05/09/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

5 shtator 1992

Ç’DO TË THOTË TË PËRKAHAHESH QEVERINË?

- Përkrahje e qeverisë kushti bazë për daljen nga kriza. - Mënyra e eilëkase për përballjen e qeverisë nga të gjitha forcat politike është sqarimi i politikës mbi pashmangësinë e pasojave të reformës dhe jo thirrje mbi keqardhje i tyre. Kriza ekonomike që po kalojmë dhe parashikimi i një periudhe disavjeçare të tranzicionit, zbatimi i reformës ekonomike dhe ristrukturimit social duket sikur i kanë ndarë njerëzit menjëherë në grupe me interesa sociale-ekonomike të ndryshme. Duke patur parasysh që kërkojmë të shkojmë drejt një shoqërie kapitaliste, kjo ndarje do të ishte më se e natyrshme por, si shumë fenomene të tranzicionit, dhe kjo do ndarje është fiktive. Shumë njerëz, të nisur vetëm nga momenti nuk arrijnë të përcaktojnë saktësisht pozicionin e tyre social-ekonomik. Megjithëse interesat sociale-ekonomike pasqyrohen në politikë, fenomeni i mësipërm shkakton një farë konfuzioni në një jetën politiko-ekonomike të vendit që dëshpëron dhe e bën vendin të ndjehet në paralizë. Fakësitë është që kjo gjendje shfrytëzohet në mënyrë të panderëshme prej PS, e cila nxiton të shpallet parti e të paprivilegjuarve dhe, në kundërshtim me çdo lloj rregulli e logjike i kundërvihet qeverisë duke e paraqitur atë si «shtetin kapitalist që shfrytëzon masat punonjëse». Se interesat e kujt të «paprivilegjuarve» abron PS, kjo është e qartë: janë të gjithë ata që kanë qenë humbur, postet, dhe koltukët; pra, që vërtetë nga ish të privilegjuar kanë ngelur të paprivilegjuar dhe që nuk kanë të bëjë me asnjak me të ashtuquajturat masa punonjëse. Praktikisht sot në Shqipëri interesat e të gjitha grupeve bashkohen në një interes kryesor, të përbashkët që është dalja sa më parë nga kriza. Në këtë aspekt interesat e tjera më të vogla duhet të mbulohen nga interesat i përbashkët dhe të dalin në pah vetëm pasi të jetë arritur qëllimi i përbashkët. Faktorët bazë për arritjen e qëllimit të përbashkët është mbështetja e qeverisë. Këtë sot për demagogji e propagandë me fjalë e bën socialisti. Se pasojë jo të sillte rrëzimi dhe mosmbështetja e qeverisë demokratike, tashmë është bërë e qartë për të gjithë. Megjithatë dukush mund të thotë: mos vallë vetëm për këtë arsye nuk duhet rrëzuar qeveria? Sigurisht që jo. Asnjë qeveri nuk mund të qeverisë në qoftë se nuk tregon se është e zonja ta bëjë një gjë të tillë. Por, a mund të akuzohet qeveria Meksi se nuk ka punuar? Qeveria e reformës ekonomike vendosja e çështjes dhe e rendit publik, lufta kundër korrupsionit dhe përgatitja e projektligjeve të reja janë periudhat më të këqija të kësaj periudhe tranzicioni. Në këto probleme është përqendruar dhe puna e qeverisë dhe nuk mund të thuhet se është bërë pak. Reforma ekonomike e cila me gjithë vështirësitë objektive, por sidomos subjektive ka filluar, mund të konsiderohet si sukses i saj i madh i kësaj qeverie. Kryerja e një reforme e cila gjen mbështetje të plotë në të gjitha institucionet ekonomike ndërkombëtare tregon për një punë të madhe të kryer me kompetencë nga qeveria, sidomos prej Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. Duhet patur parasysh dhe fakti që një reformë e tillë kërkon të gjitha kushtet e një mungesë të plotë përvoje dhe mjeteve financiare, prandaj ndihmat teknike dhe financiare e organizatave ndërkombëtare si FMN apo Banka botërore e kanë qenë të domosdoshme. Një bashkëpunim i tillë kushtëzon dhe disa momente të kryerjes së reformës. Dhe praktika në ndjekjen bankare në praktikën e kredive qoftë shoqërore, qoftë shtetërore të ndryshme. Ato më parë duhet të binden se ajo kredi do të shfrytëzohet për realizimin e një programi të suksesshëm sepse në qoftë se ky program do të dështonte, kjo ishte një sjellje e qartë për të gjithë. Në këtë aspekt bëhet i pavlefshëm dhe zbatimi i disa detyrimeve dhe kushteve të caktuara prej FMN lidhur me reformën siç janë: s’është për shembull ruajtja e nivelit të pagave edhe pas liberalizimit të çmimeve. Një gjë që t’i vlejë vetëm krijon probleme sociale por tam, është kusht i përkohshëm për marrëveshjen e reformës. Kjo realitet dhe shumë të tjera që përbëjnë të ashtuquajturën praktikë të ashpër... (Vijon në faqen 2)

