24/07/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

24 korrik 1992

DESHMI E DESHIRES SE BOTES PER TE NA NDIHMUAR

- Bota na ndihmon, ne qeverisim-dëshirë dhe realitet - Përfundoi mbledhja e grupit të 24-ve, në të cilin bëjnë pjesë 12 vende të Komunitetit Evropian dhe 12 vende të tjera më të fuqishme nga pikëpamja ekonomike e financiare. Kjo përbën padyshim një nga ngjarjet më të veçanta e më të shënuara jo vetëm për historinë e demokracisë sonë, por edhe për historinë tonë në përgjithësi. Kjo është shprehja më e qartë dhe më e lartë e vlerësimit, respektit, besimit që ka bota demokratike ndaj vendit tonë, ndaj PD dhe forcave të tjera demokratike, ndaj Qeverisë sonë të parë demokratike. Është njëkohësisht edhe dëshmi e dëshirës, gatishmërisë dhe vendosmërisë së saj për të na ndihmuar për të kaluar me sa më pak dhimbje këtë fazë tranzicioni, për të çuar deri në fund reformat, për t’u rimëkëmbur dhe integruar denjësisht në Evropë. Për këtë është tepër shprehës dhe domethënës fakti që grupi i 24-ve, që në historinë e tij është mbledhur rregullisht në Bruksel të Belgjikës, e prishi këtë rregull dhe traditë, privilegji për herë të parë Tiranën tonë. Dhe bëhet ky akt pikërisht në kulmin e fushatës që po zhvillon PS në vend e në botë për ta paraqitur situatën e në vend të tensionuar, të pastabilizuar, me synimin plotësisht të qartë që të tremben investitorët e huaj, që të denigrohet e sabotohet demokracia. Por Bota që ka qëshur më të madhe për 47 vjet me Don Kishotët e Sanco Pançot e komunizmit dhe socializmit shqiptar, nuk ua vuri fare veshin sharjeve dhe ankesave të PS e -ZP-, i besoi plotësisht RD e qeverisë demokratike, erdhi e qe-dhë e sigurtë në kryeqytetin tonë, me vullnetin dhe dëshirën e mirë për të ndihmuar edhe më shumë. Natyrisht PS e -ZP- janë bërë pikë e vrer nga kjo sfidë e madhërishme e hapur e botës demokratike, qenë me «oi» që plasi si fluskë sapuni propaganda e tyre se «bota nuk do ta ndihmojë Shqipërinë», se bota qenka përvëluar nga dëshira t’i shohë sa më parë përsëri në pushtet Fatosin me shokë. përvëluar nga dëshira t’i shohe sa më parë përseri në pushtet Fatosin me shokë. Kur nihilistët, shpërdërrasësit, besimvrasësit komunistë-socialistë çirreshin deri në histeri se bota nuk ia var PD dhe qeverisë demokratike, ajo shtonte pareshtur totalin e ndihmave financiare e humanitare për vendin më të varfër jo vetëm të Europës, për viktimën më të masakruar nga diktatura enveriane, komunistosocialiste. Erdhën një periudhë të shkurtër vendit tonë i janë dhënë ndihma e kredi 900 milionë dollarë. Për çdo banor na bie 280 dollarë, shifër kjo më e lartë se për çdo vend tjetër të Evropës Lindore. Mbledhja e grupit të 24-ve e këtyre ditëve padyshim do të hapë dritën jeshile për të vërshuar në Shqipëri ndihma të tjera financiare, në lëndë të para, humanitare etj. Të gjitha këto do ta bëjnë kthesën e rimëkëmbjen tonë më të lehtë, më të shpejtë, më pak dhimbje, do ta bëjnë realitet parashikimin e ekspertëve evropianë e botërorë që të dalim nga kjo krizë e tejzgjatur dhe torturuese në gusht të vitit 1993, pra, brenda një viti. Dhe të mos harrojmë se vende të tjera ish-socialiste, që janë futur me vite përpara nesh në rrugën e reformës, e kanë po me vite të largët ditën e daljes nga kriza. Optimizmi i botës nuk është thjesht për dashamirësi e sentimentalizëm e për të na ngushëlluar sadopak. Ai është plotësisht i bazuar dhe i realizuar. ... për vjet në ... në milionë ... të eve të ... dhe finan... shko...larë për ...rë deri ... rëndë ... mit Mo... i pro... t krye... ndeve. (Vijon në faqen 3)

