— ME PRESIDENTIN E ASAMBLESË PARLAMENTARE Z. MARTINEZ —
Dje në Pallatin e Këshillit të Evropës në Strasburg, delegacioni parlamentar shqiptar i kryesuar nga kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, z. Pjetër Arbnori u prit në një takim të veçantë nga presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Miguel ANGEL MARTINEZ.
Në këtë takim, z. Pjetër Arbnori i foli z. Martinez mbi gjendjen aktuale në Shqipëri dhe vazhdimin e procesit të demokratizimit të vendit në të gjitha fushat e jetës dhe për problemet të ndryshme që kanë dalë në këtë rrugë.
Gjithashtu u theksuan angazhimin e veçantë të Këshillit të Evropës, për integrimin sa më shpejt të Shqipërisë në bashkësinë evropiane dhe fuqizimin sa më shpejt të saj si anëtare me të drejta të plota në Këshillin e Evropës.
Nga ana e tij, z. MARTINEZ, president i Asamblesë Parlamentare, shprehu kënaqësinë e tij për këtë takim me delegacionin shqiptar parlamentar dhe theksoi mbështetjen e plotë që i ka dhënë dhe i jep Asambleja Parlamentare dhe Këshilli i Evropës Shqipërisë në kuadrin e reformave të ndërmarra në vendin tonë në fushën legjislative, kushtetuese, zhvillimit ekonomik, social; kulturor; në atë të të drejtave të njeriut etj.
Z. MARTINEZ, shprehu kënaqësinë për vendimin që do të bëjë në vendin tonë më 12-14 nëntor 1992, ku do të takohet me presidentin Sali Berisha dhe personalitetet e larta të vendit tonë, për të dhënë një shtytje akoma më të madhe bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Këshillit të Evropës. Ai nënvizoi se Shqipëria është vendi
(Vijon në faqen 4)
PRITJE PËR NDER TË DELEGACIONIT TË FMN TË KRYESUAR NGA Z. KAMDESY
Ditën e martë, në «Pallatin e Brigadave» Presidenti i Republikës së Shqipërisë zoti Sali Berisha dha një pritje për nder të Drejtorit Ekzekutiv të FMN zotit Mishel Kamdesy.
Në pritje merrnin pjesë kryeministri z. Aleksandër Meksi, trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, qeveritarë, përfaqësues nga grupet parlamentare dhe të tjerë të tjerë. Presidenti Berisha dhe z. Kamdesy mbajtën nga një fjalë përshëndetjeje me këtë rast.
Shqipëria ka gjetur mbështetje të madhe tek FMN
NGA PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT BERISHA
I nderuar zoti Kamdesy!
Është kënaqësi e madhe për mua t’ju falënderoj për vizitën që bëtë sot në Shqipëri. Është kënaqësi për të gjithë, që ju jeni sot këtu dhe dua t’ju siguroj se kjo vizitë është një inkurajim i madh për ne. Vizita juaj, i shoqëruar edhe nga zonja Kamdesy, futet dhe në një dimension tjetër atë të miqësisë, gjë për të cilën ju falenderoj ju dhe zonjën Kamdesy. Shqipëria tek FMN ka gjetur gjithmonë mbështetje të madhe. Në sajë të kësaj, organizatat e rëndësishme ndërkombëtare. FMN ishte ajo që antarsori e para Shqipërinë pas hapjes së saj. Nga ana tjetër dua t’ju siguroj se edhe shqiptarët i kanë besuar FMN dhe u janë mirënjohës për ndihmën që keni dhënë. Ndihma, si ju thashë dhe në bisedime. Në radhë të parë ishte një ndihmë në parime. Të zgjuar pas një nate të gjatë e cila shuajti në mes-ndje tonë principet e ekonomisë së tregut, ato na i dha më mirë se kushdo tjetër FMN. Ndihma e FMN ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme për ne jo vetëm në aspektin teknik, por dhe atë financiar. Ju siguroj se as kompleksi i së ardhmes dhe as hijet e së shkuarës nuk do të mundën ta dobësojnë bashkëpunimin e Shqipërisë me FMN. Reforma që kemi nisur ka dy momente aktuale, një fillim që na inkurajon me premtisën që flet për rezultate fillestare. Pra jemi të vendosur të ndjekim këtë rrugë. Zbatimi i reformës është i rëndësishëm për të krijuar stabilitetin, i cili në kushtet e një zone me rrezik të lartë merr një rëndësi të dyfishtë jo vetëm për ne, por edhe për popujt e tjerë. Me këtë frymë konstruktive, ne jemi të vendosur t’ju japim ndihmës tonë në zgjidhjen e krizës rajonale. Shqiptari, duke patur si aspiratë të tyre demokracinë, e shohin qartë se në kuadrin e konferencës së Londrës, çështja e tyre jo vetëm që nuk humbet, por përkundrazi do mund të gjejë një zgjidhje dhe të përmueshëm e të kënaqshme për të gjitha palët. -Edhe njëherë faleminderit ju, zonjës suaj, shkëlqesisë ambasadorë dhe gjithë miqve.
