20/10/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

20 tetor 1992

NATO do ta mbështesë Shqipërinë

Konferencë shtypi e Drejtorit të komitetit politik të NATO-s z. XHON KREINDLER Ditën e djeshme përpara se të largohej nga vendi ynë delegacioni i NATO-s, kryetari i këtij delegacioni, Drejtori i Komitetit politik të NATO-s z. Kreindler dha një konferencë shtypi për gazetarët shqiptarë. Gjatë zhvillimit të konferencës ishin të pranishëm dhe anëtari i delegacionit kolonel Ricard Kohen, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral lejtnant Ilia Vasho si dhe këshilltari ushtarak pranë Presidentit kolonel Adem Cobani. Zoti Kreindler fillimisht shprehu kënaqësinë e tij për mikpritjen që i ishte rezervuar delegacionit. «Që nga momenti i mbërritjes - tha ai - ne e ndjemë që ishim të nderuar, që ishim midis miqsh». Më poshtë ai i bëri një përshkrim të shkurtër vizitave që kishte zhvilluar në vendin tonë si dhe takimeve të rëndësishme që kishte kryer me personalitetet e larta; Presidentin Berisha, Ministrin e Jashtëm, Ministrin e Mbrojtjes, shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe anëtarë të Komisionit të Jashtëm e të mbrojtjes. Gjatë këtyre takimeve dhe vizitave - vazhdoi z. Kreindler - na u dha mundësia të japim informacione të rëndësishme disa çështje të partneritetit dhe bashkëpunimit në kuadrin e Këshillit të Bashkëpunimit të Atlantikut Verior në të cilën Shqipëria është anëtari më i ri. Gjithashtu ne patëm mundësi të kuptonim pikëpamjet e palës tuaj me problemet e rëndësishme për ne dhe për ju. Kjo vizitë përbën një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis NATO-s dhe Shqipërisë. Ne jemi të interesuar t’ju ndihmojmë në integrimin me institucionet ndërkombëtare. Lidhur me reformën e zhvilluar në ushtri dhe proceset e demokratizimit në përgjithësi z. Kreindler tha: «Unë shpreh admirimin për procesin e transformimeve politike demokratike dhe reformën ushtarake rreth të cilës ne dëgjuam shumë dhe që kanë qenë shumë të qarta për ne». Më pas z. Kreindler ju përgjigj pyetjeve të drejtuara nga gazetarët. Pyetjes lidhur me ristrukturimin e ushtrisë shqiptare z. Kreindler ju përgjigj se nga vizitat që kish bërë në disa reparte dhe baza ushtarake i kish bërë përshtypje dedikimi dhe profesionalizmi i njerëzve. Në këtë drejtim - tha ai - NATO mund të japë një ndihmë të madhe për reformimin e ardhshëm të ushtrisë nëpërmjet dërgimit të ekspertëve me eksperiencë. Në vazhdim të përgjigjeve për zhvillimin e reformës në ushtri z. Kreindler do të shtonte se kish mbetur i prekur nga ajo që janë ndërtuar lidhur me një anëtarësim të shpejtë të Shqipërisë në NATO z. Kreindler tha se tani për tani nuk mendohen që numri i pjestarëve të NATO-s të ndryshojë, por sidoqoftë Shqipëria me pjesëmarrjen në Këshillin për Bashkëpunimin dhe me mënyra të ndryshme po merr pjesë aktivisht në veprimtarinë e Aleancës. Nuk është e domosdoshme të jesh anëtare për të përfituar nga projektet e NATO-s lidhur me sigurinë dhe stabilitetin - theksoi z. Kreindler. Megjithatë se shpejti do të ketë një takim të nivelit ministerial të NATO-s ku shpresoj që do të marrë pjesë dhe Shqipëria. Për qëndrimin e NATO-s ndaj çështjes së Kosovës dhe ish-Jugosllavisë në përgjithësi z. Kreindler theksoi se NATO do të mbështesë përpjekjet e OKB, KE dhe KSBE për vendosjen e paqes dhe të arangazhohet që vendimet e Konferencës së Londrës të zbatohen dhe që shqiptarët kosovarë të gëzojnë të drejtat e tyre. Në këtë aspekt z. Kreindler vlerësoi pozitivisht dialogun Rugova - Paniq. Pyetjes për shndërrimin e industrisë ushtarake në civile z. Kreindler ju përgjigj se kjo duhet parë e lidhur ngushtë me ekonominë e tregut. «Ne - vazhdoi ai - po shohim një plan për të ndihmuar Shqipërinë në industrinë ushtarake». Në fund zoti Kreindler shprehu dhe njëherë kënaqësinë për vizitën e tij. Vizitë që është e para e një drejtuesi të NATO-s vazhduam për këtë krim. Është e drejtë të ndëshkosh një drejtues automjeti që bën një aksident nga pakujdesia, por është e pakonceptueshme që të mos ndëshkohen shkatërrat e një katastrofe të tillë ekonomike. Nuk është e vërtetë që nuk ka dokumente e fakte për «çështjen e arit», por është e vërtetë se kjo çështje nuk mund të zgjidhet duke iu lutur hajdutëve. Ari mund të gjendet po me atë mënyrë që është grabitur. Por kriminelët tallën me indulgjencën e parimeve të Helsinkit. Ata përpiqen me çdo kusht ta vënë në gjumë e ta mbysin demokracinë duke e përkëdhelur në shpirtmadhësinë e saj. Tufëzimi i bagëtisë, shkatërrimi i pyjeve, florës e faunës janë gjithashtu krime të mëdha që mund të evidentohen, ashtu si mund të logariten deri edhe vlerat e shkatërrimeve, vjedhjeve, djegieve e të gjitha vandalizmat e tjera të kryera gjatë viteve 1991-1992. Krime ekonomike me përmasa të pabesueshme ka pasur edhe në sfera të tjera, që, në shikim të parë, duket se kanë të bëjnë pak me ekonominë.

