DEMOKRACIA - alternativë e fuqishme evropiane
- Nga takimi i Madridit dhe Konventa e Partisë Konservatore Angleze në Londër -
Takimi i Madridit i EDU dhe IDU ishte takimi i 5-të i nivelit më të lartë i këtyre unioneve shumë të mëdha dhe me peshë në jetën politike evropiane dhe botërore.
EDU ose Bashkimi Demokratik Evropian përfshin, në përbërjen e tij përfaqësues nga të gjitha vendet e Evropës Perëndimore dhe disa nga demokracitë e reja. Ai funksionon si një organizëm i veçantë në IDU, e cila është Internacionaleja e partive demokratike dhe ka në përbërje përfaqësues nga të gjithë kontinentet e botës. Prej kohësh, që në fillimet tona, në PD kemi patur kontakte me këto dy gjigantë të organizmave politike. Këto kohët e fundit ne i shtuam përpjekjet tona për t’u anëtarësuar në EDU. Në takimin e kryesisë EDU në Sofje në shtator 1992, kryesia e saj e pranoi PD në këtë organ si vëzhguese i përhershëm, status ky që i jep të drejtat kryetarit të PD të marrë pjesë në gjitha takimet e liderëve të EDU dhe që është statusi më i afërt për anëtarësinë e plotë. Takimi i Madridit, ku morën pjesë përfaqësues nga shumë vende të Evropës dhe të botës, përfshiu presidentë, kryeministra, kryetarë partish, senatorë, ministra etj, kishte një tematikë të gjerë diskutimesh, nga prezantimi i përfaqësuesve të rinj si anëtarë të plotë (Hungari, Bullgari, Çekosllovaki) deri te çështjet e bashkimit e të sigurimit evropian dhe të ndotjes së ambientit. Duke e marrë fjalën në emër të PD, pasi falënderova për statusin, bëra një prezantim të shkurtër të ecurisë së proceseve demokratike në Shqipëri, politikës së PD dhe strukturave të saj. U pëpoqa shkurtimisht të çaroj strukturimin dhe demokracinë e brendshme që ekziston në PD, mënyrën si merren vendimet dhe funksionimi i PD. Po kështu kërkova nga EDU që të shkëmbej mundësitë e anëtarësisë sa më të shpejtë të PD në EDU pasi ne i mundësojmë që i plotësojmë të gjitha kushtet. Kryetari i EDU, zoti Alois Mok, e mori në konsideratë kërkesën dhe kërkoi që të vijë në Shqipëri një komision i posaçëm i EDU për të parë më nga afër PD me qëllim që të japë mundësinë e një anëtarësimi të plotë sa më parë. EDU dhe IDU ishin një mënyrë dhe plan që të rrisim demokracinë, sepse praktikisht ne do të jemi të pranishëm në ato tavolina ku diskutohen dhe merren mendime të rëndësishme. Do të jeni të pranishëm aty ku diskutohen dhe hartohet politika e përbashkët evropiane. Kjo është hapi i madh përpara drejt integrimit politik në Evropë. Ne si PD e kemi marrë seriozisht anëtarësimin tonë në EDU dhe unë mendoj se misioni që do të vijë në Shqipëri do të bindet se ne e meritojmë si PD, anëtarësinë tonë më parë në EDU. Pas Madridit ku pata rast të marr pjesë në një moment historik për PD, me ftesë të Partisë Konservatore Angleze, anëtarë e EDU, u nisa për në Londër për të ndjekur Konventën e Partisë Konservatore Britanike në një nga konventat e saj interesante. Ishte konventa e 109-të që bëhet çdo vit, ku diskutohet platforma politike e partisë. Për mua ishte shumë e vlefshme të shihja në praktikë se si realizohet demokracia, në një nga partitë më të vjetra dhe më të suksesshme të Evropës. Edhe përpara konferencës diskutimet ishin të ndezura brenda partisë, por, sidomos këto morën hov ditën e parë. Në një situatë tepër të elektrizuar filluan diskutimet e para pro dhe kundër Mastrihtit. Në fakt Mastrihti aprovimi ose jo i tij, është sot në të 12 vendet e Komunitetit Evropian pikë kyçe. Britanikët vinin në këtë konferencë para se ky traktat të kalojë në Parlamentin britanik. Në momentet e para u duk sikur linja e mosaprovimit të Mastrichtit do të fitonte, por, pas u bënë votimi, u [?] pasi u bë votimi, u pa që ajo mbeti në minorancë. Ishte vërtet mjaft interesante dhe e dobishme të shihje se si debatet të vrullshme me pro e kundra brenda partisë ia lanë vendin votimit i cili vendoste për linjën. Me vota fitoi mendimi pro Mastrihtit. E megjithatë debatet vazhduan edhe më tej me argumente nga fusha të ndryshme. Konferenca ishte organizuar mbi bazën e debateve sipas fushave përkatëse: ekonomi, ushtri, politikë e jashtme, financë, mjekësi, arsim etj. Në këto debate partiake diskutohej mbi vijën e ndjekur dhe perspektivën si dhe u jep përgjigje kritike që bëheshin nga ana e opozitës. Në këto debate që drejtoheshin nga kryesia e partisë merre pjesë çdo ministër, i cili ishte ministër i Partisë Konservatore. Ministri mbante referat ku sqaronte qëndrimin e tij, argumentonte veprimet e kryera si dhe parashtronte objektivat. Rreth kësaj platforme diskutohej nga shumë pjesëmarrës brenda partisë deri sa binin në mendimin e përbashkët. Pra një lidhje mjaft organike parti-qeveri. Qeveritarët