25/07/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

25 korrik 1992

Mesazh i madh i botës së zhvilluar

Fjala e Presidentit Berisha në konferencën e shtypit në Pallatin e Kongreseve më 24 korrik Pardje Bota e zhvilluar i dha një mesazh të qartë Shqipërisë dhe unë si President i këtij vendi ndjej detyrimin që në shenjë respekti e mirënjohje ndaj këtyre vendeve t’ju përcjell juve këtë mesazh. 24 vendet më të zhvilluara të botës, organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare, në mbledhjen e pardjeshme i shprehën qartë popullit shqiptar e qeverisë së tij dhe forcave demokratike mbështetjen e tyre të plotë politike, ekonomike dhe morale. Kjo mbledhje që për herë të parë në historinë e organizatës së G-24 u zhvillua jashtë Brukselit, tregoi vlerësimin e madh të këtyre vendeve për aspiratat demokratike të shqiptarëve, për vendimin që ata morën para katër muajsh si dhe besimin e plotë për pushtetin e ri demokratik e qeverinë Meksi dhe reformat që ajo ka ndërmarrë, si rrugë e domosdoshme e shpëtimit të Shqipërisë. Gadishmëria e tyre për të mbështetur konkretisht reformat u shpreh qartë. Zoti And- (Vijon në faqen 4)

EDHE NJE FITORE MBI KOMUNISTO-SOCIALISTET!