Nga vizita e zëvendëskryeministrit Kopliku në Uashington

Nga data 14-16 tetor 1992 zhvilloi punimet në Uashington konferenca e tretë vjetore “Tregjet globale në vitet 90” në të cilën mori pjesë edhe një delegacion nga vendi ynë, i kryesuar nga zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave, zoti Kopliku. Konferenca trajtoi probleme të ekonomike në plan ndërkombëtar, duke vënë theksin në analizat e ekonomisë gjatë vitit 1992 e parë kjo lidhur ngushtë me problemet që parashikohen të hasen gjatë viteve 90 në përgjithësi dhe në veçanti me ato të fillimit të shekullit 21. Gjatë konferencës zoti Kopliku pati mjaft takime me pjesëmarrës dhe ekspertë të fushave të ekonomisë dhe tregtisë, të cilët shprehën interes të veçantë për kuadrin e plotë legjislativ që do të mundësonte futjen me lehtësi të investitorëve të huaj kryesisht nga vendet e mëdha e të zhvilluara. Zoti Kopliku shkëmbeu mjaft mendime lidhur me reformën në Shqipëri, dëgjoi mendimet dhe sugjerimet e tyre për rregulla koncize e të qarta, fleksibël, të cilat duhet të shkurtojnë në maksimum procedurat e vendim-marrëse dhe të jenë sa më operative. Në kuadrin e qëndrimit të tij në Uashington zoti Kopliku pati takime me specialistë dhe biznesmenë me të cilët u biseduan çështje të zgjidhjeve ekonomike më urgjente të Shqipërisë, veçanërisht duke vënë theks në problemin e ngrohjes për këtë dimër dhe për të ardhmen. Gjithashtu, ai bëri një vizitë edhe në FBI (Byronë Federale të Hetimit) ku u prit nga zëvendësdrejtori i FBI- zotit Daglas Gou. Gjatë rrugës për në atdhe, zoti Kopliku mori kontakt me rrugën e OKB-së në Vjenë dhe me funksionarë të komisionit të OKB-së për «parandalimin e krimit dhe të drejtësisë penale», me të cilët u diskutuan studimi dhe raporti i kësaj organizate mbi gjendjen dhe masat për përmirësimin e punës në Shqipëri në drejtim të luftës kundër kriminalitetit në institucionet e specializuara për këtë punë, si dhe për kuadrin e përgjithshëm ligjor qy [këtu] lidhet me këtë fushë. ATSH