e konsideronin veten ministra të Partisë Konservatore dhe zbatonin platformën e saj. Partiakët i konsideronin qeveritarët pjesë të tyren që kanë nevojë për ndihmën, sugjerimet e vërejtjet e tyre dhe kështu shkonin bashkarisht. Ndërkohë në Partinë Konservatore lideri është kryeministër, dhe kryeministri është njëkohësisht dhe lideri i Partisë. Duke parë konkretisht se si realizoheshin këto raporte në një nga partitë më të vjetra e më të suksesshme në Evropës (4 herë radhazi në qeveri) m'u kujtuan disa «kritika» të ideologëve tanë të cilët, në kuadrin e shtetit juridik, na predikonin ndarjen e qeveritarëve nga partia duke thënë se ata s'kanë punë me partinë. Koncepti i partisë-shtet është shumë larg marrëdhënieve që krijohen midis partisë dhe qeveritarëve në një shoqëri demokratike. Ato dallojnë parimisht, por është jo vetëm absurde, por edhe e dëmshme për të dy nivelet si qeverinë, si partinë, ndërprerja e lidhjeve, e ndihmës dhe e kritikave të ndërsjella. Në fund të kuvendit e mori fjalën Xhon Mejxhër, i cili u prit me ovacione të mëdha nga Konferenca. Ai, pasi u bëri të qartë të pranishmëve se si parti Konservatore jemi parti fituese, falenderoi për diskutimet dhe debatet duke bërë thirrje për unitet. Kur në TORET jemi së bashku, tha ai, jemi një forcë që s'mund ta rezistojë askush. Xhon Mejxhër më vonë sqaroi Mastrihtin duke e vënë theksin në interesat kombëtare të Anglisë. 52 herë i përdori në fjalimin e tij fjalët Britania dhe britanikët. Si duket, për ndërrën e bukur të bashkimit evropian do të duhet akoma kohë. Problem më i madh ishte ai i Evropës së Bashkuar. Britanikët janë më për një Evropë jo fort të centralizuar por thjesht si një treg i përbashkët. Konventa e mbyll në mes të një ambjenti tepër festiv. Gjatë gjithë kohës stacioni BBC I Radios e TV pasqyron gjerësisht konventën e Partisë në pushtet. Po kështu edhe shtypi dhe opinioni.
rën nga EDU që të shikohej mundësia pasi në mendonjë parë.
EDU (Bashkimi demokratik Evropian), në të cilën ne jemi tashmë vëzhgues e ka qëndrën në Vjenë dhe është krijuar si organizatë më 1978. Qëllimi kryesor i saj ka qenë lufta kundër komunizmit.
EDU u krijua në kushtet kur në Evropë drejtonte mazitmi, komunizmi ishte në ofensivë dhe nga partitë socialiste evropiane flitej gjithnjë e më tepër për konvergim sistemesh. EDU nuk ishte dakord me këtë politikë, përkundrazi, kërkoi politikën e vijës së ashpër me komunizmin për ta mposhtur atë e jo për të bërë kompromis. Për këtë arsye ata krijuan këtë bashkim evropian brenda bashkimit botëror duke mbështetur administratën e R. Reganit për luftën pa kompromis me komunizmin. Kolapsi dhe rreziku i komunizmit 10 vjet më vonë në BS dhe Evropën Lindore tregojnë qartë vijën e drejtë politike të EDU.
EDU dhe IDU janë organizma të cilat përfshijnë në vetvete partitë politike të qendrës dhe qendrës së djathtë. Thelbi i tyre është ruajtja dhe zhvillimi i vlerave më të mëdha të njerëzimit dhe kur janë fort të ekspozuara ndaj ndryshimeve të përmendshme, ato ngrihen ndryshe edhe me emrin parti konservatore dhe shquhen për kujdesin dhe vëmendjen që tregojnë ndaj traditave. Në fillimet e tyre kanë mbrojtur interesat e shtresave të pasura të shoqërisë duke besuar në mendime se, sa më i pasur të jetë individi, aq më e pasur është shoqëria. Në fushën ekonomike janë për ekonominë e tregut në formën e tij më të pastër dhe shquhen për politikë ekonomike të qartë dhe mjaft të suksesshme. Nuk janë për ndërhyrjen e madhe të shtetit në ekonomi dhe stimulojnë iniciativën private që kanë marrë drejtimet ekonomike të vendeve të tyre në momentet më kritike dhe shquhen për masat e forta për daljen nga kriza. Politikanët janë të papajtueshëm me komunizmin dhe kanë kontributin kryesor në luftën kundër tij. Megjithëse i akuzojnë për mungesë të politikës sociale duke u thënë se dinë të administrojnë ekonominë, por jo të zgjidhin problemet e njerëzve, përgjigjja e tyre është se s'ka politikë më të mirë sociale se suksesi ekonomik. Kanë luajtur rol të rëndësishëm në procesin e unifikimit të Evropës dhe janë pa diskutim forca më e madhe ekonomike në Evropë.
EDU dhe IDU ekzistojnë si dy formacione të veçanta, por në lidhje shumë të forta. Praktika e punës në EDU është e tillë që ndiqen rregulla shumë të forta për anëtarësimet e reja dhe ka një strukturë të brendshme shumë të rregullt. Krahas mbledhjes vjetore të liderëve të partive bëhen edhe takime të veçanta në 4 seksionet themelore në të cilat është e ndarë EDU.
Në këto takime diskutohen probleme dypalëshe dhe shumëpalëshe si dhe problemet më themelore politike të vendeve. Pjesëmarrja e PD në këtë union është padyshim fitore më e madhe politike e