TE NDESHMIT NUK SHQETËSOHEN NGA DEKLARATA ASHI PIPA
TE NDESHMIT
NUK SHQETËSOHEN
NGA DEKLARATA
ASHI PIPA
Sot në sallën e teatrit të operas dhe baletit në orën 10 paradite, filloi gjyqi publik kundër Ramiz Alisë, Nexhmije Hoxhës, Muho Asllanit, Rita Markos, Simon Stefanit, Prokop Murrës, Lenka Çukos, Hekuran Isait, Adil Çarçanit dhe Llambi Gegpriftit.
Nga deklaratat e para që bënë të pandehurit në sallën e gjyqit, u duk qartë se ata nuk kanë ardhur për t’u penduar, por për t’u mbrojtur me argumente politike e juridike. Që në fillim, ata hodhën poshtë akuzat se i kanë shkaktuar dëme shtetit, duke u përpjekur t’i minimizojnë përgjegjësitë e tyre personale dhe politike.
Në sallë u vunë re reagime të shumta nga qytetarët e pranishëm, të cilët kishin ardhur për të dëgjuar se si do të përgjigjeshin ish-drejtuesit më të lartë të regjimit komunist para drejtësisë. Të pandehurit nuk u dukën të shqetësuar nga deklarata e Ashi Pipës, e cila ishte komentuar gjerësisht në opinionin publik dhe në shtyp.
Procesi pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim me pyetjet e prokurorit, dëshmitë dhe ballafaqimet përkatëse.
(Vijon në faqen 2)
Mbledhja e Këshillit të Ministrave
Në mbledhjen e të shtunës të qeverisë, vendin kryesor e zuri diskutimi mbi projektvendimin që duhet paraqitur në seancën e ardhshme të Kuvendit Popullor për privatizimin e tokës bujqësore, vendim ky që mbështetet në ligjin përkatës.
Në projektvendim thuhet se tokat që u janë ndarë ose u ndahen familjeve fshatare në përdorim, u kalojnë atyre në pronësi, me përjashtim të tokave të zëna me ndërtime e troje si dhe atyre që me vendim të Këshillit të Ministrave do t’u jepen në pronësi ose në përdorim personave juridikë ose fizikë vendas a të huaj.
Po ashtu, i kalojnë në pronësi familjes bujqësore dhe plantacionet me dru frutorë e ullinj si dhe vreshtat, me përjashtim të atyre që përfshihen në fondin shtetëror pyjor, të cilat përdoren sipas kritereve që do të përcaktojë Këshilli i Ministrave. Toka bujqësore, vreshtat e pemëtoret që do të kalojnë në pronësi, vlerësohen me çmim sipas bonitetit. Ndërkaq, familjeve fshatare nuk do t’u njihen në pronësi pyjet, kullotat dhe livadhet. Toka bujqësore e kaluar në pronësi të familjes bujqësore, nuk tjetërsohet. Kufizimet dhe kriteret e tjetërsimit, edhe brenda rrethit të personave fizikë, do të përcaktohen me ligj. Gjithashtu ndalohet copëzimi dhe pjestimi fizik i ngastrës së tokës si pasojë e trashëgimisë.
Në projektvendim përcaktohet gjithashtu që personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që duan të marrin tokë bujqësore në pronësi ose në përdorim, duhet të paraqesin në këshillin e rrethit kërkesën me shkrim me të dhënat përkatëse. Të huajve që e marrin tokën me qira, u jepet e drejta e nënqirasë për ushtrimin e veprimtarisë bujqësore. Ndërsa personat juridikë ose fizikë vendas, që duan të marrin tokën në pronësi, duhet të paraqesin në kërkesën e tyre edhe kontratën e shitblerjes. Këshillat e rretheve japin mendim përfundimtar për tjetërsimin e pronësisë së tokës bujqësore në favor të personave juridikë ose fizikë vendas. Kurse për personat juridikë ose fizikë të huaj, vendimin e merr Këshilli i Ministrave.
Në projektvendim parashikohet gjithashtu që personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që duan të marrin tokë bujqësore në pronësi ose në përdorim, detyrohen t’i përmbahen destinacionit të saj, për të cilin e kanë kërkuar. Po ashtu ata nuk duhet ta lënë tokën pa e punuar dhe ta shfrytëzojnë sipas teknologjisë e agroteknikës së kohës, me qëllim që të mos ulet ose të rritet pjelloria e saj. Në të kundërt, sipas projektvendimit, pronari ose përdoruesi, qoftë ai vendas ose i huaj, ndëshkohet me gjobë, caktimi i së cilës lihet në kompetencën e qeverisë.
