09/09/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

9 shtator 1992

INDIVIDI dhe SHTETI

Ne ende sot kërkojmë që çdo gjë, çdo kërkesë tonën, çdo nevojë, të na e zgjidhë shteti. Se kështu u mësuam ne këtë 50 vjeçarin e fundit, kur shteti e Partia që e formonte dhe e drejtonte atë, ishin gjithçka. Edhe vetë ZOTI do ishte më pak i fuqishëm. Por le të kujtojmë proverbin e vjetër: «Zoti ndihmon atë që ndihmon vetveten». Kur ja thashë këtë proverb profesorit gjerman Egon B. Heil, që kishte ardhur në Tiranë, për të ndihmuar me përvojën e tij të madhe në fushën ekonomike dhe që dha disa mendime të vyera lidhur me zgjidhjet e reja lokale në vendin tonë, ai brofi në këmbë dhe më shtrëngoi fort dorën me stilin gjerman. - Ju, - tha ai, me këto mentalitete që keni, duke i kërkuar të gjitha nga shteti, po i vini kamën ardhmes demokratike që sapo keni filluar të ndërtoni. - Fill pas Luftës së 2-të Botërore, ku siç e dini Gjermania ishte shkatërruar plotësisht - tregoi ai, babai im u burgos. Nëna, menjëherë kërkoi e gjeti një punë çfarëdo. Unë, më i madhi i fëmijëve, jo vetëm që isha kujdestari i tyre, por bëja shumë e shumë punë që edhe ne të mbijetonim... E ne, duke u përpjekur vetë të gjithë, e përballuam atë periudhë tepër të vështirë. E Gjermania është sot ajo që shikoni ju... Shteti! - ai zemërohej kur e përmendte këtë emër. Jo, jo. S’ka punë shteti të ndërhyjë në këto çështje. Vetë individi bën gjithçka për veten e tij. Individii është i pari..., shteti ka funksionet e tij,... «Ndërsa ju, kërkoni të mbaheni që të gjithë me asistencën që u dashka domos të ua japë shteti. I mjeri shtet, që kështu se ka aspak të gjatë. Të mjerët ju individë të mjerë, që prisni gjithçka nga shteti edhe kur ai, jo vetëm që s’duhet, por dhe s’ka mundësi ta bëjë këtë...». Dhe Profesor Dr. gjerman, i binte tavolinës me grusht. «Jo, jo, kështu, ju pa tjetër do të dështoni...» Të gjithë sot, deklarojnë, e shumica kërkojnë sinqerisht që edhe vendi ynë të integrohet në Evropë. Si është Europa, e si jemi ne, tanimë të gjithë e dinë. 300.000 shqiptarë në atë mërgim të detyruar që na lidhën me botën, po na tregojnë se ç’është ajo botë, që ne e kemi përbuzur e sharë pambarim, «bota kapitaliste» në vdekje e sipër, e cila sot po na mban gjallë. Na treguan se një ditë punë e zezë e tyre është shpresë e banqartë me rrugën 3-4 mujore të profesorëve tonë të universitetit apo më e madhe se rroga 2 mujore e presidentit tonë,... Dhe ne ende s’duam të kuptojmë se ku kemi qenë, ne ende s’e kuptojmë se ku duhet të vemi. Jo, më falni, këtë të fundit shumica tani e ka kuptuar. Por, ... ja ku fillon përsëri e njëjta tjetër, krejtësisht e pakuptueshme... E duam Shqipërinë si gjithë Europa, bertasim të gjithë dhe askush s’do të vrasë mendjen se si kjo Shqipëri, e katandisur në kulmin e mjerimit, do të shkojë në Europë. Se për të vajtur në Europë duhet të përpiqemi që të gjithë, duhet që secili të gjejë mënyrën dhe rrugën për ta ndihmuar këtë vajtje. E ne e kemi më të lehtë për të gjetur mënyra për ta penguar këtë vajtje. E pa besueshme, por e vërtetë. E këtu duhet të shprehemi me më forcë se kurrë forca e Individit. Këtu duhet të dalë me tepër se kurrë në pah zgjuarsia e Shtetit, Secili ka detyrën e tij drejt një qëllimi, drejt të mirës, përparimit. Të kënaqet zemra kur shikon përpjekjet vigane të të mijëra individëve shqiptarë, që të çliruar nga robëria fizike e morale gjysmëshekullore; po bëhen copë për të fituar, po bëjnë