13/08/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

13 gusht 1992

ZOTËRINJ TË MOCIONIT TË 6 GUSHTIT, ÇFARË KËRKONI T’I BENI KËTIJ POPULLIT?

Nxehtësinë shqetësuese të këtyre ditëve të gushtit, ma bënë më të padurueshme Mocioni i firmosur nga grupi i «demokratëve» Imami, Demeti, Teta, Zogaj, Trako e Peshkëpia të botuar në «RD» më dt. 7 gusht 1992 dhe artikulli i Neritan Cekës: «Demokracia e shitur» të botuar tek «Koha jonë» dt. 8 gusht 1992. Gjithë këto ditë kanë qenë i shqetësuar dhe i bëja pyetje vetes, zotërinjte autorë të mocionit, që populli i deshi dhe i respektoi aq shumë gjatë dhjetorit të 1990 dhe më vonë, çfarë kërkojnë t’i bëjnë këtij populli, në këto momente kaq të vështira dhe delikate për Demokratinë shqiptare. Zotërinj, unë që po ju shkruaj jam një ndër ata intelektualë që me gjithëse e kemi ndjerë në kurriz familjarisht diktaturën komuniste qysh në ditët e para të saj, nuk patëm guximin që patët ju në Dhjetorin e vitit 1990 të dilnim në ballë të lëvizjes demokratike, të merrnim mikrofonin dhe të tregonim për të këqijat e diktaturës komuniste, sepse kishim më shumë se sa ju për të thënë, por ndërtëm së bashku me turmën duke duartrokitur apo brohoritur për ju. Kjo ndoshta sepse akoma kishim frikë nga bisha komuniste. Dhe nuk na besohej se ajo ishte në momentin e fundit të saj, kishim frikë se përsëri kafshonte dhe po të ngjallej përsëri do ishim ne të parët që do të na hante dhe jo ju, që ishit ngjitur në tribunë, se do të kishte ndonjë që do ju mbrojtë. Megjithatë ju kam admiruar, ju kam mbrojtur me shpirt, kur ndokush kërkonte t’ju vinte ndonjë nofkë, por me shkrimet e mësipërme ku paraqisni mendimet tuaja për demokracinë, më keni deziluzionuar. Zotërinj populli shqiptar, është një popull që ka vuajtur më shumë se çdo popull tjetër i Europës Lindore, nga diktatura komuniste, e cila e varfëroi në kulm; e vrau; e internoi, e rrethoi me tela si bagëtinë dhe së fundi e depersonalizoi atë. Dhjetori i vitit 1990, ishte moment historik për këtë popull, që e kuptoi se komunizmit i kishte ardhur fundi dhe doli në rrugë, u përlesh e u gjakos me forcat komuniste deri sa i mposhti ato. Formimi i partisë Demokratike Shqiptare, në krye të së cilës ishit edhe ju dhe kërkonit të mashtronit popullin dhe në ndonjë rast ja arrini qëllimit. Në këto momente na bie në demokratëve, intelektualëve që t’i qëndrojmë afër popullit dhe me durim ta sqarojmë atë që qëllim që demokracia të forcohet për të mirën e popullit, për të mirën e fëmijëve tanë. Unë, kështu e ndjej veten qytetar zoti Neritan, dhe kur Kombi do të më besojë qytetën: Ku ishte ti Adam (siç shkruani ju në artikullin tuaj) unë do i përgjigjem se isha deri në fund në barrikadën e demokracisë, në barrikadën e kundërt me Neritanin, Frrokun, Arbenin, Preçin etj. Unë ndryshe nga ju trembesha se Partia Demokratike po anonte nga e majta dhe jo nga e djathta. Megjithatë unë ashtu si shumë intelektualë të tjerë. Jemi të bindur se Partia Demokratike është e vetmja parti që përfaqëson interesat e shtresave të shumta të popullsisë sonë që janë kundër komunizmit. Ju akuzoni rëndë me pa të drejtë anëtarë e qeverisë demokratike, presidentin e shumë, të tjerë për veprime «antidemokratike», për luftë të re klasash. Jeni të mërzitur se po bëjmë ndërrimin e kuadrit komunist me atë demokratik e shumë shpifje të tjera të natyrës së komunizmit, të cilat me siguri i keni kopjuar nga ZP, se janë të njëjtat akuza që i kemi lexuar për muaj të tërë në faqet e saj. Ndërmjet të