17/09/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

17 shtator 1992

Alternativa e PS -

SHKATËRRIM I PUSHTETIT DEMOKRATIK Në përpjekjet e saj të pafrenuara për të rimarrë pushtetin shtetëror në duart e saj të vetëquajtura Parti Socialiste e Shqipërisë, drejtuesit të saj, deputetë, organe të shtypit etj. kanë një strategji e një taktikë që tashmë është ekspozuar mjaft qartë në të gjitha linjat e konturuet e saj. Në pasaportën e tyre pseudosocialiste ata kërkojnë të vendosin sot fotografi të Partisë Demokratike e të demokracisë në përgjithësi. Kështu synohet të kalohet kontrabanda pseudosocializmi i resh­t­uar enverist, të shtitet ndërgjegja e renduar si viktimë e revoltuar, si një qenie e njomë që pret të rridale së bashku me demokracinë! Pasi padrejtësisht kërkojnë të lahen me ujë të pastër të demokracisë, të gjitha papastërtitë e tyre gjysmë shekullore ata synojnë gjithashtu t’ia faturojnë asaj që i kanë vënë fotografi në pasaportën e tyre. Me këtë pasaportë ata kërkojnë të bëjnë të besohët demokracia për diktaturë, diktatura për demokraci, kërkojnë në emër të demokracisë të marrin frymën asaj në ujët e tyre të pisët dhe të restaurojnë diktaturën. Për të arritur objektivat e tyre pseudosocialistët e Nanos, Alias, besnikët e nostalgjikët e Enverit, po tregohen mjaft agresivë e njëkohësisht të organizuar në sulmet e tyre antidemokratike dhe, pse jo, antikombëtare. Shtyllat që ata kërkojnë të rrëzojnë janë parlamenti, qeveria dhe presidenti. Me një pakicë në parlament trashëgimtarët deri në zgjedhjet e reja të ligjshme Pushteti është minierë diamanti, minierë dollaresh për ta. Ata e njohin shijen e tij, jo-shijen, privilegjet, fushën që të hap ai direkt në afërsi, në marrëdhëniet me një botë të tërë jasht atdheut në shërbim fanatik, egoist të interesit personal. Thjesht nga këto pozita mallkohet parlamenti, çkishërohet qeveria demokratike e zotit Meksi, siç cilës mes hipokrizi të shplarë është i premtuar solemnisht e publikisht mbështetja. Kjo qeveri bëhet përgjegjëse prej tyre për gjithçka ka bërë dhe ska bërë komuniteti në Shqipëri kur vetë ish-kabinetet komuniste as përmenden, shkarazi qofitë, për veprën e tyre, për krimin e tyre deri në ditën e fundit të qënies në pushtet, deri sa demokracia i rrëzoi nga kolltuqet e uzurpuara. Në këtë vazhdë, këto ditë shoku Zanaj, në një artikull që i kushtohej apo kishte për objekt presidentin e Republikës, kalonte edhe jashtë këtij objekti duke e etiketuar qeverinë e zotit Meksi si të «paaftë». Logjika edhe në këtë rast dikton qartë. Përveç një parlamenti banditësh që nuk meritojnë të ekzistojë, nuk duhet të ekzistojë edhe një qeveri e pafatë, pjellë e tij. Prej paaftësisë nuk mund të ketë mbartës askush, as shqiptari, as Shqipëria. Këtë populli ynë e din shumë mirë sepse e ka provuar me dhimbje nga të gjitha qeveritë komuniste të pasluftës që ngritën në piedestal paaftësinë e mediokritetin. Dija [?] Djalëria bizantine e drejtuesve të PS, që synojnë të ngjallin konfuzion e panakënsi duke identifikuar qeverinë demokratike të zotit Meksi me ato të diktaturës komuniste, është mjaft e qartë. Sidoqoftë, sulmet më të paprincipta, më monstruoze, shpifjet më të pabesueshme e ordinere socialistët, shtypi apo krerët e tyre, i kanë drejtuar kundër presidentit të Republikës, zotit Berisha. Presidenti i Shqipërisë, sigurisht, nuk është kurorëzuar në fronin e perëndive dhe as ka zbritur si qenie mitologjike nga Olimpi. Edhe ai bën gabime e për këtë duhet kritikuar, i duhen bërë sugjerime etj. Por nuk nisen nga këto pozita social-komunistët e Nanos e të Ramizit. Nuk është kjo që u dhëmb atyre, Presidenti u krijon atyre alergji për vetë vetëdijshmërinë me të cilën i është kushtuar fitores dhe konsolidimit të demokracisë në Shqipëri, për faktin se me punën e tij ai ka krijuar një respekt mbarëpopullor në vend e një reputacion në shkallë dhe nga e larta të politikës botërore që nuk e kanë patur