gjithçka, ata vetë, me sakrifica të pamundura, pa ndihmën e këtij Shteti të Ri, ende në dje. E po fitojnë në një ditë, shpesh, shumë më tepër nga sa merrnin në një vit pune, punë i thënçin, gjatë viteve të «Socializmit fitimtar». Në të tjerët, i sodisim, disi të hutuar. Shpesh plot zili, i shajmë. Harrojmë se ata po na mësojnë një gjë shumë të madhe atë që iniciativa e lirë për ne... docemos t’ua japë shteti. I majri shtet, që kështu se ka aspak të gjatë. Të majret ta bëjë këtë… Dhe Profesor Dr. gjerman, i bintë tavolinës me grusht. «Jo, kështu, ju pa tjetër do të dëshëtoni…» U mundova të justifikoj pozitën tonë. I thashë se gjermani si para luftës dhe pas saj, ndiqte e ndogj të njëjtën rrugë. Po ne?! Shteti (Partia) për ne ishte më i fuqishëm edhe se ZOTI, përderisa na i moh[o]i edhe këtë. Profesor Heil, zbutëj paksa, por përsëri ai këmbëngulte. «Individi është i pari… Shteti, e ka për detyrë t’u hapë rrugë interesave të individit, natyrisht duke zbatuar deri në një LIGJET». Shtrohet pyetja: A duhet që në shqiptarët sot të presim gjithçka nga shteti?! A është e arsyeshme që këtë shteti të rrënuar plotësisht, t’i kërkojmë që ta mbajë të gjithëve me bukë, si e kuptojmë këtë shprehje në shqiptarët, ndërkohë që kërkush nuk punon… ndërkohë që ekonomia shtetërore është bllokuar e mbyllur, të ardhurat e shtetit janë nën nivelin e zeros e arka bosh?! Natyrisht, që jo. Se kjo rrugë është pa krye. «Ku nuk ka nuk merr as Zoti», thotë një shprehje popullore. Po si t’ia bëjmë atëherë?! E megjithatë presim, presim, pa u përpjekur të bëjmë vetë asgjë, ankohemi e ankohemi, kërkojmë dhe pretim. Europa, Amerika, ta na mbajë gjallë. Dhe për të qenë tërësisht të sinqertë duhet pranuar se ndihma e botës ndaj nesh ka qenë mjaft e madhe (paçka se ne e vjedhim me të gjitha forcat këtë ndihmë)… Po ne s’kërkojmë e gjithë ditën bërtasim: «Ç’bën shteti, ç’bën qeveria, ç’bën…», e askush nuk vrasim mendjen, asnjëherë nuk pyesim: «Po ne ç’bëjmë?!… Po, po, edhe ne bëjmë diçka. Ne presim, presim, që të tjerët të punojnë …të bëjmë individuale shqiptare, të cilat nga robëria fizike e morale gjithsëmërore; vetë, me sakrifica të panumërta, që iniciativa e lirë «çan bllokadën», që individi është gjithçka. Pavarësisht se krahas kësaj mrekullie, që lidhet me një punë pa orar (shpesh 18 orë në ditë) e me sakrifica të panumërta në të gjitha drejtimet, shumë prej tyre, duke përfituar nga kjo gjendje tranzicioni te mase e rëndë e pakontrollueshme, kthehen në matrapazë të këqinj… Çfarë ndihme, ju jep shteti këtyre individëve? Kam frikë se me tepër i pengon se i ndihmon. E ndofka «i ndihmon» vetëm në mos vendosjen e rregullave të domosdoshme që kjo veprimtari jetë plotësisht e kontrollueshme (se kemi dëgjuar që hidhet ure në rakë për t’i rritur gradacionin, qoftë dhe veprimtari të marrë karakterin e përpjekjeve individuale, në të mirë si të tyre e po aq edhe të publikut. Në këtu shteti ynë i sotëm, s’po e kryen detyrën… Ndërkaq, në këtë tregun e cuditshem shqiptar, pavarisështë, se ky treg ka zaptuar sheshet e rrugët, fushat, ballkonet e çdo vend, më tepër të përshtatshëm, tani, falë përpjekjeve shpesh të mbinatyrshme e të pamagjishme të individëve shqiptarë, gjen gjithçka. E ky është padyshim sukses i jashtëzakontë që dëshmon vlerën e lartë të INDIVIDIT. Po SHTETI?! A ka detyra ky shtet? Detyra e tij numër një sot është krijimi i mundësive, gjetja e rrugëve për insiativën e lirë të individëve. E jo më pak e rëndësishme vendosja e