tjerave sulmoni PD se po rikthehet në forcat e Ballit Kombëtar dhe Legalitetit, akuzatë marrna nga librat e Enver Hoxhës; me këtë rast doni të eleminoni dy nga aktivistët e saj, zotërinjtë Toto e Dosti. Zoti Neritan, i quan ata me përbuzje pinjollët e monarkisë apo të Ballit dhe këtë e bën me qëllim të keq, se ai si historian i di më mirë se kushdo që familja Toto s’ka qenë me monarkinë, por e ka luftuar atë. Ndërsa zoti Tomorr Dosti, është një ndër aktivistët e demokracisë. Prezenca e tyre në PD, ne që e duam me të vërtetë demokracinë na gëzon se jemi të bindur që ata do të luftojnë me të gjithë forcat për ta mbrojtur atë. Ndryshe nga ju zotërinj; ata do të mbrojnë të gjithë forcat që mos të kthehet më komunizmi, nga i cili kanë vuajtur aq shumë duke bredhur burgjeve e kampeve të internimit; në kohën që ti zoti Neritan mbaje kumtesa në sallat e kongreseve në vujtur më shumë se çdo popull tjetër? Evropës ishte moment historik për këtë popull, e kuptoi se komunizmi cilës ishit edhe ju zoti Neritan dhe zotërinjtë e tjerë të Mocionit, ishte një fitore e madhe dhe garanci për demokraci për demokracinë shqiptare. Megjithatë deri në fitoren historike të 22 marsit, populli shqiptar vuajti shumë, e shtua rrugacëria dhe kriminaliteti i nxitur dhe i organizuar nga socialistët, për ti treguar popullit ja se çfarë sjell demokracia, për t’i ngjallur nostalgji për kohën e diktaturës. Populli i mungonin ushqimet sepse socialistët ja dogjën magazinat me ushqime ose ja vodhën ato, ndërsa pinjollët e komunizmit filluan të pasurohen duke bërë tregti e kontrabandë në kurriz të popullit. Me vendosjen e qeverisë demokratike për vendin tonë janë hapur perspektiva të mëdha, për përmirësimin e gjendjes ekonomike, kulturore, shëndetësore, etj. Por sigurisht që këto nuk do të bëhen për tre muaj dhe është absurde ta mendosh. Forcat antikomuniste të ashtuquajtura socialiste që nuk e duan demokracinë, sepse duan të jetojnë si më parë në kurriz të këtij populli, mundohen që ta sabotojnë zhvillimin demokratik të Shqipërisë, ta sabotojnë reformën ekonomike për të cilën në parlament kanë votuar pro saj. Ata shpifin për Neritanin, e cila e kanë votuar aq shumë deputetëve të parlamentit. Formimi i partisë Demokratike Shqiptare është një mekanizëm që të gjithë forcat për ta mbrojtur atë të vërtetë demokratike në këtë vend që të bindur që do të luftojnë me të gjitha do të luftojnë më të gjitha sallat e kongreseve në Vjenë apo Berlin. Demokracinë nuk e gjen asnjë e ke nga demokratët të tillë, por nga njerëz si ju që në momente kaq delikate, kur komunitet-socialistët janë hedhur në luftë me të gjitha forcat për ta mbajtur atë sa është akoma në djep, kur pasi kanë dalë nga mbledhja e parlamentit ku kanë aprovuar me unanimitet ligjin për liberalizimin e çmimeve, bëjnë propagandë e flasin për çmimin e bukës e të produkteve të tjera, për ta ndërryer popullin kundër demokracisë. Në këtë kohë dilni dhe ju për ta shkatërruar demokracinë nga brenda. Por populli nuk ju beson e do ju flakë si sende pa vlerë, ashtu si bëri me Neritan Cekën. Në Dhjetorin e 1991, se ai nuk i duron çibanët e kuq në kurrizin e demokracisë. Prandaj unë zotërinjtë të Mocionit të 6 gushtit, ju këshilloj të njëjtën gjë që ju i këshilloni «Ballit» të PD, që për ndershmëri politike duhet të shkoni në PARTINË tuaj (PS) nga keni ardhur dhe e lini rehat këtë popull të raskapitur nga komunizmi të ndërtojë demokracinë e filluar. Ikni nga skena politike se historia do ju dënojë. PËLLUMB KARAAGJOZI

