29/08/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

29 gusht 1992

KONFERENCA E LONDRES PËRFUNDOI PUNIMET

Konferenca për Jugosllavinë bie dakort lidhur me parimet për paqen Konferenca e përbashkët Komuniteti Evropian Kom­bet e Bashkuara për Jugosllavinë publikoi, dje një numër parimesh si bazë për çdo zgjidhje të biseduar për konfliktet në ish-shtetin e shpërbërë komunist të Jugosllavisë. Diplomatët theksojnë se 13 parime u pranuan në tërësi nga Konferenca. Parimi i parë është nevoja për ndërprerjen e luftimeve, respektimi i pushimit të zjarrit, për të cilin është rënë dakord dhe, frenimi i atyre që kryejnë ose kërkojnë të provokojnë shkeljen e tyre. Ndër parimet e tjera janë: - nuk do të njihet asnjë avantazh i siguruar me forcë, - të gjitha palët do të marrin pjesë në bisedimet për zgjidhjen e problemeve të luftës dhe atyre politike, - respektim i plotë i të drejtave të njeriut, - zbatimi i garancive për të drejtat dhe liritë themelore të personave që u përkasin komuniteteve dhe pakicave etnike dhe kombëtare, - t'u jepet fund spastrimeve etnike, dhe kampeve të përqendrimit, - përgjegjësia personale për ata që shkelin konventat e Gjenevës lidhur me krimet e luftën, - obligimi për të respektuar kufijtë dhe pavarësinë, sovranitetin e tërësinë territoriale të gjitha shteteve në rajon, - çështjet e së drejtës trashëgimtare të shteteve të ndryshme ndaj ish-Jugosllavisë të zgjidhen me konsensus ose me arbitrazh dhe njohja e ndërsjelltë e të gjitha këtyre shteteve. - të gjitha shtetet dhe fraksionet duhet të respektojnë rezolutat e OKB-së. - të sigurohet ndihmë humanitare për njerëzit që kanë nevojë për të, sidomos për fëmijët, - të gjitha palët të bashkëpunojnë plotësisht në operacionet ndërkombëtare të vëzhgimit, ruajtjes së paqes dhe kontrollit të armëve. - garanci ndërkombëtare për të siguruar zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Konferencën ... cionet e të gjitha armëve të rënda rreth qyteteve kryesore të Sarajevës, Bihaçit, Gorazhdës dhe Jajçes. Armët... të vendosen nën mbikqyrjen e përhershme të vëzhguesve permanentë të Kombeve të Bashkuara. Serbët e Bosnjës morën përsipër me një efekt të menjëhershëm të mos rrethojnë zjarjin me asnjë armë të artilerisë së rëndë, pala e serbëve të Bosnjës pranoi se në bisedimet me palët e Bosnjës do të arrijnë marrëveshje për u larguar nga një pjesë e konsiderueshme