TAKIM I ZOTIT BERISHA ME ZOTIN MAREK NAVICKI DHE ZONJËN KRISTIN FON KOL

Nga zyra e Shtypit dhe Informacionit pranë Presidentit njoftohemi se këto ditë Presidenti i Republikës Sali Berisha priti në Selinë e tij Presidentin e Federatës së Helsinkit zotin Marek Navicki dhe zonjën Kristin Fon Kol. Në këtë takim Presidenti Berisha i shprehu zonjës Fon Kol shqetësimin e tij të madh për shkrimin e saj të botuar në gazetën «ZP», në të cilin një aktiviste e të drejtave të njeriut bën fjalë për mundësinë e Luftës Civile në Shqipëri si dhe për preokupimin e saj të madh për familjet Hoxha, Kapo e bllokmenët e tjerë. Ajo tha se, shqiptarët e kanë shumë të vështirë të kuptojnë se si një aktiviste e Helsinkit ngritën në mbrojtje të familjes Hoxha dhe bllokmenëve të tjerë, në një kohë kur ata kanë kryer krime të shemtuara në Shqipëri. Ku e bazon zonja argumentin e saj që u rikujton shqiptarëve Luftën Civile në një kohë kur ata janë të vendosur të ecin me mirëkuptim drejt demokracisë dhe kanë dhënë prova për mençurinë e tyre? Zonja Fon Kol u përgjigj se titulli për Luftën Civile është vënë nga gazetarët, kështu që unë s’mbaj përgjegjësi - kurse për bllokmenët, ne i mbrojmë të gjithë njerëzit njëlloj, ndërsa të dënuarit për ta na i ka dhënë Arben Puto. Zoti Berisha i tha se, Arben Puto nuk është i besueshëm në këtë problem, se është kunati i njërit prej bllokmenëve, veç atij që për 45 vjet gjatë diktaturës firmosi internimet e njerëzve. Nga ana tjetër ai duhet të mbledhë Komitetin Shqiptar të Helsinkit për këtë problem dhe jo të shprehë mendimin e tij personal, veçanërisht kur është fjala për probleme që i interesojnë drejtpërdrejt familjes së tij, ndërsa lidhur me gjyqin e bllokmenëve Presidenti Berisha theksoi se ata kanë kryer krime të shemtuara ndaj popullit dhe ju garantoj se ata do të dënohen vetëm për krimet që kanë kryer në bazë të ligjit. Ju zonjë, meqëdonja keni kaq e preokupuar për ta, jeni e ftuar në gjyq dhe do të dëshmoni edhe në cilësinë e avokates. Në vijim të bisedës zonja Kristin Fon Kol ngriti problemin e 2 gazetave, Lamgallarit që ishte në grevë urie dhe Çupit, Por kur u pyet se a e dinte pse ishte arrestuar zoti Lamgallari, ajo u përgjigj se nuk e dinte. Presidenti i tha se ai është arrestuar për armë mbajtje pa leje dhe në qoftë se lirohen me grevë uri njerëzit, të gjithë kriminaliteti do të dilnin nga burgu nëpërmjet këtij mekanizmi. Por ju zonjë përpara se të ngrini një çështje duhet që të bazoheni në fakte. Më pas zonja tha se F. Çupi është quajtur Armiku i Popullit dhe kur i kërkua dokumenti zyrtar mbi të cilin e bazonte këtë fakt, ajo ju përgjigj se «Kam të tillë, por e kam parë në gazetë». Presidenti Berisha iu përgjigj se në një shtyp të lirë ka