Deklarata e shtypit e kryeministrit shqiptar, z. Aleksandër Meksi, pas takimit me z. Paniq

Në këtë takim, i cili ishte rezultat i këtij udhëtimi pune që zoti Paniq në kthimin e tij nga Athina bëri këtë qëndrim këtu, në diskutimin për ato probleme të rajonit, të cilat preokupojnë sot Shqipërinë është përsëritur konflikti në Veri të Shqipërisë, konflikt që në dëshirojmë të mbyllet. Dëshirojmë të mbyllet, sepse e dimë që lufta nuk është në dobi të popujve, dëshirojmë të mbyllet sepse dëshirojmë që Bosnja të zbresë më poshtë, sepse e dimë që sa më shumë të zbresë, aq më shumë popuj dhe vende të Ballkanit do të përfshihen në këtë konflikt, që është e padëshirueshme jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë vendet e Ballkanit, të Europës dhe të botën. Dhe ne jemi gjithashtu të mendimit se është një rrezik i madh që ky konflikt të kalojë edhe në Kosovë; atje ku filloi edhe konflikti në Jugosllavi rreth 10 vjet të shkuara. Si shqiptarë, si një vend ballkanik, ne e kuptojmë se është e domosdoshme të zgjidhet çështja e Kosovës në përputhje me vullnetin e popullit shqiptar në Kosovë. Dhe rruga më e mirë që ne mund të zgjedhim është dialogu ndërmjet përfaqësuesve legjitimë të Kosovës dhe qeverisë serbe në prani të të tretëve. Ne gjithashtu i bëmë të ditur zotit Paniq se në dobi të kësaj do të ishte heqja e menjëhershme e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, largimi i trupave federale, prezenca e vëzhguesve të huaj evropianë, të pranuar nga palët, dhënia e të drejtave vetë popullit shqiptar në Kosovë, në përputhje me vullnetin politik të shprehur prej tyre. Ne mendojmë se pa një zgjidhje të këtyre nuk do të ketë hap të mëtejshëm, këto do të jenë të vështira ose thuajse të pamundura praktikisht. Në le-më për një zgjidhje të problemeve ndërmjet vendeve dhe popujve, ne jemi për ato zgjidhje, të cilat kanë një bazë reale realizimi. Dhe pikërisht në këtë drejtim është edhe diskutimi që ne bëmë këtu, i cili nuk qe një diskutim i lehtë, sepse me pjesën më të madhe edhe prej nesh qendronte në pozitat e tij. Megjithatë të dyja palët ishin të bindura për nevojën e ndalimit të menjëhershëm të konflikteve dhe të agresioneve, të dialogut, të kalimit nga fusha e betejës në tryezën e bisedimeve dhe të konsiderimit të të drejtave të çdo populli. Si përfaqësues të popullit shqiptar ne treguam preokupimin tonë për seriozitetin e gjendjes, dëshirën tonë për zgjidhje paqësore, kërkesën tonë për konsiderimin dhe dhënien e gjithë të drejtave deri në vetëvendosje të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Ne jemi të sigurtë që dialogu do të bëhet në zgjidhje të pranueshme dhe vetëm në këtë mënyrë do të arrihet një paqe e qëndrueshme. Marrëveshjet apo zgjidhjet të përkohshme, refuzimi i të drejtave të popujve do të bëjë të përsëriten situata që herë pas here janë përsëritur në Ballkan që nga fillimi i këtij shekulli. Shqipëria është një vend që s'po është futur në rrugën e demokracisë dhe të lirisë. Ajo dëshiron paqe, dëshiron marrëdhënie të mira me fqinjët, dëshiron që edhe fqinjët të ruajnë mirë dhe paqe, por në radhë të parë këtë dëshiron për veten e saj dhe për vëllezërit e vet në ish-Jugosllavi. Ne jemi të bindur që një ditë këto çështje do të zgjidhen. Sa më parë aq më mirë është. Zyra e shtypit dhe e informacionit pranë Kryeministrit