e territorit që tani ndodhet nën kontrollin e forcave të tyre. - Rezultati i dytë... është se për herë të parë të gjitha palët pranuan se një zgjidhje duhet përfshirë... njohja e Bosnjë - Hercegovinës nga të gjitha republikat ish-Jugosllave dhe, respektimi i integrimit të kufijve të tanishëm. pavarësisht ato nuk ndryshohen në bazë marrëveshjeje dhe, parimi i mospranimit të sigurimit të territorit me anën e forcës, - Rezultati i tretë është marrëveshja për një mekanizëm (të ri), paqeje, nëpërmjet të cilit shpresojmë të arrihet fundi i përleshjeve. Kemi rënë dakord lidhur me hapat thelbësore që duhen për t'i dhënë fund konfliktit. - Rezultati i katërt është një marrëveshje për zgjërimin e përpjekjeve humanitare dhe për përmirësimin e kushteve, në të cilat punojnë agjencitë e ndihmës të OKB-së, Sekretari i Përgjithshëm do t'i kërkojë Këshillit të Sigurimit mandatin për shtytjen e afatit të veprimit të operacionit të ndihmës humanitare të Kombeve të Bashkuara, që mbështetet nga kasak blu në të gjithë Bosnjen. Të gjitha palët e Bosnjës janë angazhuar në një program veprimi për çuarjen në vend të ndihmës humanitare. - Rezultati i pestë është marrëveshja pa kushte për shpërndarjen e kampeve të përqëndrimit. Komuniteti ndërkombëtar do të lejojë menjëherë të hyjë në to. Organizatat humanitare do të kujdesen për opsione të përkohëshme për të ndihmuar ... Temat e debateve dhe të diskutimeve janë të ndryshme, kurioziteti për Shqipërinë është i madh, por ata u përqëndruan kryesisht në problemet dhe nivelët partiake. Në atë se si janë të organizuara dhe funksionojnë partitë në fushatë elektorale e pas saj, raportet e tyre me parlamentin dhe qeverinë, si funksionojnë lidhjet e ndërsjellta midis ... ndërsjella midis niveleve të pushtetit etj. Në një nga seancat e zhvilluara presidenciale, Institutit Republikan Amerikan Jack Bikner, i cili ka vizituar Shqipërinë, duke folur në fillimin e tij për ecurinë e tendencat dhe sukseset e vendeve të Evropës Lindore, rreth 20 min. foli në Shqipërinë dhe Partinë Demokratike. Ai i cilësoi procesin demokratik të Shqipërisë dhe të PD si më të suksesshëm, duke sjellë faktin se ajo ç’ka është bërë nga PD në Shqipëri për 1-5 vjet e shtënë kufijve e të pamundurës. Ky ndryshim ishte një vlerësim shumë i fortë për PD dhe Shqipërinë që u prit shumë mirë. Por Konventa krahas kësaj ane, kanë rëndësi sepse

