pyetje e tillë, tani përpara zgjedhjeve lokale, bëhet shkak për diskutime të cilat shpesh shndërrohen në debate politike. Jo rrallë një pyetje e tillë, tani përpara zgjedhjeve lokale, bëhet shkak për diskutime të cilat shpesh shndërrohen në debate politike. Se cilët janë të interesuar të ngjallin probleme që nuk ekzistojnë, kjo dihet. Ato që u kërkojnë të nxjerrin në pah janë qëllime të tilla, ata që do të kënaqeshin të shihnin popullin tonë të përçarë dhe Shqipërinë më të skajtur, të varfëruar, socialistët. Po pse? Arsyeja është shumë e thjeshtë; duke mos patur asnjë faktor në favor të tyre për ta përdorur gjatë fushatës elektorale, ata mundohen të përfitojnë nga gjendja e vështirë dhe mungesa e kulturës ekonomike dhe demokratike të disa njerëzve, për të shkaktuar mosbesim dhe pakënaqësi ndaj qeverisë demokratike të PD. Për t’i arritur këtë qëllim kanë në heshtje disa fakte dhe shtrembërohen disa të tjera. Por ja që faktet, thuhët, janë kokëfortë. Atëherë, le të flasim me gjuhën e fakteve për problemin në fjalë. Apo na ndihmon bota? Tashmë dihet që Evropa dhe bota filluan ta ndihmojnë Shqipërinë vetëm atëherë kur u forcat organizatore, veçanërisht PD, duke patur në vështirë të vendit pranun të marrin pjesë në Qeverinë e Stabilitetit. Kjo ndihmë, siç dihet, do të shohim, pas fitores së 22 marsit, u rrit ndjeshëm. Për ndihmat në ushqime do të rendisim: - Qershor 1991: Turqia akordon nga ndihmë prej 7,7 milionë dollarësh, e cila konsistonte në këto artikuj ushqimorë: miell, sheqer, vaj, margarinë dhe sapun. Kjo sasi u realizua plotësisht. - Korrik 1991, akordohen ndihma 5 pare prej 1,4 milionë dollarësh le në nga SIBIA. Përmbaheshin këtu artikuj: grurë, gjalpë, qumësht pluhur, vaj vegjetal, konserva mishi, fasule etj. Nga kjo ndihmë prej tetë realizohet ende nga sasi e vogël nga arkëset e mësipërm. - Gusht 1991, akordohen 19 milionë dollarë ndihmë në grurë. - Shator 1991, akordohen nga 1,5 milionë dollarë ndihmë e konsidroshme. - Qershor 1992, akordohen një ndihmë: Turqia 2,5 milionë dollarë në sheqer, vaj, sapun e detergjentë. Pjesa më e madhe u realizua këto ditë dhe na vazhdon të realizohet pjesa e mbetur; SBA 10,3 milionë dollarë; KE 2,5 milionë dollarë. Edhe për këtë ndihmë filluan përgatitjet e ngarkimeve të lëvrimit. Ndihma ushqimore kanë akorduar dhe shtete të tjera si Austria, Franca, Kanadaja, Danimarka, Norvegjia, Rumania e Libia. Të dhënat e mësipërme pasqyrojnë vetëm ndihmat e trajtuara nga Ministria e Tregtisë dhe e Bashkëpunimit me Jashtë, pra nuk pasqyrohen ndihmat e kordonura nga organizata të ndryshme mirëbërëse, të cilat trajtohen nga vetë këto organizata. Ndihma të konsiderueshme i janë akorduar Shqipërisë dhe për vëllime në lëvizje të ekonomisë së re. Ja disa nga këto ndihma dhe siç janë: - KE akordon 15 milionë ECU për programin bujqësor, 30 milionë ECU për programin industrial, 7,5 milionë ECU si ndihmë humanitare dhe 10,2 milionë ECU për sektorë të ndryshëm si transport, turizëm, sektorin financiar dhe privatizimin. - Italia akordon 10 miliardë lireta ndihmë për arsimin. Gjithashtu akordohem dy kredi nga 30 miliardë lireta për mallra dhe 30 miliardë lireta për mallra dhe pajisje të