Aspak hakmarrje Vetëm drejtësi

Gjithë veprimtaria e brendshme dhe e jashtme e regjimit të E. Hoxhës ka qenë kriminale e antikombëtare, por në fushën e ekonomisë ajo ka qenë vërtetë monstruoze. Popullit duhet t’i bëhen të njohura përmasat e krimit ekonomik dhe fajtorët e tij. Ato janë shumë, le të kujtojmë disa prej tyre. Është folur shumë për bunk erizimin e Shqipërisë, thonë se janë mbi 600 mijë bunkerë dhe mijëra tunele e strehime. Por, deri më sot, nuk janë nxjerrë të dhëna të sakta sa është ky dëm. «Në botë thuhet se çdo qytetari i takojnë aq e kaq vetura ose dhoma banimi; në Shqipëri thuhet se çdo qytetari i takojnë aq e kaq bunkerë ose «vepra» të Enverit. Të gjithë pohojnë se Kombinati Metalurgjik «Çeliku i Partisë» në vend që të ishte një çlirim i dytë, u kthye për Shqipërinë në një luftë të tretë botërore. Por as kush nuk jep të dhëna të sakta pakonceptueshme të mos ndëshkohen shkaktarët që nuk ka paguar e klasës punëtore dhe e shfatarësisë kooperativiste, që aq fort i donte partia. Unë nuk i njoh funksionet që ka patur Instituti i Studimeve Marksiste Leniniste e as nuk di sa ka qenë buxheti i tij vjetor, por di që, përveç të tjerash, ai merrej edhe me botimin e literaturës politike, veçanërisht me «veprat» e E. Hoxhës. Është jashtë kuadrit të këtij shkrimi analiza e vlerave të atyre «veprave», por, në qoftë se përmbajtja e këtyre «veprave» të shkakton buzëqeshje neverie, plagët që i kanë shkaktuar ato ekonomisë nuk të bëjnë aspak për të qeshur. Le të marrim vetëm «Titis-tët», botim special për nga lidhja, cilësia e shtypit etj. Çmimi minimal i një botimi të tillë në tregun e jashtëm të librave, sot në asnjë rast nuk është më pak se 20 US-dollarë. Tirazhi është 150000 kopje, pra e barabartë me 3 milionë dollarë! Në mbul- [vijon poshtë] mbulesën prej letre speciale të lustruar të «veprës» «Tilitistët» ka një shkrim të vogël, por që ka shkaktuar një plagë tjetër të madhe në buxhetin e punëtorëve dhe fshatarëve: «Libri “Tilitistët” botohet në gjuhën shqipe dhe në disa gjuhë të tjera». Nuk ka dyshim se ato «disa gjuhë të tjera» u kanë rrëmbyer nga goja fëmijëve të uritur të Shqipërisë të paktën edhe 3 milionë dollarë të tjera. «Përfytyroni sa i ka kushtuar këtij populli delir i madhështisë së diktatorit, duke pasur parasysh se janë mbi 300 botime e ribotime në shqip e në gjuhë të huaja të «veprave» të tij! Tani fajtoret e drejtëpërdrejtë ose të tërthortë të këtij krimi ulerijnë: «Ç'dobi vjen nga këto llogari? A fitojmë gjë nga ndëshkimi i fajtorëve? Kjo është hakmarrje, kjo është revansh! Kështu do të shkojmë drejt Evropës? Ku është demokracia? Ne jemi për unitetin, në jemi për pajtimin kombëtar!». Ata gënjejnë, ata kanë frikë nga ndëshkimi, prandaj ulërijnë sepse e dinë mirë që nuk mund të ketë pajtim kombëtar, nuk mund të vendoset shteti juridik, nuk mund ta vendoset drejtësia sociale pa analizuar të kaluarën dhe pa ndëshkuar fajtorët e kësaj tragjedie të madhe. Aspak hakmarrje, vetëm drejtësi! NEKI KALAJA - Ekonomist

QEVERIA DO TË PLOTËSOJË KËRKESAT E BSPSH

Dje pasdite, në sallën e Këshillit të Ministrave, vazhduan debatet e filluara të premten ndërmjet Qeverisë dhe BSPSH-së. Qeveria, në përfundim të këtij takimi ra dakort të plotësojë kërkesat e paraqitura nga përfaqësuesit e sindikatës. Kështu, do të rritet në masën 25 përqind paga minimale. Pra, paga minimale për efekt të llogaritjes së përkrahjes sociale dhe ndihmës shoqërore bëhet nga 675 lekë, në 840 lekë. Do të bëhet rritja, mesatare, në masën 25 për qind e pensioneve, duke pasur parasysh diferencimet sipas llojeve të pensioneve. Ndërsa, kompensimi ushqimor për pro- produkte e shpërtes për personat në ngarkim të atyre kategorive të punonjësve me nivel më të ulët të të ardhurave rritet në masën 20 për qind. Masat në lidhje me sa thuhet më lart, hyjnë në fuqi më 1 nëntor të këtij viti. Në vazhdim të shqetësimeve të paraqitura nga BSPSH-ja, u ra dakort për zvogëlimin e tatimit mbi të ardhurat personale duke filluar nga pagat 4000 lekë e sipër. Pra pagat deri në 4000 lekë nuk i nënshtrohen tatimit. NËDRIM PËR MARTIRËT E DEMOKRACISË Dje, pasdite, në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të qytetit të Durrësit, Shoqata “Durrësi” organizoi takimin (vijon në faqen 2)