SHQIPËRISË IU DHA NGA SHBA STATUSI I VENDIT ME TË FAVORIZUAR NË TREGTI

AJO ÇFARE KA BERE PD NE SHQIPERI, ESHTE NE KUFITE E TE PAMUNDURES Nga 16-21 gusht në Houston (Texas) të Amerikës u zhvillua konventa e Partisë Republikane për të zgjedhur kandidatin për president dhe zv/ president të Partisë Republikane në zgjedhjet e nëntorit dhe për të diskutuar mbi platformën elektorale të zgjedhjeve. Konventa e cila mblidhej 1 herë në 4 vjet është ngjarja politike më e madhe e partisë ajo bëhet në prag të çdo fushate elektorale dhe synon parashtrimin jo vetëm të pikpamjeve politike, por edhe të vërë në lëvizje maksimale të gjithë nivelet partiake në funksion të fushatës elektorale. Në këtë konventë e cila ishte një spektakël politik dhe festiv merrnin pjesë rreth 300 përfaqësues nga 60 vende të ndryshme të botës, ku përfshihën kryetarë shtetesh, liderë partish, politikanë të ndryshëm, etj. Në rrethana të tilla nuk ka rast më të mirë në nivelin partiak sesa takime si ky ku janë mbledhur së bashku përfaqësues po thuajse nga e gjithë bota e ku takohen, këmbejnë eksperiencë, vendosin lidhje dhe kontrata të reja, forcojnë ato egzistuese brenda një kohe shumë të shkurtër. Madje ky është edhe një nga qëllimet kryesore të pranishëm së të ftuarve. Për më tepër kjo është e rëndësishme kur vjen nga Shqipëria - vëndi i neutralizuar për një kohë aq të gjatë. Pavarësisht se ne si PD ndjehmi të hapur ndaj grupeve të ndryshme politike të partive Evropiane dhe botërore, preferenca jonë për të cilën ne jemi deklaruar dhe do të kërkojmë anëtarësim është me partitë e qendrës dhe qdjathtë. Për faktin se në konventën e Partisë Republikane shumica e të ftuarve i përkisknin pikërisht këtij grupimi. Unë pata rast të takohëm me përfaqësues të Partive nga vende të ndryshme, si Gjermania, Anglia, Spanja, Italia. Kanadaja, Amerika Latine, Greqia Norvegjia, Suedia, Afrika e Jugut, Kina, Japonia, Rusia, etj. Me pjesë më të madhe të tyre takohe­sha për herë të parë dhe ishte kontakti i parë me këto parti në disa prej tyre isha takuar dhe kemi kontakte të rregullta si PD në nivelin partiak. Eduard Selami: Kryetar i Partisë Demokratike Janë një mundësi shumë e madhe për të njohur vend dhe politikin e tij. Anësishtër shumnd ta kuptosh në vend politikisht më; mirë se gjatë fushatës elektorale ku ai është më i hapur, se kurrë ku fokusohen problemet më të mprehta me argumente dhe kundërargumente. Konventa e Houstonit ore Konventa e Republikanëve mbahëj një muaj pas konventës së Nju Jorkut apo të demokratëve kur lufta politike elektorale midis dy partive dhe midis dy kandidatëve Bush-Klintoni kishte arritur kulmin. Demokratët i akuzojnë republikanët dhe presidentin Bush se nuk kanë qenë të suksesshëm në politikën e brendshme dhe janë marrë më tepër me problemet e jashtme. Republikanët përgjigjen se mosmarrëveshjet i lidhte jo me ta, por me maxhorancën që demokratët kanë për 56 vjet në Kongresin Amerikan. Fushata elektorale në fakt është një spektakël politik dhe idesh. Për mua është një rast i veçantë të ingranohesha në këtë debat politik të cilat shqohen për thellësinë e misionit dhe të analizës. Për më tepër sot në një kohë kur gjithë bota është në ndryshim të shohësh se si bëhen analizat e shkaqeve dhe se si diskutohen dhe hidhen piketat për ardhmërinë e një vendi që është sot në krye të botës është vërtet një fat dhe kjo gjë është e mrekullueshme. Amerikanët dolën fitues të luftës së ftohtë përfundimi i kësaj lufte kërkon edhe dhe vetë Amerika të ndryshojë. Në ç'mënyrë dhe si? Ky ishte thelbi i debatit elektoral, i cili është me interes jo vetëm për amerikanët, por edhe për pjesën tjetër të botës. Demokratët kërkojnë që ta fokusojnë problemin në ekonominë amerikane dhe investimet e brendshme republikanët janë dakord me dobësitë në ekonominë amerikane, por s'bihen dakort me rrugët dhe mendojnë se nuk duhet bërë një politikë izolacioniste, republikanët i kushtojnë më tepër kujdes familjes dhe forcimit të saj. Demokratët janë më të hapur dhe më liberal në këtë drejtim. Por në një jetë duhet ndryshuar se lufta politike bëhej më tepër mbi bazën e fakteve dhe të argumenteve e jo të hamendjeve dhe shpifjeve. Nga ana tjetër më bërll përshkypje fakti se ... në këtë të rregullta si PD në nivelin partiak. për Shqipërinë është i madh, por ata u përqendruan janë të organizuar kufijve e të pamundurës. Kjo fushatë ndryshime nga e para, kanë një konkurrencë të madhe mes dy kandidatëve Bush-Klinton nga fitorja e të cilëve do të ndryshojë shumë Amerikën. Ndryshimi i cili do të reflektohet edhe në pjesën tjetër të botës.

Gjashtë rezultatet kryesore të Konferencës së Londrës.