Ne do të ndihmojmë që Demokracia në Shqipëri të mbajë premtimet e saj
NGA FJALA E Z. KAMDESY
Sot, z. President unë jam një njeri i lumtur, së pari sepse ne jemi në Shqipëri për t’u bërë vizitë miqve nga të cilët ju jeni i pari z. President.
Unë kam rastin të jem drejtori i shtatë i FMN. Ka 45 vjet që paraardhësit e mi dhe unë prisnim rastin e lumtur të ftoheshim në Shqipëri dhe sapo ju patët mirësinë të na ftoni unë nuk ngurova gjatë për të realizuar atë. Luturia ime më e madhe ishte kur pashë se Shqipëria është një vend ku historia ecën dhe ku demokracia po forcohet dhe premtuat për popullit shqiptar një përmirësim të fatit të tij, për të gjithë ata që janë të mërzitur me merituar shumë prej të pritur për një kohë të gjatë dhe të merituar shumë prej tij. Z. President ju më falenderuat më shumë dashamirësi për ndihmën që FMN i jep vendit tuaj. Unë do t’ju përgjigjesha që FMN ndjek herë pas here një parim evangelist në të vërtetë është një parim disi i ashpër. «Ndihmo vetëm dhe pendën ka për të ndihmuar». Unë nuk jam për rendia dhe nuk kam çelsat e parajsës në dorë. por ajo që kam vëzhguar gjatë karrierës sime si në njohës ndërkombëtar është fakti që sa më e vështirë të jetë situata e krizës në të cilën ndodhet një vend, sa më tepër vendet tregojnë vendosmërinë për të marrë fatet e tyre në dorë, sa më tepër bëjnë të pamundurën vetë për të përmirësuar fatin e popullit të tyre, aq më shumë bashkësia ndërkombëtare është e vendosur dhe këmbëngulëse në ndihmën që do t’ju japë atyre. Institucione si FMN dhe Banka Botërore janë thjesht instrumente të vendeve tuaja, zotërinj ambasadorë, për t’u bërë një mbështetje e vendeve si Shqipëria që po i përmbahen një sfide të pafund, të gjejnë mbështetjen e domosdoshme për të. Kam kënaqësinë t’ju them këtu në Tiranë se ky parim nuk është përgenjeshtruar. Do t’ju them që me sa di unë për përpjekjet aktuale të Shqipërisë dhe vendosmërinë e presidentit dhe qeverisë për t’i vazhduar këto përpjekje, nuk ka dyshim që ky vend do të vazhdojë drejt përmirësimit të fatit për popullin e tij; që demokracia këtu do të mbajë premtimet e saj për përmirësimin e fatit të njerëzve. Vendi juaj dhe organizatat tona do të dijë të luajnë rolin e tyre në zbatimin e eksperiencës për të përmirësuar fatin e këtij populli me qëllim që ai të luaj rolin e tij në bashkësinë evropiane. Në këtë shpresë unë ju falenderoj dhe njëherë.
Veprimet burokratike krijojnë tensione artificiale në qytetin “Studenti”
— Kryeministri A. Meksi në takim me studentët deklaron se bursa e paralarajmëruar nga qeveria për studentët bursistë do të përballohet nga shteti me një shumë prej 1439 lekë për çdo student.