DEMOKRACIA NË KËRKIM TË SË VËRTETËS

Demokracia është në fazën që është njësuar i fashëm, gjë që kërkon të vërtetën jashtë saj dhe brenda saj. Këtu nuk është fjala vetëm për atë fuqi seleksionuese, për atë vitalitet që po shpallos Partia Demokratike në filtrimin e radhëve të vet. Kjo është diçka e paparashikuar për variantin e shndërrimit të shoqërisë shqiptare përmes skenarëve politike. Këtu nuk mundet në asnjë mënyrë të përfshihet përligjëria për të ruajtur kolonën e pestë, pasi kërkimi drejt së vërtetës është logjikë e popullit, që nuk mund të kompiuterizohet. Demokracia duke kërkuar të vërtetën synon të zbulojë dhe të njohë mekanizmin e fshehtë të administratës komuniste që jetoi për gjysmë shekulli. Asnjëherë nuk do të ketë një rrugë të ndershme të ndërrimit të demokracisë pa njohur e men­tuar dhe zbuluar sepse nën këtë mekanizëm janë shumë rrugë për të vajtur tek e vërteta e padukshme e diktaturës siç janë krimi, ari, dhe tradhtia kombëtare. Nën këtë mekanizëm janë të gjitha ato fakte, shumë figura të cilat janë goditur nga diktatori qofshin edhe me pushkatime, që përmbajnë në vetvete një bashkëfajësi të rëndë për kohën që ishin gjallë. Pikërisht për këtë arsye figurat komuniste të goditura nga diktatori nuk përbëjnë lëndë disidence dhe demokracie, por faj tragjik, ndërsa për familjet e tyre përbëjnë një mundësi për t'u afishuar në historinë e luftës kundër diktaturës. Nën mekanizmin e fshehtë të administratës komuniste janë të strehuar sigurisht ata emra intelektualësh që përbëjnë bazamentin e interpretimit të kultit të diktatorit dhe falsifikimit të historisë. Pa zbuluar këtë mekanizëm, të thjeshtë në dukje, dhe të pranuar, por që në variantin me talent mendon të ekziston në një arkiv të dukshëm ose të zbërthyeshëm, gjithnjë do të vuajmë nga shtrembërimi i së vërtetës. Kur të vërteta do të zbërthehen me dinjitet, ndryshme të ndërtimit të demokracisë pa njohur e zbuluar në thellësi e në cilësi të shkuarën e administratës komuniste. Një nga rreziket e mëdha është rrënia në përmendin se çdo funksionar i administratës së vjetër, akti i fundit i besimit, për përkundrazi duhet edhe një aktbesim fshehtë «një rekrutim» personal përmes ndonjë plaku të vjetër dhe mikut të diktatorit, sepse pa konsideratën e tij nuk pinte ujë asnjë vendim e kongres: Është kjo arsyeja që funksionet e publikuara të Byrosë Politike dhe të funksionarëve të tjerë të lartë shpesh nuk përkojnë me forcën reale të tyre. Përkundrazi njerëz me funksione të larta kryejnë role mesatare. Ky mekanizëm i fshehtë duhet argu- (Vijon në faqen 2)