Ndihma turke për Shqipërinë

Në kuadrin e ndihmës humanitare që qeveria e Republikës së Turqisë po jep për të përballuar nevojat urgjente të popullit vëlla shqiptar janë dërguar si dhuratë 10.000 tonë grurë. Anija «Tirana» që solli këtë sasi gruri mbërriti në portin e Durrësit më datë 12 tetor 1992 në darkë. Pas kësaj sasie gruri në vlerë 3.100.000 dollarë, gjatë muajve të ardhshëm në Shqipëri do të vijë si ndihmë një sasi e konsiderueshme meli.

PARTINË E MBAN DISIPLINA. ANARSHIA E SHKATËRRON ATË

Partia Demokratike duke u krijuar në kushtet e një diktature të egër komuniste, që kishte shpa-llur haptazi papajtueshmërinë me një formacion të ri demokratik që paralajmëronte PD, luftoi deri në filtoren historike të 22 marsit me një organizëm të madh, me një përkushtim që edhe nga pikëpamja e disiplinës ishte i një niveli të lartë. Partia Demokratike duke u krijuar në kushtet e një diktature të egër komuniste, që kishte shpallur haptazi papajtueshmërinë me një formacion të ri demokratik që paralajmëronte PD, luftoi deri në fitoren historike të 22 marsit me një organizëm të madh, me një përkushtim që edhe nga pikëpamja e disiplinës ishte i një niveli të lartë. Pas marrjes e pushtetit mjaft degë të PD e ulën propagandën politike, e ulën nivelin e punës organizative, kërkesën e llogarisë, disiplinën, bindjen ndaj vendimeve të marra në parti. Këtë fakt e kemi konstatuar në shumë degë, por sidomos për këtë vëzhgim u bë gjendja e PD në Kuçovë. Në këtë degë Partia rezultonte e përçarë, e pa-luajtur për të marrë vendime, e paralizuar nga një shtab i qëndrueshëm. Aty mbisundonte fryma e anarkisë, e indisiplinimit dhe e përçarjes mbi baza grupesh, klanesh, preferencash, nivelesh, shtresash, kulturash. Aty një klan mbrojnë frymën e nismëtarit, mbinjeriun absolut të nismëtarit, që i mbivle-… Partisë Demokratike me elementë e ri, idhujmos intelektual. Grupim për vete natyrën e tij shpërndarës nuk është as llafazan, as megjalloman, por as edhe i nxitur. Thirrja në formë turme «Ku është ai në dhjetor?» do të dëmtone shumë PD, pasi do të largojë njerëzit e rinj që në një farë mënyre deri tani ka qenë e painkuadruar, i pavarësuar për t’u pozicionuar në një parti. Shprehje e indisiplinimit është edhe mosrespektimi i vendimeve të kryesisë së degës. Në çdo parti demokratike të botës, anëtarë të partisë zbaton statutin e partisë së vet, deri edhe në mënyrën e qëndrimit në seksion, në degë, në veprimtaritë e saj. Një parti nuk mund t’i nënshtrohet egos së njërit apo të tjetrit, pavarësisht pse ka qenë nismëtar, pavarësisht pse ka qenë i persekutuar, pavarësisht pse ka qenë i persekutuar, pavarësisht pse ai ka kontribuar për demokracinë duke sakrifikuar çdo gjë. Një parti ka rregull, ka disiplinë, prandajështo ajo nuk e njeh gjendjen, nuk organizohet, nuk merr vendime. Çdo nëndegë dhe degë duhet t’i nënshtrohet veprimtarisë normale të partisë për zgjidhjen e çdo problemi, e cila realizohet ose me konsensus ose me votim, por jo me monizmit. Fakti që pikërisht për karrierizëm bëhej lufta më e madhe dhe tensioni më i madh, shpjegohet me faktin se në disa raste ata që kishin marrë një post kishin rregulluar vëllain, kush kushëririn; kush mikun me një punë, në një listë për të dalë jashtë kore të mllafosura. Mirëpo dega e Kuçovës ishte e paralizuar. Ajo qëndron në një terren vërtet të vështirë, në një vatër, ish-komuniste, por kjo nuk mund të justifikojë anarkinë që ekzistonte atje. Është e dhemshur, kur njëri në jetë sakrificë e ka kontribuar demokracisë i sheh tek luftojnë më dhëmbë për një post. Karrierizmi do ta dëmtojë rendë PD dhe tërë Shqipërinë, po nuk u zhveshëm prej tij, si prej një robeje të vjetër që trashëguam nga e kaluara e shte tit, në një zyrë komiteti. Kjo është keqësim i parë ndaj demokracisë dhe shpërdorimi i saj nga burokracia e re. Nisur nga ky rast dhe ndonjë tjetër, do të theksojmë nevojën e vendosjes së disiplinës së nevojshme në jetën e partisë. PD vërtetë është një parti elektorale, një parti e hapur, por ashtu si të gjitha partitë demokratike të botës, ajo duhet të ndërtojë sistemin e rregullt të sjelljes brenda seksionit. Pasi çdo parti demokratike pavarësisht nga hapësira dhe toleranca që njeh brenda gjirit të vet, ka rregullat e rrepta të sjelljes së çdo anëtari, rregulla të përcuara mirë e që duhen zbatuar. Degët e seksionet e PD, duke bërë riorganizimin, duhet të konsolidojnë disiplinën. Me shpërndarjen e teserave të reja të anëtarësisë del 1 nevojshmën largimi i njerëzve të indisiplinuar i atyre që kanë prishur figurën gjatë kësaj periudhe, apo kanë të kaluar jo të ndershme, që e dëmton PD. Mbledhjet e rregullta, kuotat, dhënia e llogarisë për detyrat e ngarkuara, orari, serioziteti në marrjen e vendimeve, duhen parë me kujdes të secili anëtar i PD. Dhe veçanërisht harmonizmi i veprimtarisë së partisë. Vendosën e rregullit dhe disiplinës. Disiplinë në parti e mban partinë, anarkia e shkatërron atë. MUJE BUÇPAPAJ Le të marrim disa shembuj: Partia e Punës, duke qenë parti-shtet, kishte krijuar një aparat të fryrë burokratik krejt të panevojshëm, që dublointe aparatin administrativ shtetëror. Ky aparat i mbërthyer shllëberonte çdo vit fonde kolosale nga mundi e djersa e pa-

