11/10/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

11 tetor 1992

Pretencë diktaturës

Konferencë përkujtimore për grupin e deputetëve të martirizuar në vitin 1947 Pretencë diktaturës - Merr pjesë presidenti i Republikës z. Sali Berisha - Dje në kinema «17 nëntori» në kujtim të këtyre pishtarëve të demokracisë, kryesia e Kuvendit Popullor në bashkëpunim, me shoqatën e të burgosurve politikë organizuan një konferencë homazh në kujtim të 24 deputetëve të masakruar nga diktatura komuniste. Konferencën e hapi deputeti Uran Butka. Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, zoti Pjetër Arbnori ftoi të pranishmit për 1 minutë heshtje, në kujtim të këtyre pishtarëve të demokracisë. Referatin kryesor e mbajti deputeti nga Shkodra, Pjetër Pepa. Në emër të shoqatës së të burgosurve politikë të këtij tubimi përkujtimor e përshëndeti, kryetari i kësh. shoqatës zoti Osman Kaliazi. Një ekspozitë të kujtimeve të tij bëri edhe zoti Xhovalin Vllashi nga Durrësi, një nga të mbijetuarit gjallë e të dënuarve nga ky grup monstruoz. Në vazhdim të konferencës zoti Pjetër Arbnori foli me rastin e dekorimit të deputetëve të martirizuar. Medaljen e kordon deputetit Shefqet Beja ia dorëzoi mbesës së tij presidenti i Republikës Sali Berisha. Medaljet e tjera u dorëzuan nga personalitete të qeverisë dhe të parlamentit. KORRESP I «RD»

GJYQI I DEPUTETËVE - KRIM DHE GJURP I «DREJTËSISË» KOMUNISTE

«Atyre që pësuan disfatë pa plotësuar qëllimet e tyre» N. Witman «Atyre që pësuan disfatë pa plotësuar qëllimet e tyre» N. Witman

