18/10/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

18 tetor 1992

Respekti ndaj tregtarit do të thotë respekt ndaj konsumatorit

Ndërrimi i teknikës së vjeljes së tatimit mbi qarkullimin - domosdoshmëri. Askush nuk e ka eksperimentuar kalimin nga një ekonomi dhe shtetërore e centralizuar e sistemit të socializmit real në një ekonomi tregtare që ka prerë urat e zhvillimit kapitaliste moderne. Prandaj dhe limitin. Në kohën e Smithit shtynuk ka si të ketë receta për këtë kalim. Gabimet dhe pasaktësitë, sidomos në ekonomi, janë të natyrshme në këtë fazë tranzicioni. Në «shtypja» gjenerohet nga frenat e rritjes së të ardhurave që i vihen iniciativës private malcojnë, pengesa që përbëjnë vate. Nga shumë tregtarë tanët vihet për zhvillimin e ekonomisë së biznesit dhe të iniciativës së lirë shndërrohet në barrerë vështirësish dhe pa kapërcyeshme. Sa më shpejt të kapen gabimet, aq më pak dëmtohet ekonomia shqiptare e ndodhur në gjendje tepër kritike. Shteti modern kapitalist komunikon me qytetarët dhe biznesmenët e tij kryesisht nëpërmjet sistemit të taksave. Kjo është gjuha ekonomike sot në marrëdhënien me shtetin. Ai mund të flasë ashpër me qytetarët dhe tregtarët e tij ose të tregohet elastik me ta. Me qytetarët i duhet të mendojë dy herë përpara se të veprojë, pse grevat mund t’ia paralizojnë aktivitetin. Me biznesmenët, kur ata janë ende në fazën e foshnjërisë, ai nganjëherë ka rrezik edhe të nëpërkëmbë. Ideja shtet burokratik triumfon mbi idenë tregti e lirë dhe nxitje e saj garëtar ekzistojnë, dekorujamin e dobi të të gjithë vendit. Adam Smith, një nga gjigantët e (vijon në faqen 2)