ndryshme deri tani 15,8 miliardë lireta për mallra dhe 15,8 miliardë lireta për pajisje. Pjesa tjetër pritet të realizohet. - SHBA akordon 18 milionë dollarë për programin e plehrave bujqësorë. - Gjermania akordon 38,7 milionë DM ndihmë teknike për makineritë bujqësore, blegtorin, industrializimin e kromit etj si dhe ndihmë financiare 40 milionë DM. - Banka Botërore akordon 45 milionë dollarë (së bashku me Holandën dhe Zvicrën). Mund të përmenden këtu dhe ndihma humanitare në mallra e akorduar nga Greqia, rastet ndihmave të Gjermanisë me 100 kamionë, autobulanca dhe cisterna dhe të Italisë me 1,2 miliardë lireta, për autobulanca. Ndonjë të dhënë e më shpërme dhe të dhëna të tjera që nuk janë pasqyruar këtu, rezulton që ndihmat kanë ardhur gjithnjë në rrugë të kështë për vitin 1992, megjithëse llogaritë vetëm në 6-mujorin e parë, janë akorduar rreth 4 herë më tepër ndihma e kredi se në vitin 1991. Një rol shumë të rëndësishëm është luajtur dhe kreditë që do të akordohen në të ardhmen Shqipërisë, do të luajë mbledhja e 24-25 maj 1992 në Tiranë. Në këtë mbledhje do të shqyrtohet situata në Shqipëri dhe mënyrat se si duhet ndihmuar ajo. Pra, a po na ndihmon bota? Tani mbetet që edhe të tregojmë të drejtën për këto ndihmë o jo të bëhemi viktima të atyre që na ndersejnë në dyert e ambasadave shqiptare pret punën dhe derës tonë. - Italia akordon 10 miliardë lireta ndihmë për arsimin. Gjithashtu akordon 2 kredi nga 30 miliardë lireta për mallra dhe 30 miliardë lireta për pajisje të ndryshme. Nga kredia e parë janë realizuar deri tani 15,8 miliardë lireta për mallra dhe 15,8 miliardë lireta për pajisje, nga e dyta 15,4 miliardë. Pjesa tjetër pritet të realizohet. Financime të tjera për zhvillimin: Për vitin 1992 - 30 miliardë lireta, për vitin 1993-40 miliardë dhe për vitin 1994-50 miliardë lireta. Ditet e fundit u akorduan edhe 15 milionë dollarë. Gjithashtu ditët e fundit akordohen rreth 20 milionë dollarë të tjera shtesë. - SHBA akordon 18 milionë dollarë për programin e plehrave për bujqësinë. - Gjermania akordon 38,7 milionë DM ndihmë teknike për makineri bujqësore, blegtori, industri, kromin e kromit etj si dhe ndihmë financiare 40 milionë DM. - Banka Botërore akordon 45 milionë dollarë (së bashku me Holandën dhe Zvicrën). Mund të përmenden këtu dhe ndihma humanitare në mallra e akorduar nga Greqia, rastet ndihmave të Gjermanisë me 100 kamionë, autobulanca dhe cisterna dhe të Italisë me 1,2 miliardë lireta, për autobulanca. Në të dhënat e mësipërme dhe të dhëna të tjera që nuk janë pasqyruar këtu, rezulton që ndihmat kanë ardhur gjithnjë në rrugë të kështë për vitin 1992, megjithëse llogaritë vetëm në 6-mujorin e parë, janë akorduar rreth 4 herë më tepër ndihma e kredi se në vitin 1991. Një rol shumë të rëndësishëm është luajtur dhe kreditë që do të akordohen në të ardhmen Shqipërisë, do të luajë mbledhja e 24-25 maj 1992 në Tiranë. Në këtë mbledhje do të shqyrtohet situata në Shqipëri dhe mënyrat se si duhet ndihmuar ajo. Pra, a po na ndihmon bota? Tani mbetet që edhe të tregojmë të drejtën për këto ndihmë o jo të bëhemi viktima të atyre që na ndersejnë në dyert e ambasadave shqiptare pret punën dhe derës tonë.