— Studentët me gjysmë burse do të paguajnë vetëm 657 lekë, pjesën tjetër do ta kompensojë shteti. — Kjo është penguar ose nuk është sqaruar vetëm nga procedurat burokratike të dikastereve përkatëse. — Shumën e lekëve të dhëna më sipër studentët do ta marrin në fillim të çdo muaji pranë shkollave. Veçoria e kronikës së këtyre ditëve në qytetin historik «Studenti» ka qenë dialogu shpeshherë edhe i ashpër i studentëve me nëpunësit kujdestarë e magazinierë konviktësh për disa probleme. Nëpërmjet RTSH përfaqësuesit e qeverisë paralarajmëruan trajtimin e ri të studentëve. SA PAGUAN REALISHT STUDENTI? Si pasojë e rritjes së çmimit të ushqimit, të paisjeve dhe të tarifave të shërbimit në konvikte e me mënca kostua e trajtimit të studentëve e nxënësve konviktorë këtë vit shkollor është rritur rreth 5 herë. Për të ndihmuar familjet e nxënësve e të studentëve konviktorë që të kenë mundësi të vazhdojnë studimet, Këshilli i Ministrave, mbi bazën e mundësive financiare të vendit nxorri Vendimin Nr. 421 datë 15 shtator për bursat e studentëve. Sipas këtij vendimi, për nxënësit e studentët që përmbushin kriteret e verifikimit të dokumentacionit të paraparë (për muajin tetor studentëve do t’u kthehet sasia e parave të kompensuara nga shteti). — Shteti do të mbulojë të gjitha humbjet materiale që rëndojnë mbi studentët debitorë të qytetit «Studenti». — Çanga prej 2500 lekësh të paralarajmëruara u ul në 500 për semestrin e parë dhe 500 për semestrin e dytë. — Në qytetin «Studenti» janë inventuar vetëm pas 14 gushtit 1992 rreth 15 milionë lekë për përmirësimin e kushteve të jetesës. — (Vijon nga faqen 3) nuk kanë në vendbanimin e tyre shkolla profesionale apo të larta të profilit, shteti jep bursë të plotë sipas një plani të caktuar për nxënës e studentë që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme dhe gjysëm burse për nxënësit e studentët e kësaj kategorie (përsëri që nuk kanë shkolla në vendbanimin e tyre). Vlefta e bursës së plotë për studentët e Institutit të Kulturës Fizike është 1520 lekë dhe për studentët e shkollave të tjera të larta 1427 lekë. Studentët që në bazën e kritereve fitojnë vetëm gjysëm burse do të paguajnë 705 lekë në IKF. që (Vijon nga faqen 3)
PPS) - shkaktare dhe përgjegjëse
PP(S) - shkaklare dhe përgjegjëse për hemoragjinë në ushtri
«STRATEGU» F. ZANAJ I JEP LEKSIONE USHTRISË
SULMI KUNDER REFORMËS NË USHTRI - SULM I HAPUR KUNDER DEMOKRACISË
NËPËRMJET F. ZANAJT «ZP» NDËRMERR SULMIN MË TË TËRBUAR KUNDËR USHTRISË
Kur mbaron së lexuari artikullin e Fatmir Zანajt «Kush përgjigjet për hemoragjinë në ushtrinë shqiptare» të botuar më 2 tetor në tribunën 50-vjeçare të gënjeshtrës, mashtrimit, manipulimit, demagogjisë, antidemokracisë dhe antihumanizmit, «ZP», pyet veten: e ka shkruar me mendje të ftohtë e të dehur? Vjen nga një planet tjetër apo nga një shkretëtirë.
Kur mbaron së lexuari artikullin e Fatmir Zanajt «Kush përgjigjet për hemoragjinë në ushtrinë shqiptare» të botuar më 2 tetor në tribunën 50-vjeçare të gënjeshtrës, mashtrimit, manipulimit, demagogjisë, antidemokracisë dhe antihumanizmit, «ZP», pyet veten: e ka shkruar me mendje të ftohtë e të dehur? Vjen nga një planet tjetër apo nga një shkretëtirë.
Sidoqoftë për këdo që do të polemizojë me të barra i është bërë tepër e lehtë nga vetë Fatmiri, me përçarjet e tij në çdo frazë, me absurditet dhe kontradiktat e shumta. Ai ka ngritur një kërcellë prej rërë që duke e rrëmbyer edhe në një pikë të vetme rrëzohet e tëra menjëherë.
Kush përgjigjet për hemoragjinë në ushtrinë shqiptare? - pyet kuqoja i flaktë, Fatmir Zanaj. PP e djeshme e Enverit, Ramizit dhe e atij vetë; apo PS e sotme e Fatosit, Servetit, Gramozit dhe e zemrës së tij - i përgjigjemi ne me bindje të plotë. Për Fatmirin, si të gjitha të këqiat e tjera edhe hemoragjia në ushtri, janë fryte të PD, të 22 marsit, të demokracisë foshënje. Për popullin tonë dhe për botën demokratike ato janë vepra thellësisht njerëzore, antishqiptare dhe anti-demokratike të PP(S)SH 50 vjeçare. Hemoragjia në ushtrinë tonë ka filluar qysh atë ditë kur drejtimi i saj u uzurpua nga antishqiptari më i tërbuar dhe aventurieri më i çmendur, Enver Hoxha, duke spostuar me prapaskena edhe me ndihmën e misionarëve të Titos ushtarakë të diplomuar në akademitë më të njohura jashtë vendit. Ajo u bë më evidente pas vitit 1960, kur ai spastroi me shpatën e tij të pamëshirshme ata ushtarakë që piketoi për të krijuar alibitë e rrezicjeve nga jashtë apo të grupeve armiqësore nga brenda, të cilëve u vuri damkën që polli mendja e tij demoniake. Hemoragjia në ushtrinë tonë shpërtheu hapur, e papërmbajtur dhe me përmasa rrënimtare dhe asgjësuese në vitet 1966-1967 kur, siç thotë vetë shoku Fatmir, idhulli i tij, Enver Hoxha, iu tek të aplikonte kinezërinë eksperinente hulumbare, eksperti e heqjes së gradave të vënies së komandave nën hyqnmien e komisarëve injorantë për nga përgatitja ushtarake, të krijimit të shkollave të lira...