Vërtet, shumë pak histori prof, Bujar Hoxha

Deri më sot nuk kam preferuar t’u përgjigjem sulmeve apo akuzave të bëra në shtyp kundër meje. Çdo person që i takon të angazhohet në politikë, me të drejtë ose pa të drejtë, mund t’i drejtohet kujtdo, kritikja, sulme e pse jo dhe shpifje. Dhe ju profesor; nën titullin «Pak histori» (dhe histori do të thotë dëshmim dhe interpretim objektiv i ngjarjeve) gabimisht apo me qëllim bëni një shpifje kundër meje. Uroj të jeni gabim, pasi me të drejtë ose pa të drejtë kam pasur respekt për personin tuaj. Të jeni i bindur zotëri, se nuk kam nevojë për «klane» apo «miqësi» të lëshuara boshe, për të përcaktuar e shprehur mendimet e mia politike e qytetare. I vetmi klan në të cilin marr pjesë është klani i principet e mia politike. Nëse këto do të donin ta bënin më të besueshme «historinë» tuaj, «aspekt historik», prezenton publikisht (duke më akuzuar) «dokumenta historike». Të jeni i bindur se ai nuk do të zhduket e për më tepër… Ndoshta ju, sidoqoftë do të dëshironit më ngarkonit, ai i «shpifësve» të «demokratëve» do të ishte më pak i besueshëm. Masha. Masha është i vetmi privilegj që kam ndaj jush profesor, do të më jepte mundësinë ta provoj me kohë këtë gjë. Prandaj do unë nuk mundem. GENC BULLI

U mblodh aktiv i PD për Shijakun

Më datë 11 gusht në Shijak u zhvillua aktivi i PD për nderëngjen e PD për Shijakun. Merrnin pjesë dhe z. Azem Hajdari deputet i zonës të Shijakut dhe z. Tritan Shehu anëtar i Këshillit Kombëtar si i deleguar. Në aktiv u analizua puna e kësaj nëndegë për zgjedhjet e 26 korrikut dhe rezultatet e arritura dhe mocion i paraqitur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar nga z. Arbën Imami. Raportin e punës së degës së Shijakut e mbajti kryetari i nëndegës z. Kokole, i cili theksoi se Shijaku në këto zgjedhje pati rezultatet mjaft të mira dhe ra dhjetë i dyti mbas Kavajës. Gjithashtu fjalën e mori dhe nënkryetari i PD z. Azem Hajdari i cili shprehu kënaqësinë e tij. (Vijon në faqen 2).

Fantazma Ceka doli nga «Piramida e Keopsit»