DEMOKRACIA AKUZON DIKTATURËN

Në ëndërr i demokracisë shqiptare që përpjekët në këllë mbledhmi sot për të përkujtuar respektuar uar në vend personalitetin e 24 viktimave intelektualë, nacionalistë, demokratë e patriotë, shumica, cilëve u flijuan për interesat e kombit dhe të vlerë të tyre. Vihen sot ata në atë piedestal që u takon, pedestalit të Martirëve të demokracisë duke qenë kështu vendin e përshtatshëm - njeriu të përmbajtur (The right man in the right place) e duke korrigjuar një nga padrejtësitë e mëdha historike të drejtësisë shqiptare. Në sallë, dyzetepesë vjet më parë diktatura komuniste ndërmerrte një nga raprezaljet o saj më të mëdha në territor shtetëror duke tejkaluar dhe postulatin e njohur nazist «Eine tag terror - ne jahre ruhe» (një ditë terror - një vit qetë). Natyrisht komunizmi do të tejkalonte edhe nazizmin e një ndaj si mjaftonte vetëm një ditë terror për të fillonte këtë një inkuizicion gjyqësor që do të zgjaste tri javë e do të përfundonte me të varur trembëdhjetë të pushkatuar, po logjika të tjerë vdekur ose vrarë në qelitë e hetuesisë me sa e sa të burgosur të përjetshëm. Veshur me «petkun e drejtësisë popullore» ky akt i terrorizmit shtetëror do të përgatiste terrenin për të futur në diktaturën e hapur dhe monokracinë e shëmtuar që do të shkelte të gjitha ligjet e të mbushte me kampe e burgje gjithë Shqipërinë duke e kthyer atë në një inkuizicion mesjetar pa precedent e që, si për ironi të dhimbshme të zinte gjysmën e shkullit të njëzetë. «Lavdi nuk shkon tek ata që e kërkojnë» - thotë urtësia e lashtë popullore por jetonin në epokën e paradokseve, kur çdo gjë lexohej përmbys e përmbys do të përkthehej, edhe kjo urtësi e lashtë. Ndaj ndërkohë që do të vareshin e do të pushkatoheshin nga ana tjetër Shefqet Beja, Sulo Klosi Riza Alizoti, Sheh Karbuna ra Salim Kalari etj, lavdia do të shkonte tek provokatorët e spiunët, tek xhahilet e kriminelët që s'kishin asgjë njerëzore. Dhe s'kish si të ndodhte ndryshe urtësia e lashtë do të triumfonte përballë paradoksit qesharak komunist sado që të vonohej dhe do të vinte një ditë si kjo e sotmja, kur tashmë lavdia po shkon tek ata që nuk e kërkuan, por e merituan, E me këtë rast në emër të demokracisë dhe dinjitetit njerëzor akuzojmë një nga padrejtësitë më flagrante të drejtësisë shqiptare për atë farsë gjyqësore që zhvilloi në këtë sallë e që do të rrjedhë gjak gjithë në altarinin e kombit, II. QËLLIMI I KËTIJ GJYQI SKENAR: Shqipëria tashmë ishte çliruar por për të arritur deri aty ishte kaluar nëpër disa manovra, taktika e ngjarje historike kujtimi i të cilave do të krijonte sfondin e situatës në të cilën u realizua ky gjyq skenar, Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste solli bashkimin e të gjithë elementit patriot shqiptar, që nuk aprovoi aktin e këtij pushtimi dhe politikë italianizuese të Romës. «Të luftohet për pavarësinë kombëtare të popullit shqiptar dhe për qeverinë popullore demokratike në një Shqipëri të lirë nga fashizmi» - kjo ishte platforma që grumbulloi në një lëvizje të përbashkët të gjitha forcat politike ekzistuese që nga Partia komuniste, Balli kombëtar e deri tek emigrantët politikë e antizogistët e kthyer në atdhe për këtë qëllim. Dëshmi e qartë historike për këtë mbetet Konferenca e Pezës tubimi i parë pluralist ku nën parullën «pa dallim feje, krahine dhe ideje» krijuan Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar, të parin element pluralist shqiptar në kryesinë e të cilit gjatë disa vitesh u bashkuan njerëz të të gjitha rrymave politike për luftën e përbashkët kundër okupatorit dhe për një Shqipëri Demokratike që do të tradhtohej nga Enver Hoxha e patriotët e tij jugosllavë si Mugozha Paviçe, Tempo, Më vonë dinakëria komuniste siç dihet, erdhi duke rritur epërsinë e Partisë Komuniste Shqiptare për të arritur tek mbledhja e Beratit që u drejtua kryesisht nga komunistët. Zgjedhjet parlamentare të 45 ruajtën «ne si përfaqqës. kët» pluralizëm, ndal në listat e Frontit figuronin edhe kandidatë të tjerë me personalitet e nacionalistë si Shefqet Beja, Kol Kuqali