TA LEME TE PUNOJË KABINETIN E Z. MEKSI

Duke u nisur nga një qëllim antipartikular: asnjeri i forcave të regjimit social-komunist po përdor hollë dhe dredhisht dhe në mënyrë të ndryshme. Sipas një pohimi dhe tyre aspak të sinqertë: «Qeveria e Meksit, brenda këtij katër muajve e tregoi paaftësinë e saj». Ata e dinë fare mirë, se brenda një kohe kaq të shkurtër, asnjë qeveri në botë nuk do të ishte e aftë të bënte mrekullira dhe me udhëheqjen e Sazanit. T’u jepet të bëjnë harxhojnë nga një lopatë me florinj! Çdo patrioti i vërtetë, për të cilin e mira e Atdheut dhe e popullit është synimi i tij kryesor, e kupton se Qeveria e z. Meksi duhet të lihet të veprojë e qetë që të punojë si duhet, por duhet përkrahuar me mbështetur, në qoftë se nuk duam të zhgënjehemi botën mbarë për alternativën e demokracisë, të cilën e zgjodhëm me vullnetin e gjithë popullit. Qeveria e z. Meksi, krahas disa gabimeve të pashmangshme që ka bërë, brenda një kohe të shkurtër prej vetëm katër muajsh, ka shënuar dhe shumë suksese që garantojnë një të ardhme më të mirë për popullin tonë: shumica e ndërmarrjeve dhe fabrikave në mbarë vendin janë vënë në lëvizje dhe në punë, në stabilizimin e rendit janë arritur përmirësime të dukshme, është forcuar pushteti ekzekutiv dhe forca e ligjit ndihdet çdo ditë e më e vendosur. Janë shënuar arritje në vendosjen e sistemit të taksave dhe të tatimeve (pa të cilat nuk ka se si të mbahet një shtet demokratik, cili bazohët në iniciativa dhe në pasuri), reforma në sistemin valutor dhe bankar etj. Qeveria e parë demokratike në vendin tonë i rënë e rënë e të ndryshmit me rrezik moralizimin e reformës nëpërmjet së cilës duhet të përmirësohet një sistem ekonomik i socializuar dhe anulërritjes dhe në vend të tij të zhvilohat sistemi i iniciativës private që i gjallon të gjithë njerëzit e punës dhe të aksionit për t’u bërë zotër realë të fateve të tyre. Eshte meritë e madhe e Qeverisë së z. Meksi që ajo, me një politikë aktive dhe të zhvendërta, ka mundur të tërheqë interesimin dhe ndihmat nga shumë vende të Evropës, nga SHBA etj. Mbështetja ekonomike-financiare, që i akordon një do të akordojnë vendet tona 24 vendet, është një shifër që për popullin tonë, që ai t’i kalojë me sa më pak dimbje vështirësitë që bëhet me vete zbatimi i reformës së re. Sikur në pushtet në vend të Qeverisë Meksi të ishte opozita e socialistëve çfarë «mrekullira» do të mund të realizonin brenda 4 muajve? Ata aftësitë drejtuese i dëshmuan pas zgjedhjeve të 31 marsit, kur, pasi e panë për herë të dytë numërin e Shtetllitet, nga e cila