6 milionë Shqiptarë që jetojnë në Ballkan janë faktor paqe e stabiliteti

- Presidenti Berisha priti kryetarin e Parlamentit Rus, Hasbullatov - Presidenti i Republikës, Sali Berisha, priti kryetarin e Sovjetit Suprem të Federatës Ruse, Rusllan Hasbullatov. Vizita junaj në Shqipëri, i tha zoti Berisha, paraqet një eveniment të veçantë në marrëdhëniet e reja miqësore që Shqipëria po ndërton me vendin tuaj të madh, Rusinë demokratike. Vendet tona, vërtet, në disa aspekte janë të pakrahasueshme: kështu Rusia është një vend i madh, Shqipëria një vend i vogël, ato nuk janë dhe afër njëri-tjetrit, por gjatë këtij shekulli në gjera të mëdha kanë patur fat të njëjtë dhe ky i fundit, domethënë çlirimi nga diktatura komuniste ka qenë një fat i lumtur dhe me rëndësi të jashtëzakonshme në historinë e tyre. Kjo, mendoj se ka krijuar mundësi të mëdha për një zhvillim të shpejtë dhe të gjithanshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Rusisë. Ne çmojmë shumë dhe ndjekim me interes të madh përpjekjet e Qeverisë Ruse dhe të zotit Jelcin për zgjidhjen e problemeve të mëdha që krijoi shpërbërja e ish-BS, zgjidhja e drejtë e të cilave ka patur rëndësi jo vetëm për ju, por për të gjithë Evropën. Rusia me politikën e saj të jashtme po i kontribuon paqes dhe stabilitetit në Evropë, por ajo me shembujt që ka dhënë dhe me politikën e saj të brendshme në zgjidhjen e problemeve etnike, siç është krijimi i Republikës së gjermanëve të Vollgës etj, është gjithashtu një shembull i madh për të gjithë të tjerët. Ne nga ana jonë jemi të gatshëm dhe do të dëshironim të zhvillonim dhe forconim marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në fushën politike, ekonomike, kulturore, arsimore. Ne po përjetojmë sot vështirësi të përbashkëta dhe mund të ndihmojmë dhe të përfitojmë më shumë nga njëri-tjetri. Ne, gjithashtu, vlerësojmë qëndrimin e Rusisë në Këshillin e Sigurimit dhe përpjekjet e saj të mëdha për zgjidhjen e krizës së ish-Jugosllavisë, e cila do mund të arrihet jo duke u përmbajtur skemave të interesave të vjetra, por duke përfillur realitetet e reja. Ne mendojmë se aktualisht ndalimi i konfliktit në Bosnjë-Hercegovinë dhe parandalimi i tij në Kosovë janë momentet më të rëndësishme për zgjidhjen e krizës të ish-Jugosllavisë. Shteti dhe forcat politike shqiptare në tërësi në Shqipëri dhe Jugosllavi, duke patur parasysh rrezigjet e mëdha — mbart lufta jo vetëm për ne, por për të gjithë rajonin, kanë adoptuar dhe do të adoptojnë një politikë që synon parandalimin dhe kufizimin e konfliktit. Shqiptarët në Kosovë janë të vetmit qytetarë në Evropë që përjetojnë një pushtim të vërtetë. Megjithatë, ata po përpiqen të zgjidhin problemet e tyre të mëdha vetëm me rrugë dhe mjete paqësore. Në mbështetje plotësisht Presidentin Rugova, qëndrim e tij në takimin e djeshëm me Kryeministrin Paniq, të organizuar në Prishtinë në ndërmjetësinë e zotit Arens, sikundër e konsiderojmë këtë takim të dobishëm dhe vizitën e zotit Paniq në Kosovë një përpjekje të vullnetit të mirë dhe të vlefshme për shmangien e konfliktit. Ne mendojmë se zgjidhja e problemeve të shqyrtuara në Prishtinë, për të cilat u krijuan grupet e punës, është e rëndësishme. Ajo do të sjellë uljen e tensionit, rritjen e besimit tek dialogu dhe do të krijojë klimën e nevojshme për zgjidhjen nëpërmjet negociatave të statusit politik të Kosovës. Mendoj se qëndrimi vërtet konstruktiv kanë adoptuar dhe shqiptarët në republikat e tjera të ish-Jugosllavisë. Kështu, në Maqedoni partitë politike shqiptare janë sot në pushtet dhe këtu ata e kanë pranuar në një situatë tepër delikate por vetëm që mund t’i japin stabilitetin e merituar shtetit të ri, që të tjerët po përpiqen ta destabilizojnë. Mendoj se forcat politike jo shqiptare dhe Komuniteti Ndërkombëtar do ta kenë të qartë se, pa respektimin e plotë të të drejtave njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve, Shteti i Maqedonisë nuk do të mund të ketë stabilitet të vërtetë. Në këtë drejtim përparime janë bërë dhe shpresojmë se ato do të thellohen gjer në atë shkallë sa të shndërrojnë Maqedoninë në shtetin ku maqedonas, shqiptarë, turq, etj, të jetojnë në harmoni dhe mirëkuptim si qytetarë të barabartë. Si përfundim, do mund t’ju thosha se e stabiliteti. Ndërsa 3 milionë prej tyre jetojnë në ish-Jugosllavi, shqiptarët nuk kërkojnë lëvizje apo ndryshim kufijsh. Ata nuk paraqesin rrezik për asnjë popull tjetër. Ata kërkojnë të drejtat e tyre njerëzore dhe kombëtare që garanton Karta e Helsinkit për të gjithë dhe deklarata e Londrës për popujt në ish-Jugosllavi. Por, në gjë është gjithashtu shumë e sigurtë se, pa një zgjidhje të drejtë dhe të pranueshme të problemit shqiptar, kriza e ish-Jugosllavisë jo vetëm që nuk do të mund të zgjidhet por vetëm se mund të thellohet dhe të marrë përmasa më të rrezikshme. Kryetari i Parlamentit Rus, zoti Hasbullatov, solli përshëndetjet e Presidentit Jelcin për zotin Berisha. Ai u ndal në marrëdhëniet e miqësisë që duhen zhvilluar më shumë në të ardhmen. Në takimin ku bisedua për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në fushat politike, ekonomike, kulturore. Të dyja palët u angazhuan për shkëmbime në nivelin parlamentar, qeveritar etj. Zoti Hasbullatov tha më tutje se ne kemi një të kaluar të përbashkët totalitare, prandaj të dyja vendet tona mund të përfitojnë shumë nga përvoja e njëri tjetrit. Për krizën në ish-Jugosllavi dhe veçanërisht për Kosovën u shpreh qëndrimi i Rusisë për një zgjidhje paqësore dhe me anë të dialogut të problemit. Gjithashtu kryetari i Sovjetit Suprem të Federatës Ruse, Rusllan Hasbullatov u prit në takime të veçanta nga kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor z. Arbnori, kryetari i Këshillit të Ministrave z. Meksi dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Selimreçi. (ATSH)