Selaudin Toto etj ashtu siç figuroi edhe ndonjë kandidat i pavarur, duke u veshur kështu këto zgjedhje me një «petk demokratik» - petk që do të zhvishhej së shpejti Viti 1946 sjell edhe një Kushtetutë që siguron «lirinë e fjalës të shtypit të organizimit të fesë etj» dhe pastaj vetëm kaq, Me kaq do të mbyllet një etapë e rëndësishme me e «interesave kombëtare» dhe do të fillojë një etapë e dytë ajo e interesave politike, e luftës për epërsi për pushtet, për ndarje kufijsh me bashkëpunëtorët. E kjo jo sepse tashmë do të përcaktoheshin apetitat e politikës së ardhshme do të përcaktohej vija që do të ndiqej, Këtë fjalë po të përputhej me xhelozinë komuniste dhe do të vendoste me çdo kusht rrugën e së ardhmes së Shqipërisë Kështu ardhur koha, pra që të ratifikohej Konventa jugosllave dhe të prononcohej drejtimi prolimdor me Bashkimin Sovjetik, ndaj kërkohej një «piazza pulita» ku të mos kishte nacionalistë intelektualë me kulturën perëndimore e veçanërisht deputetë që aspironin lidhje të Shqipërisë me perëndimin, demokracinë dhe kapitalizmin social perëndimor e që ndoshta, nuk do të votonin për këtë ratifikim Ja sepse duhej ky «gjyq i deputetëve» që do të çelësohej si gjyq i agjentëve anglo-amerikanë dhe ku do të përfshiheshin ajka e inteligjencies shqiptare të demokracisë e duke hedhur bazat e një totalitarizmi të egër, dëshmitarë të të cilit jemi të gjithë. Dhe prova më e mirë për sa u parashtrua më sipër është vetë etybi i kohës në gazetën «Bashkimi» të datës 18 shtator 1947 lexojmë «Tradhtari dhe armiku i popullit Shefqet Beja nuk mund të shpëtojë akuzave për krimet e tradhtisë ndaj popullit e atdheut». E ndërkaq, përballë me shkronja të mëdha: «BRSSH - Shteti më demokratik në botë» (Bashkimi 18,9,1947) Po në këtë gazetë më datën 25 shtator 1947 shkruhet: «Prokurori i popullit Josif Pashko bëri pretendencën e tij kundra tradhtarëve dhe kërkon dënimin në litar për Shefqet Bejan, Riza Alizotin dhe Sulo Klosin» Po përballë? Me shkronja të mëdha mund të lexosh. «Vullnetarët përshëndesin Gjeneralissimin Stalin» «Ndërtjonësit e hekurudhës së rinisë përshëndesin marshallin Tito, (Gazeta Bashkimi 25, 9,1947, Ndërsa gazeta e datës 28 shtator është e zënë me tre artikuj: «Populli dënon ashpër tradhtinë» - shkruar nga Fadil Paçrami. - «Gjyqi i popullit shqiptoi vendimin e tij kundër njëzetekatër të pandehurve të bandës tradhtare...» - shkruhet diku më tej. Po përballë? Kësaj radhe me shkronjat më të mëdha që mund të gjejnë lexon: - Në Beograd u hap solemnish Kongresi i dytë i Frontit Popullor të Jugosllavisë - Marshali Tito flet në kongres... Formohet pra e qartë bindja se këtu asgjë s’është rastësishme as edhe datat e procesit dhe dhënies së dënimeve. Del e qartë se përsa po ndodhte në Shqipëri ishte - «flijimi i një kurbani» që i bëhej një miqësie të re por me lidhje të vjetra. (Vijon në faqen 3) ... lokacioni e shëmtuar që do të shënitet të gjitha ligjet e atë në një inkuzicion mesjetar, parapecent e që, si për ironi të di- (?) mbushme tek ata që e kërkojnë këtë urdhëra e do të pushkatoheshin burra të tillë të urtë e të ndershëm, të cilat i dënuan, i deshën dhe i pohuan edhe në gjyq këta burra guximtarë që dekorojmë sot. Kaluam vite, baltën që hodhën mbi grupin e deputetëve e lau shiu i bekuar i demokracisë, ajo baltë tani ka stërpikur kriminelët që u kurdisën gjyqin, që i katandisën kokën e lëkurë me tortura dhe që i dënuan për të trembur intelektualët e tjerë që i prisnin radhën e burgut për afër gjysmë shekulli diktaturë. Turpi dhe lavdia gjinden përballë atjeherë, lavdia dhe turpi janë përballë edhe sot. Vetëm se vendet kanë ndryshuar; hijet e zë- (?) ataherë jepnin dënime me varje e me pushkatim, ndërsa sot vetëm ndje- (?) lehin zi, lehin dhe nganjëherë fshojnë me shpresë se do të trazohen përsëri popullit. Demokracia nuk ka kthim prapa dhe kështu martirë të demokracisë edhe nga varret që s’u di- (?) hen na kujtojnë se liria nuk fitohet në një ditë e nuk mbrohet në një ditë, por çdo ditë e gjithë jetën, kundër së keqes që ka mall për t’u shkuar. Lavdi Martirëve të Demokracisë!»