trashëguan shumë shtrëmbërime. Sikur të krijohej një alternative e tillë «pushtetmbajtje» socialistet, kush mund ta mohoka se përveç besueshmërisë në qeverinë ndërkombëtare dhe shkurimit - në mos pezullitë ndihmave, vendi ynë do të humbiste reputacionin që ka la siguruar nga demokratët. Kjo do të ishte re-pilua oqurgjepa për Shqipërinë. Në planin e brendshëm për të gjithë është e qartë se opozita socialiste kundërshtoi gjer në fund dhe në të gjitha shfrytëzimeve dhe të përndjekurve politikë faljen plefishtët të merituar. Sikur opozita socialiste të ndërmerrte zbatimin e reformës, mos vallë do të mund të shohë ndonjë «shpikje» që ajo mund të realizojë pa asnjë ndihmës bje, pa ngritje dhe liberalizime çmimesh, pa ristrukturume aparatesh, pa reformë në ushtri etj? Po të punësisht z. Nano si ekonomik i punës në vendin tonë, ne siguri, po të përgjigjej me sinqeritet, do të pohonte se të tilla «shpikje» nuk njihen më, po, përvashiset se «Zëri i popullit» i pështjellë me të dhëna ultra-pasë - të tilla «Deus ex machina» që mund të joshin. Nga ana tjetër, le të më lejohet të pohoj se në dobi të mbarëvajtjes së punëve në atdheun tonë të martirizuar, është një rrethanë pozitive që është parlamenti i cili dorë intelektualësh të popo-alës socialistë të cilët, sado herë që zhyshin nga mielle i pushtetit të t’bumur, ushtrojnë një ndikim të rëndësishëm në korrigjimin e gabimeve të pushtetmbajtjes së PD. Ristrukturimi i aparateve dhe i të gjitha instancave duhet të kryhet duke u bazuar kryesisht në atësi të vetë njerëzve. Rastet e teplozitimit të masave ristrukturuese duhet të shmangen, sepse socialiste, të rinj fund të fundit, përbëjnë një opozitë me përfcarësim legal në parlament dhe me mandat të popullit! Gjithashtu jo çdo ndryshim apo rikonstrukturim aparati duhet interpretuar me keqdashje si një veprim që nëse nga kriterë të politizuara. Asnjë patriot shqiptar, psh, nuk mund të nënshtrojë rolin e ushtrisë në mbrojtjen e pavarësisë, por ka arritur koha që ushtria të jetë moderne, me kuadro të rinj që të përvetësojnë artin ushtarak në shkollat përkatëse të perëndimit. Pra, reforma në ushtri, krahas menjanimt të kuadrove të mbrapshtë, duhet dhe modernizimin nga profesionale synon të krijojë një ushtri të shkathët dhe të aftë për të vendit, por një institucion të denjë për mbrojtjen e vendit. Prandaj tingëllon e cuditshem kundërvënia ndaj reformës në ushtri nga disa ish-ushtrake, sidomos të tille që gëzojnë rroga të jashtëzakonshme mbi 2000 lekë në muaj, dy herë më shumë se sa pesë njerëzit maksimal i civilëve! DOC. QEVQEP KAMBO