SHKRIMTARI I MADH, DIKTATURA E MADHE DHE DEMOKRACIA

ISMAIL KADARE fjala e tij dhe koha Të qenit shkrimtar i madh në një diktaturë të madhe është më vështirë se në ferr. Diktaturat, pasi e marrin vesh, zakonisht nga jashtë që në domenin e tyre jeton dhe shkrimtari i madh, krahas luftës së gjithanshme që i bëjnë atij (intelekti është rreziku permanent), mundohen dhe ta mbajnë sa më gjallë; për t’i marrë taksën e lavdëtas, por dhe për të krijuar alibinë e lirisë së rreme para botës dhe së ardhmes. Këtë fakt të heshtur si nekrologjitë, natyrisht e prish shkrimtari i madh i parë. Kadaraja ynë e sulmon, që herët diktaturën, kur ajo është në kulmin e fuqisë së saj përbindshërore, pa u reshtur dhe pa u lodhur. Ndonjëherë duke u ndjerë gjithnjë e më i vetmuar. Brenda tij u alarmua herët, një mesazh që s’didhej nga rrjedha nga ajri e së ardhmes së dritë yllësish, apo nga theshtë e nëntokës si amanet njerëzish. Në qofë se këtë mision të tij se kuptuam dot të tërë, atëherë barra ta kuptojë vetë më mirë dhe vendosi ta ruajë, më tepër për ne, se sa për vete. Dhe vetëm meskinët bëhen xhelozë apo kanë zili dhe kërkojnë kurbanin, atyre 70-80 kg, mish e kocka njerëzore të shkrimtarit i duan martirizmin, duke harruar se ne na duhet jeta e shkrimtarit të madh e jo vdekja, e cila mund të jetë më e bukur dhe më e vyer se tjetra. Plaget e shkrimtarit më tepër i kërkojnë në veprën, se sa në trupin e tij. Kjo dhu-nti hyjnore që i bie një njeriu ose pakëve mes një populli e jo në çdo epokë, është pasuri e të gjithëve, të cilën më keq se kushdo, ndonjëherë e përdor i zoti i saj. Duke na kujtuar heroizmin homerik, i mbuluar me përc- krenaren e tij, Kadare godiste me «shigjetat e artit» dhëmbë-shëm në «thermën e Akilit». Gjesti i tij njerëzor, që me dorën tjetër përk’dhelte për një çast floknajën e pluhurosur të së pashvdekshmit që vdiste, të vjen zëg dhe zor se s’i mund të kuptohesh tani. A nuk eci Kadaraja buzë humnerave me ankthin klandestin të atij që do t’i vritne minat një masivi të ri që pengonte agullimin e ditës? Kjo është kryesorja. Gjithçka tjetër ka qenë mbijetesa, iluzion apo ftesë për përmirësim. Gjërat ti shohim dhe në kohën e tyre. Dhe diçka tjetër të kuptojmë: mund të flasësh për lirinë, siç bënte diktatori, e gjithçka të fryejë tirani e mund të flasësh për diktaturën e në fjalët e tua të ndizet liria. A është sfidë që veprat e Kadaresë, ndër më të bukurat në botë, u shkruan në një regjim ndër më të tmerrshmit në botë? Në kohën kur Kadaraja e ndieu që diktatura nuk po donte të thyhej, që të mos i linte kohë iluminizmit të saj nga goditjet, vendosi të luftojë me mungesën e vet. Iku. Pra, ndërroi llogore. Dikush mund të thotë se zgjodhi luftën më komfortë. Në fakt zgjodhi luftën me dobip-rurëse si shkrimtar. Bëri atë që s’do e bënin dot të tjerët dhe la pa bërë atë që mund ta bënin dhe të tjerë. Mjeshtë-risht diti të caktojë sërish destyrën e vet - gjë që kaq shu-më po i ngatërron të tjerët sot. Ai e universalizoi fatin shqiptar më tepër se e gjithë Shqipëria e izoluar në gjysmën e dytë të shekullit XX. Është e habitshme puna e tij e gjithanshme e këtij ambasadori shpirtëror të kombit të vet, përveç të tjerash dhe korrespondenca me personalitete të shquara të botës, me Papën e presidentët, me kolegun e vet Havel, me forume e konferenca e kontaktet me shqiptarët e ikur, etj, Dhe vetëm intervistat e tij në masë-median e botës dhe asaj të vendit, jo vetëm që janë një dëshmi e lartësim i njeriut shqiptar, por dhe një ndihmesë e vërtetë, program, nxitim horizonti në demokracinë e re tonën. Më shumë se sa brohoritjet, lirimi e sjell mendimi i lirë, që para së të shembë, mendon të ndërtojë. Ta dëgjojmë sërish Kadarën tonë të dashur: Gazeta «RD» që në numrin e saj të parë fillon dhe me ju. U botua vepra juaj, lënë dorëshkrim «Piramida». Ndërkohë në Shqipëri kish mbaruar së ndërtuari një piramidë lukso-za, e vetmja vepër arkitekturo-re moderne ndërtuar nga diktatura, muzeu i diktatorit. Tani romani juaj u botua i plotë në Francë, duke u radhitur ndër librat më të mirë në botë. A ka ndonjë lidhje (apo nxitje për ta shkruar atë) midis diktaturës sonë, piramidës sonë e atyre të Egjiptit para shekujsh? KADARE: Natyrisht që ka. Diktaturat e para në botë kanë qenë ato ajutorale hidraulike, ngaqë kanë qenë të lidhura me kanalet e mëdhenj të ujë-rrëve (Babilonisë). Duhej një diktaturë për të hapur ato kanale gjigante, apo kanalet ndihmonin nështrimin e popujve? Më tepër ka qenë kjo e dyta. Njëlloj si kanalet e Babilonisë, piramidat e Egjiptit i kanë shërbyer të njëjtit qëllim. Pra, vepra vigane që e raskapi-dhje. Diktatura tonë dhe e terrorizojnë një popull. Piramida prej kolkash e Timurlengut e nxorri të lakuqit idenë e vërtetë të piramidave. Piramida, përpara se të jetë një varr apo një monument, është një mekanizëm që ka koka njerëzish. Piramidat janë një dukuri që përsëritet në botë. Kështu p.sh. Xhaxhi i Detit të Bardhë në Rusi, i ndërtuar prej të burgosurve s’lajhte vo- (vijon në faqen 4)