Qeveria demokratike ka bërë përparime në rrugën drejt ekonomisë së tregut

24 vendet e mëdha të industrializuara (G-24), të cilat i japin asistencë demokratike të rejat në Evropën Qendrore dhe Lindore, u takuan jashtë çdo rregulli në Tiranë më 22 Korrik me ftesën e Qeverisë Shqiptare. Organizatat Ndërkombëtare në mbledhje, përfshirë edhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore, Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, Organizatat për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, Këshillin e Evropës dhe Agjencinë e OKB. G - 24 e përshëndet programin e hartuar për demokratizimin e Shqipërisë. Ata shprehën kënaqësinë e tyre për zhvillimin e lirë të zgjedhjeve si edhe për faktin që Qeveria demokratike ka bërë përparime të konsiderueshme në vendosjen e ligjeve të reja të domosdoshme për funksionimin e ekonomisë së tregut. Ky është një hap i madh përpara. Ata e inkurajojnë Shqipërinë të shtojë këto përpjekje në përputhje të plotë me të drejtat e njeriut, zbatimin e ligjit dhe të drejtat e pakicave kombëtare. Mbështetja e gjerë dhe e vazhdueshme popullore për reformat ekonomike është vendimtare për tërheqjen e ndihmave të huaja si edhe investimeve, të cilat janë domosdoshme për zhvillimin dhe mbështetjen e ekonomisë shqiptare. Konkluzione të mbledhjes së grupit të 24 në Shqipëri ndodhen ballë dy problemeve kryesore: 1.) si të kapërcejnë problemet humanitare dhe sociale që janë shkaktuar nga shkatërrimi i ekonomisë dhe 2.) si të ringjallin ekonominë, të orientuar nga ekonomia e tregut. Përpjekjet kryesore për zgjidhjen e këtyre problemeve duhet t’i bëjë vetë Shqipëria, por G - 24 është i ndërgjegjshëm për ndihmën që duhet të japë për t’i mbështetur këto përpjekje. Për këtë arsye G -24 në radhë të parë u përqëndrua në vazhdimin e dërgimit të ndihmave humanitare dhe emergjente për të ndihmuar popullin shqiptar të mbulojë nevojat e veta ushqimore deri në korrjet e vitit 1993. Bujqësia në një vend aq parësor në ekonominë shqiptare, përfshin 65 përqind të fuqisë punëtore. Për këtë arsye G-24 e mirëpriti planin për bujqësinë përgatitur nga programi PHARE i Komunitetit si dhe Banka Botërore në bashkëpunim me USAD dhe treguan gatishmërinë e tyre për gjetjen e rrugëve të mëtejshme të financimit. G - 24 do të bashkërendojë operacionet e ndihmave të indikuara në këtë plan dhe do të rivlerësojë rregullisht nevojat për ndihmë ushqimore. Kolapsi i ekonomisë shqiptare ka qenë veçanërisht i rëndë në sektorët e industrisë, Financimi nga KE dhe donatorë të tjerë të huaj në MEÇU ose 20 milion USD. Një sistem transporti funksional është i domosdoshëm për të vënë në veprim sektorë të tjerë të ekonomisë, përfshirë këtu edhe shpërndarjen e furnizimit me ushqime. Qeveria shqiptare theksoi gjithashtu dhe rëndësinë e përmirësimit të shërbimeve të tjera bazë infrastrukturore, si furnizimi me energji dhe ujë të minimizuar vështirësitë që ka popullsia në fazat e para të tranzicionit ekonomik. Programet e asistencës teknike po japin përvojën e tyre për një operacion efektiv të ekonomisë së tregut. Specializimi i administratës dhe i bizneseve e par-tenërve socialë në fushën e ekonomisë së tregut si edhe specializimi postuniversitar për të bërë interpretimin në konferencë do të realizohen nga G - 24 dhe organizatat ndërkombëtare. Së fundi, G - 24 përshëndeti orientimet konstruktive për ristrukturimin e plotë të ekonomisë shqiptare, të miratuara nga Qeveria shqiptare dhe institucionet financiare ndë- ndërkombëtare për të përcaktuar shfrytëzimin sa më efektiv të ndihmës së G-24 për rindërtimin e ekonomisë shqiptare. Pjesëmarrësit konkluduan se sot Shqipëria dhe populli i saj ... investimeve, të cilat janë të domosdoshme për zhvillimin dhe mbështetjen e ekonomisë shqiptare. Ndihma totale që është dhënë deri tani nga G-24 si edhe Banka Botërore arrin në 900 milion USD (726 MECU), nga të cilat 600 milion USD (480 MECU) janë dhuruar dhe pjesa tjetër të ...