- të, sidomos për fëmijët, - vëzhgimit, ruajtjes së paqes dhe kontrollit të armëve. - në Konferencën e KE-OKB-së, që ka nisur në Londër dhe po kryhet nëpërmjet një procesi të përhershëm të OKB-së, me seli në Gjenevë. Agjencia Rojter transmetoi listën e mëposhtme me gjashtë arritjet e Konferencës ndërkombëtare për Jugosllavinë, ashtu siç u shpallën nga kryeministri britanik Xhon Meixhër: - E para,... serbët e Bosnjës do t’u bëjnë të ditur Kombeve të Bashkuara brenda 96 orëve pozicionet e OKB-së. Rezultati i pestë është marrëveshja për kushtet për shpërndarjen e kampeve të përqendrimit. Komuniteti ndërkombëtar do të lejojë menjëherë të hyjnë përkohëshme për të ndihmuar njerëzit para se të kthehen në shtëpitë e tyre. - Rezultati i gjashtë... është marrëveshja për veprime të posaçme për forcimin e regjimit të tanishëm të sanksioneve, duke përfshirë raportimin më të shpejtë të shkeljeve dhe raportimin më të mirë që do të garantojnë ndalimin e këtyre shkeljeve. Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në Konferencë ranë dakord të shtohet presioni nëpërmjet sanksioneve të mëtejshme, që do të shpinin në izolimin e plotë të atyre që nuk zbatojnë këto detyrime.

Në përgjigje të fjalës së deputetit ILIR META

NGA DEBATET NË PARLAMENT RRETH NGJARJEVE NË POLICAN Zonja dhe zotërinj deputetë! Në historinë e kombit tonë diçka që po jetojmë janë nga më të rëndësishmet. Në konferencën e Londrës po bisedohet për fatet e gjysmës së kombit tonë që jeton jashtë kufijve të atdheut. Brenda vendit reforma ekonomike po bën hapa vendimtarë. Por, tani ne po mësohemi që pikërisht në momente vendimtare të historisë tonë, forca të brendshme të caktuara dhe forca të jashtme do të ndërmarrin veprime destabilizuese që synojnë përmbysjen e regjimit kushtetues dhe rrëzimin e integritetit dhe pavarësisë së atdheut. Do t’ju lutem zonjave dhe deputetëve të sallin dëgjoni ngjarjen e lidhur të 2 korrikut 1990, pikërisht ditën e mbledhjes së Kuvendit të Kosovës. Tani në prag të konferencës së Londrës një forcë e caktuar politike ndërmori veprime tepër të rrezikshme, kriminale, destabilizuese, vandaliste në qytetin e Policanit. Ne jemi krejt të bindur që populli i Policanit ashtu si ai i Skraparit dhe i gjithë Shqipërisë, është popull demokrat, me tradita të shquara patriotike, por përfaqësues të një force politike të caktuar i nxitën këto akte në një moment tepër delikat të historisë tonë kombëtare. Përveç akteve të tjera kriminale aty ndodhi edhe një akt kriminal pa precedentë në historinë tonë-mbajtja peng e personave - aq më tepër e personave zyrtarë. U mbajt peng një oficer i Min. Rendit dhe kryetari i degës së Rendit të Skraparit. Në tërë këtë ngjarje është tepër i dyshimtë roli i deputetit të PS, z. Ilir Meta. Të ndërmarrësh veprime destruktive sot është krim kundër popullit, krim kundër kombit. U bëj thirrje të gjitha forcave politike t’i analizojnë me gjakftohtësi këtë ngjarje dhe të veprojnë në përputhje me interesat e vendit dhe të kombit, në mbrojtje të rendit Kushtetues. U bëj thirrje gjithashtu qeverisë të marrë të gjitha masat për zbulimin e organizatorëve dhe të fajtorëve dhe nxjerrjen e tyre para përgjegjësisë.