Kurs mbi reformimin e bujqësisë

Universiteti Politeknik i Vîrzhinisë na bashkëpunimin me Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit, Universitetin Bujqësor të Tiranës, Bankën Bujqësore dhe të Zhvillimit dhe Partinë Demokratike do të zhvillojë një kurs intensiv mbi problemet e reformimit të bujqësisë. Pjesa e parë e kursit do të zhvillohet në Tiranë në muajin nëntor. Pjesa e dytë do të zhvillohet në SHBA në fillim të vitit 1993. Nga personat që do të regjistrohen në pjesën e parë të kursit, do të zgjidhen tërë veta për të vazhduar pjesën e dytë të kursit. Në këtë kurs janë të ftuar të marrin pjesë ekonomistë agrar dhe specialistë të tjerë bujqësorë si dhe biznesmenë privatë që merren me tregtinë e materialeve bujqësore dhe produkteve ushqimore (agrobiznes). Universiteti amerikan ka pronuar si specialistë ose biznesmenë shqiptarë të përgatitur nga një shkollim problemor mbi problemet e aktuale të bujqësisë shqiptare si parapërgatitje për kursin. Për 20 personat më të mira do të jepen çmime. Materialet për regjistrim dhe lista e temave të shkruara të kërkuara gjenden pranë institucioneve të sipërpërmendura. Afati për dorëzimin e shkrimeve problemore është 7 tetor 1992. Të gjitha shkrimet duhet të dorëzohen në adresën: MERITA ZALOSHNJA, kryetare e Seksionit Financiar të PD Selia Qëndrore e PD, Tiranë Tel: 238-28

ME ULTIMATUME NUK PUNOHET, POR ...!

- Demokracia u dhimbet të gjithë të sinqertëve para saj - Zëvendësministri që mbulon naftën shkon në Patos, takon aty drejtorët dhe sheshat e Tiranë dhe kërkon që përballë kërkesave dhe veprimeve të sindikatave të zbatohet ligji! Shkaku i përmendjes së Ligjit? «Sindikatat kanë kërkesa përgjithësisht të drejta, për të është vënë në dijeni edhe qeveria, edhe Presidenti. Dhe këto i kanë çuar të drejta, ndonëse jo të gjitha menjëherë të realizueshme. Bisedimet me to nuk janë të lehta: ka presione ka edhe përpjekje për ti manipuluar dhe për t’i përdorur si destabilizuese në këtë kohë të vështirë. Ka edhe kërkesa që janë të përballueshme nga buxheti i varfër. Me ultimatume nuk punohet...» Përpara se kërkesat të bëhen ultimative... Punonjësit, naftëtarët, janë në radhë të parë njerëz. Me nevoja jetësore dhe familje pas tyre. Për këtë gjëra edhe punonjësi. Është e natyrshme që në kuadrin e ekonomisë së tregut ata të ushtrojnë presion të vazhdueshëm nëpërmjet sindikatave me mobil përparim apo shletin. Këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur. Përpjekje duhen bërë që kërkesat të mos shndërrohen në ultimative, të gjendet kohë të shkëputet p.sh. tek naftëtarët dhe i binden ata për moralizëm. Atje ku ka ndërmarrje private bien përgjegjësitë e shtetit, por jo atje ku ndërmarrjen është shtetërore. Më së pari të gjithë jemi përgjegjës si qytetarë. Që nga ai punëtori i thjeshtë hallexhi, deri te gazetari që përcjell shqetësimin tek opinioni dhe i lexuesit, që nga sindikalisti e gjer te ministri e më gjerë. Për këto gjëra duhen ultimatume deri në fund. Për moszgjedhjen e këtyre të thuhet, kujt do që pengon: të jenë të gjithë të mbrojtur në shprehjet e natyrës? Përse të mos bisedohet për asistencën edhe atje ku ndërmarrja dhe sindikata pretendojnë se mund të rregullojnë vet gjërat? Përse të mos paraqiten veprimet me sqari me përkatëse? Kërkohen të vihen në zbatim tatimet mbi pagat, pa zbatuar më parë vetë pagat e tjera? Me përgjegjësi shoqërore provokohen situata të tilla? Përpara se të kërkohet zbatim ligjit, i cili është mbi të gjithë, Ligji bëhet demokratik jo vetëm nga formulimi, por edhe duke u garantuar s...