Deklaratë e Unionit studentor mbarë-shqiptar

Gjatë këtyre ditëve që nga fillimi i vitit të ri akademik më 1 tetor 1992, situata në qytetin «Studenti» u përpoq që të politizohet deri në ekstrem nga disa forca politike si PS nëpërmjet gazetës «ZP» etj. duke shfrytëzuar deri në ekstremitet disa vështirësi që u krijuan nga disa procedura burokratike lidhur me trajtim financiar të studentëve. Me këtë rast Kryesia e Unionit Studimor Mbarëkombëtar, në emër të studentëve shqiptarë proteston ashpër kundër kësaj tentative të paskrupullt të PS për të krijuar tensione dhe pakënaqësi në kolektivitetin studentor, me qëllime të errëta që burojnë prej ndjenjës së revanshit të saj për pushtet. Ne studentët shqiptarë e kuptojmë fare mirë hipokrizinë e këtyre avokatëve, pasi janë pikërisht firmat e tyre që kanë mbyllur Universitetet tona në mars 1990 duke kryer një akt të pashembullt në historinë moderne të Evropës. Gjithashtu ne si bashkimi më i madh studentor kombëtar, jashtë ndikimit të partive dhe politikës së tyre, gjejmë rastin të falenderojmë Presidentin Berisha dhe Qeverinë demokratike për arsyen e treguar në drejtim të trajtimit tonë në bursa dhe gjysëm bursa të subvencionuara nga shteti. Kjo tregon edhe një herë angazhimin e shtetit tonë demokratik në drejtim të përmirësimit të jetesës së studentëve, por kërkojmë që në të ardhmen qeveria jonë të tregohet më korrekte në drejtim të kërkesave të studentëve. Me këtë rast shprehim opinionin tonë pozitiv për qeverinë demokratike dhe mbështetjen tonë të fuqishme për Presidentin Berisha në drejtim të konsolidimit të demokracisë dhe kapërcimit të vështirësive të tranzicionit. Për Unionin Studentor Mbarëkombëtar Kryetari GJOVALIN SHYTONI