Kemi besim në një fitore si e 22 marsit

NGA KONFERENCA E SHTYPIT E KRYETARIT TË PD, z. EDUARD SELAMI. Dje paradite në orën 11-00 në sallën e shtypit të Pallatit të Kongreseve, kryetari i PD, zoti Eduard Selami, në kuadrin e zgjedhjeve të 26 korrikut dha një konferencë shtypi për gazetarë vendas dhe të huaj. Ai shoqërohej nga sekretari i përgjithshëm i PD, Zoti Tomorr Dosti. Zoti Selami u shpreh se këto zgjedhje janë vazhdim i atyre të 22 marsit, njëkohësisht ato kanë të njëjtin e karakter të qeverisjes të genullit të parat në fillim të vitit. Sytëmi ynë, u shpreh me poshtë ai, është të ruajmë fitoren e 22 marsit. Jemi kosherentë, për vështirësitë aktuale, megjithatë ne kemi besim në fitore, përfundoi zoti Selami. Pastaj ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Pyetjes: - A i qëndroni besnik edhe këtë herë fjalorit të mëparshëm ... ... në parim i qëndrojmë po asaj aleance, të lënë tashmë, në kompetencat e degëve lokale, ku dhe janë bërë aleanca të tilla. Pyetjes së një gazetari të HSI-NUA-s, se në përqind mendoni të fitoni? - kryetari i PD iu përgjigj se nuk mund të jap shifra, por mendojmë të ruajmë rezultatin e 22 marsit. Por pyetjes se, përveç PS, a është kristalizuar edhe ndonjë rival tjetër për PD? - përgjigjja është se kundërshtari ynë politik do të mbetet përsëri PS. Në fund në lidhje me kundërshtimin e ligjit të ndërmarrjeve nga PSD dhe PR, zoti Selami u përgjigj se gjithçka ishte e natyrshme brenda pozicionit të atyre partive. Aktualisht ekziston edhe një kontradiktë që rrjedh nga ligji i privatizimit. Por them se edhe ligji mbi ndërmarrjet është një ligj i përkohshëm.

Demokracia do të fitojë përfundimisht

TAKIMI ELEKTORAL NË VLORË ME PJESËMARRJEN E KRYETARIT TË PD, ZOTIT EDUARD SELAMI . Dega e PD-Vlorë organizoi në mbrëmjen e datës 20, 7, 1992 në Pallatin e sportit të qytetit një takim elektoral dhe paraqiti kandidatin e vet për kryetar bashkie të Vlorës, zotin Elham Sharra. Në këtë takim merrte pjesë edhe kryetari i PD, zoti Eduard Selami dhe zotërinjtë Tomorr Dosti, sekretari i PD dhe Leka Toto, anëtar i Këshillit Drejtues të PD. Takimin e hapi kryetari i PD-Vlorë, zoti Roland Tafili, i cili ia dha fjalën pastaj zotit Selami. Në mes të tjerave kryetari i PD theksoi se fitorja e 22 marsit duhet të pasohet me fitoren e 26 korrikut, vetëm kështu demokracia do të fitojë përfundimisht. Duhet besim dhe natyrisht nëse bashku do ta mbërrijmë fitoren e plotë për një Shqipëri Demokratike, përfundoi zoti Selami. Më pas, u prezantua edhe kandidati i PD për kryetar bashkie të qytetit të Vlorës, zoti Elham Sharra. Të pranishmit në takim shprehën entuziazmin e tyre edhe njëherë besimin dhe mbështetjen e fuqishme për PD.