«Operacion» i domosdoshëm

Do të durojmë dhimbjen e pafundme të sëmundjes apo atë kalimtare të operacionit? Si vend, në këtë periudhë jemi si një i sëmurë që vuan nga dilema: t’i durojë përjetësisht dhimbjet e një sëmundjeje të vjetër apo të pranojë operacionin për të shpëtuar një herë e mirë prej saj. Natyrisht edhe operacioni do të ketë dhimbjet e veta, por ato do të jenë kalimtare. Këto janë kryerja deri në fund me sukses e reformës, asistenca sociale, liberalizimi i çmimeve... Nuk jemi të parët dhe të vetmit që jetojmë këtë dilemë dhe që duhet ta pranojmë si të vet- men alternative shpëtimtare këtë operacion me perspektivë të suksesshme të sigurtë. Aja që e ka kryer përpara nesh nuk janë penduar. Atëherë, ç’të bëjmë? Do të ndjekim me besim dhe durim rrugën e tyre apo do të dëgjojmë pafundësisht në moçalin ku na lanë komunisto-socialistët, duke u torturuar nga dhimbjet e padurueshme të sëmundjes sonë të vjetër? Nuk do të na e falin brezrat e rinj të sotëm dhe të nesërm të në qoftë se do të mbetemi dekada të tjera pas Evropës, në qoftë se do të vazhdojmë të ecim në rrugë të origjinale, të pashkelura, në qofte se do të tregohemi fikët femije përpara një operacioni të domosdoshëm. As kanë të drejtë dhe as duhet t’i dëgjojmë më ata që sulën librikobin, na e futën në trup dhe na shkaktuan sëmundjen që na torturon shpirtërisht dhe fizikisht për 50 vjet, Ashtu siç kanë bërë për 50 vjet, duan të na gënjejnë përsëri. Por ndryshe nga ç’parullisin ata, nuk kemi rrugë tjetër veç asaj që e kanë bërë me sukses plot të tjerë para nesh. Është bërë e qartë se PS po lufton me të gjitha forcat për të na kthyer mbrapsht nga rruga që kemi nisur. Kujt i shërben kjo? Popullit dhe vendit aspak. Vetëm Fatos Nanos me shokë që duan të rifitojnë pushtetin dhe privilegjet e humbura me çdo çmim, edhe duke inskenuar edhe një tragjedi të re. Xh. M.