Më 22 mars 1992 populli shqiptar i dha një goditje të rëndë detashmentit të organizuar e pararojë të komunist-soc ialistëve. Fitorja e bujshme e demokracisë në këto zgjedhje bëri që këto forca të errëta të pranojnë humbjen. Ato u tërhoqën të tualtura nga verdikti që dha populli, por nuk i hoqën armët dhe mjetet e luftës. Komunisto - socialistët, të mbushur tërë vrer e egërsi, këto krisja të verbëra fanatike të diktaturës së urryer enveriane, duke përfituar nga klima e re njerëzore që po vendos rendi i ri demokratik i 22 marsit, janë gjallëruar, mbledhur e organizuar. me 22 mars për varrosjen e socialkomunizmit, punëtorët, fshatarët dhe intelektualët e këtij trualli, i njohin mirë dhe nuk do t’i harrojnë kurrë shkaktarët e vërtetë të tragjedisë sonë gjysmëshekullore, komunisto - socialistët. Ata e dinë mirë se maces së kuqe nuk i kanë ngordhur të shtatë shpirtrat demoniane. Votat PD-demokracisë, - do t’i pakësojnë edhe më jetën perbindësh it, komunistosocialist. Ata e dinë mirë se në 100 ditët është krejtësisht e pamundur që pushteti demokratik të ndreqë të gjitha padrejtësitë e shkatërrimet e llahtarshme që DEMOKRACIA PARTIA SOCIALISTE PD KALOJENI EDHE KËTË PENGESË, PASTAJ MA LINI MUA NË DORË... demokracisë në këtë zgjedhje beri që këto forca të errta të pranojnë humbjen. Ata u tërhoqën të tula- [tekst i prerë] komunistë - socialistë. Komunisto - socialistët, të mbushur tërë vrer e egërsi, këto krijesa Zgjedhjet për pushtetin lokal ato i ndjenjë dhe i konsiderojnë, siç janë në të vërtetë, betejën «politike» të fundit që zhvillojnë. Prandaj janë hedhur në front të gjerë dhe pa asnjë rezervë si të tërbuar në «luftën finale», vendimtare mbi dhe kundër demokracisë disamujashe shqiptare, për të rëmbyer 50 përqind të votave - sikurse kanë deklaruar që, në të ardhmen t’i bëjnë gjëmën popullit sikurse ja bënë 47 vjet me radhë. Sidomos kohët e fundit, sa më shumë që afrohet 26 korriku, aq më të ashpër dhe më agresive po bëhen këto forca. Në këtë betejë për jetë a vdekje, këta armiq të përjetshëm të atdheut, të popullit e të përparimit tonë kanë mobilizuar tërë arsenalin e vjetër e të ri të propagandës e të agjitacionit të rafinuar e të pështirë, bisedat dinake të gjata e të shkurtra - kohë më kohë, servilizmin, hipokrizinë, gënjeshtrat, shpifjet, joshejet, kërcënimet, etj, etj, ndaj njerëzve të ndershëm. Në shënjestrën e tyre snajperët komunisto - socialistë, ish - punonjësit e komiteteve të PPSH, të sigurimit të shtetit dhe veglat e tyre, kanë vënë njerëzit e thjeshtë e demokratë, ata që me votat e tyre, dënuan diktaturën më 22 mars. Kanë vënë ata, që pasi i shtypën, i shilitën dhe i robëtuan një gjysmë shekulli, i munduan dhe i lodhën tani me një luftë të komplikuar dhe cinike kundër demokracisë. Qëllimi i tyre është i qartë: të ndërlikohet çdo gjë, të vonojë ardhja e demokracisë, të vuajë populli sa më shumë. S’do mend, kështu kanë vepruar më parë, kështu veprojnë edhe tani. Këta antidemokratë të regjur e të betuar janë shpërndarë në katër anët e vendit, duke zbatuar pikë për pikë strategjinë e një shtabi të kuq, duke dërhuar papushim helm në njerëzit e mirë, të shumëvuajtur e të lodhur që presin me besim të mirat e demokracisë. «Bravo të qofshi! Ti je 1 ynë, jo si ai që na ktheu krahët e u bë demokrat ha marrin qoftë! Do ta shikojmë çdo tu punojmë! Na lanë pa vaj, pa kripë e sapunin! Nuk po bëjnë gjë! Më keq jemi prapë - çelliku do të bëhemi, ja kështu (ndërim me brushë)!... Mirapafshim me fitore në 26 korrik», etj. - janë disa nga fjalët e tyre. Por, ata që votuan [tekst i prerë] Ata e dinë mirë se macës Votat PD-demokracisë, - do t’i pakësojnë edhe me jetën përdindëshët, krejtësisht e pamundur që pushteti demokratik të ndreqet të gjitha paudhësitë e shkatërrimet e llahtarshme që mbolli komunistosocializmi. Ata i shohin përpjekjet e mëdha që po bëjnë, Presidenti, Kuvendi Popullor dhe qeveria demokratike për krijimin e ligjshmërisë, për vendosjen e rendit, sigurimin e ushqimit të popullit, rifillimin e punës në fshatra e qytete, shtimin e mjeteve të transportit, sigurimin e vazhdueshëm të ndihmave dhe kredive për të stabilizuar dhe normalizuar jetën ekonomike në të ardhmen etj, etj. Ata i shohin ndryshimet që kanë ndodhur në këta 3-4 muaj, po i ndjenjë dhe prekin të mirat e para të demokracisë, para të cilave komunistosocialistët mbyllin sytë me dashje. Ata i ndjenjë dhimbjet e mëdha por të përkohshme të çmimit me të cilin po i paguajnë këto fitore, sepse s’ka rrugë tjetër. Ata janë të ndërgjegjshëm dhe të bindur plotësisht se shumë shpejt, pas dimrit, do të nisë ta shohë rrjedhë pranvera e vërtetë e demokracisë me të mirat e saj. Ata janë të bindur se ky nuk është optimizëm, elektoral, por ligjshmëria e pakëndur e rrugës së demokracisë. Ata janë të vendosur t’i durojnë edhe ca pasojat e sundimit gjakatar enverian si dhe pasojat e makinacioneve të vazhdueshme të vepres së tij. Po qe nevoja, për disa ditë edhe thatë mund ta hamë bukën, por krahët demokracisë nuk ia kthejmë. Veçse bar, ashtu siç thotë Enveri «i shtrenjta», janë të bindur se s’ka për t’i dhënë kush të hanë. Ata dinë të dallojnë paranë e vërtetë nga kjo kalpë, demokracinë nga diktatura slavokomuniste. Ata i kuptojnë djallëzitë makabre të hijenave komuniste. nuk do të bien pre e mashtrimeve të tyre dhe do të dinë t’ju japin përgjigjen historike në mënyrë demokratike: ME VOTËN E TYRE. Demokratët nuk e shesin demokracinë për një kg. kripë, për dy litra vaj dhe tre kallapë sapuni! Ata kurrë nuk do të tregohen navive e mendjelehtë arrijtjet e madhërishme të 22 marsit, të fituar me aq sakrifica, vuajtje, tmerr e gjak tua marrin nga duart komunistosocialistët me 26 korrik. Kurrë!

Karikaturë me mbishkrimin «DEMOKRACIA» dhe figura të etiketuara «PARTIA SOCIALISTE» dhe «PD». Fjalë në tullumbace: «KALOJENI EDHE KËTË PENGESË, PASTAJ MA LINI MUA NË DORË...»

«ZP» MBRON USHTARAKËT E FYER NGA «ZP»!