gjëra të qena e të paqena për këtë domosdoshmëri e aprovim të një ligji për etikën publicistike. Ajo në vazhdim ngriti problemin e akuzës së F. Çupit për korrupsion, por kur zoti Berisha e pyeti se a e ka parë dokumentin, ajo iu përgjigj negativisht pasi nuk lexohet shqip. Përgjigja e Presidentit në këtë rast ishte se Helsinkin mbron të drejtat e njeriut dhe jo korrupsionin. Një shqetësim tjetër që u ngrit nga zonja Fon Kol ishte edhe çështja e ligjit për kontrollin e shtëpive, i cili tha ajo, është tepër i papranueshëm. Zoti Berisha iu përgjigj se ligji është ekzistojnë shumë vende me tradita demokratike si p.sh. në Itali fqinje dhe janë ligje kundër krimit. Zoti Navicki tha se është e drejtë që ligje të tilla ekzistojnë, por ai shprehu mendimin e tij për përmirësimin e tij Presidenti Berisha aprovoi këtë sugjerim dhe tha se do të kërkojë ndihmën e Këshillit të Evropës për këtë problem. Zonja Fon Kol këtu shtoi se numri i këtyre kontrolleve është i madh, rreth 200. Presidenti shprehu habinë e tij për këtë fakt, sepse theksoi ai, as unë e as Prokurori nuk e dimë këtë fakt. Zonja Fon Kol u interesua edhe për atë se përse deputetët duhet të kenë armë. Zoti Berisha tha se këtë e drejtë ja u jep ligji. Unë personalisht kurrë nuk kam mbajtur dhe s’do të mbaj armë dhe ju bëj thirrje gjithë deputetëve e politikanëve shqiptarë të mos mbajnë armë. Por ata mund të pretendojnë të ecin natën dhe u duhet arma për të qenë të sigurt. Në përfundim zonja shpreu edhe problemin e ndryshores në çështjet e drejtësisë. Presidenti i tha se Ju duhet të shqetësoheni për të kundërtën, sepse drejtësia shqiptare i ka shërbyer dhe ka ekzekutuar për 45 vjet rrjesht veprën kriminale të sigurimit të shtetit dhe për fat të keq akoma se ka marrë veten. 90 dhunime kanë ndodhur në 6 muaj; vetëm 6 vetë janë dënuar. Kjo përbën një fyerje të rëndë morale për të gjithë shqiptarët. Janë jo të pakta rastet kur këto organe lironin vrasësit. Kështu, në këto rrethana ajo ka nevojë për reforma të thella. Znjëa tregoi interes edhe për pikëpamjet e Presidentit lidhur me dosjet. Ai i shpjegoi se ato do të hapen për politikanët, por edhe për ata kriminelë të cilët megjithë krimet e kryera në këto valëkuar vazhdojnë t’i kundërvihen procesit demokratik. Në fund Presidenti Sali Berisha u tha se mirëpret të gjitha sugjerimet e Helsinkit me kusht që të mos jenë të njëanshme, së veçanërisht shqetësim ka ngjallur mbrojtja e bllokmenëve nga zonja e nderuar. Çështja e të drejtave të njeriut duhet përmirësuar gjithnjë, dhe në vazhdim. Do të bashkëpunojmë me Këshillin e Evropës për të përmirësuar legjislacionin tonë. Takimi ishte tepër i hapur. ZYRA E SHTYPIT DHE E INFORMACIONIT PRANË PRESIDENTIT Dia në Kuvendin Popullor