Aktiv elektoral i degës së PD të rrethit të Vlorës

Më 9 korrik u zhvillua aktiv elektoral i degës së PD të rrethit të Vlorës, z. Eduard Selami, kryetar i PD ishte i pranishëm në aktiv. Z. Tani ishte i njohur me procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për këshillat e komunave, bashkisë dhe rrethit si dhe për kryetarët e tyre. Baza ishin propozuimet e bëra në mbledhjet e zgjeruara të seksioneve të PD në fshatra e lagje, të shqyrtuara rrethin e aktivet e komunave të qytetit. Aktivistat vunë në dukje me kënaqësi karakterin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve. Spikati pastërtia e figurës morale dhe respektimi i kandidatëve të propozuar. E përgjithshme ishte gjithashtu mbajtja parasysh e nivelit arsimor të tyre dhe përkushtimi ndaj për-formës. Miqësia dy kandidatëve për kryetar bashkie me konsensus fituan Kryetarin e degës në intelektualinë e respektuar, z. Na e si dhe i të komunës me shtresë e të ndryshme sociale dhe reputacioni i tij në popull. Diskutuan me një duke cilësitë e ti, si njohja e mirë maksimale dhe i popullsisë e territoriale të popullsisë të rrethit si dhe me përbërjen e kabinetit të profesionit të tyre. Më pas diskutoi deputeti Ibrahim Vasarri për problemet e propagandës. Ai sqaroi situatën elektorale dhe tërheqjen vëmendjen se PD është një parti që bën ma mirë punë dhe barrë të rëndë. Theksoi se duhet të sqarojmë elektoratin për mundësitë dhe realizimet e reformës si dhe kërkojnë seriozitet në çështjet organizative të fushatës dhe ushqimet e domosdoshme. Propaganda jonë duhet të përballojë në mënyrë demokratike sulmin e egër dhe të pashkurut të propagandës së opozitës. Dhe kjo mund të bëhet me një ose disa gazeta, por në kontakte të shpeshta me elektoratin, në sqarimin e pseudo-problemeve Veri-Jug, ndarjen administrative dhe spekulimet në të. Në këto diskutua edhe lidhur me kryetarin e degës së Vlorës, z. Afrim Jupi, dhe u vendos që ai të pezullohet nga detyra e kryetarit deri në sqarimin e plotë të çështjes, pasi zoti Afrim kundërshtoi akuza të bëra nga komisioni i Kontrollit të Shtetit. Në aktiv e mori fjalën edhe kryetari i PD, z. Eduard Selami, Ai u ndal nëse sqarimin e situatës politike dhe ekonomike të vendit. Fushata elektorale - theksoi z. Selami, - është një fushatë e rëndësishme, si për demokracinë, ajo do të kthejë në qendër të saj problemet të mprehta si: a do të vazhdojë demokracia apo jo? A do të ecim në rrugën e reformave ekonomike si me mundësi për rrugëgjidhje? Fushata e zgjedhjeve lokale do të organizohet edhe mbi bazën e problemeve të mëdha konkrete që i kanë njerëzit. Kandidatët e PD duhen të takohen me elektoratin, të njihen hallet e tyre e t’i bindin ata se do të jenë njerëz të cilët do të ndihmojnë e do të zgjidhin problemet e tyre. Të pranishmit bënë një sërë pyetjesh e kërkuan sqarime për problemet e rendit, çështjes së bllokmeneve, tentativës për eksod etj. Ai ritheksoi se stabilizimi i plotë i rendit është faktor vendimtar për fatet e demokracisë e të reformës. Ai nënvizoi se çështja e bllokmeneve nuk duhet trajtuar thjesht në aspektin e abuzimit ekonomik por si një çështje politike. Bllokmenët duhet të përgjigjen për gen-ocid politik të bërë ndaj popullit shqiptar për 47 vjet e jo për akuza të së pashësme të abuzimit ekonomik. Duke theksuar vështirësitë e tranzicionit, kryetari i PD vuri në dukje se ekzistojnë të gjitha mundësitë për sukses dhe se qeveria duhet të bëjë përpjekjet më të mëdha për të stabilizuar problemet e mëdha ekonomike. Një rrugë tjetër kërkojnë më tepër nga qeveria dhe PD dhe me gjithëse koha është e shkurtër ne mund dhe duhet të bëjmë më shumë. Anëtarët dhe simpatizantët e PD si dhe qeveritarët e deputetët e saj duhet të ndiejnë peshën e përgjegjësisë e detyrës së vështirë të historisë që kanë marrë përsipër e të punojnë me përkushtim. Duke e falenderuar aktivin për punën e mirë të bërë në organizimin dhe përgatitjen e fushatës për zgjedhjet lokale z. Selami u bëri thirrje bashkësisë në zgjedhjet e 26 korrikut në kuadërzim e demokracisë së plotë. LORENÇ LIGORI

1992