Sikur të mos mjaftojnë këto goditje në emër të vijës së masave e detyrojnë shumë rendë ushtrinë për nga struktura, përgatitja dhe disiplina, Enver Hoxha shpiku grupe të tjera antiparti dhe likuidoi me metoda drakoniane turin e atëhershëm të ushtrisë, një grup oficerësh të lartë të fëte, shumë më të përgatitur se ai, jo vetëm për specialitetet që kishin, por edhe nga kultura e përgjithshme ushtarake.
Veprën dhe amanetin e tij për ta çuar deri në fund këtë hemoragji të ushtrisë, katandisjen e saj në një kafshatë të kapërdishme fare lehtë dhe
(Vijon në faqen 3)
(Vijon nga faqen 3)
Nga takimet e delegacionit të FMN-së
Pardje mbasdite, në orën 17 - Drejtori Ekzekutiv i FMN, zoti Kamdesy dhe delegacioni i eksperteve që e shoqëron në takuan me ministrat Genc Ruli dhe Artan Hoxha si dhe me Guvernatorin e Bankës Shqiptare, zotin Ilir Hoti.
Në orën 18 këtij takimi e pasoi takimi me Kryeministrin Meksi dhe antarët e tjera të qeverisë.
Ndërsa në orën 19 delegacioni i kryesuar nga zoti Kamdesy u prit nga Presidenti i Republikës zoti Sali Berisha.
Të mërkurën, ditën e dytë të qëndrimit në vendin tonë, zoti Kamdesy e cili me një takim - mëngjes pune me Ministrin e Punëve të Jashtme zoti Besnik Mustafaj. Më pas u zhvillua një takim në një sekretariatin e Kryesisë së Kuvendit Popullor, zotërinjtë Tomor Malasi dhe Shaqir Vulaj si dhe anëtarët e komisionit ekonomik të Kuvendit.
Takimet e mësipërme i pasoi një takim në një nga ambjentet e ministrisë së Bujqësisë me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Bujqësisë e Ushqimit, zotin Uka dhe ministri Xhaja dhe Shehu.
Në Pallatin e Kongreseve zoti Kamdesy pati më pas një takim me ambasadorë, përfaqësues të KE dhe të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë. Gjithashtu ai dha një intervistë për gazetari të shtypit dhe RTV.
INGA PARLAMENTI
Azem Hajdari: «...Por nëse demokracia, sidhe Bardhyl Londo, vjen kështu, ajo mos ardhtë kurrë!... E megjithatë, paçka se ç’ka thënë Bardhyli, do apo nuk do Azemi megjithëse kështu, ajo prapëpërapër po vjen... e s’di që të vinte, pa mallkim e ndoshta s’do të vinte asnjëherë...»
Teodor Keko: «Prirja që vendimi i parë i Parlamentit për zotin Hajdari të ishte shpallja e tij Hero Kombëtar,... “Besoj se nuk ka vend për ta quajtur të kotë këtë “shpresë”: Propozim konkret gjë që tash nuk është bërë. Me këtë rast, i sugjerojmë zotit Keko që audiencën e tij t’ia dërgojë me shkrim Kryesisë së Kuvendit dhe do të ishte mirë, me që e nisi, ta çonte deri në fund këtë punë,... edhe ll-»
Arben Imami: «...Thirrja juaj për të mos politizuar çështjen ngjan me thirrjet e kohës së diktaturës “janë gjëra që ngjasin”, “mos ta politizojmë”, “fajin nuk e ka partia”, etj. ... “E me që është punë faji e megjithatë natë na ngjante sikur interpretonte, e pyesim zotin Imami: sinqerisht kush qe ka fajin?”
Dritëro Agolli: «...Me të gjitha këto, në Parlament fryn era e terrorit, “Çuditi As përder e Parlamentit e as flokët e bardha të Drejtorit nuk përkundeshin nga natyra... Helbete, po i ka rënë “poetikisht” larg e larg: “era e terrorit” për të nënkuptuar “era e rakisë (me politikë)”.»
RAKIP SULCE
Me nga një bisht pas...
(Alë malë që u diskutua për imunitetin e z. Hajdari)
stën e atyre që, pas Azemit, al pret t’i shohe në altarin e ndri-tur të “Heronjve të Kombit”-në
Qaqo Apostolli: «Si pashëm i vrasim shumë shpejt. Atëherë, me që ai e pranon vrasjen e tyre, po e presim. Kur duhet të vrasim ne shqiptarët heronjtë...»