Social-komunistët frymëzues, organizatorë dhe mbrojtës të revanshizmit enverist

treguan se social-komunistët kanë përgatitur skenarin e një lufte civile, të një kundërrevolucioni, në pasojat të rrezikshme në Shqipëri, se ata janë të vendosur për të vepruar kundër ligjit, kundër kushtetutës, kundër vullnetit njerëzor për paqe, punë e drejtësi. Rrethimi i bashkisë së qytetit të Policanit, mbajtja peng e autorëve të shtetërore, djegia e zyrave, makinave, përdorimi i armëve, eksplozivit dhe terrori masiv, me këngët e ish-diktatorit në gojë, i sollën një paralajmërim domethënës së porsalindur në Shqipëri se ajo do të jetë vazhdimisht e rrezikuar nga këta revanshistë të drejtuar me kujdes nga social-komunistët. Ngjarjet e Policanit, treguan se revanshizmi enverist është Partia Socialiste, për këtë flet vetë fakti i rreshtimit të deputetit të kësaj partie Ilir Meta në organizimin e terrorit, në mbajtjen peng të anëtarëve, në kërcënimin e bërë ndaj ushtarakut Pashk Tufa, për të mohuar mbajtjen peng. Për këtë flet fakti se zoti Servet (Vijon në faqen 4)

DEPUTET PA DINJITET

- ILIR META kërkon t’i fshihet së vërtetës - Është një çështje aventurë, të fshihet (?). Është tjetër të përballësh të vërtetën. ... që të organizonte, aktet vandale në Polican sepse ajo ishte kthyer nga një vizitë 20 ditore në Danimarkë e pra, nga Danimarka ai nuk mund të thuhet se mund të bënte diçka të tillë. Është e vërtetë shoku Ilir që kemi qenë në Danimarkë. Por a mbaron këtu gjithçka? Ç’bënte pasi u kthyet nga Danimarka? Gjatë ditëve të kthimit ju keni qenë 2-3 herë në Polican. Këtu ju e dini shumë mirë, Kështu e dini shumë mirë në gjithë Skraparin. Përse e fshihni të vërtetën? Ç’bëhet këtu nëse o sho[k]u ...? Të dredhosh ndan së vërtetës dhe të thotë se jesh pa dinjitet. Ky dhe të shoku Ilir; një deputet pa dinjitet? Nga njerëz të tillë që nuk kanë asgjë që është më thelbësore tek njeriu mund të presësh gjithçka, skanë asgjë për tu çuditur. Po më e keqja është se shoku ... (Vijon në faqen 4)

Kapitalizmi kërkon profesionalizëm por...

Të gjithë, madje edhe midis radhëve të socialistëve (!) bien dakord se administrata e vjetër komuniste duhet shkrifur, lehtësohen, ripërtërihet, rihërë, rikrijuar. Pra, të gjithë mendojnë dhe janë të bindur se zyrat nuk duhen të kenë njerëzit e vjetër, mendësitë e vjetra, praktikat e vjetra moniste, hien e tyre. Aty ku shtrohet pyetja: që do hiqen, që duhen hequr po, por, ka do të vihen në vend të tyre? Pikërisht aty problemi nis e vështirësohet. Merret vesh pse. Gjatë diktaturës, jo çdo kush mund të bëhej përfaqësues, gjykatës apo... Se dihej mirë, që të shikohej në këto shkolla të larta, si rregull duhesh t’ju përkisje shtresave të larta të hierarkisë komuniste. Qullim i kësaj praktike të atërhershme dhe po aq mirë: Hierarkia komuniste kërkonte të kishte një dorë gjithçka që përbënte atë që quhet SHTET. Prandaj demokracia e brishtë sot e ka të vështirë t’i përgjigjet pa asnjë hezitim pyetjes: kë do të vendosim në vend të administratës së shkuar? Prandaj këtu është një pikë «e vështirë» edhe në bisedat më demokratët dhe simpatizantët e vet në popullin e gjerë, i cili është i lodhur deri në padurim nga administrata e vjetër e komunizmit. Na bëri përshtypje dëshira e Prokurorit të Republikës, Maks Haxhia, për të na bindur se kishte tërësisht të drejtë kur tha në transparencën e rastit se e quante kategorike profesionalizmin si kriter të parë dhe të tolerueshëm në ato organe. Ai ka mendimin e tij dhe, për respektim të këtyre mendimeve,

KAPITALIZMIN NUK E NDËRTOJNË KOMUNISTËT!

(Vijon në faqen 4)