Mendime të diktuara nga «takimi» me një faks

- Një gjysëm - vendim i zhvleftësuar dhe pengues - Duke i shpërndarë nomenklaturës së Këshillit të Ministrave ministrive apo ish-komiteteve ekzekutive, çmimet fituan të drejtën që t’iu falën vetëm atij që duhet t’i falën: ligjit të vlerës. Është ky një ligj absolut që justifikon çdo lloj ambicie të tyre për të sulmuar lartësinë. Efekti syzgurdullues i tyre tashmë s’është i përllogaritur. Megjithatë çmimet e larta (shqetësim për popullin) të detyrojnë që të kërkosh një zgjidhje. Po të ç’formë? Të natyrës së frenimit të dhunshëm të tyre? Përderisa përcaktues është mekanizmi kërkesë-ofertë, atëherë logjika ekonomike të imponon që zgjidhja ta kërkosh këtu, pra në shtimin e ofertës? Po si mund të arrihet kjo në një kohë kur nuk prodhohet? Ç’mund të bëhet kur 90 për qind e ushqimit të popullit, përb-allohet prej ndihmave? Në Ministrinë e Lidhjeve Ekonomike me Jashtë në një nga drejtoritë e «takohemi» me një faks, ishte një faks-ofertë, për 12000 sheqer me karakteristika të shënuara nga një firmë private e huaj. Çmimi i jepte këtij faksi, forcë johoëse, 281 dollarë për ton. Por fatkeqësisht një faks pa vlerë. Realizimi i kësaj oferte si shtet është i pamundur. Banka pa para, të heq çdo dëshirë, çdo mundësi, Dhe mua më vijnë ndërmend fjalët e një afaristi shqiptar, thënë në televizor, sipas të cilit këta (afaristë, mund ta mbushin tregun me produkte ushqimore. Pra mund të shtojnë ofertën. E përballë një oferte masive, çmimit s’i mbetej gjë tjetër veçse të ulte kokën. Porse një vendin qeverie nuk e lejon shitjen e produkteve të shporta (që janë produkte bazë) mbi çmimin e caktuar nga shteti. Dhe kjo e bazuar në një arsye bindëse: krijohet një situatë kaotike gjë që nuk do të lejonte dallimin e shkeljeve të çmimeve shtetërore dhe produkteve të shportës. Pra do të kishim politikë dy çmimesh gjë që do të ishte specifike vetëm për vendin tonë. Duke tentuar për t’ju përmbajtur logjikës, do të thonim se një zgjidhje do të ishte efektive kur ajo do të mund të zhdukte kufizimin që rrjedh prej vendimit të Qeverisë dhe do të siguronte një politikë unike çmimesh. Si zgjidhje e tillë, do të rezultonte rritja e çmimeve të produkteve të shportës deri në atë kufi ku parashikohet çmimi privat i të mos dalë me humbje e kjo të konsiderohej hije. Për këtë rritje çmimesh duhet të jepet kompensim financiar për popullsinë. Natyrisht që shtetërisë objektive siç është gjendshmëri një zgjidhje që përmban vështirësi financiare e shtetit, e cila ndoshta nuk premton për kompensim. Por mbase është më mirë që përpjekjet të kenë këtë objekt, se sa të ekzistojë një gjysëm vendim i zhvleftësuar dhe pengues.