Demokracia nuk ka kthim prapa

Fjala e z. Pjetër Arbnori me rastin e dekorimit me medaljen «Martirë të Demokracisë» të grupit të deputetëve të pushkatuar nga diktatura komuniste Një nga ndryshimet themelore në mes komunizmit që u mori jetën këtyre Martirëve dhe Demokracisë, është se i pari dëshironte të dëgjonte vetëm një zë, unë e adh propagandën, ndërsa Demokracia s’mund ta kuptojë veten pa ndihmë të ndryshme të shprehura lirisht. Parlamenti ynë, i ndërruar prej këtyre demokratëve, do të vazhdojë gjithmonë në rrugën e pluralizmit, do të dëgjojë të gjitha kambanat dhe do të vendosë për çdo rast me drejtësinë e shumicës, se cili është tingulli mbizotërues që arrin në çdo cep të atdheut tonë. Kudo që shkojmë në vende me përvojë qindravjeçare parlamentare, na thonë: ruani demokracinë, pluralizmin, drejtat e njeriut, me këtë busull nuk do ta gaboni kurrë rrugën për në Evropë. Para së gjithash këto ka dëshirë t’i ruajë deputeti, përfaqësuesi i popullit, cilën bën ligjin dhe e zbaton i pari, atë me korrektesë. Dhe vjet sot nuk janë si ligji i zbaton me të cilin u pushkatuan këta Martirë, por janë ligje bashkëkohore, si të ...

Zoti Eduard Selami kthehet në atdhe

Dje mbërriti në Atdhe kryetari i PDSH, zoti Eduard Selami, i cili mori pjesë në konferencat e EDP-së dhe të IDU-së në Madrid dhe në Konventën e Partisë Konservatore Angleze. Në aeroportin e Rinasit zoti Selami u prit nga anëtarë të kryesisë së PD, deputetë të parlamentit etj. Në lidhje me rezultatet e vizitave të z. Selami do të ju informojmë në numrat e ardhshëm. Korresp. i «RD»-së

N J O F T I M

Më datë 9 tetor 1992 u hodh shorti i «Llotarisë RD - 2» në prani të një komisioni të përbërë nga zotërinjtë: 1. Luan Malltezi - Kryetar (Drejtor pranë Arkivit të Shtetit) 2. Mehmet Elezi - anëtar (gazetar pranë gazetës «Bashkimi») 3. Bashkim Trevona - anëtar (Kryeredaktor i gazetës «RD») 4. Xhevat Mustafa - anëtar «Sekretar kolegjiumi në gazetën «RD») 5. Adem Durma - anëtar (Afarist) 6. Halim Agimi - anëtar (Administrator i gazetës «RD») 7. Kasem Seferi - përfaqësues i Komisionit Qëndror të Llotarisë pranë Ministrisë Financave dhe Ekonomisë. Nga shorti rezultuan këta numra fitues: a) Çmimi i parë Nr. 189.172 - fiton lekë 66.000 b) « i dytë Nr. 142.687 - « « 31.000 c) « i tretë Nr. 125.071 - « « 7.000 d) Çmime të katërta Nr. 067.528 - « « 3.300 « « Nr. 017.642 - « « 3.300 « « Nr. 198.645 - « « 3.300 « « Nr. 017.779 - « « 3.300 « « Nr. 182.483 - « « 3.300 « « Nr. 225.029 - « « 3.300 « « Nr. 031.472 - « « 3.300 « « Nr. 174.741 - « « 3.300 Nga shorti u përjashtuan të gjithë numrat e biletave të pashitura. Shënim. 1. Kundrejt 300.000 biletave të parashikuara u shitën rreth 40 përqind e tyre. Për këtë arsye edhe çmimet fituese u caktuan në raport me biletat e shitura. 2. Personat që posedojnë biletat fituese të paraqiten në Redaksinë e gazetës «RD», Rruga «A-sim Vokshi» Nr. 40, Tiranë. NGA KOMISIONI I «LLOTARISË» «RD 2»