FOND DHURATE NGA Z. ATHANAS...

...Për ngritjen e një kishe në Berat - TË DASHUR ANËTARË TË KISHËS ORTODOKSE AUTOQEFALE TË SHQIPËRISË: Është kënaqësi e madhe për mua t’ju njoftoj dhënien e një fondi si dhuratë për ngritjen e një kishe të re për popullin e Beratit me rastin e përvjetorit të 70-të të proklamatës historike që krijoi Kishën tonë Autoqefale në këtë kështjellë të lashtë të fesë së shenjtë të shqiptarëve. Dhurata që bëhet në emër të familjes - FAMILJA E ANTHONY ATHANAS - është një gjest që më mbush me gëzim dhe krenari. Ndërtesa do të jetë një kishë e hijshme e shenjtë si nga përmasat ashtu e lartë nga pamja e jashtme, por me një harmoni të përputhur, që do të jetë një ndihmë kombëtare, si dhe patriot i vërtetë i Shqipërisë moderne. Gëzimi i tij për të kryesuar këtë vizion për rikrijimin e një Kishe Autoqefale në qytetin e lashtë të Beratit është lënë në harresë për një kohë të gjatë. Ndonëse u deshën shumë vite që kisha jonë të ishte e pavarur, shqiptarët ajo mbeti një histori e lirisë fetare në mbarë botën për mijëra shqiptarë, barëtë të trashëgimit kombëtar të vendit tonë. Ne ndjehemi krenarë t’i përkushtohemi frymës ekumenike që Fan Noli mbrojti shumë kohë përpara se të bëhej një gjë e zakonshme. Shtresa e këtij lloj feje për ne është e do besimi. Ndërtesa Berat ka shumë kisha; siç e vura re gjatë vizitës sime aty, jam i sigurt se kjo ndërtesë e do të shërbejë si një simbol i fisnik i problematikës historike që shpalli Krishterimi e Kishës sonë të pavarur, si dhe të besimit dhe vullnetit për të shpërndarë që të shpëtojë të gjithë të njohurit e tij. Shpresojmë që së shpejti të fillojmë përparimin lidhur me zbatimin e plotë të këtij projekti. Përshëndetje vëllazërore të gjithëve. I juaji ANTHONY ATHANAS 30 gusht 1992

Ftesë për takimin e Pesëros

Me ftesë të Partisë Demokratike të Italisë u nis për në Itali një delegacion i përbërë nga zotërinjtë: Eduard Selami, Tomor Dosti, Rexhep Uka dhe Artan Hoxha, të cilët do të marrin pjesë në një takim që do të zhvillohet në Pesaro me personalitete të Partisë Demokratike dhe të qeverisë italiane. Gjatë qëndrimit disitador në Itali, janë planifikuar takime punë me zotërinjtë Forlani, De Mita, Kolombo, Vitalone dhe personalitete të tjera.

NJOFTIM

Diten e enjte, date 3 shtator 1992, u nënshkrua një marrëveshje nga ministri shqiptar i Tregtisë dhe Lidhjeve me Jashtë, Artan Hoxha dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, William Ryerson. Sipas kësaj marrëveshjeje programi «Ushqim për Përparim» i Departamentit të Bujqësisë Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të dërgojë Shqipërisë pambuk në një sasi me vlerë 10 milionë dollarë. Sasia totale e pambukut që do të dhurohet është rreth 5.000 tonë metrikë, që besohet se do të mbajë në funksion fabrikat e tekstilit të Shqipërisë, në Berat, Tiranë dhe Korçë. Ngarkesa e parë e pambukut është planifikuar të mbërrijë në muajin tetor të këtij viti.