Kur populli i kryeqytetit po marshonte përmes shëtitores së tij të madhe; kundër komunizmit; diktatorëve të kuq dhe pushtuesve ushtarakë, nga turma e irrituar doli si fantazmë hija e Neritan Cekës, që hipur mbi supet e disa demonstruesve i kthye ata mbrapsht. Kjo ka ndodhur më 21 shkurt 1991 rreth orës 13-00 dhe ne vetëm më vonë do të mendonim, nga mbi aty u njeri, ç’mision e shtynte drejt një veprimi të tillë, ku do të dilte më vonë? Përfytyrimi i tij prej fantazme në gjirin e PD, që konturohej edhe prej mënyrës se si ai u bë demokrat, gjatë një shërbimi me miqtë e tij në Fier dhe të nesërmen erdhi në kryeqytet partie, konsolidohej akoma më shumë me shfaqjen e tij në ekranin e RTSH në fillim të dhjetorit 1991, ku prej zërit Ramiz Alisë, lëshoi deklaratën manifest kundër PD, kundër lëvizjes demokratike në favor të forcave enveriste; komuniste, spiunë, agjenturore, revanshiste, destablizuese. Edhe kësaj radhe na u dukë se pamë fantazmën e përdhunuesit të demokracisë, të tregtarit të vlerave të saj. Dhe këtë përfytyrim na e shtonte akoma dhe më shumë ekrani i lodhur i televizionit, pas seancave të gjata të gjyqit të qeverisë së stabilitetit të komunistëve, kundër profesor Berishës, pastaj ai djalet vështirë me mot të vrenjtur, me shi dhe mjegull që e bënte akoma më kërcënuese atë deklaratë antistorike të fantazmës. Kësaj radhe fantazma u shfaq në ekranin e kohës së tyre, duke u hequr si demokrat i krahit të parë. Ai që deri ditën që është shpallur pluralizmi ka qenë siç thotë Rexhep Qosja «Më i heshtur se fija e barit, më i vogël se krekra e mallit». Duke mbrojtur akoma formulën e qeverisë së stabilitetit, ai tregon provincializmin e eurondir, argon e komunistit të pabesë. Mbeturinat e ngjallura në eurondije kohët e fundit, gjejnë dëshmitë zyrtin Ceka. Në çdo gjë të tij ai bëhet zëdhënës i Enver Hoxhës kur ngrihet kundër akteve juridike të dhëna dhe dështetësisë shqiptarëve, duke manifestuar mungesën e kulturës dhe humanizmit njerëzor. Por siç thotë Gëte: «Ai që nuk vëtë përpara, vëtë pas» Magjistrica e Makbethit bën thirrje për luftë civile për të ngritur një lëvizje kundër tjetër. Ai bën një aritmetikë të përgjegjshme, jashtë logjikës së një intelektuali, në tërë artikullin e tij «Shqipëria midis Lindjes dhe Perëndimit». Fantazmës i shfaqen vetëm tropojanë, dibranë dhe ashumëllacionet të tjera. Zotërinj para disa ditësh «ZP» numëronte tropojanë edhe Ramiz Alinë, edhe Besnik Bekteshin, dhe Ali Vukatanën, që dihet që janë nga janë, kurse mikroskopi i kohës tonë mezi numëronte 3 tropojanë që mund të jenë ngjitur pas 50 vjetësh deri në dy-tre drejtorë me merita të plota. Fantazma Ceka sheh në qeverinë e re demokratike vetëm banalitet; vetëm job profesionalizëm; kurse si për inat të tij, të gjitha institucionet e specializuara ndërkombëtare deri tek FMN-ja e vlerësuan programin e qeverisë Meksi të përkryer. Atëherë çfarë kanë akuzat e arkeologut? Asgjë përveç egos së karrieristit të pakarrige. Ai flet, flet RTSH, vetëm pse nuk i ofron ekranin e vet, për të bërë paralajmërime ogurzeza, për të shkuar më tej si Enver Hoxha në thellimin e luftës së klasave, duke etiketuar sipas stilit të tij, njerëz të ndershëm në ballistë, zogistë, etj. Kjo është një nga postulatat më të ulta të zotit Ceka. Ju po përpiqeni të destabilizoni vendin dhe njerëzve të kësaj kategorie do t’ju kujtoja një fragment nga Viktor Hygoi, që e përkufizon saktësisht njeriun paverë. «Ai në mizërinë e tij të neveritshme, nuk mbron vetën rendin shoqëror të sotëm, ai minon filozofinë, minon shkencën, minon drejtësinë, minon mendimin njerëzor, minon qytetërimin, minon revolucionin, minon përparimin». Me këta fantazma Ceka bën një gabim. Ai u shfaq para kohe: «Arkitektë» nuk mund të kthejë më popullin shqiptar pas si në shkurt 1991, ashtu si nuk do të mundet t’i kthejë edhe tani përmes artikujve të dëshpëruar dhe pa etikë që i publikon tek «Koha jonë» kundër qeverisë së re dhe Presidentit. Fantazma Ceka doli dhe njëherë më në skenë, me të njëjtën qëllim që të përçajë demokracinë, me të njëjtën mision, që të bëjë thirrje për bashkëqeverisje me komunistët, me të njëjtën ego për pushtet, për karrierë. Por tanimë gjërat, që nga dhjetori 1991, kanë ndryshuar. Populli shqiptar ka votuar për demokracinë, për profesor Berishën President. Gjithë bota e qytetëruar ka përshëndetur këtë zgjedhje, kurse votoni, duke shëtitur nëpër Evropë me cilësinë e ... (Vijon në faqen 3)