kurrë krerët komunistë e që na nderon si komb. Shkurt, ata e shohin presidentin si armikun e tyre të betuar, si pengesën kryesore në realizimin e ambicieve të tyre të vjetra e të reja. Ata nuk mund t'ia falin presidentit Berisha rolin që ka luajtur për rrëzimin e tyre nga piramida pushtetmbajtëse, moslejimin e aleatëve të tyre në PD për t'u zgjatur dorën që të ngjiten sërish në këtë piramidë. Për të gjitha këto arsye ata, siç duket, kanë vendosur që edhe formalisht të mos e njohin më zotin Berisha si president të Shqipërisë. Ta sfidojë publikisht duke e cilësuar sikur bënte këtë dikë «Zëri i popullit», si “gjoja president”. Dhe, a mund të jetë në krye të shtetit shqiptar një “gjoja president”?! Kujdes zotërinj! Mendësitë tuaja të mbrapshta tregojnë se ju po përgatiteni për punë të mbrapshta. Ju thoni se jemi rinovuar, por faktet tregojnë se jeni po aq ndryshk i vjetër që e ço nëpër mendje komëzoj popullin dhe vendin, jeni provokatorë të dënuar si paradhënës të Enverit, demagogë të përkryer të shkollës së tij nazi-komuniste. Kujdes zotërinj! Për përmendje vetëm janë, ju keni pasur për ligin, e keni bërë vetë atë. Tani, shërohuni nuk doni të dini se në rrugë të rregullt e të ligjshme ekziston një parlament demokratik, një qeveri demokratike dhe një president demokratik. Ju adhurah nuk doni të njihni ligjin, e përbuzni dhe e fyejni atë. Gjithçka kërkoni ju është të përmbysni demokracinë. Por edhe ligji, edhe demokracia nuk mund të jenë indiferentë ndaj jush. Vullneti i popullit është vullnet i Zotit! Këta kur ju është përëndë ka përcaktuar përgjithnjë, zotërinj! jo, antikombëtare. Shtyllat që ata kërkojnë të rrënojnë trashëgimtarët e diktaturës nuk mund ta bëjnë atë ligjin, as mund ta injorojnë atë sado të zhurmshëm, ambiciozë e të papërfillshëm të jenë. Ata janë mësuar të veprojnë në një parlament formal, funksion i vetëm i të cilit ishte ngritja e duarve për miratimin e antigjykimeve të diktuara nga një bandë mafiozësh politikë e ordinerë që sundoi këtë vend e këtë popull me grusht të hekurt. Hija e së kaluarës i dominon plotësisht ata, nuk i lejon të ambientohen me faktin se parlamenti i sotëm është krijesë e demokracisë, është i pari parlament ku demokracia shqiptare e thotë fuqishëm zërin e saj në mbrojtje të ligjit e, për pasojë, të shtetit e të shtetasve. Të çoroditur vetë nga dislata e paparashueshme që kanë pësuar, nga të qenit të pranishëm në një parlament ku mungën komanda nga lart që unifikonte e robotizonte gjithçka, atyre demokracia parlamentare që në vetë thelbin e saj toleron edhe ndonjë teprim të papërligjur të momentit, u shfaqet si një ëndërr e keqe, e papranueshme, si anakia e banditizëm. Janë refleksë të kësaj mentaliteti dhe sigurisht të objektit që e ushqyen atë edhe deklaratat e fundit të ish deputit Dritëro Agolli, sipas të cilit parlamenti ynë nuk është evropian, por i dominuar nga një bandë. Është për të ardhur keq që vlerësues të tillë të dëgjosh nga një shkrimtar e poet i respektueshëm. Po nga një shkrimtar e poet i respektueshëm. Po edhe shkrimtarëve, për vetë natyrën e tyre, u falen shumër gjëra. Megjithatë, të zë prapë për një çast si të vërtetë atë që autori i “Zërit të popullit” e ka pasion në një poezi të mëmuar përreth një parlament. Pas kësaj, do të bëjë vetë Drejtori e grupi parlamentar i PS, do të bëjë populli shqiptar? Do t'i nënshtrohen një parlamenti banditësh, apo një bande që e ka keqrdarë atë? Një parlament i tillë, sipas çdo logjike, duhet të shpërndahet nga vetë për ne më ço dënim apo më çmim? Pas rezultateve në zgjedhjet lokale pseudo-socialistët do të bëjnë rrethin, synojnë një parlament të ri sipas menusë së tyre e të traditën e tyre. Në ambjentuar me utopinë komuniste ata ende vëzhdojnë të jenë utopistë. Por utopizmi është regresiv, i rrezikshëm. Shqipëria e ka eksperiencën, i merr më mirë se çdo vend tjetër atë. Nuk ka më kohë e eksperimente të dështuara e të anuara botërisht.