— Edhe e vërteta më e madhe vihet në dyshim po e mori në mbrojtje «ZP»! — Nuk besojmë se njerëzit dhe vetë ushtarakët kanë harruar pozicionin e vet përpara fillimit të demokracisë te ne. Është i panumurt vargu i «borxheve» që diktatura kishte ushtarakut tonë: që nga pagat e ulëta deri te të harruarit si një mjet i vjetër, që nga loja e gra- [tekst i prerë] Për «ajet dhe gabimet që çenonin terrenin dhe gatishmërinë e Atdheut!» Gjithçka e bërë kohët e fundit për ushtarakët padyshim është punë e demokracisë. Që nga- [tekst i prerë] larte deri te statusi, që nga gradat deri te hapja e rrugëve jashtë për ushtarakët. Ushtria tashmë po merr formën e një ushtrie që ka të drejten morale të respektojë veten, të respektojë edhe të ve- [tekst i prerë] rët, në radhë të parë populli i vet. Por edhe sot e kësaj dite «ZP», pado faktore që është para ushtarakëve tanë, nuk mbron të drejtat e shkelura për shkeljet e reja të nostalogjike të ushtrisë së diktaturës! A është kjo gazetë që bën gjithçka e mundur të ruajë y- [tekst i prerë] (Vijon në faqen 2)

10 pyetje... NANO flet dhe njëherë... pa thënë asgjë

Më në fund erdhi dita kur në TV, PS do të zbërthente programin dhe alternativat e saj lidhur me zgjidhjen e problemeve të shumta që shqetësojnë vendin tonë. Të them të drejtën e prita me kureshtje këtë emision sepse, më në fund, do të zbuloja sekretin që PS kish propaganduar me zhurmë të madhe. Kudo socialistët flisnin për alternativat që do të ofronte PS. «ZP» u shfaq duke shkruar se as kabinet e PD do t’i zgjidhte PS po të fitojë zgjedhjet lokale. Vetëm një gjë nuk kanë thënë ata deri tani: cilat janë ato alternativa dhe si do të ndreqen «gabimet» e PD. Mbasi shpreson për këtë ta shtonin dhe fjalen e para të partisë së PS. Nano. «PS, - tha ai, - vjen në zgjedhje si forcë programesh me zgjidhje të frytshme për problemet ekonomike e sociale. Programi ynë tashmë është i njohur dhe ne kemi alternativa konkrete». «Tani, - mendova, - do të shpërthejë» dhe, të them të drejtën, ndjeja një farë zilie që ata mund të kishin zbuluar diçka që ne e dinim! «Alternativat tona, - vazhdoi Nanoja, - do të zbatohen nga e gjithë aftësia dhe angazhimi që ka PS si forcë programesh». Por qëllimi kryesor i PS në këto zgjedhje «është vendosja e ekuilibrit politik», sepse «anija e demokracisë shqiptare po anon dhe do të marrë një jetë të pastër». Këtu drejtuesja e emisionit, që si duket nuk i kishte qëlluar të asistonte në ndonjë konferencë shtypi të sh. Nano, pra nuk i njihte hed(h)jet dhe përdredhjet e Nanos dhe «zotësinë» e tij për të folur pa thënë asgjë, i drejton pyetjen: «Më konkretisht, cilat janë zgjidhjet që jepni ju?» - Tani nuk do të ketë nga të luajë më, - mendova unë, - por isha gabuar. Mesaah që afishohej ne - tha Nanoja, - është që t’i bëjmë shqiptarët të ndjehen ata vetë shtetas të Shqipërisë. A thua deri tani kemi qenë shtetas të ndonjë vendi tjetër dhe nuk e kemi ditur!? Po më konkretisht, - vazhdoi ai, - rëndësia që kanë zgjedhjet lokale, për shembull për reformën ekonomike, është që vendimet e parlamentit mund të thuhen nga pushteti lokal. Pra, e bëri të qartë se «ekuilibrin politik»: E ekuilibrin e vendit, vendimin dhe pengimin e reformës, duke zgjatur kështu vuajtjet dhe problemet e të gjithëve. Kjo, pra, qe një nga mënyrat konkrete me të cilat socialistet do të «zgjidhin» problemet e popullit po të fitojnë. Pasi vazhdoi dhe disa minuta me këtë lloj «zbërthimi» të pro- [tekst i prerë]

E ARDHMJA E TË GJITHËVE, E ATDHEUT E LIRISË DHE E DEMOKRACISË, KA NEVOJË PËR VOTAT TONA TË 26 KORRIKUT!

Popull shqiptar! Qeveria demokratike brenda 100 ditëve arriti kthesën e madhe. Duke votuar për kandidatët e PD ju mbështetni fuqimisht pushtetin tuaj dhe krijoni kushte për t’i sjellë edhe më shpejt të mirat e demokracisë. Fshatarë, ju që votuat më 22 mars për demokracinë dhe po i prekni të parët të mirat e saj, mos i besoni lumit të premtimeve boshe të komunistë-socialistëve! Ata duan t’ju kthejnë në ferrin e dikurshëm kooperativist.

BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË

VEZHGUESI

... kësaj, dalin në rrugën e tyre ... Qytetarët ...

magazinat e gjithë vi- [tekst i prerë] ...

ësore duke piqë, Jeta! Një pa- qytetit në pension