Vëshirësitë Shqipëria do t’i kalojë me mbështetjen ndërkombëtare

- Mbledhja e G-24 në Tiranë marrë një angazhim serioz për zbatimin e reformës. - deklaron në një radhë ndër arsyet që në vendi erdhëm këtë është fakti që vendi juaj po kalon një gjendje serioze dhe qeveria e Presidenti kanë ... Gjatë paradites dhe mbasdites të ditës së mërkurë Grupi 24 vazhdoi punimet së Pallatin e Kongreseve në Tiranë dhe në orën 18.00 ato të përgatitën komunikatë për shtyp që ia shpërndani gazetarëve të pranishëm në sallë. Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Marrëdhënieve me Jashtë të G-24, zoti Cadieux dhe Ministri ynë i Financave Genc Ruli dhanë një konferencë shtypi. Është rast i jashtëzakonshëm për ne që e bëmë mbledhjen e G-24 në një nga kryeqytetet e vendeve që ne i japim ndihmë. - u deklaroi gazetarëve z. Cadieux. Grupi 24 është një nga grupimet e fuqishme dhe në përgjithësi mbledhjet i bëjmë në Bruksel. Kemi ardhur në Tiranë, - vazhdoi ai. - në radhë të parë se u ftuan këtu dhe së dyti sepse vendi juaj është në një gjendje serioze. Gjithashtu njëra nga arsyet është se Presidenti dhe Qeveria kanë marrë një angazhim serioz për reformën. Komisioni i KE përfaqësohet këtu me koordinator të cilët morën kontakte me zyrtarë të lartë të qeverisë dhe Presidentin të cilët, siç e kemi parë edhe ju, janë angazhuar për vazhdimin e mëtejshëm të reformës ekonomike. Me që ju do të kaloni vështirësi në këtë proces Këshilli Evropian do t’ju ndihmojë t’i kapërceni, tha ai. Këtë nuk do ta quaja vetëm ndihmë para edhe bashkëpunim. Në këtë angazhim reciprok ne kemi sjellë rreth 900 milion dollarë në forma të ndryshme. Kjo është ndihmë më e madhe për frymë (200 dollarë), në krahasim me ato që i kemi dhënë vendeve të Evropës Lindore e Qëndrore dhe atyre Balltike. Ne jemi afër nga pikëpamja e kulturës, kemi të njëjtin civilizim dhe na del një barrë e rëndë për të ndihmuar Shqipërinë. Gjatë diskutimeve në këtë mbledhje, - tha ai, - ne folëm për ndihmat ushqimore, bilancin e pagesave, furnizimin me lëndë të parë e pjesë këmbimi, etj. Lidhur me prodhimin bujqësor dhe përpjekjet për fillimin e një prodhimi industrial pamë se është bërë një punë e mirë. Qeveria bashkë me FMN kanë përcaktuar rrugën e reformës që është vërtetë e ashpër. Por ne do të ndihmojmë që ju ta kaloni sa më lehtë. Ne kemi këtu ekspertë që me skupolozitet kanë përcaktuar saktë nevojat që keni dhe ndihma për t’i kompensuar ato do të vazhdojë deri në të korrat e vitit 1993. Ne do t’i drejtohemi Këshillit të Ministrave të 12-ve që të përballojë gjysmën e kësaj nevoje dhe shpresoj se do ta realizojmë. Ne i ndjekim ndryshimet demokratike te ju dhe e dimë se popullsia kalon dhe do t’i kalojë vështirësi - vazhdoi ai. Por folëm edhe me përfaqësuesit e sindikatës, etj dhe pamë që ju po përpiqeni bashkë me ne që t’i kapërceni këto vështirësi. Më pas e mori fjalën zoti Genc Ruli i cili në emër të qeverisë shqiptare e konsideroi këtë mbledhje të G-24 në Tiranë si një eventiment. Padyshim që është një ndihmë dhe ndjhmë për ne, - tha ai. Në këtë mënyrë i tregohet këtij kombi që në këtë periudhë të vështirë ka miq të vërtetë në komunitetin ndërkombëtar. Ne e vlerësojmë bujarinë e tyre. - tha z. Ruli, - dhe i falenderojmë për vazhdimin e kësaj ndihme që po na jepet. Është shumë e rëndësishme jo vetëm angazhimi i vendeve të KE deri në korrjet e vitit 1993 por dhe angazhimi për të mbështetur zhvillimin e bujqësisë, i cili bëhet sipas studimit të FMN dhe Bankës Botërore. Vazhdimi i ndihmës me lëndë të parë e pjesë këmbimi për të vënë në eficiencë ndërmarrjet që kanë ... (Vijon në faqen 4) ...shme të financimit. G - tjerë është mirëpritur sidomos në këtë aspekt sikurse është plani (projekt) afatshkurtër për riaktivizimin e atyre ndërmarrjeve që konsiderohen me potencial të madh për konkurrencën afatgjatë. ... interpretimin në konferencë të bërë realizohet nga G - 24 dhe organizatat ndërkombëtare. Së fundi, G - shqiptare, të miratuara nga Qeveria shqiptare dhe institucionet financiare ndërkombëtare si edhe Komisionin e KE. Bashkëpunimi i gjithanshëm do të vazhdojë brenda kuadrit të G - 24 në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Wood Bretton.

DUKE VOTUAR PËR KANDIDATËT E PD, JU VOTONI PËR FORCIMIN E DEMOKRACISË, PËR TË ARDHMEN E GARANTUAR TË SHQIPËRISË DHE TUAJEN! — TA TREGOJMË EDHE NJËHERË, SI MË 22 MARS, PJEKURINË DHE VENDOSMËRINË PËR TË ECUR PËRPARA NË RRUGËN E DEMOKRACISË! — ME VOTAT TONA TI PRESIM RRUGËN RIVENDOSJES SË SOCIALKOMUNIZMIT, QË VRAU SHQIPËRINË DHE THAU JETËN TONË! — ZGJEDHËS, JINI SYÇELËT, MOS U MASHTRONI NGA FJALËT E PREMTIMET E RREZIKSHME TË KOMUNISTO-SOCIALISTËVE. ATA E DUAN PUSHTETIN NË BAZË VETËM PËR TË PËRNGUAR VENDOSJEN E DEMOKRACISË.

Korrepsi: 1 RDD