VEPRIMTARIA KRIMINALE E SIGURIMIT TË SHTETIT PO KËRCËNON DEMOKRACINË

Në «Zëri i rinisë» u botua së fundi një artikull nga Juan Bobrati, njeri i degjeneruar, ky persecutor e kriminel, plianec e tregtar armësh. Artikulli është mbushur me shpifje e akuza, mashtrime e fantazira të denja për një persekutor të inteligjencës shqiptare siç është sigurimi Shtetëror. Artikulli është në karakterin provokativ të njohur të sigurimit të shtetit shqiptar. Ai ngre kurthe, paralajmëron e ndjell zi. Artikulli i Bobratit, sikurse tregojnë zhvillimet e shpejta që pasuan, është logaritur mirë nga ana që e kanë kurdisur atë në rolin e një mine me sahat. Mbi bazën e tij deputetët e Partisë Socialiste në parlament e braktisën atë. Feudokomunistët shqiptar gja­të të gjithë kohës së pushtetit të tyre, në gjithshka kanë luajtur skena të ndryshme tragji-komike, namiletiane e makbethiane. Ata edhe këtë herë, besnikë të traditës, bënë një inskenim të dësh­t­uar teatral ashtu si të gjitha dështimet e tyre të pafat. Shokët pseudosocialistë demonstruan kështu para publikut të gjerë shqiptar, qartë, pa art, madje në mënyrë vulgare se Partia Socialiste është tjetër veçse një repart i sigurimit të shtetit, vegël e verbër e kësaj arme kriminale para së cilës Gestapoja hitleriane duket tepër amatore. Ngjarjet e kohëve të fundit në vendin tonë dëshmojnë se veprimtaria e ish sigurimit të shtetit shqiptar po vjen duke u rritur, po përbëhet pa hezitim për të vazhduar djegjet e shkaktërrimet, për të mbajtur gjallë psikozën e pasigurisë e të terrorit. Bashkëpunëtorët e tij ndihmojnë në botimin e shkrimeve më të neveritshme si ai i Bobratit, ato të Alban Kosovës e bija­gjemi nga thirrjet e britmat prej kopyesë ugjish për gjona revanshbizëm e diktaturë që i adresohen forcave demokratike. Hakmarrja e ligjit është vullneti i popullit, Parlament i qeveria demokratike duhet ta marrin të gjitha masat e nevojshme e të tregojnë vendin kriminelëve. Ndryshe historia do të na dënojë rëndë, mallkimi i saj do të bjerë brez pas brezi mbi këta të tokë. Rrjedha e fundit e ngjarjeve bën fjalë për një grupim të të gjitha forcave kriminale për një veprimtari të organizuar e koordinuar mirë nga ana e tyre. Ato po tregohen gjithnjë e më të papërmbajtura, gjithnjë e më agresive e brutale sepse rrethi po u ngushtohet si lak që do të asfiksojë herët e përgjithnjë botën e tyre të krimit e të poshtërsisë, sepse po afron koha e procesit të bllokmenëve. Sepse kryekrimineli Ramiz Alia do të ndodhet para akuzave të rënda për vrasjet në kufi, pushkë në Shkollën e Bashkuar, masakrën e Shkodrës, etj. krime ordinere e të përbindshme. Demokracia po kalon orën e spro­vës. Drejtësia, shteti juridik duhet të tregojnë vendin të gjithë atyre që ngrenë dorën kundër ligjit. Kjo është kërkesë e mbarë shoqërisë së re të shëndoshë shqiptare. Varrmihësit e atdheut duhet të gremisen në humnerën që kanë hapur duke marrë me vete nostalgjinë për Enverin, Ramizin, Nexhmijen e diktaturën. Demokracia me siguri është e aftë ta pastrojë Shqipërinë nga gjërmat dhe më pas të ndërtojë e qetë, në paqe sociale e siguri jetën e lirë të qytetarëve të lirë. Kriminelët e provokatorët duhet të dridhen para forcës së saj e për fundin e tyre të pashmangshëm. shqiptar po vjen duke u rritur, po veprohet pa hezitim për të vazhduar djegjet e shkatërrimet, neveritshme si ai i Bobratit, ato të Alban Kosoves etj. Kërkohen të përpunohet opinioni shqiptar për një goditje të fuqishme shumëplanëshe që lloga- Duhen vepruar menjëherë nga organet kompetente e'u hiqet statusi i oficerit e madje të ndiqen penalisht për krimet e kryera, krime që minojnë në diktaturë e në demokraci. Çdo lëshim ose tolerancë e mëtejshme është e pajustifikueshme e shumë me pasoja fatale. Faqet e demokracisë janë fatet e Atdheut e mbi to nuk mund të vihet asgjë tjetër. Nuk ka përse të ter- kracia me siguri është e aftë ta pastrojë Shqipërinë nga germadhat përfundin e tyre të pashmangshëm. B. TRENOVA