Dje në Kuvendin Popullor

Dje paradite Kuvendi Popullor i vazhdoi punimet në seancën plenare me diskutime rreth Mocionit të paraqitur nga deputeti Spahia në emër të grupit parlamentar të PD. Pas disa ndërhyrjeve nga deputetë të PS, që u përpoqën ta paraqesin Mocionin e kërkuar nga zoti Spahia, si të përgullt, z. Malas, kryetar i seancës saroi se në bazë të nenit 92 dhe 93, ku duhej deklaruar një deputet pro dhe një tjetër kundra Mocionit. Deputeti Hajdari u prononcua kundër, ndërsa deputeti Pjetër Pepa u prononcua pro mocionit me fakte bindëse dhe të argumentuara mirë. Në fund u vendos që të enjten e javës së ardhshme, Kuvendi Popullor të marrë një vendim rreth Mocionit të paraqitur nga grupi parlamentar i PD! Kuvendi Popullor i vazhdon punimet. Korresp. i «RD»

Një këshillë «ZP»-së!

S’kishte bërë vaki kurrë që «ZP»-ja të lëshojë një grirë lëvdate për kundërshtarët e saj të vërtetë. Po numrin e 6 shtatorit 1992 të befasoan kryearkitektë i sh. Hamdi Jupi «Mesazhi i sh. H. Jupi dëshon për realizte që në cilin jedhëter», në të cilin lexohej konsiderata pozitive për disa deklaratave të Presidentit të Republikës, në një të vërteta të mirë, gëzina e vërtetë kjo. Mesahe Z. Berisha i ka përçelë edhe herët i tjera, kur ka qenë kryetar i PD-së, kështu orendari kryesor i PS-së ka patur rastin të përësaonde si, tho… popull «më mirë vjenë…» Po për këtë se blacua, sa mjafton syre, është një shkrim S’kishte shkurtër në faqen e dytë të botimit tuaj «ZP»-ja të këtë numër me titull «E dua gririn e PD-së me Q vetë» nënshkruar nga një farë Besmir Dardani, që mesa duhet është një pseudonim i rëndomtë. Edhe në këtë shkrim bëhet fjalë për një mesazh të Presidentit. «Mesazhi i asaj kërkese asnjëthi i gaoli nga roja e Atij është shkelja e ligjit». A kërkon 92 deputetë të PD-së, dhe më poshtë: «Dhe, ai, Profesori, Doktori, heshhti?! Heshti duke mbajlur sytë përparahë shkeljes së ligjit. Por edhe për sa kohë do të heshtë Ai?!…» S’është vështirë që dhe lexuesi më i thjeshtë të gjejë në këto dy shkrime një paradoks (dhur me vle-…) …rësimin nga «ZP»-ja të Presidentit të Republikës. Dhe të lindin dy hamendje: ose kryeredaktori i ka shpëtuar botimi i shkrimit të Besmir Dardanit në këtë numër sepse fare mirë mund ta planifikonte në numrin e ardhshëm, kështu që paradoksit do të shmangej (kjo do të ishte edhe një këshillë shoqërore profesionale për herë të tjera). Ose «ZP»-ja tani e tutje do të përdorë taktikën kineze të vlerësimit të Mao Ce Dunit «50 për qind i mirë dhe 50 për qind i keq», apo po përshatthur në shkip «Lëvdo shajnë, Smerret vesh i qendron e vërteta…» PETRIT ZANI

Në drejtësi problemet mbetën të hapura

- U kërkua mocion për Prokurorin e Përgjithshëm, zotin Maksim Haxhiaj - Edhe në drejtësi reforma ka filluar. Nuk është nevoja të sjellim shumë nga shembuj që dolën gjatë interpelancës me ministrin e Drejtësisë, zotin Kudret Cela dhe Prokurorin e Përgjithshëm, zotin Maksim Haxhiaj, që u zhvillua të hënën deri vonë në mbrëmje. Mjafton të përmendim faktin se në Ministrinë e Drejtësisë gati gjysma e personelit ka kaluar me detyra të tjera. Gjithashtu 72 për qind e kuadrove të gjykatave kanë lëvizur. Një pjesë kanë ndërruar vend pune, duke ruajtur profilin dhe vetëm 22 përqind e njerëzve të paaftë, tepër të politizuar ose të komprometuar, kanë kaluar me detyra jashtë organeve të drejtësisë. Po kështu dhe Prokuroria e Përgjithshme, sipas raportit të zotin Maksim Haxhiaj, ka hyrë në rrugën e reformës. E, megjithatë, si nga vetë raportimet e shumta nga kërkesa e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, del që në sektorin e drejtësisë problemet mbetën të hapura, sepse ka zvarritje të problemave, ka inkompetencë, ka tërheqje e deri akuza direkte nga populli, se po lirohen njerëzit që janë fajtorë. Në këtë shkrim nuk kam ndërmend të jap shifrat që dolën gjatë diskutimit në Parlament, sepse, sido pozitivë të jenë ato për një pjesë, deri sa gjet e shumëpëritur për 2 prillin historik të Shkodrës dhe Bllokmenët po zvarriten pa ditur se kur do të organizohen seancat përkatëse, nuk mund të themi se drejtësia po kryen detyrën me cilësi. Në rast se për këtë çështje mungon eksperienca, sepse janë të një karakteri të veçantë dhe mund të pranojmë deri 10 përqind justifikime, pse drejtësia është gaboi për rastin e tradhtisë së oficerëve të Skëzanit, që rrëmbyen avion dhe u arratisën për në Itali? Si mund të shpjegohet indiferentizmi i drejtësisë për çështjen e atyre për të cilën ka kaq gjurmë e dëshmi? Po për lirimet e atyre që janë kapur me armë pa patur leje? Për ç’drejtësi mund të flitet në Shkodër kur për 4 muaj nga rreth 279 krime janë gjykuar vetëm 52 dhe janë dënuar vetëm 4 raste?! A nuk e komprometon kjo statistikë negative vetë reformën e drejtësisë? Pse duhet të ngrihej në Parlament çështja që ish-të dënuarit për krime ordinare të kohës së monizmit (që s’kishin të drejtën të mbroheshin nga avokatët) të kenë të drejtën për rigjykim, duke patur avokat mbrojtës? Ç’përgjegjësi të drejtësisë për të marrë një vendim për këtë të drejtë të ligjshme e të natyrshme? Kur diskutojmë për këto probleme nuk e kemi fjalën se përgjegjësinë e ka ministri në fjalë. Ka çështje të cilat prej kohë janë gatuar keqas, por, ama, pse akoma duhet të shërbejnë si avokatë ish-hetues dhe punonjës të ish-Sigurimit të Shtetit… (Vijon në faqen 4)