Këshilli i Ministrave shqyrtoi edhe problemin e shitblerjes së trojeve. Kjo çështje do t’i paraqitet Kuvendit Popullor për miratim së bashku me projektligjin për privatizimin e trojeve shtetërore. Ky projektligj është hartuar mbi bazën e ligjit për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, i miratuar muajin e kaluar nga Kuvendi Popullor. Sipas këtij projektligji, trojet shtetërore do të mund të privatizohen vetëm kur në to ka ndërtime private ligjërisht të rregullta. Çmimi i trojeve do të jetë sa 80 për qind e çmimit të tregut, çmim i cili caktohet nga këshilli i rrethit, në varësi të pozicionit gjeografik dhe largësisë së tyre nga qendrat e qyteteve ose qendrave të tjera të banuara. Ndërkaq, në projektligj përcaktohen edhe procedurat që duhen ndjekur, si dhe dokumentat që duhet të paraqiten nga personat e interesuar në blerjen e trojeve.
SOT?! z. Azem Hajdari
SOT?!
z. Azem Hajdari
“Unë jam i sigurt se qëndresa spartake ndaj grabitjes së tregut nga disa pseudobiznesmenë të lidhur me importin e detergjenteve me cilësi shumë të ulët dhe me origjinë të diskutueshme e shprehur në protestat e tregtareve të Tiranës do të marrë përkrahjen e meritueshme institucionale dhe profesionale.
Ky institucion është dhe duhet të jetë gjithmonë mjaft pranë problemeve të grupeve sociale të ndryshme.
Ne duhet të inkurajojmë dhe t’i japim krahë iniciativës së tregtarëve të Tiranës për të pohuar identitetin e tyre profesional e jo t’i lëmë në mëshirë të “biznesmenëve” spekulantë.
Ajo që ka bërë shqetësuese situatën është dhe paaftësia e Dhomës së Tregtisë dhe të organeve tatimore për t’i dhënë mbështetjen dhe orientimin e duhur kësaj shtrese në këto çaste tepër të vështira.
Duke shprehur edhe njëherë ankthin dhe shqetësimin e përfaqësuesve të Dhomës së Tregtisë Shqiptare ndaj problemeve të tregtarëve të Tiranës dhe duke i siguruar ata për një mirëkuptim të plotë institucional e profesional, shpreh bindjen se ky shqetësim do të zgjidhet me përgjegjësi nëpërmjet konsultimeve profesionale dhe veprimit institucional...”
“Çështja Pashko”- diskutime në parlament
“Çështja Pashko”-
diskutime në
parlament
Në vogël gërryen votën. Votat e djathta nuk janë problemet e ideologjisë e kanë politikanët e tyne. Mund t’ju them syve të demokratëve, zoti Pashko e ka bërë dëmin e padurueshëm. Kjo çështje duhet të merret seriozisht nga secili prej nesh...” [?]
Z. Pashko do të jetë një Shekspir apo do të dalë me ndonjë pop, për të dalë në ndonjë televizor të huaj vend e pa vend dhe të deklarojë se qeveria shqiptare nuk po zbaton reformat demokratike. Por duhet të kuptojë se gënjen vetëm ata që nuk e njohin Shqipërinë.
Sa për dallimet me zotin Pashko, ato janë të qarta. Ai nuk erdhi në politikë për pluralizëm, por erdhi në politikë me mision që me çdo kusht të sundojë. Ai mund të jetë i gatshëm të bëjë edhe pakt me djallin e të shesë edhe interesat kombëtare, mjaft që të sundojë. Po këtë po bëjnë tani njerëzit e tij. Larg qoftë që sot të ndodhë Shqipëria!.
Zoti Pashko, para se të flasë me këtë gjuhë, po të ishte njeri me përgjegjësi e me kulturë demokratike, duhet së paku të bëjë autokritikë për një qeveri antireforme që la aq shumë plagë në vendin tonë e që drejtohej po nga ai vetë si zëvendëskryeministër e ministër i ekonomisë.
(Vijon në faqen 2)
Njoftim
për
Kujtim
Spahivoglin
60-vjet i lindjes së
yjeçorit të vdekjes